Po ofendonte dhe kërcënonte Gjestin, Egli “i mbyll gojën” Xumit: “Do përfundosh në …

Xum Allushi u shfaq mjaft i revoltuar ditën e sotme teksa fliste për Gjestin dhe veprimet e tij.

Gjatë një diskutimi me një pjesë të banorëve, Xumi u shpreh se nuk po luan në Big Brother sepse nëse e bën, e ka lojën “shumë të rëndë, ekstrem”.

Ndër të tjera, Xumi thotë se Gjestin ka “për ta zgjuar nga gjumi me rrahjet 120”, dhe do ta marrë “zvarrë me vete nga dera”.

“Kaq po prisja, sa të hapej ai zarfi i zi. Të dija çfarë kishte. Tani nuk kam për ta lënë unë atë. Do ta tërheq zvarrë nga dera. Ka për tu zgjuar nga gjumi me rrahjet 120″, thotë Xumi pë Gjestin.

Mirëpo e pranishme ishte edhe Egli Tako, e cila i ka ndërhyrë menjëherë.

“Kujdes me mënyrën e të shprehurit se ti mund të marrësh zvarrë kë të duash nga këtu dhe mund të dilni të dy, por burgun ke për ta bërë ti kur të dalësh, robi tjetër shkon në shtëpi. Edhe mua, edhe Jozin ti mund t’i marrësh zvarrë, por burgun dhe përgjegjësinë ligjore për të marrë zvarrë e bën ti”, i thotë ajo Xumit, ndërsa banori shihet më i qetë.

Ρasi tha se është g*γ, gazetarja ρlas një tjetër “bom bë”, nxjerr FOTOT e Jozit me një ma shkυΙΙ

Pas deklaratës bombë se banori i Big Brother Vip Albania, Jozi Marku “është gay”, gazetarja Dasara Karaiska “ka goditur sërish”, por kësaj here jo me fjalë, por me foto.

Në llogarinë e saj në “Instagram”, Dasara ka postuar disa foto ndër vite të Jozit me një djalë tjetër, i cili supozohet të jetë partneri i tij.

Ashtu si dhe tha ditën e djeshme, që fotot e Jozit dhe partnerit të tij janë në rrjetet sociale të këtij të fundit, ashtu dhe rezultoi.

Përpos fotove, Dasara ka postuar dhe një bisedë me partnerin e supozuar të Jozit të cilin e pyet “troç”, nëse është apo jo në një marrëdhënie me banorin e Big Brother Vip Albania.

Ai hedh poshtë këto aludime, duke thënë se ka familje, madje është dhe prindi i një fëmije.

“Natën e prime që Jozi nuk la fjalë pa thënë për ta denigruar @rozana_radi më kanë ardhur në DM të gjitha këto screen shots, të cilat përsëri i kurseva dhe nuk i bëra publike. Bëra punën time si gazetare duke kontaktuar direkt burimin e lajmit, pra personin në fjalë. Nga biseda dhe historiku i fotove dola në konkluzionin tim. Publiku të nxjerrë konkluzionet e veta”, shkruan Dasara në postimin e saj.

Ndërkohë, theksojmë se në deklaratën e parë gazetarja tha Jozi me partnerin e tij kanë jetuar në Zvicër dhe më pas në Milano.

“Mua më vjen aq keq për atë partnerin e Jozit me të cilin Jozi ka bashkëjetuar në Zvicër e në Milano se në fund të fundit ai i ziu është gay i deklaruar në një marrëdhënie me Jozin dhe sikur nuk është e drejtë nga ana ime të ia denigroj figurën. Po që ky Jozi e ka hak të ia nxjerr atë foton e atë profilin e atij partnerit të vet që e ka foto profili Jozin në Instagram

Do të dali sonte ai të i shoh këto storje Jozi edhe nesër të vije të më haj mua te dera e shtëpisë. Tash të them të drejtën gjersa ai e ka foto profili në Instagram, pse se nxjerrkam unë për shembull. Sa e shëmtuar”, është shprehur Karaiska në Instagram.

Arrestohet presidenti i Koresë së Jugut, në operacion mbi 1000 oficerë(Video)

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol u arrestua pasi e zhyti vendin në kaos politik duke shpallur ligjin e përkohshëm ushtarak me 3 dhjetor.

Sipas autoriteteve, ai u arrestua sot në 10:33 me orën lokale. Yun, është kreu i parë i shtetit të Koresë së Jugut që arrestohet në historinë e vendit.

Në operacionin e arrestimit morën pjesë më shumë se 1000 oficerë. Presidenti Yun ka thënë se do të dorëzohej për të shmangur gjakderdhjen edhe pse e konsideron procesin të paligjshëm.

Kryeministri Rama surprizon Giorgia Melonin për ditëlindje, ja çfarë i dhuroi(Foto)

Kryeministri Edi Rama, ka surprizuar homologen e tij të Italisë, Giorgia Melonin, gjatë takimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ata morën pjesë në samitin “Abu Dhabi Sustainability Week”.

Kreu i qeverisë shqiptare i ka dhënë Melonit, i ulur në gjunjë, një dhuratë për ditëlindje, pasi ajo feston sot, 15 janar, 48-vjetorin.

Siç shihet edhe në pamje, Rama i ka dhuruar homologes së tij një shall dhe më pas ja vendosur në kokë.

Rama shpjegoi se shalli është bërë nga një prodhues italian, i cili u zhvendos në Shqipëri dhe u bë shtetas shqiptar

Tirana e nënta më e shtrenjtë në Europë për fuqinë blerëse, çmime të njëjta banese me Madridin

Çmimet e larta ta apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve, vijojnë ta rendisin Tiranën në 10 qytetet më të shtrenjta të Europës, për përballueshmërinë e blerjes së një prone (që llogaritet si raport i çmimeve mesatare të apartamenteve me të ardhurat mesatare të disponueshme familjare, të shprehura si vite të ardhurave, për një banesë 90 metra).

Për të blerë një apartament në Tiranë sipas të dhënave Numbeo-s për 2024 nevojiteshin 15.3 vite, e nënta më e shtrenjtë në Europë, ndërsa në qytetin më të shtrenjtë të Europës Lisbonën një familje për t’u bërë pronare prone i nevojiten 19.5 vite.

Për shkak të rritjes së lartë të çmimeve të apartamenteve në Europë, disa shtete po shkojnë drejt masave të reja fiskale me qëllim zbutjen e krizës së strehimit për vendasit.

Së fundmi në Spanjë, qeveria po mobilizohet për të ndërmarrë masa të reja fiskale. Propozimi për vendosjen e një taksë 100% për blerësit e pasurive të paluajtshme të vendeve jo anëtare të BE-së, është një ndër masat që synohet të ndërmerret për zgjidhjen e krizës së strehimit dhe rritjen e çmimeve në nivele të papërballueshme për qytetarët e vendit.

Nëse bëhet krahasimi çmimet e shitjes së pronave ne qendër dhe jashtë saj në Tiranë, pothuajse kanë arritur sa në Madrid.

Sipas të dhënave të Numbeo, çmimet për metër katror në Madrid, në zonën afër qendrës për 2024 kanë arritur 6,416 euro për metër katror.

Në zonat jashtë qendrës, çmimet e shitjes kanë arritur 3,779 euro për metër katror.

Në Tiranë, çmimet në kullat variojnë nga 5,000- 5,500 euro për metër katror sipas të dhënave të marra nga zyrat e shitjes.

Në zonat jashtë qendrës në Madrid, çmimet e shitjes kanë arritur 3,779 euro për metër katror.

Në hyrje të Komunës së Parisit, në zonat e reja rezidenciale që po zhvillohen çmimi maksimal në dhjetor 2024 arritën 3,500 euro për metër katror.

Krahasuar me çmimet e 2023, (çmimet makinale varionin nga 2,600 deri 2,800 euro për metër katror) rritja është 25 deri 35%.

Brenda Unazës së Tiranës, çmimet e shitjes së apartamenteve janë mbi 2,300 euro për metër katror.

Ndërsa në zonën e ish-Bllokut çmimet janë mbi 3,500 euro për metër katror.

Periferia gjithashtu, po njeh trend të lartë rritës së çmimeve. Zona e Freskut, për shkak të përfundimit të disa veprave infrastrukture, ka rritur ndjeshëm çmimet.

Për apartamentet 1+1, ku kërkesa është tepër e lartë, çmimet janë 1,200 euro për metër katror.

Në Astir, çmimet kanë arritur 1,300-1,400 euro për metër katror dhe në Paskuqan 1,100 euro për metër katror. Në ndërtimet e reja pranë Bulevardit të Ri, (në vijën e dytë të ndërtimit) çmimet sivjet arritën 2,000 euro nga 1,700 euro për metër katror që ishin vjet. Rritja 15%.

Nga agjentët imobiliarë është ngritur shqetësimi se për shkak të çmimeve të larta, kërkesa e familjeve për blerje për strehim është në rënie.

Të dhënat mbi nivelin e pagës mesatare, gjithashtu bëjnë të ditur papërballueshmerinë e familjeve shqiptare për blerjen e apartamenteve, për shkak të çmimeve të larta.

Deri në tremujorin e dytë të 2024-s, paga mesatare mujore bruto në vend arriti në nivelin e 75,114 lekëve sipas të dhënave të INSTAT.

Gati gjysma e të punësuarve me pagë zyrtare paguhen më pak se 50 mijë lekë në muaj dhe rreth 70% paguhen në nivelin e pagës mesatare në vend.

Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 45% të punësuarve sipas deklarimit zyrtar në tatime paguhen nën 50 mijë lekë bruto në muaj.

Në Spanjë të ardhurat mesatare bruto për 2024 llogariten në nivelin e 2,225 euro në muaj, sipas Eurostat.

Si rrjedhojë, sipas Numbeo, Madridi renditet i 53-ti në Europë për përballueshmërinë e banesave (Tirana ishte e nënta), ku duhen 11.7 vite për blerje apartamenti./Monitor

Në gjendje të rënduar psikologjike pasi arrestoi djalin e Samir Manes, ja kush është polici që u hodh nga pallati (Foto)

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku një efektiv i Policisë Rrugore u rrëzua nga kati i 11-të i një pallati në zonën e “Xhamllikut”.

Dyshohet se polici është vetëhedhur nga pallati ndërsa ka rënë fillimisht mbi telat e internetit dhe më pas në tokë.

Ndonëse kabllot i kanë ndaluar shpejtësinë, 57-vjeçari Azbi Spahiu ka marrë lëndime të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Traumës.

Në njoftimin e saj, Policia e Tiranës tha se po heton për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Tiranë ku një polic ka rënë nga kati i shtatë i një pallati, bëhet fjalë për Azbi Spahiun 57-vjeç.

Spahiu pak ditë më parë arrestoi djalin e Samir Manes, pasi ky i fundit ishte i dehur në timon dhe përplasi disa makina./Maska.al

Njoftimi i sotëm i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Burime për Maska.al bëjnë me dije se APM-ja Tiranë nisi hetim ndaj tij oficerit për ekspertim të remë në rastin e djalit të Samir Manes.

Ju bëjmë me dije gjithashtu që në rastin e parë kur u arrestua djali i Manes, polici reagoj shumë vonë për njoftimin e ngjarjes.

Gjesti i ngjan me Olsi Bylykun, Egli habit me deklaratën.

Banorja e Big Brother Vip, Egli Tako ka befasur ndjekësit me një deklaratë të bërë brenda shtëpisë së Big Brother Vip, e cila është bërë virale në rrjetet sociale.
Pas përfundimit të prime-t të së martës mbrëma (14 janar), ajo është shprehur se Gjesti, me të cilin këngëtarja ka krijuar një afrimitet shumë të madh ngjan shumë me ish të dashurin e saj Olsi Bylykun.

Më kthen shumë pas në kohë Gjesti, po ma kujton Olsin” i ka thënë banorja Livia Brungës.Ajo ka shtuar se ata janë shumë të ngjashëm me mendimet dhe tipin.“Janë shumë të ngjashëm me mendimet, me tipin. Kur flasim seriozisht po më tremb. Më bën shumë për të veshur dhe njerëzit që bëjnë për të qeshur janë të rrezikshëm,” u shpreh Egli.Vlen të përmendet fakti se mes Eglit dhe Gjestit duket se po nis një romancë. Kjo pasi dyshja janë parë të kalojnë kohë të mirë në prani të njëri-tjetrit.Kujtojmë që Egli ka qenë në një romancë prej 5 vitesh me aktorin Olsi Bylyku por lidhja e tyre përfundoi dy vite më parë.Këngëtarja u shpreh se më mirë që ndarja ndodhi para se të ishte vonë, duke shtuar se është falenderuese që nuk erdhi në jetë një fëmijë apo të ishin martuar.

Princ Leka bën xhiron e rrjetit me mbështjetjen ndaj Gjestit:Jam me ty

Kryefjala e këtij edicioni, Gjesti ka fituar simpatinë e shumë shqiptarëve.
Mes personazheve të njohur dhe jo ai që bëri xhiron e rrjetit është edhe princi i kurorës shqiptare, Leka Zogu II, tashmë është një fans i fenomenit nga Kosova, Gjestit.

Princ Leka ka postuar në Instagram shkrimin #megjestin, shoqëruar me simbolin e kurorës. Ky reagim vjen pas tensioneve në prime ku u diskutua gjatë për sjellet bullizuese dhe veprimet intimiduese që banorët e tjerë kanë bërë kundrejt tij.

Duket princi ynë qenka një ndjekës i rregullt i këtij formati, ndonëse është hera e parë që reagime të tilla vijnë nga familja mbretërore, ku le të themi se prej tyre është e vështirë të marrësh ndonjë prononcim për jetët e tyre jashtë detyrave shtetërore.

Shans i artë për Kristjan Asllanin, që do të zëvendësojë turkun në formacionin titullar zikaltër

Një tjetër goditje për Interin, sa i përket Hakan Calhanoglu. Mesfushori turk, i cili ishte në proces rikuperimi nga një zgjatje e muskulit të kofshës së djathtë, ka përjetuar gjithashtu shqetësime në muskulin soleo. Ja komunikata e klubit zikaltër:

“Hakan Calhanoglu iu nënshtrua pasdite kontrolleve të mëtejshme klinike dhe instrumentale në Institutin Humanitas të Rozanos, pasi ndjeu një dhimbje muskulore gjatë punës së personalizuar për rikuperim nga zgjatja e muskulit të kofshës së djathtë. Kontrollet zbuluan një shqetësim të lehtë në muskulin soleo të këmbës së djathtë. Situata e tij do të vlerësohet në ditët në vijim”.

Është e vështirë të përcaktohet saktësisht se sa ndeshje do të mungojë turku, por me shumë mundësi, Simone Inzaghi do të duhet të bëjë pa shërbimet e numrit 20 të tij për të paktën dy javë, duke pasur parasysh se tani janë dy, problemet muskulore që Calhanoglu duhet të kapërcejë.

Gjesti ‘tejkalon’ rekordet e shikueshmërisë, sjell audiencë nga Kosova dhe lë pas Luiz Ejllin

Big Brother VIP Albania 4 ka arritur një tjetër rekord shikueshmërie në platformën YouTube, duke regjistruar deri në 360 mijë shikues. Ky sukses i atribuohet Gjesti, i cili ka tërhequr audiencën nga Kosova, duke i dhënë një shtysë të madhe programit.

Me këtë arritje, Gjesti ka thyer shifrat e mëparshme të Luiz Ejllit, që konsiderohej si një nga konkurrentët më të ndjekur të edicioneve të kaluara.