21 Janari/ Të gjithë në SPAK, ja ‘goditja’ e madhe që po pIanifikon Prokuroria e Posaçme

SPAK ka vendosur të marrë në pyetje në cilësinë e deklaruesit të gjithë politikanët apo ish-politikanët që ishin të pranishëm në protestën e 21 janarit dhe që u deleguan në fashikull nga prokuroria e kryeqytetit.

Ajo që po tenton të zbërthejë SPAK përmes pyetjeve të drejtuara deri më tani ndaj politikanëve të majtë që janë pyetur është konfirmimi me dëshmi mbi veprimet e organizatorëve për të përmbajtur protestuesit nga aktet e dhunshme.

Kur deri më tani kanë qenë si politikanë në SPAK deputeti Xhemal Qefalia, ish drejtuesi i PS për qarkun Tiranë Saimir Tahiri dhe së fundmi ish deputeti Arben Cuko, SPAK nuk përjashton mundësinë që të pyesë edhe kryeministrin Edi Rama, dhe të tjerë që përmes subjektit politik Partia socialiste u njoftua tubimi masiv në bulevard.

Nga aktet e administruara pohohet nga anëtarë të grupit të hetimit rezulton që subjekti Politik njoftoi policinë e Tiranës për miratimin dhe mbarëvajtjen e manifestimit që u mbyll me katër të vrarë.

Ndërkohë pritet që ish-funksionarët e kallëzuar nga familja e të ndjerit Aleks Nika, ish kryeministri Sali Berisha, dhe ish komandanti i gardës Ndrea Prendi, të pyeten mbasi të shterohet lista e gjatë. Mes tyre edhe e 50 oficerëve të gardës të tre njësive që u planvendosën në godinën e kryeministrisë por që nuk ishin pyetur të gjithë nga prokuroria e Tiranës.

Më herët nga SPAK janë pyetur si dëshmitarë edhe ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe zëvendësi i tij. Ndërkohë që SPAK ka administruar edhe një vendim të 20 prillit 2012 të prokurorisë së Tiranës ku është shpallur pushimi i hetimeve ndaj disa gardistëve të konsideruar si “grupi i zjarrit”.

“Çifti Meta-Kryemadhi përdornin familjarët si ‘bankomat’ për skemat korruptive”,gàzetari zbulon detajet:Është faktuar..

Gazetari Adriatik Doçi ishte pasditen e sotme në një emision televiziv, ku shpjegoi si ka qenë ecuria me dosjen e Ilir Metës, i cili ndodhet në paraburgimin e 313-ës. Doçi vë në dukje se çifti Meta-Kryemadhi kanë pasur si bankomat nënën e Monikës dhe shoqen e saj, Ema Çoku.

‘Kemi patur kohë ta lexojmë dosjen, ëshjte kopstiur. Hetime të natyrës së FBI. Është ndjekur rruga e parave. Skema e korrupsionit është e qartë, kemi një rreth biznesmenësh dhe oligarkë të cilët kanë përfituar nga vendimarrjet abuzive të Kryemadhit dhe Metës në kurriz të parave dhe pasurisë së shqiptarëve.

Ky rreth oligarkësh i ka kthyer reston Metës përmes formave të ndryshme korruptive duke i çuar përfitimet në xhepat e çiftit Meta-Kryemadhi. Si bankomat të parave publike janë përdorur dy zonja, njëra Fatime Kryemadhi, nëna e Monikës, dhe tjetra Ema Çoku, motra e Adrian Shatkut, ku këto para janë depozituar tek këto zonja dhe i kanë kaluar në xhepat e Metës dhe Kryemadhit ku i financuar vila, apartamente, shërbime estetike dhe veprimtarinë e tyre familjare. SPAK ka faktuar episode korruptive të Ilir Metës, bëhet një fjalë për një pjesë.’
Sa i përket CEZ/DIA, është faktuar sipas Doçit ndikimi i Metës për rritjen e çmimit të energjisë.

‘Është çështja CEZ/DIA, ku roli i Metës është faktuar nga SPAK përmes kryqëzimit të dëshmive, dëshmia e ish shefit të CEZ Josef Hejcek, Kastriot Ismailaj dhe kryetarit të LRI në 2005. Përpos është dhe dëshmia e Vojsava Ismailaj dhe ka dëshmuar për raportet me Metën dhe Kryemadhit dhe presionin e Metës për Kastriot Ismailaj për të dhënë para. Është faktuar ndikimi, pyetja se ku buronin këto para, dhe është faktuar se Meta ka ndërhyrë për rritjen e çmimit të energjisë që CEZ. Është një episod i faktuar nga SPAK dhe do konfirmohet nga gjykata.’

Çështje tjetër janë shërbimet estetike, ku një episode janë edhe 85 mijë eurot cash që kalonin nga Ema Çoku tek Monika Kryemadhi.

‘Episodi tjetër, shërbimet estetike. Mbi 200 mijë euro nga Meta Kryemadhi, nga 2013-2019 edhe 85 mijë euro cash kalonin nga Ema Çoku tek Monika Kryemadhi që shërbrenin për shërbime estetike. Paratë buronin nga rrethi i oligarkëve për licenca, marrëdhënie korrupsioni. Në këmbim i jepte vila dhe para cash.’

Skemë korrupsioni u krye edhe me AKEP kur drejtohej nga Pirro Xhixho.

‘Është një skemë korrupsioni mes AKEP me në krye Pirro Xhixho i LSI. Në dosje del kur i raporton Krymadhit, si një ushtar. Besoj si Berisha gjatë 2009-2013 dhe Rama në mandatin e parë kanë mbyllur njërin sy përballë aferave korruptive të Metës për shkak të fuqisë së numrave dhe rënies së qeverisë. Besoj se ajo që thotë Rama është gjysmë e vërtetë. Edhe nëse Rama i ka hapur rrugën një afere korruptive ku paratë publikë shkojnë në xhepat e Kryemadhit, kjo nuk e bën më pak përgjegjëse.’

Edhe vila e blerë nga Meta në Golem mbetet një rast i pastër afere korruptive.

‘Çështja tjetër e vilës, kur Meta e ka blerë në Golem në 2003. 60 mijë dollar dhe në 2020 përfundoi në duart e një analisti, që është pranë Ilir Metës. Janë bërë veprime fiktive me para cash jashtë. Si blerja nga Meta dhe shitja 300 mijë euro dyshohet si veprim fiktiv dhe kalimi nga një biznesmen në një analist pranë Metës dyshohet si aferë korruptive.’

The Simpsons e parashikoi 20 vite më parë!? Ja kùsh “I FITON” zgjedhjet sot në SHBA sipas filmit të famshëm vizatimor

Njerëzit janë të bindur që filmi i famshëm vizatimor “The Simpsons” ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA në një seri të mbi 20 viteve më parë.

Këtë të martë (5 nëntor), zhvillohen zgjedhjet presidenciale ndërsa gara po shtrëngohet mes Kamala Harris dhe Donald Trump.

Por tashmë ka një fitues nëse, The Simpsons qëllojnë në shenjë edhe këtë herë.

Transmetuar në vitin 2000, episodi i sezonit 11, i titulluar “Bart to the Future” (Barti në të ardhmen), është cituar shumë në të kaluarën, duke iu referuar rritjes së Trump në pushtet dhe mandatit përfundimtar si presidenti i 45-të i SHBA nga 2017 deri në 2021.

Megjithatë, fokusi kryesor në këtë rast është diçka që Lisa vesh.

Lisa shfaqet duke veshur një kostum vjollcë ndërsa zgjidhet si Presidente në të ardhmen, pas një mandati katastrofik me Trump në këtë pozicion.

Si presidente, Lisa thotë: “Siç e dini, ne kemi trashëguar një krizë buxheti nga Presidenti Trump”.

Dhe ndërsa kjo po ndodh, ajo vesh një kostum ngjyrë vjollcë shumë të ngjashëm me atë të Harris kur Joe Biden u inaugurua si Presidenti i 46-të në janar 2021.

Duke u bërë zëvendëspresidente në atë kohë, ajo ishte e veshur me ngjyrë vjollce pothuajse tamam si Lisa.

Lisa Simpson fiton zgjedhjet në SHBA

Rama, takim të tretë me shqiptarët në Greqi, gazetari zbùlon vendin ku do të ndodhë

Në harkun kohor të 5 muajve, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dy takime me shqiptarët në Greqi.

Në maj ishte i pranishëm në aktivitetin me shqiptarët në Athinë, ndërsa të dielën (3 nëntor) u takua me shqiptarët në Selanik.

Por, mesa duket Rama do të ketë edhe një takim të tretë me shqiptarët në Greqi.

Bëhet fjalë për një organizim në ishullin e Kretës. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari shqiptar në Greqi, Etmond Guri, i cili në një intervistë për Klan News deklaroi se janë kontaktuar nga struktura të PS-së në Athinë për këtë takim të tretë në radhë, që me shumë gjasa pritet të ndodhë në fillim të vitit 2025.

“Jemi kontaktuar nga elementë kryesisht të Partisë Socialiste, janë njerëz që jetojnë këtu, jemi kontaktuar dhe jemi njoftuar që do të ketë një takim të radhës të z.Rama në ishullin e Kretës, ku aty jetojnë më shumë se 30 mijë bashkatdhetar, dhe kjo do bëhet siç ata e kanë caktuar dhe thënë, si dhe vetë Kryeministri ka thënë, për prezantimin e strategjisë 2030 dhe kryesisht për të drejtën e votës në 2025 dhe duhet parë me kujdes pavarësisht enturazhit politik, ka disa probleme dhe ngërçe që duhen zgjidhur me qëllim që mos të kemi thjesht një pompozitet politik, por të kemi dhe një votë reale që të mund të votojnë bashkatdhetarët tanë”, deklaroi gazetari Etmond Guri.

“Vorio Epiri ka vd/ ekur me kohë”, Athina reagon pas deklaratave të Ramës në Selanik: Provòkimi…

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se çështja e ashtuquajtur “Vorio Epir ka vdekur me kohë”, ka reaguar qeveria greke nëpërmjet zëdhënësit Pavlos Marinakis.

Ai i kujton Shqipërisë, rrugën e integrimit duke vendosur sërish si kusht respektimin e plotë të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.

“Mundet që për zotin Rama të mos ekzistojë Vorio Epiri, por besoj se është diçka e sigurt që ekziston, minoriteti grek që jeton në Shqipëri dhe të drejtat e tij. Respektimi i këtyre të drejtave dhe në përgjithësi respektimi i minoritetit kombëtar grek është një kusht thelbësor për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ashtu sic e theksuan njëzëri 27 vendet e BE në mbledhjen e ministrave të jashtëm. Me pak fjalë rruga e Shqipërisë për në Evropë kalon nga Athina, kalon nga Greqia dhe ka një parakusht që askush nuk mund ta anashkalojë që është respektimi i minoritetit kombëtar grek në Shqipëri”, tha zëdhënësi i qeverisë greke.

Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe deputetët e mazhorancës dhe ata të opozitës duke i cilësuar provokime qëndrimet e Ramës në Selanik.

“Këtë sjellje provokuese nuk mund ta anashkalojmë pasi ai e thotë diçka të tillë brenda tokës helene. Atëherë është e qartë se zoti Rama dëshiron të provokojë dhe ne duhet të përgjigjemi. Për ne termi Vorio Epir është në shpirtrat tanë në zemrën tonë dhe nëse zoti Rama thotë se është i vdekur, kjo do të thotë që e shqetëson, sepse e di që ato territore janë Vorio Epiri”, tha Thanos Plevris, deputet Nea Demokratia.

“Zoti Rama duhet të bëhet i vetëdijshëm që rruga e Shqipërisë drejt integrimit në BE kalon nëpërmjet respektimit të të drejtave të minoritetit grek në Epirin e Veriut”, tha Giannis Sarakiotis, deputet Syriza.

Gazeta greke, “Protothema” shkruan se komentet e kryeministrit shqiptar erdhën pasi disa njerëz, të cilët ai i përshkroi si “fantazmat e së kaluarës” protestuan për praninë e tij, duke përdorur fletëpalosje dhe slogan në lidhje me çështjen e Vorio Epirit.

Mediat greke thonë se kryeministri Rama po përgatit një tjetër tubim, kësaj radhe pritet të organizohet në Kretë.

VIDEO / U hap për qarkùllim, ja si duket ura e madhe e Kukësit mbrëmjen e sotme

Është hapur sot për qarkullim ura re në hyrje të qytetit të Kukësit.

Ura e hekurt që i ka kushtuar shqiptarëve plot 36 milionë euro, pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun, kryesisht për mjetet që udhëtojnë drejt dhe nga Kosova.

Kryeministri Edi Rama, teksa ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, ironizon zërat që qarkullonin se ura e Kukësit kishte pësuar defekt dhe ndaj qëndronte e mbyllur.

“Për hajër URA E MADHE E KUKËSIT Dhe një lutje e sinqertë për ata që thoshin ra ura, u ndryshk ura, u prish ura: Kur të kaloni mbi urë ta gëzoni po aman shani sa më shumë, se plas syri i keq dhe na shtoni inatin për punë”, shkruan Rama në Facebook.

Ariu i prish drekën çiftit në restorant, vëmendjen e merr reàgimi i gruas (VIDEO)

Një incident i pazakontë ka ndodhur në një restorant në Nuevo León të Meksikës, kur një ari u shfaq papritur dhe ndërpreu drekën e një çifti.

Ngjarja, e cila është regjistruar në video dhe është bërë virale në rrjetet sociale, tregon momentin kur ariu i afrohet çifti të ulur në tavolinë.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është që gruaja mbeti e qetë dhe nuk bëri asnjë lëvizje, në përpjekje për të mos e provokuar.

Gjithçka merr një kthesë kur kafsha e godet gruan në fytyrë, por fatmirësisht pa pasoja serioze.

Në skenë shihen edhe dy punonjës të hotelit, të cilët përpiqen të largojnë ariun nga klientët.

Raste të ngjashme kanë ndodhur edhe në të kaluarën në këtë zonë të Meksikës, ku i fundit ishte vetëm një javë më parë.

Ariu u fut në një shtëpi, por dhe në atë rast nuk lëndoi asnjë person.

Rama për mediat greke: Lajm i rremë refùzimi i takimit me Belerin. Kjo çështje nuk e ka dëmtuar miqësinë time me Mitsotakis

Edi Rama e sheh si shumë zhurmë për asgjë të gjithë vëmendjen që ju dha çështjes së Fredi Belerit duke u kthyer një çështje mes dy shteteve. Në një intervistë për mediat greke pas takimit të Selanikut me emigrantët, Rama sqaron dhe arsyet përse nuk u takua me Belerin kur erdhi në Tiranë javën e shkuar si pjesë e delegacionit të eurodeputetëve për Komitetin e Stabilizim-Asociimit.

“Drejtësia në Shqipëri është e pavarur dhe askush nuk mund të ndërhyjë në të, as qeveria shqiptare, as qeveria greke dhe sistemi i drejtësisë shqiptare ka marrë një vendim. Pra, ky vendim nuk është për diskutim, është vetëm për zbatim. Dhe një tjetër lajm i rremë është se unë refuzoj të takohem me të, sepse kjo nuk është e vërtetë. Unë thjesht nuk kam takime me eurodeputetët dhe kaq. Nuk i kam takuar europarlamentarët, jo tani, por as në të kaluarën”, tha Rama.

Rama siguron që kjo çështje gjithsesi nuk e ka dëmtuar miqësinë e tij me kryeministrin Mitsotakis, miqësi që saktëson që nuk prevalon mbi interesin kombëtar.

“Ajo që ndodhi nuk e ndryshon pikëpamjen time se Kyriakos është një lider shumë modern i Greqisë dhe unë e shoh atë si një person shumë inteligjent. Shumë i arsimuar, politikan shumë i zoti. Kështu që unë kam për të veç respekt dhe miqësi dhe ne jemi miq. Unë e konsideroj atë një mik të mirë. Sigurisht që ai është kryeministri i Greqisë dhe unë jam kryeministër i Shqipërisë dhe në këto poste mbizotërojnë interesat kombëtare apo çfarëdo që ju konsideroni interesa kombëtare mbi miqësinë dhe kështu është, por nuk shoh asnjë problem nga ana ime për të forcuar më tej këtë marrëdhënie me Greqinë”, tha Rama.

I pyetur për çështjen e pronave të minoritarëve grekë në Himarë, kryeministri u thotë gazetarëve greke se janë të keqinformuar dhe një pjesë e tyre kanë dezinformuar me lajmet për këtë çështje.

“Ka një keqkuptim total për pronat në Himarë, dhe ka shumë dezinformata në lidhje me çështjen e pronës, sepse nuk ka një gjë të tillë si problem specifik të pronave atje. Ka një çështje në gjithë Shqipërinë  për pronat, të cilën po e përballojmë çdo ditë dhe po përparojmë. Dhe në fakt me kryebashkiakun e ri të Himarës po bëjmë shumë punë të mirë dhe brenda pak javësh do të përfundojmë regjistrimin e të gjitha shtëpive në të gjithë bashkinë. Kështu që gjithçka që kam lexuar, dhe kam lexuar shumë marrëzi në mediat greke për shpronësimet, apo disa devijime, nuk  bazohen në fakte. Kjo është thjesht propagandë”, tha Rama.

Ashtu siç e tha dhe në fjalimin me shqiptarët që morën pjesë në takimin e Selanikut, Rama rikthekson se për të është shumë e rëndësishme miqësia mes dy popujve.

Pamje të rralla/ Dëbora mbùlon shkretëtirën e këtij vendi

Disa zona të Arabisë Saudite, veçanërisht rajoni Al-Jawf, janë goditur nga kushte të ashpra moti, përfshirë reshje të dendura, breshër dhe borë në male. Sipas agjencisë Saudite të Shtypit, reshjet kanë filluar që nga e mërkura e kaluar dhe ditën e djeshme, bora ka mundur të mbulojë zonat malore, duke krijuar një pamje të mrekullueshme dimërore.

Departamenti i Motit të Arabisë Saudite parashikon që shumica e zonave në Al-Jawf do të përballen me stuhi në ditët në vijim, me mundësi për reshje të tjera të dendura dhe breshër. Po ashtu, moti i ftohtë nuk është një fenomen vetëm në Arabinë Saudite; më 14 tetor, Qendra Kombëtare e Meteorologjisë e Emirateve të Bashkuara Arabe lëshoi alarme për reshje dhe breshër të mundshëm në disa zona, si rezultat i sistemit të presionit të ulët atmosferik në Detin Arabik, që po lëviz drejt Omanit.