Gazetari shqiptar deklaron se është ‘g*y’

Gazetari karizmatik dhe kontravers, Vullnet Krasniqi, ka nisur rrugëtimin e tij në formatin më të shikuar televiziv në trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova 3, që më 18 tetor.

Vullneti si asnjëherë më parë është rrëfyer te ‘Vëllai i Madh’ për gjithë jetën e tij, teksa për herë të parë dhe ekskluzivisht ka pranuar homoseksualitetin e tij.

Në një rrëfim emocionues, ai ka treguar se si e ka kuptuar se është ‘gay’ dhe në çfarë vështirësi ka hasur në rrugëtimin e tij prej një burri që ka pëlqim për gjininë e njëjtë.

“Unë e kam kuptu që seksualiteti im nuk është diçka e zakonshme e kjo ka ndodh diku sa isha në shkollën e mesme. Në shkollën e mesme në Drenas dhe në katunin tem ku unë jetoj, dashnia i ka taku një mashkulli dhe një femre dhe çdo diskutim për të kundërten ka qenë përqeshës dhe i ndaluar. Më vonë kur kam fillu me e eksploru vetën e kam kuptu që më shumë kam dashtë me i këqyr meshkujt sesa femrat – unë kam tentu disa herë me jetu jetën siç thonë të tjerët teksa hera e parë qe e kam kuptu që jam ‘gay’ ish dashtë me qenë zbulimi i vetës sikur gjithkund nëpër botë, por në Kosovë nuk është kjo mundësi”, u shpreh Vullneti.

E gjithë kjo fazë siç thotë Vullneti ka qenë e rëndë dhe depresive, teksa vështirësitë e pranimit të seksualitetit të tij e bënin që të jetonte jetën mbi atë siç donin të tjerët ta shihnin. Por, siç thotë edhe vetë gazetari, të gjitha vështirësitë ishin edhe një rrugëtim i lumtur i pranimit të vetvetes.

“Mua ky zbulim i vetvetës më ka çuar në një fazë depresive, teksa unë kam mbet duke u valvit në valët që të tjerët kanë dashtë me më çu. Më mbetet merak që fakti i seksualitetit tem ka qenë një proces i rëndë por edhe i lumtur që kam arrit që brenda 5-6 vjetëve që e kam pranuar brenda njerëzve të mi që unë mundem me dal me djem me bo çka të du me djem dhe që më pëlqejnë djemtë ka kalu në një rreth më të gjerë” u shpreh Vullneti.

Tutje, ai u shpreh se duke e ditur ndikimin e shikueshmërisë dhe thyerjes së tabuve nëpërmjet Big Brother VIP Kosova, shpreson të jetë zëri i të gjithë atyre personave që kanë vështirësi në pranimin e seksualitetit të tyre, duke dashur që të njëjtëve t’u tregojë se nuk janë vetëm dhe se duhet ta jetojnë jetën ashtu siç duan ata e jo siç duan të tjerët.

Ja momenti kur 54-vjeçari tenton të dj. egë familjen e tij në Bathore, gruaja tregon t merrin (VIDEO)

Ky është momenti kur Bashkim Domi 54-vjeç, me benzinën e fshehur nën xhaketë futet në banesën e tij në Bathore dhe i vë flakën mesditën e 25 dhjetorit.

Nën efektin e alkoolit, 54-vjeçari ka kërcënuar se do të digjte me benzinë fëmijët bashkë me bashkëshorten të cilët ndodheshin Brenda banesës në momentin që ai i vuri flakën

Top Channel ka siguruar edhe pamjet kur njëra nga vajzat është prekur nga flakët.

Një pjesë e banesës dhe mobiliet janë djegur nga flakët. Bashkëshortja e tij, tregon tmerrin që ka përjetuar bashkë me fëmijët.

“Unë nuk e dija që kishte benzinë, e kishte future në xhup. E spërkati shtëpinë me benzinë, i thirra fëmijëve të dilnin jashtë. Kur doli jashtë ia hodhi vajzës benzinën te këmbët. Unë dhe djali nuk e di si kemi e kemi ndaluar”-tregon ajo.

Gruaja e tij, e cila është pajisur me urdhër mbrojtje nga gjykata, tregon se ajo prej vitesh ka vuajtur nga dhuna që ushtronte bashkëshorti mbi të dhe fëmijët.

“Gjithmonë ka qenë i dhunshëm qëkur jam martuar. Psikologjikisht dhe fizikisht, në 2017 më ka djegur me tenxheren e fasuleve. E kam denoncuar se më ka lënë për vdekje”.

54 vjeçari është arrestuar pas ngjarjes, ndërsa hetimet po vijojnë nën drejtimin e prokurorisë.

Lirohet nga burgu boksieri shqiptar Florian Marku

Boksieri shqiptar Florian Marku është liruar nga burgu. Pak ditë më parë Marku u ndalua në Gjermani me qëllim ekstradimin për në Greqi.

Ky arrestim erdhi si pasojë e një incidenti të ndodhur shtatë vite më parë.

Marku ishte në kërkim për një incident të ndodhur në Selanik shumë vite më parë dhe tani duhet të vuajë dënimin me burg.

Deri në fund të procedurave të ekstradimit, Marku do të jetë i lirë, por me kusht që nuk duhet të largohet nga Gjermania.

E divorcuar dhe me një fëmijë, kush është vajza e famshme që tradhtoi banorin e Big Brother VIP!

Xum Allushi, ka rrëfyer sesi është tradhtuar nga partnerja e tij. Ai tha se ishte 27 vjeç kur ishte në një lidhje që ndihej shumë i dashuruar, por u zhgënjye shumë dhe pësoi një fazë depresioni.

“Me një gocë tjetër u ndava se ishte rritur në Amerikë, me kulturë tjetër, ishte princeshë e babit, ishte e llastuar. Më mërziti me një muhabet, i thashë me mirëkuptim dhe u ndamë në 2021. Pas dy javësh u njoha me një gocë. E ndjeja që 27 vjeç do të ndodhte diçka e keqe në jetën time. Njoha një gocë dhe me atë u puqa si puzzle.

Ishte tipi im version femër, kemi bërë shumë gjëra me të. Kam ndenj 6 muaj 24/7. Nga nuk shkonim gjithë kohës. 5 muaj, me atë u dashurova. Ajo femër kishte 100 gjëra, 99 i kishte të këqija ajo femër. 1 gjë e kishte të mirë, unë ia dashuroja atë gjënë e mirë dhe ato 99 nuk ia shihja më ishim mbyllur sytë. Kjo është dashuria për mua. Unë nuk jam tip që kontrolloj shumë, të jap lirinë tënde, por jam qen që nuhas shumë. E nuhata gjënë, unë jam xheloz me shkak, jo pa shkak. I kap telefonin një natë, çfarë nuk pashë.

I thashë ça është kjo, më meku fare. Ua, tha, mos jam në ëndërr, dhe ra prapë në gjumë. Ia tregova telefonin dhe ika. Ishte robi më i gabuar për mua, por më ka zhvilluar si karakter. Aty mora një zhgënjim shumë të madh, kapa një fazë depresioni në jetë nga kjo gjë”, tregoi Xumi.

Por kush është vajza që i ka thyer zemrën Xumit? Miqtë zbulojnë për “Panorama” se vajza në fjalë është disa vite më e madhe se vetë konkurrenti i “Big Brother”. E ardhur nga një martesë e dështuar me parë, dhe me një fëmijë, burimet flasin se ajo dhe Xumi u njohën nga miq të përbashkët dhe lidhja u bë shumë shpejt intensive.

Për shumë muaj ata thuajse kanë jetuar së bashku, duke u shndërruar në një lidhje të konsoliduar. Vajza në fjalë, është një imazh i njohur edhe në TikTok, ku shpesh herë del në live apo në situata të ndryshme. Miqtë thonë se nuk i dinin arsyet e ndarjes, por dinin se gjërat ishin mbyllur keq mes tyre, duke mos dhënë detaje të tjera. Edhe pas foli për tradhtinë, duket se Xumi nuk ka ndjenja mërie ndaj ish të dashurës, duke u shprehur se i uron çdo të mirë.

“Unë kam dashur fort, dashurinë dhe të duash fort janë dy gjëra të ndryshme, dashurinë e quaj marrëzi, për të dashuruar… dashurova opsionin më të keq. Unë asaj ia uroj më të mirën. Jam edhe falënderues, më ka dhënë mësime si mashkull. Ia di më shumë vlerat vetes. Jam bërë shumë selektiv dhe kokëfortë. E kupton Gerta pse jam falënderues?! Mua më duket burrnore që t’i thuash një vajzë ‘unë nuk ndjej’”, u shpreh konkurrenti i “Big Brother”.

Aks identi ajror me 38 υik tima në Kazakistan, linja ajrore merr vendimin drastik

Azerbajxhan Airlines ka njoftuar se po pezullon fluturimet , në shtatë qytete ruse pasi avioni i saj u rrëzua në Kazakistan gjatë një fluturimi në Grozni.

Më herët një aeroplan i Azerbajxhanit i linjës ajrore me destinacion qytetin rus Mineralny Vody u kthye , pasi u informua se një pjesë e hapësirës ajrore ruse në Rusinë jugore ishte mbyllur.

“Qazaq Air ka vendosur të pezullojë fluturimet në linjën Astana-Yekaterinburg nga 28 dhjetori 2024 deri më 27 janar 2025, duke i dhënë përparësi sigurisë së pasagjerëve dhe ekuipazhit bazuar në një vlerësim të vazhdueshëm të rrezikut. Duke marrë parasysh të dhënat fillestare nga hetimi i rrëzimit të avionit Embraer 190 më 25 dhjetor, si dhe rreziqet e mundshme të sigurisë së fluturimit, fluturimet për në Mineralnye Vody, Soçi, Volgograd, Ufa, Samara, Grozny dhe Makhachkala do të pezullohen nga dhjetori. 28 deri në përfundimin përfundimtar të procedimit”, tha kompania.

Pasagjerët me bileta për në destinacionet e prekura kanë të drejtë për një rimbursim të plotë ose një shkëmbim falas të biletave.

Linja ajrore do të vazhdojë të kryejë fluturime për në Moskë, Shën Petersburg, Yekaterinburg, Astrakhan, Kazan dhe Novosibirsk, duke iu përmbajtur të gjitha kërkesave dhe rregulloreve të sigurisë në fuqi.

“Parashqevia do takohet me ish-bashkëshortin dhe djalin”/ Deklarata e familjes Nofle: Nuk donim ta ndanim nga Luka, por…

Këngëtarja Parashqevi Simaku, do të takohet me djalin e saj dhe me ish-bashkëshortin Robert Nolfe.

Lajmin e ka bërë të ditur biznesmeni shqiptar që ndodhet në New York, Elton Ilirjani. Teksa shprehet se takimi do ndodhë së shpejti, ai bën thirrje që të ndalen kërcënimet ndaj familjes Nolfe.

“Jam në kontakt të përditshëm me Robert Nolfe. Takimi mes Robert, djalin dhe Parashqevi Simaku do ndodhë së shpejti! Por ndërkohë kërkoj publikisht ndalimin e menjëhershëm të persekutimit të familjes Nolfe. Kërcënimet online dhe sidomos ato me vdekje! Të gjitha këto dëmtojnë drejtpërdrejtë Parashqevi Simakun”-shkruan biznesmeni Ilirjani.

Po ashtu, Ilirjani ka ndarë edhe një deklaratë të familjes Nolfe, e cila shprehet se nuk ka dashur kurrë ta largojë Parashqevi Simakun nga djali i saj.

“Deklaratë e familjes Nolfe: Unë kurrë nuk do të largoja një fëmijë nga nëna e tij. Gjithmonë e kam pyetur pse ajo nuk merr ndihmën që i nevojitet që të mund ta shohë atë. Më vinte keq për Lukën që nëna e tij nuk ishte në jetën e tij dhe u përpoqa ta ndihmoja Robin ta rriste, sepse të dy kishin nevojë për ndihmë.

Doja të sigurohesha që Luka të rritej në një mjedis të qëndrueshëm, të shëndetshëm dhe të dashur. I uroj Parashqevisë gjithë të mirat që i nevojiten për jetuar një jetë të lumtur dhe të mirë me djalin dhe familjen e saj. Isha në këtë situatë duke i besuar Robertit, E dija që ajo ishte një këngëtare nga Shqipëria si një yll adoleshent, por me të vërtetë nuk dija shumë për të”-është mesazhi që ka ndarë në Instagram Elton Ilirijani.

“Çfarë ylli je”, fotografi Fadil Berisha ndan momentin emocionues nga takimi me Parashqevi Simakun

Fotografi i njohur me famë botërore, Fadil Berisha, ka ndarë një moment të veçantë me artisten e njohur shqiptare Parashqevi Simaku gjatë një takimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky takim, i mbushur me emocione dhe respekt të ndërsjellë, shënon një rikthim në kujtime dhe vlerësim për kontributet e tyre në art dhe kulturë.

Berisha, i cili ka ndërtuar një karrierë të shkëlqyer në fushën e fotografisë në SHBA, e vlerësoi Simakun për rolin e saj si pionere e modernizmit në muzikën dhe artin shqiptar. “Është shumë bukur që shohësh të gjithë njerëzit që tregojnë dashuri për ty.

Ti e di çfarë ylli je. Ishe e para që solli nga Shqipëria modernizmin në muzikë dhe art,” u shpreh Berisha, duke ndarë respektin e tij për figurën ikonike të këngëtares.

Nga ana tjetër, Parashqevi Simaku vlerësoi arritjet e Fadil Berishës dhe e përmendi si një shembull frymëzimi për shqiptarët kudo në botë. Gjatë bisedës, ajo kujtoi dhe aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, Jim Belushi, si dhe shprehu mirënjohjen e saj ndaj Elton Ilirjanit, të cilin e quajti “shpëtimtarin e saj”.

Ky takim i rrallë mes dy ikonave shqiptare është një dëshmi e lidhjes së fortë që arti dhe kultura krijojnë mes njerëzve, pavarësisht largësisë dhe kohës. Fadil Berisha dhe Parashqevi Simaku vazhdojnë të frymëzojnë me kontributet e tyre dhe të tregojnë se rrënjët shqiptare mbeten gjithmonë burim krenarie dhe vlerash të përbashkëta.

Largimi nga Shqipëria pas njoftimit të SPAK, reagon Erion Veliaj: Erdha nga Amerika për të nxjerr nga llumi vendin tim

Largimi nga Shqipëria pas njoftimit të SPAK, reagon Erion Veliaj: Erdha nga Amerika për të nxjerr nga llumi vendin tim
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar menjëherë pasi në media qarkulloi lajmi se ishte parë në një avion dhe po arratisej nga Shqipëria, një ditë pas njoftimit të SPAK ku bëhej me dije se kryebashkiaku po hetohej për katër vepra penale.

Veliaj teksa sulmon Berishën thotë se po shkon në Amerikë dhe se do kthehet për dy ditë sërish në Shqipëri.

“Nuk iki unë nga Shqipëria, o kërmë, se kam ardhur nga Amerika kur isha 20 vjet më i ri, që të jepja një dorë për ta nxjerrë vendin tim nga llumi ku e zhyte ti me shokë! Dhe nuk më përkulin mua as letrat anonime, si në kohën e partisë, që të bëri ty persekutorin që je sot e gjithë ditën, as kushdo tjetër që shuan epshet e veta nëpër ekranet dhe rrugët e Tiranës, duke u marrë me familjen time, as fantazitë e sëmura të veshura me kostumet e karnavaleve të kësaj historisë sime në gjykatën e ekraneve dhe rrjeteve sociale”, shkruan Veliaj ndër të tjera.
O Sali, o kërmë, që paske dhënë lajmin se jam arratisur nga Shqipëria, meqë ndonjë nga çimkat e tua më paska parë në avion. Po shkoj në Amerikë, për takime që i kam lënë prej kohësh, se jam kryetari i Bashkisë së Tiranës, dhe nuk jam Non Grata, o fundërrinë e historisë, që u bërë stërgjysh dhe sa më shumë zhubravitesh në atë surratin e lig, aq më shumë qelb Tiranën me gojën tënde.

Nuk iki unë nga Shqipëria, o kërmë, se kam ardhur nga Amerika kur isha 20 vjet më i ri, që të jepja një dorë për ta nxjerrë vendin tim nga llumi ku e zhyte ti me shokë! Dhe nuk më përkulin mua as letrat anonime, si në kohën e partisë, që të bëri ty persekutorin që je sot e gjithë ditën, as kushdo tjetër që shuan epshet e veta nëpër ekranet dhe rrugët e Tiranës, duke u marrë me familjen time, as fantazitë e sëmura të veshura me kostumet e karnavaleve të kësaj historisë sime në gjykatën e ekraneve dhe rrjeteve sociale.

Do të kthehem për dy ditë, dhe me durimin e paepur në pritje që të më vijë radha mua, se unë nuk jam burrë legen si ti, që kur SPAK-u merret me ty e me hajdutët e farës tënde është SKAPi i partisë, kurse kur merret me mua e me familjen time është SPAK-u i drejtësisë!

Unë e di radhën e punëve dhe tani e ka radhën prokurori special të bëjë çfarë të dojë, pastaj vjen radha ime për të thënë çfarë duhet. Ashtu siç e di që unë nuk jam mbështetës i drejtësisë së re që nuk bëj komente rrugëve kur ajo merret me të tjerët dhe pastaj rrugaç si puna jote, që të marr rrugët me akuza e sharje kur merret me mua. Aty rri se edhe ti s’ke nga lëviz, se je pa pashaportë dhe nuk del dot nga Shqipëria, se do të të dal si lugat në shtëpi natën e Vitit të Ri, kur edhe Syri i djalit tënd do jetë te Sheshi Skënderbej, duke transmetuar fishekzjarret e 2025-ës, kur do hash shqelmin më të fortë nga shqiptarët, sa të vijë maji!

VIDEOLAJM/ Deputetët e PD ja marrin valles! Këndojnë dhe kërcejnë këngën e Sali Berishës

Grupi i deputetëve të Partisë Demokratike ka organizuar një darkë me rastin e festave të fundvitit. Këta të fundit janë filmuar teksa kërcejnë dhe këndojnë në ambientet e një restoranti, këngën e Fatmira Breçanit, të cilën ia ka dedikuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, shihen deputetët demokratë, duke filluar nga kreu i Grupit, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Jorida Tabaku, Xhelal Mziu, Luan Baçi, Zheni Gjergji, të cilët kërcejnë e festojnë, me këndën e Berishës në sfond.

Në tekstin e këngës së kënduar nga Fatmira Breccani thuhet:

“Sot knojn zemrat

Për demokraci

Për doktor Berishën

Dhe shoqninë e tij

Nuk ka fe as s’ka parti

Që përçan këtë shqiptari”!

Kujtojmë se më 23 dhjetor demokratët realizuan protestën e radhës, ku u konfrontuan më policinë, pas bllokimit të akseve kryesore të kryeqytetit.

Morena Taraku këndon shqip në serialin e famshëm turk

Morena Taraku ka befasuar fansat e saj teksa është shfaqur në serialin e famshëm turk “Kizilcik Serbeti”, duke kënduar në gjuhën shqipe.

Në këtë serial Morena interpreton rolin e këngëtares teksa prezantohet ne skenë si një këngëtare e famshme e Turqisë.

“Morena është shumë e famshme në shtetin e saj. Është e dashura e zotit Ajhan,” thotë ai e ndërsa më pas shfaqet Morena e cila këndon në gjuhën shqipe.

Me këtë performancë, ajo nuk ka tërhequr vetëm mediat turke por gjthashtu ka patur një imptakt ë gjerë dhe pozitiv dhe tek vendi i saj i origjinës, Shqipëria. Tashmë dihet se Morena Taraku prej vitesh ka zgjedhur të jetojë në Turqi.

Gjithsesu pavarësisht se nuk jeton në Shqipëri, Morena nuk ka hequr dorë nga karriera e saj muzikore ku ka marrë pjesë në projekte të ndryshme në bashkëpunim me këngëtarë të tjerë të estradës shqiptare