Këto janë 7 sinjalet që ju paralajmërojnë se celularit tuaj po i vjen fundi

Një celular inteligjent mund të zgjasë nga dy deri në tetë vjet, në varësi të markës, mirëmbajtjes dhe përdorimit. Zakonisht është e lehtë të kuptohet se celularit po i vjen fundi pasi gjërat thjesht nuk funksionojnë. Por që mos të mbeteni ‘skllav’ i momentit të fundit dhe t’ju duhet të blini një celular me urgjencë, ka disa sinjale që tregojnë se pajisja po mbyll ciklin e saj dhe të merrni masat për ta  zëvendësuar.

Bateria konsumohet shpejt

Ky është një nga treguesit kryesorë se celulari është gati për t’ju ‘lënë ‘shëndenë’. Sipas Apple,një iPhone mund të karikohet plotësisht rreth 500 herë përpara se kapaciteti i baterisë të ulet në 80%. Kjo do të thotë se celulari që më parë mund të rezistonte deri në 10 orë pas karikimit, tani arrin në 8 orë. Në pajisjet Android, bateritë zgjasin 2-3 vjet. Bateritë e celularëve janë me jone litiumi ndaj kanë jetëgjatësi të kufizuar. Nëse vini re probleme me të, duhet të zëvendësoni baterinë ose celularin.

Probleme me ekranin

Krejt papritur, celulari nuk funksionon. Ekranet me prekjet janë të ndjeshme dhe mund të degradojnë me kalimin e kohës apo nëse e keni thyer, keni afruar edhe fundin e tij. Zëvendësimi i ekranit zakonisht është goxha i kushtueshëm dhe është më e leverdisshme të ndërrosh pajisjen.

Ngadalësia

Nëse pajisjes i duhet ca kohë për të nxjerrë një shkronjë, qarqet kanë nisur të degradohen. Gjithsesi, para se t’ju zërë paniku, kontrolloni nëse po përdorni shumë aplikacione njëkohësisht çka ngadalëson procesimin dhe konsumon baterinë.

Celulari fiket dhe ndizet

Krejt papritur, celulari juaj vendos se është momenti perfekt për t’u fikur e ndezur sërish. Kjo mund të jetë pasojë e temperaturës së baterisë, por ndoshta do ju duhet të mendoni për një celular të ri.

Nuk përditësohet

Kur kompanitë nxjerrin modele të reja celularësh, përditësimet e programeve nuk përshtaten më me të vjetrat. Përveçse përdorimi i aplikacioneve  vështirësohet, kjo nënkupton edhe më pak siguri dhe të dhënat tuaja mund të hakerohen.

Nxehja

Kur celulari nxehet edhe pse nuk e keni përdorur gjatë, është e sigurt se fundi i tij është pranë. Në këto raste, pjesa e brendshme e tij po tejkalon përdorimin e zakonshëm. Tregoni kujdes sepse bateria mund të shpërthejë apo të marrë zjarr.

Prekjet ‘fantazmë’

Kur celulari nis të veprojë edhe kur ju nuk e prekni, kjo quhet prekje  fantazmë. Zakonisht ky nuk është problem programi, por mund të jetë për shkak të dëmtimit të ekranit, ujit, karikuesit jo cilësor apo një defekti të brendshëm. Me gjasë, celulari mund të shpëtohet por përgatituni edhe për të kundërtën.

“Më tr αdhtonte me shokun tim, mu desh te…”/ Ky është shqiptari që νr αυ grυan në Greqi Video)

Personi që shihni në foto është 39-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij me çekiç dhe trupin e pajetë e mbajti të fshehur për një javë në papafingon e banesës ku jetonin në Athinë.

Ai ka deklaruar se krimin e ka kryer për arsye xhelozie, duke pretenduar se gruaja e tradhtonte me një person nga rrethi i tij shoqëror.
Ai e kreu krimin rreth një javë më parë, por vetëm sot ka njoftuar vetë policinë dhe ka dëshmuar atë që ka bërë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar erën e rëndë brenda banesës. Ndërsa në papafingo ka gjetur trupin e pajetë të gruas mbyllur në qese të zeza.

Autori dhe viktima ishin prindër të dy fëmijëve të mitur, të cilët nuk kanë kuptuar asgjë nga ngjarja.

Meteorologia Porja bën paralajmërimin e fortë: Stuhia ciklonare pritet të prekë Shqipërinë

Meteorologia e Tanja Porja paralajmëroi se një stuhi e fuqishme ciklonare po i afrohet brigjeve shqiptare, duke sjellë erë të fortë dhe rrebeshe afatshkurta. Sipas saj dita ka nisur me reshje shiu, ndërsa priten rrebeshe dhe borë e dendur në vend.

“Dita e sotme ka nisur me reshje veriu pritet të ketë rrebeshe gjatë mëngjesit, në mesditë e vijim reshje me intensitet mesatar në të gjithë territorin. Një stuhi e fuqishme ciklonare mbetet në Italinë jugore dhe në Adriatik. Stuhia ciklonare i afrohet brigjeve shqiptare, por vetëm kaq, duke bërë që të forcohet era në hapësirat detare dhe territor. Presim sot erë të fortë juglindore dhe lindore. Kjo erë e fortë mban stuhi të fuqishme ciklonare. Rrebeshe afatshkurtra kemi në skajin jugor dhe verior sot, më të pakta në qendër dhe për disa ditë me radhë”.

Meterorologia tha se dëbora do të zbresë në 800 metra lartësi nga niveli i detit dhe do të jetë disa centimetra.

“Dëbora zbret në 800 metra lartësi nga niveli i detit, disa cm. Reshjet e borës janë të izoluara gjatë paradites në skajin verior e verilindje. Më të pakta në juglindje”.

Sipas saj termometri ka shënuar rënie të lehtë në minus 1, ndërsa maksimumi në 14 gradë celsius. Pas orës 10:00 të mëngjesit të sotëm termometri do të vijojë të shënojë rënie. Porja paralajmëron përkeqësim të motit edhe në ditët në vijim me reshje shiu e rrebeshe edhe për disa ditë me radhë.

Videoja e ek▪︎ zekυtimit të Vis Martinajt qαr kuIIon në Matrix? Gazetari zbulon detajet: Disa kolegë të mi e kanë parë…

Gazetari Fatos Mahmutaj ishte i ftuar ditën e sotme në nje emision televiziv, ku ka dhënë detaje të reja në lidhje me zbërthimin nga na e Europol të një tjetër aplikacioni të koduar që përdorej nga bandat, me emrin “Matrix”.

Mahmutaj u ndal tek zhdukja e Ervis Martinaj, për të cilin ai ka bindjen se është ekzekutuar. Ai tha se në këto aplikacione, pas zhdukjes së tij, ka qarkulluar një video, por që më pas është zhdukur me shpejtësi.

“Në bindjen time personale, pasi jam informuar si të gjithë gazetarët e tjerë që në muajin gusht 2022 kur ai u zhduk, kam përshtypjen se ai është vrarë, është ekzekutuar, pra ka mbaruar punë. Por gjithsesi, atëherë u përfol që një video qarkulloi në këto aplikacionet e enkriptuara, pra në programet speciale. Megjithatë, kjo video nuk doli jashtë këtyre aplikacioneve dhe u zhduk shumë shpejt nga qarkullimi.

Pati deklarata në studio televizive nga gazetarë dhe analistë në Shqipëri për këtë video, madje dikush pohoi që e kishte parë këtë video. Tani kemi një njeri që është zhdukur prej më shumë se dy vitesh, po bëhen afërisht 2 vite e gjysmë dhe nuk kemi asnjë shenjë të tij, asnjë ekzistencë apo vazhdimit të krimeve të pambyllura. Kështu që besoj se duhen parë të gjitha aplikacionet e përdorura nga bandat shqiptare, kudo ku ato kanë aktivitetin, edhe jashtë vendit, si ‘Matrix’, ‘Sky Ecc’, Encrochat’. Duhen parë me kujdes për të gjetur një provë, për t’i dhënë fund kësaj dileme”, tha ai.

Rama: Nëse vëllai im del trafikant, s`jam më kryeministër, po ra akuza, Gazmend Bardhi përgjigjet në gjyq

Edi Rama ka reaguar ne lidhje me akuzat e Gazmend Bardhit per ceshtjen Becheti.

Ne pergjigje te Gazmend Bardhit, Rama thote se nuk do shkoje ne Kuvend derisa SPAK ti jape zgjidhje akuzave qe deputeti demokrat ka bere per nje trafikant ne familjen e kryeministrit.

Ne te kundert, Rama paralajmeron se Bardhi do te perballet me gjykaten.  

Reagimi i Kryeministrit ne X:

Më thonë që Gazmend Bardhi më paskërka kërkuar sot urgjent në Kuvend për “100 e kusur milionë Eurot”, të cilat sipas tij i paskërka marrë nga shteti shqiptar ai krimineli italian, të cilin partia e B-ve e ka një nga komerdaret e vjetra, që e nxjerr si rregull përpara se sa të mbytet nga dallga popullore në zgjedhjet e radhës! Këto “100 e ca milionët” ua treguan me të madhe shqiptarëve, si të marra e të futura në xhep prej italianit në fjalë edhe në 2021-shin, edhe në 2023-shin!

Madje prodhuan edhe ca fletushka bakalli, që ua vinin njerëzve në xhamat e makinave, ku bënin thirrje për të votuar kundër meje dhe Partisë Socialiste për inat të “100 e ca milionë Eurove” të humbura për shkakun tim. Dihet se si votuan njerëzit, që qyshse i çuan në opozitë me 1 milionë shpulla dhe i lanë thuajse pa asnjë bashki së fundmi, nuk e kanë ngrënë asnjëherë për djathë sapunin e B-ve të mëdha e të vogla të Partisë Demokratike.

Po pyetja sot është: A janë vallë kaq injorantë këta sherrxhinj e gënjeshtarë pa din e as iman, sa të mos e dinë që kur nga ky shtet dalin lekë, për çdo detyrim për diçka apo ndaj dikujt, ka dokumenta shtetërorë ku shkruhet shlyerja e detyrimit apo janë vallë kaq të poshtër, sa megjithëse e dinë që në këtë rast nuk ekziston asnjë dokument i tillë, vazhdojnë me avazin e kësaj shpifjeje të vjetër, për të ngritur akuza dhe helmuar popullin për zgjedhjet e reja?! Nuk e di, me shumë gjasë janë të dyja bashkë.

Kreu parakaΙime të rre zikshme në trafik, e ρëson keq Stresi (VIDEO)

Policia e Elbasanit ka ndëshkuar reperin Arkimed Lushaj, i njohur edhe si Stresi, për manovrat e rrezikshme që kryente me makinë duke shmangur trafikun.

Pas videos që vetë Stresi e reklamoi në rrjetet sociale, ku dallohej teksa ecte kundravajtje dhe shmangte kolonën e trafikut, Policia thotë se ka vendosur masa administrative ndaj tij.

Kështu, Stresi ka marrë një gjobë prej 25 mijë lekës të reja si dhe i janë zbritur 10 pikë nga patenta.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet automjeti me drejtues shtetasin A. L., duke parakaluar një varg automjetesh në sensin e kundërt të lëvizjes dhe duke përdorur dritat verbuese në zonë të banuar, në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”, ju informojmë se:              

Sektori i Policisë Rrugore i ka vënë drejtuesit të automjetit, shtetasit A. L., masën administrative 25 000 lekë, bazuar në nenet 146 pika 16, 141 pika 10, 146 pika 10 dhe 127 pika 3, të Kodit Rrugor. Gjithashtu, i janë zbritur 10 pikë nga leja e drejtimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.

FOTO/ Më në formë se kurrë, Xhensila Myrtezaj tregon linjat perfekte nga palestra!

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj, është një nga këngëtaret më të të komentuara të momentit.

Një ndër arsyet pse ajo është në qendër të mediave rozë janë edhe format e saj trupore.

Së fundmi, Xhensila postoi një video në llogarinë e saj në Instagram, e cila është realizuar në një palestër dhe ka në fokus trupin dhe format e përsosura të këngëtares.

Teksa këngëtarja pozonte para pasqyrës një pjesë të vëmendjes e morën edhe të pasmet e saj, duke mos kaluar pa u përfolur.

Alban Dudushi habit me deklaratën për Kiara Titon: Duhet të …

Gazetari i mirënjohur Alban Dudushi ka lënë publikun e habitur në lidhje me deklaratën e dhënë së fundmi.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron, ai foli rreth periudhës së tij 20-vjeçare në televizion për projektet e suksesshme të realizuara në Top Media dhe rrugëtimit të tij të ri.

Dudushi realizoi edhe një quiz të zhvilluar nga Salsano dhe Elona, ku duhet të zgjidhte midis dy emrave dhe le të themi që s’la gjë pa thënë për politikanët e personazhet VIP.

Biseda mes tyre:

Salsano: Bieta apo Rudina?

Alban: Bieta nuk diskutohet. Edhe nëse nuk do të ishte bashkëshortja ime, prapë Bieta.

Salsano: Bieta apo Bora?

Alban: Bieta.

Salsano: Bieta apo Erjona Rusi?

Alban: Bieta.

Salsano: Bieta apo Elona?

Alban: Të dyja i kam pasur shumë xhan dhe i kam pasur bashkëpunëtore shumë të mira.

Salsano: S’e ndan dot?

Alban: Jo!

Elona: Alban Dudushi nuk e ndan dot.

Salsano: Bieta apo Kiara?

Alban: Kiara duhet të rritet akoma.

Ai nuk e sqaroi deklaratën, por la shumë vend për koment.

“Pata mundësin ti jepja fund asaj martese, para se…”/ Xhensila Myrtezaj flet për herë të parë për ndarjen nga Besi

Martesa e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut ishte njëra nga më të përfolurat në botën e showbizit, si nga ceremonia e deri tek ardhja në jetë e fëmijëve. Por pas shumë vitesh bashkë çifti vendosen t’i japin fund martesës dhe të fshijnë çdo gjë nga rrjetet sociale.

Padyshim kjo është njëra nga periudhat më të vështira për çdo çift, e këtë e ka treguar edhe këngëtarja. Xhensila në promon e emisionit të Arbana Osmanit, ka vendos të flasë për herë të parë për martesën e saj ku nuk munguan as lotët teksa shprehet “Pata mundësin ti jepja fund asaj martesë…”

I dënuari në burgun e Rrogozhinës i bën “dhuratë” vetes për festa, pas lejes shpërblyese nuk rikthehet në qeli, arratiset jashtë Shqipërisë

Një i dënuar i cili vuan dënimin në IEVP Rrogozhinë para disa ditësh kishte përfituar leje shpërblyese dhe i ishte bashkuar familjes. Ai rezulton se ka për të vuajtur edhe 4 vite burg.

I dënuari emri i të cilit nuk bëhet i ditur kishte përfituar për herë të tretë leje shpërblyese dhe këtë fillim jave duhet të ishte kthyer në IEVP Rrogozhinë, por ndryshe nga dy rastet e mëparshme ai këtë herë nuk është rikthyer më në IEVP.

Nga verifikimet e kryera rezulton se pas mbarimit të afatit ligjor të lejes ai është larguar jashtë shtetit, ndërkohë që autoritetet e Drejtorisë së burgjeve dhe policia janë alarmuar për rastin në fjalë.

I dënuari duhej të rikthehej në burg në 2 dhjetor 2024. Vetëm pak orë pas shkeljes së lejes, autoritetet e IEVP Rrogozhinë kanë shkuar në banesën e të dënuarit dhe kanë kërkuar rikthimin e tij në qeli. Por familjarët u janë përgjigjur se ai nuk ndodhej në banesë.

Ai sipas tyre mund të ketë ikur jashtë shtetit, bëjnë me dije burime të besueshme. Kjo deklaratë e familjarëve të tij pas verifikimeve ka rezultuar e vërtetë.

IEVP Rrogozhinë ka një kapacitet akomodues prej 343 personash dhe është burg i sigurisë së zakonshme me një seksion paraburgimi. Ky burg është vënë në funksion për herë të parë në fillim të vitit 2002.
Aty janë akomoduar të dënuar për vepra të ndryshme penale dhe të paraburgosur kryesisht nga Fieri, Lushnja e Berati.