“Lutuni për të”, futbollsti i njohur përfshihet në aks ident të fr▪︎ ikshëm me makinë

Klubi i West Ham United ka thënë se mendimet dhe lutjet e tyre janë me Michail Antonio pasi konfirmuan se sulmuesi ishte përfshirë në një aksident të rëndë me makinë të shtunën.

Klubi lëshoi ????një përditësim pasi imazhe të ndryshme qarkulluan në mediat sociale të një Ferrari të shkatërruar. Automjeti kishte pësuar dëmtime të mëdha dhe kishte raporte të pakonfirmuara se Antonio u transportua me helikopter në spital.

Një zëdhënës i klubit tha: “West Ham United mund të konfirmojë se sulmuesi Michail Antonio është përfshirë sot në një aksident trafiku rrugor. Mendimet dhe lutjet e të gjithëve në klub janë me Michail, familjen dhe miqtë e tij në këtë kohë. Klubi do të nxjerrë një përditësim në kohën e duhur.”

Antonio iu bashkua West Hamit në 2015 dhe ka qenë prej kohësh i preferuari i tifozëve. 34-vjeçari ka luajtur në një sërë pozicionesh dhe në vitin 2023 ai ndihmoi klubin të fitonte Ligën e Konferencës. West Ham do të luajë në shtëpi ndaj Ëolves në Premier League të hënën mbrëma.

Klubi i West Ham United ka thënë se mendimet dhe lutjet e tyre janë me Michail Antonio pasi konfirmuan se sulmuesi ishte përfshirë në një aksident të rëndë me makinë të shtunën.

Klubi lëshoi ????një përditësim pasi imazhe të ndryshme qarkulluan në mediat sociale të një Ferrari të shkatërruar. Automjeti kishte pësuar dëmtime të mëdha dhe kishte raporte të pakonfirmuara se Antonio u transportua me helikopter në spital.

Një zëdhënës i klubit tha: “West Ham United mund të konfirmojë se sulmuesi Michail Antonio është përfshirë sot në një aksident trafiku rrugor. Mendimet dhe lutjet e të gjithëve në klub janë me Michail, familjen dhe miqtë e tij në këtë kohë. Klubi do të nxjerrë një përditësim në kohën e duhur.”

Antonio iu bashkua West Hamit në 2015 dhe ka qenë prej kohësh i preferuari i tifozëve. 34-vjeçari ka luajtur në një sërë pozicionesh dhe në vitin 2023 ai ndihmoi klubin të fitonte Ligën e Konferencës. West Ham do të luajë në shtëpi ndaj Ëolves në Premier League të hënën mbrëma.

Pësoi aks ident të rëndë, fituesja e “Big Brother Vip” mesazh për Lediona Xheladinajn: Forca, për vajzën tënde dhe…

Gazetarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Ledjona Xheladinaj, raportohet se ka pësuar një aksident të rëndë në fshatin Melan të Dibrës rreth dy ditë më parë dhe se po merr ndihmë mjekësore në spital.

Nga vetë gazetarja apo policia nuk ka pasur një reagim mbi gjendjen e saj dhe shkaqet e aksidentit, por një prej mikeve të Ledjonës ka lënë të kuptohet që ajo është ende në spital dhe se aksidenti nuk ka qenë i lehtë.

Ka qenë aktorja Egla Ceno ajo që ka konfirmuar zërat se Ledjona ka pësuar aksident, pasi i ka uruar asaj shërim të shpejtë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Forca Ledjona Xheladinaj! Shërim të shpejtë, për vete, për vajzën tënde dhe për publikun tënd. Të presim”, ka shkruar Egla në postimin e saj.

Në media thuhet se si pasojë e aksidentit ajo ka pësuar fraktura të rënda në trup, ndërsa ende nuk dihet gjendja e saj dhe rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.

U g όdit nga makina, hύmb je▪︎ tën 27-vjeçarja shqiptare në Itali (Foto-Emri)

Një 27-vjeçare shqiptare humbi jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi rreth orës 23:00 të së premtes në autostradën A35, në dalje të Travagliato, në provincën e Brescias, Itali.

Viktima është identifikuar si Adela Xhaferri, e cila u godit nga një automjet, sapo zbriti nga makina, ku udhëtonte si pasagjere

27-vjeçarja po udhëtonte si pasagjere në një makinë që drejtohej nga një mikeshë, e cila përfundoi jashtë rrugës. Asnjëra prej tyre nuk kishte pësuar dëmtime të rënda si pasojë e rrëshqitjes së makinës. Por kur Adela doli nga automjeti, u përplas nga një makinë tjetër, e cila nuk mundi të shmangte goditjen.

Viktima me origjinë shqiptare, banonte në Breshia.

Adela Xhaferri

Reshje shiu dhe dëbore, ja çfarë pritet të ndodhë me motin sot

Ditën e diel moti deri në orët e mesditës parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri të dendura.

Pas orëve të mesditës mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Në mënyrë tepër të izoluar dhe në periudha tepër afatshkurtra në orët e mbrëmjes reshjet me intensitet deri dhe të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve reshje dëbore me intensitet mesatar dhe në periudha tepër afatshkurtra stuhi dëbore.

Në zonën e verilindje në lartësitë mbi 600-700 reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar. Në zonën e juglindjes në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe në lartësitë mbi 1000 metër intensitet deri mesatar.

Vlen për tu përmendur edhe elementi i erës e cila ditën e diel deri në orët e mesditës do të fryjë intensive dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore tepër intensive me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 12-22 m/s.

“T ërboi” CR7, Mitaj udhëheq Al Ittihad drejt suksesit, emri i tij tani qarkullon edhe në Angli

U kritikua shumë për transferimin e tij në Arabinë Saudite, por Mario Mitaj po shndërrohet në një yll për ekipin e Al Ittihad. Anësori kuqezi ishte sërish protagonist, këtë herë në sfidën direkte kundër Al-Nassr të C.Ronaldo-s. Mitaj ideoi një aksion sulmues në frymën e fundit, assisti i tij i dhuroi ekipit të Al Ittihad fitoren 2-1 përballë CR7.

Pavarësisht se është shpërngulur në Azinë e largët, emri i Mitaj vijon të qarkullojë fuqishëm në Evropë, këtë herë në Angli. Pak kohë më parë, emri i Mitaj ishte prezent në Serie A, por paraqitjet e tij të shkëlqyera kanë zgjuar interesimin edhe në Premier League, ku sipas mediave të huaja, mbrojtësi kuqezi po ndiqet nga ekipe të mëdha si Tottenham dhe Newcastle.

Kujtojmë që Mitaj është nën kontratë me ekipin e Lokomotivës së Moskës, por është në huazim tek Al Ittihad deri në përfundim të këtij sezoni. Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendos Mitaj në përfundim të këtij sezoni pasi nuk përjashtohet mundësia që Al Ittihad të blejë përfundimisht kartonin e mbrojtësit shqiptar.

Bora zbardh Tomorin, pamjet piktoreske të malit

Reshjet e dëborës kanë mbuluar malin e Tomorit duke ofruar një pamje piktoreske.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo ndau sot në rrjetet sociale foto nga Tomori nën petkun e dëborës, i cili me bukurinë e tij fton të apasionuarit pas alpinizmit të kalojnë një ditë ndryshe në peizazhin e bardhë të kësaj lartësie.

Në malin e Tomorit në lartësinë 2417 m mbi nivelin e detit ndodhet edhe Tyrbja e Abaz Aliut, e cila është një destinacion turistik për adhuruesit e aventurës, vëzhgimit dhe patjetër edhe për besimtarët që kryejnë pelegrinazh.

Kujdesi i treguar nga Administrata e këtij parku në menaxhimin e mjediseve turistike dhe të shoqërimit të vizitorëve me guida turistike që njohin shtigjet dhe vendet e kalueshme për në hapësirat turistike të Tomorit, kanë bërë që ky park të vizitohet në çdo stinë të vitit.

Mali i Tomorit shtrihet në lindje të qytetit të Beratit dhe verilindje të qytetit të Çorovodës dhe gëzon statusin e Parkut Kombëtar. Aty nuk mungojnë ngjitjet sportive në shpatet me borë apo aventurierë të raftingut në kanionet e Osumit.

Nën këmbët e Tomorit, rrjedh Lumi Osum që duke zbritur nga terrene tepër malore ka krijuar kanionet e famshme të tij tepër të vizituara, sidomos gjatë stinës së verës.

Por, jo vetëm kanionet, në këtë itinerar gjenden dhe disa objekte kulti të feve kristiane e bektashiane dhe monumente të natyrës dhe të kulturës.

Tërmeti 5.6 shkund tokën, njerëzit vrapojnë të ndalin nga shtëpitë

Të paktën 29 persona u plagosën pasi një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi provincën jugperëndimore iraniane të Khuzestanit, njoftoi agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Fars.

Tërmeti, i cili ndodhi në orën 7:32 të mëngjesit me kohën lokale në një thellësi prej 10 km me epiqendër në Qarkun Haftkel, tronditi gjithashtu Qarkun Masjed Soleyman dhe u ndje në kryeqytetin e provincës Ahvaz.

Të gjithë të plagosurit, përveç një fëmije që kishte pësuar një frakturë në këmbë, u liruan nga spitali pasi morën trajtime ambulatore, citoi guvernatori i Khuzestanit, Mohammad Reza Mavalizadeh. Mavalizadeh tha se 296 njësi banimi në Masjed Soleyman pësuan dëme nga tërmeti.Sipas Fars, 12 ekipe shpëtimi, të përbërë nga 58 shpëtimtarë të pajisur plotësisht, janë dërguar në zonat e goditura nga tërmeti. Raporti vuri në dukje mbi 10 pasgoditje u regjistruan në Khuzestan pas tërmetit kryesor, me më të madhin me magnitudë 5.2.

Në zonat malore priten reshje dëbore, si do variojnë temperaturat

Gjatë orëve të para të mëngjesit, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit; herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate.

Sipas MeteoAlb, në zonat e thella malore priten reshje dëbore; Parashikohet që deri mëngjesin pas-ardhës reshjet e dendura të vijojnë në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke u luhatur nga -2 °C vlera më e ulët deri në 17°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 70 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë mbi 6 ballë.

Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 8 Dhjetor 2024

Dashi

Gjatë kësaj të diele, për të lindurit e kësaj shenje dashuria do të ketë një rol themelor. Ndjenjat do të jenë protagonistet e ditës dhe do të favorizohen nga ndikimi i Venusit. Mund të ketë disa ndryshime edhe në lidhjet e nisura prej kohësh. Nëse ka diçka për të rregulluar apo një lidhje për tu përforcuar, jo të gjithë do ia dalin.

Demi

Kjo duhet të jetë një ditë kushtuar relaksit dhe qetësisë. Mund të ndjeni një debulesë fizike apo një lodhje ekstreme. Kështu që bëni mirë që të shtyni gjithçka që shkakton stres dhe që nuk e përkeqëson ditën.

Binjakët

Nëse keni pasur probleme në raportet në çift, kjo është dita e duhur për tu afruar. Nëse nuk keni detyrime në punë të cilat nuk presin, këtë ditë dedikojani totalisht ndjenjave. Situata paraqitet mjaft e favorshme për ata që janë vetëm, ku parashikohen takime të reja interesante.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite përkushtojuni diçkaje që ju bën të ndiheni të qetë dhe relaksuar, larg çdo problemi. Kjo nuk është një periudhë aspak e lehtë dhe Saturni do të jetë kundër. Si në punë dhe dashuri, paraqiten një sërë problemesh ndaj të cilave duhet qëndruar larg.

Luani

Duhet të mundoheni të relaksoheni, por mbi të gjitha të qetësoheni. Gjatë kësaj të diele do të jeni të tensionuar, nervoz dhe të acaruar. Mundohuni që ta luftoni këtë situatë, duke bërë diçka të kënaqshme. Mundohuni që të shmangni sherret dhe diskutimet.

Virgjëresha

Parashikohet një rikuperim i madh gjatë kësaj dite. Java ka qenë mjaft negative, e shoqëruar me probleme dhe diskutime. Ndoshta, keni humbur durimin nga debati me një person. Bëni mirë që gjatë kësaj dite të relaksoheni.

Peshorja

Kjo do të jetë një ditë mjaft pozitive sa i takon emocioneve dhe ndjenjave. Do të ketë një përmirësim të ndjeshëm në raport me muajin e kaluar. Megjithatë për të ecur përpara bëni mirë që të mos mbeteni peng të së kaluar. Në punë mund të hasni në ndonjë problem. Konkurrenca shumë e fortë nuk është e shëndetshme dhe kjo gjë do ju shkaktojë stres.

Akrepi

Parashikohet një ditë aspak e favorshme për të lindurit e kësaj shenje. Bëni mirë që të shmangni diskutimet apo problemet, për shkak se do të nervozoheni dhe stresoheni. Bëni shumë kujdes lidhur me mënyrën se si ndërveproni me të tjerët, pasi mund të ketë probleme dhe keqkuptime për shkak të ironisë tuaj të tepërt. Probleme parashikohen edhe në raportin në çift.

Shigjetari

Ky është një moment rivlerësimi. Mund të shtini në dorë projekte të cilat i kishit lënë pas dore dhe që mund t’iu hapin horizonte të reja, shkruan noa.al. Kjo e diel është mjaft pozitive në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës.

Bricjapi

Kjo ditë do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe shqetësim, gjë që mund të ketë të bëjë me financat, por edhe me tensione të mundshme në familje. Megjithatë bëni mirë të rishikoni shpenzimet, pasi situata nuk paraqitet aspak e favorshme.

Ujori

Përgjithësisht do të jetë një ditë pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Mund të ketë të reja interesante dhe ndryshime. Po ashtu, parashikohet që të nisë diçka e re. Gjatë kësaj periudhe, janë mjaft të favorshme zgjidhjet e problemeve.

Peshqit

Kjo e diel do të jetë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Përmirësim do të ketë edhe sa i takon ndjenjave dhe dashurisë, ku mund t’iu përkushtoheni siç dëshironi. Mundohuni të punoni më pak dhe të qëndroni më shumë me familjen.

Kam nje υ. ajzë dhe jαm e ρa m.αrtυαr,nuk kαm dαs.hnòr mbi 25 υ jet,te gjithe me thon se….!!

Pershendetje faqja ma e mire ne rajon.. dua te shenoj edhe une shkr** per jeten time sepse krejt po befasohen me mua kur tju tregoh maspari qe i kam 50 vjet dhe jam aq e zoja por edhe qe krejt dashnort i kam gati 25 vjet ma te ri se une.

Une jam nje grua e pa martume pasi ma kan lendu burrin ne luft dhe e kam vetem nje vajze. Vajza u rrit u martu eshte tek burri vet dhe une jetoj vetem ne nje banes tvogel. Pasi me vdiq burri une mbeta keq sepse familja e burrit me perzuren me than nuk je me nuse jona siq bejn krejt shqiptart dhe une vendosa me be tpa munduren dhe ta gjej nje pune te mire pasi e kisha shkollen e lart te mbarume.

Une hina ne pune dhe punoja me nje rrog mesatare, mjaftonte sa per mu e vajzen qe ta kem nje jete tmire. Une per vete gjithmone e kam dit qe skam me mujt me jetu pa burr ne shtepi sepse jam shume terheqese, bile ndaqi me dit ma e mire jam une se vajza sepse vajza i ka ngja agjallarve te vet kurse une jam shum e bukur,

gjithmone kam qene edhe e re keshtu per qata burri me mur mua kur i kisha vetem 17 vjeqe sepse nuk dojke kerkush tjeter te me kete ne dore. Une jam shume e lumtur tani me jeten time sepse jetoj vet dhe nuk e kam askend afer qe te me gjykoj apo kritikoj se qfar bej ne jete time apo ne shtepin time qysh kam pas ma heret me kunata e urullija qurullija qysh thojm na kallabllak.

Prej se mu ka martu qika, dola nje nate me nje kolege te punes edhe mu afru nje djal rreth diku 25 vjet edhe mu ka prezantu. Fillimisht fillova me qesh sepse une mund te jem nena e tij edhe i thash djal ti sje per mu sepse une mund te jem nena jote.. ai me tha ti ende shpirtin e ki te re mos mendo qe nuk mundesh me terheq nje mashkull vetem per shkak te moshes sepse dashuria nuk njeh mosh. Haj medet thash vet me veti

ky fmija pom afrohet edhe nuk po kupton qe une vetem tgjenerates tem i kqyri jo aq te ri por gradualisht si vazhdoj nata e pash qe ishte shume i pjekur edhe shume i mencur… nuk e bente llafin e nje djalin 25 vjeq po shlir 40 ja kishe dhon trunit tij.. une u habita qe ka ksi rinij ende ne Ks qe e kan nje tru kaq te kfjellt edhe kaq te mar. Ai ma kerkoj numrin e telefonit edhe ate e kerkoj vetem shoqnisht.. ja dhash sepse mu dhimke amo kurr nuk e kom pas qellimin nfillim ta kem ndonje lidhje dashurie me to sepse ish puna e moshes qysh ish.


Gjdo nat me qonte SMS naten e mire gjumin e omel edhe shume SMS tjere tu me tregu se qfar pershtypje tmire i kom lan edhe qysh deshiron qe vetem un dhe ai te shkojm bashk ne Tirane per kafe… une pranova sepse isha e vetmume edhe kisha nevoj per dike qe te flas dhe te kaloj kohen me te por ne menyr shoqerore jo dashurie.

Ai kishte menduar ndryshe dhe me sjelljet e mira dhe veprat e gjestet e mira qe mi bente, rash ne dashuri me te.. Une aq shume u dashuruova ne te sa qe vendosem edhe te jetonim bashk… Normalisht, as nje familje nuk lejon djalin 25 vjet me marr grun e martume me fmi gati tu u bo gjyshe 50 vjet me marr per nuse kshtu qe lidhja jone mur fund aty edhe une vazhdova ne drejtim timin.

Por tasht eshte problem se kur po i shoh burrat te moshes tem aspak nuk me terhekin, jam msu tasht vetem me rinij 25 vjet dhe te posht.. nuk mund ta kem ndonje lidhje me dike qe eshte me i vjeter, nuk me lejon shpirti mrena sepse krejt po u plakshin po shpirti spo u plake…

Nuk di si tia bej apo si ta gjej une nje fat pa e kqyr moshen sepse krejt tmoshes time nuk jan aspak argetues kurse rinija ende e kan energjin pozitive kurse pleqt jo… Mos me gjykoni sepse po te ishit ju e vetmume 24 ore 7 dite ne javt edhe ju ndoshta njejt kishit vepru sikur une.