V rαsja e 5-vjeçarit në at entatin ndaj të atit, nis hakmarrja me dy grupeve shqiptare! QëΙΙohen me ar më zjarri dy gra në Greqi

Dy gra janë qëlluar me armë zjarri në Greqi mbrëmjen e së premtes, dyshohet në shenjë hakmarrje ndaj vrasjes së 5-vjeçarit në atentatin ndaj të atit.

Sipas Zougla, plagosja e dy grave të moshës 35 dhe 31 vjeç, ka ardhur si hakmarrje për vdekjen e 5-vjeçarit, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor në Markopoulos, ku i mituri u qëllua brenda makinës së babait të tij.

Burime policore për median greke bëjnë të ditur se autorët e atentatit të mbrëmshëm në Markopoulos i përkasin rrethit të familjes së fëmijës 5-vjeçar.

Sipas informacioneve, përplasjet mes dy grupeve shqiptare rome kanë të bëjnë me drogën.

Autoritetet kanë vijuar tashmë arrestimin e një personi, emri i të cilit është bërë i ditur nga dy të plagosurat, të cilat janë dërguar në spital me plagë në krah dhe këmbë.