Jori Delli ‘i vë f Iakën’ rrjetit! Të pa smet në plan të parë… (FOTO)

Ish-banorja e Big Brother Vip, Jori Delli është një nga personazhet më aktiv në rrjetet sociale. Shpesh ajo ndan me ndjekësit momente nga udhëtimet me të dashurin e saj Fred de Palma.

Së fundmi çifti janë shfaqur në Maldive më të dashuruar se kurrë. Vetë Jori ka ndarë me ndjekësit disa foto teksa shihet krah partnerit.

Mirëpo ajo që terhoqi vëmendjen e fansave ishte ish-banorja e BBV e cila me një palë bikini i ka vënë flakë rrjetit pasi format e saj përfekte nuk lënë vend për imagjinatë.

“Sjell d*s hnorët në shtëpi, kam fakte”, djali akuza TR0NDITËSE nënës: Më tho/në biri i k*****!

Akuza të rënda kanë përfshirë rubrikën e “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan.

Gjatë lidhjes telefonike në studio mes Nertilit, djalit të Dritës dhe Eni Çobanit për pasurinë që ai ka marrë me dhurim, pati ofendime shumë të rënda.


“Ajo bën viktimën, është gruaja më fundërrinë në botë që ekziston them unë! Ajo është nga ato gra që fle me burrin në krevat dhe llafos me dashnorin në telefon! E kam me fakte e të tëra!”, u shpreh djali për nënën e tij duke shokuar të pranishmit.

Nertili pretendon se ka prova për të gjitha këto akuza dhe ndihet i turpëruar nga e ëma.

Sa i përket urdhrit të mbrojtjes që Drita thotë se ka marrë ndaj të birit e nuses pas dhunës prej tyre, Nertili shprehet se nuk e ka dhunuar dhe e ka përfituar pa prova.

Nertil: I kam me fakte, me prova, për kokën e dy fëmijëve!

Drita: Çfarë thua ti?! Çfarë thua ti o qelbanik?!

Nertil: Nuk guxoj të dal dot prej shtëpisë në qytet se më tregojnë me gisht!

Eni Çobani: Nertil, të lutem, për çfarë provash flet?

Nertil: Për çfarë provash flas unë?

Eni Çobani: Po.

Nertil: Ajo është mësuar si në fshat, t’i marrë dashnorët, t’i sjellë në shtëpi, por nuk e toleroj atë muhabet unë, sot e mot. Ore është grua 60 vjeç dhe e ka mendjen të… cingrenoset poshtë e përjetë, e do më troç?! Do më troç?! Është grua e përdalë!

Eni Çobani: Kjo është shumë e rëndë!

Nertil: Është e rëndë dhe t’i vijë turp!

Drita: Unë jam 60 vjeçe!

Nertil: O fundërrinë, o fundi i botës!

Drita: Jam grua 60 vjeçe!

Nertil: Ti s’ke turp! Ti na ke turpëruar mua, me burrë…ti je fundi i kazanit!

Eni Çobani: Nuk të nderon kjo! Nëna jote është Drita Bajlos dhe babai Ramadan Bajlos, nuk i heq dot këto, të lutem!

Nertil: Për babain po, për atë nuk ka shans në botë, nuk dua t’ia di fare!

Eni Çobani: E ke dhunuar nënën? Se ka marrë urdhër mbrojtjeje.

Nertil: E ka marrë pa prova, pa fakte.

Eni Çobani: Po si, ia ka dhënë gjykata pa prova? Vetëm në këtë moment, me gjuhën që keni folur ju,  zonja mund të shkojë direkt të marrë urdhër mbrojtjeje të dytë nga një djalë si ty!

Nertil: Të vejë ku të dojë!

Eni Çobani: Ka hall se i ikën pasuria! Pasuria është e babait dhe e kësaj nëne që i ka duart kallo!

Nertil: Ja, ashtu bën ajo! Dëgjoje vetë!

Në këtë moment, ndërhyn Pavlina, motra e që i kërkon nënës pjesën e saj të pasurisë. Drita shpërthen në ulërima dhe shkon drejt së bijës thuajse për ta goditur, por stafi i programit ndërhyn në kohë. Në ofendimet e tij, Nertili nuk kursen as motrën dhe thotë se është njësoj si nëna.

Ardit Gjebrea: Nertil, të të bëj një pyetje. Këtu është edhe motra jote, po e lëmë për një herë mamanë tënde.

Nertil: Ore ato janë të dyja njëlloj! Janë të dyja njëlloj mo vëlla i dashur! Janë të dyja njëlloj! Unë nuk dal dot në Bilisht se më tregojnë me gisht, “i biri i ku**ës” thotë, “ky është vëllai i asaj ku**ës”, thonë, për Zotin e madh!

Ardit Gjebrea: Kjo është shumë e rëndë!

Nertil: Kjo është fundi, si të them unë? Ore nuk dal dot në Bilisht po të them!/tvklan.al

Laert Haxhiu me shokë në gjyq, SPAK i akuzon dhe për tritoÌin në butikun e Noizy-t në Durrës

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë hënë dërgimin për gjykim të dosjes në ngarkim të Laert Haxhiut dhe nëntë personave të tjerë të akuzuar si pjesë e grupit kriminal që ai drejtonte. Sipas organit të akuzës, gjithçka ka nisur për hakmarrje për vrasjen e kushëririt të tij dhe më pas grupi ka vepruar kundrejt pagesës.

Lulzim Spahija (Arapi); Artan (Marjus) Tafani; Ligor Romacka; Bledar Berberi; Erisiano Abedini; Bujar Abedini; Mariglen Topuzi; Idriz Manej; Enriko Xhahysa janë marrë të pandehur dhe akuzohen për një sërë ngjarjesh kriminale, bashkë me Laert Haxhiun.

Në total janë 15 episode kriminale dhe njëri prej tyre lidhet me butikun e këngëtarit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy.Ngjarja bëri bujë dy vite më parë, kur pas një konflikti mes dy reperëve Rigels Rajku dhe Kleviol Ahmeti, ky i fundit i kërkoi mikut të tij Laert Haxhiu që të vendoste tritol në butikun e Noizyt në Durrës, sepse ai e kishte rrahur.

Lënda plasëse shkatërroi pjesën ballore të butikut të njohur “Illyrian” në qytetin bregdetar dhe rasti u bë shumë mediatik, për shkak se në rrjetet sociale nisi një luftë e ashpër mes Kleviol Ahmetit që njihet me pseudonimin Cllevio Serbiano dhe Rigels Rajkut, apo Noizy.

Dy vite më pas, ngjarja është dokumentuar si episod kriminal në dosjen e SPAK dhe organi i akuzës i është dërguar me kërkesë Gjykatës së Posaçme, për dënimin e personave përgjegjës, në grupin e Laert Haxhiut.

“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të Bashkim Rajku e Rigels Rajku (Noizy), ngjarje e ndodhur më datë 08.06.2022, në Durrës”, thuhet në dosjen e Prokurorisë së Posaçme

Fetai nuk i fsheh emocionet: Ëndrra e çdo fëmije të luaj me Kombëtaren, kërkojmë maksimumin ndaj Çekisë

Mesfushori i Shqipërisë, Feta Fetai ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp ku iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Hera e parë është më e veçantë por edhe kësaj here shumë mirë, më kanë pritur shumë mirë dhe me shumë ngrohtësi.

Ëndrra e çdo fëmije është të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë dhe që të luajë shumë ndeshje në Europian ose Botëror. E preferoj shumë si lojtar Modriçin, por në Shqipëri preferoj shumë Asllanin dhe Bajramin. Do doja të asistoja dhe shënoja si Modriç ndaj Çekisë por më shumë rëndësi ka fitorja”, deklaroi Feta Fetai.

Egla Ceno opinioniste e ‘BBVA4’? Fituesja e ‘BBVA3’ jep lajmin e papritur

Në një postim në rrjetet sociale, Egla Ceno u pyet nëse do të dëshironte të ishte opinioniste në spektaklin “Big Brother Vip Albania”.

Ajo u përgjigj duke thënë se nuk është shumë e prirur për këtë rol, pasi i duhet të përgatitet dy herë në javë, por la të hapur mundësinë. “Jo, sepse përtoj të pispillosëm 2 herë në javë, por nëse më propozohet do e vlerësoj,” shkruan ajo.

Kjo përgjigje sugjeron se, ndonëse ajo nuk është plotësisht e vendosur për një rol të tillë, nuk do të refuzonte një ofertë të mundshme. Fansat e saj janë kuriozë për të parë nëse Egla do të marrë ndonjë propozim për këtë pozicion dhe si do të përgjigjet ajo.

Kush është fajtori për ndarjen? Pasi Bes Kallaku akuzoi këngëtaren, Xhensila Myrtezaj zbulon prapaskenat e divorcit të bujshëm!

Pas një periudhe të vështirë dhe pas ndarjes nga Bes Kallaku, këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka ndarë këngën e saj të re “Thuaju”, e cila vjen si një rrëfim i sinqertë për sfidat dhe sakrificat që shumë gra përjetojnë në heshtje.

Në videomesazhin e saj emocional të postuar në rrjetet sociale, Xhensila flet për dhimbjen dhe fuqinë e një gruaje që ka duruar padrejtësi për hir të fëmijëve dhe për të ruajtur balancat. Ajo pranon se çdo ditë përballet me kritika, por edhe me mbështetje të madhe nga ndjekësit e saj.

“Ky album është për të gjitha gratë, vajza, mbi të gjitha nënat, të cilat për hir të fëmijëve kanë duruar, kanë sakrifikuar, kanë mohuar veten, kanë qeshur ndërkohë që brenda shpirti ka qarë. Për hir të fëmijëve kanë heshtur për të mos e thënë të vërtetën e tyre kurrë”, shprehet Xhensila.

Aktori Bes Kallaku, ka folur për herë të parë lidhur me tekstet e këngëve të tij, të cilat shpesh herë, që prej ndarjes nga Xhensila Myrtezaj, është aluduar se i dedikohen asaj. Në një intervistë të shkurtër, Besi nuk e mohoi që tekstet që janë shkruar nga vetë ai, janë një frymëzim personal, edhe pse nuk e quan veten këngëtar.

“Projektet e mija televizive për momentin janë stopuar për momentin, deri në sezonin e ardhshëm. Tani patjetër që jam fokusuar tek këngët, unë e kam thënë që nuk jam këngëtar. Po them gjithçka në lidhje me këngën, unë kam bërë krijimin e teksteve dhe mund ta quaj frymëzim personal”, tha ai për “Goca dhe Gra” në një lidhje telefonike.

Kjo deklaratë e aktorit, vjen pak ditë pasi ai publikoi këngën e tij më të fundit, ku nuk kanë qenë të pakta komentet se është një dedikim për Xhensilën.

“Falja, të gjithë më thonë falja, jo nuk ma bën zemra. Doja të ta falja. A ia vlejti kur zemrën e shite”, janë disa nga vargjet e këngës, ku nënkuptohet se fajtore e ndarjes mund të ketë qenë Xhensila. Kjo është kënga e dytë që Besi bën me pothuajse të njëjtën temë. Edhe në bashkëpunimin e tij të mëparshëm, artisti fliste për një femër që i kishte thyer zemrën, duke e quajtur “Mosmirënjohëse”.

Tashmë, pas disa muajsh nga divorci i bujshëm me këngëtaren, Besi ka zgjedhur këtë mënyrë për të zbuluar se ka qenë Xhensila shkaku për këtë ngjarje. Deri më tani, asnjë nga ish-çifti, apo miqtë e afërt, nuk flasin për detaje nga kjo ndarje.

Vetë Xhensila, edhe me mikeshat e afërta ka zgjedhur që mos të japë shumë detaje nga kjo ndarje, duke u mjaftuar me faktin se prej kohësh kishin probleme. Sakaq, më i prekur është shfaqur Besi, i cili edhe përtej këngëve, është shprehur nëpër miq se ndarja ka ardhur me kërkesë të Xhensilës, pasi ai vetë nuk do të donte ta prishte familjen.

Xhensila Myrtezaj iu drejtua Gjykatës me padi për divorc, pas konflikteve me ish-partnerin e saj për pasurinë. Fillimisht dyshja tentuan t’i jepnin fund martesës me marrëveshje, por pas kërkesës së aktorit që këngëtarja të hiqte dorë nga pasuria u janë drejtuar dyerve të gjykatave. Padia e parë e këngëtares për zgjidhjen e martesës u kthye mbrapsht nga Gjykata për shkak se nuk e kishte firmosur, por kishte autorizuar avokaten. Gjithashtu, u kthye mbrapsht edhe padia e po ashtu për arsye procedurale i është kthyer edhe Bes Kallakut. Këngëtarja dhe aktori e kanë ridorëzuar padinë të plotësuar sipas procedurave.

Në dokumentet e depozituara në gjykata nga ana e këngëtares mësohet se ish-çifti prej rreth 1 viti nuk jetojnë së bashku. Në padi thuhet se martesa e tyre ka qenë harmonike, por në dy vitet e fundit marrëdhëniet në çift janë acaruar. Gjithashtu, thuhet se martesa ka mbetur formale, nuk funksionon më dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur. Shkak, sipas padisë, “kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare”. “Paditësja Xhensila Kallaku dhe i padituri Besart Kallaku, kanë lidhur martesë ndërmjet tyre, të cilën e kanë celebruar në datë 13.06.2018, siç vërtetohet edhe nga certifikata e martesës e lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile 381, Njësia Administrative nr. 9. Palët ndërgjyqëse janë njohur me dashuri.

Paditësja dhe i padituri janë njohur në një moshë shumë të re. Ata kanë ndërtuar marrëdhënien e tyre mbi baza të dashurisë dhe respektit reciprok. Palët ndërgjyqëse kanë filluar të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin në vitin 2011, në banesën e prindërve të të paditurit. Më datë 1 (një) Shtator të viti 2017 palët kanë realizuar martesën faktike. Pas celebrimit të dasmës së tyre, palët kanë filluar bashkëjetesën”, thuhet në padinë e depozituar në gjykatë.

Ndërsa vazhdon: “Marrëdhëniet bashkëshortore kanë qenë të mira dhe harmonike. Në dy vitet e fundit, marrëdhëniet në çift janë acaruar, shkak kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare. Çifti ka rreth një vit që nuk jetojnë më bashkë. Në kushtet që martesa ka mbetur formale nuk funksionon më, dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur, paditësja i drejtohet Gjykatës me padi për zgjidhjen e kësaj martese dhe rregullimin e pasojave që vijnë prej saj”, deklarohet në padinë për zgjidhje martese pa faj.”

Ndarja e çiftit të njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, është prej kohësh në qendër të vëmendjes. Burime nga gjykata e Tiranës bëjnë me dije detaje të tjera nga padia e këngëtares, e cila jo vetëm kërkon që divorci të kryhet pa faj, por, gjithashtu, kërkon lënie për edukim dhe rritje të fëmijëve si edhe pension ushqimor prej 150 mijë lekë të vjetra për dy të miturit. Problemet e tyre kanë filluar që dy vite më parë, gati një vit është tentuar që t’i rregullojnë marrëdhëniet, por prej një viti nuk janë më bashkë…

I quajti pijanecë, Arben Derhemi reagon ashpër ndaj Ermal Mamaqit pasi ofe ndoi aktorët: Bën film si lolo! Zvarritet si Iarva duke u Iëpirë

Aktori i famshëm, Arben Derhemi ka sulmuar Ermal Mamaqin në një postim në rrjetet sociale, ku e quan një pseudo humorist të kthyer në “producent filmash” që ofendon figura që kanë bërë art në kohë të vështira.

“U ulën malet, u ngritën halet”, shkruan Arben Derhemi për aktorin e humorit, i cili pasi u largua nga “Portokallia” dhe u bë autor i emisionit të tij “6 ditë pa Ermalit, u kthye në producent filmash dhe bën trajnime se si të bëhesh i suksesshëm.

Arben Derhemi shprehet se dëgjon me dhimbje ofendimin e figurave që kanë bërë art me punë e sakrifica, dhe “jo duke u zvarritur si larva dhe duke u lëpirë e bërë lolo te çdo lloj pushteti e pasunari”, që është konsideruar thumb për Ermal Mamaqin.

“Sa me dhimbje lexojmë që pseudo humoriste bëhen “producentë filmash” dhe akoma me më dhimbje i dëgjojmë që ofendojnë figura që me aq sakrifica e pune, ia kanë dalë të bëjnë art në kohët më të vështira, jo duke u zvarritur si larva dhe duke lëpirë e bërë lolo të çdo lloj pushteti e pasunari…….. Ps. U ulen malet u ngritën halet”, shkruan ai.

Reagimi i Derhemit, vjen pasi Mamaqi i quajti pijanecë kineastët e mëparshëm. Por kjo nuk është hera e parë që aktori ka sulmuar Ermal Mamaqin, pasi menjëherë pas eventit të “Dy gisht mjaltë” u shpreh se bën film një njeri që s’ka lidhje me teatrin, regjinë dhe aktrimin.

“Fatkeqësia e ndjek edhe televizionin edhe filmin. Jo më larg se para ca kohësh, patëm një event të çuditshëm d.m.th, u shkul e gjithë Shqipëria! S’e merr vesh njeri. Bën film një njeri, i cili nuk ka lidhje fare me teatrin, me regjinë me aktrimin. Bën film dhe ti vetëm kur dëgjon nga dikush: Ore, sa bukur, e ke parë atë filmin?”, shkruante Arben Derhemi.

Situatë e pazakontë me Keidi Baren, kërkohet zƴrtarisht që të hiqet nga lista e Shqipërisë

Keidi Bare është kthyer pas shumë kohësh në listën e Kombëtares shqiptare, me trajnerin Silvinjo që e ka përfshirë mes emrave të përzgjedhur për sfidat e muajit nëntor ndaj Çekisë dhe Ukrainës. Por prania e mesfushorit është në dyshim për shkak të një dëmtimi që ka pësuar prej dy javësh e që vazhdon ta mbajë larg fushave të lojës

Trajneri Silvinjo e pranoi se situata e Bares ishte nën vëzhgim, por tashmë zbulohet se ka një kërkesë zyrtare që ai të mos jetë i grumbulluar më Shqipërinë për shkak të dëmtimit të pësuar së Spanjë.

Klubi i Saragozës ka kërkuar që Bare të mos jetë i pranishëm në listën e kuqezinjve për këto ndeshje, duke argumentuar se nuk është ende i riaftësuar nga dëmtimi për të zhvilluar stërvitje normalisht, arsye pse gjatë gjithë këtyre ditëve ka bërë vetëm ushtrime veçmas grupit.

Klubi spanjoll shpreson që Silvinjo të pranojë këtë kërkesë dhe të lërë të lirë Baren që të mos udhëtojë drejt vendit tonë për t’u verifikuar nga stafi mjekësor kuqezi, për të vazhduar rikuperimin e tij në Spanjë. Vetëm të hënën do të mësohet vendimi i Silvinjos dhe stafit të tij sa i përket grumbullimit apo jo të mesfushorit, i cili ishte një nga mungesat e mëdha në Euro 2024 edhe pse po kalonte një formë shumë e mirë me klubin e tij.

Mikela Pupa bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e vajzës së saj

Mikela Pupa, ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP Albania,” ka përjetuar një nga momentet më të bukura në jetë duke u bërë nënë për herë të parë.

Mikela dhe partneri i saj mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin e bukur Aura.

Lajmin emocionues e ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, aty ku tregoi edhe emrin që ka zgjedhur për të voglën e saj.

Mikela Pupa bëhet nënë për herë të parë,

Urime Mikelës për këtë kapitull të ri në jetën e saj dhe mirëseardhjen e vogëlushes Aura!

Vendos Gjykata e Romës: Shtatë emigrantët e Gjadrit do kthehen sërish në Itali!

Shtatë emigrantët që mbërritën pak ditë më parë në Shëngjin, për t’u strehuar në kampin e Gjadrit, do të kthehen sërish në Itali.

Seksioni i imigracionit në gjykatën e Romës ka referuar në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë çështjen e emigrantëve të mbajtur në Shqipëri, duke pezulluar masën e vlefshmërisë së ndalimit. Vendimi ka të bëjë me shtatë emigrantë, egjiptianë dhe bangladeshas, të cilët tashmë ndodhen brenda qendrës së paraburgimit italian për riatdhesimin, në Gjadër.

Pas përfundimit të afateve të vlefshmërisë, shtatë emigrantët do të duhet të largohen nga qendra e Gjadrit. Teksti i dispozitës së seksionit XVIII të imigracionit të Gjykatës së Romës, “i referohet Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, në zbatim të nenit. 267 TFBE” dhe “pezullon vendimin aktual të vlefshmërisë së pa paragjykuar efektet e ndalimit të përkohshëm të urdhëruar nga administrata me ligj (neni 6 Dekreti Legjislativ 142/2015 dhe 14 TU Emigracioni dhe neni 4 i Protokollit Shqiptar)”.

Sipas këtij vendimi, shtatë emigrantët do të kthehen në Itali pasi të kenë mbaruar afatet e paraburgimit, pra 48 orë, për të cilat gjykata ka pezulluar vendimin. Prandaj ata do të largohen nga Gjadri ku u dërguan nga anija Libra e Marinës Italiane.

Kjo është hera e dytë që grupi i emigrantëve ilegalë nga Italia dërgohet në Gjadër, e më pas kthehet sërish në Itali.