Evi Kokalari: Shumë gjëra nuk shkojnë me ‘shpëtimin’ e këngëtares Parashqevi Simaku

Evi Kokalari

Ka shumë gjëra që nuk shkojnë me ‘shpëtimin’ e këngëtares këto ditët e fundit. Së pari, mund të më thoni kur është transmetuar ai segmenti në ABC News, sepse në rubrikën e tyre ‘Be Kind’ nuk rezulton se është, që do të thotë mund të jetë video e vjetër, ndoshta dhe e periudhës së Covidit.

Disa fakte që më bëjnë të kem pikëpyetje;

Video e dytë del të nesërmen që gazetari e bën publike të parën, por këngëtarja është e veshur komplet ndryshe dhe kapelen nuk e ka njësoj. Nga dalja e videos së parë tek e dyta, fillon një angazhim për ta gjetur, dhe gazetari kontaktohet nga ‘biznesmen’ në NY që thonë se kanë avokatët e tyre që e kërkojnë.

E gjejnë të nesërmen, në Penn Station, po, po, në të gjithë atë New York, skuadra ‘shpëtimi’ e gjen vetëm mbas 24 orësh. Dhe jo me avokatët e tyre, por me ‘tetën’ e lagjes. E filmojnë, pa pikë turpi i ofrojnë një buzekuq, ‘merre – i thotë – se është e DIOR-it’. Mendoja se vaniteti ishte virtyt i shëmtuar, por kur kjo e fundit mplekset me injorancë totale, marrkërka forma të frikshme.

T’i kthehemi skenarit – del video e parë, bëhet virale, të nesërmen del video e dytë, ndërkohë ‘shpëtimtari’ jep një intervistë në TV shqiptare, pastaj e sistemon në hotel ku filmon çdo detaj dhe e shpërndan në mediat shqiptare, një darkë tek Milos Hudson Yards, ku ajo darkë ka shkuar mbi $1000 (më besoni për këtë), një peliçe kurrizit, një diamant në gisht, një përulje në tokë, duke i puthur këmbët me përgjërim…

CUT!!!

Bëhet serish virale, idiotët e dobishëm duartrokasin shpëtimtarin, heroin e tyre të ri, pa menduar fare në detaje, por duke akuzuar komunitetin shqiptar në NY që s’kanë bërë asgjë më parë për këngëtaren.

Shpëtimtarin nuk e kam njohur më parë, madje për herë të parë e kam parë në fotot që ndante PR i tij këtu në NY. PR i tij është një grua dhe personazh mjaft i njohur në qarqet e atij rrethi të vogël në NYC, që mund te konsiderohet deri diku ekskluzive. Pra, shpëtimtari ka punësuar një nga PR më të mira në NYC, dhe e kupton rëndësinë e asaj që quhet ‘PR stunt’, që po ta shqipëroja siç duhet, do të thotë – të gjesh një ngjarje që bëhet virale dhe të ngre profilin.

Dhe kjo ngjarje, po me konkludon të jetë bërë në kurriz të këngëtares.

Disa jave më parë shpëtimtari ishte në Shqipëri, dhe për koincidence, Fejvziu e interviston solo, pra duke i dhënë një platformë për t’u shprehur për tema që janë akoma tabu në atë vend. Në fakt, Fejvziu ka shokuar shumë shqiptarë duke e bërë videon e këngëtares virale dhe fakti që bëri dhe një video pasuese me shpjegime, më thotë që ndërgjegja nuk ja koncepton ku qëndron problemi në këtë rast.

E vetmja mënyrë që mund të ketë pak sens këtu është nëse gazetari është paguar si për intervistën e shpëtimtarit disa javë më parë, ashtu dhe për të bërë virale videon. Ne fakt, është shumë e rëndësishme si do shpërndahej video, sepse kjo bën diferencë nëse ngjarja do bëhej virale apo jo.

Të shtoj dhe disa detaje që të kuptoni dyshimet e mia;

Kam 30 vjet në New York, dhe e njoh komunitetin tonë. Kam pasur rastin ta takoj dhe këngëtaren dhe të flas me të kur ajo ishte në Kaliforni dhe sapo kishte lindur djalin. Në atë pikë e kam lënë të lumtur. Si unë, atë e kanë njohur të gjithë në këtë komunitet dhe e kanë respektuar. Dhe këngëtarja vet, njeh të gjithë ata që në komunitetin tonë janë financiarisht shumë mirë dhe arrijnë të bëjnë ndryshime reale kur është nevoja, dhe nëse ajo do donte, do kishte kërkuar ndihmë.

Ajo ndihmë do i ishte dhënë pa bërë zhurmë fare, në mënyrë që t’i ruanin dinjitetin ashtu siç e meriton. Nga ana tjetër më thonë që ndihma i është ofruar shumë herë më parë, dhe ka refuzuar. Problemi i këngëtares nuk është financiar, por shpirtëror. Asnjë nënë e ndarë nga fëmija nuk gjen dot qetësi. Këto janë hallet e saja reale.

Që halli i saj të shfrytëzohet në këtë formë, është realisht një mëkat dhe vetëm njerëzit pa shpirt mund ta bënin. Asnjë njeri me klas nuk do i kishte dhënë ndihmë ‘një dive apo idhullit’ të tij siç e cilëson vet ‘shpëtimtari’, duke i cenuar dinjitetin në këtë formë.

Siç e kam shkruar më parë, nëse vërtetë donit ta ndihmonit, do e kishit bërë pa u ndjerë. Por a ishte kjo vërtetë për të ndihmuar këngëtaren, apo për të ngritur profilin tuaj?

Cilado qoftë përgjigja, jeni gabim dhe shoqëria me të drejtë po ju gjykon.

E kam gjetur djalin, por ai do që ta …! Elton Iliriani në lot: Parashqevia u tm errua kur se pa se çfarë po flasin shqiptarët, kam frikë se

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku.

Përpara pak ditësh me anë të një posti në rrjetin e tij social, Ilirjani ndau për herë të parë një foto duke u përqafuar me Simakun dhe që prej atij takimi, ai tashmë ka marrë nën krahët e tij artisten e mirënjohur.

Në pamundësi të një lidhje telefonike me emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, Elton Ilirjani arriti të dërgonte disa mesazhe zanore, ku shprehu emocionet e tij për këtë ngjarje dhe ndjesitë e Parashqevisë nga ky ndryshim i papritur në jetën e saj.

Edhe për ne dëgjuesit ishin disa minuta shumë të trishta, ku edhe vetë Ilirjani dhe moderatorët në studio janë përlotur.

Mesazhi i tij zanor vijon si më poshtë:

Elona e dashur, kemi kaluar tri ditë shumë të vështira. Dy netë pa gjumë. Sot që arrita të fle pak, ajo ka pasur krizë. Nuk duhet të kishte dëgjuar asgjë nga këto që foli Osman Mula e shokë. Nuk e di domethënë. Është keq. Nuk pranon. Po qan. Kam frikë se do të na iki prapë. Jam shumë i trishtuar. Nuk di çfarë të bëj.

Nuk janë çështje lekësh. Është çështja që ajo do djalin. Djali s’do ta takojë. Nuk e di. Është një tragjedi e madhe. Nuk e di pse u gjenda këtu në mes të gjithë kësaj. S’di si të sillem. S’di çfarë të bëj. Thjesht i lutem Zotit që ajo të mos iki./TAR

Top Channel

FOTO E RRALLË/ Koha kur Parashqevia nisej në Korçë për koncert, por përfundonte maleve në… zbor në mbrojtje të Atdheut

Parashqevi Simaku mbetet një ndër zërat më të mirë të muzikës shqiptare.

E shkëputur nga Shqipëria dhe publiku që e duartrokiti për vite me radhë, Parashqevia pas dramës familjare, është rikthyer në vëmendjen e publikut.

Një foto e rrallë tregon se ndryshe nga këngëtaret e ditëve të sotme, ajo nuk mund të quhet se ishte edhe aq e privilegjuar në atë kohë.

Parashqevia edhe dy vite para se të ndërrohej sistemi komunist, në kulmin e karrierës, ishte thirrur në zbor.

Një foto e rrallë me koleget Rita Ndoci dhe Ema Ndoja e mikesha të tjera, e vitit 1988, tregon se këngëtaret nuk kishin privilegje të shumta.

Po ja çfarë thotë Rita Ndoci për foton:

Ju pershendes. Tek fotoja lart Parashqevia dhe une kemi qene te ftuara per koncert ne Korçë, ne pallatin e sportit. Fotoja ne zbor me Parashqevine, Emen, Albana Micin, Mim Marjanaku dhe vajza te tjera tregon se ne kemi qene ne zbor si te tjeret, pasi ishte njeri nga tre komponentet mesim, pune, kalitje.

Te mos beje zborin ngelje ne klase. Pjesemarrja ne zbor ka qene detyrim. Privilegje lehtesira kemi pas shume si Parashqevia dhe une. Une nganjehere nuk vishja xhaketen e zborit sepse ishte shume vape. Une nuk kam mbajtur kurre pushke, e ngarkesa te tjera, nuk kam marre pjese ne stervitjet qe benim.

Beja gallate sa kam mundur pasi me trajtonin si kolege profesoret dhe zyshat, pasi isha e famshme me artin tim. Ne darke Parashqevia dhe une benim koncert, kendonim, une beja humor….

PAMJET / Fshihet emri “Air Albania” nga stadiumi në Tiranë, do të zëvendësohet me një emër tjetër

Pak ditë më parë FSHF njoftoi se stadiumi në kryeqytet nuk do të quhet më “Air Albania”.

Është hapur një garë e re sa i përket emërtimit sesi do të quhet stadiumi i vetëm i madh dhe i ri i kombëtares shqiptare të futbollit.

E teksa pritet ende me kuriozitet për të parë sesi do të quhet ky stadium, së fundmi është punuar për të fshirë emrin e vjetër nga impianti në Tiranë, duke hequr të kaluarën e “Air Albania”-s.

Stadiumi i quajtur dikur “Qemal Stafa” u rikonstruktua pesë vite më parë dhe siç e parashikon kontrata, emri i vendoset përmes një procesi publik me oferta nga kompani që plotësojnë disa kritere.

Mbetet për t’u parë nëse stadiumit do t’i mbetet emri “Air Albania” apo do të ndryshojë sërish.

ISS publikon pamjet spektakolare të Shqipërisë nga hapësira (VIDEO)

Një video magjepsëse e planetit Tokë gjatë natës është shpërndarë nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar (ISS).

Video nis në Europë, mbi Italinë dhe vijon drejt brigjeve të lumit Nil që vezullon nga dritat e qytetërimit, e deri në Oqeanin Indian.

Aty në një fraksion të videos, pranë “çizmes” së Italisë dallohet edhe Shqipëria, ndonëse në pjesën më të madhe nën retë e dendura.

“Kjo video e përshpejtuar fillon mbi një Evropë me re, ndërsa dritat e qytetit fillojnë të shkëlqejnë, përshkon Mesdheun, orbiton mbi Nil, më pas fluturon mbi një ciklon të Oqeanit Indian në një agim”, shkruan ISS.

PAMJET:

SHIKO VIDEON KËTU

Shqiptari merr ρ eng  grekun, shρallet në kërkim

Një 41-vjeçar grek është marrë peng dhe është dhunuar në Kostur, një zonë e cila ndodhet afër kufirit me Shqipërinë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur të dielën e 15 dhjetorit.

Viktima ka hipur në mirëbesim në automjetin që drejtohej nga një 37-vjecar shqiptar, i cili nën kërcënimin e një pistolete dhe duke përdorur dhunë e ka çuar atë në një zonë pyjore të Kosturit.

41-vjeçari grek, në rrethana të paqarta, ka arritur të lirohet dhe ka denoncuar rastin në polici. Policia ka arritur të identifikojë mjetin e rrëmbyesit, i cili rezulton të jetë marrë me qira.

Mjeti është pikasur në zonën e Kosturit, ku brenda tij kanë qenë një 29-vjeçar grek si pasagjer dhe si drejtuese një greke 25-vjecare. Mësohet se ka qenë 29-vjecari ai që ka marrë mjetin me qira dhe ja ka dhënë shqiptarit për të kryer pengmarrjen. Policia ka arrestuar çiftin grek dhe ka shpallur në kërkim shqiptarin.

Nga sa rezulton nga hetimet, dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh për çështje droge. Çuditërisht, 29-vjecari grek dhe 37-vjecari shqiptar rezultojnë të arrestuar më 11 dhjetor të këtij viti për dy çështje të ndryshme, por janë liruar më pas, raporton Prothotema.gr.

Shqiptari ishte arrestuar pasi rezultonte i dënuar me 1 vit e 3 muaj burg dhe 3.000 euro gjobë për shkelje të legjislacionit për të huajt dhe dëshmi të rreme.

Ndërsa greku rezulton i arrestuar pasi gjatë kontrollit personal dhe të tre banesave të tij, u gjetën dhe sekuestruan sasi droge marijuanë, hashash e kokainë, 2 pistoleta, municion dhe shuma parash.

Pretendoi se zyra e portalit ‘PubIik .al’ nuk ishte në përdorim, FOTO që rrëzon pronarin Naim Noka!

Teksa hetimet për operacionin antidrogë në kryeqytet, ku u godit një grup me 4 gazetarë të portalit ‘Publik.al’ me pronar Naim Noka, zbulohen edhe detaje të reja.

Mes të arrestuarve është edhe djali i Naimit, Ergis Noka, të cilit i është gjetur edhe bexha e gazetarit.

Gjithashtu në hyrje të redaksisë, ngjitur në derë, ishte edhe një letër e ngjitur me shënimin “Redaksia Publik” dhe poshtë saj “është dritarja nga ku mund të informoheni çdo moment, drejtë dhe pa censurë!”.

Pretendoi se zyra e portalit ‘Publik.al’ nuk ishte në

Djali i Naimit, Ergis Noka, të cilit i është gjetur edhe bexha e gazetarit

Kjo ka hedhur poshtë një pretendim të Naim Nokës në rrjetin social Facebook, ku ai thekson të kundërtën.

Në sqarimin për “lexuesit, kolegët dhe dashamirësit”, Noka shprehet se i biri adoleshent thjesht ishte shoqëruar me shokët, por “nuk ka përdorur apo shitur lëndë narkotike, apo pajisje”.

Gjithashtu ai shprehet se “dyqani apo zyra e reklamuar nuk është prej muajsh në përdorim të medias që drejtonte”. Por në derën e redaksisë qëndron shënimi për portalin ‘Publik.al’.

“Sqarim për lexuesit, kolegët dhe  te gjithë dashamirësit dhe jo vetëm!

Po e bëj këtë sqarim duke e botuar lajmin siç e kanë botuar te gjitha mediat edhe për djalin tim adoleshent E. N. Ju siguroj  sipas infove  që kam se djali im ishte i shoqëruar me  shokët por  nuk ka shitur apo përdorur  lende apo pajisje dhe këtë  do të vërtetojnë  organet e drejtësisë.

Dyqani apo zyra e  reklamuar nuk është prej muajsh në përdorim të medias që unë drejtoj.  Ju garantoj  se paçka se bën lajm më shumë pse është ndaluar djali i një drejtuesi medie nuk ndryshon asgjë në profesionin tim dhe në median që unë drejtoj. Ju uroj më të mirat!”.

Gjatë një operacioni të Policisë u arrestuan 4 persona, të cilët u kapën me 300 tableta ekstazie.

Në pranga ranë Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra. Gjatë kontrolleve që ka kryer policia tek dyqani i Ergis Nokës u sekuestruan, 300 tableta narkotike e llojit ekstazi (MDMA).

Gjithashtu u sekuestruan disa pajisje elektrike, të cilat përdoreshin për kultivimin e lëndës narkotike kanabis./Shqiptarja

Dhu nohet ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt, përfundon te tr aύma

Aleksandër Varfaj i njohur për publikun shqiptar si ish-bashkëshorti i Rudina Dembacaj ka përfunduar orët e para të mëngjesit të sotëm në spitalin e traumës, bën me dije ilirianews.al.

Varfaj është paraqitur në ambjentet e spitalit i dhunuar dhe i shoqëruar nga forcat e policisë.

Kujtojmë se prej vitesh tashmë, Aleksi dhe ish-bashkëshotja e tij, Rudina Dembacaj janë në konflikt pas divorcit dhe janë përballur edhe në dyert e gjykatës.

VIDEO/ Deklarata e Luiz Ejllit në Big Brother VIP për Parashqevi Simakun: Unë sytë xixa…

Këto ditë është rikthyer në vëmendje të madhe këngëtarja e njohur, Parashqevi Simaku.

Kjo pasi ditë më parë iu publikua një video në rrjete sociale, ku shihej si e pastrehë, duke kërkuar ndihmë në një nga stacionet në New York.

Këngëtarja dukej në gjendje jo të mirë dhe shumë njerëz reaguan duke i ofruar ndihmë për faktin se si një artiste kaq e madhe arriti në një situatë të tillë.

E veç kësaj, në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë edhe një video — një deklaratë e Luiz Ejllit e bërë në Big Brother VIP Albania 2.

Gjatë një sfide ku ishte së bashku me banoren tjetër, Dea Mishel, Luizi kishte përfshirë në bisedë Parashqevi Simakun.

Pjesë nga biseda e tyre:

Luiz Ejlli: Trego për dashurinë tënde të parë? Çfarë të tregoj.

Dea Mishel: Sa vjeç ke qenë?

Luiz Ejlli: 14 vjeç, jo më fal 12. Jam dashuruar me Parashqevi Simakun.


Dea Mishel: O Luiz, diçka që mund të ketë ndodhur në shkollë.

Luiz Ejlli: Për Zotin.

Dea Mishel: Mirë me Parashqevin na trego.

Luiz Ejlli: U shkatërrosha. Rrija gjithë ditën para televizorit duke e parë, idhulli im. Dilte Parashqevia unë sytë xixa.

Hapet “GoFundMe” për Parashqevi Simakun, nuk do ta besoni sa Dollarë u mblodhën brenda pak orëve..

Një llogari për mbledhjen e fondeve për t’i ardhur në ndihmë këngëtares Parashqevi Simaku është hapur në GoFundMe.

Mbledhja e fondeve është nisur nga sipërmarrësi Elton Ilirjani, i cili ka vendosur si qëllim një shifër të konsiderueshme por të nevojshme për të siguruar një rikthim të qëndrueshëm në këngëtares shqiptare nga rruga në jetën normale.

Synimi është mbledhja e 1 milionë dollarëve. Ja mesazhi i Ilirjanit për këtë organizim:


Brenda pak oreve jane mbledhur mbi 34 mije dollare..

Unë quhem Elton Ilirjani, një sipërmarrës ndërkombëtar dhe model ne fushën e modes me banim në New York City, Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

E krijova këtë iniciativë për mbledhje fondesh sepse u frymëzova dhe u preka thellësisht nga historia dhe arritjet jashtëzakonisht të suksesshme artistike të zonjës Parashqevi Simaku (Nolfe) – këngëtarja jonë Diva shqiptare – per arsye të situatës dhe gjendjes së saj të vështire aktuale.

Kontributi i saj artistik në kulturën dhe muzikën shqiptare – tradicionale dhe bashkëkohore – veçanërisht në vitet 1980 dhe 1990 ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtimet e shqiptarëve, të cilët u rritën duke shijuar këngët e saj (zërin melodioz) që ajo i interpretoi në mënyrë kaq të mrekullueshme.

Sot është momenti ynë qe t’i tregojmë Divës tonë kujdesin, dashurinë, respektin dhe admirimin maksimal për kontributin e saj të pamasë në kulturën dhe muzikën shqiptare në përgjithësi.

Unë mund t’ju siguroj absolutisht se çdo qindarkë që do të mblidhet përmes kësaj fushate për mbledhjen e fondeve do të menaxhohet siç duhet dhe do të shkojë vetëm për mirëqenien, interesin dhe prosperitetin e saj, në mënyrë që të përpiqemi sa më shumë që të jetë e mundur për t’i rikthyer zonjës Simaku dinjitetin, respektin dhe admirimin që ne kemi si komb ndaj saj.

Në emër të zonjës Simaku, ju falënderoj të gjithëve për mendimet dhe urimet tuaja, dhe çdo kontribut financiar që mund të ofroni.

Sinqerisht,

Elton Ilirjani