‘Nuk e di si ρërfundova këtu’/ Sρikerja e njohυr e Ιajmeve gjendet e z hυeςhυr në makinë

Policia ka gjobitur një spikere lajmesh në TV pasi e gjeten te zhveshur dhe te dehur në timon.

Feven Kiflegiorgis, një prezantues e cila njihet edhe si Feven Kay, u ndalua nga policia në Sin City mëngjes.

Sipas mediave të huaja, e reja i tha oficerëve të policisë se nuk e mbante mend se si kishte përfunduar e zhveshur në makinë dhe refuzoi të bënte një analizë gjaku.

Kiflegiorgis u shfaq pas disa ditësh në Fox 5 dhe iu drejtua teleshikuesve: “Shumë prej jush e kanë vënë re mungesën time në transmetim për disa javë.

Teksa jeta vazhdon, dua që ju ta dini se kam mësuar nga ky incident dhe do të vazhdoj të mësoj.”

Ajo u gjobit me 1,000 $ dhe iu kërkua të ndiqte një kurs patente për trajnim shtesë.

E reja u lind në Afrikën Lindore dhe u rrit në Kaliforni, ku studioi gazetari në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë, Northridge.

Karriera e saj në televizion filloi në KTLA në Los Angeles.

Horoskopi për ditën e sotme, e mërkurë 15 janar 2025

DASHI

Dita prezantohet me ecuri të shkëlqyera falë pozicionit të favorshëm të Venusit, Saturnit, Uranit dhe Mërkurit. Megjithatë, këshillohet që të mbani një qëndrim të ekuilibruar, veçanërisht brenda familjes, duke shmangur ngritjen e rrezikut në situata delikate. Do të shihni që së shpejti gjithçka do të jetë mirë.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, yjet sugjerojnë t’i kushtoni vëmendje dinamikës së marrëdhënieve. Është një kohë e mirë për të reflektuar mbi nevojat tuaja dhe për të komunikuar hapur me ata që ju rrethojnë. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

BINJAKËT

Mund të ndiheni veçanërisht krijues dhe të frymëzuar. Përdoreni këtë energji për të çuar përpara projektet tuaja personale dhe profesionale. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë. Përveshni mëngët.

GAFORRJA

Sipas horoskopit të Paolo Fox, dita mund të sjellë disa sfida në vendin e punës. Qëndroni të qetë dhe trajtojini situatat në mënyrë diplomatike për të arritur rezultate pozitive.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, është e rëndësishme t’i kushtoni kohë vetes dhe mirëqenies suaj. Aktivitetet relaksuese dhe momentet e introspeksionit do t’ju ndihmojnë të rimbushni bateritë. Mundësi të shkëlqyera për sukses.

VIRGJËRESHA

Skena astrologjike ofron kalime pozitive, të udhëhequra nga Venusi dhe Mërkuri, të cilat favorizojnë shprehjen e karakterit tuaj të organizuar dhe koherent. Përfitoni nga kjo fazë për të vendosur prioritetet tuaja në rregull.

PESHORJA

Marrëdhëniet ndërpersonale janë në qendër të vëmendjes. Tregoni ndjeshmëri dhe mirëkuptim ndaj të tjerëve për të forcuar lidhjet ekzistuese. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, dita ofron mundësi për rritje personale. Jini të hapur ndaj përvojave të reja dhe mos kini frikë të dilni nga zona juaj e rehatisë. Përveshni mëngët dhe nuk do të zhgënjeheni.

SHIGJETARI

Me Jupiterin në opozitë prej disa kohësh, ka gjasa që disa projekte të mos kenë shkuar në maksimum. Duke e krahasuar jetën tuaj me një ngjitje, ndoshta nuk keni mundur të arrini të gjitha majat e dëshiruara. Do të shihni që së shpejti gjithçka do të jetë mirë.

BRICJAPI

Pjesa e parë e vitit është më e mirë se e dyta, për më tepër tani Mërkuri kalon nëpër shenjën tuaj. Parashikoni lëvizjet dhe përfitoni nga kjo periudhë e favorshme për të çuar përpara projektet tuaja.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, Hëna do të jetë përballë sonte. Në dashuri dhe në punë, bëni kujdes të mos e humbni durimin për arsye të parëndësishme. Për Ujorët që janë më të dashuruarit, këshillohet të qëndroni të qetë dhe të durueshëm.

PESHQIT

Venusi në shenjën tuaj njofton një ndryshim të favorshëm. Takimet e dashurisë shpërblehen; Unë parashikoj që të dielën e datës 19 do të ketë një situatë të mirë astrale. Nëse keni një projekt të rëndësishëm në mendje, tani është koha për të vepruar.

Ky është aplikacioni i ri që po shkarkohet masivisht nga frika e mbylljes së TikTok

Ekziston një aplikacion i ri kinez, që ka fituar popullaritet të madh, teksa amerikanët përgatiten për bllokimin e TikTok nga qeveria e tyre.

Në rast se nuk e keni dëgjuar, qeveria amerikane mund të ndalojë TikTok në ditët e ardhshme, që do të thotë se miliona amerikanë janë në rrezik të humbasin aksesin në rrjetin social. Të njëjtën gjë ka paralajmëruar se do të bëjë edhe Shqipëria.

I quajtur RedNote në SHBA, Xiaohongshu (që përkthehet Libri i Vogël i Kuq) është një aplikacion i mediave sociale që lejon përdoruesit të ndajnë foto dhe video nga jeta e tyre e përditshme. Platforma është në pronësi të kompanisë me bazë në Shangai, Xingyin Information Technology.

Përdoruesit mund ta përdorin gjithashtu aplikacionin për të blerë në internet dhe për të ndarë komentet e produkteve, që do të thotë se është një përzierje e mediave sociale dhe e-commerce.

Aplikacioni, i cili shpesh krahasohet me Instagram, TikTok dhe madje edhe Pinterest, është relativisht i panjohur në Perëndim, por një nga faqet më të mëdha të mediave sociale në Kinë, me rreth 300 milionë përdorues në muaj. Sipas një raporti nga Newsweek, aplikacioni thuhet se ka vlerë mbi 3 miliardë dollarë.

Një shifër që tani është vendosur të rritet nëse “refugjatët TikTok” vendosin ta bëjnë platformën shtëpinë e tyre të re.

Xiaohongshu është aktualisht aplikacioni më i shkarkuar në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google Play, që do të thotë se një pjesë e konsiderueshme e përdoruesve të TikTok duket se janë të gatshëm të provojnë platformën.

Një nga shqetësimet e ngritura nga qeveria amerikane që kërkon mbylljen ose shitjen e TikTok, është pikërisht pronësia kineze dhe dyshimet se kompania “ByteDance” ndan të dhënat e miliona përdoruesve me qeverinë kineze.

“Qeveria kineze mund ta kthejë TikTokun në një armë në çdo moment”, deklaroi një zëdhënës i qeverisë amerikane gjatë seancës për mbylljen e TikTok në Gjykatën Supreme amerikane.

Në këtë kontekst, largimi nga një aplikacion kinez, për një tjetër aplikacion kinez, mbetet po aq shqetësues.

Ronaldo pranon rinovimin me pagën marramëndëse në sezon

Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë e Al Nassr në Arabinë Saudite edhe për sezonin e ardhshëm.

Kontrata mes sulmuesit dhe klubit skadon në verën e vitit 2025, por do të rinovohet edhe për një vit.

Sipas asaj që raportohet nga “O Jogo”, Ronaldo ka pranuar të zgjasë bashkëpunimin me klubin saudit, deri në verën e vitit 2026.

Me kontratën e re, sulmuesi 39-vjeçar do të përfitojë edhe një pagë të çmendur. Në arkat e luzitanit do të shkojnë plot 200 milionë Euro për një sezon.

CR7 do të përfitojë 3.8 milionë euro në javë, që përkthehet më shumë se gjysmë milioni Euro në ditë.

Kështu, Ronaldo mbetet futbollisti më i paguar i momentit, ndërsa shifrat duken të pakonkurrueshme.

U thirrën nga Stresi, mbështetësit e Gjestit mblidhen pranë godinës së Top Channel (VIDEO)

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit ‘Stresi’, ka ngritur zërin në mbështetje të Gjestit.

Në rrjetet e tij sociale, Stresi bëri thirrje që mbështetësit e Gjesitit të bashkoheshin në protestë kundër bullizimit.

Në këto momente, dhjetra mbështetës të tij janë mbledhur para godinës së Top Channel.

Jul Deda ironizon Gjestin pas debatit me Laertin: “Analfabet, ça shembulli…” (VIDEO)

Aktori Jul Deda ka ironizuar banorin e Big Brother VIP Albania, Gjestin, përmes një videoje që ka publikuar pak më parë në rrjetet sociale.

Gjatë një diskutimi në shtëpi, Laerti iu drejtua Gjestit me fjalët, “dikur një njeri i madh më tha..”, ndërsa këngëtari e ndërpret dhe largohet nga diskutimi duke thënë: “Ja nisi librit. Mos më fol mua për libra”

Juli ka reaguar për këtë diskutim mes dy banorëve, duke ironizuar Gjestin. “Për çfarë na duhen librat ne…”, thotë mes të tjerash me ironi aktori.

Aksident i fri. kshëm/ Makina përplas nga mbrapa kamionin, burrë e grua dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të marte në autostradën Levan -Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Fratarit.”

Nga informacionet paraprake mësohet se një makinë një automjet të tonazhit të lartë, i cili kishte ndalur në rrugë për shkak të një defekti në motor.

Mësohet se përplasja ka qenë shumë e fortë, teksa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh, të cilët po udhëtonin me makinë. Ata janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Po rri, t’ju tregoj pak b*t hën”, TR0NDIT banorja e Big Brother, del e zhν. eshυr në oborr (Video)

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu ka shokuar banorët e tjerë me një veprim që ka bërë ditën e sotme.

Ajo ka dalë e zhveshur në oborrin e shtëpisë së Vëllait të Madh, fillimisht është drejtuar në pishinë ku mendoi të notonte, por më pas ka vendosur të qëndrojë mes banorëve e ulur me rroba banjo.

Edhe pse në Kosovë prej disa ditësh po bien rreshje dëbore dhe temperaturat shënojnë minus, Xheneta ka refuzuar të largohet duke thënë se nuk ia ndien për temperaturat e ulëta që janë.

Pasi u pyet se përse po qëndron e ulur në atë mënyrë, ajo u përgjigj “për t’iu treguar pak b ythën”.

Bëhet viral momenti kur Gjesti dhe Laerti ρ υthen në dush (Video)

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, këtë javë, janë vendosur në një lojë argëtuese dhe të papritur nga produksioni, të quajtur “Kiss Kiss”.

Sipas rregullave të lojës, sa herë që lëshohet një këngë e famshme e Tarkanit, banorët duhet të përqafohen ose të puthen me personin që ndodhet më afër tyre, pavarësisht rrethanave.

Ky rregull i veçantë ka sjellë momente të shumta të këndshme, por një situatë e veçantë ka bërë që ndjekësit të shpërthejnë në të qeshura.

Reperi Gjesti dhe aktori i njohur Laert Vasili, të cilët rastisën të ishin së bashku në dush në momentin kur filloi kënga, u detyruan të putheshin mes të qeshurave dhe befasisë.

VIDEO

Pas ρ uthjes midis Eglit dhe Gjestit, reagon “me zemër të lënduar” Redoni

Loja “kiss kiss” në Big Brother Vip Albania i ka afruar edhe më shumë Gjestin dhe Eglin.

Për këtë ka reaguar edhe ish-banori Redon Berani, i cili është përfolur shumë në rrjet pasi ka shprehur edhe pëlqimin për Eglin.

Me humor Redoni ka shpërndarë një video të Hashim Thaçit ku thotë “më dhemb zemra, por nuk më thyhet” ndërsa shkruan me humor “gjendjen emocionale”.

Më tej ai ka shpërndarë një foto të Gjestin dhe Eglit teksa shkruan se dyshja janë dy banorët e tij të preferuar.