Prapaskenat/ Përplasja fizike mes Laert Vasilit dhe Gertit për të dashurën aktore! Ç’ndodhi mes dy banorëve të BBV në lokal, kush është vajza e famshme që u bë “mollë sherri”

Aktori Gert Ferra është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother”. Një personazh i njohur në radhën e aktorëve, por i tërhequr disi nga zhurma mediatike. Menjëherë, në shtëpi ai ka gjetur miqtë e tij nga aktrimi.

E kemi fjalën pikërisht për Laert Vasilin, me të cilin vetë Gerti pranoi se tashmë ka një raport të mirë. Por teksa, raporti është përmirësuar, vite më parë, dy kolegët kanë pasur një sherr, që përfundoi në një përplasje fizike në pedonalen, pranë Teatrit.

Ngjarja daton në nëntor të 2015, ku sherri u bë objekt bisede në gjithë Tiranën. Sipas dëshmitarëve thuhet se në lokal, “molla e sherrit” ka qenë një femër, e cila ishte shoqëruesja e Laertit, e siç mendohet, edhe e dashura e tij. Bëhet fjalë për një aktore të Teatrit në atë kohë, ku ende sot vijon të jetë një emër i njohur në media.

Aktori, Laert Vasili, sipas dëshmitarëve e kishte tepruar me alkoolin, ndërsa kishte filluar të fyente të dashurën e tij në publik. I shqetësuar nga situata, Gert Ferra ka ndërhyrë, duke i dalë në mbrojtje vajzës që bën pjesë në rrethin e aktorëve, ndërsa sipas të pranishmëve i ka kërkuar Laertit të ulë zërin, moment që ka sjellë edhe konfliktin e madh mes tyre.

Burime kanë konfirmuar se Laert Vasili ka reaguar keq, duke lëshuar një vrull sharjesh ndaj Gert Ferrës, i cili po ashtu shoqërohej nga e dashura e tij.

Ky i fundit është ndjerë keq për shkak të pranisë së shoqërueses së tij dhe ka tentuar ta nxjerrë Laertin nga lokali, me forcë. Për shkak të rezistencës së Laertit, gjatë përleshjes aktorët kanë rrëzuar tavolinat dhe shishet, duke shkaktuar kaos në lokal.

Pjesë e ngjarjes kanë qenë edhe disa punonjës policie, të cilët ndodheshin aty pranë dhe kanë mbërritur në vendngjarje. Por, me ndërhyrjen e tyre dhe pronarit të lokalit gjërat janë qetësuar.

Dy protagonistët të kontaktuar në atë kohë kanë refuzuar të japin një qëndrim në lidhje me çështjen, megjithëse sipas burimeve, kjo nuk është hera e parë që ndodh një konflikt i tillë.

Por duket se kjo histori i përket të shkuarës dhe tashmë të dy kolegët gëzojnë një raport shumë të mirë, dhe kanë lënë pas historinë e rëndë. Laerti dhe aktorja janë ndarë vite më parë, duke i dhënë fund edhe raportit që në atë kohë njihej nga të gjithë kolegët e tyre.

“Kur të dalë…”/Stresi i bën dhuratën më të veçantë banorit të “Big Brother VIP Albania 4”!

Reperi i njohur Stresi mesa duket do të surprizojë banorin e “Big Brother VIP Albania”, Klajd Musabelliu, me një dhuratë të jashtëzakonshme, duke e ndihmuar të rikthehet në botën e muzikës pas përfundimit të eksperiencës së tij në reality show.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Stresi njoftoi se ka biseduar me një studio muzikore në Itali, e cila është gatshme të hapë dyert për Klajdin, për t’i ofruar mundësinë për të regjistruar dhe punuar për albumin e tij të parë pas një periudhe të gjatë mungese.

Ky veprim vjen si një pasojë e dëshirës së fortë të Klajdit për t’u rikthyer në muzikë, pas disa vitesh pauze. Në një postim më parë ai ka shprehur se:

Ky djalë shumë i edukuar, publikisht e them që në një nga studiot më prestigjoze në Itali, kur të dalë e ka një album muzikor nga unë…

Kjo iniciativë tregon jo vetëm mbështetje për një koleg, por edhe dëshirën e Stresit për të inkurajuar dhe mbështetur talentet në industrinë e muzikës shqiptare.

Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët dhe personi që i vodhi 100 mijë euro

Pas eliminimit të tij nga Big Brother VIP Kosova dhe ftesës për të marrë pjesë në Big Brother VIP Albania, Gjestit i është publikuar rrëfimi i jetës, duke zbuluar sfidat dhe vështirësitë që ka kaluar.

Ai ka folur hapur për periudhën e tij të vështirë në shkollë, ku nuk kishte pasur rezultate të mira, duke përsëritur klasën e tetë dhe duke e lënë shkollën pas klasës së 10. Megjithatë, ai theksoi se gjithmonë kishte pasur pasion për muzikën dhe ky ka qenë fokusi i tij kryesor.

Gjesti tregon se ka bërë shumë gjëra që e kanë zhgënjyer dhe lënduar familjen e tij, ndërsa shpjegon se ka qenë i bullizuar dhe shpesh është quajtur homoseksual.

Ai ndan gjithashtu se njerëzit nuk e kanë ndihmuar kur ka kërkuar ndihmë, dhe për këtë arsye vendosi të largohej nga fshati i tij, duke shkuar në Prishtinë vetëm, pa para, duke shitur një telefon. Ai përshkruan periudhën e vështirë në Prishtinë, ku ka fjetur në rrugë dhe nuk ka pasur as ushqim.

Gjesti tregon për një lidhje të shtrenjtë me një vajzë, ku ata kanë kaluar shumë periudha të vështira, pa ushqim dhe energji elektrike. Ai tregon se janë dashur shumë, por gjatë kohës së lidhjes ka qenë në depresion të thellë dhe është sjellë keq me të dashurën e tij. Këngëtari pranon se e ka tradhtuar, por thotë se nëse do të rilindte, do të dinte ta vlerësonte njeriun që e ka dashur me gjithë shpirt dhe nuk do ta lëndonte më.

Ai ka treguar gjithashtu se ka punuar shumë, por menaxheri i tij nuk e ka mbështetur siç duhet. Gjesti shpjegon se DJ-i i tij nuk ka marrë asnjë pagë nga menaxheri, dhe më pas, menaxheri i tij ka marrë 100 mijë euro dhe është zhdukur. Kjo gjë e kishte mërzitur shumë Gjestin, sepse ato ishin para që ai i kishte bërë me djersë dhe planifikonte ta ndihmonte familjen me to.

Më ndodhi një gjë me ish-menaxherin, nuk më rrinte shumë gati. Edhe ps DJ im e ka bërë skenën dhe unë bashkë me të gjithë natën, edhe nuk ka marrë asnjë cent, prej ish-menaxherit. I ka marrë 100 mijë euro dhe është zhdukur, kur e ka marrë channel-in, nëntë muaj ndalova se isha në gjendje të rëndë. I kam bërë me djersë paratë e i dërgoja te familja, kurrë s’do t’ia shohë hajrin. E kam marrë një mësim shumë të mirë, që kur hyn paraja në mes, njerëzit janë shumë të këqinj.

Si pasojë, Gjesti ka qenë i detyruar të bëjë një pauzë të gjatë prej nëntë muajsh për shkak të gjendjes së rëndë shpirtërore dhe fizike që ka kaluar pas kësaj periudhe. Gjesti ka ndarë gjithashtu raportin e tij të tensionuar me babain.

Ai ka treguar se, kur i dërgonte bukë babait të tij, ai e hishte jashtë bukën. Gjesti tregon gjithashtu se ka marrë veturën e ish-menaxherit dhe ka larguar familjen ga babai.

Një moment tjetër që e preku shumë ishte kur Xheneta i kishte thënë që “të dashurën ke dëshirë ta mbash mbyllur”. Kjo e kishte prekur shumë, pasi ai tregoi se motra e tij ka qenë e mbyllur në shtëpi deri në moshën 23-24 vjeçare, nuk kishte pasur lirinë e saj dhe nuk kishte miq. Gjesti vendosi që ta merrte motrën afër tij dhe t’i jepte lirinë që ajo kishte nevojë për të jetuar.

Ai përfundon duke thënë se është lutur shumë për çdo gjë dhe ka besim se me zemër të mirë dhe punë të palodhur, gjithçka do t’i vijë nga Zoti.

G Bani e pyeti për operacionet plastike,dalin fotot se si ka qënë Valbona Mhilli

G Bani ka komentuar pamjen e Valbona Mhillit dhe e ka pyetur vetë atë nëse hundën e ka të bërë apo të vetën.

Valbona nga ana tjetër e ka marrë shumë qetësisht duke i shpjeguar se ka bërë vetëm buzët,por kurioziteti i reperit në fakt është hunda dhe e ka pyetur nëse vërtet mund të ekzistojë një hundë e tillë(aq perfekte) që mesa duket,po ekziston sepse Valbona thotë se është e saja.

Kaq iu desh rrjetit dhe fillojë të rrëmojë në foto e vjetra ku duket sesi ka qënë Valbona.

Ne nuk gjykojmë,ne tregojmë,të tjerat nëse ka ndryshim shumë apo jo i bëni ju!

U dashurua? Egli Tako flet për Gjestin: Nuk di ta shpjegoj se çfarë po ndodh

Egli Tako, banorja e Big Brother VIP Albania 4, ka ndarë me publikun një moment shumë të sinqertë për një nga banorët e shtëpisë, Gjestin.

Në një bisedë me Livian, Egli u shpreh“Nuk di ta shpjegoj se çfarë është, por thjesht e kam xhan,” duke theksuar admirimin dhe lidhjen e saj të veçantë me Gjestin.

Marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit duket se po fiton vëmendje të madhe nga publiku.

A është ky një fillim i një raporti të veçantë mes tyre? Apo thjesht një vlerësim i sinqertë për karakterin e Gjestit?

Luiz Ejlli bën këngë për Martinin, 14-vjeçarin që u νra me nga bashkëmoshatari (Video)

Këngëtari Luiz Ejlli ka surprizuar së fundmi me një dedikim emocionues për Martin Canin, 14-vjeçarin që humbi jetën tragjikisht më 18 nëntor të vitit që lamë pas.

Martin, i cili u godit me thikë në zemër pas një sherri ndodhur jashtë shkollës “Fan Noli” në kryqytet, kishte ëndërr të bëhej futbollist dhe ishte i njohur mes shokëve për energjinë dhe buzëqeshjen e tij.

Kjo këngë e Luizit jep një mesazh dashurie dhe kujtimi për Martinin dhe ëndrrat e tij që u prenë në mes.

Në videoklip shfaqen momente nga jeta e 14-vjeçarit, teksa luante futboll apo teksa krijonte kujtime më shokët, vëllanë dhe prindërit që aq shumë e deshën.

Teoritë konspirative për zjarret në Los Angeles: Plan për krijimin e një qyteti të ri nga Inteligjenca Artificiale

Zjarri ka prekur edhe shkrimin ikonë “Hollywood”. Këtë e konfirmojnë disa pamje që po qarkullojnë në platforma si X, Truth (rrjeti social i krijuar nga Donald Trump) dhe YouTube.

Por nuk është e vërtetë.

Ky është vetëm shembulli i fundit i një imazhi të krijuar me inteligjencë artificiale. Për më tepër, janë disa imazhe nga përdorues të ndryshëm që janë shpërndarë dhe ribashkuar më pas online.

Zjarri që ka përfshirë qytetin kalifornian, i cili ka djegur tashmë 117 kilometra katrorë, ka vrarë 9 persona dhe ka bërë që 180 mijë të evakuohen me dëme për 150 miliardë dollarë, ka edhe një pasojë tjetër.

E zakonshmja, ajo që ndodh pas çdo katastrofe të madhe. Nga COVID-i te përmbytjet më të fundit të shkaktuara nga uragani Helene.

Kur një problem është kompleks, ndiqet një përpjekje për të gjetur një zgjidhje të thjeshtë. E cila mund të shfrytëzohet për qëllime politike ose ekonomike dhe që luan me nevojën tonë për të kuptuar dhe vendosur atë që nuk mund ta kuptojmë në një model të paracaktuar: fajtori duhet të jetë dikush.

Kjo është struktura klasike nga e cila lindin të gjitha lajmet e rreme dhe teoritë e komplotit.

Personi, i cili mund të caktohet “fajtor”, në këtë rast, është Kristin Crowley, shefja e Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angeles. Ajo punon atje prej 22 vjetësh, ka drejtuar disa departamente dhe mban këtë post që nga viti 2022.

Por është gjithashtu grua, lezbike dhe angazhuar aktivisht në mbrojtjen e të drejtave Lgbtq+ dhe vlerave të lidhura me diversitetin dhe përfshirjen.

Crowley është kritikuar fuqishëm në disa postime në X dhe TikTok për fokusimin më shumë në promovimin e asaj që quhet “kultura e DEI” (diversitet, barazi dhe përfshirje), që është një filozofi shumë e pranishme në zonat administrative dhe qeveritare të Los Angeles, sesa në efikasitetin e sektorit.

“A mendon vërtet se DEI ka përkeqësuar dëmet nga këto zjarrvënie? Po, mendoj kështu. DEI ishte qëllimi i shefit të zjarrfikësve. Departamenti dhe qyteti shpenzuan para për DEI ndërkohë që degët e rrezikshme nuk u hoqën dhe hidrantët nuk kishin ujë”, ka shkruar Robby Starbuck, një aktivist konservator që synon të shkatërrojë mentalitetin “woke”, i cili nga e djathta ekstreme shikohet si propagandë e majtë ekstreme që lidhet me çështjet Lgbtq+.

Ky postim është ripostuar nga Elon Musk, me komentin: “DEI means people DIE” (DEI do të thotë që njerëzit vdesin).

Por sipërmarrësi, gjithashtu aleat i ngushtë i Donald Trump, duket se mbështet edhe deklarata shumë më ekstreme.

Si ato të Alex Jones, gjithashtu i njohur si komplotisti i Amerikës, i cili sugjeroi – gjithashtu në X – se zjarret ishin ndezur qëllimisht si pjesë e një “plani global për të udhëhequr një luftë ekonomike”. Komenti i Musk (më pas i fshirë): “E vërtetë”.

Po kthehemi te çështja e zjarrit, Donald Trump ka fajësuar publikisht guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom, për vështirësinë në furnizimin me ujë të Los Angeles.

Po ashtu, kryebashkiakja e qytetit, Karen Bass, akuzohet për përgjegjësinë për zjarrin, pasi ka shkurtuar buxhetin për zjarrfikësit. Dhe është e vërtetë: vitin e kaluar është shkurtuar me 17.6 milionë dollarë nga një buxhet total prej 820 milionë dollarësh.

Por përgjigjja e kryebashkiakes ka qenë: “Mendoj se nëse kthehemi pas dhe shohim reduktimet që janë bërë, nuk ka pasur asnjë ulje që do të kishte pasur ndikim në situatën që kemi përballuar këto dy ditë”.

Po teoritë e komplotit që po qarkullojnë këto ditë po prekin gjithashtu dy nga industritë më të rëndësishme të Kalifornisë, atë teknologjike dhe atë të argëtimit.

Sipas këtyre teorive, zjarri – që për të dyja është sigurisht i qëllimshëm – ka origjinën në një plan për të krijuar një qytet të ri të drejtuar dhe menaxhuar nga inteligjenca artificiale, mbi mbetjet e Los Angeles.

Ndihma vjen nga një dokument i vitit 2020 për digjitalizimin e qytetit, me një plan 8-vjeçar të quajtur SmartLA 2028. “A ishte ky një sulm i synuar për të marrë më shumë tokë të çmuar?”, sugjeron një përdorues. Dhe më tej: “Po flasim për SmartLA 2028… dhe për mënyrën se si zjarret e Los Angeles janë përshtatur me programin e tyre të ri-kualifikimit urban. Zjarret krijojnë toka të lira… që papritmas janë në dispozicion për “ri-imagjinimin” e lagjeve në përputhje me vizionet e qytetit smart”.

Dhe pastaj është Hollywood, “klasa e yjeve” që do të bëjë gjithçka për të mbrojtur krimet e saj. Edhe duke ndezur një zjarr.

Këtu protagonisti është Sean Diddy Combs, i cili në shtator u akuzua për dhunë seksuale dhe trafikim të qenieve njerëzore. Dhe duket, sipas disa teorive që po qarkullojnë online, se ekziston një tunel që lidhte shtëpinë e artistit me vilën e PlayBoy.

Një lloj kalimi sekret për të lehtësuar trafikun e tij, por që nuk është gjetur kurrë.

Zjarri do të ishte shkaktuar, sipas komplotistëve, nga përpjekjet për të shkatërruar këtë tunel për të fshirë prova që mund të kishin përkeqësuar pozitat e Combs dhe – për më tepër – për të zbuluar krimet e yjeve të Hollywood-it.

Njihuni me djaloshin shqiptar që zbuloi problemin në telefonat Samsung dhe u shpërblye prej kompanisë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fushën e teknologjisë, pasi një djalosh shqiptar 14-vjeçar ka gjetur një problem në sistemin operativ në telefonat e kompanisë “Samsung”.

14-vjeçari Andrea Tosku ishte duke eksperimentuar në telefonin Samsung, kur vuri re se një “mode” specifik, ndodhej e hapur dhe paraqiste rrezik ndaj hackerave.

Sipas djaloshit, një hacker mund të hynte në këtë “mode” dhe të merrte lehtësisht të dhënat e telefonit.

Kompania e Samsungut i është përgjigjur djaloshit duke e rregulluar gabimin që ai zbuloi. Për këtë atij do ti jepet edhe një shpërblim monetar.

Andrea: Isha duke eksperimentuar në një telefon samsung dhe kur eksperimenton shkon në një mode specifik në këto telefona, por kjo mode nuk ishte e mbyllur nga hakerat, ishte portë e hapur.

Pyetje: Pra një hacker mund të hynte dhe të merrte të dhënat e telefonit?

Andrea: Një haker mund ta ngulte tek kompjuteri hackerimin dhe normaisht softueri i samsungut e kishte bllokuar këtë, por në këtë telefon nuk e kishte bllokuar. Unë e njoftova nga website i tyre, iu shkrojta email dhe thanë që do e investigonin dhe pasi e investiguan, thanë që do ta rregullonin. E rregulluan dhe tani do më japin një premium.