Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 5 Dhjetor 2024

Dashi

Kjo ditë do të jetë mjaft e favorshme, pavarësisht ndikimit jo shumë pozitiv të Hënës. Nis për ju një periudhë e frytshme dashurie, ku në ditët në vijim do të keni mundësi të shumta për takime të reja.

Demi

Kjo është një periudhë shumë e favorshme për të lindurit e kësaj shenje. Kjo ka të bëjë me çdo sektor të jetës. Ka ardhur momenti për të projektuar, ndërtuar dhe për të hedhur bazat e së ardhmes. Dashuria është mjaft e favorshme, ndaj mund të bëni një hap përpara drejt personit që ju intereson. Në punë, mund të merrni momente të vogla kënaqësie.

Binjakët

Pavarësisht se situata është më e mirë në raport me javët e kaluara, ka jo pak momente kritike për të përballuar. Kështu, ndonëse ka një rikuperim të lehtë, nuk jeni çliruar ende nga barra e rëndë. Mund të ketë ende probleme të sferës sentimentale, por edhe disa pasiguri.

Gaforrja

Kjo e enjte nuk do të jetë aspak pozitive. Ka diçka nga e cila nuk hiqni dot mendjen. Dashuria nuk është aspak e favorshme dhe as puna. Ndoshta keni një aktivitet i cili kërkon kontroll të vazhdueshëm dhe kjo gjë ju bezdis.

Luani

Parashikohet një ditë interesante e cila do ju gjejë të mbushur me energji. Dashuria dhe ndjenjat do të intensifikohen. Ka ardhur momenti për të nisur diçka të re. Nëse ka situata që ju bezdisin, qëndroni sa më larg.

Virgjëresha

Gjatë këtij 28 shkurti do të ketë një rikuperim të lehtë, por pavarësisht kësaj parashikohet një ditë e dominuar nga stresi. Me gjasë situata negative me të cilën po përballeni, e ka origjinën tek një person tjetër.

Peshorja

Do të jeni të dominuar nga një pakënaqësi e përgjithshme, e cila do të dominojë ditën tuaj. Kjo gjë do të ndodh pavarësisht një rikuperimi të ndjeshëm. Megjithatë do të ndiheni të fuqishëm, sidomos sa i takon sferës profesionale.

Akrepi

Parashikohet një e enjte mjaft e favorshme. Do të përjetoni emocione të bukura. Mundohuni të jeni sa më pozitiv me të tjerët dhe të ruani qetësinë, shkruan noa.al. Është e kotë të kërkoni luftë, grindjet nuk sjellin asnjëherë gjëra të mira.

Shigjetari

Kjo e enjte parashikohet të jetë mjaft e veçantë. Yjet ju ftojnë që të bëni disa ndryshime, por pavarësisht kësaj të mos hiqni dorë nga jeta juaj e zakonshme. Të reja interesante, parashikohen edhe sa i takon dashurisë.

Bricjapi

Kjo është një ditë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Për ata që janë çift gjërat do të konsolidohen, ndërsa për ata që janë vetëm, mund të nisë diçka e re. Jeni përballur me situata kritike, të cilat kërkojnë reflektim. Është një moment i mirë, i cili do ju gjejë të mbushur me energji të cilat duhen shfrytëzuar për të zgjidhur problemet.

Ujori

Kjo është një periudhë mjaft e komplikuar për të lindurit e kësaj shenje. Do të jeni në kundërshti mes natyrës tuaj të vendosur dhe asaj emocionale. Ndoshta nuk keni më një pikë referimi të rëndësishme, ku mund të gjeni paqe.

Peshqit

Parashikohet një ditë e cila nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur. Financat ju krijojnë shqetësime, për shkak se keni shpenzuar shumë së fundmi. Në dashuri mund të hasni në probleme dhe gjendje konfuzioni. Bëni mirë të mundoheni të ruani pozitivitetin dhe lumturinë.

“Kiara duhet të rritet akoma”, Alban Dudushi krahason disa nga moderatoret e njohura me…

I ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë moderatori dhe gazetari i mirënjohur Alban Dudushi.

Në këtë intervistë ekskluzive, ai foli rreth periudhës së tij 20 vjeçare në televizion për projektet e suksesshme të realizuara në Top Media dhe rrugëtimit të tij të ri. Dudushi ka realizuar një quizz të zhvilluar nga Salsano dhe Elona, ku duhet të zgjidhte midis dy emrave dhe le të themi që s’la gjë pa thënë për politikanët e personazhet VIP.

Salsano: Bieta apo Rudina?

Alban: Bieta nuk diskutohet. Edhe nëse nuk do të ishte bashkëshortja ime, prapë Bieta.

Salsano: Bieta apo Bora?

Alban: Bieta.

Salsano: Bieta apo Erjona Rusi?

Alban: Bieta.

Salsano: Bieta apo Elona?

Alban: Të dyja i kam pasur shumë xhan dhe i kam pasur bashkëpunëtore shumë të mira.

Salsano: S’e ndan dot?

Alban: Jo!

Salsano: Bieta apo Kiara?

Alban: Kiara duhet të rritet akoma.

Moti bën kthesën e papritur për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Për ditën e sotme mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Lokalisht reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve dhe verilindje në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar ndërsa në zonën e juglindjes reshje të dobëta dëbore në lartësitë mbi 1200 metër.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 4-12 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 20 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 2 deri 6°C

në zonat e ulëta 6 deri 14°C

në zonat bregdetare 10 deri 14°C

Lajm i zi! Ndahet nga jeta papritur gazetari i njohur shqiptar

Zijadin Gashi, gazetar për shumë vite i Radios Evropa e Lirë, ka vdekur të martën në moshën 51-vjeçare.

Ai është përballur në muajt e fundit të jetës me tumor në tru.

Gashi e ka ushtruar profesionin e gazetarit prej vitit 1997, duke mbuluar aktualitetin politik në Kosovë.

Më herët gjatë vitit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i ka ndarë mirënjohje për kontributin e dhënë në gazetari, para dhe gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 1998-99.

Nga viti 2001 e deri më 2020 ka punuar për Radion Evropa e Lirë – si gazetar dhe një periudhë si shef i byrosë në Prishtinë – për të vazhduar më pas kontributin në media tjera në Kosovë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka ngushëlluar familjen dhe komunitetin e gazetarëve për vdekjen e Gashit, duke e përshkruar si gazetar të përkushtuar, i cili tërë jetën ia kushtoi punës në media.

“Karriera e gjatë dhe kontributi i tij në median e shkruar, elektronike dhe televizive u karakterizuan nga integriteti dhe angazhimi i palëkundur për informim të publikut, saktë dhe në mënyrë profesionale”, është thënë në deklaratën e lëshuar nga Presidenca.

Zijadin Gashi e ka përfunduar shkollimin e mesëm në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, për t’i vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës.

Ai ka lënë mbrapa vetes gruan dhe tre fëmijë, si dhe një trashëgimi të vlefshme në gazetari.

Kush e νrαυ Martin Canin? Familja e 14-vjeçarit të n djerë nis hetim paralel: Jemi në terrin e ditëve të para

Avokati Redi Ramaj thotë se familja e Martin Canit ka nisur një hetim paralel me organet e drejtësisë për ngjarjen ku humbi jetën 14 vjeçari, në përpjekje sipas tij për të shuar konfuzionin mbi hetimin institucional.

Krahas grumbullimit të dëshmive, avokati Ramaj ka nisur që prej 27 nëntorit kërkesat për marrjen e dokumentave shtetërore mbi rastin por dosja e 14 vjeçarit nuk është dorëzuar zyrtarisht ende në duart e tij. Ai tha për Top Channel se deri më sot akoma janë në terrin e ditëve të para dhe kjo nuk është normale.

“Mendojmë që zbardhja edhe e ngjarjes së ditës së premte mund të hedh dritë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pra kemi të bëjmë përfundimisht me një sherr fëmijësh që ka sjell fatalitet apo kemi të bëjmë me pjesëmarrjen e personave të tjerë që nuk janë bashkëmoshatarë? Të shumtë janë personat që kanë ardhur për ngushëllim e kanë dëshmuar të vërtetat që dinë, por nuk janë pyetur akoma nga organet ligjzbatuese.

Ne i kemi paraqitur kërkesat e domosdoshme prokurorisë dhe policisë. Nuk kemi ende ekspertizën mjeko-ligjore.

Kemi bërë e një sërë shkresa për institucione të tjera duke nisur nga vetë shkolla për te na informuar për ditën e momentin e ngjarjes, a është zhvilluar i plotë mësimi për klasat e personave të përfshirë në konflikt.

Deri sot akoma jemi në terrin e ditëve të para dhe kjo nuk është normale”, tha avokati Redi Ramaj.

Rama njofton rikthimin e Shkollës së Riedukimit

Shkolla e dikurshme e Riedukimit, ajo në komunizëm, do rikthehet në një version demokratik. Kjo u bë me dije nga kryeministri Rama, gjatë një takimi me prindër për kufizimin e rrjeteve sociale, në shkollën “Janaq Kilica” në Fier.

“Kemi përfunduar një projekt për një institut të fëmijëve në konflikt me ligjin, është një model demokratik i shkollës së riedukimit, sepse ato sistemet e riedukimit kanë problematikën e tyre. Unë personalisht i kam parë gjithmonë me skepticizëm, se duket sikur në fakt i çon në një shkollë që të dalin më të shkolluar për të bërë atë, për të cilën t’i në fakt i çove, që ata mos e bëjnë më.

Por ky është një program që e mbështet shumë Bashkimi Europian, është një model i ri institutesh i fëmijëve që janë në konflikt me ligjin, që do të thotë fëmijë minorenë, të cilët kryejnë vepra penale të lehta ose të rënda, që në rast se do të kishin mbushur moshën të shkojnë në burg, por për shkak se janë nën moshë nuk mund t’i çosh në burg dhe është, nuk është burg, nuk është shkollë vagabondësh.

Është një institut ku ka programe të veçanta dhe ka një pedagogji të veçantë për t’u marrë me këta fëmijë, që mundësisht çfarë ka ndodhur të mos jetë një traumë, që pastaj thellohet dhe sa më shumë rriten, aq më shumë futen në atë rrugë të gabuar”, tha Rama, një çështje kjo që pason ngjarjen e rëndë në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, ku si pasojë e një sherri mes nxënësish, pati një jetëhumbje e një plagosje me thikë. /tesheshi.com

Gazetari Mema aIarmon për bazën serbe në Rashkë: Aty njerëzit paguhen për αkte te rro▪︎riste

Gazetari i njohur shqiptar Marin Mema, ka ngritur alarmin rreth bazës serbe të vendosur në Rashkë.

Mema në Top Channel tha se aty njerëzit paguhen për akte terroriste, transmeton Klankosova.tv

Ai foli edhe rreth sulmit të fundit që ndodhi në orët e fundit të së premtes në kanalin e Ibër Lepencit.

“Rashka është një zonë shumë pranë Novi Pazarit, nga e cila kordinohen të gjitha sulmet në Veri të Kosovës. Është pikërisht spitali i Novi Pazarit që u përdort dhe në rastin e sulmit të Banjskës ku u kuruan të plagosurit. Ajo është pika ku zhvendosen dhe lëvizin të gjitha fijet e shtetit serb në Veri të Kosovës”, tha Mema.

“Nuk bëjnë më sulm të drejtpërdrejtë. Rasti i Banjskës ishte një sulm i mirëfilltë terrorist. Pra nuk duan të shfaqen kaq drejtpërdrejtë por po përdorin këtë formën tjetër, përmes sulmeve terroriste”, theksoi ai.

VIDEO/ AdoIeshentja bën thirrje live për νr▪︎ αsjen e zyshave: T’i çojmë në të arushës!

Për agresitivitetin dhe dhunën e adoleshentëve, kryeministri Edi Rama pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani ia hodhi menjëherë fajin rrjeteve sociale si “Snapchat” dhe “TikTok”.

Ai deklaroi se do t’i mbyllë ato, ku dukej më shumë një retorikë politike, se sa një veprim konkret, pasi mbyllje e këtyre rrjeteve sociale duket një mision “i pamundur” për një vend si Shqipëria.

Gjithsesi, kush është përdorues i rrjetit social “TikTok” ka vënë rë se në këtë paltformë adoleshentët gjejnë hapësirë për t’u shprehur në mënyrë aspak normale, si ofendime e sharje të cilat në shumë raste degradojnë dhe zhvendosen fizikisht.

Përgjatë ditëve të fundit “virale” është bërë një adoleshente e cila futet “Live” në “TikTok” dhe përdor një fjalor aspak adekuat, aq më tepër për një të mitur.

Përpos fjalorit banal dhe ofendues, e reja është shfaqur duke kërkuar dhe vrasjen e zyshës së Biologjisë, Kimisë dhe Letërsisë.

“Zyshën e Biologjisë të vrisni, edhe të Kimisë dhe të Biologjisë. Edhe të Letërsisë. Të tre në të arushës” , thotë e reja.

Nëse futesh në profilin e kësaj të miture në TikTok, vihet re fjalori i saj +18 edhe më keq se sa djemtë e rrugës, por duket se faji nuk është i “TikTok”, por ky rrjet vetëm se po na vë në dukje se çfarë fëmijësh po rriten sot në Shqipëri.

SHIKO VIDEON KËTU

EMRI/ Kush është shqiptari që u gjet i νd▪︎ekυr bashkë me shokun e dhomës në burgun e Malandrinos në Greqi. Mister shkaqet

Dy të burgosur janë gjetur të vdekur në burgun e Malandrinos në Greqi, dy ditë më parë. Njëri nga të dënuarit, sipas mediave greke, ishte shqiptar.

Sot, autoritetet e vendit fqinj i janë përgjigjur institucioneve shqiptare duke konfirmuar se një nga të dënuarit që ndërroi jetë është shqiptar si dhe kanë bërë të mundur identifikimin e tij. Sipas policisë, viktima është 37-vjeçari nga Fieri, Armand Nuraj.

“Në orët e para të mëngjesit të datës 01.12.2024, janë gjetur pa shenja jete nga rojet e burgut në Malandrino, dy të dënuar (në të njëjtën qeli). Njëri nga ata është identifikuar shtetasi shqiptar Armand Nuraj, dtl. 06.07.1987, lindur në Fier”, njofton policia.

Ai ishte duke vuajtur dënimin për trafikim të lëndëve narkotike. “Edhe pas ndihmës të dhënë, i dënuari shqiptar nuk arriti të mbijetonte”, thuhet në përgjigjen e autoriteteve greke.

Aktualisht nuk ka të dhëna për ndonjë ngjarje kriminale, por gjithsesi autoritetet lokale të policisë janë duke kryer hetime. Vijojnë të mbeten mister rrethanat e vdekjes së dy të dënuarve në qelitë e burgut grek.

(BalkanWeb)

U përfol se i dhanë fund martesës, Gaz Paja dhe gruaja e tij shfaqen pas shumë kohësh sëbashku, por…

Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja, pas lajmeve rreth një vit më parë për krisje në marrëdhënien e bashkëshorten e tij Ira, është shfaqur krah kësaj të fundit pas shumë kohësh.

Çifti, i cili kanë rreth pesë vite të martuar dhe janë prindër të një djali, nuk kanë mohuar apo pohuar thashethemet për raporton mes tyre.

Pas rreth një viti tashmë, dyshja është shfaqur së fundmi bashkë me djalin e tyre gjatë një seti fotografik.

U përfol se i dhanë fund martesës, Gaz Paja dhe gruaja e tij

Por, sërish ka vend për dyshim se çifti mund të jetë ndarë, pasi në momentet e publikuara me të birin, ata shihen të distancuar nga njëri-tjetri dhe mendohet se ky set mund të jetë vetëm një bashkëpunim i tyre për të qenë prindër sa më të mirë për djalin e tyre.

U përfol se i dhanë fund martesës, Gaz Paja dhe gruaja e tij

Aludimet për ndarjen e çiftit nisën pasi postimet e aktorit me Iran kanë qenë të pakta, ndërsa prej kohësh ata nuk janë shfaqur me njëri-tjetrin në publik. Megjithatë ajo që nxiti më shumë aludimet e publikut që çifti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, ishte pasi Gazi u shfaq i vetëm në premierën e filmit “5 Herë JO”, ku Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë protagonistët kryesorë.

Nga ana tjetër përveç postimeve të pakta së bashku, Ira nuk e ndiqte aktorin as në rrjetet sociale.

U përfol se i dhanë fund martesës, Gaz Paja dhe gruaja e tij

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me këtë dyshe, pasi si Gazi ashtu edhe Ira, kanë preferuar që ta jetojnë raportin e tyre sa më larg mediave, duke mos folur kurrë për raportet mes tyre.