Broja nuk gjen paqe, sulmuesi kuqezi dëmtohet sërish, lë fushën me barrelë

Armando Broja nuk gjen paqe. Pasi u rikthye nga dëmtimi dhe u aktivizua në ndeshjen e Kupës që Everton luajti ndaj Peterbrough, ylli kuqezi u lëndua sërish.

Broja u përplas me një lojtar kundërshtar (minuta 82’), duke mbetur i dëmtuar, ndërsa vlen të theksohet se u largua nga fusha me barrelë.  Rreth situatës së tij, klubi anglez do të sqarojë më shumë në ditët në vijim, atëherë kur edhe të kenë dalë përgjigjet e analizave mjekësore.

Broja kaloi te Everton, në formë huazimi nga Chelsea. Deri më tani, ai ka luajtur 5 ndeshje në kampionat.

Ngjarja e misteriozë e 20-vjeçares që pretendon se u rrëmbye, gazetarja zbulon detaje të tjera tronditëse mbi ngjarjen

Rasti i një 20-vjeçareje e cila kërkoi ndihmën e policisë duke pretenduar se disa persona e kanë rrëmbyer, ka qenë temë diskutimi e kësaj të enjteje në një emision televiziv.

Gazetarja Sara Demushi dha më shumë detaje sa i përket kësaj ngjarje. Ajo tha se dyshohet se vajza është ftuar nga disa persona në një nga apartamentet e marra me qira. Megjithatë ende nuk dihet se sa persona kanë qenë të përfshirë.

“Ende nuk është bërë i ditur identiteti i personave të përfshirë në këtë ngjarje, ende nuk dihet as se sa persona janë. Ajo që dimë është se janë marr me qira të paktën dy apartamente AirBnb. Bëhet me dije se vajzën e kanë ftuar në këto apartamente. Në një nga këto apartamente, jo në atë në të cilin u gjet 20-vjeçarja, janë gjetur një jelek anti-plumb, janë gjetur dy armë pistoletë dhe po ashtu janë gjetur lëndë narkotike, për të cilat policia ka bërë kontrolle në të dyja apartamentet. Gjendja psikologjike e vajzës ka qenë e rënduar dhe deri ën këto momente ajo është në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës. Deri në këto momente ajo nuk ka arritur të flasë për të kuptuar më tej për motivet”,-tha Demushi.

Kujtojmë se pasi bëri denoncimin, vajza ka bërë rezistencë duke mos e hapur derën për efektivët e policisë dhe janë dashur rreth 3 orë që dera të hapej dhe forcat renea të futeshin në banesë.

Arrestohet sërish boksieri Florian Marku, kësaj here në Londër

Historia e boksierit të njohur shqiptar, Florian Marku, ka marrë një kthesë të papritur. Ai është arrestuar sërish në Londër pasi arriti të dalë nga burgu në Gjermani.

Top Channel ka siguruar dokumentin e gjykatës së ekstradimeve të Londrës, sipas së cilës bazuar në një urdhër arresti ndërkombëtarë, ka arrestuar dhe ka nxjerrë përpara trupës gjykuese e cila i ka komunikuar akuzat që vijnë nga urdhri arrestit i Greqisë.

Sipas kësaj shkrese Florian Marku akuzohet për tentavtivë vrasje, plagosje me pasoja te rënda, armëbajtje pa leje dhe përdorim arme. Marku ka pranuar me vullnet të plotë të ekstradohet tashmë drejt shtetit grek për të vijuar pjesën e mbetur të dënimit, pasi bëhet fjalë për ngjarjen e vitit 2010 kur ai është përleshur në një klub nate në Selanik ndaj disa shtetasve rus.

Sipas mediave greke për atë ngjarje rëndon një dënim prej 7 vitesh burg për të cilat më parë Florian Maku ka kryer vetëm 1.5 vite. Për momentin Top Channel ka mësuar se në pritje që autoritetet greke të shkojnë ta marrin boksieri shqiptar, i cili ndodhet në një paraburgim të Londrës.

Edhe pse nga pala mbrojtëse është kërkuar që të lihej i lirë me kusht, Gjykata e Ekstradimeve të Londrës e ka rrëzuar poshtë kërkesën nën arsyetimin se ky shtetas nuk mund të lihet i lirë me kusht bazuar tek akuzat serioze të ngritura ndaj tij.

Cilat shenja të horoskopit i harxhojnë paratë sikur nuk ka të nesërme?

DASHI

Dashi është nga ata njerëz që, qoftë xhepi apo rrogë, kur t’i zërë paratë në dorë, do t’i shpenzojë për veshje, dalje e natë dhe maksimumi në një javë (nëse po flasim për një rrogë) ai do të jetë pa para. Sapo të ndodhë një emergjencë, ai do të nxehet, do të betohet të mos e bëjë më, por muajin tjetër do beje të kundërtën. Në përgjithësi, ai është një person i rritur që impulsiviteti i tij e bën të shpenzojë pa menduar nëse i duhen vërtet të gjitha këto apo jo.

BINJAKËT

Binjakët janë një tjetër rast i duarve me vrima, ku ditët e para të muajit janë në “limite”. Për menaxhim financiar, pa arsye! Ai nuk ka të bëjë fare me prioritizimin e shpenzimeve, shkurtimin e daljeve dhe lëvizjet, kështu që në një periudhë të shkurtër kohe ai do të jetë sërish në lëvizje, këtë herë në huazim. Për fat të mirë, ai ka shumë miq dhe të njohur që janë të gatshëm ta lehtësojnë!

SHIGJETARI

Shigjetari nuk ka rezistencë dhe kufizime. Paratë i rrëshqasin nga duart. Sapo t’i marrë do të sigurohet të shpenzojë më së shumti, pasi dëshiron të jetë në çdo gjë, daljet, udhëtimet dhe nuk do të ulet e të mendojë për fundin e muajit.

LUANI

Ai i shpërndan paratë për dëfrimin e tij. Të hajë në një restorant, të shkojë në klubin e tij të preferuar, me rroba, këpucë dhe në përgjithësi në gjithçka që e bën të lumtur. Dallimi me të tjerët është se nuk i mbarojnë paratë pasi nuk dëshiron të jetë i mjerë dhe i privuar derisa të marrë para të tjera.

Dron për Gjestin në shtëpinë e ‘BBVA 4’, ky është reagimi i tij

Ditën e sotme, një dron ka mbërritur në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania 4’.

Droni ishte për Besart Kelmendin i njohur në publik si Gjesti, e që është personazhi më i komentuar i ditëve të fundit, pas kalimit të tij nga ‘Big Brother VIP Kosova’ në ‘Big Brother VIP Albania’.

Gjesti u shfaq i gëzuar për dronin e gjithashtu edhe Valbona, Egli e Livia të cilat e përqafuan atë.

VIDEO/ “Mrekulli” e Vatës ndaj skuadrës së Premier League, gol magjik nga distanca

Rocco Vatta fantastik. Sulmuesi shqiptar i Watford ka realizuar një gol mjaft të bukur, në ndeshjen ndaj Fulham në FA CUP.

Nga një distancë shumë e largët, Vata lëshon njl predhë të vërtetë, teksa vetëm rrjeta mund ta ndalte atë top.

Vata po luan sezonin e parë me Watford, sakaq trajneri i kësaj skuadre është i kënaqur me paraqitjet e tij, pasi në një intervistë ai është shprehur se ky futbollist po përshtatet shpejt. 19 vjeçari ka realizuar dy gola në kampionat.

Itali/ Biznesmeni shqiptar νritet me armë zjarri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Mbrëmjen e së martës, sipërmarrësi 52-vjeçar Artan Kaja, me origjinë shqiptare, u gjet i pajetë në kompaninë Smurfit në Lunata. Fillimisht, vdekja e tij u konsiderua si pasojë e shkaqeve natyrale, por hetimet zbuluan se ai ishte qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Policia italiane ka arrestuar pasditen e sotme një të dyshuar për krimin. Bëhet fjalë për një bashkatdhetar të viktimës, ndërsa arma e vrasjes ende nuk është gjetur.

Artan Kaja ishte pronar i një kompanie për trajtimin e paletave dhe punonte si kontraktor për kompaninë Smurfit. Trupi i tij u gjet nga gruaja, e cila e alarmuar nga mungesa e kthimit të tij në shtëpi, shkoi ta kërkonte në vendin e punës.

Fillimisht, autoritetet dyshuan për një vdekje natyrale, por hetimet kanë marrë një kthesë dramatike pas zbulimeve të reja. Karabinierët e njësisë hetimore vijojnë punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e krimit.

U tha se Sigurimi e kishte dh*nυar! Mësohet historia e Parashqevisë me Luan Pobratin

Ilir Demalia i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila foli për Parashqevi Simakun që ka qenë kryelajmi në dhjetor dhe vazhdon të jetë. Demalia tregon se si e njeh Parashqevinë dhe bisedat me të në Nju-Jork, për Luan Pobratin, shef i sigurimit në kohën e komunizmit, për të cilin thanë se e kishte dhunuar Parashqevinë.

“Unë nuk e kam njohur në Shqipëri, Parashqevi Simakun. Nuk kam pasur asnjë kontakt, veç e kam parë te 15-katëshi. Thonë e ka dhunuar shefi i sigurimit të lartë në kohën e komunizmit, Luan Pobrati. Por nuk e ka dhunuar.

Nga vetë bisedat me Parashqevinë në Nju-Jork ajo thoshte se e donte akoma dhe që ka mësuar shumë nga ai. Pse e keqinterpretojnë? Unë nuk dua të flas për Parashqevinë, por pse nuk bëjnë një analizë për të, si këngëtare, por jo për jetën personale?”, thotë Demalia.

Biznesmeni Elton Ilirjani u shpreh se me rastin e Parashqevi Simakut, për herë të parë një gjykatëse grua në SHBA i hoqi të drejtën e mëmësisë një nëne.

Ai tha se nuk mund të jepte më shumë informacion përse gjykata vendosi që Parashqevi Simaku të mos e takonte djalin e saj, pasi duhej të konsultohej me këngëtaren dhe institucione të tjera.

Duma: Si ishte raporti i të qëndruarit fizikisht, rrinte të ëmës apo të atit, si qëndroi me orë me Parashqevinë?

“Në fillim kishte frikë të hiqte mbulesën, dhe unë i thashë që është e pamundur të takosh mamanë tënde me fytyrë të mbuluar se ajo nuk do të të njohë dhe këtu ramë dakord pas një orë bisede,

ai kishte një ankth të shtuar, ndoshta ka qenë ankthioz me çfarë ka kaluar në jetën e tij, një djalë i ri që nuk e kishte parë nënën e tij,

ndoshta mbante mend kur kishte qenë 5 vjeç dramat dhe përplasjet që kishin pasur, mua Roberti më tha që e kishte marrë djalin me polici se djali ishte diku tjetër, as me Parashqevinë, as me Robertin në momentin që gjykata…

Flas shumë vite më përpara që mori një vendim gjykata, historia e Parashqevi Simakut është shumë e madhe, do duhet shumë emisione ta sqarojmë nga fillimi deri në fund. Është e rrallë, ndoshta edhe hera e parë që një gjyqtare grua t’i heqë të drejtën e mëmësisë një gruaje dhe t’ja japë një burri”, tha Ilirjani.

Duma: E dimë se pse?

“Unë kam informacione, kam informacione të trishta që ndoshta në një emision tjetër do t’i sqarojmë duke u përpjekur të mbrojmë edhe konfidencialitetin, do të doja të konsultohesha me të dhe me institucione të tjera për t’i ndarë, por të rikthehemi tek djali. Djali ishte i traumatizuar, u bind që të vinte dhe më kërkoi diçka. Asnjë video dhe asnjë foto nuk do të merrte imazhin e tij të plotë të fytyrës, edhe anash nuk donte të merrej. Më tha që dua të jem i famshëm dhe i thashë po të dashurën a do ta kesh të famshme apo të jetë Instagram dhe më tha jo, sa më thjeshtë aq më e mirë. Është një mentalitet i qartë i atij vetë që do një jetë të thjeshtë dhe nuk do një jetë ylli. Takimi ishte mbi gjemba, kishte shumë emocion, që nga e ecura e kupton. Ajo është një grua shumë e fortë”, tha Ilirjani.

Gjesti fut dy produksionet në “sherr”, BBVK anulon videon e shumëpritur

Hyrja e papritur e Gjestit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ende pa kaluar 24 orë nga dalja e tij nga Big Brother VIP Kosova, ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka ndezur debate në publik. Ky veprim ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të ndjekësve, por edhe të vetë produksioneve të dy reality show-ve.

Producentja ekzekutive e Big Brother VIP Albania, Olsa Muhameti, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale duke hedhur kunja ndaj edicionit kosovar, duke nënkuptuar një tension mes dy produksioneve. Komenti i saj ka shtuar më shumë kuriozitet mbi marrëdhëniet mes këtyre dy reality-ve dhe strategjitë e tyre të prodhimit.

Ndërkohë, Big Brother Kosova paralajmëroi një rrëfim të rëndësishëm të Gjestit për linjën e jetës në kanalin e tyre zyrtar në YouTube. Megjithatë, pas një pritjeje të gjatë, transmetimi live u ndërpre dhe videoja nuk u shfaq fare.

Ky anulim i papritur ka ngjallur spekulime të shumta, duke ngritur pyetje nëse bëhej fjalë për një problem teknik apo një strategji për të tërhequr më shumë vëmendje dhe klikime nga ndjekësit.