“Big Brother VIP Albania” starton më 21 dhjetor. Teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga nisja.
Burime ekskluzive pranë “Big Brother Vip Albania”, na zbulojnë se emra të njohur të ekranit shqiptar, Rozana Radi dhe Laert Vasili, do të jenë pjesë këtij edicioni.
Kjo dyshe pritet të sjellë një dinamikë të veçantë në spektakël, duke qenë se të dy njihen për karakterin e tyre të fortë dhe personalitetin e spikatur.
Rozana, një artiste shumëdimensionale me sukses si këngëtare, aktore dhe moderatore, do të sjellë energjinë e saj në shtëpi.
Kujtojmë se Rozi sapo u shpall edhe fituese e “Kënga Magjike 2024”, ndaj me siguri do ketë edhe çfarë të rrëfeje mbi këtë eksperiencë dhe komentet që mori.
Ndërsa Laert Vasili, një aktor i njohur për rolet e tij teatrale dhe televizive, premton debate të forta.
Një shqiptar nga Kosova është liruar pas 12 vitesh që kishte qenë i burgosur i regjimit të Assad në Siri.
Ai është shtetasi me inicialet A.SH nga fshati Seçishtë i Hani Elezit.
Në lidhje me këtë ka folur edhe eksperti i Sigurisë në Bedri Elezi, i cili ka thënë se ai kishte 12 vite pa kontaktuar me familjen e tij.
më tej, Elezi tha gjatë një interviste televizive, se A.SH pas lirimit ka njoftuar familjen e tij që është gjallë, shëndosh e mirë dhe mezi pret që ti krijohen kushtet për tu riatdhesuar.
Elezi tregoi me detaje dhe historinë e tijpersoni ku shpjegoi se para 12 viteve në përpjekje për ti ikur forcave të Asaddit ai kishte kërcyer nga një urë e lartë dhe kur kishte rënë kishte thyer këmbët dhe më pas e kishin kapur dhe vendosur në burg dhe familja e tij nuk kishte informacione për fatin e tij që nga ajo kohë, raportojnë mediat në Kosovë.
“Ai është nga Komuna e Hanit të Elezit dhe kishte shkua në Siri në vitin 2012. Në fakt unë kisha komunikuar me familjen e tij dhe ju kisha thënë se ai ishte te burgu në Sinaja dhe se është gjallë. Ishte vështirë për të na besuar madje kemi pasur raste që dhe familjarët na kundërshtonin, duke thënë që kujdes se ne nuk kemi informacione fare për të afërmin.
Më tej, Elezi tha se ky person ka qëndruar 12 vjet në burg dhe në përpjekje për tu larguar forcave të Asaddit kishte kërcyer nga një urë e lartë dhe kur kishte rënë kishte thyer këmbët dhe atë e kishin kapur dhe vendosur në burg dhe familja e tij nuk kishte informacione për fatin e tij dhe këtë të djalë ai foli me familjarët dhe u tha që është shëndosh dhe mirë”, tha eksperti Elezi.
“Ne kemi diku rreth 60 qytetarë të Republikës së Kosovës që ndodhen në zona që kanë qenë nën kontroll të Assadit të cilët janë familjarë madje më kujtohet kemi pasur një përpjekje me Ministrinë e Jashtme të Haradinajt për ti riatdhesuar ato dhe në kuadër të këtyre përpjekjeve ata kishin pritur rreth dy muaj në një qytet afër kufirit me Turqinë për tu futur në Turqi dhe më pas për të gjetur një mënyrë për tu riatdhesuar por ishte pamundur dhe akoma janë në Siri”, shtoi Elezi.
Bajer Leverkusen mposhti të martën 1-0 Interin në Ligën e Kampionëve. Goli i Nordi Mukiele në minutën e fundit të ndeshjes i dha tri pikë “Aspirinave”, duke bërë që italianët të pësojnë humbjen e parë pas gjashtë ndeshjeve në këtë turne.
Nëse lëmë pas Mukiele, që si autori i golit të vetëm u shpall lojtari i ndeshjes, një rol kyç në mesin e fushës për gjermanët kishte edhe Granit Xhaka.
Mesfushori shqiptar “fiku” rivalët me performancën e tij dhe sipas “SofaScore” me notën 7.9 është futbollisti i dytë më i vlerësuar i takimit.
Xhaka bëri 113 prekje, ndërsa nga 104 pasime ai kompletoi 98, me 94 përqind saktësi. Ai kishte katër topa të gjatë të saktë, ndërsa fitoi katër nga katër duele. Mesfushori shqiptar kishte edhe dy pasime kyçe dhe një ndërhyrje të saktë.
Pas ndeshjes Graniti tha se duhet të punojnë për të marrë të tjera pikë. “Të gjithë duhet të punojmë shumë deri në Krishtlindje. Ne kemi nevojë për pikë, nëse luajmë në mënyrë kaq të kontrolluar, fitojmë ndeshje. Ndaj Interit ishim totalisht dominuese. Është fakt që ata nuk e goditën në asnjë rast portën tonë”, tha Xhaka. Bajer Leverkusen grumbullon 13 pikë në renditje.
VLERËSIMI NGA KLINSMAN – Ndërkohë legjenda gjermane, Jyrgen Klinsman, e ka lavdëruar mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka. Klinsman deklaroi se Xhaka jo vetëm në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjes është lider. Kështu ka raportuar të martën për “Bild”. 60-vjeçari ka shtuar se Xhaka është prej futbollistëve kryesor te skuadra e Bajer Leverkusenit. “Kur vjen puna për të udhëhequr ekipin, askush nuk është si Granit Xhaka.
Ai është lideri, futbollisti kryesor në dhomat e zhveshjes. Pa dyshim edhe Florian Virc po bëhet një futbollist gjerman i jashtëzakonshëm”, ka thënë Klinsman. Xhaka është duke e kaluar edicionin e dytë te skuadra e drejtuar nga trajneri Ksabi Alonso. 32-vjeçari në sezonin e parë me klubin gjerman e fitoi titullin e kampionit në Bundesligë, Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë, sikurse ishte finalist edhe në Ligën e Europës. Graniti është i lidhur me “Aspirinat” deri në verën e vitit 2028.
Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e së enjtes në një autostradë të Beogradit.
Autobusi i kompanisë shqiptare “PATI Travel” u përfshi në një aksident të rëndë në Serbi. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fuqishme duke tronditur pasagjerët në autobusin e linjës Bruksel – Tiranë por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas “Boldnews”, në automjetin tjetër të përfshirë në aksident raportohet se një grua ka humbur jetën, por trupi i saj ende nuk është nxjerrë nga automjeti.
Gjithashtu brenda automjetit tip veturë raportohet për persona të tjerë të plagosur të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Ambulanca ende nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Këtë të enjte, një histori tronditëse është pasqyruar në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, ku një grua që jeton në kushte ekstreme, po përballet me kërcënime serioze për jetën e saj.
Thirrja për ndihmë erdhi nga kushërira e saj, e cila kontaktoi redaksinë për të ndarë shqetësimin e madh që po përjeton.
Sipas rrëfimit, gruaja vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe jeton e vetme në një ndërtesë të rrënuar, pa ushqim, ujë, apo ndihmë të kujtdo.
Prindërit e saj kanë ndërruar jetë, dhe situata është përkeqësuar nga dhuna që ajo ka pësuar nga vëllezërit e saj, të cilët gjithashtu vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.
Aktualisht, ata ndodhen të shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës.
Ajo tregoi se gruaja ka fjetur në banesë me k*fomën e nënës së saj për rreth 10 ditë, ndërsa ka qenë viktimë edhe e abuzimit s*k*ual dhe fizik nga ana e vëllezërve të saj.
Historia e saj është një thirrje për ndërhyrje urgjente nga institucionet dhe shoqëria, për t’i siguruar asaj ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme.
Avokati Spartak Ngjela bëri një paralajmërim të fortë, teksa foli për shpalljen “non-grata” të Artan Grubit, ish zv-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.
Ngjela tha se shumë shpejt do të ketë zhvillime të forta që lidhen me zotimin e SHBA-së për të hequr korrupsionin.
Ai deklaroi në një dalje televizive se këto zhvillime kanë të bëjnë me politikën në Shqipëri.
Blinken paralajmëron kundër konflikteve të reja në Siri “SHBA është zotuar që do të na heqë korrupsionin dhe atë po bën. Ai zotim është bërë botërisht dhe e ka thënë Blinkeni. Por pse? Sepse kanë një interes shumë të madh për Shqipërinë, duan ta kenë partner kryesor në Evropë, jo vetëm në Ballkan. Veprimet e tyre janë shumë të qëndrueshme dhe po e vazhdojnë politikën e tyre. Dhe mendoj se shumë shpejt në Shqipëri do të kemi zhvillime të forta sa i përket politikës”, theksoi avokati.
Viti i ardhshëm do të jetë një ndër vitet më të nxehta në planet, njoftoi sot zyra britanike Met.
Sipas ekspertëve për herë të parë pritet të tejkalohet rekordi simbolik prej 1,5°C për ngrohjen globale.
Në raportin e klimës për vitin e ardhshëm, agjencia e motit vlerëson se viti 2025 “ka të ngjarë të jetë një nga tre vitet më të nxehta për sa i përket temperaturës mesatare globale, pak pas 2024 dhe 2023”.
Rritja e temperaturës gjatë vitit të ardhshëm mund të shkojë midis 1.29°C dhe 1.53°C krahasuar me periudhën para-industriale (1850-1900), sipas agjencisë së Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas vlerësimeve të fundit të OKB-së, bota nuk është aspak në rrugën e duhur për të reduktuar ndotjen klimatike dhe për të shmangur përkeqësimin e thatësirave, valëve të të nxehtit apo shirave të rrëmbyeshëm, që kanë kosto të mëdha jo vetëm financiare, por edhe në jetë njerëzore.
Shumë kombëtare, ashtu si ajo e jona, kanë ëndërr kualifikimin në Kampionatin Botëror, një event që nuk është prekur nga afër.Shqiperia
Pas aventurës në Europian dhe zhgënjimit në Ligën e Kombeve, Kombëtarja shqiptare do të përgatitet për Botërorin 2026, i cili për UEFA-n, do të marrë formë ditën e sotmeme, aty ku në Zyrih, do të hidhet shorti i kualifikueseve, duke nisur nga ora 12:00.
Nga konfederata e UEFA-s këtë herë në Botëror do të marrin pjesë 16 kombëtare, me turneun që do të zhvillohet për herë të parë me 48 ekipe.
Sa i përket shortit, Shqipëria është në vazon e tretë dhe gjithsej do të jenë 12 grupe me nga katër ose pesë skuadra. Nëse kuqezinjtë shortohen në një grup me katër skuadra, eliminatoret do të nisin në muajin mars dhe nëse grupi do të jetë me pesë, ndeshjet do të luhen nga shtatori deri në nëntor.
Futbollsti i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani duket se ka nisur një histori të re dashurie me modelen Drita Stumbllën.
Kjo romancë e re vjen pasi i njëjti disa muaj më parë u nda nga këngëtarja e njohur Era Istrefi.
Dyshja duket se janë bashkë dhe kjo u konfirmua nga një video e bërë virale në TikTok.
Ata shihen së bashku teksa dalin nga makina. Mirëpo, çifti ende nuk e kanë bërë lidhjen e tyre zyrtare.
Pas gati 1 vit lidhje, Era Istrefi dhe Amir Rrahmani i dhanë fund lidhjes së tyre. Çifti, që muajt e fundit e bënë këtë lidhje publike, mbyllën atë raport tërësisht në qetësi.
Vetëm pak muaj më parë, dyshja ëmbëltonte “Instagram”-in, me postimet e tyre dhe dedikimet plot romanticitet, por duket se tashmë të gjitha gjurmët e kësaj lidhjeje janë zhdukur. Madje, këngëtarja dhe kapiteni i skuadrës së Kosovës, nuk ndiqen më në rrjetet sociale, duke na zbuluar kështu se lidhja e tyre ka marrë fund.
Burime pranë tyre flasin se shkak janë bërë përplasjet e fundit që dyshja ka patur dhe duke mos gjetur më gjuhën e përbashkët, të dy kanë marrë vendimin që t’i japin fund kësaj historie. Ndonëse gjërat mes tyre ishin serioze, të dy nuk e kanë menduar dy herë për t’i dhënë fund.
Pas shumë muajsh dyshime dhe aludime në shtypin rozë, Amir Rrahmani dhe Era Istrefi më në fund kanë vendosur të dalin hapur me lidhjen e tyre disa muaj më parë. Kapiteni i Kosovës përflitej prej kohësh se shoqërohej me këngëtaren e njohur kosovare. Por deri më atëherë, nuk kishte sinjale të qarta se të dy ishin bashkë, ndonëse ajo shfaqej vazhdimisht në stadiumin e Napolit për të ndjekur ndeshjet e mbrojtësit.
“Provat” i kanë publikuar të dy në rrjetet sociale, teksa kanë postuar foto nga çmimi i madh i Austrisë në “Formula 1”. Rrahmani dhe këngëtarja kanë pozuar bashkë në bokset e skuderisë “Ferrari”, duke bërë të qartë se nuk ishte një vizitë rastësore. Dyshimet për këtë histori nisën në verën e vitit të shkuar, ku Era dhe Amiri kishin vetëm pak ditë që e kishin nisur këtë raport dashurie.
Fillimisht, në rrjet u përfol shumë një fotografi e Era Istrefit nga stadiumi “Diego Armando Maradona”. Këngëtarja që po qëndronte në Itali, ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Napolit dhe Inter, përballje kjo që u fitua 3- 1 nga Napoli. U pikas se Era dhe kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ndjekin njëri-tjetrin në “Instagram”. “Prive.al” mësoi se Era bëri pushimet bashkë me një prej shoqeve të ngushta të saj në Capri.
Dhe gjejeni pak çfarë? Në po të njëjtin ishull dhe hotel, këto ditë po pushonte edhe kapiteni Rrahmani. Ndonëse futbollisti nuk postoi asnjë fotografi, dëshmitarët okularë dhe fansat që kanë shkrepur foto në po të njëjtin hotel e kanë nxjerrë “zbuluar”. Kjo sepse në të njëjtin hotel janë vendosur edhe lojtarë të tjerë të ekipit kampion. Këto indikacione kanë qenë të mjaftueshme për të ngritur dyshime të reja mbi një raport romance mes dyshes, Era dhe Amir.
Megjithatë, vetëm pak kohë më parë. Ishin vetë dy të rinjtë që vendosën që të publikojnë një foto të tyre, për të konfirmuar atë që prej kohësh përflitej. Nga ana tjetër, gjërat u dukën shumë serioze mes tyre, saqë edhe festat e fundvitit i gjetën së bashku, si një çift i afirmuar. Në rrjetet e tyre sociale, ata publikuan foto, duke bërë me dije se ishin duke i kaluar së bashku këto ditë.
Por, teksa gjërat dukeshin se po shkonin gjithnjë e më mirë, pa shumë bujë ata kanë shkëputur çdo kontakt. Pas disa përplasjeve, për shkak edhe të largësisë, si Era dhe Amiri kanë lënë pas këtë histori, duke zhdukur çdo detaj të tyre në rrjetet sociale. Duke njohur natyrën e tyre diskrete, vështirë se ndonjëri prej tyre do të pranojë të flasë për shkaqet që i çuan në këtë vendim, por ajo që dihet me siguri, është fakti se mes tyre tashmë nuk ka mbetur më asgjë.