V rαsja e 5-vjeçarit në at entatin ndaj të atit, nis hakmarrja me dy grupeve shqiptare! QëΙΙohen me ar më zjarri dy gra në Greqi

Dy gra janë qëlluar me armë zjarri në Greqi mbrëmjen e së premtes, dyshohet në shenjë hakmarrje ndaj vrasjes së 5-vjeçarit në atentatin ndaj të atit.

Sipas Zougla, plagosja e dy grave të moshës 35 dhe 31 vjeç, ka ardhur si hakmarrje për vdekjen e 5-vjeçarit, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor në Markopoulos, ku i mituri u qëllua brenda makinës së babait të tij.

Burime policore për median greke bëjnë të ditur se autorët e atentatit të mbrëmshëm në Markopoulos i përkasin rrethit të familjes së fëmijës 5-vjeçar.

Sipas informacioneve, përplasjet mes dy grupeve shqiptare rome kanë të bëjnë me drogën.

Autoritetet kanë vijuar tashmë arrestimin e një personi, emri i të cilit është bërë i ditur nga dy të plagosurat, të cilat janë dërguar në spital me plagë në krah dhe këmbë.

Parashqevi Simaku do të rikthehet në Tiranë, por me një kusht! Planet për ikonën e muzikës

Parashqevi Simaku ka qenë kryefjala e mediave në javën e fundit. Artistja e madhe e viteve ’80 u shfaq në një video, teksa jetonte si e pastrehë, në një stacion metroje në New York.

Që prej asaj dite, jeta e këngëtares ka marrë një kthesë të madhe. Pas ndihmës që biznesmeni Elton Ilirjani i dha, tashmë gjendja e saj duket krejt ndryshe. Pasi pësoi një ndryshim të madh në pamje, Parashqevia arriti që të takohej edhe me djalin e saj, Luke. Tashmë duket se jeta e saj ka marrë një rrjedhë tjetër, ku planet që po përgatiten, flasin për një rikthim të sajin edhe në vendin tonë.

Aktualisht Parashqevia është në New York, ku po merret me vizitat mjekësore, por edhe me konsultime me avokatë për të pajisur me dokumentacionin përkatës. Edhe shteti shqiptar është angazhuar, për t’i siguruar këngëtares pasaportën, por edhe për të ndjekur nga afër procesin e pajisjes me dokumentacionet përkatëse.

Burime pranë komunitetit të artistëve shqiptarë në New York, bënë me dije se në planet e tyre tashmë është edhe mundësia e rikthimit të këngëtares në Shqipëri. Sakaq, rikthimi në muzikë, është tashmë një fakt, pasi aktualisht artistja është duke përgatitur një këngë, që do të jetë një bashkëpunim me një nga televizionet shqiptare. E pas këtij hapi, përgatitjet e radhës do të jenë për një rikthim të sajin në vend, ku nuk dihet nëse vizita do të jetë vetëm familjare, apo artistja do të ketë edhe dalje televizive.

Vetë Eltoni në intervistat e dhëna është shprehur se Parashqevia i ka bërë me dije se në Tiranë ka armiq, por tashmë që çështja e saj ka marrë përmasa kaq të mëdha dhe ndërhyrja e organeve shtetërore, ka bërë që njerëzit pranë këngëtares, të flasin për një mundësi rikthimi të Parashqevi Simakut në Shqipëri. Parashqevi Simaku është vizituar së fundmi nga nipi i saj. Ky lajm është bërë me dije pak oë më parë nga vetë Elton Ilirjani, i cili ka treguar se djali i vëllait të Parashqevisë ka udhëtuar drejt New York-ut ku dhe është takuar me hallën e tij.

Në një video të publikuar nga vetë biznesmeni i riu thotë me zë dhe figurë që gjendja e Parashqevi Simakut është shumë e mirë, teksa falënderon më tej Eltonin dhe Elvirën, dy njerëzit të cilët e shpëtuan artisten shqiptare nga stacioni i trenit ku dhe qëndronte prej kohësh. Ndërkohë, një tjetër detaj që biznesmeni ka zbuluar është fakti se Parashqevi Simaku nuk dëshiron të ketë kontakte me persona të tjerë dhe ky është një vendim i marrë nga vetë këngëtarja dhe vëllai i saj, Arben Simaku.

“Nuk dua të replikoj me asnjë, por vendimi që Parashqevi Simaku të mos ketë kontakte me të tjerë është marrë vetë nga ajo dhe vëllai i saj Arben Simaku. Parashqevi Simaku ndodhet në praninë e nipit të saj që ka ardhur dje në New York”, shkruan ai.

Fakti që vetë këngëtarja nuk do të ketë kontakt me asnjë person tjetër është bërë i ditur edhe nga vetë Ilirjani. Ai është shprehur se Parashqevia i ka rrëfyer se janë pikërisht 3 persona nga Tirana ata që i kanë shkatërruar karrierën dhe jetën, ndaj edhe komunikimi me kolegë dhe dashamirës, është diçka që ajo e ka ndaluar rreptësishtë, duke zgjedhur që këtë periudhë ta kalojë duke u marrë me familjarët, por edhe veten.

Ndahen Meritoni dhe Ilnisa? Veprimi në rrjetet sociale që nxit dyshimet

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi ishin një prej çifteve të Big Brother VIP Albania më të diskutuar që prej fillimit të lidhjes së tyre.

Mirëpo, kohët e fundit po thuhet se dyshja janë ndarë dhe këto spekulime kanë lindur për shkak se ata nuk janë shfaqur më së bashku.

Dhe duket se ata u kanë vënë vulën këtyre lajmeve me veprimin e fundit. Ilnisa dhe Meritoni e kanë fshirë njëri-tjetrin nga ndjekësit në Instagram.

Ata kanë fshirë gjithashtu të gjitha fotografitë dhe videot që kishin së bashku. Të gjitha këto të bëjnë të mendosh se lidhja mes tyre ka marrë fund.

Megjithatë, ende nuk mund të themi gjë me siguri, derisa ata vetë ta konfirmojnë.

Jurgen Uldedaj mbron me sukses titullin IBF International, nokauton boksierin boshnjak

Vetë dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar Jurgen Uldedaj të mposhtë rivalin që kishte përballë, Edin Puhalo. Deri në përballjen me kampionin tonë, Puhalo kishte 24 fitore (23 me KOs) dhe vetëm 2 humbje.Në raundin e dytë, djaloshi shqiptar, u shpall fitues i ndeshjes me KO teknik, duke ngritur përsëri lart flamurin kuqezi, si një boksieri profesionist më me shumë suksese në të gjithë shqiptarinë. Fitorja e rendit 27- vjeçarin Jurgen Uldedaj në mes 15 më të mirëve në botë pët 4 federatat e boksit profesionist WBO,WBA, IBF, WBC.

Edin Puhalo është ish- kampion në WBO European Cruiser, në IBO Continental Cruiser dhe WBC Mediterranean Cruser. Deri në këtë ndeshje, ai ishte i rankuar në 10 më të mirët e WBA-së.

Video Player

Ky është 31-vjeçari që hυmbi je tën në aksi dentin trαg jik në aksin Librazhd-Prrenjas

Mëngjesin e kësaj të shtune, në vendin tonë u regjistruan dy aksidente, ku fatkeqësisht humbën jetën dy të rinj.

Personi që shihni në foto, është 31-vjeçari i identifikuar si Eugen Meka, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin Librazhd-Prrenjas.

Bëhet me dije se drejtuesi i kamionit, është shoqëruar në polici për kryerjen e veprimeve procedurale.

Heidi Baçi “i νjedh” emisionin Roza Latit, zbulohen prapaskenat! Zëvendësimi i moderatores dhe përplasja me stafin

Vetëm pak kohë pasi tha se do të largohej përfundimisht nga Shqipëria, Heidi u rikthye. Ish-finalistja e “Big Brother” u shpreh se nuk jetonte për të punuar, ndaj edhe do t’i rikthehej jetës së saj në Itali. Por vetëm pak javë, pas këtij vendimi ajo është rikthyer, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në ekran.

Asaj i është besuar moderimi i “Big Brother Fan Club”, duke e rikthyer sërish në postin e moderatores. Ndërkohë një reagim, i cili ka ndezur rrjetin ka qenë ai i ish-banores së “BBVA-3”, Roza Lati.

Ajo ka postuar në Insta Story një foto të një ekrani të thyer dhe ka shkruar: “S’di ç’të them… Di veç të them që më është shpif televizioni”. Dhe ky thumb ishte pikërisht i dedikuar për Heidin.

Burime për “Panorama”, bëjnë me dije se Roza ishte programuar për të moderuar këtë format. Madje disa javë më parë, moderatorja kishte bërë edhe një audicion, në këtë format, duke u përgatitur kështu që të merrte përsipër spektaklin. Por teksa Roza ka qenë duke u përgatitur për të nisur, emri i Heidit ka dalë nga hiçi. Ndonëse në Itali, Heidit i ka shkuar ftesa për të moderuar formatin, duke larguar kështu Rozën nga “Fan Club”, lëvizje kjo që ka sjellë pakënaqësi tek kjo e fundit.

Nga ato që kemi mundur të mësojmë, Roza ka pasur përplasje me një pjesë të stafit, duke iu kërkuar llogari për këtë vendim. Megjithatë, emri i Heidit u formalizua shumë shpejt, duke mos lënë vend për të tjera debate. Nga ana tjetër, Heidi ka preferuar që mos të ketë asnjë reagim për Rozën, as të drejtpërdrejtë dhe as në rrjet, duke u fokusuar vetëm tek rikthimi i saj në ekran. Nuk dihet ende se përse ajo ka vendosur të rikthehet, kur sapo kishte rinisur me jetën e saj, aty ku e la përpara se të vinte në Tiranë, rreth 1 vit më parë.

Dy vajzat, të cilat kanë ndarë shtëpinë e “Big Brother” për disa muaj, tashmë nuk kanë asnjë raport me njëra-tjetrën. Kjo për faktin se Roza është e bindur se ishte pikërisht kërkesa e Heidit, ajo që i rrëmbeu mundësinë për ta rikthyer në ekran. Kujtojmë që Heidi dhe Roza nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë gjatë pjesëmarrjes së tyre në “Big Brother”. Përplasje të shumta kanë qenë dhe mes Rozës dhe Romeos kur ky i fundit ishte në një lidhje dashurie me Heidi Baçin.

Pas përfundimit të “Big Brother”, Heidi u përzgjodh të ishte pjesë e stafit të “Goca dhe Gra”, emision të cilën ajo e ndërpreu në mes pas ndarjes nga Romeo duke u shprehur se kishte nevojë të përkujdesej për veten dhe të qëndronte larg ekranit.

Horoskopi për ditën e sotme, e shtunë 21 dhjetor 2024

DASHI

Kjo ditë është shumë sfiduese si nga pikëpamja emocionale ashtu edhe nga ajo praktike, por mos u dekurajoni. Për sa i përket punës, shtrëngoni dhëmbët, pushimet janë afër.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, nuk jeni plotësisht të kënaqur në dashuri, por duhet të përpiqeni të kuptoni se ku është problemi. Në punë është një nga ato ditët ku çdo gjë duket se po shkon keq, tregoni gjithë durimin tuaj.

BINJAKËT

Është më mirë të mos e humbni durimin nëse nuk e keni ende të dashurin dhe punën e ëndrrave tuaja. Duhet të ndërtojmë rrugët hap pas hapi dhe, për momentin, të shijojmë pushimet. Mos u dëshpëroni nëse ende nuk mund të shihni një prizë të sigurt. Puna do ju bëjë shoqëri edhe gjatë pushimeve.

GAFORRJA

Ki kujdes në dashuri sepse ka pak pakënaqësi. Në punë jeni të respektuar nga të gjithë, vazhdoni kështu. Demonstroni vlerën tuaj dhe sigurohuni që besimi i vendosur tek ju të shpërblehet dhe meritohet gjithmonë.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, në këto ditë ajo që dukej thjesht një miqësi mund të shndërrohet në diçka më shumë. Në punë duhet t’i kushtoni vëmendje kolegëve.

VIRGJËRESHA

Në dashuri ka disa dyshime, por duhet të kuptoni sa më shpejt për kë rreh zemra juaj. Në punë nuk është dita më e mirë por nga nesër do jetë më mirë. Do të rifilloni bisedat që u pezulluan dhe u lanë me faj përgjysmë. Do të shihni që shumë gjëra rregullohen më shpejt se sa pritej.

PESHORJA

Ka ardhur koha për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen tuaj. Ju nuk jeni të kënaqur me atë që keni dhe synoni të bëni një ndryshim në jetën tuaj nga çdo këndvështrim. Në punë, mos u mbyllni, por jini të hapur për diskutim me të tjerët.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, ka ardhur koha për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen tuaj. Ju nuk jeni të kënaqur me atë që keni dhe synoni të bëni një ndryshim në jetën tuaj nga çdo këndvështrim. Në punë, mos u mbyllni, por jini të hapur për diskutim me të tjerët.

SHIGJETARI

Në dashuri do të nisë një fazë e re ndryshimesh. Në punë duhet të vendosni se çfarë do të bëni vitin e ardhshëm. Nga ana tjetër, duhet të jemi largpamës dhe të mos presim momentin e fundit. A ju kujtohet përralla e gjinkallës dhe milingonës?

BRICJAPI

Tani për tani jeni në një fazë verifikimi të ndjenjave dhe në punë prisni të merrni përgjigje. Ju nuk jeni të kënaqur me të tashmen tuaj, atëherë angazhohuni për të përmirësuar të ardhmen. Gjërat e mira nuk ndodhin kurrë vetëm apo rastësisht.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, nuk jeni shumë të kënaqur me jetën private, ka diçka për të rishikuar. Në punë së shpejti do të merrni një propozim mjaft interesant. Nëse diçka nuk shkon ashtu siç dëshironi, sigurohuni që të ndryshoni letrat në tavolinë.

PESHQIT

Për ju dashuria është gjithmonë më e rëndësishme se karriera, ndaj shijoni këto ditë festive me njerëzit që doni më shumë. Në punë jeni duke kaluar nëpër ndryshime.

Luizi e mban unazën, ndërsa ajo jo, si përgjigjet Kiara Tito

Kiara Tito ka vendosur të sqarojë ndjekësit për pyetjen e shpeshtë që merr mbi unazat e saj. Në një postim të fundit në Instagram, ajo u përgjigj një pyetjeje: “Unazat pse nuk i vendos më? Luizi nuk i ka hequr kurrë.”

Moderatorja sqaroi se arsyeja nuk lidhet me mungesën e dëshirës, por thjesht me faktin se ato nuk i përshtaten më.

“Nuk është se nuk dua, por realisht nuk më futen më. Kemi bërë porosi për unaza të reja,” shkroi Kiara.

Luizi e mban unazën, ndërsa ajo jo, si përgjigjet Kiara Tito

Parashqevi Simaku do fitojë të drejta mbi këngët e saj, vjen reagimi i parë pas heqjes së këngës nga YouTube

Parashqevi Simaku do të gëzojë të drejtat e autorit mbi këngët e saj të publikuara në rrjete si YouTube, deri tani nga kanale abuzive që tentojnë të përfitojnë në kurriz të veprave të të tjerëve.

Të paktën kështu premton dhe shpreson biznesmeni Elton Ilirjani, i cili thotë se veprimi i Pirro Çakos, i cili hoqi një këngë të Simakut e të kompozuar prej tij nga një kanal anonim dhe e ripublikoi te kanali i tij, ka qëllim pozitiv për mbrojtjen e të drejtave të autorit.

Prej ditës kur Simaku u rishfaq në ekrane duke bërë që lajmet për të të shpërthejnë në media dhe vëmendja të ishte më e madhe se kurrë, dhjetra kanale anonime në Youtube e kanë shfrytëzuar këtë mundësi për të përfituar klikime me këngët e saj.

Fatkeqësisht, jo vetëm Parashqevi Simaku, por edhe shumë artistë të tjerë që kanë krijuar në periudhën e komunizmit, sot nuk gëzojnë të drejta të këgëve të tyre.

Kështu Elton Ilrjani thotë se veprimi i Pirro Çakos është një hap i duhur në këtë drejtim. Ai gjithashtu zbulon se Parashqevi Simaku ka mall dhe respekt për Pirro Çakon dhe babain e tij Gaqo Çakon.

Trag jedi në Gjermani/ Makina përplasi turmën në tregun e Krishtlindjeve, rritet bilanci i υikti mave: 11 të υrarë, mbi 60 të ρΙagosυr

Rritet bilanci i viktimave nga tragjedia në Gjermani, ku një makinë hyri përmes turmës duke përplasur dhjetëra qytetarë në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg.

Mediat gjermane raportojnë për 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, deri në 80.

Ndërkohë që policia deri më tani ka konfirmuar vetëm një të vdekur.

Autoritetet lokale e përshkruajnë sulmin si terrorist. Dëshmitarët kanë thënë se makina është nisur qëllimisht drejt turmës së njerëzve.

Agjencia e lajmeve dpa raporton se shoferi i makinës është arrestuar.