Në kërkim ndërkombëtar prej vitesh/ Si u arrestua në Athinë Jani Alia, i tregoi policisë greke dokumente false, por…

Gazetari Igli Çelmeta ka zbuluar detaje të reja në studion e News24 lidhur me arrestimin e Jani Alias nga autoritetet greke në Athinë.

Alia, i kërkuar ndërkombëtarisht për vrasjen e Elton Çiçës në vitin 2016, u kap gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve.

Sipas Çelmetës, lëvizjet e dyshimta të Alias kishin tërhequr vëmendjen e policisë greke, e cila e shoqëroi për verifikim.

Gjatë këtij procesi, Alia paraqiti një dokument identifikimi të falsifikuar, por kontrolli i shenjave të gishtave zbuloi identitetin e tij të vërtetë. Pas kësaj, autoritetet greke e arrestuan menjëherë.

“Jani Alia, i cili vrau Elton Çiçon, një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare është arrestuar mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Autoritetet greke në Athinë kanë vërejtur lëvizje të dyshimta të Jani Aliajt dhe e kanë shoqëruar atë për verifikim. Ai ka treguar një dokument identifikimi fals, i cili është pikasur nga autoritetet. Pas marrjes së shenjave të gishtave është zbuluar identiteti i tij dhe më pas është kryer arrestimi”, u shpreh ai.

“Ajo me të vërtetë e pushtoi Europën!” Meloni, vizitë surprizë në rezidencën e Trump

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e ka realizuar një vizitë jozyrtare dhe të papritur në rezidencën e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump në Florida.

Në disa fotografi të publikuara nga zyra e kryeministres, Meloni dhe Trump shihen duke bërë fotografi në hyrjen e rezidencës, dhe me vonë duke biseduar.

Ajo shoqërohej nga ambasadorja në SHBA, Mariangela Zappia.

Bashkë me ta edhe këshilltari i ardhshëm i sigurisë kombëtare, Mike Waltz dhe ambasadori i ardhshëm i SHBA në Itali, Tilman Fertitta.

”Është shumë emocionuese, unë jam këtu me një grua të mrekullueshme, kryeministren e Italisë”, citohet të ketë thënë Trump.

Zyra e saj nuk ka dhënë më shumë hollësi për vizitën.

Fotografitë e dy liderëve konservatorë afër njëri-tjetrit janë publikuar në faqet e para të të gjitha gazetave italiane. Disa gazetarë raportuan për takimin në Platformën X.

“Ajo me të vërtetë e ka pushtuar Europën”, tha Trump për Melonin, raportoi një reporter i Bloomberg. Kryetarja e partisë së djathtë “Vëllezërit e Italisë” ka marrëdhëniet më të mira me kampin Trump.

Sekretari i ardhshëm i Shtetit, Marco Rubio, e përcaktoi Melonin si një “aleate të madhe, një udhëheqëse të fortë”.

Gjatë takimit, sipas shtypit, Donald Trump – së bashku me Giorgia Meloni, Marco Rubio dhe të tjerë – ndoqën premierën e një dokumentari të fokusuar në apelimet në zgjedhjet e 2020, kur ai denoncoi mashtrimin masiv.

Meloni gjithashtu mban një marrëdhënie miqësore me miliarderin amerikan Elon Musk, i cili këshillon republikanin dhe aktualisht shihet shpesh në krah të tij.

Meloni është njëra prej liderëve botërorë, përfshirë kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau dhe kryeministrin hungarez, Viktor Orban, që kanë vizituar Trumpin para inaugurimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, më 20 janar.

U rrëzua teksa ishte duke kënduar, Manjola Nallbani: Shmanga fëmijën, kam thyer këmbën

Këngëtarja Manjolla Nallbani, ka reaguar ditën e sotme, pas incidentit që pësoi gjatë performancës së saj në natën festive të Vitit të Ri.

Në mes të interpretimit të saj, ajo është rrëzuar në skenë para mysafirëve të pranishëm, për të cilin përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se e bëri për të mbrojtur fëmijën që i kaloi përpara.

Ajo thotë se ‘rrëshqitja e këmbës’, merr më shumë vëmendje se kontributi artistik

Tani po reagoj te shmang spekulimet ( zuri fëmijën, shtikllat) dhe ta sqaroj vetë si ishte situatën! Në datë 1 Janar, sapo fillova të këndoja, një fëmijë i vogël më doli para këmbëve dhe unë pikërisht për të mos e vrarë, se mund t’i bija sipër, i dhashë trupit anash dhe rashë. Fëmija nuk u lëndua, ndërkohë unë u ngrita, edhe pse ndjeva që këmbën e kisha shumë keq e nuk e vija dot në toke, e i kërkova leje njerëzve të këndoja ulur ( 50 min) në karrige.

Më çuan në krahë në Urgjencën e Gjakovës, ku mora kujdes maksimal nga personeli. Këmbën e kam të thyer dhe për 6 javë do marr kujdesin e nevojshëm në Tiranë. Unë vetëm në 3 muajt e fundit kam bërë punë artistike me shumë vlerë, por vëmendjen e një rrëzimi nuk e konkurojnë dot kurrsesi. E di që më tepër vëmendje këtu merr po te “rrëshkiti këmba” se kontributi artistik’, tha ajo. 

VIDEO

“Djali është i trembur, vetëm qan”, aktori Herion Mustafaraj publikon bisedën telefonike me Parashqevi Simakun: Janë thënë shpifje për mua!

Aktori Herion Mustafaraj, ka reaguar pas akuzave të familjes Simaku, duke publikuar një video teksa zhvillon një bisedë telefonike me këngëtaren Parashqevi Simaku, e cila u gjet e pastrehë në rrugët e New York pak javë më parë.

Në video, Mustafaraj përpiqet të sqarojë marrëdhënien e tij me Parashqevinë, ndërsa shprehet se është përballur me probleme në vendin ku punon për shkak të situatës së krijuar.

Ai tregon se në hotel ka pasur probleme pasi u thanë fjalë të padëshiruara për të, ndërsa Parashqevia tregon se djali i saj Luka, është shfaqur i trembur pas takimit me të dhe vetëm qan.

Herioni: Unë ta thash ty o zemra, Ilirit ti ja merr telefonin dhe i thua i thua dua të flas me Herionin. Ti e pe ça na bënë aty.

Parashqevia: I thash, a e more ti Herionin në  telefon. Unë i thash të shkojmë te Fadili, te një studio regjistrimi këtu, që të shkojmë të bëjmë një incizim

Parashqevia: Edhe Roberti të luaj kitarë dhe Luka do qetësohet se ai vetëm qan, është shumë i trembur

Herioni: Vivi dëgjo vëllain, mua mu hap icik punë te hoteli se dolën ca llafe që ishin të padëshiruara që s’kishin ndodhur, u shpikën dhe kam shumë probleme zemra më kupto Herionin, se unë dua të jem me ty çdo sekond, nuk e kam problem fare. Kam dashuri e dëshirë…

Kjo video e publikuar nga aktori Herion Mustafaraj, vjen pas akuzave të mbesës së Parashqevisë, Ina Simakut. Kjo e fundit e ka akuzuar aktorin duke pretenduar se ai ka cënuar privatësinë dhe sigurinë e Parashqevisë.

Në një deklaratë pak ditë më parë, ajo u shpreh se aktori ka hyrë në dhomën e këngëtares pa leje duke përdorur kartën e punës së tij në hotel.

“Herion Mustafaraj rastësisht punon në hotelin ku është strehuar Parashqevia dhe ka bërë disa veprime dashakeqe! Ka hyrë pa leje në dhomën e saj me çelësin e punës”, ka deklaruar Ina Simaku.

Ndërkohë, Herioni ka treguar se ka pasur miqësi të hershme me Parashqevi Simakun, por akuzat e familjes së saj janë të pavërteta.

Ishte fshehur në bagazhin e BMW-së, por 20-vjeçari nuk i ‘shpëton’ Policisë në Qafë Thanë…

Policia ka arrestuar shoferin e një “BMW-je” në Qafë Thanë. Sipas njoftimit zyrtar, ai kishte fshehur në bagazhin e automjetit një 20-vjeçar, i cili po tentonte të kalonte ilegalisht kufirin.

Është sekuestruar automjeti dhe 2 celularë.

“Tentoi ta ndihmonte për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke e fshehur në bagazhin e automjetit, Policia vuri në pranga drejtuesin e automjetit dhe procedoi në gjendje të lirë një 20-vjeçar, që ishte fshehur në bagazhin e automjetit. Sekuestrohet një automjet dhe 2 aparat celular. Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin  Korçë krahas masave për përballimin e fluksit me qëllim eliminimin e radhëve kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit dhe në kufirin e gjelbër me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e personave që shkelin ligjin.

Në këtë kuadër shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Thanë, në dalje kaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “BMW”, që drejtohej nga shtetasi M. Ç. 25 vjeç, ku gjatë kontrollit, në bagazhin e këtij mjeti u gjet i fshehur  shtetasi A. B., 20., i cili tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme,duke u fshehur në bagazhin e këtij automjetit. Në përfundim të veprimeve hetimore u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit  M. Ç., 25 vjeç, banues në Prrenjas, për veprën penale “Ndihma për kalimin të paligjshëm të kufijve”, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. B., 20 vjeç, banues në Prrenjas, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë  Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprimeve të mëtejshme”, njofton Policia.

“Makina s’do përdoret çdo ditë”, hidhet për konsultim publik drafti: Kufizimi i qarkullimit, sipas targave të automjeteve

“Kufizim i përdorimit të automjeteve në ditë të caktuara të javës”. Kjo është një prej masave që duhet të zbatohet brenda vitit 2025 me qëllim reduktimin e emetimeve të gazeve me efekt serrë në sektorin e transportit.

Gjithçka parashikohet në Planin e ri Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, të nxjerrë për konsultim publik. Ndër të tjera dokumenti sugjeron se kufizimi i përdorimit të automjeteve në ditë të caktuara mund të bëhet sipas targës së makinës, por kjo do të duhet të përcaktohet në vijim nga institucionet përkatëse.

Paralelisht, drafti parashikon dhe një sërë masash të tjera, që gjithashtu duhet të ndërmerren brenda vitit 2025. Ndër to është caktimi i taksave të qarkullimit si dhe studimi për eliminimin e mbivendosjeve të linjave të transportit në itineraret e tyre.

Ndërkohë që, brenda vitit 2026 do të duhen ndërhyrje në drejtim të infrastrukturës, që lidhen me përdorimin e automjeteve me eficiencë energjie dhe përmirësimin e cilësisë së rrugëve, si dhe në drejtim të planifikimit urban duke reduktuar nevojat për lëvizshmërinë dhe distancat me anë të planifikimit të integruar.   

Këto masa synojnë reduktimin e përdorimit të energjisë, që në këtë rast është karburanti.

Sipas dokumentit, transporti me makinë zë përqindjen më të madhe të transportit të udhëtarëve, ndërsa transporti me motoçikletë dhe mjete lundruese zënë një përqindje të vogël. Sa i takon transportit publik, transporti hekurudhor është i papërfillshëm, ndaj transporti me autobus është mënyra e vetme e transportit të përbashkët./scantv

Pas Antonela Berishës, reagon Klea Prenga: TV s’të bën VIP, pΙehrë që njihesh për…”

Klea Prenga u është përgjigjur me një deklaratë zyrtare akuzave të Antonela Berishës se ajo ka qenë dhunuesja e vërtetë. Nisur nga videoja virale në rrjetet sociale, e Kleas dhe Mir Pepës, ish-it të Mariela Berishës, Antonela tha se gjithçka ka qenë e orkestruar nga vetë 23-vjeçarja për të marrë vëmendje.

Ajo e akuzon se i ka përndjekur të motrën për një vit rresht, e ka kërcënuar, i ka përmendur dhe ofenduar familjen e fëmijën derisa ka mbërritur momenti kur dy motrat dhunuan fizikisht Klea Prengën.

Në deklaratën e saj, Klea i rrëzon poshtë të gjitha këto. Ajo i konsideron shpifje pasi asnjëherë s’ka kërcënuar apo të përmendë një fëmijë. Fotot dhe videot që kanë qarkulluar ajo thotë se janë vepër e motrave Berisha që i kanë marrë nga celulari i Mir Pepës.

Blogerja thotë se gjithçka, nga fotot te deklaratat po përdoret për të krijuar një situatë të rreme që ato të përfitojnë empatinë e publikut. Klea i drejtohet Antonelës duke i thënë se daljet e saj në televizion “s’e bëjnë VIP, por thjesht një plehrë që njihet për skandale”.

Deklarata e Klea Prengës:

“Psikopatia juaj ka arritur deri në atë pikë sa krijoni lojëra të ndyra dhe të shpifura për të fituar empatinë e publikut. E bëni këtë vetëm sepse nuk e përballoni dot gjë fytyra juaj e vërtetë, ajo e dhunës dhe poshtërsisë, tashmë është zbuluar. Shkoni dhe shëroni mendjet tuaja të sëmura, të mbushura me mllef, urrejtje dhe ligësi. Asnjë manipulim apo trillim nuk do ta ndryshojë të vërtetën. Kurrë nuk kam kërcënuar askënd, aq më pak duke përmendur fëmijën e dikujt. Këto janë shpifje të ndyra dhe të pavërteta.

Në vend që të përballeni me veprimet tuaja të turpshme, përpiqeni të krijoni lojëra të ndyra për të fituar simpati. Videot dhe fotot e postuara nuk janë publikuar nga unë, por janë marrë nga ju përmes telefonit të ish-it tuaj. Mos pretendoni të luani rolin e të paditurës sepse ishte e qartë për të gjithë se ju, me intrigat dhe manipulimet tuaja, keni arritur t’i merrni ato. Sjelljet tuaja të ulëta dhe të ndyra tregojnë se deri ku mund të shkoni për të krijuar skena të shpifura. Si mund të pretendoni se këto materiale i kam publikuar unë kur nuk kam asnjë përfitim nga një veprim i tillë?

Përkundrazi, jeni ju të vetmet që keni përfitim nga këto lojëra të ndyra sepse ky është qëllimi i vetëm i jetës suaj, të shpifni, të manipuloni dhe të krijoni drama për vëmendje. Unë nuk kam bërë asnjë lojë të ndyrë dhe nuk kam asnjë përfitim nga kjo situatë. E vërteta ishte e qartë: të vetmet që përfitoni jeni ju sepse deklarata juaj vjen menjëherë pas postimit të videove dhe fotove që keni publikuar vetë për të krijuar një situatë të rreme. Asnjë skenar, asnjë shpifje dhe asnjë lojë e shpifur nuk mund të justifikojë dhunën dhe krimin tuaj ndaj meje.

Ju jeni plehra intrigante, të paskrupullta dhe të pamoralshme që nuk njihni limite. Nuk mund të fshiheni pas këtyre lojërave dhe të pretendoni pafajësi kur gjithçka ishte e qartë, ju jeni dhunueset dhe çdo veprim i juaji tregon vetëm dëshpërimin dhe ligësinë tuaj. Unë nuk i kam hyrë dhe as i kam cenuar askujt familjen.

Në fakt, jeni ju ato që njiheni për skandalet e vazhdueshme me burra të martuar. Turpet tuaja janë të njohura prej kohësh, prandaj mbajini për vete dhe mos tentoni të shihni moral kur nuk keni asnjë pikë nderi. Të dalurit në televizion nuk të bën VIP. Je thjesht një plehrë që njihesh për skandalet e tua dhe do t’i mbash pas shpine tërë jetën. Ofendimi që vjen nga balta nuk të bën pis.“

U dëmtua në ndeshjen e parë të 2025-ës, tifozët e Everton “shpërthejnë” ndaj Brojës: Kthejeni prapë te Chelsea

Armando Broja e ka nisur mjaft keq vitin 2025, duke pësuar një dëmtim në ndeshjen kundër Bournemouth, me sulmuesin shqiptar që la fushën që në minutën e 32’ të sfidës.

Kjo gjë duket se i ka lënë një shije të keqe tifozëve të Everton, të cilët prisnin shumë nga sulmuesi 23-vjeçar, i cili u huazua në fund të merkatos së verës nga Chelsea, me të drejtën për ta blerë verën e këtij viti.

Një gjë e cila nuk kërkohet më nga fansat, të cilët kanë “shpërthyer” ndaj yllit shqiptar, i cili pjesën më të madhe të sezonit e ka kaluar i dëmtuar.

Sipas “Football Insider”, tifozët kërkojnë që Brojës t’i ndërpritet menjëherë kontrata e huazimit dhe të rikthehet te Chelsea këtë dimër dhe të zëvendësohet me një sulmues tjetër.

Ky do të ishte një lajm tepër i keq për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, i cili nuk preferohet nga trajneri Enzo Maresca në Londër dhe nëse një rikthim i mundshëm ndodh, atëherë do të nisë sërish puna për një tjetër huazim.

E konfirmuar! Dafina Zeqiri në pritje të fëmijës së parë!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Burime pranë artistes kanë konfirmuar për Indeksonline se Dafina është disa muajshe shtatzënë dhe pritet të bëhet nënë në muajin korrik.

Edhe pse nuk ka bërë ende një njoftim publik në rrjetet sociale, kjo është një periudhë emocionuese për të, e cila, krahas angazhimeve muzikore, po shijon këtë fazë të veçantë të jetës së saj.

Tron ditet bota e futbollit, sulmuesi v*et veten në dhomën e hotelit

Komuniteti i futbollit të Amerikës së Jugut u zgjua me lajmin tragjik për vdekjen e sulmuesit 32-vjeçar uruguaian Mathías Acuña, i cili u gjet pa shenja jete në dhomën e hotelit ku po qëndronte në qytetin Ambato të Ekuadorit.

Lojtari ishte duke u përgatitur për sezonin e ri me Mushuc Runa, një ekip në divizionin më të lartë të Ekuadorit, pas një karriere të dukshme si në klubet uruguaiane ashtu edhe në ato ndërkombëtare.

Tragjedia, e cila ka tronditur botën e sportit, mbetet e mbuluar me mister dhe po hetohet nga autoritetet lokale. Raportet paraprake të autoriteteve mendojnë për një vetëvrasje, por ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Ata raportojnë gjithashtu se lojtari po kalonte një çështje ligjore lidhur me dhunën në familje.

Mathías Acuña ishte kthyer së fundmi në Ekuador për t’iu bashkuar klubit të tij pas pushimit të fundvitit. Sulmuesi ishte në një moment kyç në karrierën e tij, duke forcuar pozicionin e tij në futbollin ekuadorian duke shënuar tetë gola në 15 ndeshje në kampionatin kombëtar.