Meshkujt nga Veriu apo nga Jugu? Dedektivja zbulon kush trad hëton më shumë

Femrat janë më besnike se sa meshkujt kur bëhet fjalë për shkelje të kurorës martesore. Por dedektivja private Shkënda Lili na zbulon edhe më shumë detaje nga situatat e tradhtisë që ajo trajton gjatë punës së saj të përdtishme.

Dedektivja ka zbuluar se, bazuar në eksperiencën e saj, meshkujt veriorë tradhtojnë më shumë se ata nga jugu.

“Se jam dhe veriore vetë tani… Shiko, tek unë sikur veriorët vijnë më shumë, sikur këta burrat veriorë tradhtojnë pak më shumë”, u shpreh dedektivja Shkënda Lili.

‘Bashkëjeton fshehtas me një gjyqtare’, PD kallëzon në SPAK Enkelejd Alibejan

Kryetarja e komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, ka kallëzuar në SPAK deputetin demokrat, Enkelejd Alibeajn, me pretendimin se bashkëjeton fshehurazi me anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllarin.

Zonja Kalaja akuzon Alibeajn dhe Xhaferllarin për kryerjen e disa veprave të rënda penale, përfshirë falsifikimin e dokumenteve, fshehjen e të ardhurave, shpërdorimin e detyrës, përfitimin e interesave të paligjshme dhe ushtrimin e ndikimit të paligjshëm. Kalaja theksoi se Xhaferllari ka marrë pjesë në aktivitete politike, pavarësisht ndalimeve ligjore, gjatë kohës kur vula dhe logoja e PD mbaheshin nga Lulzim Basha.

Por, përmes këtij kallëzimi, PD rëndon pozitat e Belind Këlliçit, i cili ashtu si Alibeaj nuk e ka deklaruar pasurinë e bashkëjetueses Anna Shkreli. Para SPAK-ut Belo mohoi partneren e tij, duke deklaruar se nuk bashkëjetojnë, pasi ajo kujdesej për vëllanë.

“Doja të sqaroja publikun që në janar të vitit 2024, pra një vit më parë, ndaj zonjës Xhaferrllari, sipas provave që ne paraqitëm në SPAK, rezultonte se në kundërshtim me detyrën, zonja Xhaferrllari kishte marrë pjesë në një aktivitet politik në kohën kur vula dhe logoja mbahej nga Lulzim Basha.

SPAK vendosi mosfillimin e kësaj çështjeje, duke argumentuar se edhe nëse ka marrë pjesë në këtë aktivitet, kjo nuk përbën një shkelje të rëndë. Gjithashtu, u pranua bashkëjetesa mes këtyre dy subjekteve. Sot ne kemi paraqitur faktin që të dy këto subjekte nuk e kanë deklaruar këtë bashkëjetesë në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit, duke treguar se jemi përballë një vepre të rëndë penale, si falsifikimi, fshehja e të ardhurave dhe përfitimi i interesave të paligjshme.

Ndërkohë, çështja e zotit Berisha dhe zotit Malltezi po shqyrtohej në Gjykatën Kushtetuese. Nga ana e kërkuesve, është kërkuar përjashtimi i zonjës Xhaferrllari nga këto çështje për shkak të bashkëjetesës së saj me zotin Alibeaj. Kjo për shkak se vetë zoti Alibeaj, duke qenë pjesë e Komisionit të Mandateve, jo vetëm që krijoi kuorumin e nevojshëm për marrjen e vendimit në lidhje me autorizimin e kërkuar nga SPAK për zëvendësimin e masës ndaj zotit Berisha, por gjithashtu shprehu hapur një gjuhë urrejtjeje.

Ai manipuloi situatën, duke tejkaluar edhe vetë anëtarët e Partisë Socialiste në këtë komision, kur deklaroi se “Sali Berishës duhet t’i hiqet imuniteti dhe të shkojë përpara ligjit”.

Ndërkohë, zonja Xhaferrllari, përveç se nuk e ka deklaruar bashkëjetesën në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, ka bërë një deklaratë mashtruese përpara Kolegjit të Anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ajo ka mohuar kategorikisht bashkëjetesën me zotin Enkelejd Alibeaj dhe, gjithashtu, ka mohuar pjesëmarrjen e saj në aktivitete politike.

Për publikun, unë do të doja të vendosja në dispozicion fotot e zonjës Xhaferrllari. Për këtë arsye, i kemi kërkuar SPAK-ut të hetojë edhe në lidhje me të dhënat e celularëve të dy subjekteve që kallëzojmë sot. Sipas të dhënave tona, jo më larg se të dielën, këta dy persona janë parë së bashku në qytetin e Vlorës. Kjo është një shkelje e rëndë e detyrës, ndërkohë që zonja Xhaferrllari ka deklaruar përpara trupës gjykuese të Gjykatës Kushtetuese se nuk ka marrë pjesë në aktivitete politike. Në fakt, ky aktivitet politik ishte ai ku Lulzim Basha bënte edhe DJ, një aktivitet ku ata festonin jo për Vitin e Ri, por për arrestimin e Sali Berishës.

Ne po tregojmë se asgjë nuk është rastësore, as vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese dhe as ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, për të cilin kemi sjellë prova konkrete”./ Prapakena

“Djali shtrëngoi gjoksin, e mora për ta çuar tek Pediatria, por më mbaroi në krahë”- Vdekja e 12-vjeçarit, flet familjari: S’e trajtuan si duhej! Nga mjekimet ai…

“Djalin nuk e trajtuan siç duhej, në një moment ai shtrëngon gjoksin fort. Aty e marr në krahë për ta çuar tek urgjenca e pediatrisë dhe rrugës djali më mbaroi në krahë”, u shpreh një nga familjarët e 12-vjeçarit që u nda nga jeta pasi shfaqi probleme shëndetësore.

Për mediat, ka deklaruar se: “Djali tonë ka qënë i shëndetshëm,nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor më parë, merrej me aktivitet sportiv.”

I mitur, në fund të dhjetorit ka shkuar në spitalin e Korçës me simptoma të gripit (me të vjella dhe temperaturë të lartë), dhe është trajtuar në spitalin e Korçës në reanimacion. Pasi është përmirësuar djali është nxjerrë nga spitali.

Ditën e djeshme është dërguar me urgjencë tek Trauma në Tiranë dhe familjari tha se i mituri u shtrua në pavionin e Covid.

“Djali jonë nuk ishte për aty ata duhet ta ndiqnin ne reanimacion”, u shpreh familjari, duke shtuar se: “U shtrua aty dhe filloi të kishte të vjella të pandërprera, ja komunikoja këtë infermieres dhe më thoshte që nuk ka mundësi.”

Gjithashtu shtoi se i mituri nuk vuante as nga diabeti as nga zemra, “por nga mjekimet e shumta diabeti ditën e fundit i shkoi 200”.

Gjesti thyen çdo rekord të showbizit shqiptar: Mbi 110 mijë ndjekës për 24 orë!

Gjesti ka hyrë në histori si banori i parë që arrin të fitojë mbi 110 mijë ndjekës të rinj në Instagram brenda më pak se 24 orësh. Ky rekord i jashtëzakonshëm erdhi pas hyrjes së tij në Big Brother VIP Albania, ku popullariteti i tij është rritur në nivele të paimagjinueshme.
Nga 150 mijë ndjekës që kishte para hyrjes, Gjesti tani numëron plot 267 mijë ndjekës, duke u bërë fenomeni më i madh i rrjeteve sociale në showbizin shqiptar.

Por rekordet e tij nuk mbarojnë këtu! Videoja ku Gjesti njofton hyrjen në BBVAL ka marrë mbi:
2 milion shikime,
83 mijë pëlqime,
11 mijë shpërndarje.

Gjesti po tregon se është jo vetëm një banor i preferuar, por edhe një ndikues i fuqishëm në rrjetet sociale, duke vendosur standarde të reja dhe duke bërë histori në skenën shqiptare!

Pësoi thγerje koc kash, ky është Adriatik Roshi që u dh*nua barabarisht nga familja Koçeku në berberhane

Personi që shihni në foto është Adriatik Roshi, 48-vjeçari i cili më 5 janar u dhunua barbarisht në një berberhanë në Tiranë.

Si pasojë e dhunës së ushtruar 48-vjeçari pësoi poltrauma, duke pasur thyerje kockash nga koka te këmbët.

Nga pamjet e publikuara më herët shihej se si disa persona të maskuar u futën në ambientet e berberhanës dhe dhunuan me levë dhe sëpatë biznesmenin Roshi.

Lidhur me këtë ngjarje policia vendosi në pranga Gani Koçekun dhe Ledio Tushën, ndërsa ka shpallur në kërkim Ronald Koçekun, Luçiano Koçekun, Dino Koçekun dhe Gëzim Koçekun.

Organizatori i dyshuar i këtij konflikti është biznesmeni Luçiano Koçeku, i njohur edhe me emrin Tur Koçeku.

Ngjarja dyshohet se ka lidhje me sherrin masiv në një klub natë në jug të vendit në gusht të vitit të kaluar, ku u rrah Tur Koçeku.

Keni legalizuar pronën? Hapat si të pajiseni me certifikatën e pronësisë. Dokumentet që duhet të ngarkohen në e-albania

BESARTA BASHA/ Duke qenë se për disa muaj fokusi i qeverisë, bashkive apo organeve të tjera kadastrale nuk mund të jenë legalizimet për efekt elektoral, fokusi është zhvendosur te regjistrimi i pronave.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës apelon qytetarët që janë pajisur me leje legalizimi të bëjnë hipotekimin e plotë të pronës, duke kujtuar edhe hapat që duhet të ndjekin për të kopsitur dosjen.

REGJISTRIMI I PRONES

Marrja e lejes së legalizimit është vetëm hapi i parë drejt fitimit të së drejtës së pronësisë. Për t’u bërë pronar juridik i pasurisë që e kanë gëzuar deri më tani, pa e pasur në pronësi ligjërisht, qytetarët që marrin lejen duhet të aplikojnë pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të siguruar tri dokumentet të tjera që vërtetojnë pronësinë.

“Nëse keni marrë një vendim legalizimi për objektin tuaj, regjistrimi i tij është një hap i rëndësishëm që ju mundëson: Pajisjen me certifikatë pronësie, marrjen e kartelës së pasurisë, kopjen e fragmentit të hartës kadastrale. Në lidhje me procedurën e aplikimit, ashtu si shumica e shërbimeve të tjera, procedohet ‘online’. Mjafton të hyni në portalin qeveritar www.e-albania.al dhe zgjidhni shërbimin: ‘Regjistrimi i kalimit të pronësisë me anë të ligjit, me vendim gjykate, apo të një akti administrativ’. Automatikisht përzgjidhet shërbimi i dëshiruar pasi shfaqen tri opsione: lëshim certifikatë pronësie, lëshim kopje kartelë pasurie apo lëshim kopje e fragmentit të hartës kadastrale. Hapi i radhës është shkarkimi i mandatit të pagesës, e cila mund të kryhet ‘online’ në e-Albania, në çdo pikë të Postës Shqiptare, apo çdo dege të një banke të nivelit të dytë”.

Ndërsa aplikimin për regjistrimin e vendimit qytetarët mund ta kryejnë vetëm pas 30 ditësh nga njoftimi për miratimin e tij dhe sigurisht, pasi të kenë shlyer detyrimet e tarifave dhe taksave vendore. Përfitojnë skonto ata që kanë kryer rregullisht pagesën e dritave apo i përkasin kategorive më vulnerabël.

LEGALIZIMET

Sipas statistikave të deritanishme nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, afro një e katërta e banesave në vend rezultojnë të palegalizuara. Me një vendim qeverie të para gjashtë muajve, ka nisur përshpejtimi i procesit të legalizimeve, i cili gjithsesi bllokohet vetëm pak ditë më vonë, në 11 janar.

Qeveria e ka të pamundur të japë çfarëdolloj leje, legalizim apo bonus në këtë periudhë fushate elektorale, pasi konsiderohet shkelje e Kodit Zgjedhor. Duke sjellë në vëmendje afatin 2028 për përfundimin e procesit të legalizimeve, Kadastra po shikon si mundësi unifikimin e praktikave për pajisjen e qytetarëve me dokumentin e pronësisë.

Qëllimi kryesor i ASHK është që procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje të përmbyllet brenda afatit ligjor që është 2028, viti që do të shënjojë edhe vijën e kuqe sa u takon ndërtimeve pa leje. Por sa e mundur është përmbyllja e këtij procesi në afatet e përcaktuara deri në 2028?! Projekti për digjitalizimin e arkivës ka nisur në vitin 2022 dhe synohej të përfundonte në harkun e tri viteve.

Por, në strategjinë afatmesme të Ministrisë së Financës, vihet në dukje se nga 4.5 milionë pasuri vetëm 1.2 janë të digjitalizuara. Çfarë mbetet ende sfidë, po ashtu janë edhe problemet hartografike, që janë bërë në jo pak raste edhe shkak për mbivendosje. Në rastin e ndërtimeve pa leje, ligji përcakton, që kur për një objekt ka më shumë se një pretendim do të vijohen procedurat e legalizimit me atë që ka aplikuar më herët. Por, kjo nuk përjashton adresimin e çështjes në gjykatë dhe kjo ndodh kur për të njëjtën pasuri janë lëshuar disa tituj pronësie nga institucione të ndryshme.

Por, në asnjë rast duhet thënë, palët nuk janë të përjashtuara nga mundësia për të hyrë në një marrëveshje mes tyre. Kjo do të thotë që nëse palët duan ta zgjidhin konfliktin me anë të një marrëveshjeje, mund ta bëjnë këtë duke shmangur kësisoj edhe një proces gjyqësor që mund të zgjasë me vite./ Gazeta Panorama

(BalkanWeb)

Tensione të reja në Lindjen e Mesme?/ Izraeli përgatitet për një konflikt të mundshëm me Turqinë

Izraeli duhet të përgatitet për një përplasje të mundshme me Turqinë për mbështetjen e Ankarasë për fraksione të ndryshme në Siri, ka paralajmëruar një panel zyrtar i mbështetur nga qeveria.

Të hënën, Komisioni Nagel, i cili u krijua në gusht 2024 nga qeveria izraelite për të këshilluar për çështjet e sigurisë, dha një raport të gjerë mbi qëndrimin e sigurisë së shtetit hebre. Grupi drejtohet nga profesori Jacob Nagel, ish-kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ish-Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Raporti theksoi atë që e sheh si ambiciet e Ankarasë për të rivendosur ndikimin e epokës osmane në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar se disa fraksione siriane janë në linjë me Turqinë. “Kërcënimi nga Siria mund të evoluojë në diçka edhe më të rrezikshme se kërcënimi iranian”, tha komisioni.

Raporti rekomandoi gjithashtu një ndryshim të madh në strategjinë e mbrojtjes së Izraelit, duke kaluar nga parandalimi në një qëndrim më proaktiv. Kjo do të përfshinte rialokimin e 70% të burimeve të mbrojtjes drejt operacioneve sulmuese dhe rritjen e buxhetit të mbrojtjes 2025 me nëntë miliardë shekelë (2.5 miliardë dollarë), duke e çuar atë në 123 miliardë shekel (34 miliardë dollarë). Komisioni theksoi se vendi do të duhet të mbajë buxhete të larta deri në vitin 2030.

Rënia e qeverisë së sundimtarit sirian Bashar Assad, e cila u rrëzua nga një ofensivë e papritur xhihadiste e udhëhequr nga Hayat Tahrir-al-Sham (HTS) në fund të vitit 2024, solli një shkrirje në lidhjet Ankara-Damask, me zyrtarët turq që premtuan për udhëheqjen e re siriane ndihmë në rindërtim, duke bërë thirrje për heqjen e sanksioneve ndërkombëtare dhe duke parë një operacion të përbashkët kundër kurdëve militantë.

Ndërkohë, pas rënies së Asadit, Izraeli nisi një fushatë gjithëpërfshirëse bombardimesh në të gjithë Sirinë, duke synuar infrastrukturën e saj ushtarake dhe armatimin e avancuar dhe duke argumentuar se kjo do ta pengonte të binte në “duart e gabuar”. Ushtria izraelite gjithashtu vazhdoi të pushtojë më shumë territor sirian të njohur ndërkombëtarisht, duke u zhvendosur në zonën mbrojtëse të krijuar nga OKB-ja midis vendeve nga Lartësitë Golan.

Marrëdhëniet midis Izraelit dhe Turqisë, e cila ka qenë historikisht mbështetëse e Palestinës, kanë qenë në një kthesë që nga fillimi i konfliktit të Gazës në tetor 2023. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Izraelin për “terrorizëm shtetëror” dhe “gjenocid” në enklavë , ndërsa Izraeli ka dënuar mbështetjen e Turqisë për Hamasin. Në nëntor, Erdogan njoftoi se Ankaraja kishte ndërprerë plotësisht marrëdhëniet diplomatike me Izraelin.

VIDEO/ E burgosur prej 3 javësh nga Irani, gazetarja italiane kthehet në shtëpi, dalin pamjet nga takimi i përzemërt me Melonin

Cecilia Sala, një gazetare italiane e mbajtur në izolim për gati tre javë në Iran, është kthyer në shtëpi pasi u lirua nga burgu.

Një aeroplan me 29-vjeçaren u ul në aeroportin Ciampino të Romës të mërkurën pasdite, ku ajo u prit nga anëtarë të familjes dhe politikanë, përfshirë kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

Kthimi i Sala është vlerësuar si një fitore politike dhe diplomatike për Melonin dhe qeverinë e saj të djathtë.

“Falë punës intensive në kanalet diplomatike dhe inteligjente, bashkatdhetaria jonë është liruar nga autoritetet iraniane”, thuhet në një deklaratë nga zyra e Melonit.

Sala, një reportere për Il Foglio, u arrestua më 19 dhjetor me akuzën e shkeljes së ligjit islamik tre ditë pasi mbërriti në vend me vizë si anëtare e medias.

Ajo u prit në aeroport nga Meloni, Antonio Tajani, ministri i Jashtëm i Italisë dhe Roberto Gualtieri, kryebashkiaku i Romës.

foto galeri
foto galeri
foto galeri

“Jam krenar për punën e madhe në ekip që çoi në këtë rezultat. Që nga fillimi të gjithë kemi punuar që ta kthejmë shpejt në shtëpi,” i tha Tajani parlamentit më herët të mërkurën.

Lirimi i gazetares vjen disa ditë pasi Meloni bëri një vizitë fluturuese në klubin e golfit të Donald Trump në Florida, gjatë së cilës ajo thuhet se ushtroi presion mbi rastin e Sala.

Para se të mbërrinte në shtëpi, i dashuri i Sala, Daniele Raineri, i tha agjencisë së lajmeve Ansa se ishte “e emocionuar dhe shumë e lumtur”.

Ai bëri fotografinë e parë të Sala të buzëqeshur teksa takoi Melonin.

Babai i Sala, Renato Sala, tha për Ansa: Kam qarë vetëm tre herë në jetën time. Unë besoj se qeveria jonë ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Unë do t’i them asaj se jam krenar për të, për aftësinë dhe qetësinë e saj(referuar Melonit)

Krerët e opozitës vlerësuan gjithashtu përpjekjet diplomatike të qeverisë.

“Sot i gjithë vendi po feston pa dallime dhe polemika”, shkruan ish-kryeministri Matteo Renzi në X.
Giuseppe Conte, një tjetër ish-kryeministër, tha: Ky është një lajm i madh pas ditësh tensioni. Një duartrokitje për të gjithë zinxhirin, nga qeveria dhe diplomacia te shërbimet që e bënë të mundur këtë rezultat.

“Nuk mundesha më”, gruaja υret me t hikë bashkëjetuesin në Itali: Më sυΙmoi dhe unë u mbrojta

ITALI

Një 33-vjeçare në Itali ka vrarë partnerin e saj 38 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së martës në provincën e Monzas.

Mediat italiane bëjnë me bëjnë me dije se para ngjarjes çifti kanë pasur debat të ashpër fizik, dhe sipas dëshmisë së autores së krimit, i shoqi e ka dhunuar atë dhe ajo është mbrojtur duke e sulmuar me thikë.

Pas aktit ajo ka telefonuar urgjencën, por 38-vjeçari nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë.

“Ai më sulmoi dhe unë u mbrojta. Nuk mundesha dot më”- ka deklaruar 33-vjeçarja, Stella Boggio.

Sipas dëshmive të fqinjëve, debatet me partneren e tij kanë qenë të vazhdueshme dhe të ashpra kohët e fundit. Aq të shpeshta dhe të forta, me britma edhe në mes të natës, duke i shtyrë banorët e pallatit ku jetonin të lajmëronin administratorin.

Çifti nuk kishte fëmijë, por Boggio kishte një djalë nga një lidhje e mëparshme.

VIDEO/ Tr ondit 30-vjeçarja: U njoha me një 60-vjeçar në FB, bëmë 4 fëmijë por i çoi në jetimore. Më dhυ nonte dhe…

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti, në News24, u trajtua historia e Erjona Gjinit. Ajo është një 30-vjeçare nga Lushnja e cila u njoh në rrjetin social Facebook me Albertin, një burrë që ishte dyfishi i moshës së saj po nga i njëjti qytet. Të dy vendosën që këtë njohje ta çonin edhe më tej duke nisur kështu bashkëjetesën pa e patur problem diferencën e moshës.

Edhe pse familja e Erjonës nuk ishte dakord për këtë raport, ajo vendosi të mos dëgjojë askënd dhe t’i besonte të ardhmen Albertit, i cili kishte probleme të shëndetit mendor.

Fillimisht çdo gjë shkonte mirë, ndërsa pasi në jetë erdhën dy djemtë, Alberti nisi të ushtronte dhunë mbi Erjonën.

Kështu nisën problemet mes çiftit, dy prej fëmijëve kanë probleme shëndetësore dhe pas një periudhe kohe tre prej fëmijëve u çuan në jetimore nga babai i tyre. Sot e reja kërkon të kthejë në shtëpi fëmijët nëpërmjet thirrjes publikisht…

(BalkanWeb)