E rëndë/ Pas intervistës me kryebàshkiakun, ekzek/utohet gazetari 25-vjeçar(VIDEO)

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku gazetari 25-vjeçar Mauricio Cruz Solis, u qëllua për vdekje me armë zjarri nga persona ende të panjohur.

Vrasja ndodhi në shtetin e Michoacán-it, pak minuta pas një interviste që ai i mori me kryetarin e rajonit. Një kamera sigurie ka regjistruar tingujt e të shtënave ndaj gazetarit të ri.

Gazetari 25-vjeçar, ishte drejtor i faqes së lajmeve “Minuto x Minuto” dhe prezantoi një emision në radiostacionin lokal “La Poderosa Uruapan”.

Vrasjet e gazetarëve thuajse të gjitha kanë mbetur të pandëshkuara, si dhe shumë vrasje të tjera në Meksikë.

“Maurisio ishte më shumë se një koleg, ai ishte një mik i përkushtuar, një burim frymëzimi dhe një zë i palodhshëm në shërbim të komunitetit tonë”, tha nga radiostacioni për të cilin punonte.

Më shumë se 150 gazetarë janë vrarë në Meksikë që nga viti 2000, sipas numrave të OJQ-së Reporterët pa Kufi (Reporters sans Frontière, RSF).

Sipas një OJQ-je tjetër, neni 19, 2022 ishte viti më vdekjeprurës për shtypin në vend, pasi u regjistruan nga autpritetet të paktën 13 vrasje të gazetarëve.

Shteti i Veracruz (juglindje), është vendi ku shumica e gazetarëve janë vrarë që nga viti 2000 (31). 18 prej tyre u vranë ndërsa Javier Duarte (2010-2016) ishte guvernator i saj, i cili në vitin 2018 u dënua me nëntë vjet burg për pastrim parash, konspiracion dhe përfshirje në bandë.

Prej vitit 2000, më shumë se 150 gazetarë janë vrarë në Meksikë.

https://twitter.com/ImpudorPolitico/status/1851515029507752265?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1851515029507752265%7Ctwgr%5E55a7c4b7bf649640331052c0ec7586132ad1b1b4%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fe-rende-pas-intervistes-me-kryebashkiakun-ekzekutohet-gazetari-25-vjecarvideo%2F

Aks/ ident i rëndë në Greqi/ Hùmb je/tën 25-vjeçari shqiptar

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur pak pas orës 02:00 pas mesnate, në rrugën nga Rethymno për në Arkadia në Kretë të Greqisë.

Drejtuesi i një motomjeti ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur edhe jetën drejtuesi, një 25-vjeçar shqiptar.

“Ahmetaj do vi të dëshmojë”/ Gazetarja bën deklàratën e fortë, ja si i përgjigjet ish-kryeministri live nga arratia

Gazetarja Anduena Llabani tha në “Now me Erla Mëhillin”, se opozitën e vërtetë në Shqipëri do e bëjë ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, i cili është shpallur në kërkim. Sipas gazetares ai do të vijë në Shqipëri e do dëshmojë në Prokurori duke dhënë prova, dokumente e fakte të pakontestueshme.

“Unë mendoj se opozitën e vërtetë në qeverinë Rama do e bëjë Arben Ahmetaj. Ai ka pranuar të vij në Shqipëri dhe të dëshmojë. Do vijë në Shqipëri dhe do të dëshmojë për prokurorinë shqiptare. Ai ka pranuar ftesën e prokurorisë për të ardhur e për të dëshmuar. Ai do dalë e do flasë për ato që di, ai ka letra, dokumente video, prova të pakontestueshme. Ai do vijë në Shqipëri për të dëshmuar në prokurorinë shqiptare. Ai mund të jetë bërë edhe i penduar i drejtësisë”,-tha Llabani.

Megjithatë vetë Ahmetaj e ka përgënjeshtruar këtë lajm. Ai ka reaguar gjatë emisionit “Now” për moderatoren Erla Mëhilli ku është shprehur se “nuk ka ndërmend të vijë e të dëshmojë në Shqipëri.

VIDEO/ “Poshtë komunizmi, rroftë Edi Rama”, protestuesi bëhet lëmsh: Jetën e japim, Berishën…

Dje u mbajt mosbindja civile e Partisë Demokratike, duke bllokuar akset kryesore rrugore të vendit.

Një protestues në Milot, gjatë fjalës së tij, bëri edhe një gafë jo të vogël. Ai tha “Poshtë komunizmi, rroftë Edi Rama”. Sapo tha këtë frazë, menjëherë edhe qytetarët e tjerë të pranishëm nisën të qeshin. Ndërsa, më tej protestuesi tha kritika për qeverinë.

Protestuesi në Milot: Shqipëria është bërë vend izolimi dhe internimi. Edi Rama po e çon mbrapa Shqipërinë. Poshtë komunizmi, rroftë Edi Rama. Duhen zgjedhje të lira si në Maqedoninë e Veriut.

Nuk kërkojmë ndonjë lëmoshë. Vetëm të votojmë të lirë, asgjë tjetër. Do fitojmë si në vitin 1992 vetëm të kemi zgjedhje të lira.

(BalkanWeb)

KE mbështet Shqipërinë për mbylljen e negociatave deri në 2027: Reforma të orientuara në sundimin e ligjit, luftë efektive ndaj korrupsionit dhe krimit

Komisioni Evropian mbështet Shqipërinë për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në 2027. Në një komunikatë që KE ka bërë për vendet aspirante thuhet se “Shqipëria ka bërë progres për reformat dhe se ka rezultate të mirë për sa i takon luftës kundër korrupsionit”. Por gjithashtu vihet theksi te reformat në sundimin e ligjit, duke konsoliduar historikun e zbatimit të ligjit, në luftimin efektiv të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe promovimin e të drejtave themelore, duke përfshirë lirinë e medias, të drejtat e pronës dhe pakicat.

“Njëzet vjet pas zgjerimit më të madh në historinë e BE-së me 10 shtete të reja anëtare, anëtarësimi në BE mbetet një shtytës kryesor i sigurisë afatgjatë, paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në Evropë”, sipas Komisionit Evropian.

Ai vazhdon të promovojë vlera të përbashkëta, duke përfshirë demokracinë, shtetin e së drejtës dhe respektimin e të drejtave themelore, duke nxitur rritjen ekonomike. Një perspektivë e besueshme e anëtarësimit në BE nxit reformat dhe është thelbësore për nxitjen e pajtimit. Rëndësia e integrimit evropian u demonstrua më tej gjatë pandemisë COVID-19, e cila vuri në qendër të vëmendjes ndërlidhjen e Evropës dhe nevojën për të përballuar sfidat globale së bashku. Tre aplikimet për anëtarësim nga fqinjët lindorë të BE-së në vazhdën e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës në vitin 2022, dhe vendimet që pasuan nga Këshilli Evropian, janë dëshmi e mëtejshme e peshës gjeopolitike të zgjerimit të BE-së”, shtohet në të.

“Procesi i zgjerimit hyri në një fazë të re me një vrull të ri në vitin 2024. Pas vendimit të Këshillit Evropian të dhjetorit 2023 për hapjen e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë, konferencat e para ndërqeveritare që hapën negociatat me të dy vendet u mbajtën më 25 qershor 2024. Më pas, Komisioni filloi takimet dypalëshe të shqyrtimit që tani janë në ecje të plotë. Pas vendimit të Këshillit që pranoi se Mali i Zi kishte përmbushur standardet e përkohshme për kapitujt e sundimit të ligjit, konferenca ndërqeveritare më 26 qershor komunikoi standardet përmbyllëse për këta kapituj. Kjo hapi gjithashtu rrugën për të filluar mbylljen e përkohshme të kapitujve të negociatave. Seancat e shqyrtimit përfunduan si me Shqipërinë ashtu edhe me Maqedoninë e Veriut në fund të vitit 2023”, shton ai.

“Grup-kapitulli i parë me Shqipërinë më 15 tetor 2024”, thekson KE.
Në kapitullin për Shqipërinë, KE thotë se mbështet Shqipërinë për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në 2027.

Shqipëria
Në Shqipëri, autoritetet kanë deklaruar vazhdimisht angazhimin e tyre të vendosur politik për integrimin në BE si prioriteti kryesor strategjik i vendit dhe kanë ruajtur një nivel të lartë ambicie për të ecur përpara në negociatat e anëtarësimit.

Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres në reformat nën grupin themelor, veçanërisht në reformën gjithëpërfshirëse në drejtësi dhe procesin e vetingut, përfundimi i të cilit në shkallë të parë është i pashmangshëm, nëpërmjet rezultateve të mira në çështjet antikorrupsion dhe duke rritur kapacitetet e saj në hetimet financiare kundër krimit të organizuar.

Angazhimi aktiv i Shqipërisë gjatë mandatit të saj si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së deri në fund të vitit 2023, si dhe të dhënat e saj të përafrimit të plotë me politikën e përbashkët dhe të jashtme të sigurisë së BE-së, dëshmojnë për zgjedhjen e saj strategjike për anëtarësimin në BE dhe rolin e një partneri të besueshëm ndërkombëtar.

Pas konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat e anëtarësimit në korrik 2022, seancat e shqyrtimit për të gjashtë grupet e acquis të BE-së përfunduan në nëntor 2023.

Në fund të vitit 2023, Komisioni i paraqiti Këshillit raportin e vlerësimit të standardeve hapëse, ku ai arriti në përfundimin se Shqipëria kishte përmbushur kërkesat për hapjen e negociatave për grupin themelor.

Komisioni përshëndet hapjen e negociatave mbi grupin themelor në konferencën e dytë ndërqeveritare të mbajtur më 15 tetor, e cila shënoi një moment kyç në rrugën drejt anëtarësimit.

Komisioni gjithashtu mbështet hapjen e negociatave në grupin 6 – Marrëdhëniet me Jashtë drejt fundit të vitit nëse vijon trendi pozitiv.

Qeveria shqiptare sinjalizoi objektivin e saj për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 dhe Komisioni është i gatshëm të mbështesë këtë objektiv ambicioz.

Për këtë qëllim, është thelbësore që autoritetet të intensifikojnë më tej ritmin e BE-së, reforma të orientuara, veçanërisht në sundimin e ligjit, duke konsoliduar historikun e zbatimit të ligjit, në luftimin efektiv të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe promovimin e të drejtave themelore, duke përfshirë lirinë e medias, të drejtat e pronës dhe pakicat.

Këmbimi valutor, 30 tetor, çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Sot, më 30 tetor 2024, dollari amerikan, blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.4 lekë.

Euro, blihet me 98 lekë dhe shitet 98.6 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.1 lekë, ndërsa në shitje me 105.1 lekë.

Paundi britanik, blihet me 117.3 lekë dhe shitet me 118.5 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65.1 lekë, ndërsa në shitje me 66.4 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Në kuadër të festave të Nëntorit, përgatitet flamuri i përmasave gjigante në Fier

Në kuadër të festave të 28-29 Nëntorit, një flamur i përmasave gjigante është duke u përgatitur në Fier. Kjo falë Kryetarit të Shoqatës Atdhetare për Unitet dhe Bashkim, Kristaq Ziu. Ky i fundit është duke qepur flamurin e përmasave 800 metër katror.

Ky është jo vetëm flamuri i krenarisë kombëtare, por edhe i bashkimit ndër shqiptarë ka pohuar Ziu, i cili që prej tre ditëah po merret me qepjen e flamurit më të bukur në botë!
“Ne pretendojmë ta kemi Shqipërinë e bashkuar jo vetëm për festat e Nëntorit apo stadium, por shqiptarët duhet të jenë 24 orë të bashkuar për çështjet e flamurit”, tha ai.
Ziu ka dhënë mesazhin për gjithë shqiptarët anembanë botës ta mbajnë gjithmonë në zemër flamurin kuq e zi që është larë me gjak ndër breza.

I vëllai iu vra sot në at/entat, kush është Ibrahim Lici, “i forti” i Shkodrës

Në një nga komunikimet e aplikacionit Sky, që ndodhen tashmë në duart e SPAK, Bajri flet dhe me biznesmenin Pëllumb Gjoka, ndërsa i tregon këtij të fundit që do ta vrasë Ibrahim Licin dhe Dorian Dulin dhe po kërkon njerëz për ta kryer vrasjen

Ibrahim Lici është djali i ish-këshilltarit të Bashkisë së Shkodrës, Mustafa Lici. Më herët ai ka qenë edhe subjekt i strukturës, Operacioni Forca e Ligjit, ndërsa rezulton në kërkim për disa vrasje të bujshme.

Sipas policisë, Lici është autori kryesor i atentatit ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, ngjarje kjo e ndodhur në datën 30 mars të 2019. Ata u ekzekutuan në portën e shtëpisë me breshëri kallashnikovi dhe ngjarja u hetua si përplasje mes bandave rivale në Shkodër.

Astrit Bilali, i cili mbetur i vdekur së bashku me të vëllanë e tij me 30 mars 2019, është babai i Astmer Bilali, ish kampionit boksit i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.

Astriti ishte biznesmen i njohur në Shkodër dhe në qytet ai identifikohej për pasionin e tij për kuajt së bashku me vëllain Brahimin, i cili ishte kryetar i shoqatës “2 prilli”.

Endri Mustafa ka qenë shok me Astmer Bilalin, ndërsa emrat e tyre dalin bashkë në disa ngjarje kriminale. Mustafa është dënuar më parë për plagosje, ndërsa në vitin 2016 u arrestua pasi akuzohej se në bashkëpunim me disa të tjerë kanë grabitur një person duke i marrë sendet personale dhe paratë. Po ashtu u shpall në kërkim edhe Asmer Bilali.

Djali iu v ra në ma/sakrën e sotme në Shkodër, Xhemal Bushati mbërrin në vendngjarje

Shkodra është tronditur ditën e sotme nga masakra me dy viktima dhe dy të plagosur, pas një shkëmbim zjarri mes dy automjeteve.

Sipas raportimeve, viktimë mbeti vëllai i Ibrahim Lici, Hamza Lici, ku ishte dhe shenjestra e atentatit.

E sëbashku me të, në automjet ishte dhe Arlind Bushati, djali i Xhemeal Bushatit.

Ish-kandidatit demokrat për Bashkinë e Shkodrës Xhemal Bushati, burime bëjnë me dije se ka mbërritur në vendngjarje, ku ndonëse i biri kishte bërë kallëzim në polici pasi ishte kërcënëuar me armë.

E trishtë/ Ndahet nga jeta aktorja e njohur

Teri Garr është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare pas një beteje të gjatë me sklerozën e shumëfishtë. Aktorja e cila u dashurua nga publiku për rolin e saj të shkurtër si nëna “Phoebe” në serialin ikonik “Friends” u nda nga jeta të martën pas komplikimeve nga sëmundja e saj.

Vdekja e saj, në fakt, pothuajse përkon me përvjetorin e vdekjes së Matthew Perry , i cili luajti “Chandler Bing” në të njëjtin serial. Aktori u gjet i vdekur në vaskën e tij të nxehtë më 28 tetor 2023, pasi kishte përdorur ketaminë.

Garr u diagnostikua me sëmundjen në vitin 2002. Ajo ndërroi jetë e rrethuar nga të dashurit e saj në shtëpinë e saj në Los Angeles, tha zëdhënësja e saj Heidi Schaefer. Karriera e Terri Garr filloi në 1974 me interpretimin e saj si Inga në filmin Young Frankenstein, ku ajo luajti bashkë me Gene Wilder dhe u bë një yll ndërkombëtar.