Këngëtarja Zajmina Vasjari çdo vit është kujdesur që “Halloween”-in ta ketë sa më të veçantë bashkë me fëmijët e saj. Këtë vit ajo ka zgjedhur të realizoj një set fotografish, teksa janë veshur si familja “Flintstones”.
Padiskutim pamje e Zaiminës dhe dy fëmijëve është i veçantë, kështu që edhe këtë vit ajo është e meriton të quhet mbretëresha e këtij Halloween-i.
Ajo herë pas here poston në Instagram momente mjaft të bukura me familjen.
Dashi i dashur, është koha për të marrë vendime të rëndësishme, veçanërisht në punë, ku mundësi të reja duken në horizont. Në dashuri përpiquni të komunikoni qartë për të shmangur keqkuptimet.
DEMI
Sipas horoskopit të Paolo Fox, ditë intensive nga pikëpamja emocionale. Marrëdhëniet romantike do të jenë në qendër të vëmendjes, me momente diskutimi konstruktiv. Në punë shmangni zgjedhjet e nxituara dhe gjeni kohë për të reflektuar.
BINJAKËT
Kjo javë i kushtohet introspeksionit. Në dashuri, përpiquni të shprehni atë që ndjeni në të vërtetë; mos kini frikë të tregoni veten të pambrojtur. Profesionalisht, është koha ideale për të kultivuar ide të reja.
GAFORRJA
Jeni thirrur të bëni zgjedhje të rëndësishme personale. Yjet këshillojnë të silleni me maturi, veçanërisht në çështjet financiare. Në dashuri, jini të hapur ndaj ndryshimeve.
LUANI
Sipas horoskopit të Paolo Fox, do të ndiheni në top formë, falë një energjie të fortë të brendshme. Në punë vendosmëria juaj do të sjellë rezultate; në dashuri, është koha për të bërë një hap përpara nëse doni një marrëdhënie të qëndrueshme.
VIRGJËRESHA
Ju pret një javë reflektimi. Puna do të kërkojë vëmendje të veçantë, por do të arrini të gjeni zgjidhje novatore. Në dashuri është e rëndësishme të sqaroni disa aspekte të marrëdhënies për të shmangur keqkuptimet.
PESHORJA
Do të gjeni ekuilibrin mes jetës profesionale dhe asaj personale. Do të jetë një javë produktive në punë, me mundësi për t’u rritur. Në dashuri, lini vend spontanitetit dhe jetoni të tashmen pa shumë shqetësime.
AKREPI
Sipas horoskopit të Paolo Fox, një javë me ndryshime të mundshme në vendin e punës. Emocionet do jenë intensive dhe do ju duhet të gjeni një mënyrë për t’i balancuar ato. Në dashuri, lini vend për mirëkuptim të ndërsjellë.
SHIGJETARI
Ditë plot kuriozitet. Në fushën profesionale, idetë e reja mund të sjellin ndryshime të rëndësishme. Në dashuri përgatituni për një komunikim më të thellë me partnerin. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.
BRICJAPI
Një javë sfidash por edhe kënaqësish. Në punë, mos kini frikë të guxoni; në dashuri, kushtojini vëmendje nevojave të partnerit dhe përpiquni të komunikoni. Tregoni vlerën tuaj për ata që ju rrethojnë dhe nuk do të zhgënjeheni. Kujdes nga shumë keqkuptime.
UJORI
Sipas horoskopit të Paolo Fox, do të fokusoheni në mundësi të reja personale. Java është perfekte për të nisur projekte profesionale. Në dashuri tregojini më shumë vëmendje detajeve për të forcuar lidhjen me partnerin. Mos u zemëroni nëse diçka nuk ju shkon ashtu siç dëshironi. Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë.
PESHQIT
Në dashuri, gjeni kohë për të reflektuar mbi atë që dëshironi vërtet; Nëse një marrëdhënie nuk funksionon më, ki guximin të thuash stop. Në punë, intuita do jetë aleati juaj më i mirë. Ata rreth jush nuk mund të mos vlerësojnë përpjekjet e ndërmarra.
Një video që pretendohet se është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aludon për parregullsi me sistemin e votimit elektronik.
Video që po qarkullon në rrjetin social “X”, pretendohet se është realizuar në shtetin e Kentucky-t, ku një person tenton disa herë të votojë për Donald Trump, por kompjuteri nuk e regjistron votën e tij.
Më pas, dallohet teksa vota shkon automatikisht për Kamala Harris.
Vlen të theksohet se vërtetësia e videos nuk është verifikuar. Megjithatë pamjet kanë marrë udhën në rrjetin social të Elon Musk.
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari në një intervistë për “Breaking” në Top News ai tha se ish-presidenti Ilir Meta, tashmë i arrestuar, ka nxjerrë informacione nga dokumente të klasifikuara në kohën kur ishte kryeministër.
Sipas tij, Ilir Meta e ka dekonspiruar tri herë tek personazhe të botës së krimit, duke u dhënë atyre informacione sekrete.
Havari:Emrin e kam dërguar në 1992 kur kam qenë drejtor i policisë së Elbasanit, për keq, ai është marrë vendosur nën përgjegjësi penale për sjellje të ashpra, të rënda. Pastaj ai u katapultua shpejt në politikë. Dua të jap një kontribut sot dhe të them një të vërtetë të madhe, Ilir Meta nuk është një burrë i mirë, dinjitoz, përveç se ka qenë bashkëpunëtor i Ish Sigurimit të Shtetit me dokumente që e bën atë me karakter të ulët.
Mua personalisht më ka tradhtuar 3 herë, në tre raste më ka dekonspiruar me botën e krimit. Kur kam qenë drejtor i policisë së Tiranës i kam dërguar një dokument zyrtar të klasifikuar një kopje të ministrit të Brendshëm dhe një kopje kryeministrit që ishte Ilir Meta, aty përmendeshin dy persona në një situatë të caktuar të një grupi kriminal, njëri ishte deputet dhe tjetri ishte thjesht një pronar lokali po që ishin miq të tyre.
Kur po shkoja në shkallët e Kryeministrisë u përballa me deputetin që tani është i vdekur, dhe më tha drejtor unë jam i pasur nuk kam nevojë të përfitoj nga lekë të pandershme. Ilir Meta i kishte thënë, unë e kuptova batutën kuptimplotë të zotërisë, me çfarë di unë s’më takon të them je apo s’je i pasur, të kam dëgjuar në intervistë që je rritur i varfër në Gjirokastër, jetim, me çfarë u pasur9ive me rrogën e kryetarit të bashkisë së Gjirokastrës 300 mijë lekë? Heshti dhe iku. Unë i shkova në zyrë dhe i thash kështu më ndodhi me filanin.
Nuk e di tha, ngriti supet. Pas disa ditësh më vjen në zyrë babai i personit tjetër të përfshirë, është i rëndësishëm ai pavarësisht se nuk është në politikë. Më tha ç’ke me djalin tim. I thash s’kam asgjë personale. Para disa vitesh unë isha i papunë, Sali Berisha nuk më afroi në çifligun e tij më merr një biznesmen në telefon, e njihja.
Do të tregoj një problem shumë të rëndë që më ka ndodhur, më ka rrëmbyer Arturi tha, ai është personazhi i vërtetë, s’po ia them mbiemrin, me një furgon mallrash llamarinë, më vuri kapuçin, më çuan në breg të lumit dhe më mbajtën 6 orë. E detyruan të tërhiqej nga një tender rruge që shpallej atë ditë në kryeministri. Arturi ishte ushtar i Ilir Metës.
Pamje të reja, të papublikuara më herët kanë dalë nga masakra me tre viktima dhe një të plagosur rëndë në Shkodër.
Video është filmuar vetëm pak çaste pas atentatit fatal me armë zjarri ndaj Hamza Licit, vëllai i Ibrahim Licit, dhe Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati.
Në video dallohet edhe trupi i pajetë i një gruaje dhe bashkëshorti i saj i plagosur rëndë, të cilët ishin kalimtarë të rastit që po udhëtonin me motor dhe u përplasën nga makina e dalë jashtë kontrollit.
Në video dallohet edhe një djalë i ri i veshur me të zeza, i cili qëndron pranë trupit të pajetë të Hamza Licit, dhe duket se i ka duart e gjakosura. Megjithatë nuk dihet nëse ai është kalimtar i rastit apo jo.
Policia ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët e kësaj masakre, ndërsa dyshohet se ata kanë qenë tre persona.
Po ashtu dyshime ka se në mjetin e viktimave ka qenë edhe një person i tretë, fati i të cilit nuk dihet.
Si asnjëherë tjetër, Bieta Sulo është ndeshur pasditen e sotme me një situatë të papritur në emision.
Teksa drejtonte emisionin dedikuar tematikës së ‘Halloween’, kësaj feste që ngre shumë polemika dhe pikëpyetje, Sulo tregoi se është një nga emisionet më të sikletshme për të, për shkak të prezencës së gjarpërinjve në studio.
Në fund të emisionit, pasi akrobatja Fiona Rrushiti ka mbaruar performancën e saj, ka zgjedhur që befasisht ta vendosë gjarprin në kokën e Bietës.
Ky ka qenë momenti ku e shtangur autorja e pasdites u bë gati të mbyllë emisionin, gati të humbiste ndjenjat live!
Çifti Flutura dhe Bashkim Basha u gjendën në vendin dhe kohën e gabuar gjatë atentatit mafioz një ditë më parë në lagjen Dobraç të Shkodrës.
Çifti ishte duke udhëtuar me motor, kur u përplasën nga makina ku gjendeshin Hamza Licit dhe Arlind Bushati drejt të cilëve po qëllohej me breshëri automatiku.
Makina tip Benz me të cilën po udhëtonin përplasi çiftin pas humbjes së kontrollit. Gruaja humbi jetën në vend nga përplasja e fortë, ndërsa burri ndodhet ende në spital, në gjendje kritike për jetën.
Hamza Lici gjithashtu ndërroi jetë në vend, kurse Arlind Bushati disa orë më pas në spital, pasi mori një plumb në kokë.
Si ndodhi ngjarja?
Numri i viktimave nga masakra në Shkodër shkoi në tre me vdekjen e Arlind Bushatit, djalit të ish-kandidatit për deputet në këtë bashki, Xhemal Bushati.
Një makinë në lëvizje me autorë ende të paidentifikuar qëlloi në armë zjarri drejt Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.
Lici ndërroi jetë, ndërsa Arlind Bushati luftoi për jetën në spital për disa orë pasi mori një plumb në kokë.
Lici dhe Bushati po udhëtonin nga Shkodra drejt Koplikut me makinën tip Benz me targa kroate, në momentin që u qëlluan.
Viktima Hamza Lici është vëllai i Ibraim Licit, i kërkuar për vrasje.
Përpara disa ditësh Arlind Bushati denoncoi në polici një atentat të dështuar ndaj tij në qendër të qytetit të Shkodrës.
Ai po qëndronte jashtë një lokali kur dy të rinj iu afruan me motor dhe i drejtuan armën, por dyshohet se arma u është bllokuar.
Në këtë masakër me tre viktima, e vdekur mbeti edhe një kalimtare e cila po udhëtonte më motor së bashku me bashkëshortin.
Bashkim Basha dhe Flutura Basha kanë qenë duke udhëtuar me motor kur mjeti tip Benz me të cilin po udhëtonte Lici dhe Bushati ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur.
Për shkak të plagëve të rënda Flutura Basha ka ndërruar jetë, ndërsa Bashkim Basha vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, aktualisht i vetmi i plagosur nga ngjarja.
Një makinë tip Land Rover model i ri e djegur është gjetur në fshatin Grudë e re të Shkodrës 10 minuta pas ngjarjes. Brenda saj janë gjetur 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në atentat.
Nga ana tjetër në makinën me të cilën po udhëtonin viktimat Hamza Lici dhe Arlind Bushati u gjetën tre pistoleta.
Dyshimet e para nga atentati janë përplasjet mes dy grupeve në Shkodër, Bajrat dhe Licët.
Deri më tani disa persona janë shoqëruar në komisariat, ndërsa ende nuk ka një autor.
Gazetarja Klodiana Lala u shpreh në një emision televiziv, se konflikti mes grupeve Lici dhe Bajri është i hershëm dhe se institucionet kanë mbyllur sytë përpara këtyre ngjarjeve të rënda.
“Historiku i përplasjes së Licëve dhe Bajrave nuk ka nisur sot. Që ka bashkëpunim qeveri-krim kjo dihet. Arlind Bushati vajti më 11 tetor te policia dhe tha se kanë tentuar ta vrasin. Fati i keq deshi që ta vrisnin dje. Thjesht këtu të gjitha institucionet kanë mbyllur sytë. Përse nuk është reaguar, kush prokuror e ka patur çështjen? Nëse ka gabuar prokurori i SPAK-ut, duhet hetuar. Kur ndodhi historia e vëllezërve Prendi policia nuk guxonte të jepte njoftim.
Në Dobraç dhe në Nikël je si në Meksikë. Nuk hyn dot. Duhet të japësh emër, mbiemër, ku po shkon. Këtu është dështim i shtetit.
Kur shkova për herë të parë për të intervistuar Muhamet Licin, ajo që vura re ishin muret 6 metra të lartë. Unë vëzhgohesha që kur hyra. Ata kishin 7 palë sy, unë një palë sy. Krimi e ka vënë poshtë shtetin.
Ngjarja e djeshme ka qenë me mllef. Është përdorur një automjet “Range Rover” që tregon aftësinë financiare të krimit të organizuar. Ka informacione që shpërndahen nga punonjës të policisë. Pjestarët e grupit Bajri bënin atentate në të gjithë Shqipërinë dhe dinin gjithçka. Ka patur gjobëvënie ndaj bizneseve. Muhamet Lici u vinte gjoba tregtarëve në Shkodër dhe kush nuk paguante i digjej prona. Pastaj bënin trafik armësh.”- tha Lala.
Sokol Bregu thotë se situata e kriminalitetit është shumë problematike në qarkun e Shkodrës siç e dëshmoi masakra e fundit me tre viktima dhe një të plagosur rëndë.
Bregu në një studio televizive tha se fokusi është te grupet Bajri dhe Liçi, por në fakt ka 30 grupe kriminale në qarkun e Shkodrës.
“Ne merremi vetëm me Liçët dhe Bajrët por janë më shumë se 30 grupe kriminale në qarkun e Shkodrës. Është edhe Malësia e Madhe.
Në Shkodër, familjet me më shumë se 5-6 vëllezër, në mënyrë direkte dhe me shumë burra në familje, bëhen familje që ushtron kontroll në një zonë të caktuar. Familjet janë të vendosura sipas numrit të lartë të burrave që kanë lidhje gjaku dhe krijojnë grupet e forta.
Ne rrimë te konflikti Bajri-Liçi. Këta nuk kishin vrarë ndonjëherë njerëz të afërt të gjakut nëpërmjet njëri tjetrit. Kur u bë pajtimi, Bajrat nuk e pranuarn asnjëherë vrasjen e Fatbardh Liçit.
Kirasi ka disa familje me probleme Kanuni atje. Kur futesh në Kiras, në fund fare është liqeni. Në rastin konkret, policia kishte lëvizur nga patrullimi dhe nuk ndodhej. Prandaj Liçët thanë është në bashkëpunim me policinë, nuk ishte furgoni i policisë.
Janë shumë familje aty. Hyri drejtori i policisë në Kiras, e vranë”, tha ndër të tjera Bregu.
Fredi Beleri tha në emisionin Now në Euronews Albania se çështjen e zgjedhjeve të 14 majit do ta çojë në Gjykatën e Strasburgut dhe nëse fiton do kandidojë sërish për bashkinë Himarë.
Beleri u shpreh se gjëja që do të bëjë dhe di të bëjë më mirë është puna që ka të bëjë me Himarën.
“Siç e kam thënë shumë herë unë betejën time për çështjen e 14 majit do e mbaroj në Strasburg dhe nëse dal i pafajshëm, që besoj se do dal i pafajshëm do kandidoj sërish për bashkinë Himarë. Do jap dorëheqjen nga europarlamentari me gjithë ato privilegje që kam, se unë dua të bëj këtë këtu. Këtë politikë dua të bëj, këtë di të bëj”, tha Beleri.