Pàmje të rë/nda/ Ish-presidenti i Bolivisë q ëIIohet me breshëri plu/mbash (VIDEO)

Ish-presidenti Bolivian Evo Morales pretendoi të dielën se i kishte shpëtuar një atentati herët në mëngjes, kur sulmues të armatosur të paidentifikuar hapën zjarr mbi automjetin e tij.

Morales postoi një video në mediat sociale që dukej se tregonte vrima plumbash në makinën e tij si dhe një shofer të plagosur.

Ai pretendoi se katër persona të maskuar të veshur me të zeza dhe me armë dolën nga dy automjete dhe filluan të qëllonin herët në mëngjes.

Ai pohoi se ngjarja ndodhi teksa ishte duke u nisur për të drejtuar programin e tij të rregullt të së dielës.

Sulmi i supozuar vjen mes përshkallëzimit të tensioneve politike në Bolivi, ku Morales, i cili udhëhoqi vendin nga 2006 në 2019, ka mbledhur mbështetës pasi u ndalua nga zgjedhjet e ardhshme nga një vendim i gjykatës kushtetuese.

Autoritetet boliviane nuk kanë komentuar menjëherë mbi incidentin.

https://streamable.com/e/h7oyzl?quality=highest

Flasin 26 gjuhë dhe njërën e krijuan vetë, historia e rrallë e binjakëve

Binjakët identikë Matthew dhe Michael Youlden mund të flasin secili 26 gjuhë, njëra prej të cilave as nuk gjendet në etimologji.

Të frymëzuar nga peizazhi kulturor në Mançester, në Mbretërinë e Bashkuar, vëllezërit poliglotë tani kanë një kompani tyren për gjuhët e huaja, interesi ndaj të cilave nisi në moshë mjaft të hershme.

Por gjuha e tyre e parë, umeri, ishte e shpikur nga vetë ata. “Umeri nuk ishte kurrë një gjë thjesht për komunikimin sekret. Ka vlerë sentimentale për ne pasi tregon lidhjen e fortë që kemi si binjakë identikë”.

Vëllezërit s’mbajnë mend si ishte jeta e tyre para gjuhës umeri, duke kujtuar kohën kur ishin në arsimin parashkollor dhe mësuesit habiteshin kur ata bënin shaka me të gjuhën e tyre ‘sekrete’.

Spanjishtja ishte gjuha e tretë që mësuan gjatë pushimeve familjare kur ishin 8 vjeç, më pas italishtja dhe gjuhët skandinave teksa njëkohësisht studionin dhe zhvillonin strukturën gramatikore për gjuhën e tyre.

Sipas BBC, 30-50% e binjakëve krijojnë një formë unike komunikimi që njihet si cryptophasia.

“Binjakët kanë gjuhën e tyre që në një pikë nuk e përdorin më sepse kanë turp”, tha Matthew. Kur ai dhe Michael komunikonin në umeri, familjarët dhe miqtë thoshin: “Ia filluan prapë me gjuhën e tyre”.

Flasin 26 gjuhë dhe njërën e krijuan vetë, historia e

Binjakët e standardizuan dhe kodifikuan gjuhën. Në një pikë, provuan edhe të krijonin alfabetin, por kur morën kompjuterin e parë kuptuan se s’do të duhej pasi s’kishte lloj shkrimi umeri. Tani gjuha shkruhet me anë të alfabetit latin.

Ata s’kanë si qëllim që ta trashëgojnë këtë gjuhë, por kanë vazhduar ta zhvillojnë për veten e tyre.

“Është një prej atyre gjërave që fatkeqësisht kanë datë skadence”, përfundon Michael.

Noizyt i ndalohet të udhëtojë drejt SHBA-së, kjo është arsyeja

Reperi i njohur Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, u përfshi pak muaj më parë në një incidenti të dhunshëm ndaj Medi Isenit, një influencues në TikTok. Ai u arrestua, e pas disa kohësh u la i lirë pasi pagoi një shumë të konsiderueshme parash.

Megjithatë, ai nuk lejohet të hyjë në SHBA për shkak të rastit penal, i cili është i hapur në Kosovë. Sipas mediave, Noizy u përpoq të udhëtonte për në SHBA nga Greqia, por ndalimi i hyrjes ishte rezultat i akuzave që e rëndojnë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me keqardhje ju njoftoj se nuk do jem prezent në turneun e Amerikës këtë rradhë, problemi ishte tek vizat. Gjithsesi uroj që shumë shpejt të jem pranë jush”, ka shkruar Noizy.

Noizy ishte i përfshirë në rrahjen brutale të Medi Isenit më 2 gusht në Pejë dhe, pas kësaj ngjarjeje, u arratis nga Kosova. Ai u arrestua në Shqipëri pesë ditë më vonë, në Shëngjin, dhe u mbajt në burg deri më 16 gusht, kur Gjykata e Durrësit e liroi atë pas ofrimit të një garancie prej 50 mijë eurosh.

Nga ana tjetër, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, vazhdon të jetë në arrati për të njëjtin rast.

Ernest Muçi protagonist në Stamboll, realizon gol spektakolar ndaj Galatasaray-t (Video)

Ernest Muçi ka realizuar një gol spektakolar për Besiktas, në humbjen 2-1 ndaj Galatasarayt.

Në sfidën e sotme, lojtari nuk u aktivizua titullar teksa u aktivizua në minutën e 68-të, në vend të Mario

Pas një aksioni të shpejtë në minutën e 94-t, Muçi lëshoi një gjuajtje të bukur me të majtën, për ta ndalur në rrjetë, i ndihmuar edhe nga shtylla.

Ky është goli i parë sezonal për sulmuesin në Superligën turke ndërsa për Galatasaray-n, shënuan Osimhen dhe Sanches.

23-vjeçari në sezonin e kaluar me këtë skuadër luajti 13 ndeshje dhe “tundi rrjetën” 3 herë.

Sulmuesi kuqezi ishte i grumbulluar me Shqipërinë për ndeshjet e kaluara, por Silvinjo nuk i besoi duke luajtur 4 minuta ndaj Çekisë, ndërsa qëndroi në stol në sfidën në Gjeorgjisë.

Upss! Olta Gixhari tregon më shumë se ç’duhet por e fshin pòstimin menjëherë (Foto)

Olta Gixhari është rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes pasi u konfirmua si opinioniste në spektaklin “Big Brother VIP Kosova”.

Përpos kësaj, aktoren e shohim aktive edhe në rrjetet sociale, ku shpesh poston momente nga e përditshmja e saj.

Mirëpo në një nga postimet e saj të fundit, Olta ka treguar më shumë se ç’duhet. Megjithatë aktorja nuk vonoi shumë për ta fshirë postimin.

Kujtojmë se eksperienca e Oltës në një spektakël si ai i “Big Brother VIP Kosova” nuk është për herë të parë — jo si opinioniste por si banore. Ajo ka qenë në “Big Brother-in” shqiptar dy vite më parë.

“Kapitulli Meta i mbyllur, shqiptarët kanë shpëtùar nga kri/mi!”, Beqiri zbulon detajet: Ka casino, restorante e..

Avokati Idajet Beqiri ka komentuar në një emision televiziv arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Beqiri i cili është edhe një kallëzuesve në dosjen ‘Meta’, thotë se drejtësia e ka marrë rrugën e saj dhe nuk ka më të pandëshkueshëm.

Beqiri thotë se Meta duhet të tregojë se ku ka fshehur pasuritë, sipas tij që janë hotele, restorante bare, casino apo edhe llogari banakre jashtë shtetit.

“Kapitulli Meta duhet të konsiderohet i mbyllur, shqiptarët kanë shpëtuar nga bosi më i madh i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë në këtë vend. Shqiptarët presin që SPAK, sikur shfaroi njëherë folenë e grerëzave të familjes Meta, duhet të vejë edhe në të gjitha skutat ku ai ka fshehur dhe depozituar pasuritë e Shqipërisë dhe shqiptarëve, të cilat i ka grabitur me mjetet e tij mafioze, me shpërdorimin e rëndë që i ka bërë pushtetit dhe besimit të atyre që e çuan në ato detyra. Qoftë Meta, por edhe ata që i shkojnë ende nga pas Metës, i përkasin botës së krimit, botës së të mundurve. Elementë të tillë i kemi parë prej kohësh.

Aferat, vrasje e Metës do zbulohen një nga një, edhe aferat. Të tregojë ku i ka fshehur pasuritë, përveç atyre që i janë zbuluar. Shqipëria dhe shqiptarët duan sekuestrimin dhe konfiskimin e të gjitha pasurive, aseteve, hotele, restorante, bare, kazino dhe pastaj llogaritë bankare që Meta e Kryemadhi kanë në disa vende të botës.

Një pjesë e tyre nuk janë thjesht vjedhje që i kanë bërë shqiptarëve, por edhe para të pista për të sabotuar Shqipërinë, për t’i shitur detin Shqipërisë. Meta përfaqëson një nga kokat më të mëdha të krimit dhe korrupsionit në këtë vend, ky vend s’do këtë më të pandëshkueshëm, drejtësia e ka marrë rrugën e duhur”, tha Beqiri.

“Mund të na kushtojë miliona”/ Fevziu kundër burgosjes së Metës: Të gjykohet i …

Blendi Fevziuka folur për arrestimin e dhunshëm të ish-Presidentit, Ilir Meta.

I ftuar në TPZ, Fevziu e kritikoi arrestimin, duke e quajtur të papërshtatshëm për një ish kryetar shteti dhe një person që nuk paraqiste rrezikshmëri.

Ai gjithashtu deklaroi se Meta nuk ka pse të qëndrojë i burgosur, sepse do të na kushtojë shtrenjtë nëse del i pafajshëm në fund të gjykimit, por ai mund të hetohet dhe gjykohet në gjendje të lirë.

“Për dosjen e Metës nuk them dot gjë sepse nuk e njoh në brendësi. Lexova atë që ka çuar prokuroria në gjykatë për të kuptuar dicka. Ajo që më ka bërë përshtypje dhe mendoj se ishte shfaqje që duhej evituar ishte arrestimi i tij. Ka një problem, nëse hyn në rrjetet sociale, ka shumë njerëz, shumica emigrantë, qe befas shpërthejnë me komente “mirë ja bënë”, ta “kishin tërhequr zvarrë”. Jam habitur, nga njerëz që jetojnë në perëndim të kenë këtë.

E para, nuk i hyj procesin, nuk e gjykojmë dot dosjen. Arrestimi i Metës në shfaqje force në një nga zonat me pubike, ishte i panevojshëm dhe jo dinjitoz, jo për Metën si ish President, por për çdo qytetar. Skena të tilla i takojnë kriminelëve dhe banditëve që përbëjnë rrezik, nuk janë dinjitoze për asnjë qytetar.

E treta, mendoj se klasa politike duhet të përgjigjet, por bëhet përmes dokumentimit të problemeve dhe jo detyrimisht të jenë në burg.

E dini sa paguajmë për ditët e burgut kur dalin të pafajshëm personat? Kemi modelin e Tahirit që u ndoq në gjendje të lirë, ndejti dhe pastaj u dënua vajti në burg. Kemi rastin e Salianjit. Nëse ai do të arrestohej në 2018, do të bënte 8 vjet proces dhe do të dënohej me një vit, do ti paguanim minimalisht 60 euro dita. Për çdo njeri, jo vetëm një politikan.

Kur nuk përbën rrezikshmëri, e gjykon dhe pastaj jepet vendimi.

SPAK argumenton se mund të përbëjë rrezikshmëri, por unë mendoj se njerëzit duhet të gjykohen në liri dhe pastaj nëse është fajtor bën burgun.

Po marr një person që arrestohet në vitin 2024. Gjyqi mund të zgjasë 4 vite. Nëse e mbajmë kaq vite, shpenzojmë mbi 60 euro dita. Pastaj do ti paguash edhe ditët e dëmshpërblimit.

Edhe gjykimet duhet të jenë pak më të shpejta“, tha Fevziu.

Greqia tregon fuqinë ushtàrake/ Ministri i Mbrojtjes: Do kemi Forcat e Armatosura më të forta se kurrë më parë! Në vitin 2030…

Ministri i Mbrojtjes të Greqisë, Nikos Dendias, shpalli “Axhendën 2030” për Forcat e Armatosura.

Në përfundim të paradës ushtarake në Selanik me rastin e 28 tetorit, festës kombëtare të Greqisë, Dendias tha se Forcat e Armatosura do jenë më të forta se kurrë më parë.

“Festat fitojnë kuptim jo vetëm kur kujtojmë të shkuarën, por kur përdorim mësimet e tyre për t’i dhënë kuptim të tashmes dhe të ardhmes.

Kuptimi i 28 tetorit 1940 është vendimi i përjetshëm i popullit grek, i kombit grek, i shoqërisë greke, për të mbrojtur pavarësinë, sovranitetin, integritetin e tyre.

Për të arritur këtë, ne po vazhdojmë me reformën më të madhe të Forcave të Armatosura greke që ka ndodhur në shtetin e ri grek – atë që ne e kemi quajtur Axhenda 2030”, tha Nikos Dendias.

“Në këtë mënyrë, të marrim Forcat e Armatosura më të forta që kemi pasur ndonjëherë, që ato të na mbushin me krenari, si sot, dhe të garantojnë të mirën e madhe të pavarësisë kombëtare dhe dinjitetit kombëtar”, përfundoi Nikos Dendias.

Meta reagon nga bùrgu “313” për arrestimin e tij, Kryemadhi habit me gjestin në Kuvend (Foto)

Ilir Meta ka bërë një status në rrjetet sociale, ndërsa ndodhet në paraburgim me vendim të GJKKO-së, pasi SPAK e ka marrë nën hetim lidhur me çështjen CEZ/DIA.

Monika Kryemadhi, ish-bashkëshortja e Metës, ka zgjedhur ta ndjekë në rrjetet sociale.

Nga një video e publikuar në media, Kryemadhi e cila sapo hyn në sallën e seancës plenare, lexon postimin e ish-Presidentit Meta.

Meta, i cili ndodhet në paraburgim, është vizituar nga djali dhe avokati i tij, ndërsa Kryemadhi në një reagim të pak ditëve më parë, tha se është e gatshme të takojë ish-bashkëshortin, por ai nuk pranon.

La porosi familjes për t’u kujdesur për fëmijët, flet motra e 37-vjeçàrit që ndodhet në Spanjë: Më tha jam…

Orgel Fusha, 37 vjeç, ka shkëputur kontaktet me familjen e tij që nga data 20 tetor, kur dërgoi një mesazh prekës të ëmës, duke i kërkuar që të kujdeset për fëmijët.

“Hallall ma bëj gjirin, fëmijët bab shikoji. Bëhu e fortë.”

Mesazhi i tij ngriti dyshime të forta mbi fatin e tij, sidomos pasi ai e ndiente veten në rrezik. Motra e tij, Marsela, rrëfen për një intervistë televizive se Orgel ishte shumë i shqetësuar dhe i mbyllur, duke e përjetuar bisedën e fundit me emocione të forta.

“I është dërguar mamit tim në datën 20 në darkë, rreth orën 20:00. Në atë orë, kam folur edhe unë me të dhe më ka thënë ‘jam në rrezik’. I thashë ik nga ai vend, e pyeta ku ndodhesh. Nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. I kam treguar fotot e fëmijëve, ai qau dhe më mbylli telefonin. Kjo ka qenë biseda e fundit.”

Në bisedën e fundit, Orgel i tha motrës se ishte në rrezik dhe, pavarësisht se ajo e këshilloi të largohej nga vendi ku ndodhej, ai nuk kishte mundësi financiare dhe nuk dinte se ku të shkonte. Ai kishte shkuar në Spanjë me shokët e tij, të cilët motra e tij nuk i njihte, dhe nuk kishte asnjë kontakt me ta që mund ta ndihmonte. Frika dhe pasiguria dukeshin të qarta në fjalët e tij.

“Me shokët iku, unë as nuk i njoh. Vetëm na thoshte që janë në Spanjë. Edhe kur i thashë ik nga ai vend ku je se je në rrezik, më ka thënë ‘nuk kam lekë, nuk di rrugë ku të shkoj’.”

Familja e Orgelit është në pritje të lajmeve dhe shpreson që ai të jetë i gjallë. Pas një periudhe të gjatë pa informacion, ata kërkojnë që dikush të lidhet me ta për të sqaruar situatën e vëllait.

“Asnjë! Ne një lajm presim, të na thotë që është gjallë, ose çfarë ka ndodhur me të. Vetëm të na kontaktojnë ku është.”

Gjithashtu, e motra shtoi se Orgeli është i ndarë dhe është prind i dy fëmijëve.