Ish-ραrtneri e akυzoi se e tr αd▪︎htoi me Noizy-n, s hokon ish-konkurrentja e Për’Puthen: I kapa mesazhet ..

Ish-konkurentja e Për’Puthen, Saide Buzi, e ftuar në një intervistë ka folur për ndarjen nga ish-partneri i saj Gerti Gjeci, me të cilin krijoi një romancë në programin dedikuar njohjeve.

Gjatë bisedës ajo ka bërë një deklaratë shokuese teksa është shprehur se Gerti e ka tradhëtuar me një mashkull.

Saidja tha se në telefonin e këtij të fundit ka gjetur mesazhe intime me një djalë.

“E kapa duke më tradhtuar me një mashkull. Kisha dëgjuar fjalë lart e poshtë po nuk i kisha besuar. Por i pashë një herë telefonin dhe zbulova fotot intime dhe bisedat me një mashkull. Të më kishte tradhtuar me një femër hajt se do e kuptoja, por me një mashkull, ishte e rëndë” tha Saidja.

Nga ana tjetër, vetë Gerti disa javë më parë ka deklaruar se Saidja e ka tradhëtuar, ç’ka edhe solli ndarjen e tyre.

Në një intervistë, ai ka pretenduar se ish-partnerja e ka tradhtuar me reperin e njohur, Noizy, teksa ka deklaruar se e zbuloi nga SMS-të në celular.

“Sa të vërtetuar e ke që bëhet fjalë për tradhti, në rastin e Noizy-t të paktën?”, u pyet ai.

“Unë e kam të vërtetuar me një video, ditën që u ndava unë i mora telefonin dhe pash pak nga biseda që Saidja po bënte me një person që kishte lidhje me Noizyn. Nuk munda të lexoj shumë pasi ajo më tërhoqi telefonin”, tha ish-konkurrenti i Për’Puthen.

Gerti shtoi se: “Lexova vetëm mesazhin ku personi e pyeste ‘si u ndjeve me Noizyn’ dhe Saidja ishte përgjigjur ‘Absolutisht mirë’.”

Ai rrëfeu se kishte tentuar t’i lexonte mesazhet, por ish-partnerja nuk e kishte lejuar.

Më pas ish-konkurrenti është shprehur se i tha Saides të vazhdonte jetën e saj, pasi nuk ja falte dot tradhtinë.

“I thashë ‘Ti duhet të kthehesh në Shqipëri, sepse unë çdo gjë e kam pranuar prej teje por tradhtinë nuk e pranoj dot’”, u shpreh Gerti.

Kujtojmë që pasi u dashuruan brenda formatit të Për’Puthen çifti bashkëjetuan disa kohë së bashku në Itali.

Xuxi për Gjestin: Një djalë 24 vjeçar që flen me arush është rast për studim

Xuxi ka vazhduar të pyesë se pse Gjesti fle me një arush. Ai rrëfehet se ky është një rast për studim, jo nga ai por nga psikologu.

“Një mashkull 24 vjeçar që fle me arush në mes lyp një analizë më të thellë, jo nga unë por nga psikologu”, tha Xuxi.

Ndër të tjera ai shtoi: Psikologu nuk është për njerëz të çmendur, është për me të këshillu për me të ndihmu, psikiatri nuk është me shku se ti nuk je normal, po ka ndonjë problem që mundet me ta zgjidh. Këtu e ke për 10, 20 euro dhe nuk shkon se mendon se do të thotë dikush e pashë duke hyrë te psikologu paska ec ky. Ne ende jetojmë për njerëz tjerë, jo për vete, ky është problemi”.

“Vëllai i Madh i bën rregullat sipas dëshirës së tij sepse është shtëpia e vetë, derisa të ushqen do t’i bëjë rregullat e veta si të dojë ai”, shtoi ndër të tjerash Xuxi.

U aksidentua gjatë pushimeve në Shqipëri, 18-vjeçarja britaniko-shqiptare ende në k.oma në ‘Ιυftë’ me jetën

Një e re britanike ndodhet në gjendje të rëndë në spital pas një aksidenti automobilistik. Pamela Mema, nga veriu i Londrës, ishte nisur për të festuar 24-vjetorin e motrës së saj në Belsh të Qarkut të Elbasanit më 22 nëntor, kur ndodhi aksidenti.

18-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital dhe tani ndodhet në koma të shkaktuar nga mjekësia duke luftuar për jetën e saj. Familja dhe miqtë e të resë po mbledhin para për ta kthyer atë në Mbretërinë e Bashkuar për trajtim. Një faqe GoFundMe ka mbledhur pothuajse 74,000 paund deri më tani.

“Më 22 nëntor 2024, bukuroshja, inteligjentja dhe e forta Pamela Mema u aksidentua me makinë në fshatin Belsh të Shqipërisë, rrugës për të festuar 24-vjetorin e motrave të saj. Që prej datës 22 Pamela ka luftuar për jetën e saj në spitalet e Shqipërisë. Tani duhet urgjentisht ta kthejmë Pamelën në shtëpi në Londër, në mënyrë që ajo të marrë kujdesin më të mirë mjekësor që i nevojitet me mjekët që kemi besim dhe të vendosim besimin tonë me një ambulancë ajrore.

Pamela është vetëm 18 vjeçe dhe ka gjithë jetën e saj përpara dhe çdo donacion vlerësohet jashtëzakonisht shumë për ta sjellë Pam-in tonë në shtëpi dhe që ajo të marrë kujdesin më të mirë të mundshëm”, shkruan Eshli Haxhiasllani e cila ka krijuar faqen GoFoundMe.

Ndeshja e futbollit kthehet në trag jedi, 56 të ν▪︎ekυr nga përleshjet mes tifozëve, mes tyre edhe fëmijë

Gjatë një ndeshjeje futbolli të luajtur në N’zérékoré, qyteti i dytë më i madh në Guine, janë shkaktuar të paktën 56 numri i viktima nga përleshjet që ndodhën në fushën e lojës megjithëse disa media lokale flasin për mbi 100.

Trazirat shpërthyen pas një vendimi të arbitrit që shkaktoi një pushtim të fushës së lojës, në ndeshjen midis N’zérékoré dhe Labé.

Sipas shtypit vendas, policia përdori gaz lotsjellës pasi tifozët e ekipit Labé, të tërbuar nga vendimet e arbitrit gjatë ndeshjes, hodhën gurë në fushë dhe pushtuan fushën, duke shkaktuar panik tek shikuesit që po tentonin të largoheshin nga stadiumi.

Një mjek, duke folur në kushte anonimiteti, tha se “ka rreth 100 të vdekur” me kufoma të mbushura me spitalin dhe morgun lokal.

Mes viktimave ishin edhe disa fëmijë. Kryeministri i qeverisë së kontrolluar nga junta ushtarake, i ka bërë sot thirrje popullatës për qetësi.

“Qeveria dënon incidentet që prishën ndeshjen midis Labe dhe N’Zerekore, shkruan Amadou Oury Bah në “Facebook” Qeveria po ndjek situatën dhe përsërit thirrjen për qetësi në mënyrë që shërbimet spitalore të trajtojnë të lënduarit”.

Koalicioni i partive politike e njohur si Aleanca Kombëtare për Alternimin dhe Demokracinë, ka bërë thirrje për një hetim, duke thënë se turneu u organizua për të mbledhur mbështetje për ambiciet “ilegale dhe politike e papërshtatshme” nga udhëheqësi ushtarak Mamadi Doumbouya.

Guinea është udhëhequr nga ushtria që kur ushtarët rrëzuan Presidentin Alpha Conde në vitin 2021.

Turneu i përgjakshëm iu kushtua kreut të juntës, gjeneralit Doumbouya, i cili erdhi në pushtet pas një grushti shteti në shtator 2021 dhe që atëherë është bërë president.

Turne të tilla janë shumëfishuar javët e fundit në Guinea, në atë që shihet si mbështetje për kandidaturën e mundshme të Doumbouya në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

VIDEO/ Kapet peshkaqeni “Derr” në ujërat e Vlorës

Një nga speciet e rralla të peshkaqenit “Derr” bie në rrjetat e peshkatarëve. Duke qenë se peshkatarët e Qendrës së peshkimit Oriku janë të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e ekzistencës të kësaj specie morëm kontakt me specialist të fushës

Sipas specialistëve kjo specie është e rrallë, gjendet në thellësi mbi 300 m dhe ushqehet kryesisht me vezët e peshkaqenëve

Ka rënë në rrjeta në zonën e Pashalimanit. Është për të theksuar se kjo zonë në vazhdimësi ka pasur raste të specieve të veçanta

Kjo mbase për faktin e rrymave të veçanta që qarkullojnë në këtë zonë. Kjo specie është në mbrojtje dhe peshkatarët e Radhimës e kanë lëshuar sërish në det.

Bëhuni gati/ Reshje shiu dhe dëbore, ja si parashikohet moti gjatë muajit dhjetor (Video)

Parashikimi i motit për ditët në vazhdim, u paraqit në Vila24 nga Shërbimi Meteorologjik Metoalb.

Hakil Osmani, shprehet se java nis me mot të kthjellët dhe mbyllet me reshje shiu në të gjithë vendin.

“Fillimi javës dhe ditët në vazhdim do kemi mot të qëndrueshëm. Do kemi kalime dhe intervale të shkurtra vransirash.

Nga e mërkura e në vazhdim do kemi zhvillim të tyre si fillim në veri-perëndim, e më pas reshjet e shiut do shtrihen në gjithë vendin”,– tha Hakil Osmani.

Xhensila me vallëzim se nsυaΙ në koncert, fansat ‘s hkrihen’ nga lëvizjet e saj (Video)

Njëra nga personazhet më të përfolura në mediet rozë kohëvë të fundit, ka qenë Xhensila.

Këngëtarja ka qenë shumë e komentuar për jetën personale, për shkak të divorcit të përfolur me Bes Kallakun.

Duket se Xhensila ka ditur të menaxhojë situatën në mënyrë të shkëlqyer, pasi nuk dha asnjë deklaratë rreth qështjeve personale.

Përveç kësaj, bukuroshja ka vazhduar karrierën e saj, ka sjell shumë hite, e po ashtu paraqitjet e saj mbresëlënëse në rrjete socialë, nuk kanë munguar.

Se fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet Xhensila duke dhuruar një vallëzim hot para fansave të saj në një koncert.

E veshur ngushtë, Xhensila me këtë vallëzim ‘shashtrisë’ fasnat e pranishmëm në koncertin e saj.

http://video.gjirafa.com/xhensila8

“Sabrina e ν▪︎ αυ bυrrin sepse ai i zbuΙoi trad htinë”, kushëriri i νi ktimës rrëfen detajet e rënda nga ngjarja në SHBA

Kushëriri i Pajtim Krasniqit i cili ndërroi jetë në ngjarjen e rëndë që ndodhi në Florida zbuloi detaje në një studio televizive.

Sipas tij 27-vjeçarja Sabrina Krasniqi vrau bashkëshortin e saj në banesën e tyre në Miami pasi ai i zbuloi tradhtinë dhe i kërkoi divorcin

“ E vërtëta që e dinte vëllai i Pajtimit pasi ai e kishte zbuluar disa parregullsi në banesë dhe kishte kuptuar se bashkëshortja e tradhetonte.

Pas kësaj Pajtimi i ka kërkuar divorcin gjë që e ka shtyrë Sabrinën që të ndërmarrë veprimin ndaj Pajtimit dhe vetes” tha Egzon Hyseni.

Zyrtarisht dimër, si do të jetë moti 5-ditëshin e parë të dhjetorit?

Ditën e nesërme, moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura si dhe intervale kthjellimi kryesisht përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Në relievet malore në lartësitë mbi 600-700m reshje bore me intensitet të ulët ndërsa në Alpe e male me intensitet deri mesatar si dhe rënie të temperaturave.

Temperaturat do të shkojnë deri në -4 gradë Celcius në Bajram Curr, Peshkopi dhe Korçë. Ndërsa në Tiranë termometri do të kap vlerën 4 gradë Celcius.

Temperaturat gjatë javës:

Mjaftojnë vetëm 20 sekonda, si të eliminoni dhimbjen tor tυruese të kokës!

Një dhimbje koke të shqetëson shumë sidomos kur ajo iu godet në punë apo në rrugë. Ne do t’iu tregojmë një metodë të thjeshtë për të hequr qafe dhimbjen e kokës dhe stresin në vetëm 30 sekonda dhe pa ndonjë ilaç.

Ka vende në trupin tonë që mund t’i bëjmë masazh për të lehtësuar dhimbjet e natyrave të ndryshme dhe teknika të tilla janë gjithashtu të dobishme edhe për të hequr qafe dhimbjen e kokës.

Pika ku duhet të shtypni ndodhet në pëllëmbën tuaj, në mes të gishtit të madh dhe gishtit tregues. Shtypni mbi këtë pikë në mënyrë që gishti juaj i madh të jetë në anën e përparme të dorës tuaj, ndërsa gishtin juaj tregues shtyn nga poshtë, në pëllëmbën tuaj.

Mbani presionin për 30 sekonda, ndërroni duart tuaja dhe bëni të njëjtën gjë për dorën tjetër për 30 sekonda. Nëse ju keni bërë çdo gjë në mënyrë të saktë, dhimbja e kokës tuaj së shpejti do të zhduket.

Gratë shtatzëna nuk duhet ta praktikojnë. Askush nuk dëshiron të zgjohet me dhimbje koke. Disa herë, ne mund të mendojmë se një qetësues do të jetë mjaftueshëm për ta lehtësuar, por dhimbjet e kokës shpesh mund të kenë arsye më të thella.

Ato mund të ndodhin për shkak të dehidratimit, shpesh si pasojë e konsumimit të tepërt të alkoolit ose qëndrimit të gjatë në diell. Dhimbjet e kokës në mëngjes janë mjaft të zakonshme dhe mund të shfaqen për shumë arsye, shumë prej të cilave nuk janë të rrezikshme. Dhimbjet e kokës janë një sëmundje e zakonshme dhe zakonisht nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Por në disa raste, ato janë shenja e parë e një gjendjeje vdekjeprurëse si gjakderdhja në tru apo edhe një tumor kanceroz.

Tani, një mjek me bazë në SHBA ka hyrë në Instagram për të këshilluar se si të dalloni një dhimbje koke të keqe dhe një dhimbjeje të padëmshme. Neurologu Dr Baibing Chen tha se dy simptoma specifike janë një flamur i kuq sinjalizues. “Nëse një dhimbje koke befas ndihet ndryshe, si dhimbja e kokës rrufe, ose zgjat më shumë se zakonisht, mund të jetë diçka serioze si gjakderdhje, tumor ose aneurizëm”-tha ai.