ΡAMJE të RËNDA/ Del VIDEO e RE nga rra hja brυtaΙe e “Ad Lecit” me urdhër të biznesmenit të njohur, “Tur Koçeku”!

Disa ditë më parë, persona të maskuar dhe të armatosur qëlluan me sende të forta Adriatik Roshin, në një berberhane në zonën e ish-Doganës në Tiranë.

Siç shikohet në pamje, personat e pajisur me leva e sëpata godasin pa mëshirë të riun.

Adriatik Roshi vijon të jetë në reanimacion në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Ai ka marrë dëmtime në pjesën e kokës dhe në gjymtyrë. Hetuesit e komisariatit nr. 3 në kryeqytet, pasi këqyrën kamerat e sigurisë, kanë ndaluar dy persona Gani Koçeku dhe Ledio Tusha.

Për ta marrë në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes policia po punon edhe për ndalimin Tur Kocekut si person që mund të ketë dijeni për ngjarjen. Ndërkohë personat e shpallur në kërkim janë shtetasit Ronald Koçeku, Luçiano Koçeku, Dino Koçeku dhe Gëzim Koçeku.

Elon Musk dëshiron blerjen e Liverpoolit, skuadra vlen sa 1% e pasurisë së tij

Liverpool mund të ketë një pronar të ri së shpejti, megjithatë kjo gjë nuk është e sigurt, por kur bëhet fjalë për njeriun më të pasur në botë, gjithmonë duhet marrë seriozisht. Elon Musk, krijuesi i Teslas, por edhe disa kompanive të tjera gjigante në botë, ka shprehur dëshirën për t’u bërë pronar i “The Reds”, fakt të cilin e ka konfirmuar babai i tij, Errol Musk.

Në një intervistë për The Times Radio, Errol foli rreth kësaj çështjeje duke deklaruar: “Oh, po. Por kjo nuk do të thotë se ai do ta blejë. Ai do të donte, po, sigurisht.”

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të qarkullojnë lajme se Musk mund të jetë numri 1 i skuadrës që aktualisht kryeson kampionatin anglez. Sa i përket vlerës së Liverpoolit, ajo shkon diku te 4.3 miliardë paundë, ose e thënë ndryshe, pak më tepër se 1% e pasurisë së Musk.

Vetë Musk nuk ka reaguar për çështjen, por mbetet për t’u parë në vijim se çfarë do të ndodhë, ku nuk përjashtohet një rritje e vlerës së skuadrës, me qëllim përfitimin nga pronarët aktualë. Kujtojmë që Musk është një mbështetës i presidentit të saposhpallur të Amerikës, Donald Trump, duke qenë i pranishëm gjatë fushatës së tij pak kohë më parë.

Reshje shiu e dëbore, të dielën moti bën kthesë, rënie drastike e temperaturave

Meteorologia Tanja Porja ka bërë parashikimin e kushteve atmosferike për ditët në vijim, deri të martën e ardhshme.

Porja tha se deri të shtunën kushtet e motit do të jenë thuajse të njëjta, me reshje të pakta shiu dhe temperatura të ngjashme me ato të ditës së sotme.

Por sipas saj, ditën e shtunë dhe kryesisht të dielën, do të ketë një rënie drastike të temperaturave, të cilat do të shkojnë rreth 8 gradë më pak.

Ajo shtoi gjithashtu se në zonat lindore dhe jug-lindore do të ketë reshje dëbore që do të shkojnë deri në një trashësi 20-40 centimetër.

“Sot një ditë vjeshte dhe në fakt do vijojë moti tipik i vjeshtës edhe për ditën e enjte dhe të premte. Ndërsa të shtunën presim që termometri t’i afrohet normalitetit të stinës, duke shkuar në rreth 0 gradë në orët e para të ditës, ndërsa mesdita mbetet me temperatura relativisht të larta, rreth 16 gradë maksimumi.

Sot vijon me reshje veriu, shumë më pak qendra dhe në jug vetëm në zona të izoluara. Kemi një rënie të temperaturave, kryesisht ditën e shtunë. Edhe ditën e shtunë reshjet do të jenë të pakta dhe në zona të izoluara. Po ashtu të shtunën do të kemi reshje dëbore, kryesisht në zonat lindore dhe jug-lindore.

Mesdita e së dielës sjell një rënie të ndjeshme të temperaturave, rreth 8 gradë më pak. Temperaturat do të jenë jo më shumë se 12 gradë celcius. Deri mesditën e të martës reshjet do të jenë me intensitet mesatar, por kryesisht reshje dëbore në zonat malore lindore. Presim të paktën 20-40 cm dëborë në zonat lindore”, tha meteorologia Porja. / A2 CNN.

Konfirmohet rasti i parë me virusin HMPV në Greqi

Rasti i parë i konfirmuar i të ashtuquajturit metapneumovirus HMPV zbulohet në Selanik.

Bëhet fjalë për një 71-vjeçar i cili ndodhet i shtruar në spitalin Papanikolaou.

Lajmin e ka publikuar stacioni privar televiziv Open dhe priten deklaratat zyrtare të mjekëve.

Bëhet fjalë për metapneumovirusin që ka marrë formën e një pandemie në Kinë prej javësh dhe është një virus i njohur për mjekët.

Rasti në fjalë është konstatuar tek një 71-vjeçar, vajza e të cilit ka udhëtuar drejt Kinës gjatë festave të fundvitit dhe pak ditë pas kthimit, babai i saj ka shfaqur simptomat e para.

Fillimisht ai shkoi në një klinikë private, më pas më 3 janar u shtrua për mjekim në spitalin Papanikolaou – i cili pranonte pacientë atë ditë dhe ka një nga klinikat më të mira të mushkërive . Të shtunën iu nënshtrua një testi PCR dhe të hënën rezultatet treguan se ai ishte pozitiv ndaj virusit HMPV.

Transporti publik i Shqipërisë hyn më në fund në “Google Maps”

Shqipëria turistike e këtyre viteve të fundit ka qenë një surprizë për të huajt, që me befasinë e zbulimit të një destinacioni me bukuri të shumta natyrore, ndesheshin edhe me sfidën e orientimit në një vend ku transporti publik është disi kaotik. Por duket se viti 2025, do të jetë disi më i thjeshtë për ata që zgjedhin të na vizitojnë, sepse tashmë të dhënat për transportin publik ndërqytetës janë integruar në Google Maps, duke e bërë më të thjeshtë orientimin.

Kjo do të thotë se tashmë për të shkuar nga një qytet në një tjetër mjaft të kërkosh në “Google Maps” dhe itinerari gjenerohet automatikisht, në disa raste me më shumë se një opsion, në varësi të destinacionit ku doni të shkoni dhe rrugën që doni të zgjidhni.

Për shembull nëse doni të shkoni nga Korça në Sarandë, keni dy mundësi sipas asaj që gjeneron harta. Mundësia e parë është të kaloni nga Gjirokastra. Kështu në Korçë do të merrni autobusin GJ5 nga Terminali dhe do të mbërrini në Gjirokastër në një rrugëtim që zgjat tre orë. Aty me pas do të merrni autobusin Gj3 që do t’ju çojë drejt Sarandës në një rrugë që zgjat pak më shumë se një orë.

Një tjetër mundësi është nëse doni të kaloni nga Përmeti për të shkuar nga Korça në Sarandë. Nëse zgjidhni këtë mundësi atëherë do t’ju duhet të merrni tek terminali autobusin KO32 i cili shkon drejt Përmetit. Më pas nga Përmeti do të udhëtoni për në Gjirokastër me GJ19 për një orë e 10 minuta.

Në stacionin e Gjirokastrës mund të niseni drejt Sarandës me mjete të Argjiro Sh.p.k. Të dhënat në këtë itinerari gjenerohen nga e-transport dhe faqja tjetër Gjirafa Travel. Mundësia e tretë është një linjë direkte që niset nga Korça në Sarandë me autobusin KO1 në një rrugë që zgjat 4 orë e 37 minuta.

E njëjta logjikë vlen edhe për destinacione të tjera. Për shembull, nëse marrim Tiranën dhe Durrësin, kush vjen nga qyteti bregdetar drejt kryeqytetit ka dy opsione. I pari është përmes autostradës Tiranë-Durrës ku fillimisht nga stacioni në Durrës duhet të marrë autobusin Dr6 dhe më pas të shkojë nga Terminali B drejt qendrës me autobusin urban të qytetit me linjën 4 nëse kërkon për shembull ti drejtohet qendrës së kryeqytetit.

Nëse dikush kërkon një tjetër opsion për të ardhur nga Durrësi është edhe mundësia e kalimit nga Ndroqi ku nga stacioni i Plepave mund të marrë linjën Tr65 që ndalon në Terminalin B dhe më pas të marrë të njëjtën linjë urbani si në rastin  e mëparshëm.

Të dhënat që aktualisht kryqëzohen  në Google Maps për të marrë informacion kanë për burim disa operatorëve që  nga E-transport që është faqja zyrtare e transportit publik ndërqytetas në vend, Bashkia e Tiranës sa i takon transportit publik në kryeqytet si dhe subjekte private që kanë platforma të dhënash mbi transportin siç është Gjirafa Travel apo të tjerë.

Shqipëria me rritjen e interesit si destinacion turistik e ka pasur të nevojshme koordinimin e transportit publik në Google Maps duke qenë se edhe mundësitë që ofron janë të kufizuara duke u ndalur vetëm tek autobusat pasi linja hekurudhore funksionale mungojnë. Gjithsesi më mirë vonë se kurrë dhe 2025 të paktën në këtë aspekt vjen me një lajm të mirë./ Monitor

E PAPRITUR, por e VËRTETË/ Gjesti banori më i ri i “BBV4”!

Big Brother Albania VIP 4, një ndër formatet më të suksesshëm të Reality Show, prodhuar nga Top Channel.

Personazhe e karaktere të njohur e të dashur të jetës sonë janë zgjedhur me shumë kujdes në bazë të profileve të tyre psikologjike e social-kulturore dhe do te jetojnë së bashku në një shtëpi për disa javë rresht.

Edhe pse të gjithë ishin përgatitur për hyrjen e dy banorëve të rinj, Igli dhe Genci, nuk e prisnim që një banor i tretë do t’i bashkohej shtëpisë.

E ashtu si dhe nuk e prisnim që ai të ishte këngëtari i dashur për publikun Gjesti.

Edhe pse sapo ka dalë nga izolimi dhe po nis një tjetër izolim ai shprehet :

“Ajo nuk ishte asgjë, ishte vetem nisja, nga “BBV4″ pres gjëra më të forta…”

Baba Vanga e Nostradamus, të njëjtin parashikim të frikshëm për 2025-ën!

Tani që atmosfera e festave po zbehet, na duhet të mendojmë për 12 muajt e ardhshëm. Shumë kanë objektiva e besim në realizimin e tyre, ndërsa të tjerë i drejtohen horoskopit me shpresën për të gjetur ndonjë fije optimizmi ose shtyse.

Megjithatë, parashikimet e Baba Vangës dhe Nostradamusit janë tjetër nivel!

Baba Vanga ka ndërruar jetë para 25 vitesh, por parashikimet e “legjendës” së verbër bullgare vijojnë e gjejnë ende vend.

Ndërsa fizikanti francez Michel de Nostredame i njohur ndryshe si Nostradamus ka vdekur që në vitin 1566, por sërish gjithçka ai ka thënë ‘e ka vërtetuar koha’.

Edhe pse kanë lindur në periudha krejt të ndryshme, me 450 vite diferencë, të dy kanë një parashikim të njëjtë për 2025-ën: Konflikte në Europë!

Sipas Baba Vangës, këtë vit do të zhvillohet një luftë që do jetë shkatërruese për një pjesë të kontinentit tonë. Shton se Rusia do të “dominojë botën”, betejat do të pasohen me tërmete në të gjithë globin, më së shumti në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara.

Për Nostradamusin, tokat e Europës do të “copëtohen” prej luftërave mizore! Në shënimet e tij, ai thotë se Britania e Madhe do të jetë kryeqendra e konfliktit dhe se do rikthehet “murtaja” vdekjeprurëse.

Një tjetër parashikim i Baba Vangës është mundësia që ne të takojmë alienët, që në fakt kanë qenë objekt debatesh e diskutimesh për shekuj me radhë. Sipas saj, kjo gjë do ndodhë gjatë një eventi të madh sportiv.

Grυaja nga Shkodra: Sh oku i bυrrit erdhi një nαtë kur isha υetëm, ajo që ρ ërjetòva m’ka TR0NDlTUR…

Një grua dyshon se bashkëshorti e tradhëton e për këtë shkak është bërë një zbulin që gruaja ka bërë së fundmi. Kjo është historia e saj e rrëfyer.

“Mirëmbrëma të gjithëve. Jam një 36-vjeçare dhe jam lexuese e rregullt e faqes tuaj.


Jam nga Shkodra dhe jam e martuar, por fëmijë nuk kam. Prej vitesh jetoj me burrin në Itali, këtu jemi stabilizuar mirë.

Burrin e dua dhe e respektoj shumë. Por ai mesa duket nuk më do dhe tani kam zbuluar se as nuk më respekton.

Burri punon me turne, sepse bën dy punë. Unë nuk punoj sepse kam një problem shëndetësor që akoma nuk më lejon të dal në punë.

Burrin e kam shumë të pashëm, por asnjëherë nuk kam dyshuar se ai më tradhëton.

Deri para një muaji, kohë kur më kanë lindur dyshime të forta se ai më tradhëton.

Ishte ora 23:00 një darkë, e bie dera e shtëpisë. Vjen kolegu i burrit tim dhe e kërkon sepse s’po i përgjigjej në telefon.

Kishin një urgjencë tek puna, e duke qenë se burri nuk i hapte telefonin, shoku i tij që punojnë bashkë kishte ardhur ta thërrasë tek shtëpia.

E forta është se mua burri më kishte thënë që në orën 22:00 se atë natë do të ishte turni i tretë. E imagjinoni tani si u ndjeva unë?

I thashë që dyshoj se më tradhëton e tha nuk është ashtu si mendoj unë. Nuk më jep më shumë shpjegime dhe kemi 1 muaj që zihemi.

Çfarë duhet të bëj? Të kthehem tek prindërit në Shqipëri? Kështu nuk duroj dot sepse ai po përpiqet ta kalojë si pa të keq, e pa asnjë sqarim…”, shkruan ajo.

“Βυrri me ka t rαdhetu me vajzen e tezes time, ajo me thοshte na mjaftοn b ùrri yt te dγjαυe per”…

Burri me ka tradhetu me vajzen e tezes time,Ajo me thoshte na mjafton burri yt te dyjave per”… -Hello histori te jetes.

A ka mundesi me shkru ngjarjen tem ama anoniim tlutem falimenderit? Historia jem eshte ceshtje familjare kshtu qe sdu mu prezantu kush jom tek jom mirepo du shkurt me ju kallxu krejtve qe kaniher dashnia smjafton edhe duhet njeri mi pas 100 par men si martes si fejes si ngjithqka.

Une per vete jom provu me shume sene ama kurr se kom menu qe ma qon zoti ni ksi fati tkalbt edhe duhna mu ballafaqu me ksi senesh. 


Jom qike hastreti kshtu qe ka jom rrit jom kon shum e lidht me qiken e agjes, tezes, halles etj etj. Une jom mundu shume me i afru sikur motrat e mija sepse skom pas motra edhe jom mundu qe ato mos mem nda mu kur tbohen bashk edhe qashtu jon kan raportet.

Une e kom pas mas tlidhti raportin me qiken e tezes se di pse veq vet jemi kon qashtu ma tlidhta mes vete sepse edhe ajo e hastretit e qishtu. Kur u martu ajo su kan e lumtur kurr edhe ma bojke mu marova tu e tradhtu me tjer ja bojsha ooo budall nalu se ka me tnxan ni dit e ki me hanger veten per kto sene ma bojke jo bre se sen sun um bon edhe qashtu qysh i kom than i kan dal fjalt e mia krejt njejt se qishtu tu munu me i fol asaj budallices e honger vet.

E tradhtojke e qkokqe burrin e vet edhe e diktoj aj dikur edhe ju nda tani met qishtu vejushk her me njo her me njo.

Une vendosa mu martu pas pak kohesh edhe ajo vike rrike te une nbanes e qojke mire me burr temen tamon si me pas vlla e i thojke burri rrini ju sa doni une po flej se kom mu qu per pun u mundu aj ngjdo kusht me afru me mu se ju dhimke qe u nda.

Nuk e dike arsyjen ama qishtu kur mundohesh me mbrojt familjen tane e han vet tani. Ja nisi me burri mem dal shpesh naten edhe diqysh kurr skom dyshu se shume i kom besu edhe pe shoh qe edhe qika tezes nuk vike si perpara.

Qathere ja nisa me dyshu se mvike qudi qysh te dyt e paskan gjet kohen me dal e une po jes vet nshpi. Niher sum ka shku menja qe po dalin bashk ama ni shoqe ni dit mtha e kom pa V*** me burrin ton thash qka? Qka lypke ajo me to? A ishe une me ta? Tha jo pishin kafe edhe qaty kesh ka luj psiqikishttttt.

Rrshita krejt nese i kisha pas para vetes noshta i kisha rrjep dyt qaty per qaty. Kumedit qka kisha bo veq e di qe dikush e kish hanger keq ama kush se di. Shkova nshpi edhe e thirra edhe burrin edhe ata erdhen dyt edhe ju thash a spo keni tjeter pun veq me dal me njanin tjetrin a ?

Oooo me ja pa qehren burrit shkojke her i kuq her i verdh sdike as qka mem thon. Belbojke djali prej sikletit tha ooo kjo mu ka gju jo une ksaj e ksi sene thash qkaaa??? Ti kurv a spo ki tjeter pune le qe tka lan burri yt po tasht me burrin tem a ?

A spo ka meshkuj boll pee ty veq je tek ntemen a ? Tha ih moter hajt se sa dush na del njo i joti ooo qaty ja futa shuplak edhe e qita prej shpis dyt. Burri u mundu mem shkru e mem thirr tu mkerku falje ama hiq sjom ka du me nij. Mka ardh ni dit te puna jom bo kishe osht i dekt kishe spe shoh aj veq folke folke une kalojsha para tij sikur para vorreve.

Normal qe zemra mdhemb ama qat tradhtij smuj kurr me ja fal kerkujt. Plus pom plas fakti qe qika e tezes qe e kom konsideru si moter ma ka bo kit tpa drejten. Jom mundu mu bo e sinqert me to e mi fol e jo me afru deri ne at mas ku i doket normale me flejt me burr temen se une budall sjom.

Kan kalu sdi sa muj edhe normal banes vet me nejt pom han spo di a osht heret me ja nis me vazhdu jeten tem me u mundu me u njoftu me najkon ama spo di? Kshtu e kom zemren e thyme edhe jom shume e zhgenjyme spo di qka me bo. Qysh me vazhdu jeten kshtu me ton kit nervoz ton kit mllef?

Kom ndryshu edhe si person po e shoh veten qe po bona nervoz ma shume edhe po ju gjuna krejtve me nervozat e mija. U munojsha nanen tem me fajesu edhe pse e shkreta ska faj per rastin temm thojsha ti mke afru me ni kurv qe ma ka prish jeten ama ajo ska qka mbon se kerkush sdon me pa evladin e vet tu hek normal.

Veq budall mu kon menon qashtu ama qashtu ja kom nis une mu bo. Spo di qysh me vazhdu jeten kur kom shume nervoz pa u sheru shume mendime pa u sqaru? Nese ishit kan pozit teme qa kishit bo se spo du kerkujt tjeter mi kallzu veq najkujt qe sem njeh edhe smundet mem gjyku ose me ma fol naj fjal tran. Flm shum…

Nuk m bαhet “Ç lFTĺ” në mes të Tiranës, e bέ. jnë brenda makinës, para ministrisë…(VIDEO)

Pamje +18 janë regjistruar mbrëmjen e djeshme përballë Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë.

Dy persona shihen teksa kryejnë marrëdhënie s*e.ksuale në mes të rrugës, brenda makinës.

Pamjet janë kapur nga një qytetare e rastësishme dhe janë dërguar në redaksinë e JOQ.

Një një moment vajza e ka kuptuar që po filmohet dhe ngre kokën, por qytetarja e fik filmimin.

Kujtojmë se zona përballë Ministrisë së Drejtësisë është vendi i preferuar i disa vajzave apo edhe tr.ansg.jinorëve që kërkojnë klientë.

SHIKO VIDEON KËTU