Tjetër paraqitje e skiatores që përfaqëson Shqipërinë, çfarë vendi zuri në kampionatin botëror

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë në kampionatin Botëror të skive, Laura Colturi, ka bërë një tjetër paraqitje mjaft fantastike në ditën e parë të garimit në Semmering të Austrisë në Kupën e Botës të skive alpine.

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë u pozicionua në vendin e 11-të në Giant Slalom. Pavarësisht ulje-ngritjeve gjatë garës, 18-vjeçarja ia doli që të sigurojë një vend mes më të mirëve.

Në zbritjen e parë, Colturi u rendit në vendin e tetë mes 69 garueseve, duke regjistruar kohën 1’03”34. Në zbritjen e dytë, ajo arrin kohën 1’01”94, por gjërat nuk shkojnë mirë në fund.

Vlen të theksojmë se gara e Sllalomit do të mbahet të dielën, në Semmering, sakaq cirkuiti i Kupës së Botës do të rifillojë më 4 dhe 5 janar 2025, në Kranjska Gora të Sllovenisë.

Takim i ftohtë mes Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës, ja se çfarë i bëri bashkë

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë fotografuar së bashku për herë të parë pas ndarjes së tyre, gjatë festës për ditëlindjen e vajzës së tyre, Poem.

Në pamjet e kapura, Ledri mbante vajzën në krah, ndërsa Sara mbante një arush të pelushit që reperi i kishte sjellë Poem, dhe më pas largohej, pa shkëmbyer asnjë fjalë me ish-partnerin e saj, përveç disa puthjeve për vogëlushen.

Sara ecte disa hapa përpara, duke tentuar të shmangte të ecë krah për krah me Ledrin, ndërkohë që reperi nuk ktheu as vështrimin nga ish-partnerja. Këto imazhe i japin një pasqyrë të qartë të ndarjes së vështirë mes dyshes, që, ndonëse janë prindër të Poem dhe janë të angazhuar për të, duket se ende ruajnë një distancë të thellë mes tyre.

Parashikimi i yjeve për vitin 2025, astrologia rendit shenjat fatlume: Cilat janë më të favorizuarat

2025 do të jetë një vit stacion. Përgjatë pranverës, duhet të tregohemi të kujdesshëm në lëvizjet tona dhe ndërkohë mund të hedhim disa themele të qëndrueshme. Vera do të jetë e vrullshme e plot risi, parashikon Chrysanthi Kalogeri. Astrologia zbulon në programin “Shije Shtëpie” edhe 4 shenjat më të favorizuara: Gaforrja, Peshorja, Bricjapi dhe Peshqit.

Dashi

2025 është një vit shumë i rëndësishëm sepse do të prisni kalimin e Neptunit dhe Saturnit në shenjën tuaj në pranverë. Ky çift do të bëjë një fillim të ri dhe shënon një periudhë të re në jetën tuaj. Më të ndikuar do të jenë të lindurit në 2-3 ditët e para të shenjës, prandaj jini më të ndërgjegjësuar në iniciativa, shihini gjërat me këmbë në tokë, vlerësoni drejt situatat dhe kujdesuni për shëndetin e imunitetin. Jeni luftëtar, ndërmerrni iniciativa dhe jeni më të guximshmit e zodiakut ndaj përmes këtyre planetëve, do të realizoni një vepër ose ëndërr nëse sakrifikoni dhe punoni fort. Viti premton një lidhje të re, marrëdhënie të re, kryesisht në 6-mujorin e parë të vitit dhe sidomos për të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës që mund të takoni njerëz që mund t’ju ndryshojnë jetën dhe të merrni vendime për të ardhmen. Do të keni mbështetje të fuqishme dhe karriera, puna do të jetë një nga preokupimet kryesore ku disa nga ju mund të ndryshoni drejtim dhe të merrni iniciativa të reja. Pak më të kujdesshëm në luhatjet psikologjike.

Demi

Deri në fund të majit jini të kujdesshëm dhe përfitoni nga shanset financiare. Do të keni të ardhura, por edhe tendencë për të shpenzuar më tepër. Duhet të parashikoni sepse Urani ikën nga shenja juaj dhe çliron të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës, ikën provizorisht nga 7 korriku dhe rikthehet më 8 nëntor, do të largohet destabiliteti. Nga ana tjetër, është një vit shumë i mirë, erotik, do të keni mbështetje, ngjarje në jetën emocionale, ndarje dhe më pas një ndërtim të ri në jetën tuaj. Ndryshime thelbësore do të kenë të lindurit në ditët e para të shenjës që do të vijnë në punë, karrierë dhe veç një bashkëpunimi të ri ose marrëdhënie në jetën personale, do të sjellë ndryshim në statusin social dhe jetën profesionale. Është shumë e rëndësishme pranvera, marsi dhe maji. Destabiliteti i fundit do të jetë për të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës që do të prishin marrëdhënie ose bashkëpunime si rezultat i një revolucioni ose lirie që do të kërkoni. Është një vit pozitiv për të ardhurat ku disa do të nxjerrin përfitime përmes ndryshimeve.

Binjakët

Një vit i rëndësishëm sepse deri më 9 qershor duhet të përfitoni nga shanset dhe favorizimet që do të keni në çdo drejtim, në jetën sociale, personale. Më të fokusuar në karrierë gjatë muajit mars, mos u ekspozoni dhe arrini t’i realizoni qëllimet. Urani në shenjën tuaj do të ndikojë të lindurit në dy ditët e para të shenjës nga data 7 korrik e deri në vjeshtë kur do të bëni ndryshime shumë të mira që hapin horizonte të reja, mund të zhvendoseni jashtë shtetit për një karrierë, studime dhe do të keni shanse në jetën personale. Rishikoni qëllimet dhe synimet në pjesën e dytë të vitit dhe fokusohuni te financat ku do të keni përfitime shumë të mira.

Gaforrja

Është viti juaj, jeni më të favorizuarit sepse në shenjën tuaj do të prisni planetin e fatit, zhvillimit dhe përparimit, Jupiterin në datën 9 qershor. Disa nga ju do të realizojnë një ëndërr, por për ata që kanë luftuar, punuar e sakrifikuar për të. Një nga preokupimet do të jetë karriera dhe jeta sociale që duhet të jeni të kujdesshëm në 4-mujorin e parë, por sidomos dy muajt e parë. Do të keni mbështetje ekonomike, ndryshime financiare, sidomos në parat që vijë nga të tjerët. Në pjesën e parë të vitit mund të përqendroheni në jetën intime dhe gjatë verës, duhet të kujdeseni më tepër për një gjendje shpirtërore më të ekuilibruar, por mund të keni zhvillime dhe ekzagjerime që mund t’ju krijojë destabilitet të brendshëm. Do të gjeni ndihmë në verë dhe do të realizoni synimet e qëllimet tuaja.

Luani

Do të ndryshojë mënyra si shihni të tjerët, bashkëpunëtorët, njerëzit që ju afrohen, shoqërinë dhe këndvështrimin. Do të gjeni aleatë, njerëz të fuqishëm që ju mbështesin, do të nisni një dashuri të re dhe disa nga ju mund të nisni një dashuri ku mund të gjeni mbështetjen. Në mes të vitit mund të ketë një dashuri të fshehtë. Kujdesuni dhe përkushtohuni në jetën private në 6-mujorin e dytë të vitit dhe në sferën financiare, mos ndërmerrni iniciativa për të cilat s’jeni të sigurt dhe do të gjeni qetësinë në jetën sociale, punë e karrierë dhe do të njihni, miq, njerëz të rinj, njerëz me ide të reja që do ju ndihmojnë në synime e qëllime. Nuk përjashtohet mundësia që të implikoheni në politikë ose të gjeni një politikan që do të kthehet në mbështetje për ju.

Virgjëresha

Eklipset në aksin tuaj do të sjellin ndryshime në jetën tuaj si në sferën profesionale, edhe në jetën personale. Mbroni marrëdhëniet personale dhe ato që i konsideroni të rëndësishme. Në punën tuaj do të keni një sukses, madje disa nga të lindurit në ditët e para të shenjës, do të kenë një fillim ndryshimi në behar dhe nga ndryshimet në punë, edhe pse disa s’do ju pëlqejnë, do të jenë gjithnjë për të mirën tuaj dhe do të jenë një hap për jetën tuaj në vazhdim. Në pjesën e parë të vitit fokusohuni në punë e karrierë. Nga data 9 qershor fokusohuni në jetën sociale, rrjetin shoqëror dhe gjeni njerëzit që do t’ju ndihmojnë në realizimin e qëllimeve.

Peshorja

Është një nga shenjat e favorizuara sepse Plutoni, Urani në Binjak bëjnë lidhje harmonike, Jupiteri që nga data 4 kthehet në kurs të drejtë do të ketë ndihmë e mbështetje në planet që keni me jashtë shtetit, për të ardhmen, jetën personale e profesionale. Nga data 9 qershor do të ketë një sukses në jetën sociale, karrierë, mund të vendosni për një lidhje apo dasmë. Në shtëpinë e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve, kalojnë dy planetë, Neptuni dhe Saturni që vënë gjërat në provë. Ju që keni marrëdhënie në baza të forta mund ta kurorëzoni. Do të zgjidhni problemet e lidhura me familjen, shtëpinë dhe punën. Ata që duan të gjejnë njeriun e jetës ose të bëni fëmijë, të krijoni një dashuri të re ose diçka të re në biznes, do të keni të gjitha shanset. Periudha nga 4 shkurti e deri në fund të majit është shumë e favorshme. Disa do të kenë ndryshime që s’varen prej tyre, por do të jenë pozitive. Kujdes të lindurit në ditët e para të shenjës në vlerësimet që do të bëni me të tjerët dhe nëse keni çështje ligjore, të dini si do t’i zgjidhni dhe mos u implikoni në punë ose gjëra që ju vendosin përballë ligjit.

Akrepi

2025 në periudhën e verës i çliron nga destabiliteti në marrëdhëniet personale e profesionale. Një këshillë është që të menaxhoni veten, jo vetëm ndjenjat por edhe reagimet. Nëse menaxhoni mirë reagimet, çdo gjë do të jetë e suksesshme. Kujdes në financa ku do të keni shumë zhvillime, do të gjeni mbështetje kryesisht në pjesën e parë të vitit. Nëse doni të merrni një inciativë të madhe, duhet të jeni të kujdesshëm në lëvizjet që do të merrni. Edhe në jetën personale ëështë vit interesant sepse do të keni ndryshime në përditshmëri, kujdesuni për shëndetin. Të lindurit në ditët e para të shenjës do të kenë ndryshime thelbësore që u japin një drejtim për të marrë një risk më të madh. Nëse kjo vjen nga faktorë të jashtëm dhe s’u pëlqejnë, bëhen në të mirë.

Shigjetari

Nga 4 shkurti e deri në fund të majit është periudhë shumë pozitive, për marrëdhëniet personale e profesionale. Jini të vëmendshëm në familje e karrierë, zgjidhni problemet në shtëpi ose me pronën, kujdes me gjërat ligjore dhe zgjidhini me mençuri. Kujdes në jetën sociale, punë e karrierë nga shtatori e tutje. Do të ndërmerrni iniciativa të reja, do të gjeni mbështetje financiare ose psikologjike ku një këshillë mund të vlejë sa paratë.

Bricjapi

Një nga preokupimet veç karrierës në 6-mujorin e parë, do të jetë përditshmëria, fitimet nga puna dhe duhet të kujdeseni e t’i jepni përparësi, sidomos deri në maj. Më vonë, në verë e në 2026 nuk do të keni stabilitet në përditshmëri e punë si për ata që kanë biznes ose janë punonjës. Do të jetë periudhë pozitive për bashkëpunimet nga fillimi i qershorit e deri në 2026 dhe bashkë me Gaforren, jeni nga më të favorizuarit e shenjës. Do të merrni një iniciativë në punë që sjell ndryshime dhe të ardhura pozitive.

Ujori

Do të ndiheni të fuqishëm, se keni pushtet, do të sjellë ndryshime thelbësore te ju, sidomos të lindurit në ditët e para të shenjës. Kjo do të bëhet më e theksuar në ditët e para të verës, është periudhë në përgjithësi erotike dhe do të vazhdojë të jetë. Ju që jeni të guximshëm dhe ju pëlqejnë ndryshimet, udhëhiqni jetën tuaj drejt një ndryshimi që u shërben synimeve dhe qëllimeve tuaja. Edhe sikur të vijnë nga faktorë të jashtëm e s’ju pëlqejnë, s’do të keni forcën t’i kontrolloni, mendoni për të ardhmen. Kujdes në sferën financiare. Mënyra si dashuroni do të ndryshojë dhe do të takoni njerëz të rinj e pak ndryshe në periudhën e verës. Keni shanse gjithë vitin.

Peshqit

Do të çliroheni pak sivjet nga pengesat, përgjegjësitë e mëdha dhe idealizimi, ulje-ngritje psikologjike, dëshpërimi. Saturni, planeti i përgjegjësisë ju ka vënë nën presion e stres dhe do ta bëjë më shumë sepse marsi e shtatori do të jenë shumë të rëndësishme për marrëdhëniet, jetën sociale e familjare. Neptuni ikën nga shenja juaj më 30 mars, në datën 25 maj edhe Saturni e kjo krijon një çlirim. Ata rikthehen për t’ju dhënë një mësim të fundit dhe më të ndikuarit janë të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës që duhet të jenë të kujdesshëm nga çdo pikëpamje. Rrugët hapen dhe vijnë gjëra të mira. Jeni nga shenjat më me fat të vitit sepse më 9 qershor, Jupiteri kalon në shtëpinë e pestë që është e fatit për ju ndaj do të keni përparim personal, dashuri, gëzim nga fëmijët, realizime, do të jetë një periudhë shumë pozitive. Në fund të vitit do të keni disa vështirësi, por për ata që janë treguar të disiplinuar dhe me këmbë në tokë, do të kenë hedhur bazat dhe forcuar pozitat. Vështirësitë janë në mars, rikthehet e kaluara, marrëdhëniet sprovohen, do të keni ca probleme me financat dhe pak në shtator në marrëdhëniet tuaja.

SPAK-u ka ngritur 4 akuza ndaj Veliajt, ky është reagimi i Ramës

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Zërin e Amerikës, komentoi lidhur me hetimet ndaj disa figurave të njohura politike, duke përfshirë edhe Erion Veliajn, kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Rama theksoi se nuk ka komentuar raste individuale, përveç kur ka pasur një vendim të shkallës përfundimtare të gjykatës, dhe theksoi se një person që është nën hetim nuk është domosdoshmërisht i fajshëm.

Ai theksoi rëndësinë që proceset gjyqësore të zhvillohen sipas ligjit dhe nuk duhet të gjykohen në media.

Rama u shpreh se, përballë drejtësisë dhe ligjit, emrat e individëve nuk caktuan se për kë bëhen hetimet, por se janë faktet dhe proceset ligjore që duhet të udhëhoqin punën e institucioneve të drejtësisë. Ai përsëriti se duhet respektuar e drejta e çdo individi për një proces të drejtë dhe të barabartë.

Zëri i Amerikës: Pyetja për shqetësimin, lidhet pikërisht me këtë, jo me faktin që ju habiteni nga kjo gjë, por a mund t’ju pyes për rastin e zotit Veliaj i përfshirë së fundmi në hetime? A e cënon kjo imazhin e Partisë suaj?

Kryeministri Rama: Unë nuk komentoj raste individuale, nuk e kam bërë asnjëherë, përveçse kur ka pasur një vendim përfundimtar gjykate, sic ka qenë rasti i një shpifësi recidiv. Por mund të them vetëm që, fakti se cilido është i hetueshëm, nuk e bën cilindo të fajshëm, dhe nga ana tjetër, gjyqet nuk bëhen në media, por gjyqet bëhen në proceset ligjore dhe kushtetuese.

Zëri i Amerikës: Bëhet fjalë për emra të rëndësishëm të politikës dhe jetës publike. Kështu që, detyrimi është për të marrë një opinion nga ju.

Kryeministri Rama: Opinioni im dihet. Është i njohur botërisht. Përballë drejtësisë dhe përballë ligjit dhe përballë të drejtës së institucioneve të drejtësisë për të bërë punën e tyre, nuk janë emrat që caktojnë se për kë e bëjnë apo për kë s’e bëjnë punën, por janë faktet dhe janë liritë dhe të drejtat e të gjithëve, që duhen ushtruar dhe duhen vënë në zbatim, duke filluar nga liria dhe e drejta e drejtësisë, që të bëjë detyrën e vet.

Parashqevi Simaku kërcen me filxhan mbi kokë nën tingujt e muzikës popullore shqiptare

Biznesmeni Elton Ilirjani ka shpërndarë një video të veçantë të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila duket më e lumtur se kurrë.

Nen tingujt e muzikës popullore shqiptare, këngëtarja shfaqet duke mbajtur një filxhan mbi kokë dhe duke kërcyer me ritmin e këngës, duke krijuar një atmosferë gëzimi dhe energjie pozitive

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka pasur një surprizë në New York nga pasardhëset e Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi, të cilat e nderuan me një takim të papritur.

Ilirjani shpërthen ndaj artistëve që nuk ndihmojnë Parashqevinë: Mund të jeni të … (Video)

Situata e ikonës shqiptare, Parashqevi Simakut, nuk ka mbetur pa u dëgjuar nga asnjë person si I thjeshtë ashtu dhe VIP.

Por të paktë kanë qenë ata persona që kanë marrë iniciativën për t’i ardhur në ndihmë Parashqevisë.

Biznesmeni, Elton Ilirjani, Radar.al raporton se nëpërmjet një Instastory zbulon se asnjë nga artistët e mëdhenj nuk e mori hapin që t’i jepte sadopak ndihmë kolegës së tyre. E për ta ky I fundit ndjeu me të vërtetë keqardhje.

“Artistë të mëdhënj, nuk habitem fare që nuk keni reaguar për të ndihmuar. Nuk kam koment për ju. Vazhdoni si jeni se jeni shumë mirë ashtu si jeni. Jeni të mëdhenj në mendjen tuaj, por në mendje jeni shumë të vegjël” u shpreh Ilirjani./ Radar.al

https://streamable.com/e/466npg?quality=highest

VIDEO/ Rama “rrëfehet” në “Flasim”: Festivalin e Këngës në RTSH nuk e ndjek prej vitesh! Arsyeja pas vendimit…

Të ftuar në episodin e fundit të podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama ishin Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, fituesit e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizion Shqiptar.

“Zjerm” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2025, që do të mbahet në 13-17 maj 2025 në Bazel të Zvicrës.

Vokalistët e grupit “Shkodra Elektronike” kanë rrëfyer emocionet e pjesëmarrjes në eventin të madh muzikor, si dhe fillesat e grupit që rrëmbeu çmimin e parë.

Ndërkohë kryeministri Rama, që në nisje të podcast-it ka rrëfyer se nuk e ka ndjekur festivalin, një “traditë” që prej tij vijon prej vitesh.

Ai nuk ka renditur arsyet pas një vendimi të tillë, por me sa duket ka rezerva për eventin.

“Ende nuk e kam dëgjuar plotësisht këngën dhe prej shumë e shumë kohësh nuk e kam ndjekur Festivalin. Mos më pyesni pse, qysh, tek sepse është ndoshta bisedë e gjatë. E di që nuk kam dhe nuk pretendoj të kem të drejtë, por ja kështu është nuk e kam ndjekur. Për hir të vërtetës kur nuk e ndoqa edhe këtë herë, nuk besoj se kam për ta ndjekur ndonjëherë. Por kurrë mos thuaj kurrë, por nuk jemi këtu për mua dhe nuk ka pikë rëndësie se çfarë mendoj unë, apo çfarë them unë për Festivalin, rëndësi ka çfarë thoni ju për jetën dhe krijimitarinë tuaj, sepse ju jeni fituesit. Përpara ka pasur raste kur fituesi apo fituesja kanë qenë kontroversë, ose kanë krijuar kundërshti në mjedisin publik, por këtë herë ka një konsenus që fituesit janë fituesit”, tha ai, ndërsa edhe grupi ka pranuar që as ata nuk e ndiqnin festivalin.

(BalkanWeb)

“Kishte një zë të mahnitshëm”/ Gazetari shqiptar publikon për herë të parë fotot me Parashqevi Simakun: Në vitet 1990…

Parashqevi Simaku është kryefjala e lajmeve ditët e fundit, që me zbulimin e jetesës së saj në një metro në New York e deri në përpjekjet për ta ndihmuar që t’i rikthehet jetës normale.

Gazetari kosovar, Bahtir Cakolli, ka publikuar disa fotografi ekskluzive ku ai shihet bashkë me këngëtaren shqiptare, gjatë një interviste që ka realizuar me të në vitit 1990.

foto galeri
foto galeri

“Kujtime me Parashqevi Simakun, në intervistën e parë me të gjatë fillimviteve të 90-ta. Kënaqësi biseda me të, por edhe thjesht interpretimi dhe zëri i saj i mahnitshëm!”, ka shkruar gazetari Cakolli.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbahtir.cakolli%2Fposts%2Fpfbid0uyEkYqtzybsqB7jWFh6twJhtFMiyaHCDomsDA9xsHnYwLEiYzdQu9132b4EZ1u7Vl&show_text=true&width=500

Gazetari nga Kina zbulon të vërtetën: TikTok-u nuk lejohet këtu, ka emër tjetër. Ja çfarë ndodh realisht

Deklarata e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria do të mbyllë TikTok-un nga janari i vitit të ardhshëm bëri xhiron e mediave perëndimore, por aspak në ato kineze. Edison Myrteza, gazetar shqiptar në Pekin tha në studion e News24 përmes Skype, se mediat e Kinës nuk i kanë kushtuar vëmendje paralajmërimit të kryeministrit.

Myrteza dha detaje interesante sa i takon platformës që përdoret në territorin e Kinës por që nuk ka shumë të përbashkëta me TikTok-un. Ai tha se në Kinë platforma ka emër tjetër, ndërsa TikTok-u që përdoret jashtë nuk lejohet të shkarkohet në smartphone-t brenda vendit. I ashtuquajturi “TikTok-u kinez” është edukues, tha Myrteza, dhe përdoret më tepër për të blerë dhe reklamuar produkte, e jo për promovimin e akteve të dhunshme siç ndodh përtej Kinës.

https://youtube.com/watch?v=Rr7Qc1sQJOQ%3Ffeature%3Doembed

Ndërsa Elton Heta, ekspert i IT, tha se në Shqipëri janë 1 mln llogari aktive në TikTok, duke u bërë edhe një nga vendet që ka algoritmin më të lartë të aktivitetit në këtë rrjet social.

Edison Myrteza, gazetar nga Pekini: Mediat kineze nuk e kanë pasqyruar vendimin e kryeministrit. Janë më tepër të fokusuar te deklaratat e Trump që i kërkon gjykatës të shtyjë vendimin për mbylljen e TikTok-ut. Kina nuk ka deklaruar asgjë sa i takon këtij vendimi. Ndoshta sepse Shqipëria është një vend i vogël, me një popullsi shumë të vogël dhe i duket i parëndësishme mbyllja e TikTok-ut.

Nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes TikTok-ut që përdoret në Kinë dhe jashtë saj. Nuk e di ku e ka parë kryeministri Edi Rama ndryshimin. Në programin e Google Play, TikTok-u nuk lejohet të shkarkohet në territorin kinez. Kërkon disa filtra sicc është pasaporta dhe verifikohet. TikTok-u në Kinë është më tepër edukues, është pozitiv dhe nuk ka të bëjë me gjëra si armë, vrasje, informime për gjëra të këqija. Nëse ndodh diccka e tillë, direkt TikTok-u kinez, apo programi që përdoret këtu, merr masa direkt dhe nuk mund të kundërshtohet. TikTok-un e kam përdorur vetëm para 2 vitesh, për të blerë produkte dhe reklamuar gjëra të ndryshme.

Elton Heta, ekspert IT: Në Shqipëri janë 1 mln llogari aktive në TikTok. Përdorues janë 500-600 usera unikë që kanë llogari në TikTok. TikTok-u i Kinës ka një emër tjetër, është një program i ndarë. Është i krijuar për vendet e tjera, dhe jo për në Kinë.

(BalkanWeb)

Horoskopi për ditën e sotme, e diel 29 dhjetor 2024

DASHI

Mund të ndiheni veçanërisht energjik, por përpiquni të mos e teproni. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Impulsiviteti juaj mund t’ju sjellë në telashe, veçanërisht në çështjet e punës. Mundohuni të jeni më të zhytur në mendime dhe të dëgjoni të tjerët.

DEMI

Marrëdhëniet familjare mund të kërkojnë vëmendjen tuaj. Ju mund të ndjeni nevojën për të pastruar disa keqkuptime ose për të zgjidhur tensionet. Është një ditë e mirë për të rivendosur harmoninë. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

BINJAKËT

Mendja juaj është veçanërisht e qartë dhe jeni në gjendje t’i përballoni sfidat intelektuale me lehtësi. Mund të merrni një propozim interesant, veçanërisht në një kontekst profesional. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

GAFORRJA

Mund të ndiheni pak të stresuar, por është e rëndësishme të mos lejoni që t’ju pushtojë. Përqendrohuni në gjërat që mund të kontrolloni dhe përpiquni të mos përfshiheni shumë në shqetësimet e njerëzve të tjerë. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, krijimtaria juaj është në krye! Është një kohë e mirë për të punuar në projekte personale ose për të eksploruar aktivitete të reja që stimulojnë mendjen dhe shpirtin tuaj.

VIRGJËRESHA

Mund të ketë disa zhvillime të papritura në jetën tuaj të punës. Mund t’ju duhet të merrni vendime të shpejta, por mos lejoni që presioni t’ju ndikojë shumë. Qëndroni të qetë dhe veproni me vendosmëri. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

PESHORJA

Një ditë e favorshme për të reflektuar mbi atë që dëshironi vërtet në jetë. Ju mund të jeni më introspektiv dhe të etur për të gjetur një ekuilibër midis qëllimeve tuaja profesionale dhe personale.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, mund të ndjeni një shtytje të fortë drejt ndryshimit. Jini të hapur ndaj ideve dhe mundësive të reja, veçanërisht në marrëdhënie. Njerëzit mund të jenë më të gatshëm të dëgjojnë dhe bashkëpunojnë me ju.

SHIGJETARI

Një ditë pune intensive, por me shpërblime. Ju mund të shihni frytet e përpjekjeve tuaja të kaluara. Përfitoni nga kjo ditë për të konsoliduar suksesin tuaj dhe për të planifikuar hapat e ardhshëm.

BRICJAPI

Energjia juaj po rritet dhe ju ndiheni gati të provoni veten. Ju mund të jeni veçanërisht të motivuar për të përmirësuar veten dhe për të ndjekur projekte ose qëllime të reja. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Impulsiviteti juaj mund t’ju sjellë në telashe, veçanërisht në çështjet e punës.

UJORI

Mund të ndiheni më emocionues se zakonisht, por është gjithashtu një kohë e mirë për t’u lidhur me të tjerët në një nivel më të thellë. Intuitat tuaja janë më të mprehta, ndaj besoni instinkteve tuaja në vendime. Impulsiviteti juaj mund t’ju sjellë në telashe, veçanërisht në çështjet e punës.

PESHQIT

Ndjeshmëria juaj mund t’ju bëjë të merrni vendime të vështira, por mos harroni të vendosni nevojat tuaja në radhë të parë. Gjeni një ekuilibër midis ndihmës së të tjerëve dhe kujdesit për veten.