Ka hυrruar mb αthjet në shtëpi, kush është aυokatja që i d oΙi b* thα? (foto)

Në rrjetet sociale ka qarkulluar gjerësisht një foto e një zonje elegante, e cila mban veshur një fustan fin, por që pa dashje, siç duket, i kanë dalë vithet në shesh.


Ajo është avokatja e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në rajonin e Bashkortostan, në Rusi, Milana Skorobogatov.

Siç mund ta shikoni, Milana u ka kthyer fundshpinën e saj interesante fotografëve, teksa rri me gotë në dorë në prani të personave të tjerë.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shprehur admirim për fundshpinën e Milana Skorobogatova.

Një ndër ndjekësit e VladTime shkruan:

Të mjerët djem. Unë dorëzohem. S’ia dal dot më”.

Megjithatë, edhe pse shumë mendojnë se avokatja është shfaqur në festë pa të brendshme, ka të tjerë që mendojnë se kjo është thjeshtë një foto e bërë me fotoshop dhe në të nuk ka asnjë gjë të vërtetë.

Vetë Milana bën me dije:

Kjo nuk mund dhe nuk jam unë. Nuk është në stilin tim dhe kjo nuk është pamja ime”.
Siç duket, ka qenë thjesht gënjeshtra e radhës.

Horoskopi për ditën e sotme, e enjte 16 janar 2025

DASHI

Hëna në shenjën miqësore të Luanit ju sjell gjallëri, por edhe një shqetësim të hollë. Përdoreni këtë energji për të përballuar sfida të reja, por shmangni vendimet impulsive. Mos e fajësoni veten nëse gjithçka nuk shkon ashtu siç do të kishit dashur.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, ju gjallëron një dëshirë për paqe dhe mirëqenie. Afërdita në shenjën miqësore të Peshqve zbut hapat tuaj, duke nxitur harmoninë në marrëdhënie dhe momente relaksi.

BINJAKËT

Nxitja e frymëzimeve krijuese stimulon mendjen tuaj. Ditë pozitive për biznesin, provimet dhe të gjitha aktivitetet që kërkojnë dialektikë dhe elasticitet mendor. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Shfrytëzojeni këtë mundësi për t’u çlodhur dhe për të rimbushur bateritë tuaja pas një periudhe shumë komplekse.

GAFORRJA

Marsi dhe Saturni ju mbështesin, duke përmirësuar formën tuaj psikofizike. Marrëdhënie të shkëlqyera brenda familjes dhe me miqtë më të besuar. Përfitoni nga kjo energji për të konsoliduar lidhje të rëndësishme. Do të shihni që së shpejti gjithçka do të jetë mirë. Mos u dorëzoni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, Hëna në shenjën tuaj ju jep një shtysë të madhe. Është koha për të planifikuar diçka të rëndësishme për muajt e ardhshëm. Vendosmëria juaj do të shpërblehet.

VIRGJËRESHA

Periudha e rikuperimit të ngadaltë. Për të pasur një vizion të qartë të së ardhmes, duhet të prisni deri në mes të vitit. Ndërkohë, fokusohuni në qëllimet e vogla ditore.

PESHORJA

Është e rëndësishme të bëni një plan veprimi në funksion të muajit shkurt, muaji në të cilin do të ktheheni në skenë. Përgatitni terrenin për fillime të reja dhe mos kini frikë t’i jepni fund marrëdhënieve që nuk ju kënaqin më. Do të shihni që së shpejti gjithçka do të jetë mirë. Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, qielli ju sjell guxim dhe aftësi për veprim. Kini kujdes që të mos i mbianalizoni detajet; ndonjëherë është më mirë të ndiqni instinktet tuaja. Ditë e favorshme për nisma të guximshme. Përveshni mëngët.

SHIGJETARI

Hëna në shenjën miqësore të Luanit ju sjell gjallëri, por edhe një shqetësim të hollë. Mundohuni ta kanalizoni këtë energji në aktivitete konstruktive dhe qëndroni të qetë në situata stresuese. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë.

BRICJAPI

Një dëshirë për paqe dhe mirëqenie ju pushton pozitivisht. Afërdita në shenjën miqësore të Peshqve favorizon aspektin hedonist, duke e bërë ditën ideale për t’iu përkushtuar vetes dhe kënaqësive tuaja.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, Jupiteri dhe Venusi janë në anën tuaj, duke sjellë harmoni në marrëdhënie dhe mundësi të papritura. Përfitoni nga kjo situatë e favorshme për të çuar përpara projektet tuaja personale dhe profesionale. Do të shihni që së shpejti gjithçka do të jetë mirë.

PESHQIT

Një aspekt qiellor djallëzor i Jupiterit mund të krijojë disa pengesa në marrëdhëniet personale. Jini të durueshëm; në mbrëmje situata do të qartësohet, duke ju lejuar të jeni më të qetë dhe të kuptueshëm. Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë.

PD zbulon 15 pikat e programit ekonomik, Berisha: Fund varfërisë brenda 100 ditëve të para të qeverisjes

Partia Demokratike ka paraqitur pikat e programit ekonomik, që sipas saj, do të bëjë të mundur nxjerrjen e vendit nga situata e rënduar në të cilën ndodhet.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, kryedemokrati Sali Berisha ka shkruar se në vendin tonë çmimet e ushqimeve dhe veshjeve janë më të larta se në Europë, kurse rrogat e pensionet janë disa herë më të ulëta.

Ai premton gjithashtu se PD brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së saj, do e ndryshojë këtë situatë dramatike ku ndodhet vendi.

Postimi i Berishës:

Të dashur miq, tek ne çmimet e ushqimeve dhe veshjeve janë më të larta se në Europë, kurse rrogat e pensionet janë disa herë më të ulëta.

Ky është shkaku i varfërimit në rritje të shqiptarëve! Doni të dini se çfarë do të bëjë Partia Demokratike për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje brenda 100 ditëve të para kur të kthehet në pushtet?

Ja disa pika të programit tonë:

1- Do të vendosim minimumin jetik 200 euro për këdo, pensionistë, të papunë, në ndihmë ekonomike, madje edhe studentët.

2- Rroga minimale do të jetë 500 euro.

3- Rroga mesatare do të jetë 1,200 euro.

4- Minimumi jetik do të indeksohet me ligj.

5- Pensionistët dhe familjet me rroga të ulëta do të kenë çmim më të ulët të dritave dhe ujit.

6- Do të falen gjobat për energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm për pensionistët, të papunët, familjet në nevojë me rroga nën mesatare dhe nënat kryefamiljare.

7- Pensionistët dhe të gjithë qytetarët me minimum jetik do të pajisen me kartë konsumatori, me të cilën do të rimbursohen 100% të TVSH-së për produktet e shportës.

8- Shteti do të marrë përsipër shpenzimet për fëmijën e tretë deri në moshën 23 vjeç, duke përfshirë shkollimin shtetëror. Duke vënë familjen në plan të parë, do të ndihmojmë në shërimin e plagëve të shpopullimit në vendin tonë.

9- Përmes ndërtesave sociale, do të mundësojmë çmime të përballueshme të banesave dhe kredi për çiftet e reja dhe të pamundurit.

10- Fermerët do të përfitojnë subvencionim nga shteti për çdo kokë bagëti dhe çdo njësi prodhimi.

11- Do të vëmë në dispozicion burime financiare dhe tokë shtetërore për të kompensuar pronarët.

12- Emigrantët, kur vendosin të kthehen në atdhe, do të kenë 0 taksa për 5 vjet dhe do të përfitojnë kredi të butë kur të blejnë një banesë.

13- Në universitet, do të hiqet mesatarja e pranimit.

14- Çmimi i naftës do të jetë gjithnjë në minimumin e mesatares së rajonit; çmimet ekstremisht të larta marrin fund.

15- Do të hiqen të gjitha taksat dhe tarifat e rrugëve.

Si do t’i bëjmë të mundura këto?

Paratë janë aty. Rrugët dhe punët publike nuk do të bëhen më me çmime stratosferike, 10 herë më të larta se në Europë, por do të ndërtohen sipas standardeve të drejta. Ne do të përmbysim shpërndarjen e të ardhurave dhe pasurive kombëtare; fokusi dhe investimi ynë do të jetë te qytetarët shqiptarë.

Kush e fiton Big Brother? Amber habit me përgjigjen

Amber i ka dhënë fund rrugëtimit në “Big Brother VIP 4”, duke u tërhequr përfundimisht nga gara. Tensionet e ditëve të fundit kanë bërë që banorja të largohet nga formati.

Ajo u shpreh se nëse nuk do të tërhiqej ngarkesa psikologjike e ditëve të fundit do ta pengonte të jepte maksimumin në lojë.

Sipas Amberit, Gjesti, me të cilin pati disa konfrontime gjatë qëndrimit në shtëpi, nuk ishte një personazh që kishte maskë, sidoqoftë ajo nuk mund ta suportonte dot.

E pyetur se kush do ta fitojë këtë edicion të katërt të BBV, Amber shprehet se “lojtare të forta janë Gerta dhe Rozana, por pse jo ta fitojë G-Bani”.

Pjesë nga biseda në studio:

Amber: Kur kam hyrë në atë shtëpi kam dashur të jem e vërtetë. Situata në shtëpi u rëndua me ardhjen e personazheve të rinj. Kjo gjë, jo se më preku dhe pengoi për të vazhduar këtë rrugëtim, por nëse unë ngarkohem nga ana psikologjike, unë nuk jam vetvetja dhe nuk jap më. Thënë kjo, nuk do të doja ta zhgënjeja më publikun shqiptar.

Ledioni: Pra ti do të ishe bërë si?

Amber: Më e qetë, nuk do të isha ajo Amberi që kam qenë gjithmonë.

Ledioni: Por ti e ke ndjekur “Big Brotheri”n dhe ke komentuar edhe më herët, kështu që e di se kur bëhesh pjesë e këtij formati duhet të kesh 2-3 shpata me vete. Por në rastin tënd me ardhjen e një personazhi të ri tërhiqesh. Ti që deri të shtunën thoje se do t’iu çjerr maskën të gjithëve. Nuk po dimë çfarë të besojmë në një sens.

Amber: Gjesti nuk kishte maska, është ai që është dhe atë lojë do ta bëjë ashtu sikurse është, por unë nuk e suportoja dot.

Ledioni: Po më thua që e kishe të vështirë të bashkëjetoje me të?

Amber: Po, me atë sjellje rruge po.

Ledioni: Nuk e di, ti qofsh… Amber, ishe një nga dy të preferuarat, këtë e kam shumë të vështirë ta besoj. Kjo natë ka pasur shoke të njëpasnjëshme, por ikja jote i vuri kapakun finales së parakohshme të Big Brotherit.

Amber: Kur hanim bukë, e gjithë shtëpia më thoshte, Amber po ti pse nuk e ha kafshatën e fundit? Mendoj që s’kisha fat që ta vazhdoja këtë gjë.

Ledioni: Por fatin e bëjnë fitimtarët…

Arbri: Unë kam parë potencial te Amberi si person dhe madje edhe të kam parë si finaliste. Nuk e di arsyen që të ka bërë të dalësh nga shtëpi. Big Brother është lojë e vështirë, por ti deri tani tregove që di ta luash dhe të shprehesh mendimin tënd, madje një nga gjërat që më pëlqente më shumë është se doje t’ju çirrje maskat individëve aty brenda. Kështu që e kam të pashpjegueshme mënyrën pse dole nga shtëpia…

Ledioni: Do t’ia bësh pyetjen Arbër?

Arbri: Po. Kush mendon se do ta fitojë “Big Brother”?

Amber: Për sa kohë isha në “Big Brother”, sigurisht që unë. Tani mendoj se lojtare të forta janë Gerta dhe Rozana, por pse jo “Big Brother” t’a fitojë G Bani.

VIDEO/ Çfarë ndodhi mes dy djemve në “Big Brother VIP”?! Laerti ρ uth në buzë Klajdin, banori: O maaa!

Teksa ishin duke qëndruar në oborrin e shtëpisë, banorët e BBV kanë luajtur me sfidën “Kiss Kiss”.

Valbona i ka kërkuar Laertit që të puthë Klajdin dhe menjëherë dy banorët kanë shkëmbyer një puthje me njëri-tjetrin, e cila dukej si një puthje në buzë.

Kjo ka shkaktuar të qeshura mes banorëve.

SHIKO VIDEON KËTU

Gjesti thyen rekord shikueshmërie, ja sa klikime gjeneroi BBVA mbrëmë

Big Brother VIP Albania 4 ka arritur një tjetër majë të suksesit, duke shënuar një rekord të ri shikueshmërie në platformën YouTube.

Mbrëmja e djeshme e spektaklit ka regjistruar deri në 357 mijë shikues të njëkohshëm, një arritje që dëshmon popullaritetin e jashtëzakonshëm të këtij edicioni.

Një faktor kyç për këtë sukses është Gjesti, një nga banorët më të spikatur të këtij edicioni, i cili ka arritur të tërheqë vëmendjen e një publiku të gjerë, veçanërisht nga Kosova.

Prezenca e tij karizmatike dhe momentet e tij në shtëpi kanë bërë që programi të fitojë një valë të re adhuruesish dhe të shndërrohet në një fenomen të vërtetë mediatik.

Ashtu si Luiz Ejlli në Big Brother VIP Albania 2, edhe Gjesti po tregon se si një konkurrent mund të bëhet qendra e vëmendjes dhe të krijojë një lidhje të fortë me publikun.

E rëndë/ Gjendet e dj egυr brenda banesës së saj në Los Angeles aktorja e njohur

Aktorja e famshme amerikane, Dalyce Curry, e njohur për “The Blues Brothers”, Ndërron Jeta nga Zjarret në Los Angeles në Moshën 95 Vjeçare. Ylli i hollivudit dhe këngëtarja e njohur Dalyce Curry, e njohur për rolin në filmin “The Blues Brothers”, ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeçare si pasojë e zjarrit që shpërtheu në Los Angeles.

Zyra e Mjekësisë Ligjore të Los Angeles konfirmoi vdekjen e saj të dielën, duke zbuluar se mbetjet e saj u gjetën në shtëpinë e shkatërruar plotësisht nga flakët. Curry, e njohur me emrin “Momma D” nga familja, ishte parë për herë të fundit të martën nga mbesa e saj, Dalyce Kelley. Kelley, e cila ishte gjithashtu kujdestare e pjeshme e Curry-t, e kishte lënë atë në shtëpinë e saj në Altadena, në Kaliforni, një nga zonat më të goditura nga zjarri në Eaton.

“Naimi e mbajti me forcë që mos t’i shmanget plumbit” – detaje tr. onditëse për νrasjen e Liridona Ademajt

Prokuroria Themelore në Prishtinë sot ka njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj katër të dyshuarve – Naim Murseli, Kushtrim Kokalla, Granit Plava dhe Tom Dodaj, për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, raporton Gazeta Sinjali.

Në aktakuzë thuhet se vrasja e Liridona Ademajt ishte e planifikuar dhe e porositur Naim Murseli, i cili i kishte premtuar Ganit Plavës se do ta paguante 30 mijë euro që ta vriste Liridonën.

Sipas aktakuzës së ngritur, vrasja është kryer më 29 nëntor të vitit 2023, në intervalin kohor prej orës 20:11 deri në ora 20:18 në vendin për të cilin Granit Plava ishte dakorduar me Naim Murselin, ku këta e kishin inskenuar që vrasja të duket si grabitje.

Tutje, në aktakuzë thuhet se Naimi në mënyrë dinake me dorën e tij të djathtë ka mbajtur Liridonën në krahun e dorës së saj të majtë, me qëllim që ajo mos t’i shmanget plumbit, për çka Naimi me fëmijët ka dalë nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Granit Plava e ka qëlluar Liridona Ademajn me plumb në kokë.

/GazetaSinjali/

“Lidhjet e Ajola Xoxës me Veliajn, faktet që do shokojnë publikun”, Kalaja plas bo mbën: Ka νideo er oτike dhe…

Kryetarja e Komisionit Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka dhënë më shumë detaje, lidhur me kontrollin e agjentëve të BKH-së, në apartamentin e padeklaruar të çiftit Xoxa-Veliaj.

E ftuar në një emision televiziv, Kalaja teksa e ka cilësuar këtë apartament, si apartamenti i ‘Cash-it’, për shkak të parave të shumta që qarkullonin aty, tha se veç tyre janë gjetur edhe komunikime të bashkëshortes së kryebashkiakut, për të cilat Veliaj nuk ka dijeni, ashtu sikurse dhe video erotike

Sipas Kalasë, agjentët e BKH-së kanë gjetur gjithashtu piktura tejet të shtrenjta, çmimi i të cilave shkon deri në 500 mijë euro, si dhe një kasafortë, që ka rezultuar pasi është hapur të mos ketë asgjë brenda.

Kjo për Kalanë, ngre dyshime të forta dhe të arsyeshme se kontrolli në apartamentin e Ajola Xoxës të jetë dekonspiruar, pasi ajo ëhstë lajmëruar pesë minuta përpara se të mbërrinin agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Është rasti i parë kur SPAK nuk thotë kemi dyshime të arsyeshme, por thotë që janë të vërtetuara nga vetëdeklarimi. Çfarë janë këto veprime me kaq avancë nga njëra me tjetrën. Pse i lihet kohë të bëhen veprime të njëpasnjëshme, që të mos fshihen e manipulohen provat, intimidohen dëshmitarët?!

Kemi informacion se Veliaj po intimidon dëshmitarët, madje edhe drejtorët e 5D. Nesti Angoni, ëhstë një nga drejtorët.

Janë sekuestruar shumë pajisje elektronike, që kanë nxjerrë fakte në kufijtë e skandalit. Fakte se si po transferohen prova nga incineratori i Tiranës të një kompani në Bullgari, ku është përfshirë vetë vëllai i Veliajt. Janë të 4 personat familjarë, të hetuar për shkak të lidhjes që kanë me Erion Veliajn. S’mund të marrë gjykata këto masa, për një person që ka dijeni për veprën penale. Ne Erion Veliajn kur i kanë shkuar në banesë, statusi juridik është si person nën hetim.

Nga informacioni që kemi, ky apartamenti, këto të dhëna janë gjetur në pajisjet e sekuestruara herën e parë. SPAK ka dijeni për të gjitha, veprojnë me regji. Në një moment të caktuar, Veliajt i është prerë fletë arresti që në korrik 2024, problemi është që do ta ekzekutojë kur Rama të jetë në një pozicion të vështirë. Pse sot. Rama është në pikën më të keqe politike dhe penale, si brenda vendit ashtu dhe jashtë. Prokuroria ka thënë s’ka lidhje mes Olsi Ramës e grupit kriminal. Prokuroria kur ta çojë për pushim, duhet t’i thotë që nëse s’është Olsi, kush është Nesti Angoni? Kush është Zaho Koka. Kjo hapësirë e madhe veçse lë konfuzion, vërteton akuzat tona, që është drejtësi me regji. Dhe zgjohet kur e sul Rama.

Agjentët e BKH-së, kanë ndenjur në apartament 7 orë, ka pasur asistencë nga forcat e komiisariatit 2, ndërsa Xoxa ka qenë në ambientet e SPAK ku është pyetur. Komunikimet në telelefon janë komunikime patakse. Quhet apartamenti i cash-it. Ka video emocionale e erotike, në celularin e Ajola Xoxës.

Kam folur për ato gra, që i quaj ‘mafia feministe’, që janë më të rrezikshme se bashkëshortët e tyre.

Janë gjetur video, prova që publiku do shashtiset. Komunikimet e shumta i ka me personat e lidhura me Veliajn, që ky i fundit s’ka dijeni. Janë gjetur piktura shumë të shtrenjta. Janë lëvruar para pafund. Piktura, njëra shkon 500 mijë euro, 2 prej tyre, të lara me flori. Kur u bënë kaq kuratore arti, këta iu sulën Teatrit Kombëtar.

5 min para se të shkonte BKH, ka pasur dekonsipirim. Dumani dhe Dr.Policisë, të deklarojnë e marrin masa se si u lajmërua Xoxa 5 min para se të shkonte BKH. Në shtëpinë e cash-it, është gjetur një kasafortë, është tentuar të hapur dhe është konstatuar bosh. Ka dyshime se Xoxa jo vetëm që është larguar me para, informacionin e ka pasur ose nga BKH, SPAK, ose Komisariati 2. Do shihni se si janë fshehur apartamente të tjera.

“Partneri i tij ia mban fotografinë në profil”, dekΙarata e rëndë e gazetares për banorin e BBV: ”Jozi është g*γ”

Gazetarja, Dasara Karaiska ka hedhur “bombën” në lidhje me këngëtarin nga Shqipëria, Jozin i cili është pjesë e Big Brother VIP Albania 4.

Ajo përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ka thënë se “Jozi është gay” dhe se partneri i tij ka deklaruar se është në një marrëdhënie me të.

“Mua më vjen aq keq për atë partnerin e Jozit me të cilin Jozi ka bashkëjetuar në Zvicër e në Milano se në fund të fundit ai i ziu është gay i deklaruar në një marrëdhënie me Jozin dhe sikur nuk është e drejtë nga ana ime të ia denigroj figurën. Po që ky Jozi e ka hak të ia nxjerr atë foton e atë profilin e atij partnerit të vet që e ka foto profili Jozin në Instagram. Do të dali sonte ai të i shoh këto storje Jozi edhe nesër të vije të më haj mua te dera e shtëpisë. Tash të them të drejtën gjersa ai e ka foto profili në Instagram, pse se nxjerrkam unë për shembull. Sa e shëmtuar”, është shprehur Karaiska në Instagram.

Jozi ka qenë një nga banorët që ka bërë më së shumti zhurmë gjatë prajmit të mbrëmshëm fillimisht për shkak të një situate me Loredanën të cilën e kishte kapur për fytyre duke tentuar ta puthte derisa ajo kundërshtonte, e më pas për sulmet e vazhdueshme që i janë bërë Gjestit nga ai, Amber dhe G-Bani.