Podcasti “Flet” me Ilnisa Agolli do të jetë një hapësirë ku fjala takohet me njeriun. Me të ftuar nga fusha të ndryshme; nga politika, kultura, arti dhe jo vetëm. Çdo episod do të jetë një kombinim i diskutimeve interesante dhe konkrete, që e çojnë spektatorin përmes dialogut të thellë, nga fjala te përvoja dhe përjetimi njerëzor. Çdo i ftuar do të jetë aty për të rrëfyer hapësirën e tij të mendimit dhe ku çdo temë zbërthehet për të nxjerrë në pah lidhjet mes nesh dhe botës përreth, vetëm në “Flet”.
I ftuari i radhës në podkastin “Flet” me Ilnisa Agollin, ishte hoxhë Ahmed Kalaja, i cili foli shumë rreth fesë myslimane. Ndër të tjera ka folur edhe për vajzën e famshme në TikTok, Hatin, e cila është paragjykuar shumë për faktin se si një vajzë me shami mund të jetë virale dhe të bëjë disa gjëra ndoshta të paperceptueshme për njerëzit që një vajzë e islamit mund t’i bëjë.
Ajo asnjëherë nuk ka prentenduar se ‘unë jam shembulli i myslimanes ideale’, ka gjetur atë formën e elaburimit të shprehjes, të reklamimit, fitimit, ato shakat e saj, nuk e gjykon Islami këtë gjë. Nuk mund të themi që ajo goca ‘obobo ca po bën’. Nëse Hati thoshte që ‘nëse doni myslimane të devotshme atëherë jam unë shembulli’, atëherë do thonim prit pak kjo vajza ka probleme të mëdha…
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, prej disa muajsh i ka dhënë fund romancës së tij me blogeren Jade Alyssa Wills.
Blogerja ka festuar së fundmi 25-vjetorin e saj, mirëpo ajo që ra në sy ishte urimi që motra e futbollistit Jaycie Broja, i bëri ish-kunatës së saj.
Edhe pse Jade është ndarë nga futbollisti, sërish Jayice e konsideron motrën e saj këtë të fundit.
“Gëzuar ditëlindjen motra ime! Kalofsh sa më bukur”, shkruhej në postimin i cili shkaktoi mjaft reagime.
Perveç lidhjes së veçantë me motrën e ish-partnerit, Jade ndjek në Instagram dhe familjarët e tij, përfshirë këtu nënë dhe babin e futbollistit.
Edhe pse shkak për ndarjen e tyre u përfol se u bë tradhtia nga ana e Jade, nuk dihet ende nëse kjo histori ka marrë fund përfundimisht.
Kujtojmë që disa muaj më parë, “Panorama” zbuloi se Armando Broja i kishte dhënë fund lidhjes së tij me blogeren Xhej Alisa Uills. Çifti, i cili prej gati 1 viti ishin në një lidhje të konsoliduar, ndanë rrugët përgjithmonë. Dukej se dyshja kishte një lidhje të konsoliduar dhe gjithçka po shkonte më së miri.
Madje, përgjatë Kampionatit Europian, Xhej ishte tifozja më e zjarrtë e Kombëtares sonë. Blogerja angleze në ditët kur luajti kombëtarja jonë postonte në rrjetet sociale foto me fanellën kuq e zi. Si tifozja më e zjarrtë e sulmuesit, ajo e shoqëronte edhe në stadium.
Por, mes trazirave që Broja ka në karrierën e tij, çifti duket se është ndarë në një mënyrë të keqe dhe aktualisht dyshja as nuk ndiqet në rrjetet sociale, duke na zbuluar kështu se të vogla janë shpresat për një ribashkim.
Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka konsideruar një torturë çnjerëzore publike mënyrën e arrestimit të ish-Presidentit të vendit, Ilir Meta.
Berisha u shpreh se do të përgatitet dosja për ta çuar në Hagë, teksa thekson se ” ishte një torturë publike, ishte një keqtrajtim çnjerëzor publik”.
Kryedemokrati tha se dosja do të paraqitet në të gjitha instancat si një rast i ushtrimit për hakmarrje të torturës publike, duke shtuar se është një rast i pandodhur ndonjëherë.
Sali Berisha: Nuk ka dyshim që është krejtësisht proces politik. Por tani është bërë botërisht e njohur që ky institucion dhe drejtësia është një armë politike në duart e diktaturës.
E tillë është rasti yt, i tillë dhe shumë i rëndë është rasti ndaj Ervin Salianjit, rast të cilin ne do ta paraqesim në të gjitha instancat ndërkombëtare sepse ai është aty vetëm se guxoi të denoncojë mafien, të kryejë detyrën e tij, misionin e tij si deputet.
I tillë është rasti i kryetarit të Partisë së Lirisë. Ne duhet të përgatisim dosjen për në Hagë sepse është torturë çnjerëzore publike.
Ne do punojmë me Partinë e Lirisë të dërgojmë dosjen në Komisionin Antitorturë në Këshillin e Europës dhe të ndjekim të gjitha instancat në OKB dhe kudo.
Sepse ekzistojnë komisione antitorturë dhe ajo ishte një torturë publike, ishte një keqtrajtim çnjerëzor publik.
Prandaj me juristët më të mirë, ai rast do të paraqitet në të gjitha instancat si një rast i ushtrimit për hakmarrje të torturës publike. Rast i pandodhur ndonjëherë
Pas rreth dy vitesh që mbërritën në Vlorë, dy anijet central elektrik janë ndezur. Tigri 1 dhe Tigri 2 janë vënë në funksion për herë të parë ditën e djeshme ku edhe pse nuk ka patur asnjë njoftim zyrtar, ndezja e dy anijeve është parë te zhurma dhe tymi që lëshojnë grykat e oxhakëve.
Nuk ka shumë të dhëna mbi vënien në punë të dy anijeve për të cilat shteti paguhet një shumë e konsiderueshme qera çdo ditë.
News24 ka mësuar se pak ditë më parë ka mbërritur në Vlorë një anije me lëndën djegëse të Teceve e cila i ankorua pranë Petroliferës dhe depozituar në një prej depozitave të tyre.
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) i paguan çdo ditë 60.000 dollarë qira shoqërisë amerikane Excelerate Energy për dy TEC-et lundruese të ankoruara në Vlorë e që kanë mbërritur vitin e shkuar, por që nuk janë akoma as testuar.
KESH i paguan 30.000 dollarë tjetër në ditë shoqërisë italiane Renco për furnizimin e shërbimit të energjisë elektrike të gjeneruar nga dy TEC-et lundruese të cilët ndezën motorat por nuk ka njoftim për prodhim. Për shkak se asnjë kompani shqiptare nuk plotësonte asnjë kriter, sipas burimeve ka qenë vet shteti që e ka importuar lëndën djegëse.
Edhe për mbërritjen e lëndës djegëse nuk ka patur asnjë njoftim zyrtar ndërkohë që nuk ka ende asnjë njoftim mbi vendosjen në punë të këtyre mjeteve të kontestuara për shkak të impaktit në mjedis. Balkanweb
Gazetarja Aida Topalli ka folur sot për ngjarjen tronditëse të vrasjes së Martin Canit, e cila ndodhi disa ditë më parë. E ftuar në emisionin “Breaking” me Fiori Dardhën, Topalli ka rrëfyer për video-materialin që ka në posedim policia, ku duket momenti i konfliktit fizik mes Martin Canit dhe Mario Përlleshajt. Ajo ka pohuar se pamjet janë shumë të rënda dhe të patransmetueshme.
Sipas saj, grupi i viktimës dhe i autorit ishin të gjithë bashkë, dhe ata duken në video duke dalë nga një rrugicë pranë shkollës “Fan Noli”, për të shkuar pas një godine me ngjyra. Fillimisht ka pasur një sherr me grushte, duke bërë që viktima, Martin Cani, ta hedhi përtokë Mario Përlleshajn, i cili ishte i armatosur me thikë dhe e qëlloi atë.
Gjithashtu, ajo ka shtuar se një person tjetër, i dyti i përmendur si autor, Kledjon Bejkaj, ka goditur me grushte dhe ka tentuar të largojë Martin Canin nga Mario Përlleshaj, pa e ditur që ky i fundit kishte përdorur thikën për të ndihmuar shokun e tij. Pas kësaj, grupi i Marios dhe një pjesë e shoqërisë së Martin Canit, që përbëhej nga adoleshentë, janë larguar nga vendi i ngjarjes. Video tregon gjithashtu Mario Përlleshajn duke çaluar, ndërsa ai dhe shoku i tij kanë porositur një taksi dhe janë larguar për në një spital privat.
Arianit Besiri është i riu shqiptar nga Mitrovica që po triumfon në politikën gjermane. Ai ka fituar zgjedhjet për kryetar komune në Morbach, duke u zgjedhur kështu për herë të parë një kryebashkiak shqiptar në Gjermani.
Në një lidhje me Skype, Arianit ka treguar se për 8 vite do të jetë kryetar komune dhe synimi i tij është të plotësojë të gjitha premtimet që ka dhënë në fushatë. Sakaq, ai ka theksuar se nga Kosova është larguar në moshën 1-vjeçare dhe ka të gjitha të drejtat e plota për të kandiduar në shtetin gjerman, pasi ka nënshtetësi.
“Edhe pse jam në një moshë të re, unë mendoj që të kem një prespektiv të re. Gjenerata e re që është pjesë e politikës mundet të përfitoj prej saj.
Unë kam lindur në Mitrovicë në vitin 1993, ndërsa në 1994 kemi ardhur në Gjermani. Kam qene vetëm një vjeç kur kam shkuar. Unë jam me nënshtetësi gjermane dhe i kam të drejtat e plota për të hyrë në çdo administratë publike të Gjermanisë. Unë e kam mandatin për 8 vjet dhe ky është mandati kryesor. Se çfarë do të ndodh për këto 8 vite nuk e di, por unë jam shumë i angazhuar për të plotësuar qëllimet që kam vënë në fushatë”, u shpreh Arianiti.
Presidenti i Koresë së Jugut tronditi vendin të martën mbrëma, kur ai shpalli ligjin ushtarak për herë të parë në gati 50 vjet. Vendimi drastik i Yoon Suk Yeol përmendi “forcat anti-shtetërore” dhe kërcënimin nga Koreja e Veriut, por shpejt u bë e qartë se ajo nuk u nxit nga kërcënimet e jashtme, por nga problemet e tij të dëshpëruara politike.
Megjithatë, kjo bëri që mijëra njerëz të mblidheshin në parlament në protestë, ndërsa ligjvënësit e opozitës nxituan atje për të nxitur një votim urgjent për heqjen e masës.
I “mundur”, Yoon doli disa orë më vonë për të pranuar votën e parlamentit dhe për të hequr urdhrin e ligjit ushtarak. Tani, ligjvënësit do të votojnë nëse do ta fajësojnë atë për atë që opozita kryesore e vendit e ka quajtur “sjellje kryengritëse”.
Si u shpalos e gjitha?
Yoon, në fjalimin e tij të martën mbrëma, tregoi përpjekjet e opozitës politike për të minuar qeverinë e tij përpara se të thoshte se po shpallte ligjin ushtarak për “të shtypur forcat anti-shtetërore që kanë bërë kërdinë”.
Dekreti i tij vendosi përkohësisht ushtrinë në krye me polici të vendosur në ndërtesën e parlamentit të Asamblesë Kombëtare ku u panë helikopterë duke u ulur në çati.
Mediat lokale treguan gjithashtu skena të trupave të maskuar dhe të armatosur që hynin në ndërtesë, ndërsa punonjësit u përpoqën t’i ndalonin me fikëse zjari.
Rreth orës 23:00 me orën lokale të së martës, ushtria nxori një dekret që ndalon protestat dhe aktivitetin e parlamentit dhe grupeve politike dhe vendos median nën kontrollin e qeverisë.
Por politikanët e Koresë së Jugut e quajtën menjëherë të paligjshme dhe antikushtetuese deklaratën e Yoon. Udhëheqësi i partisë së tij, Partia konservatore e Pushtetit Popullor, e quajti gjithashtu veprimin e Yoon “lëvizje të gabuar”. Ndërkohë, kreu i partisë më të madhe opozitare në vend, Lee Jae-myung i Partisë Demokratike liberale, u bëri thirrje deputetëve të tij që të mblidhen në parlament për të votuar kundër deklaratës.
Ai u bëri thirrje gjithashtu koreano-jugorëve të zakonshëm që të paraqiten në parlament në shenjë proteste. “Tanket, transportuesit e blinduar dhe ushtarët me armë do të sundojnë vendin… Bashkëqytetarët e mi, ju lutemi ejani në Asamblenë Kombëtare”, deklaroi ai.
Mijëra ia vunë veshin thirrjes, duke nxituar të mblidhen jashtë parlamentit.
Mediat lokale që transmetojnë nga faqja treguan disa përleshje mes protestuesve dhe policisë te portat. Por pavarësisht pranisë ushtarake, tensionet nuk u përshkallëzuan në dhunë.
Pak pas orës 01:00 të së mërkurës, parlamenti i Koresë së Jugut, me 190 nga 300 anëtarët e tij të pranishëm, votoi kundër masës. Deklarata e Presidentit Yoon për gjendjen ushtarake u shpall e pavlefshme.
Sa i rëndësishëm është ligji ushtarak?
Ligji ushtarak është një rregull i përkohshëm nga autoritetet ushtarake në një kohë emergjence, kur autoritetet civile konsiderohen të paaftë për të funksionuar.
Hera e fundit që u deklarua në Korenë e Jugut ishte në vitin 1979, kur diktatori i atëhershëm ushtarak i vendit Park Chung-hee u vra gjatë një grushti shteti.
Një ligj i tillë nuk është shpallur asnjë herë që nga momenbti që vendi u bë një demokraci parlamentare në 1987. Yoon, i cili ka mbajtur një qëndrim dukshëm më të ashpër ndaj Koresë së Veriut sesa paraardhësit e tij, e përshkroi opozitën politike si simpatizues të Koresë së Veriut – pa dhënë prova.
Sipas ligjit ushtarak, fuqi shtesë i jepen ushtrisë dhe shpesh ka një pezullim të të drejtave civile për qytetarët dhe standardeve dhe mbrojtjeve të sundimit të ligjit.
Pavarësisht se ushtria njoftoi kufizime në aktivitetin politik dhe mediat, protestuesit dhe politikanët i kundërshtuan ato urdhra. Dhe nuk kishte asnjë shenjë që qeveria të merrte kontrollin e medias së lirë – Yonhap, transmetuesi kombëtar dhe organet e tjera vazhduan të raportonin normalisht.
Pamja ajrore e Reuters tregon ligjvënësit e ulur në dhomën e votimit në Asamblenë Kombëtare duke votuar për të bllokuar thirrjen e Presidentit Yoon për ligjin ushtarak. Parlamenti i Koresë së Jugut u mblodh menjëherë pas deklaratës së Yoon për të bllokuar masën e ligjit ushtarak
Pse Yoon ndihej nën presion?
Yoon u votua në detyrë në maj 2022 si një konservator i linjës së ashpër, por ka qenë një president jo i fortë që nga prilli, kur opozita fitoi bindshëm në zgjedhjet e përgjithshme të vendit. Qeveria e tij që atëherë nuk ka qenë në gjendje të miratojë projektligjet që dëshironte dhe në vend të kësaj është reduktuar në veton ndaj projektligjeve të miratuara nga opozita liberale.
Ai ka parë gjithashtu një rënie në vlerësimet e miratimit – duke lëvizur rreth niveleve të ulëta prej 17% – pasi ai është zhytur në disa skandale korrupsioni këtë vit, duke përfshirë një që përfshin Zonjën e Parë që pranoi një çantë Dior dhe një tjetër rreth manipulimit të supozuar të aksioneve.
Vetëm muajin e kaluar ai u detyrua të kërkonte falje në TV kombëtar, duke thënë se po krijonte një zyrë që mbikëqyrte detyrat e Zonjës së Parë. Por ai hodhi poshtë një hetim më të gjerë, të cilin partitë opozitare kishin kërkuar.
Çfarë pritet të ndodhë?
Partia Demokratike e opozitës po kërkon mbajtjen e përgjegjësisë nga Yoon në lidhje me atë që ka ndodhur. Parlamenti do të duhet të votojë deri të shtunën nëse do ta bëjë këtë.
Procesi i fajësimit është relativisht i drejtpërdrejtë në Korenë e Jugut. Për të pasur sukses, do të kërkonte mbështetje nga më shumë se dy të tretat e Asamblesë Kombëtare prej 300 anëtarësh – të paktën 200 vota. Pasi të miratohet një fajësim, zhvillohet një gjyq përpara Gjykatës Kushtetuese – një këshill prej nëntë anëtarësh që mbikëqyr degët e qeverisë së Koresë së Jugut. Nëse gjashtë nga anëtarët e gjykatës votojnë për të mbështetur shkarkimin, presidenti shkarkohet nga detyra.
Nëse kjo ndodh, nuk do të ishte hera e parë që një president i Koresë së Jugut akuzohet. Në vitin 2016, presidentja e atëhershme Park Geun-hye u fajësua pasi u akuzua se kishte ndihmuar një mik të kryente zhvatje. Në vitin 2004, një tjetër president, Roh Moo-hyun, u fajësua dhe u pezullua për dy muaj. Gjykata Kushtetuese e riktheu më pas në detyrë.
Veprimi i nxituar i Yoon habiti vendin – i cili e sheh veten si një demokraci moderne e lulëzuar që ka arritur shumë që nga ditët e saj të diktaturës. Shumë i shohin ngjarjet e kësaj jave si sfidën më të madhe për atë shoqëri demokratike në dekada.
“E vetmja gjë që u intereson është të shpëtojnë jetën e tyre”, ka deklaruar nëna e 21-vjeçares Ema, e cila u përplas për vdekje nga një 27-vjeçar shqiptar në Selanik në nëntor 2022.
Pas nisjes së diskutimit për padinë e dëmshpërblimit të ngritur nga familja ndaj 27-vjeçarit, i cili është dënuar me 16 vjet e 6 muaj burg, pasi përplasi të renë dhe e braktisi në rrugë.
Nëna e Emas, Kelly, ka folur për mediat greke para fillimit të seancës në fjalë, ku tha se “nuk besoj se fajtorët janë penduar. E vetmja gjë që u interesonte atëherë dhe tani, pasi është në pritje edhe padia që kemi bërë, është shpëtimi i jetës së tyre”.
Sipas saj, 27-vjeçari mund të ketë kërkuar falje gjatë seancës, por nuk është penduar me të vërtetë.
“Ai i kërkoi falje, por tha se nuk ishte faji i tij, dhe se ajo u hodh para mjetit të tij dhe nuk po vraponte. Emmanuela po kalonte rrugën me celularin në dorë. Pra, një falje e tillë nuk është një falje,” vuri në dukje ajo.
I riu shqiptar, askohe është shprehur i penduar për ngjarjen. Para togave të zeza ai ka deklaruar se Ema, i ka dalë përpara në makinë. Edhe pse ka frenuar, ai është shprehur se “nuk ka mundur që të shmangë ngjarjen e rëndë”.
“Ajo doli papritur në rrugë dhe nuk pata kohë ta shoh. Unë po ecja më 55 km/h. E pashë për dy sekonda, shtypa frenat, ktheva timonin për ta shmangur”, tha ai.
“Më vjen keq për atë që ndodhi”, tha ai duke kërkuar falje dhe përshkroi se kishte ardhur në Greqi nga Shqipëria 13 vite më parë, nuk kishte dokumente të ligjshme qëndrimi, as patentë shoferi, shkruan Protothema.
Një raport financiar, i dorëzuar pak ditë më parë në Gjykatën e Tiranës, tregon se kompanitë e mikrokreditit, MCA dhe Final, të vendosura nën sekuestro në Korrik 2024 për “skemë mashtruese piramidale”, kanë arkëtuar rreth 37 milionë euro vetëm nga procesi i mbledhjes së borxheve të këqija.
Shuma jashtëzakonisht e konsiderueshme, sipas prokurorisë së kryeqytetit, është mbështetur kryesisht në aplikimin e kamatëve vonesave të paligjshme, të cilat kanë rënduar mijëra qytetarë shqiptarë.
Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurores Antoneta Sevdari për zgjatjen e afatave të paraburgimit për dy nga personat kyç të “skemës piramidale të mikrokredive”, Arben Meskuti dhe Aldo Daka.
Ndaj këtyre dy personave, si edhe disa bashkëpunëtorëve të tjerë, janë në fuqi masat e sigurimit të vendosura nga gjykata prej muajit Maj të vitit 2024.
“Boldnews.al” thekson se ka siguruar vendimin e gjykatës së Tiranës, të datës 19 nëntor 2024, në të cilin janë publikuar të dhënat mbi të ardhurat e siguruara nga MCA dhe Final në disa vite.
Vendimi i Gjykatës së Tiranë, dt. 19 nëntor 2024
Raporti financiar është hartuar nga Agjencia e Aseteve të Sekuestruara, e cila menaxhon dy kompanite prej të paktën tre muajsh.
Në raport, thuhet se, deri në fund të vitit 2023, kompania “MCA” (Micro Credit Albania) rezulton të ketë realizuar të ardhura në vlerën 2.99 miliardë lekë të reja (rreth 30 milionë euro), vetëm nga aktiviteti i mbledhjes e portofoleve të blera si borxh i keq).
Ndërsa shoqëria “Final”, rezulton të ketë mbledhur 679 milionë lekë të reja nga mbledhja e portofoleve të borxhit të keq (rreth 6.8 milionë euro).
Në total, vetëm nga ky aktivitet, MCA dhe Final kanë mbledhur 3.68 miliardë lekë të reja ose rreth 37 milionë euro.
Raporti financiar jep edhe një panoramë se si janë shpërndarë një pjesë e këtyre të ardhurave. Administratorja e “MCA”, Elda Ibro, rezulton se ka përfituar 865.5 milionë lekë të reja ose 8.6 milionë euro, në formën e dividentit.
Aktet e gjykatës së Tiranës për të ardhurat e “MCA” dhe “Final” nga mbledhja e borxheve të këqija
Gjithashtu, edhe Arben Meskuti, si administrator i “Final” ka përfituar si divident 145 milionë lekë të reja (diçka më shumë se 1.4 milionë euro.
Në vijim, në raportin financiar, thuhet se “kompania e konsulencës, “ADCA” ka fituar nga “MCA” dhe “FINAL” miliona euro, pa e përcaktuar shumën. Ndërkohë, një prej administratorëve të “ADCA”, Alban Kote, nëpërmjet një subjekti “person fizik”, rezulton të ketë fituar 124.8 milionë lekë të reja ose rreth 1.2 milionë euro.
Një shumë në rreth 480 mijë euro ka marrë edhe ekspertja Yliana Sejfo, për vlerësimin e pronave “të shitura në ankande fiktive”, siç konsiderohen në aktet e Prokurorisë së Tiranës.
Në kuadër të hetimit penal, Prokuroria ka dorëzuar në Gjykatë edhe një akt-ekspertimi kontabël, lidhur me të ardhurat që kanë arkëtuar “MCA” dhe “Final”, duke aplikuar kamatë-vonesa jo-ligjore dhe abuzive.
Nga të dhënat hetimore, rezulton se dy shoqëritë e mikrokreditit kanë aplikuar kamatë-vonesa në vlera nga 2 deri në 8 përqind, duke mos i mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Vlera totale e këtyre kamatë-vonesave jo-ligjore përllogaritet në rreth 8 milionë euro, të ndarë sipas viteve 2017-2019.
Fitimet e “MCA” dhe “Final” nga kamatë-vonesat e konsideruara abuzive
Në aktin e ekspertimit financiar thuhet se “MCA” ka përfituar 12.7 milionë lekë të reja në vitin 2017 vetëm nga kamatat e konsideruara abuzive në aktet e Prokurorisë.
Kjo vlerë shumëfishohet në vitin 2018, ku rezulton se “MCA” ka arkëtuar plot 561 milionë lekë të reja ose mbi 5 milionë euro vetëm nga “kamatat abuzive”.
Një vit më pas, në 2019, “MCA”, të cilës i bashkohet edhe “Final” në aktivitetin tregtar, ka përfituar rreth 260 milionë lekë të reja ose 2.6 milionë euro vetëm nga aplikimi i kamatave jo-ligjore.
Për Prokurorinë e Tiranës, veprimtaria kriminale e këtyre personave dhe kompanive është shtrirë edhe në planin e realizimit të ankandeve fiktive, ku pronat e kreditorëve vlerësoheshin minimalisht dhe më pas, nëpërmjet procedurave të rreme, përfundonin në pronësi të “MCA”.
Në aktet e prokurorisë thuhet se “veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve apo shoqërive ka arritur kulmin në vitin 2023, ku qindra (711 të identifikuara deri tani por numri akoma nuk është shterues) prona të qytetarëve kanë kaluar me procedura fiktive ankandi, në pronësi të shoqërisë MCA apo Final”.
Vetëm gjatë vititi 2023 “rezulton të jenë kryer më shumë se 2000 ankande fiktive, dokumentacion i prodhuar fiktivisht/falco në zyrat e shoqërisë MCA/Final/ADCA dhe firmosur dhe vulosur nga përmbaruesi Rigels Bejko dhe shtetasi Endri Myftari si përfaqësues të shoqërisë Përmbarimore TDR dhe nga shtetasi Alban Kote si përfaqësues i shoqërisë MCA”, thotë prokuroria.
“Të gjitha procesverbalet e zhvillimit të ankandit, shpallja e ankandeve, vendimet e kalimit të pronësisë dhe cdo dokument tjetër që i përket procedurës së ankandit, është prodhuar në Zyrat e MCA/ADCA/Final/Alban Kote person Fizik, nga punonjësit e këtyre shoqërive nën urdhrat e drejtuesit të organizatës, shtetasit Olsi Ibro, por edhe të shtetasve Aben Meskuti dhe Elda Ibro”. / Marre nga “Boldnews.al“
Një lajm i bukur vjen për trashëgiminë kulturore shqiptare!
Ministri Blendi Gonxhja bën me dije se “K’cimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO!
Pas vlerësimit pozitiv nga Organizmi i Vlerësimit të UNESCO-s, gjatë sesionit të 19-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, në Asuncion, Paraguaj, “K’cimi i Tropojës” është tashmë pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.
“Një trashëgimi që përçon ritmet, emocionet dhe identitetin tonë kombëtar, tashmë të njohur në nivel global si një thesar kulturor. Një tjetër hap drejt lartësimit të vlerave kombëtare duke na bërë dhe me krenarë për vendin tonë!”, shkruan Gonxhe.