Tυristja RUSE tm errohet nga mes.hkυjt shqiptarë: Këta e pàskan mendjen υetëm për të… (Video)

Duket se etja e meshkujve shqiptarëve për femra i ka rënë në sy edhe një turiste ruse që ka vizituar Shqipërinë së fundmi.

Bukuroshja ruse, mesa duket ka ndezur mendjen e meshkujve shqiptarë me fotot e nxehta që ka postuar në profilin e saj në Instagram.

Ajo është një blogere dhe ka vizituar vendin tonë me disa nga mikeshat e saj.

Ajo ka postuar foto dhe video të mrekullueshme nga Jugu i vendit, përkatësisht në Ksamil dhe Sarandë teksa i ka bërë një marketing të gjerë vendit tonë tek ndjekësit e huaj.

Në një prej fotove të saj në Instagram, një djalë shqiptar i ka replikuar: A je akoma në Shqipëri?!

Do vij ta haj p****. Por mesa duket mesazhet e kësaj natyre kanë qenë të shumta gjë që solli dhe reagimin e saj. 

Ekspozòi gj*ksìn komρΙet, 21-v jeçαren desh e zbritën nga avioni: Le nam! Hìdh diçka krahëve!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një prej aeroporteve në Birmingham.

Një 21-vjeçare rrezikoi të humbiste udhëtimin e saj dhe ta zbrisnin nga avioni pasi ishte veshur në mënyrë të papërshtatshme.

Vajza e quajtur Emily O’Connor kishte veshur një bluzë të shkurtër të zezë dhe pantallona ngjyrë portokalli me bel të lartë, kur një

prej anëtarëve të stafit të linjës ajrore i tha të zbriste pasi nuk kishte respektuar kodin e veshjes.Ajo u çua në këmbë dhe nisi t’u drejtohej udhëtarëve të tjerë:

Njerëz! Nëse veshja ime ju ofendon, më thoni sepse do mbulohesha me gjithë qejf!”

Një burrë u çua nga vendi i tij dhe e ofendoi duke e quajtur idiote dhe duke e detyruar të hidhte diçka krahëve.

Ajo u ul në vendin e saj dhe veshi një xhaketë për t’u mbuluar.

Një shënim në kodin etik shkruante se “Pasagjerët me veshje të papërshtatshme që shqetësojnë pasagjerët e tjerë, nëse nuk kanë veshje të tjera për t’u ndërruar do të zbresin menjëherë nga avioni”.

Horoskopi për ditën e sotme, e diel 22 dhjetor 2024

Dashi

Nuk do jeni shumë të kthjellët sot për atë që duhet të bëni në jetën në çift dhe do debatoni herë pas here me partnerin. Beqarët nga ana tjetër do jenë më të privilegjuar në dashuri dhe do e gjejnë personin që aq shumë kanë ëndërruar. Financat do jenë mjaft delikate prandaj kujdes me shpenzimet që do kryeni. Po bëtë gabime do vuani për gjithë jetën.

Demi

Pasioni në çift do jetë i zjarrtë gjatë kësaj dite. Do ndiheni edhe më mirë pranë atij që dashuroni dhe do jeni gati të merrni edhe vendime. Beqarët do vazhdojnë gjithë kohës të jenë në kërkim të dashurisë, por nuk do kenë shumë fat. Financat do jenë goxha shqetësuese kështu që bëni mirë të shpenzoni me maturi dhe kujdes.

Binjakët

Marrëdhënia në çift do jetë më e mirë se disa ditë më parë, megjithatë që situata të vazhdojë kaq e ngrohtë, duhet t’i merrni gjërat me qetësi. Beqarët do kenë nevojë për më shumë liri dhe nuk do ndihen gati të fillojnë një lidhje. Financat do jenë goxha të turbullta. Duhet me patjetër të merrni disa masa strikte nëse nuk doni që situata të bëhet akoma më problematike.

Gaforrja

Do i jepni shumë prioritet jetës suaj në çift gjatë kësaj dite dhe çdo gjë do shkojë për mrekulli. Partneri nga ana tjetër do kujdes më tepër për ju dhe do iu surprizoje. Beqarët do ndihen më në fund gati ta hapin zemrën e tyre dhe të dalin nëpër takime. Plani material do fillojë dalëngadalë të përmirësohet. Mund të shlyeni edhe borxhet që keni marrë.

Luani

Plutoni do nxisë debatet e jetën tuaj në çift dhe do e keni shumë të vështirë të ruani një klimë të ngrohtë. Asgjë nuk do shkojë ashtu si ju e kishit menduar. Beqarët do kenë një dite normale dhe pa ndonjë gjë te veçantë. Duhet ende të prisni për të bërë për vete atë që pëlqeni. Nëse nuk bëni kujdes me shpenzimet, financat do vijnë duke u përkeqësuar.

Virgjeresha

Ditë mjaft harmonike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do flisni më tepër me partnerin dhe do e respektoni çdo mendim të njëri-tjetrit. Për beqarët do ketë disa takime interesante, por asgjë me tepër sesa kaq. Gjithsesi mos u mërzitni sepse shumë shpejt gjërat do ndryshojnë në jetën tuaj. Ekuilibri financiar nuk do ketë as tronditjen më të vogël.

Peshorja

Ditë e keqe kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do jeni në gjendje të mirë për te diskutuar qetësisht me partnerin dhe do debatoni ashpër me te. Kujdes me fjalët që do thoni. Për beqarët do jetë një ditë vendimtare nga e cila do varet gjithë e ardhmja e tyre. Financat fatmirësisht do mbrohen gjithë kohës nga yjet. Mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Akrepi

Jeta juaj në çift do e humbasë paksa alegrinë dhe harmoninë që ka pasur. Nuk do bini dakord për shumë gjëra dhe situata ka rrezik të ndërlikohet. Beqarët do pranojnë çdo ftesë që do ju bëhet dhe do ndihen gati të fillojnë edhe aventura kalimtare. Buxheti duhet menaxhuar me më shume kujdes dhe largpamësi. Mos mendoni vetëm për rehatinë e momentit.

Shigjetari

Ditë disi më e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do jeni me këmbë në tokë dhe do i pranoni disa gabime që keni bërë. Partneri nga ana tjetër do jetë më tolerant. Për beqarët atmosfera do jetë kaotike. Mos u nxitoni të merrni vendime të pamenduara. Financat në përgjithësi do jenë të qëndrueshme, megjithatë për të bërë investime të mëdha duhet të prisni.

Bricjapi

Të dashuruarit nuk duhet të tregohen strikte me ata që kanë në krah sepse mund të kenë mosmarrëveshje të shumta. Ka shumë mundësi që beqarët të bien në dashuri me personin e gabuar sot dhe të vuajnë për gjithë jetën. Kujdes me zgjedhjet që do bëni. Ne planin financiar nuk duhet ta lini për nesër rregullimin e telasheve sepse mund të jetë vonë.

Ujori

Ditë shumë e lumtur kjo e sotmja për ata që janë në çift. Do dashuroheni në mënyrë pasionante me partnerin dhe do doni që dita të mos ketë një fund. Beqaret do kërkojnë shumë, por në fakt në mendje do kenë një mik te familjes. Mos u nxitoni të shpreheni para se të jeni të qartë. Financat fatmirësisht nuk do jenë problematike. Do jeni të qetë në këtë sektor.

Peshqit

Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë mjaft i ngrohtë gjatë kësaj dite. Do ndiheni mirë pranë personit që dashuroni dhe do kaloni momente të paharruara pranë tij. Do i sqaroni edhe disa hatërmbetje. Beqarët nga ana tjetër do kenë një ditë të mbushur me takime dhe emocione. Ne planin financiar duhet të reflektoni njëqind here para se të hidhni çdo lloj hapi. Investimet lërini për më vonë.

Tërmeti në Patra, shkëputje masive gurësh dhe ρanik te banorët! Autoritetet tremben për paslëkundje sizmike më të forta

Paniku ka përfshirë banorët e Termos në Patra të Greqisë, pas tërmetit që u regjistrua në orën 18:30 të mbrëmjes së sotme, me atë lokale. Nuk raportohen të lënduar, por ka dëme materiale dhe shkëputje masive gurësh.

Më e keqja është se kjo zonë njihet për prekjen nga tërmetet dhe paslëkundjet, ndaj dhe frika është e madhe, sepse banorëve u kujton vitin 2007.

“Tërmeti që u ndje rreth orës 18:30 të pasdites shkaktoi panik te banorët e Thermos, por edhe te zonat fqinje”, tha kryebashkiaku i Termos, Spyros Konstandaras .

Gjithashtu për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, deri më tani janë raportuar rënie gurësh në rrjetin rrugor krahinor që lidh zonën e Thermosit me Nafpaktosin, por edhe në zonat malore të bashkisë.

Kryebashkiaku vuri në dukje se “shpresojmë të jetë tërmeti kryesor, sepse lëkundjet zgjuan kujtimet e tërmetit të fortë që kishte ndodhur në zonën tonë në prill të vitit 2007 dhe kishte shkaktuar shkatërrime të mëdha”.

“Trichonida njihet për lëkundjet sizmike dhe presim të shohim se si do të zhvillohet fenomeni, pasi ka pasur disa pasgoditje, por jo shumë të tjera”, tha profesori i Gjeologjisë në Universitetin e Patrës, dhe drejtori i Laboratorit të Sizmologjisë, Efthymios Sokos .

Gjithashtu, ai tha se “duke pasur parasysh sekuencën sizmike që patëm në prill të vitit 2007 ku u regjistruan tre deri në katër tërmete, me magnitudë afër 5 gradë të shkallës Rihter, është pak e rrezikshme të bëjmë vlerësime tani për evoluimin e fenomenit”.

Njëkohësisht ai theksoi se “në zonë ka edhe defekte të tjera, të cilat janë të rëndësishme dhe nuk e dimë nëse do të aktivizohen”.

Luks i shfrenuar! Plot ngjyra dhe dekor, zbulohet shtëpia e “Big Brother Vip 4” (PAMJET)

Ka nisur sot edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania, spektakli më i ndjekur në Shqipëri dhe jo vetëm.

Moderatori Ledion Liço e ka nisur me prezantimin e shtëpisë ku do të qëndrojnë për disa muaj “VIP”-at banorë.

Ajo që bie në sy është se këtë sezon shtëpia vjen plot ngjyra, gjallëri, dekor që imiton natyrën dhe mesa duket luks i pamunguar.

Nuk ka munguar as ambienti i jashtëm i pishinës, këtë herë edhe me një “Beach Bar”.

Advertisements

Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri shkakton jehonë në mediat ndërkombëtare, ja çfarë shkruajnë

Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka marrë vëmendje të gjerë në mediat ndërkombëtare, të cilat theksojnë lidhjen e vendimit me tragjedinë e vrasjes së një 14-vjeçari në shkollën “Fan Noli” të Tiranës.

Agjencitë Reuters, Bloomberg, Corriere della Serra, dhe The Guardian kanë raportuar për këtë masë, ndërsa TikTok ka refuzuar të reagojë ndaj kërkesës për koment.

Kryeministri Edi Rama njoftoi se platforma do të mbyllet për një vit që nga janari 2025, si pjesë e një programi të sigurisë për fëmijët, dhe vendimi do të rishikohet në muajt në vijim.

Trag jedi në këtë vend / Autobusi përplaset me kamionin dhe një automjet, më shumë se 32 υik tima

Një tragjedi ka ndodhur në Brazil, ku raportohet për më shumë se 32 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Sipas raportimeve të mediave të huaja një autobus me 48 pasagjerë është përplasur me një kamion, i cili më pas ka shpërthyer në flakë. Raportohet se si pasojë kanë humbur jetën më shumë se 32 persona, por nuk dihet ende numri i saktë.

“Rreth 32 deri në 35 persona humbën jetën, por ende nuk është e mundur të përcaktohet numri i saktë i të vdekurve për shkak të gjendjes së trupave të djegur dhe ata janë të panjohur”, tha një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve.

Po ashtu po punohet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, e po ashtu po merren dhe deklaratat e dëshitarëve okularë.

Shërbimi zjarrfikës fillimisht njoftoi se autobusit që transportonte 48 pasagjerë i kishte dalë goma, gjë që bëri që shoferi të humbiste kontrollin e mjetit dhe të përplasej me një kamion me pllaka në orën 4:00 të mëngjesit me orën lokale, në një autostradë kryesore pranë qytetit të Teofilo Otoni në shtetin e Minas Gerais.

Shërbimi zjarrfikës tha gjithashtu se shpëtoi 13 pasagjerë nga autobusi, tre pasagjerët e një makine që gjithashtu u përfshi në përplasje dhe ishte bllokuar nën kamion , por për fat të mirë mbijetuan.

Mes të vdekurve është shoferi i autobusit dhe të paktën një fëmijë. Megjithatë, më vonë dëshmitarët okularë thanë se sipas zjarrfikësve, një copë e madhe graniti ra nga kamioni në rrugë dhe shkaktoi përplasjen me autobusin.

Autobusi ishte nisur nga Sao Paulo dhe ishte nisur për në shtetin Bahia.

“Zjarrfikësit kanë nxjerrë 22 trupa nga autobusi, ndërsa viktimat e tjera ende nuk janë nxjerrë”, tha një zjarrfikës më herët.

Zhani Ciko: Parashqevi Simaku mund të kthehet si aktore, historia e saj mund të bëhet …

Maestro Zhani Ciko në emisionin ‘Kjo Javë” në News24 u shpreh se Parashqevi Simaku mund të rikthehet si këngëtare, por edhe si aktore.

Ciko tha se kur të shplodhet, Parashqevi Simakun mund ta shohim jo thjesht si këngëtare,por edhe si një aktore.

“Ajo mund të jetë edhe një aktore, mund të xhirojë një film të sajin, për historinë e saj, por edhe të këndojë këngët e repertorit të saj, ose këngë të reja”, tha Ciko.

Dhe përsa i takon komenteve të fundit mbi Parashqevi SImakun, Ciko tha se janë disa njerëz që kanë marrë flamurin e atyre që njohin gjithçka, që dinë çfarë ndodh mbi jorgan dhe nën jorgan.

“Më lëndojnë kur lidhin Parashqevinë me gjithë Sigurimin e shtetit apo shtetin e asaj kohe. Duket sikur Sigurimi apo shteti i asaj kohe, ishte në shërbim apo në mbështetje të Parashqevisë. Nuk është kështu, të mos i hiperbolizojmë gjërat kur s’janë ashtu”, tha Ciko.

Ndahet nga jeta trαg jikisht familjari i Taulant Ballës, këρuti do rën në…(Foto)

Maksim Pekmezi, një nga volejbollistët e shquar të ekipeve Dinamo dhe Dajti gjatë viteve ‘80-‘90, ka ndërruar jetë dje në një ngjarje tragjike. Ai ka prerë aksidentalisht dorën në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit dhe ka ndërruar jetë në spital.

Sot, për këtë ngjarje të rëndë është arrestuar nga Policia shtetasi Xh.H, 55 vjeç, pronar i fabrikës ku ndodhi ngjarja. Ai akuzohet se në kapanonin ku bëhej vaj ulliri, në Petrelë, ka humbur jetën Maksim Pekmezi sepse nuk janë zbatuar kushtet e punës.

67 vjeçari ishte shpallur kampion kombëtar me ekipin e të rriturve të Dinamos, duke lënë një gjurmë të rëndësishme në historinë e volejbollit shqiptar.

Ikja e tij e parakohshme ka tronditur familjen, miqtë e shumë dhe Federatën Shqiptare të Volejbollit. “Familja e volejbollit ka humbur një mik, një shok dhe një familjar të dashur, i cili do të kujtohet gjithmonë për qetësinë dhe mirësinë që e karakterizonin”, thuhet në reagim.

Gjithashtu, një reagim të ndjerë e ka bërë dhe ministri socialist Taulant Balla. Bashkëshortja e tij, zonja Iris Pekmezi e kishte xhaxha volejbollistin dhe intelektualin e shquar Maksim Pekmezi.

“Familja jonë, miqtë dhe shokët e tij, humbëm parakohshëm një njeri të veçantë dhe shumë të dashur, Maksim Pekmezin. U prehsh në paqe Maks. Do na mungosh shumë”, shkruan ministri Socialist, teksa ndan dhe një fotografi të tij.

Ma sakra në Gjermani: Nga 205 të ρlagosur, 41 janë në gjendje kr itike

Një djalë 9-vjeçar është mes 5 viktimave të sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg.

Kështu deklaroi një zyrtar nga qyteti i Magdeburgut, Ronni Krug, i cili shtoi se nuk kishte informacione të mëtejshme për të rriturit e vrarë.

Numri i të plagosurve është 205, prej të cilëve 41 persona janë lënduar rëndë ose shumë rëndë, shtoi ai.

Prokurori Horst Nopens shtoi se i dyshuari, një mjek saudit 50-vjeçar, është nën hetim nën dyshimin për vrasje, tentativë për vrasje dhe është marrë në pyetje.