Euro gropë, ja çpo ndodh me dollarin dhe monedhat e tjera

Sot, më 3 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 93 lekë dhe shitet me 94.3 lekë.

Euro, blihet me 98 lekë dhe shitet 98.7 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 105 lekë, ndërsa në shitje me 106 lekë.

Paundi britanik, blihet me 117.7 lekë dhe shitet me 119 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 66.2 lekë, ndërsa në shitje me 67.3 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Fitoi lirinë, Sali Berisha rikthehet sot pas 11 muajsh në Kuvend! Votohet buxhetit 2025 nen për nen, ç’pritet të ndodhë në seancën e sotme parlamentare

Ish-kryeministri Sali Berisha rikthehet sot në Kuvend pas 11 muajsh, duke marrë pjesë në seancën ku do të votohet nen për nen projektbuxheti i vitit 2025.

Në seancën e sotme, që konsiderohet ndër më të rëndësishmet e aktivitetit parlamentar, z. Berisha rikthehet pas gati 1 viti mungesë për shkak të arrestit shtëpiak dhe akuzave në dosjen e aferës “Partizani”. Buxhetin prej 8.2 mld eurosh e ka konsideruar si draftin e vjedhjeve të mëdha. Tashmë në liri, Sali Berisha, teksa një ditë para njoftoi edhe 2 amendamente në buxhet me firmën e tij, paralajmëroi dje rikthim të fuqishëm në Parlament.

“Ju jeni dëshmitarë se si dritarja zëvendësoi Parlamentin dhe Edi Rama në fjalimet e tij shprehte vrerin e papërmbajtur ndaj dritares. Kështu që unë kthehem nesër në Parlament, në vazhdim të betejës sime gjer në fitore. Kjo është!”, shprehet lideri demokrat.

Rikthimi i Sali Berishës u shënjua me depozitimin e 34 amendamenteve të PDsë për buxhetin e vitit të ardhshëm, mes të cilave 2 mbajnë firmën e tij. Në një konferencë për mediat, Berisha theksoi se dritarja zëvendësoi Parlamentin, teksa u shpreh se rikthimi në Kuvend do të jetë vazhdim i betejës së tij dhe PDsë deri në fitore.

“PD është forcë politike e fitores dhe nuk ka gjë në botë të ndalojë. Hapat janë të qartë. Edi Rama do marrë atë që meriton nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Jemi në betejë”, tha ish-kryeministri.

Lideri demokrat njoftoi se do të dalë në takime në të gjithë diasporën për të kërkuar votën për PD-në.

“Mosbindja civile në emër të fitores mund të vazhdojë gjer ditën e zgjedhjeve, ditën para zgjedhjeve. Të harrojë kush se ajo ndërpritet pa firmosur opozita fitoren e merituar. Beteja është betejë. Nëse Edi Rama nuk krijon qeverinë teknike, atëherë të përballet me mosbindjen civile. Le t’i marrë, t’i emërojë këta banditë që ka, se këta që ka emëruar janë të gjithë ushtarë të bandave, por t’i nxjerrë nga kthinat ku rrinë ata dhe t’i sjellë nëpër komisariate. Forcë në botë që ndalon PD-në nuk ka! Edi Rama është e shkuara, e shkuara e zezë e këtij vendi.

E ai mendoi se duke më shpallur ‘non grata’, duke më privuar nga liria do të mund t’ia dilte. Nuk ia del dot kurrë, ka marrë fund. A do të dal unë në diasporë? Pa diskutim! Do të dal në diasporë, do të dal në Shqipëri, do të dal kudo dhe do të ketë një lëvizje të fuqishme, se kjo fitore do të jetë e të gjithë shqiptarëve. Nuk është fitore vetëm e PD-së. Jo, është e shqiptarëve në radhë të parë. Nuk mund të durojnë ata, jetojnë në vende të lira, të pranojnë një narkotrafikant, një narkodiktator në vendin e tyre. Është betejë në kushtet e narkoshtetit. Betejë për të përmbysur diktaturën dhe për të fituar. Statuti është i përcaktuar, do të zbatohet. Të gjitha në funksion të betejës”, tha Berisha.

Po gjatë ditësh së djeshme Berisha zhvilloi një tryezë të përbashkët me tri departamentet e PD: të Ekonomisë, Financave Publike dhe Sipërmarrjes, për të diskutuar mbi projektbuxhetin 2025. Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së nënvizoi se duhet të caktohet minimumi jetik prej 200 eurosh, ndërsa premtoi se rroga minimale do të jetë 500 euro.

“Në buxhetin e parë të PD, minimumin jetik, 200 euro si fillim dhe është 3 herë më i vogël se në Itali. Mbi këtë minimum jetik do të rriten pensionet me 20%, me objektiv dyfishimin e tyre, do të rriten rrogat minimale. Rroga minimale do të jetë 500 euro dhe nuk do të ketë pagë nën 500 euro, pavarësisht nga efektet që mund të më thotë kush se do ketë në punësime e të tjera me radhë. Rroga mesatare do të jetë 1200 euro, rroga maksimale nuk do të lëvizë, jo”, tha Berisha.

/Gazeta Panorama

Hidhet nga kati i katërt i pallatit balerini i njohur, ja si është gjendja e tij shëndetësore

Balerini i njohur shqiptar, Eno Birko dyshohet se ka tentuar vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit në kryeqytet.

Sipas policisë ai ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

“Më datë 03.12.2024, rreth orës 01:00, në rrugën “Margarita Tutulani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. B., 50 vjeç. Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

Nuk dihen arsyet që e kanë çuar 50-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem. Ai është një nga figurat e njohura të artit dhe baletit shqiptar, teksa ka qenë i pranishëm në shumë shfaqje dhe spektakle.

Joe Biden firmos faljen presidenciale për djalin e tij, e shpëton nga dënimi

Presidenti Joe Biden njoftoi se ka falur djalin e tij Hunter Biden, i cili u përball me dënimin këtë muaj për dënime federale për taksa dhe armë.

Ky veprim ka shënuar një ndryshim teksa presidenti përgatitet të largohet nga detyra, për t’ia pasuar Donald Trump.

“Sot nënshkrova një falje për djalin tim Hunter. Është një falje e plotë dhe e pakushtëzuar”, tha presidenti në një deklaratë.

Kjo dhënie zyrtare e mëshirës nuk mund të anulohet nga Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump .

Duke falur djalin e tij, Joe Biden ka refuzuar një premtim publik që ai ka bërë vazhdimisht para dhe pas tërheqjes nga gara presidenciale 2024.

Presidenti dhe zëdhënësi i tij kryesor i Shtëpisë së Bardhë thanë pa mëdyshje, duke përfshirë edhe pasi Trump fitoi zgjedhjet e vitit 2024, se ai nuk do ta falte Hunter Biden ose t’ia zbusë dënimin.

Falja do të thotë që Hunter Biden nuk do të dënohet për krimet e tij dhe eliminon çdo shans që ai të dërgohet në burg, gjë që ishte një mundësi.

Gjyqtarët që mbikëqyrin çështjet e tij ka të ngjarë të anulojnë seancat e dënimit, të cilat ishin planifikuar për 12 dhjetor për çështjen e armëve dhe 16 dhjetor për çështjen tatimore.

Falja e krijuar gjerësisht jep mëshirë për shkeljet e taksave dhe armëve nga rastet e tij ekzistuese, plus çdo krim të mundshëm federal që Hunter Biden mund të ketë kryer “nga 1 janari 2014 deri më 1 dhjetor 2024”.

Autobusi përρΙaset në një shkëmb, dy të ν▪︎ekύr dhe mbi 30 të ρΙ agosur

Të paktën dy persona humbën jetën dhe 33 të tjerë u plagosën kur një autobs u përmbys pranë një vendpushimi skish në malet e Pirenejve në Francën jugore, thanë autoritetet lokale.

Në autobus ndodheshin 46 pasagjerë dhe shoferi. Autoritetet thanë se nga hetimet paraprake rezultoi se autobusi u përplas në një shkëmb, por ende nuk dihet shkaku i saktë i aksidentit.

Më shumë se 120 individë u përfshinë në përpjekjet e shpëtimit, përfshirë nga Katalonia fqinje në Spanjë dhe Andorra. U vunë në dispozicion edhe helikopterë.

Do bjerë borë në Tiranë? Meteorologu Osmani bën paralajmërimin e ‘papritur’: Ja si do të jetë moti në mùajin dhjetor

Meteorologu Hakil Osmani foli mbi reshjet e dëborës që kanë përfshirë juglindjen e vendit dhe tregoi situatën e motit që pritet të kemi gjatë dhjetorit. Meteorologu Osmani tha se gjatë dhjetorit moti do jetë më i ftohtë se në të njetën periudhë të një viti më parë por situatat atmosferike do jenë të miksuara herë me ditë të ftohta herë me të ngrohta.

“Ky dimër pritet të jetë më i ftohtë se ai që lamë pas ndërsa dhjetori do të jetë më i freskët se i vitit të kaluar por herë pas herë do të kemi ditë me temperatura të larta por sigurisht do të kemi dhe copëza dimri, ku në vëndet e ulta do të kemi reshje shiu ndërsa në vëndet malore dëborë. Bora nuk do të vijë në kryeqytet por maksimumi në malin e Dajtit”, tha Osmani në Euronews.

Ai shpjegoi se pas këtyre reshjeve të ditëve të fundit situata atmosferike do të përmisohet kësaj të hëne që vjen.

“Në fakt dhjetori ka nisur me tiparet e tij klimatike, me temperature tipike, dukë berë që në zonat malore të kemi temperatura nga -2 °C deri në -3 °C ndërsa maksimumi pritet të jenë jo më shumë se 15 °C deri në 16 °C. Po ashtu kanë filluar reshjet e dëborës prej së premtes dhe janë prezente në të gjithë zonat lindore që nga Kukësi, Peshkopia e deri në Korçë ku në orët e pasdites të së dielës do të kemi një farë përmisimi i cili do vijojë dhe gjatë së hënës dhe së martës duke i dhënë fund reshjeve”, theksoi meteorologu.

Horoskopi për muajin dhjetor/ Financat, familja dhe dashuria, cilat shenja paralajmëron astrologia të kenë kujdes

Është një Hënë e re mbi Diell te Shigjetarët dhe që në javën e parë, sidomos për të lindurit në qendër të shenjës ka zhvillime të mira në çështje që i përkasin profesionit të tyre. Kjo Hënë e re favorizon çështje që kanë të bëjnë me ligjin, shtetin, zyrat, por njëkohësisht nga njëra anë nxit idenë e udhëtimeve të largëta, nga ana tjetër, duke menduar që kanë detyrime profesionale, kjo do të bëjë që jo për të gjithë planet e lëvizjeve të dalin ashtu sikurse mendojnë. Të lindurit në ditët e para të shenjës së Dashit, të lindurit në mars duhet të jenë të kudjesshëm në çështjet familjare.

Demi

Në datën 7, në të gdhirë të datës 8 Venusi është tek Ujorët. Situata që kanë të bëjnë me pjesën e ekonomisë, sidomos në lidhje me huatë ose në lidhje me sistemin bankar, të kërkuarit kredi janë ato që duan kujdes. Nëse kanë në plan të kërkojnë kredi, nëse kanë në plan të sqarojnë çështjet e eknomisë sidomos në familje, do të duhet t’i vënë pak pause dhe t’i lënë për në fillim në vitit 2025. Edhe për Demat dhjetori do të rezultojë shumë i mirë për çështje që i përkasin profesionit.

Binjakët

Javën e parë do të kenë zhvillime shumë pozitive në çështjet e punës. Nisur nga sot deri të enjten është e pamundur që të mungojnë lajme të bukura, pozitive për sa i përket punës. Është po puna e cila në mesin e muajit do të jetë problematike. Çfarë shqetësimesh dhe pakënaqësish kanë do të dalin në sipërfaqe. Por do të kenë edhe mundësi për korrigjime. Hëna e parë e re i përket profesionit, hëna e dytë e re do të sjellë ekuilibër në jetën personale. Kujdes me çështje që i përkasin fizikut.

Gaforrja

Një muaj intensiv, pozitiv. I favorizuar shumë në javën e parë pavarësisht lodhjes dhe ngarkesave. Do të rezultojë një muaj shumë i mirë edhe pse për Gaforren java e parë është e lodhshme, por pozitive dhe produktive. Java e parë ka një situatë që duhet sqaruar në çështjet e familjes. Java e fundit e dhjetorit shënon fillimin e një pranvere gjithë ngjyra për Gaforren edhe pse është fundi i dimrit.

Luani

Marsin e kanë te vetja. Do duhet të bëjnë pak pas dhe të shikojnë se çfarë duhet të korrigjojnë. Të lindurit pas ditës së tretë dhe të Katërt të Luanëve kanë ndryshime ose në hapsirën ku banojnë, ose në hapësirën ku punojnë, ose në çështje dokumentash në lëvizje të ndryshimit. Te lehtësuar me çështjet e familjes.

Virgjëresha

Në çështje që i përkasin bashkëpunimeve dhe bashkëpunëtorëve… java nis me këto lloj tematikash. Janë për mirë, janë për zgjerim, rregullim, korrigjim. Kjo Hënë e re nuk është as miqësore as penguese. Do të duhet të jenë të kujdesshëm me çështje që i përkasin familjes apo familjarëve.

Peshorja

Është një Hënë e re shumë favorizuese. Çështje që i përkasin profesionit do të jenë tematikë, për mirë. Shumë pak kujdes ditët e fundit të muajit në lidhje me vendimet e tyre sepse kanë një tendencë për të qenë më të prerë seç duhet. Nuk është as koha as momenti për të nxjerrë anën e ashpër në periudhë festash.

Akrepi

Me lajme të mira që i përkasin jetës së tyre personale apo ekonomisë nis muaji. Janë të favorizuar në çdolloj lëvizje, diskutimi apo çfarë presin apo nuk presin nga fati. Në vazhdimësi, pasi datës 5 të muajit do duhet të jenë të kujdesshëm me harxhimin sepse kanë një tendencë të blenë gjëra të gabuara.

Shigjetari

Kanë Hënën e re te vetja. Janë pak të paqartë se çfarë i shqetëson, se çfarë duan të ndryshojnë, por kjo ka të bëjë vetëm në lidhje me emocionin e tyre. Nuk do të mungojnë ankesat as nga mënyra se si ndihen në raportet në çift, as ata që janë beqarë nuk do ndihen mirë dhe do kenë arsye për tu grindur. Një muaj me grinde, por jo i keq në xhepin e tyre.

Bricjapi

Çfarë çështjesh prej kohësh janë mundur për t’i vendosur pikat mi i, për t’i mbyllur, kjo Hënë e re deri në datën 15 u jep mundësi për të firmosur, për të dakordësuar, për të vendosur çdo gjë në vendin e vet. Do të duhet, nëse kanë për të firmosur, t’i shohin gërmat e vogla, sepse vazhdon Mërkuri të jetë në të kundërt. Se i lexojnë nuk bëjnë keq.

Ujori

Prioritetet që kanë pasur që nga fundi i gushtit deri tani në lidhje me ekonominë do të zgjidhen. Komunikimi në çift dhe familje do të duhet të jetë i kujdesshëm sepse është e pamundur të përcaktojmë si do të jetë ecuria e një diskutimi dhe të na dalë nga pritshmëritë. Kujdes me virozat e kohës.

Peshqit

Saturni në mes të Peshqve, Neptuni është aty..do ta gjëjnë veten në mes të çëstjeve. Nga njëra anë duan të bëjnë ndryshime për veten e vet, nga ana tjetër detyrimet e dala duket sikur e bëjnë që të ndihen shpesh sikur janë një hap para një hap pas. Kjo ndjesi do të shkaktojë ndjesinë e lodhjes. Ditët më të mira janë ditët e para që kanë një lloj shpërblimi apo dhurate ekonomike. Ditët e qenderës janë problematike sidomos nga data 11-20 sepse lidhen me çështje serioze të Peshqve.

Familja e Martin Canit kërkon ndihmë, hapet GoFundMe: Jemi të pikëlluar, djali i vogël po përballet me sfidën e autizmit

Familja e Martin Canit, 14-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht pas një sherri në shkollë, po kërkon ndihmë.

Ata kanë hapur në GoFundMe për këdo që dëshiron të kontribuojë. Shuma do të përdoret për kurimin e vëllait të vogël të Martinit, i cili po përballet me sfidat e tij me Autizmin.

“Familja Cani është me zemër të thyer për të ndarë humbjen e rëndë të djalit të tyre 14-vjeçar, Martin Cani, i cili humbi jetën tragjikisht në një akt dhune të pakuptimtë. Martin u qëllua për vdekje me thikë në një incident në shkollë që ka lënë familjen tonë të shkatërruar.

Martin ishte më shumë se një djalë dhe vëlla; ai ishte një fener shprese dhe gëzimi për të gjithë ata që e njihnin. Gjithashtu, Martin ishte një futbollist i ri i madh i aspiratës. Ai la pas një familje të pikëlluar, duke përfshirë vëllain e tij më të vogël Henry, i cili përballet me sfidat e tij me Autizmin.

Përveç përballjes me këtë pikëllim të paimagjinueshëm, ne po përballemi me sfida të rëndësishme në ofrimin e mbështetjes psikologjike dhe kujdesit të specializuar mjekësor për Henrin.

Ju lutemi që të ndani historinë tonë në Facebook dhe Instagram për të na ndihmuar të arrijmë të tjerët.

Ju faleminderit për mirësinë dhe dhembshurinë tuaj teksa ne e kalojmë këtë tragjedi. Florina dhe Angel Cani”, kanë shkruar ata.

Ka qenë tezja e Martin Canit njëkohësisht edhe nusja e xhaxhait, Aida Cani, që ka marrë nismën për këtë GoFundMe të kërkuar nga familja e vogëlushit që humbi jetën tragjikisht.

Agron Llakaj kujton bashkëshorten e ndjerë në ditën e saj të lindjes, dedikimi prekës i aktorit!

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj ka emocionuar ndjekësit me një letër prekëse kushtuar bashkëshortes së tij të ndjerë, Kostandinës, e cila do të festonte sot më 1 dhjetor, ditëlindjen.

Në reagimin e tij të gjatë, krahas një fotoje të bashkëshortes duke qeshur, ai shkruan se ditëlindje vjen e pakuptimtë pa praninë e saj.

Llakaj ndan me ndjekësit mallin dhe dhimbjen për humbjen e saj, ndërsa ka rikujtuar ditëlindjen e fundit që ata festuan së bashku.

“Si sot një vit më parë sa shumë festuam, qeshëm dhe gëzuam, sa me zjarr “happy birthday” kënduam, pa e ditur se ti po fikje qirinjtë e tortës së fundit, e kjo ditëlindje vjen e pakuptimtë pa Ty…”, shkruan ai

Në fund të letrës, aktori e përshëndet Kostandinën me një mesazh dashurie dhe mirënjohjeje, duke shkruar: “Ti je këtu, mes nesh, mes atyre që të deshën aq shumë. Qesh zemër, ashtu siç dije të qeshje Ti, me trup e shpirt. Për Ty do ketë veç Ditëlindje! Të Dua!”.

Postimi i plotë

E dashur dhe e shenjtë Kostandina!??

1 Dhjetor, Ti sot ke ditëlindjen, si sot nje vit më parë sa shumë festuam, qeshëm dhe gëzuam, sa me zjarr “happy birthday” kënduam, pa e ditur se ti po fikje qirinjtë e tortës së fundit, e kjo ditëlindje vjen e pakuptimtë pa Ty… Cdo ditë në ecejaket tona drejt Teje, nje tufë lule e një qiri..

Shpirti yt që vjen cdo ditë e natë te ne, herë si flutur e herë si vegim,na bënë të mendojmë se ti na ndjek, na shikon nga atje lart, e ne kërkojmë dëshpërimisht me sytë nga qielli një shenjë nga Ty, duke shpresuar që ai Ylli që shndërrit më fortë natën je Ti, që ajo reja si engjëll je Ti, që Dielli ynë je Ti Kostandina??, Dielli që presim cdo ditë te “rilind“…

Ahh sa e rëndë është pritja?! Por Ti ke ditëlindjen sot, ndaj, buzëqesh shpirt e gëzo mes engjëjsh me Zotin atje lart! Ai të solli në jetë në 1 dhjetor, Ty dashuria e jetës time dhe nëna thesar e fëmijëve tanë!

Kostandina e dashur deri në dhimbje, me sytë drejt Teje, të them se në këtë Ditëlindje, Ti je këtu, je mes nesh, je mes te gjithëve që deshe dhe të deshën aq shumë. Qesh zemër, ashtu siç dije të qeshje Ti, si në këtë foto, me trup e shpirt! Për Ty do ketë veç Ditëlindje! Të Dua!