Νxjer v.. rgjë.rinë në shίtje për shumën màrram endëse, nuk do b. esόni kυsh ja bleu

Një modele nga Azerbajxhani ka vendosur që të nxjerrë në shitje vir gjë rinë e saj për 2 milionë paund, për t’i siguruar nënës së saj një shtëpi dhe që kjo e fundit të ndihet krenare për të. 

E mesa duket ajo ka shënuar në she një pasi “blerësi” ishte një politikan i njohur nga Tokio.

Siç shkruan “Mirror”, Mahbuba, e cila njihet me emrin Maria, u shpreh në lidhje me shitjen e vi rg jërisë së saj se kishte edhe arsye të tjera pas këtij vendimi,

si dëshira për të jetuar në SHBA dhe për të vazhduar atje karrierën e saj si modele. E po ashtu, edhe për të bërë realitet ëndrrën e të hapurit një str ehë.

“Unë dua të shes vi rgjë rinë time sepse dua të kem një shtëpi për vete dhe për nënën time,

kështu që më në fund mund të jetojmë mirë dhe gjithashtu të udhëtojmë bashkë në të gjithë botën.

Dua të jetoj në SHBA dhe të vazhdoj karrierën time si modele. Më pëlqejnë qentë dhe ëndërroj të hap një str ehë.

Nëna ime bëri gjithçka për mua deri tani, dhe tani është radha ime, për ta bërë atë krenare”, tha 23 vjeça rja në një deklaratë.

Modelja e nxori vi rgj ërinë në an kand, në sajtin “Cinderella Escorts” me seli në Gjermani,

si dhe në profilin e saj, ku shkruante se kërkonte një “sugar daddy”.

Nga of ertat që i erdhën në vendin e tretë renditej një futbollist i njohur nga Mynihu dhe në vendin e dytë një avokat nga Londra.

Trishtuese / U rrëzua në fushë, Edoardo Bove i thotë lamtumirë “Serie A”-së

Edoardo Bove do të implantojë një defibrilator nën lëkuror në zemër, njësoj sikurse bëri danezi Christian Eriksen. Një pajisje jetike nënlëkurore do t’i vihet 22-vjeçarit këtë fundjavë ose me shumë mundësi ditën e hënë.

Diçka e tillë vjen pasi futbollisti i Fiorentinës pësoi kolaps në fushë pas një ‘arresti kardiak’, në përballjen kundër Interit.

Këtë e raporton sot “Gazzetta dello Sport”, duke shtuar se Bove pritet të lirohet nga spitali deri në mes të javës së ardhshme. Më pas të vizitojë shokët e tij të skuadrës në “Viola Park”.

Për shkak të rregulloreve të Serie A, Bove nuk do të jetë në gjendje të luajë në ligën elitare italiane me një defibrilator në zemër, njëlloj si ajo që ndodhi me Christian Eriksen pasi pësoi një arrest kardiak me Danimarkën në Euro 2020, ndërsa ishte ende lojtar i Interit.

Bove ka kuptuar se do të mund të vazhdojë të luajë futboll, ndoshta ngadalë, në nivele të larta jashtë vendit, në një kampionat që nuk ka rregulla kaq të rrepta si Italia në lidhje me këtë çështje. Gjatë javëve të ardhshme ai do të diskutojë gjithashtu për një mundësi të zgjidhjes së kontratës me klubin, që i zotëron kartonin, Romën.

Por ka kohë, pasi pas operacionit do të nevojiten disa javë pushim dhe më pas një periudhë riatletizimi. Mund të imagjinohet një karrierë të re jashtë vendit, që mund të nisë në pjesën e dytë të sezonit aktual ose në verën e ardhshme.

Defibrilatori kardiak është një pajisje që mundëson monitorimin e variacioneve të mundshme të zemrës dhe përdorimi i tij është i parashikuar nga udhëzimet ndërkombëtare për personat që kanë pësuar një ndalim të zemrës për shkak të një aritmie që ka shkaktuar fibrilacion.

Amos zbulon një të vërtetë për Yllka Mujon që nuk dinim më parë, ndërsa aktorja i bën surprizën më të bukur të jetës së tij

Aktori Amos Zaharia ishte këtë të shtunë i ftuar në “S’e Luan Topi”, ku rrëfeu shumëçka nga jeta e tij personale dhe profesionale.

Ndër të tjera ai tregoi një detaj interesant për mbiemrin e nënës së tij, Yllka Mujo që deri tani askush nuk e dinte. Amos mban dy mbiemri, Muji Zaharia, të nënës dhe të babait… Por pse Muji dhe jo Mujo?

“Yllka Mujo e ka, dhe i mbeti ashtu… por në fakt mbiemri i trashëguar nga familja  e saj e ka Muji, nga legjenda Muji dhe Lali, tanimë e ka dhe në pasaportë Mujo, sepse të gjithë e flisnin Mujo”, tha ai.

Një tjetër moment emocionues ishte dhe surpriza që nëna e tij i bëri në këtë emision, duke i shkruar një letër.

“Ditët, netët dhe vitet shkojnë i shtrenjti biri im. Por dashuria është aty, e përhershme dhe e përjetshme. Ky është filli që na lidh, që na bën qenie më të mira.

Kur ju erdhët në këtë jetë, kur ju mbajta për herë të parë në duar, kur ju shihnit me zemër tek unë vërshoi dashuria, ajo pakushte. Kështu pra shpirti im ju jeni trëndafilat e mi, të vetmit për mua në këtë botë. Unë e shtrova zemrën para jush dhe u bëmë jo vetëm prind e fëmijë, por dhe miq të rrallë.

Me gjithë sfidat që na përball jeta unë dhashë gjithë dashurinë e zemrës time, u kujdesa me gjithë fuqitë që të mos u mungonte asgjë, por mbi të gjitha të mos u mungonte dashuria. Një herë kur ishe i vogël, hapa derën e dhomës tuaj dhe pashë që po lexoje tregimet e Biblës të përshtatur për fëmijë dhe shpirti mu ngazëllye.

Si mund të harroj kukullën prej druri, kukulla prej lecke që të pëlqente aq shumë. Si mund të harroju kur bëjë ndonjë gabim, shihje dëshpërimin tim dhe sytë e tu më donin me fjalë. Kur ishe i vogël më dhuroje kukulla, ndërsa sot më dhuron libra, kur ishe i vogël me jepje dorën dhe më shikoje në sy, isha mbështetja jote, ndërsa sot jam unë që të zgjas dorën dhe  të shoh në sy sepse ti je mbështetja ime”, ishin këto disa nga fjalët e shkruara nga nëna e tij që e bënë të shpërthejë në lot”.

Jasir Asani si shehik në Dubai, pushime luksi me të dashurën (Foto)

Jasir Asani po shijon një periudhë të mirë si në karrierën e tij, ashtu edhe në jetën private. Ylli i Kombëtares është ndër emrat më të dashur dhe më të vlerësuar së skuadrës sonë, duke iu besuar koha si titullar thuajse në çdo ndeshje. Ndërkaq, futbollisti vijon me karrierën e tij edhe në Korenë e Jugut, ku luan me një nga skuadrat vendase.

Pasi ka mbyllur edhe angazhimet e tij me Kombëtaren, me dy ndeshje të luajtuara në Air Albania, Asani i është dorëzuar dashurisë. Ai së bashku me partneren e tij, Giota kanë udhëtuar drejt Dubait, për të shijuar disa ditë relaksi në një resort luksoz. Në rrjetet sociale, vetë futbollisti ka shpërndarë disa pamje, ku shfaqet duke shijuar një ditë në safari.

Ashtu edhe si mund të dallohet në foto, resorti që çifti ka zgjedhur është ndër më luksozët në Dubai. E natyrisht që kur vjen puna tek partnerja e tij, Jasiri nuk kursehet aspak, duke realizuar kështu pushimet e ëndrrave për çiftin. Çifti është bashkë prej gati 1 viti dhe duket se dyshja janë më se të dashuruar. Partnerja e tij, ka folur edhe publikisht për këtë histori, duke zbuluar edhe si janë njohur. E gjitha filloi me një follow në Instagram për t’u kthyer më pas në një dashuri të vërtetë.

“Dikur kam pasur një Instagram publik dhe Jasiri më ndiqte aty. Nuk e dija deri sa një ditë ai vendosi të më shkruajë dhe pse dëshira ime nuk ishte për t’iu përgjigjur. Mirëpo, ai nuk hoqi dorë dhe pse unë mendoja shpesh mos t’i ktheja më përgjigje. E njihja kur ka luajtur me ekipin e “Partizanit” dhe unë shkoja shikoja ndeshjet se kam qenë tifoze me Tiranën. Lidhja me një futbollist është po aq e bukur por, dhe pak e vështirë në të njëjtën kohë”, raporton Panorama Plus.

Futbollisti i njohur i Kombëtares shqiptare, Jasi Asani një vit më parë zbuloi për herë të parë se është i dashuruar. I pyetur nga gazetarja se a i shkruajnë më shumë vajza tani, futbollisti tregoi se tashmë numri i femrave që i dërgojnë mesazhe është rritur.

FOTO/ Gati për një lidhje të re? Xhensila Myrtezaj e hapur: Mos lëntë Zoti njeri pa…

Edhe pse martesa nuk i shkoi shumë mirë.

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është shprehur se beson në dashuri dhe se çdokush duket të ndihet i dashuruar.

Xhensila Myrtezaj tha se për momentin nuk ka kohë, është e fokusuar tek fëmijët dhe se ka nevojë të qëndrojë pak vetëm pas një lidhje të gjatë.

Edhe pse tha se beson ende te dashuria, këngëtarja tha se tani nuk e ka hapësirën e kohës për t’iu përkushtuar një marrëdhënieje.

“Mos lëntë Zoti njeri pa dashuri, sigurisht që besoj fort dhe të gjithë e meritojnë të ndihen të dashuruar. Besoj për momentin nuk kam kohë, realisht kam ardhur nga një lidhje e gjatë dhe kam nevojë të qëndroj me veten time. Kam sfidë të jashtëzakonshme në jetën time dhe duhet të qëndroj pranë fëmijëve të mi. Nuk e kam hapësirën e kohës për t’iu përkushtuar një dashurie”, u shpreh këngëtarja.

FOT/ Klaudia Pepa sërish single, ndahet nga i dashuri i huaj!

Prej kohësh ajo është shkëputur në Itali, për të vijuar një karrierë të suksesshme në balet, ku edhe ka spikatur një ndër emrat më të arrirë.

E kemi fjalën për Klaudia Pepën, që vijon ende të na bëjë krenar me performancat e saj në skenat ndërkombëtare.

Si një personazh që shpesh herë kthehet në vendin tonë, vëmendja për të nuk ka munguar kurrë.

Në rrjetet sociale e kemi parë gjithnjë sensuale, duke mos na i kursyer pozat hot.

Por duket se muajt e fundit, krahas karrierës së ngjeshur dhe postimeve të shpeshta në rrjetet, ndryshime të mëdha ka në jetën e saj private. Miqtë e afërt të Klaudias zbulojnë lidhjen që ka pasur prej disa kohësh.

Çifti ka nisur të ketë probleme pak kohë më parë dhe duket se i kanë dhënë fund një historie që pritet të kurorëzohej në martesë. Vetë Klaudia, në Instagramin e saj ka preferuar që mos të ndajë detaje rreth kësaj ndarjeje, duke preferuar që të vijojë me angazhimet e saj.

Çifti kishte së bashku rreth 2 vite, dhe shpesh herë balerina nuk i kursente deklaratat e dashurisë edhe në publik për partnerin e saj të huaj.

Klaudia Pepa e konfirmoi historinë e dashurisë rreth dy vite më parë, kur edhe ishte e ftuar në jurinë e “Dance with me”. Pas performancës së modeles Cindy Marina në “Dance Albania” nën ritmet e këngës “Perfect” të Ed Sheeran, balerina tha se kjo është kënga e saj e dashurisë, duke nënkuptuar se është në një lidhje.

Pavarësisht ngacmimit nga moderatorja Alketa Vejsiu, Pepa nuk dha emër të personit me të cilin është në një lidhje.

“Epo, një shok e kam edhe unë” – tha balerina muaj më parë në një intervistë duke mos dhënë më shumë informacione për jetën personale, të cilën ka dashur gjithmonë ta mbajë për vete.

Shpesh herë në rrjetet sociale shihnim postime romantike që ajo merrte nga partneri i saj. Një dhomë plot me lule dhe me qirinj ishte njëra nga surprizat që ajo mori pak vite më parë nga i dashuri. Por duket se kjo romancë ka ardhur në fund, për arsye që vetëm dy protagonistët e dinë.

Tashmë që Klaudia është sërish single, ajo duket më e angazhuar se kurrë në projektet e reja. Vetëm ditët e fundit ajo ka qenë në Tiranë, ku edhe ka regjistruar një këngë, ku duket se do të jetë protagoniste./Panorama

Vetëm 18-vjeç, talenti shqiptar gjen rrugën e rrjetës me fanellën e Shtutgartit (Video)

Talenti shqiptar i Kosovës, Eliot Bujupi, e ka bërë “sefte” me skuadrën e Shtutgart 2 që militon në ligën e tretë gjermane.

18-vjeçari është një produkt i akademisë, teksa në duelin e sotëm ndaj Alemania Açen u aktivizua nga stoli në minutën e 5-të të sfidës duke zënë vendin e të dëmtuarit Faghir.

Vetëm 3 minuta në fushë i mjaftuan Bujupit, ku në minutën e 8-të, tundi rrjetën duke kaluar në avantazh miqtë.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1, ndërkohë që në fragmentin e dytë, vendasit përmbysën gjithçka në 2 me 1.

Për Bujupin ky ishte aktivizimi i dytë me fanellën e ekipit të dytë të Shtutgartit. Sulmuesi është pjesë edhe e 19-vjeçarëve të Kosovës, teksa trajneri Foda e ftoi në përfaqësuesen A, për dy ndeshjet e muajit tetor ndaj Lituanisë dhe Qipros, por pa mundur të debutojë.

“Më vjen shumë keq, por…”- Të përfolur si kandidatë fitues, Pirro Çako dhe Arilena Ara tërhiqen nga gara e “Këngës Magjike”! Zbulohet arsyeja

Dy këngëtarët mjaft të njohur, Pirro Çako dhe Arilena Ara janë tërhequr nga gara e “Këngës Magjike” përpara natës finale.

Dyshja e cila ishin në duet së bashku, mësohet se janë tërhequr për shkak të një problemi shëndetësor të Pirros, i cili është ftohur dhe e ka të pamundur të këndojë.

Lajmin e shumë përfolur sot në mediat rozë e ka konfirmuar producenti dhe drejtuesi i festivalit, Ardit Gjebrea. Ai tha se i vjen keq që Pirro nuk do jetë në festival, por për shkak të sëmundjes ëhstë dashur të marrë këtë vendim.

“E dëgjoni zërin tim? Edhe unë jam ftohur, por të paktën nuk do të këndoj. Për fat të keq, edhe Pirro është paqejf dhe për sa kohë që është në duet, më vjen keq që nuk do të jetë ky duet sonte në festival, por sëmundjes nuk ke ç’i bën”, tha ai në një prononcim për tvklan, duke qartësuar se arsyeja është tërësisht shëndetësore.

Për shkak se kënga është duet, tërheqja e Pirro Çakos sjell rrjedhimisht edhe atë të Arilena Arës.

Po ashtu ne mediat rozë është përfolur për një fitues të paracaktuar edhe pse emrat nuk janë bërë të njohur. Kujtojmë se pak ditë më parë nga gara u tërhoq edhe këngëtari Ardit Çuni.

Uzuni shkruan historinë te Granada, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave

Sulmuesi i Kombëtares Myrto Uzuni ka shënuar dy herë për Ganadën duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë në historinë e klubit spanjoll.

Gola historikë nga sulmuesi i Kombëtares, vijnë kundër kryesuesve të Rejsing Santander për rezultatin 3 me 0, duke e bërë 29-vjeçari që të thyejë rekordin e El-Arabit, që qëndronte me 44 gola të shënuar.

Uzuni nuk u ndal vetëm me golin e parë. Në minutën e 76-të, pas sprintit 50 metra, sulmuesi shënoi dhe golin e dytë. I papërmbajtshëm lojtari i Kombëtares shqiptare, që përballë ka Maget. Ky i fundit, ish-mesfushor i Partizanit, u aktivizua në minutën e 30-të si zëvendësues.

Uzuni ka arritur të tundë rrjetën 46 herë në 103 ndeshje duke qenë kryefjala e skuadrës së tij.

https://www.instagram.com/p/DDSR7MVIatK/?utm_source=ig_embed&ig_rid=4a22fe9e-3637-4e5f-ad38-291cafdfe650&ig_mid=911B2E08-05F1-49F2-8DDD-EB418D3EB207

Nga 1.661 riregjistrime, 13% kalojnë/ DPSHTRR lajmëron shoferët: Pas heqjes së pikëve të patentës duhet…

Drejtoria e Përgjitshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka publikuar rezultatet e sesionit të rradhes ritestues për ata që kanë humbur pikët e Leje Drejtimit.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, të gjithë ata të cilët konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimi, si dhe përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, pra në 0 pikë, me aktet me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë.

Por cilat janë rezultatet e rradhës së ritestimit?

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në seancën e fundit të zhvilluar, nga 35 riregjistrime, u paraqitën 25 kandidatë ku vetëm 6 prej tyre rezultuan fitues.

Por, në rezultatet e periudhës qershor 2022 deri në ditët e para të dhjetorit 2024, për shkak të heqjeve të pikëve të patentës, janë paraqitur në autoshkolla 1,661 riregjistrime. Dhe nga i gjithë totali i riregjistrimeve, vetëm 216 persona e kanë rifituar Lejen e Drejtimit gjatë periudhës qershor 2022 deri në ditët e para të dhjetorit 2024.

Sipas DPSHTRR, 1,661 riregjistrime në autoshkolla dhe vetëm 13 % prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm