Marigona që la pa “FRYMË” grekët në ndeshjen e Olympiacos, SHQIPTARJA flet për jetën private: I dashuri im nuk…

Marigona ka folur për shumë media të tjera greke, pas vëmendjes që mori pas paraqitjes së saj në ndeshjen Olympiacos-Villeurban në SEF.

Modelja 24-vjeçare nga Kosova që tërhoqi vëmendjen e botës me bukurinë e saj, pasi kamera e fokusoi në një moment në tribunë, ka folur për një emision dhe ka shpjeguar se nuk e priste të bëhej virale, ndërsa përmendi se ka marrë oferta edhe për modeling dhe pjesëmarrje në projekte televizive.

Njëkohësisht, ajo rrëfeu edhe për përvojën e saj si infermiere në Gjermani, por edhe për mbështetjen që merr nga partneri i saj, me të cilin tashmë jeton në Athinë.

“Nuk ishte plani im që të bëhesha virale, u trondita, por ishte vërtet fantastike. Nuk e prisja që të ndodhte diçka e tillë. Kam pasur disa oferta modelingu, kam studiuar për infermieri në Gjermani. Në të kaluarën më kanë ofruar dhe projekte të tjera si Survivor dhe The Bachelor,” tha ai.

Më pas ai shtoi: “Në fillim isha konfuze sepse jam më shumë introverte. Pas gjithë kësaj, thashë ta provoj dhe të bëj publik profilin tim në Instagram”.

Ndërsa për partnerin e saj, ajo u shpreh: “Partneri im është nga Selaniku. Në fillim qëndruam atje dhe kur erdhëm në Athinë për një ndeshje të Olympiacos, na pëlqeu qyteti dhe vendosëm të qëndronim këtu. Ai më mbështet në çdo gjë, nuk është aspak xheloz për mua”.

Dimri i “vërtetë” po vjen, ulje temperaturash dhe dëborë! (Mësoni si do jetë moti për ditët në vijim)

Duket se tashmë erdhi dimri i “vërtetë” pasi për javën që presim përpara mbi vendin tonë pritet depërtimi i një qendre të thellë të presionit atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa por edhe të ftohta.

Depërtimi i kësaj qendre të thellë në detin Mesdhe do të sjellë si pasojë sasi të lartë të lagështirës (ngopjes së ajrit me avuj uji) dhe ditë me reshje shiu me intensitet të lartë.

Gjithashtu për shkak të masave ajrore të ftohta me origjinë Polare dhe futja e tyre në detin Mesdhe do të bëjë që të ketë edhe reshje dëbore të cilat në relievet malore të jenë deri dhe të dendura.

Në këtë mënyrë për ditën e nesërme moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare (situatë meteorologjike në prag të kalimit të kësaj qendre të presionit të ulët).

Më pas për ditën e Martë dhe deri ditën e Premte (dhe jo vetëm pasi edhe për ditën e Shtunë pritet situatë e paqëndrueshme atmosferike) moti parashikohet kryesisht me vranësira mesatare dhe të dendura.

Megjithatë këtu nuk përjashtohen edhe kthjellimet afatshkurtra kryesisht për ditën e Martë dhe të Enjte dhe zonën e qendrës dhe jugu.

Për ditën e Martë reshje shiu të cilat në veriperëndim do të jenë me intensitet mesatar deri të lartë, në pjesën tjetër të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.

Për ditën e Mërkurë reshjet në veriperëndim vijojnë me intensitet mesatar dhe të lartë por reshjet me intensitet të lartë përfshijnë në orët e pasdites dhe mbrëmjes një pjesë të madhe të territorit.

Për ditën e Enjte reshjet deri në orët e mesditës me intensitet mesatar ndërsa në relievet malore në veri dhe lindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar.

Ndërkohë edhe ditën e Premte reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në zonën e veriperëndimit ndërsa në pjesën tjetër të territorit mesatar deri dhe të lartë.

Gjithashtu për ditët e Mërkurë, Enjte dhe ditën e Premte pritet edhe erë tepër intensive me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 5-12 m/s dhe përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 22-26 m/s shoqëruar me dallgëzim të lartë në dete të forcës 5-7 ballë.

E rëndë/ 33-vjeçari gjendet i υde_kυr në makinën e tij, dyshohet se… (Emri)

Një 33-vjecar është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij, në afërsi të fshatit Vrinë te Bashkisë Konispol.

Klodian Karoshi, banues në Shëndëlli, është gjetur i vdekur në automjetin e tij të aksidentuar në aksin Vrinë-Butrint.

Ai dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar duke rënë në kanal mbrëmjen e djeshme, pasi prej atëherë nuk i ishte përgjigjur telefonatave të familjarëve të tij.

Makina e aksidentuar bashkë me trupin e 33-vjecarit është gjetur nga një bari i zonës.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit të rëndë.

Viktima ishte prind i një fëmije, ndërsa ishte edhe vetë djalë i vetëm i familjes.

Tërmet 6.2 ballë “shkund” tokën, njerëzit vrapojnë të dalin jashtë

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter tronditi rajonin Koshima të Japonisë të dielën, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Tërmeti goditi në një thellësi prej 70.6 kilometrash nën epiqendër në orën 21:16 sipas agjencisë, sipas kohës lokale (12:16 GMT), pa paralajmërim për cunami.

Sipas të dhënave paraprake sizmike, tërmeti me shumë gjasa është ndjerë nga shumë persona afër epiqendrës.

Megjithatë, nuk raportohet për dëme.

Stuhitë ciklonike godasin Evropën, reshje të mëdha dhe ulje temperaturash në ditët në vijim

Fushat ajrore ciklonike apo me presion të ulët atmosferik do të vërshojnë Kontinentin evropian gjatë ditëve të ardhshme duke kushtëzuar reshje të dendura atmosferike shiu dhe bore, varësisht nga rajoni në rajon.

Ditët në vijim do të jenë mjaft aktive që nga Britania e Madhe, Skandinavia me reshje bore, pastaj Evropa qendrore, dhe Ballkani me depërtime ciklonike dhe masave të ftohta ajrore.

Reshje të dendura bore priten shumë shpejtë në Skandinavi dhe shumë pjesë të Britanisë së Madhe. Në Britani reshjet do të jenë të përziera, ndërsa në pjesë tjera të Evropes fillimisht priten reshje shiu pastaj edhe reshje bore në shumë zona.

Viset kodrinore-malore priten reshje mjaft të dendura bore dhe bora do të zbres edhe në disa ultësira të Gjermanisë, Francës, Çekisë, Polonisë, pastaj në drejtim të Ballkanit në Slloveni dhe Kroaci.

Gjatë këtyre ditëve do të ketë edhe stuhi të fuqishme lokale dhe vërshime të shpejta në disa zona sepse masat ciklonike do të jenë mjaft të pasura me lagështi.
Çfarë pritet në Ballkan dhe viset tona?

Edhe Gadishulli ynë Ballkanik do të ndikohet fuqishëm nga këto masa ajrore që vijnë me origjin nga Oqeani Atlantik.

Ndikimi do të fillojë menjëherë me aktivizimin e erërave jugore dhe rritjen e temperaturave, ndërkaq shumë shpejt do të fillojnë reshje lokale shiu së pari në viset bregdetare, që nga bregdeti kroat deri në bregdetin shqiptar.

Fillimisht reshjet do të jenë të lehta dhe lokale.

Me fuqizimin e ndikimit ciklonik afër mesit të javes së re, reshjet atmosferike do të fuqizohen dhe presim të paktën dy valë reshjesh mjaft të dendura atmosferike edhe në viset tona. Vala e parë vjen të mërkurën mbrëma dhe ndoshta mëngjesin e së Enjtes, ndërsa vala e dytë të Premten.

Në të dyja rastet fillimisht do të kemi temperatura të larta dhe rrymime të fuqishme ajrore nga jugu dhe si pasojë reshjet do të jenë në formë shiu të dendura. Me ndryshimin e rrymimeve ajrore do të fillojnë erëra të ftohta nga veriu dhe priten edhe reshje bore pas shiut.

Sasia e reshjeve të borës nuk mund të përcaktohet nga tani, por sigurisht se në viset kodrinore-malore pritet atmosferë e vërtetë dimërore. Sa iu përket ultësirave nuk mund të themi asgjë nga tani.

Situata meteorologjike po bëhet shumë interesante dhe para nesh kemi reshjet e para serioze për një kohë të gjatë, reshje të cilat janë shumë të rëndësishme sepse kemi mungesë të reshjeve për një kohë të gjatë.

Java do të jetë dinamike dhe ne do të mundohemi të jemi sa më aktivë duke ndjekur ecuritë sinoptike.

Vajza e Silvinjos poston pamjet emocionuese me tifozët pas ndeshjes: Asgjë nuk krahasohet me … (Video)

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka pasur si zakonisht tifozë në “Arena Kombëtare” familjarët e tij, të cilët kanë ardhur në vendin tonë për të ndjekur dy sfidat vendimtare të Ligës së Kombeve të kuqezinjve ndaj Çekisë dhe Ukrainës.

Vajza e Silvinjos, Tati, është ajo e cila ka “dokumentuar” rregullisht në rrjetet sociale qëndrimin e saj në vendin tonë, duke postuar foto dhe video nga vizitat tashmë të zakonshme në Shqipëri që kur drejtimin e Kombëtares e ka marrë Silvinjo.

Kështu ka bërë edhe dje, teksa ka publikuar momente nga ndeshja, por edhe një video pas saj, Aty shfaqen lojtarë e kombëtares si dhe stafi, të cilët kishin shkuar të bënin ritualin e zakonshëm duke festuar para grupimeve të tifozëve në një nga tribunat pas portës në “Arenën Kombëtare”.

“Asgjë nuk krahasohet me këtë”, shkruante Tati në videon në fjalë që publikoi në profilin e saj.

SHIH VIDEON

Boksieri shqiptar mund serbin me KO që në raundin e parë! (Video)

Boksieri shqiptar Benjamin Imeri ka vazhduar serinë perfekte në boksin profesionist, duke fituar edhe duelin e 7 në karrierë.

Imeri kishte premtuar para përballjes me Vanja Dumitrov se po futej në ring vetëm për fitore dhe këtë e arriti dhe atë që në raundin e parë.

Benjamini i shkaktoi serbit një natë që do ta mbajë mend gjatë, pasi realizoi tre nokdaunë. Gjyqtari i ndeshjes u detyrua të ndërpriste meçin, pasi serbi tashmë ishte i humbur në ring dhe nuk mund të qëndronte në këmbë.

Pamjet tregojnë më së miri se boksieri serb që ka më shumë përvojë se boksieri shqiptar, nuk e kishte pritur një nivel kaq të lartë.

Imeri pas duelit është shprehur shumë i lumtur për këtë fitore, duke synuar që nga dueli në duel në kategorinë gjysmë të rëndë, të ketë kundërshtar të nivelit më të lartë.

Benjamin Imeri wins in the first round with three knockdowns against vanja dumitrov

Prapaskenat e përplasjes mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt në 1 vjetorin e Amen, mes ish-çifti u përfshi edhe..

Djali i Xhensilës dhe Besit ka festuar këtë javë 1-vjetorin e tij. Amen, festoi në një festë gjigande që këngëtarja kishte përgatitur për të voglin e saj.

Pasi i dedikoi një këngë, artistja publikoi në rrjetet sociale edhe pamjet nga festa, që duhet thënë ishte madhështore.

Nuk kishte sesi mos të binin në sy VIP-at e shumë që artistja kishte ftuar. Nga kolegë këngëtarë, aktorë, moderator e shumë emra të njohur të showbizzit, ishin prezent në festën e Amen.

Në rrjetet sociale, Xhensila publikoi edhe momentin kur fryu qirinjtë. Si një nënë tashmë single, këngëtarja mbante në krah të dy fëmijët e saj, duke nxjerrë përfundimisht nga jeta e saj, Bes Kallakun.

E, në fakt, mungesa e aktorit të humorit në këtë festë ishte kryefjala e mediave. Besi zgjodhi që për ditëlindjen e të birit të bënte vetëm një urim të ndjerë në rrjetet sociale. Sakaq, ai nuk ishte i ftuar në festë, madje asnjë nga familjarët e tij nuk ishin prezent.

Kujtojmë që kur Ajka, vajza e çiftit kishte ditëlindjen, Xhensila ftoi ish-vjehrrën e saj. Por një gjë të tillë nuk e ka bërë në festën e Amenit. Shkak për këtë është bërë pikërisht përplasjet që çifti ka pasur edhe gjatë procesit të divorcit.

Teksa Besi ka zgjedhur të heshtë në lidhje me këtë ngjarje, Xhensila ka folur për herë të parë, duke zbuluar kështu anën e saj të historisë. Rrëfimi është bërë për Arbana Osmani, teksa në promo dëgjohet vetëm këngëtarja që shprehet mes lotëve “Përpara asaj që më panë sytë në atë martesë”. Por duket se përplasja e ish-çiftit të dashur për publikun tashmë vijon në dyert e Gjykatës.

Pas një periudhe të vështirë dhe pas ndarjes nga Bes Kallaku, këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka ndarë këngën e saj të re “Thuaju”, e cila vjen si një rrëfim i sinqertë për sfidat dhe sakrificat që shumë gra përjetojnë në heshtje. Në videomesazhin e saj emocional të postuar në rrjetet sociale, Xhensila flet për dhimbjen dhe fuqinë e një gruaje që ka duruar padrejtësi për hir të fëmijëve dhe për të ruajtur balancat. Ajo pranon se çdo ditë përballet me kritika, por edhe me mbështetje të madhe nga ndjekësit e saj.

“Ky album është për të gjitha gratë, vajza, mbi të gjitha nënat, të cilat për hir të fëmijëve kanë duruar, kanë sakrifikuar, kanë mohuar veten, kanë qeshur ndërkohë që brenda shpirti ka qarë. Për hir të fëmijëve kanë heshtur për të mos e thënë të vërtetën e tyre kurrë”, shprehet Xhensila.

Aktori Bes Kallaku, ka folur për herë të parë lidhur me tekstet e këngëve të tij, të cilat shpesh herë, që prej ndarjes nga Xhensila Myrtezaj, është aluduar se i dedikohen asaj. Në një intervistë të shkurtër, Besi nuk e mohoi që tekstet që janë shkruar nga vetë ai, janë një frymëzim personal, edhe pse nuk e quan veten këngëtar. Sakaq, më i prekur është shfaqur Besi, i cili edhe përtej këngëve, është shprehur nëpër miq se ndarja ka ardhur me kërkesë të Xhensilës, pasi ai vetë nuk do të donte ta prishte familjen.

Xhensila Myrtezaj iu drejtua Gjykatës me padi për divorc, pas konflikteve me ish-partnerin e saj për pasurinë. Fillimisht dyshja tentuan t’i jepnin fund martesës me marrëveshje, por pas kërkesës së aktorit që këngëtarja të hiqte dorë nga pasuria u janë drejtuar dyerve të gjykatave. Padia e parë e këngëtares për zgjidhjen e martesës u kthye mbrapsht nga Gjykata për shkak se nuk e kishte firmosur, por kishte autorizuar avokaten.

Ishte duke punuar te ullinjtë, humb je/tën trag/jikisht 48-vjeçari shqiptar në Greqi, dyshimet e policisë

Një 48-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht këtë të diel në zonën Spartila të ishullit të Korfuzit në Greqi

Shqiptari fatkeq humbi jetën mëngjesin e sotëm, teksa po punonte në një arë me ullinj.

Mediat lokale, referuar burimeve të policisë, bëjnë me dije se 48-vjeçari vdiq, kur shkopi prej hekuri që ai po përdorte gjatë punimeve të pemët e ullinjve preku te telat e tensionit të lartë, ku për pasojë shqiptari mori plagë fatale.

Ai u transportua në spital, por nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Policia e Korfuzit po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Horoskopi javor i Paolo Fox nga 18 deri në 24 nëntor 2024, pasqyra zodiakale dhe këshilla për të 12 shenjat

Horoskopi javor i Paolo Fox nga data 18 deri në 24 nëntor premton një udhëtim midis uljeve dhe ngritjeve, me planetë vallëzimi gati për të prishur (ose përmirësuar) ditët tona.

Lexoni më shumë në horoskopin javor që Paolo Fox dha tek Lattemiele dhe noa.al jua sjell më poshtë.

Dashi (21 Mars – 20 Prill)

Kjo javë do të jetë si një furtunë, i dashur Dash. Të hënën dhe të martën do të ndiheni të pamposhtur, gati për të pushtuar botën. Sajë Marsit të favorshëm, energjia juaj do të jetë në qiell, por kujdes nga impulsiviteti juaj! Mes të enjtes dhe të premtes, mund të përplaseni me dikë që nuk e ndan entuziazmin tuaj. Jini diplomatik (ose të paktën provoni). Fundjavë brilante: një ftesë e veçantë mund t’i kthejë planet tuaja përmbys.

Këshillë: Mos kini frikë të kërkoni falje, edhe nëse kjo ju kushton.

Demi (21 Prill – 20 Maj)

Fjalë kyçe: durim.

I dashur Dem, është koha për të marrë frymë thellë dhe për të numëruar deri në dhjetë. Java nis ngadalë, me disa situata që duket se nuk janë zgjidhur. Mos jini kokëfortë: Saturni kërkon një majë fleksibiliteti. Nga e mërkura e në vazhdim situata përmirësohet sidomos në punë. Në fundjavë, Afërdita ju jep emocione të forta: përfitoni nga rasti për të përkëdhelur partnerin tuaj.

Këshillë: Nuk ke gjithmonë të drejtë, mbaje mend!

Binjakët (21 maj-21 qershor)

Fjalë kyç: lëvizje.

Të dashur Binjakë, ju jeni si era këtë javë: të palodhur dhe kureshtarë. E hëna është perfekte për të nisur projekte të reja, ndërsa nga e mërkura humori mund të bjerë pak për shkak të disa keqkuptimeve. Mos u shqetësoni: e diela do t’ju shpërblejë me një surprizë të papritur. Lëreni veten të tërhiqet nga rryma.

Këshillë: Shmangni të folurit shumë dhe dëgjoni më shumë.

Gaforrja (22 qershor-22 korrik)

Fjalë kyç: reflektim.

Javë e hidhur për ju, të dashur Gaforre. Yjet ju ftojnë të ngadalësoni ritmin dhe të reflektoni për atë që ka vërtet rëndësi. Mes të enjtes dhe të shtunës, Hëna në shenjën tuaj do t’ju bëjë veçanërisht emocionues. Mos u izoloni, por kërkoni ngushëllim tek njerëzit që doni. E diela është dita perfekte për të rigjeneruar dhe planifikuar fillime të reja.

Këshillë: Mos kini frikë nga ndryshimet, ato janë fillimi i diçkaje të bukur.

Luani (23 korrik – 22 gusht)

Fjalë kyç: lidership.

Të dashur Luanë, ju jeni protagonistët e padiskutueshëm të kësaj jave! Marsi dhe Jupiteri ju mbështesin, duke ju dhënë karizëm dhe vendosmëri. Është koha e duhur për të pohuar veten, sidomos në punë. Megjithatë, mos harroni t’i kushtoni kohë familjes suaj: dikush mund të ndihet i lënë pas dore. E shtuna dhe e diela janë ideale për të rimbushur bateritë tuaja.

Këshillë: Mos e dominoni shumë skenën, lini vend edhe për të tjerët.

Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)

Fjala kyçe: bilanc.

Virgjëreshat, këtë javë ju kërkon të ekuilibroni kokën dhe zemrën. Gjërat shkojnë mirë në punë, por kujdes që të mos neglizhoni sferën sentimentale. Mes të enjtes dhe të premtes, një bisedë e thellë me një të dashur mund t’ju bëjë t’i shihni gjërat në një dritë të re. Fundjava do t’i kushtohet relaksit, nëse e dëshironi.

Këshillë: Trajtojeni veten me një moment kënaqësie të pastër, ju e meritoni atë.

Peshorja (23 shtator – 22 tetor)

Fjalë kyç: harmoni.

E dashura Peshore, më në fund një javë në të cilën ndiheni se jeni në vendin e duhur. E hëna dhe e marta janë perfekte për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të vjetra. Të mërkurën, megjithatë, mund të ndiheni të pushtuar nga disa ngjarje të papritura. Mos u shqetësoni: gjatë fundjavës Afërdita ju risjell një buzëqeshje, ndoshta me një takim të veçantë ose me një ftesë të papritur.

Këshillë: Mos kini frikë të thoni atë që mendoni, butësisht.

Akrepi (23 tetor – 22 nëntor)

Fjalë kyç: transformim.

Të dashur Akrepa, yjet ju ftojnë të hiqni dorë nga ajo që nuk ju shërben më. Javë intensive, sidomos në dashuri: ata në çift mund të përjetojnë momente pasioni të madh, ndërsa beqarët do kenë takime intriguese. Në punë, besoni intuitës suaj: ju e dini saktësisht se ku të shkoni.

Këshillë: Mos jini shumë të fshehtë, hapuni më shumë me ata që ju rrethojnë.

Shigjetari (23 nëntor – 21 dhjetor)

Fjalë kyç: aventurë.

Shigjetari, ju jeni të pandalshëm! Kjo javë ju jep entuziazëm dhe dëshirë për të zbuluar gjëra të reja. Është koha ideale për të planifikuar një udhëtim ose për t’u futur në një përvojë të re. Megjithatë, mos harroni t’i kushtoni vëmendje detajeve: rrezikoni të humbisni diçka të rëndësishme.

Këshillë: Mos u nxitoni shumë, shijoni të tashmen.

Bricjapi (22 dhjetor – 20 janar)

Fjalë kyç: vendosmëri.

Të dashur Bricjapë, jeni në një fazë ndërtimi. Në punë gjithçka shkon mirë, por mos e neglizhoni jetën private. Nga e enjtja e tutje, yjet ju buzëqeshin, veçanërisht për lidhjet: një darkë romantike mund të rizgjojë emocionet e vjetra. Fundjavë perfekte për t’u shkëputur nga priza dhe për të shijuar pak pushim.

Këshillë: Mos mendoni vetëm për detyrën, edhe kënaqësia ka vlerën e saj.

Ujori (21 janar – 19 shkurt)

Fjalë kyçe: kreativitet.

Të dashur Ujorë, këtë javë yjet ju ftojnë t’u jepni hapësirë ​​ideve tuaja. Në punë mund të gjeni zgjidhje novatore për problemet e vjetra. Megjithatë, kini kujdes që të mos injoroni nevojat e partnerit apo familjes. E diela do jetë dita perfekte për të sqaruar ndjenjat.

Këshillë: Dëgjoni zemrën tuaj, si dhe mendjen tuaj.

Peshqit (20 shkurt – 20 mars)

Fjalë kyç: ëndërrim.

Peshq të këndshëm, këtë javë do të jeni të mbështjellë në një atmosferë magjike. Hëna ju dhuron intuitë dhe momente romantike të shkëlqyera, por bëni kujdes që të mos humbni shumë në mendimet tuaja. Në punë, besoni instinkteve tuaja: ata do të jenë aleati juaj më i mirë. Në fundjavë, kërkoni momente të qeta.

Këshillë: Mos harroni se edhe ëndrrat kanë nevojë për tu bërë realitet.