Evi Kokalari reagon pas lirimit të Berishës: Nuk ka lidhje me Trump, është urdhër i Ramës për…

Aktivistja shqiptare Evi Kokalari, ka reaguar pak pas lirimit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook (27 Nëntor), hedh poshtë pretendimet e demokratëve se ndryshimi i masës së sigurisë për ish-kryeministrin ka ardhur me indicie të administratës së presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

Sipas Kokalarit, lirimi i Berishës “ka ardhur me urdhër të kryeministrit Edi Rama, me qëllim për të legjitimuar zgjedhjet e vitit të ardhshëm”.

Ajo thekson se vendimi i marrë nga Gjykata e Posaçme këtë të mërkurë nuk ka asnjë lidhje me sanksionin e vendosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Sali Berishës.

Në reagim ka përmendur edhe njëherë akuzat e bëra përsa i përket ndërtimit të kullës së “Mali i Tiranës”, ku më herët është shprehur se “ky projekt është kaq i madh, sa në këmbim kanë shitur edhe zgjedhjet e 14 majit”, të vitit të kaluar. Madje në denoncimet e saj Kokalari ka thënë se në tavolinë kanë qenë pjesë pazari edhe këto të 2025-ës.

Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për rrëzimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj ish-kryeministrit. Ky vendim është marrë gati 11 muaj pasi lideri i demokratëve u vendos në izolim në apartamentin e tij, për dosjen “Partizani”, me akuzën e korrupsionit pasiv.

Postimi i Kokalarit:
“Miq dhe militantë! Berisha ta gezojë lirinë se dhe në atë moshë, nuk ka kuptim, por Amerika dhe administrata e re e Donald J. Trump s’ka asnjë lidhje me vendimin e gjykatës së Ramës. Berisha po lirohet që të legjitimojë pikërisht fitoren e këtij të fundit në 2025, megjithëse planet ju janë bërë pak lëmsh tashti, që Grenell nuk u bë Sekretar Shteti.
Gjithashtu, ky vendim sot nuk ka asnjë lidhje me non-gratën. Personalisht, më intereson vetëm investigimi i Kullës së Malit. Për atë më bën mua kurban dhe atë çorbë do ta hanë me lugë dhe me pirunjë!”.

Shifra maramendëse/ Sherri në Pejë, ja sa mijëra euro duhet të paguajnë Stresi dhe Noizy

Reperët Stresi e Noizy, por dhe Dj Crax, gjatë këtij viti u përfshinë në një sherr të bujshëm që ndodhi në një diskotekë në Pejë. Ata u dënuan, u burgosën (përveç Stresit i cili u arratis), por më pas u lanë të lirë.

‘Prive’ ka zbuluar se tre protagonistët e ngjarjes janë paraqitur ditën e sotme tek organet e rendit dhe ligjit në Pejë, teksa iu transmentua edhe dënimet në vlera monetare.
Stresi është dënuar me 10.000 euro, Noizy me 15.000 euro teksa DJ Crax me 5.000 euro.

ProfitSence Logo
Kujtojmë se më 8 gusht të këtij viti drejtësia mori vendimin, ku Noizyt dhe DJ Crax-it u ishte caktuar masa arrest me burg lidhur me sherrin që bëri bujë të madhe asokohe, ndaj Medi Isenit. Më pas, më 16 gusht, Gjykata e Durrësit vendosi të lirojë nga paraburgimi Noizy-n, pasi i ofroi një garanci financiare prej 50 mijë eurosh, e cila e lejonte të qëndronte i lirë deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Aksi▪︎dent i rën dë në vend, raportohet për katër të ρΙαgosur

Një aksident ka ndodhur afër urës 16 orëshe në dalje të Rrugës së Kombit. Automjeti tip Benz me targa AA 599TM sapo ka dalë nga autostrada është përplasur me automjetin tip Toyota me targa AB 023 KR.

Nga aksidenti janë plagosur dy pasagjerët dhe shoferi që ishin në automjetin tip Benz, gjithashtu i plagosur ka ngelur edhe drejtuesi i foristradës.

Të plagosurit janë transportuar në urgjencën e Kukësit dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Vendi ku ka ndodhur aksidenti eshte i pandricuar edhe pse ekziston sistemi i ndricimit.Ky segment eshte burim aksidentesh pasi lidh tre rruge, dalja dhe hyrja e rruges se kombit,aksi i rruges Kukes- Shishtavec dhe hyrja e qytetit te Kukësit.

Policia dhe grupi hetimor po kryen veprimet për shkaqet e aksidentit.

“Mami është mërzitur, as faleminderit nuk i keni thënë’, Suel Çela i drejtohet ish-gjyqtares Pajtime Fetahu: Për ty h idhem në z▪︎ jarr!

Zbardhen disa nga bisedat e dosjes voluminoze të SPAK për grupin kriminal të Suel Çelës, i cili çoi në arrestimin e 18 personave, dy gazetarëve në detyrim paraqitje dhe të një avokateje në arrest shtëpie.

Në një pjesë të konsiderueshme të dosjes del edhe emri i Megi Fetahut, vajza e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, ndaj së cilës SPAK lëshoi masën e arrestit me burg.

Vajza shpesh herë bën rolin e ndërmjetësueses së nënës së saj dhe eksponentë të organizatës së Suel Çelës.

Në një bisedë të zhvilluar më 29 korrik 2030, ajo komunikon me Klaus Matishin dhe i shpreh atij mërzitjen e nënës së saj Pajtime Fetahu me Suel Çelën dhe vëllain e tij Mario Çela.

Megi shprehet se nëna e saj ka rrezikuar duke e ndihmuar në disa raste, ku përmend, atë të Brikin Rustës, për amnistinë e Kelmend Xhaferrit dhe rastin e tritolit të vënë Fuad Verzivollit. Megi shprehet se e ëma i kishte thënë që “ata të marrin vetëm kur kanë hallet e veta dhe nuk çojnë një fjalë nëpërmjet Renatos që u gëzuan ose të falenderojnë.

“Mami dje në dark kur u shtri po thoshte qe ishte mërzit me shok me Mario. E nisi kështu. Kur erdhe sot te tavolina ime dhe m’the ka thënë Mario u gëzova tha për një sekondë se mendova që ka thënë ndonjë fjalë të mirë ai tha kishte thënë shif rregullo ankimin. Thërret Mario tha unë në Tr i shkoj në shpi. Thrret Titi tha i shkoj ne shpi. Thotë shoku tha ik në Tr tako Gencin iki në Tr. Thonë tha mos ia bëj nderet atyre megjithëse mund ti kisha marrë shume lek të tjerëve s’ja kam bëë. Thonë bëj këtë e bëj. Po atë telefonin tha për ca e marrin ata tha vetëm kur kanë hallet e veta? Bëj kushurinin ia bëra. Për Rukën. Bej amnistin e bëra. Futu te tritoli u futa. Unë rrezikoj jetën time”, janë shqetësimet e gjyqtares që megi ia përcjell Klausit.

Ky i fundit i thotë që gjyqtarja ka të drejtë dhe se ai vëtë është mërzitur me Marion pasi ky i fundit ‘s’ka takt’. Madje ai i premton se gjyqtares do i shkojë një kafe.

Në një tjetër bisedë të shkëputur nga përgjimet e Sky Ecc, Suel Çela i shkruan Pajtimes se do donte ta falënderonte nga afër, madje i thotë kësaj të fundit që “të konsideroj si njeriun e shtëpisë”.

Pjesë e shkëputur nga biseda me Pajtime Fetahun dhe Suel Çelën:

Marjus Lulaj: Të presim për kafe. Pa diskutim o do fitojm o do fitojm”.

Pajtime Fetahu: Të rrini gëzuar.

Marjus Lulaj: Faleminderit”.

Pajtime Fetahu: Bëj se ti e meriton dhe te kam thënë qe ju kam në zemër”.

Marjus Lulaj: Mirë motra shikoje vet ne këtu jemi, dhe me thuaj për ca të nevojitem se vetëm ti po bën për ne”.

Pajtime Fetah: Faleminderit shumë o yll. Po për Kelin nuk u gëzove qe nuk po e përmend? Unë bëra gjithë atë lufte nëe gjykate me burgjet me prokurorin. Apo nuk tregon blerina? Apo thotë qe i ka bërë ajo?”.

Marjus Lulaj: Për ty hidhen ne zjarr jo vetëm unë të gjithë ne dhe ne tkemi ciper kokës ty”.

Pajtime Fetahu: Ishalla nuk me nevojitesh haha.

Në dosje thuhet më tej se Suel Çela i ka dërguar pëemes nënës së tij shkumën prej 10 mijë eurosh Pajtime Fetahut “për nderet” që ajo i ka bërë.

Zbardhen pyetjet që Strasburgu ka nisur në Shqipëri për rastin e Berishës

Gjykata e Strasburgut u është drejtuar autoriteteve shqiptare me tre pyetje në lidhje me padinë e ngritur nga Sali Berisha.

Pyetja e parë lidhet me parashikimet e vënies në lëvizje të kësaj gjykate, sipas të cilave paditësi si fillim duhet të ketë shteruar pretendimet e tij në të gjitha nivelet e sistemit gjyqësor shqiptar, në këtë rast meqënëse gëzon statusin e ligjvënësit, edhe Gjykatën Kushtetuese.

Në pyetjen e dytë, Strasburgu kërkon informacion nga gjykatat shqiptare në lidhje me masat e sigurisë ndaj tij dhe nëse këto masa janë në përputhje me nenin 5 të Konventës së të Drejtave të Njeriut. Berisha ka ngritur pretendime në Strasburg se masat e sigurisë ndaj tij janë të paligjshme, sipas pikës 4 të këtij neni.

Po në këtë pyetje, Gjykata e Strasburgut rendit katër nënpyetje të tjera. Së pari, Strasburgu pyet nëse garantohet paanshmëria në gjykatën e posaçme që dha vendimin e parë për masë sigurie ndaj tij. Berisha pretendon të kundërtën dhe ka akuzuar për këtë gjyqtaren Irena Gjoka.

Nënpyetja e dytë u drejtohet të gjitha gjykatave. Strasburgu u kërkon vënien në dispozicion të vendimeve që arsyetojnë mbajtjen e tij në arrest shtëpie. Në nënpyetjen e tretë, Strasburgu kërkon vendosjen në dispozicion të dokumentacioneve nëse Sali Berishës iu garantua një mbrojtje ligjore efektive. Për këtë pjesë, avokatët e kreut të PD-së kanë ngritur pretendime se gjykatat nuk kanë marrë në shqyrtim provat e depozituara prej tyre.

Së pesti, Strasburgu kërkon sqarime dhe vënien në dispozicion të afateve kohore të vendimeve të marrë, nëse Berishës i është garantuar një proces brenda afateve të arsyeshme ligjore.

Në fund, Gjykata e Strasburgut pyet nëse masa e sigurisë ndaj Sali Berishës shkelin nenin 3 të konventës së të drejtave të njeriut që lidhet me kufizimet e kryerjes së detyrave të tij si deputet. Kësaj pyetjeje i ka dhënë pjesërisht përgjigje Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Kushtetuesja mori në shqyrtim dy masat e sigurisë, atë të detyrimit për t’u paraqitur dhe ndalimit të daljes jashtë vendit. Sipas gjykatës, detyrimi për t’u paraqitur nuk e kufizon Berishën nga ushtrimi i detyrës si deputet, por ndalimi i daljes jashtë shtetit po.

“Balla na do për vota”, PUBLIKOHEN përgjimet e ‘Sky Ecc’: Për Pajtime Fetahun LU FTË me Ramën bëjmë!

Nga bisedat në SkyEcc, janë bërë publike bashkëpunime mes bandës kriminiale të Suel Çelës dhe drejtues të drejtëisë apo dhe politikë.

Në dosjen hetimore e SPAK, teksa janë zbardhur përgjimet nga SkyEcc, është edhe një bisedë ku përmendet deputeti, Taulant Balla.

Biseda në fjalë është bërë në vitin 2020, e zhvilluar mes Klaus Matishit dhe Megi Fetahut, vajza e gjyqtares Pajtime Fetahu

Teksa flasin për favorizimet kundrejt njëri-tjetrit, gjyqtarja ka shpreh pakënaqësi nga ana e saj. Nga ana tjetër, miku i ngushtë i Çelës, Klaus Matishi, gjatë bisedës me Megi Fetahun, i betohet për sinqeritet dhe siguron vlerësimin e veçantë ndaj gjyqtares Fetahu.

Pjesë nga dosja:

Ne orën 21.59 Klaus Matishi komunikon me Megi Fetah të cilën e bën me dije për konsideratën e veçantë që ka Marjus Lulaj, vetë Klausi dhe lidhjet e tyre për, Pajtime Fetah.

Klaus Matishi, “…Ngjo mam ka ber shum per ne pervec tmires fakti qe na do dhe e dim qe e kemi njeriun ton aty na e thot trroc e bardha e bardh ezeza e zez vlen me shum se kafet respekti mamit dhe ndima mam nuk blihet me lek per kok tate shoku un e japim jeten per ate luft me ramen bejm pa mendu fare se ajo meriton shum e me shum esht nder te vetmit qe mundohet me shpirt per ne fhe na ndimon ok dhe boll me idjotsina…

Ti di cdo gie tonen ti kam then te rezultonna nji ta ndimoj se na do ?? O leket o interes balla na do per vota ben virioni fiton kafe landi mer leket ben sikur na do ndimon dhe katnaret me peshore ne dor kurse mam jot esht burrnesh dhe me njerez si mam sja kufi ska rezerva…Apo qazimi na ndimon se ka frik se po humem ne e di qe han karin. Cdo jeri esht me laps po nesjemi budallej…Ne i hym halleve pa shum lek pa shum mig me zemer ne hecim drrejt ne vrasim ballore jo me intrriga…Ato me shtet e miq jan me te fort se ne se kan gjith jeten me giygje ishin te pregatit jan me te fort se ne ni kte drejtim ne jemi ne drrejtimin e luftes me mtir se tqim ropt te qerojm zbejm lloge… Ato si mam jot kan shum miq ne srejtsi ne vetem mam tat kemi te drrejt e sinqert qe na do me shpirt qe shef miqsin jo interesin shuqe ajo sikur kurr mos bej me gje per ne te ne e ka vlersimin 1000000000…”

“Kam bërë tre punë paralelisht”, Aurela Hoxha rrëfen vështirësitë e fillimeve të karrierës së saj!

E ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë modelja dhe sipërmarrësja, Aurela Hoxha.

Me një karrierë disa vjeçare në botën e modës, Aurela Hoxha është larguar nga Shqipëria përpara disa kohësh pasi ka nisur një jetë të re në Spanjë, ku ka krijuar dhe një linjë me bikini.

Siç edhe e lartpërmendëm, Aurela ka nisur karrierën e saj në modeling përpara shumë viteve dhe është ende një simbol i bukurisë. Për t’u rikthyer pas në këto kohë, si kanë qenë fillimet e saj, duke nisur që nga vështirësitë e deri tek pagesa e parë?

Elona Duro: Kur të kemi parë ne ty për herë të parë, që të na e risjellësh pak në memorie?

Salsano Rrapi: Më duken se ka shumë vite kur ke dalë për herë të parë, që je bërë person publik.

Aurela Hoxha: Për herë të parë në audicionet tek “E Diela Shqiptare” me Arditin. Domethënë imagjino me të dielën e parë. Me 70 e ca goca dhe Aurela që nuk fliste asnjë fjalë, se unë emocionohesha aq shumë me Arditin, që përfitoj rastin ta përshëndes. Pavarësisht kësaj unë fitova, sepse nuk e di.

Cilat kanë qenë projektet e saj të para?

“Është interesante, sepse unë krahas punës së televizionit në atë periudhë dhe studimeve, kisha shumë dëshirë të angazhohesha. Më pëlqente shumë moda, më pëlqente shumë. E ndiqja këtë pjesë dhe fillova punë në të njëjtën kohë në një revistë të vogël në atë kohë. Fillova punë dhe rroga ime e parë ka qenë 20.000 lek. Edhe direkt pas shkollës, se nuk kishte orare fikse, unë shkoja gjithmonë në zyrë. Pastroja, e mbyllja, sepse isha kurioze deri në detajin më të fundit se si funksiononte dhe më pas hapa revistën time të modës. Kam pasur gjithmonë shumë dëshirë të punoj dhe nuk mbaj mend që nga hera e parë që kam dalë e deri tani që mos kem bërë dy tre punë paralelisht”, tha ajo.

112 vjetori i Pavàrësisë, flamuri shqiptar ngrihet në Nju Jork

Kreu i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams ka mbajtur një ceremoni në Boëling Green në Lower Manhattan për të përkujtuar ditën e 112 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Në faqen zyrtare të bashkisë së Nju Jorku, shkruhet se eventi nxori në pah vlerësimin për diversitetin e qytetin që investon për të ardhmen e tij.

Shqiptarët e vlerësuar gjatë kësaj ceremonie ishin Bera Mjeku, Fadil Berisha dhe Esad Gjonbalaj u nderuan për ndikimin dhe kontributin e tyre në komunitet.

Ndërkohë që të pranishëm ishin sekretari i VATRA-s Dr. Pashko Camaj, ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, Përfaqësuesja e Përhershme e Shqipërisë në OKB, Suela Janina, Shefi i Misionit të Kosovës në Nju Jork Blerim Reka, Këshilltari i Misionit të Kosovës Fatmir Zajmi, Ambasadorja e Vullnetit të Mirë të Vatrës Emina Çunmulaj Nazarian, Zëvendës Komisioneri i Zyrës së Kryetarit të Bashkisë COS. Çështjet ndërkombëtare Aissata Camara.

Lutja e hapjes u mbajt nga Imam Kukaj nga Qendra Islamike Shqiptaro-Amerikane e Staten Island.

Kryebashkiaku Eric Adams përshëndeti të gjithë duke treguar simbolikën e ngritjes së flamurit shqiptar krah për krah atij amerikan.

Pjesë e programit ishte edhe një shfaqje kërcimi nga Teatri i Baletit Ajkun.

Influencerja “s exy” e Netflix kapet me 40 k iIògram dr▪︎ ogë në valixhe (FOTO)

Një modele e programeve ‘reality’ të Netflix është dënuar sot në Britani teksa tentonte të trafikonte 150,000 paundë droga në Britani gjatë kthimit nga Tailanda.

27 vjeçarja Olga Bednarska u arrestua muajin që shkoi kur u ndalua në aeroportin e Manchester me dy valixhe të mëdha në të cilat u gjetën rreth 40kg kanabis.

Rrjeti Manchester Evening News, shkruante se modelja erotike arriti t’i shpëtonte burgut duke marrë vetëm dy vjet dënim të pezulluar pasi pretendonte se çantat ia kishte dhënë një shoqe e quajtur ‘Tex’.

Modelja e cila ka luajtur në serialin ‘reality’ të Netflix, tha se një person kishte paguar për fluturimin e saj me kusht që të merrte dhe valixhet me veshje të shtrenjta që sillte nga Phuket në Tailandë.

Në gjykatë u tha se Bednarska, me origjinë nga Polonia e cila jeton në Manchester, kishte jetuar përtej mundësive të saj duke akumuluar një borxh prej 16,000 paundë.

Prandaj për të paguar këtë ajo u detyrua të përfshihej në krim, duke fluturuar në Tailandë për t’u kthyer me valixhet e porositura.

Bednarska qante në gjykatë dhe rrjedhimisht asaj iu kursye burgu për evazion fiskal dhe transportim të drogave të kategorisë B.

Gjykatësi John Potter i dha 20 muaj dënim të pezulluar për transportimin e 39.4kg kanabis, që kanë një vlerë rruge rreth £157,600.

Përveç dënimit të pezulluar, Bednarska u urdhërua të kryente 15 ditë aktivitete rehabilitimi, shkruan rrjeti Daily Mail.

Berisha në liri, Rama tek komisioni Xhafaj, rastësi apo koordinim anti-SPAK?

Në të njëjtën ditë që Gjykata e Posaçme firmoste lirimin e Sali Berishës, në Komisionin Xhafaj zbarkoi Edi Rama, i cili nuk i kurseu mesazhet për institucionet e drejtësisë.

Në mbështetje të këtij komisioni, që nuk i ka fshehur ambiciet për të vënë nën kontroll institucionet e drejtësisë dhe kryesisht SPAK, kryeministri deklaroi se “Kuvendi bëhet një udhëkryq ku të gjitha forcat që veprojnë dhe ndërveprojnë në emër të shtetit pikëtakohen dhe të gjitha këto forca mund të japin llogari sepse mund t’ju kërkohet llogari.”

Kryeministri, për herë të parë, ka artikuluar tezën e vartësit të tij, Fatmir Xhafaj, se “Nëse përparon qeveria dhe jo një x institucion, strukturë që nuk është nën urdhrat e qeverisë, cili është instrumenti që ky institucion të vihet përballë përgjegjësisë publike dhe patriotike për të dhënë llogari.”

Thënë ndryshe, për herë të parë, drejtuesi i mazhorancës është shprehur qartë dhe pa ekuivok se SPAK (dhe institucionet e tjera të drejtësisë) duhet të japin llogari në Komisionin Xhafaj.

Është e paqartë se kujt i referohet Edi Rama kur citon “përgjegjësi patriotike,” ndërsa veprimet e fundit të SPAK, ndalimet apo hetimet e tij, kanë shkuar shumë afër zyrës së kryeministrit.

Sigurisht, përtej mbështetjes publike për drejtësinë e re, Edi Rama duket i shqetësuar për mungesën e kontrollit në pjesën dërrmuese të Prokurorisë së Posaçme, lëvizjet e së cilës tashmë duket të jenë akti i vetëm i vërtetë për luftën kundër korrupsionit qeveritar.

Sa për vullnetin e qeverisë për të luftuar korrupsionin që prodhon ajo vetë, ky është një fakt kaq i prekshëm dhe i dukshëm për publikun, sa komentet janë të tepërta.

Sikurse, “rastësia” e lirimit të Sali Berishës dhe deklaratat për kontroll të SPAK nga Rama në të njëjtën ditë mund të jenë shenja të qarta se të shqetësuarit nga Prokuroria e Posaçme mund të mos jenë shumë larg aleancës anti-SPAK./VNA