Enkel Demi dhe Mesila Doda bëhen gjyshër për herë të parë, vjen në jetë nipi i tyre

Gazetari Enkel Demi dhe deputetja Mesila Doda janë bërë gjyshër për herë të parë. Në vigjilje të Krishtlindjeve një bekim ka ardhur në familjen e tyre.

Vogëlushi Mark ka ardhur në jetë këtë 24 dhjetor duke gëzuar kështu gjithë familjen e duke i dhënë dritë shtëpisë

Gjyshi Enkeli, gjyshja Mesila, mami Paola dhe babi Jon, e të gjithë familijarët e tyre janë tepër të lumtur për këtë dhuratë të ardhur në këto ditë festash.

Lajmin e bukur e ka bërë me dije vetë Enkel Demi përmes një postimi në “Instagram”. Përpos fotos së parë të nipit të tij, gazetari shkruan: “Në vigjilje të Krishtlindjes Hyji na dhuroi Mark Demin. Mama Paola dhe Baba Jon u bëftë Marku plak i moçëm dhe i mençëm e i mirë si ju të dy”.

Kanali prestigjioz Amerikan dedikim për Parashqevinë:”Madona e Shqipërisë”

Kanali amerikan në New York, “Abc7” që publikoi për herë të parë videon e Parashqevi Simakut teksa ajo merrte ndihma sociale, ka publikuar një artikull dedikuar këngëtares shqiptare dhe historisë së saj të jashtëzakonshme.

“Abc7” e quan këtë histori një mrekulli dhe tregon se si videoja menjëherë pas transmetimit nga kanali amerikan e lidhi Parashqevi Simakun me shqiptarët, populli që atë e donte aq shumë dhe e cilësonte si “Madona e Shqipërisë”.

Artikulli i plotë:Një video me një akt të thjeshtë dashamirësie, është bërë tani një histori e madhe ndërkombëtare.Më 10 dhjetor, ekipi i 7 On Your Side po ndiqte një bamirësi lokale duke u shpërndarë çanta shpine njerëzve të pastrehë.Gazetarja jonë Nina Pineda ndaloi për të folur me një grua, një të huaj në nevojë, në Penn Station të Nju-Jorkut, pasi ajo mori një nga dhuratat.Gruaja u gëzua pa masë me frymën e festës së një dhurate kaq të thjeshtë, një çantë shpine me furnizime dhe një shënim të shkruar me dorë për fëmijë me fjalë inkurajuese, nga një grup i quajtur me vend “Vetëm Dashuri e Bekime”.Ajo që ndodhi më pas po quhet një mrekulli. Ajo grua me të cilën foli Nina tha se ishte këngëtare. Rezulton se ajo është aq e famshme, sa njerëzit në vendin e saj e njohën menjëherë nga segmenti.Ajo quhet Parashqevi Simaku. Simaku është një këngëtare dhe aktore nga Shqipëria, dhe është një nga thesaret e tyre kombëtare.“Ajo ishte si Madona e Shqipërisë”, tha fansi Bale Erbeli.
Erbeli ishte duke gatuar kur pa klipin dhe menjëherë njohu Simakun, e cila kishte qëndruar me familjen në Nju-Xhersi në vitin 1986 kur ajo nisi karrierën e saj.Si rezultat, komuniteti shqiptaro-amerikan u bashkua shpejt, duke postuar dhe shpërndarë klipin në të gjithë rrjetet sociale. Madje ka arritur tek një prej influencuesve më të mëdhenj të tyre, Elton Ilirjani.Elton Ilirjani është model dhe CEO. Me të parë gjendjen e një ikone kombëtare, ai dhe të tjerët e gjetën Simakun në Penn Station brenda dy ditësh.“Kam pesë vjet që e kërkoja”, tha Ilirjani. “Vrapova drejt saj dhe e përqafova”. Ilirjani i ofroi t’i paguante Simakut një dhomë për të fjetur, gjë që ajo pranoi.“Ajo bëri një dush të gjatë. Mbretëresha u kthye. Ajo bëri flokët dhe grimin”, tha Ilirjani. “Ajo ishte e bukur. Ne shkuam në një restorant në Hudson Yards, ku ajo këndoi në anglisht dhe frëngjisht.”
Parashqevi tha për Eyewitness News se askush nuk shkon nga rrugët drejt yjeve, por se ajo po bëhet më mirë dhe komuniteti i saj vazhdon ta mbështesë.

“Dimër i egër”, Tanja Porja zbulon ‘surprizat’ e motit: Ja muajt më të ftohtë

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar sesi do të jenë kushtet atmosferike gjatë muajit dhjetor, por edhe në janar e shkurt.

Porja tha se ky dhjetor është klasik si dhjetorët e para shumë viteve, pasi ka pasur reshje të mjaftueshme shiu dhe temperatura të ulëta gjatë mbrëmjeve.

Ajo shtoi gjithashtu se parashikohet që ky dimër të jetë ‘i egër’, pasi sipas saj, muajt më të ftohtë pritet të jenë janari e shkurti, por ndoshta edhe marsi.

“Janë larguar reshjet nga territori. Reshjet me intensitet mesatar dhe të lartë që kanë shkaktuar problematika gjatë ditës së djeshme. Ndërsa sot reshje të pakta janë prezente, kanë qenë gjatë natës. Termometri ka shënuar një tjetër rënie gjatë ditës së sotme. Maksimumi i temperaturave do të ngjitet deri në 13 gradë celcius.

Dy dhjetorët e kaluar kanë qenë shumë më të ngrohtë se dikur. Kanë patur edhe reshje në dhjetor. Sepse në këtë dekadë 5 vitet e parë kanë kaluar edhe me zero reshje, një gjë e rrallë. Ky dhjetor ka qenë shumë i pasur me reshje.

E kemi thënë edhe në parashikimin tonë mujor se ky dhjetor do të ketë tiparet e një dhjetori klasik, shumë afër motit të dhjetorit që ne mbajmë mend në fëmijërinë tonë. Mesditat kanë bërë ndryshimin, sepse temperaturat kanë qenë 3-4 gradë më të larta se ato mesatare. Dimrin e vërtetë e presim në janar, shkurt, pse jo edhe në mars. Pra është hyrja për në dimër ky dhjetor. Pritet një janar dhe një shkurt i egër”, tha Porja në A2 CNN.

Drama e Parashqevi Simakut si e pastrehë. Rrëfehet Mira Konçi, ja çfarë thotë ajo për këngëtaren

Jeta e Parashqevi Simakut ka qenë kryefjalë e mediave, prej më shumë sesa 10 ditësh. Këngëtarja e njohur, e cila ishte zhdukur nga sytë e publikut prej shumë vitesh, u rikthye sërish, këtë herë si e pastrehë.

Por jeta e saj ndryshoi tërësisht brenda këtyre dy javëve, duke u shndërruar gatigati në një përrallë të kohëve moderne. Pas ndihmës së dhënë nga biznesmeni Ilirjani dhe ndërhyrjes nga shteti shqiptar, tashmë për Parashqevinë po mendohet edhe rikthimi në Shqipëri.

Përgjatë këtyre ditëve, Panorama ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me shumë kolegë e miq të këngëtares, si në vendin tonë, ashtu edhe në SHBA, ku ‘off record’ kanë treguar një variant tjetër të ngjarjes, madje duke qenë të bindur, se e gjithë historia është e parapërgatitur me regji nga individë të caktuar. Lidhur me këtë, ne kontaktuam edhe këngëtaren Mira Konçi. Si një artiste që e ka njohur nga afër Parashqevinë që në Tiranë dhe më pas një njohje edhe më të ngushtë kanë pasur të dyja në SHBA.

Në prononcimin e dhënë për Panorama, Mira Konçi shprehet se këto dyshimet, për skenarë të përgatitur, nuk duhet të zëvendësojnë ndjeshmërinë për situatën e vështirë që Parashqevia ka kaluar.

Këngëtarja me tej shprehet se ndihma që i është dhënë Parashqevisë, të paktën nga ana e saj ka qenë tërësisht private, duke mos dashur që të flasë konkretisht se për çfarë ndihme e ka pasur fjalën. Konçi është shprehur se të paktën njerëzit që e kanë njohur nga afër Parashqevinë, nuk duhet të hamendësojnë nëse gjithçka ndodhi ishte e përgatitur, apo një rastësi e bukur.

“Gjykoj se askush, akoma më shumë ne që e kemi njohur në jetë të mrekullueshmen Parashqevi, nuk mendoj se kemi të drejtë t’i japim vetes tagrin për të hamendësuar lidhur me sa pyesni. Historia e saj personalisht më ka tronditur shumë, si grua në radhë të parë dhe padyshim edhe si dikush që e ka njohur nga afër, ashtu si shumicën e shqiptarëve besoj për artisten e tyre.

Ndaj, lutem pranoni shumë miqësisht e modestisht ftesën time për të mos stimuluar që dyshimet që mund të ekzistojnë nga kushdo për rrethanat e saj familjare, të zëvendësojnë ndjeshmërinë që duhet të tregojmë karshi një situate kaq komplekse për të. Sigurisht, secili duke e bërë këtë brenda kornizës profesionale apo në privatësi e në mënyrën e vet, siç është rasti im”, është shprehur këngëtarja Mira Konçi./ Enida Himaj, Gazeta Panorama

“I kapa telefonin, çfarë nuk pashë”/ Xumi tregon si zbuloi tradhtinë e partneres: Hyra në fazë depresioni

Xum Allushi, një ndër personazhet që është bërë pjesë e Big Brother VIP4, ka rrëfyer sesi është tradhtuar nga partnerja e tij

Ai tha se ishte 27 vjeç kur ishte në një lidhje që ndihej shumë i dashuruar, por u zhgënjye shumë dhe pësoi një fazë depresioni.

“Me një gocë tjetër u ndava se ishte rritur në Amerikë, me kulturë tjetër, ishte princeshë e babit, ishte e llastuar. Më mërziti me një muhabet, i thash me mirëkuptim dhe u ndamë në 2021. Pas dy javësh u njoha me një gocë. E ndjeja që 27 vjecc do ndodhte diçka e keqe në jetën time. Njoha një gocë dhe me atë u puqa si puzzle. Ishte tipi im version femër, kemi bërë shumë gjëra me të. Kam ndejt 6 muaj 24/7. Nga nuk shkonim gjithë kohës. 5 muaj, me atë u dashurova.

Ajo femër kishte 100 gjëra, 99 i kishte të këqija ajo femër. 1 gjë e kishte të mirë, unë ja dashuroja atë gjënë e mirë dhe ato 99 nuk ja shihja më ishim mbyllur sytë. Kjo është dashuria për mua. Unë nuk jam tip që kontrolloj shumë, të jap lirinë tënde por jam qen që nuhas shumë. E nuhata gjënë, unë jam xheloz me shkak jo pa shkak. I kap telefonin një natë, çfarë nuk pash. I thash ça është kjo, më meku fare. Ua tha mos jam në ëndërr, zuri me rënë prap në gjumë. Ia tregoj telefonin dhe ika. Ishte robi më i gabuar për mua, por më ka zhvilluar si karakter. Aty mora një zhgënjim shumë të madh, kapa një fazë depresioni në jetë nga kjo gjë”-tregoi Xumi.

‘Notorious‘/ Djali i Gilit zbulon çfarë fshihet pas tatuazhit që ka në sy

Këngëtarja e njohur Gili dhe djali i saj, Redoni, janë bërë pjesë e Big Brother VIP si konkurrentë të vetëm

Gjatë një bisede me banorët, Redoni ndau një histori personale që lidhet me tatuazhin e tij nën syrin e majtë, duke shpjeguar kuptimin dhe historinë pas tij.

“Tatuazhi shkruan ‘Notorious’ (famëkeq), dhe e kam bërë që 7 vite më parë kur isha duke studiuar në Greqi. Në atë periudhë kisha shumë ankth dhe nuk dija nga vinte. Për të gjetur shkakun, madje qëndrova 10 ditë pa ushqim, vetëm me ujë, për të parë nëse vinte nga dieta ime. Por më vonë kuptova se ishte diçka gjenetike,” tha ai.

Redoni rrëfeu gjithashtu një fazë të vështirë të jetës së tij: “Kam qenë shumë rebel, gjaknxehtë dhe i shthurur. Ishte një periudhë ku luftoja me veten time.”

“Zhduken” 1.8 milion litra pije të skaduara “Coca-Cola”. Ja mashtrimi i inspektorëve të AKU. “Coca-Cola” hesht

Televizioni “Ora News” ngriti alarmin për “zhdukjen” e 1.809.054 (një milion e tetëqind mijë) litra pijeve të skaduara “Coca – Cola”.

Ngelet enigmë se ku kanë përfunduar pijet e skaduara, sepse Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk ka asnjë informacion për asgjësimin, edhe pse ligjërisht ne këtë proces duhet të marrin pjese Inspektorët e Mjedisit për të faktuar me foto dhe video praktikën e asgjësimit.

Skandali thellohet më tej për faktin se në këtë proces kanë qenë prezent vetëm inspektorët e AKU-t, të cilët në procesverbalin e inspektimit kanë shkruar e firmosur se të pranishëm në këtë procedurë janë edhe Inspektorët e Mjedisit.

Në vendimin përfundimtar citohet: “Gjatë procesit të asgjësimit ishin të pranishëm dhe inspektorët e Tatimeve dhe ata të mjedisit”.

Në faktet e bëra publike nga “Ora News” rezulton se përgjatë vitit 2019 AKM nuk ka asnjë informacion për asgjësimet që ka bërë “Coca-Cola” dhe inspektorët nuk kanë qenë të pranishëm.

Për të favorizuar subjektin 2 inspektoret e AKU me iniciale M. A dhe M. D kanë konfirmuar pjesëmarrjen e Inspektorëve të Mjedisit dhe kjo skemë është ndërtuar për të dhënë vendimin përfundimtar se procedura e asgjësimit është kryer konform legjislacionit në fuqi.

Televizioni “Ora News” ka kryer një investigim më të thelluar duke i kërkuar AKU-së edhe listën e pijeve të skaduara që janë asgjësuar njëkohësisht edhe fotot ose videot e asgjësimit.

AKU nuk na vë në dispozicion asnjë foto ose video të asgjësimit të pijeve të skaduara dhe akoma më tej, tenton të fshehë shkeljet kur shprehet se lista e pijeve të skaduara të “Coca – Cola”-s është e arkivuar dhe kërkon kohë të përgatitet.

Edhe pas 3 muajsh pritjeje nuk na u vu në dispozicion nga AKU as lista e pijeve që shkuan për asgjësim dhe as foto dhe video nga procesi i eliminimit.

Për të sqaruar këtë situatë ju drejtuam me një kërkesë specifike për informacion edhe subjektit “Coca-Cola Shqipëri”.

Ky subjekt në përgjigjen e tij na bën me dije se proceset në lidhje me produktet e skaduara ndjekin ligjet në fuqi dhe janë të verifikueshme nga autoritetet kompetente.

Pikërisht autoritet që monitorojnë punën tuaj kanë konstatuar një varg shkeljesh dhe duhet guxim të deklarosh se ndjek ligjet, ndërkohë që i shkel ato.

Pse hesht “Coca-Cola” kur i kërkohen foto dhe video nga procesi i asgjësimit?

Pse nuk jep informacion se cili është vendi ku u krye asgjësimi i pijeve të skaduara?

Si ka mundësi që ky subjekt del mbi ligjet duke mos vënë në dijeni Inspektoriatin e Mjedisit për asgjësimin e pijeve të skaduara?

Ku përfunduan 1.8 milion litra pije të skaduara “Coca –Cola”?

Kësaj pyetjeje nuk i dha dot përgjigje as Agjencia Kombëtare e Mjedisit, as “Coca-Cola”, dhe as AKU, i cili nuk na vuri në dispozicion listën e pijeve të skaduara dhe fotot, ose videot nga momenti i asgjësimit.Ora News

Nuk do të endet më në metro/ Parashqevi Simaku do të jetojë në një apartament në Nju-Jork, që nga 1 janari…

Që prej momentit të zbulimit të saj nga një kronikë lajmesh e televizionit ABC7NY, që u publikua nga gazetari Blendi Fevziu, duke kërkuar informacion për të pastrehën me emrin “Simaku Nolfe” që merrte çantën e ndihmave, Parashqevi Simaku qëndron pranë biznesmenit Elton Ilirjani.

Pas gjetjes së këngëtares nga një shqiptare në Nju-Jork, Elvira Tata dhe më pas bashkëpunimit të saj me Ilirjanin, artistja u vendos në një dhomë hoteli në Manhattan.

Si Ilirjani, ashtu edhe Tata kanë ndarë detaje rreth saj, por më e rëndësishmja është që Parashqevi Simaku nuk është më e pastrehë. Sipas videove të shpërndara nga biznesmeni, ajo ka mundur të flasë me ish-bashkëshortin dhe djalin, si edhe të takojë nipin.

Tashmë, situata e saj duket se po lehtësohet edhe më shumë. Elton Ilirjani ka ndarë një përditësim për këngëtaren në rrjetet e tij sociale ku shkruan se falë ndihmës së një biznesmeni, Simaku do të qëndrojë në një apartament.

“Duke filluar nga data 1 janar 2025, biznesmeni i parë shqiptar është ofruar t’i paguajë qiranë mujore të apartamentit në Manhatan Parashqevi Simakut”.

Ilirjani nuk e ka zbuluar emrin e personit që ka marrë përsipër këtë angazhim.

Prej vitesh, Parashqevi Simaku kishte humbur kontaktet me familjen e saj. Sipas historisë së Elvira Tatës, rrëfyer në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ajo kishte refuzuar disa herë ndihmën e shqiptarëve të tjerë e disa as nuk e kanë njohur kush është

Drejtuesi i Acromax Aldor Nini: Ja pse Tik Tok mund të ndikojë “frikshëm” në rezultatin e zgjedhjeve

Drejtuesi i Acromax, Aldor Nini, i ftuar në emisionin Open në News 24 tha se Tik Tok është i vetmi rrjet social që nuk menaxhohet dot, nëse ka një skandal.

Nini mori një rast hipotetik. Ai u shpreh se nëse ka një skandal një ditë para zgjedhjeve, nëse në rrjetet e tjera sociale ky skandal mund të menaxhohet, në Tik Tok është e pamundur, pasi në të ka akses edhe banori i fshatit më të humbur të vendit. Kësisoj, shpjegoi ai, Tik Tok mund të ndikojë “frikshëm” në rezultatin e zgjedhjeve.

Aldor Nini: Nëse një ditë para zgjedhjeve, teorikisht, ndodh një skandal…Në Tv mund të menaxhohet, në Instagram ka një audiencë të caktuar, Në Fb menaxhohet, në You Tube menaxhohet, në Tik Tok mund të marrë përmasa të mëdha dhe mund ta shikojë edhe ai që jeton në fshatin më të humbur dhe ajo mund të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve. Kjo mund të jetë keq dhe për opozitën, edhe për qeverinë. Tik Tok mund të ndikojë në mënyrë të frikshme në rezultatin e zgjedhjeve.

(Balkanweb)

Nëse i dini këto gjëra, f emrαt do ju Iùten të b. ëni … ks!

Femrat gjithmonë kanë nevojë që të nxehen para se.ksit, sepse ato nuk nxitojnë. Mos harroni se se.ksi nuk ka rëndësi shpejtësia por cilësia dhe sasia e pasionit që çlironi.

Ato dëshirojnë puthje dhe prekje të buta, me këto kurrë nuk do të shkoj puna keq me to. Edhe nëse nuk e keni planifikuar që të bëni s.eks, kjo butësi do ta shndërroj femrën në një femër të egër që do të të hidhet përmbi pa diskutuar.

Me këto gjashtë ‘lojëra’ se.ksi do të jetë më i mirë:

Ngadalësia

Se.ksi nuk është një garë për të thyer ndonjë rekord apo të merrni medalje. Femrat duan paralojë se.ksi me prekje dhe puthje. Mund t’ia prekni barkun ngadalë, duart, këmbët gjithashtu… shpejt mund të ndërroni ndonjë fjalë dhe të prekni fytyrën e saj derisa ajo flet.

Filloni me pak gjëra dhe prisni

Filloni duke e puthur atë në trup dhe më pas ndaluni që të pritni që ajo të filloj. Nëse ajo dëshiron pak më gjatë të vazhdoni, atëherë mund të vazhdoni edhe pak, e më pas ajo kthehet në aksion.

Puthje shumë të buta

Sa më të buta puthjet, aq më i madh pasioni i saj. Tregohuni dashnor i vërtetë, e jo thjeshtë një makinë se.ksi. Duhet të koncentroheni tek buzët në fillim por duke mos lënë pas edhe qafën dhe zonën afër veshëve, ku janë edhe zonat er.otike.

Kafshoni ngapak

Në mes puthjeve, kafshoni ngapak sidomos afër veshëve dhe në qafë. Të jetë kafshim i butë por duhet të jetë në momente specifike. Të gjitha këto e shkrijnë femrën që kini pranë.

Tregojini asaj se sa e doni

Përshpëritni në vesh se sa e bukur është, le ta ndjenë ajo frymën tuaj të nxehtë në vesh. Shumë femra nga ky veprim “çmenden”.

Duhet të jeni të paparashikueshëm

Mos i hiqni pantallonat, këmishën pa u pajtuar dhe hiqni çorapet… Kjo do ta qetësoj dhe do ta bëj femrën më të zjarrtë për se.ks. Bëhu spontan dhe i paparashikueshëm. Është më mirë të mos e dini se çka do të bëni në momentin e ardhshëm ngaqë pasiguria dhe spontaniteti është më emocionuar.