Cudira shqiptare/ Parυkierja pυnëson υσjzën e re, ajo i rrëmben b. υrrin për fàre

E kishte paralajmeruar, por nuk i ishte mbushur mendja. Një parukiere nga qyteti i Fierit ka perfunduar e ndarë nga i fejuari i cili ka nisur nje lidhje dashurie tashme me punetoren e ish-te dashures.

Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, shkak për ndarjen është bërë pikërisht një punonjëse e re e cila ka bërë për vete burrin e parukieres.

Gazetari tha se burri i ka kërkuar të fejuarës ta heqë nga puna ndihmësen e re, por ajo nuk ka pranuar.

“Një parukiere ka punësuar një ndihmëse dhe në mbrëmje i fejuari i saj i dërgonte në shtëpi të dyja.

Nuk vonoi shumë dhe punonjësja ka bërë për vete burrin, ai i ka kërkuar ta heqë nga puna por ajo nuk ka pranuar dhe i ka thënë se ajo i bën punën.

Dhe pak kohë më pas burri është ndarë nga e fejuara”, raportoi gazetari.

23-υj.eçarja nga veriu kërkòn b.υrrë

Një vajzë e re ka telefonuar tek ‘Aldo Morning Shoë’ dhe ka kërkuar që moderatori ti gjejë burrë.

Kur Aldo e ka pyetur për moshën dhe ajo i thotë që është 23 vjeçe, moderatori i ka thënë që është tu rp që ajo kërkon grua në emision pasi mund ta gjeje vetë.

Vajza i ka treguar se ka qenë për 4 vite e lidhur por i dashuri i saj iku në Londër dhe nuk pranoi që ta merrte me vete.

“Epo prit, se kam një parandjenjë që ai do të të marrë në telefon, dhe do të bashkoheni prapë”, i ka thënë Aldo ndërsa me ironi e humor duke shtuar edhe që t’i bëjë të fala kur ta telefonojë.

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtùnë 26 Tetor 2024

Dashi

Edhe ata persona që do jenë totalisht të përhumbur në dashuri, duhet të bëjnë një hap pas, ose të rrinë në heshtje, pasi parashikohen tensione të forta të cilat duhen menaxhuar me kujdes. Kjo e shtunë do ju gjejë të përhumbur në aktivitete dhe situata që ndryshojnë papritur. Do ju duhet të jetoni disa emocione më shumë.

Demi

Do të ndjeni që t’iu rrahë zemra fortë, gjë që do të jetë diçka ideale për shumë prej jush, të cilët kanë nevojë që të rigjejnë ekuilibrin me ndjenjat. Në sajë të ndikimit të Saturnit dhe Mërkurit, do të jeni të mbushur gjithë ide krijuese. Për gjithë ata që dëshirojnë të zgjerojnë familjen, kjo është një periudhë mjaft e favorshme.

Binjakët

Shumë prej jush do të gjenden përballë një sërë pengesash, të cilat duhet ti kalojnë në mënyrë diplomatike. Qysh prej fundit të dhjetorit, raporti në çift nuk është më i qartë, ku ka dyshime dhe xhelozi të shumta. Është më mirë që të bëni durim, se sa të thoni gjëra të gabuara. Do të përjetoni momente tensioni dhe mungesë vendosmërie, lidhur me raportin ku jeni të përfshirë.

Gaforrja

Parashikohet një ditë mjaft interesante. Do të ndjeni nevojën për të vënë në rregull jetën tuaj dhe për të mbajtur nën kontroll emocionet, sidomos nëse së fundmi jeni përballur me dyshime të shumta. Kush e ka gjetur veten të përfshirë në dy histori dashurie, do ti duhet të bëjë një zgjedhje të rëndësishme duke vendosur ekuilibrin. Kjo është një ditë që parashikon rikuperim emocional.

Luani

Kjo e shtunë do të jetë mjaft e rëndësishme, për tu rikthyer në lojë sa i takon ndjenjave. Venusi dhe Marsi do të sjellin përforcim ndjenjash dhe raporti në çift. Mund të tërhiqeni nga një person çmendurisht. Kjo gjë është mjaft e mirë, sidomos nëse keni kaluar një krizë dhe dëshironi të rikuperoni.

Virgjëresha

Do të arrini që të rigjeni qetësinë, pasi së fundmi keni përjetuar momente aspak të lehta. Do të përballeni me të gjitha shqetësimet që ju kanë munduar, duke arritur të ndryshoni totalisht për mirë, rrjedhën e ditës suaj.

Peshorja

Do arrini që të qëndroni larg personave konfliktualë, duke arritur të gjeni qetësinë e munguar. Sa i takon punës, mund të mendoni që të vlerësoni më mirë një nismë të ndërmarrë, duke korrur sukses. Do t’iu duhet të lini përshtypje të mirë, duke bërë një lojë të dyfishtë.

Akrepi

Kush është në kërkim të qetësisë, do arrij që ta gjejë gjatë kësaj dite. Ndikimi i favorshëm i Mërkurit do ju dhurojë qetësi, ku në dashuri do arrini që të bëni zgjedhje të mëdha dhe mund ta shihni të ardhmen me më shumë optimizëm. Jeni të mbushur me pasiguri, të cilat duhet ti kaloni.

Shigjetari

Kjo është një prej ditëve më të mira të javës. Jeni të lirë të ndryshoni stilin e jetës dhe të merrni vendime të rëndësishme, pa u përballur me asnjë pengesë. Kush është i përfshirë mes dy zgjedhjeve, duhet ta shtyjë për një moment tjetër në mënyrë që të shmangë konfliktet.

Bricjapi

Në dashuri do të ketë pakënaqësi. Nëse flisni shtruar me partnerin/en, do arrini që të gjeni një zgjidhje të përbashkët, duke forcuar raportin në çift, shkruan noa.al. Bëni mirë të reflektoni dhe të shmangni konfliktet, në sektorët e tjerë të jetës.

Ujori

Kjo ditë do ju gjejë në formë të shkëlqyer fizike. Megjithatë do të ketë situata të cilat do ju fusin ankth, sidomos në vendin e punës. Raportin në çift duhet ta mbani nën kontroll gjatë kësaj fundjave, pasi rrezikoni që të gaboni.

Peshqit

Dashuria do të kthehet në qendër të kësaj dite, por mbani parasysh se është momenti për të bërë sqarime. Bëni kujdes të mos gjeni ngushëllim në histori paralele, pasi rrezikoni të krijoni konfuzion. Bëni mirë të ndiqni zemrën tuaj. Nëse jeni vetëm apo së fundmi jeni ndarë, tashmë do të ndjeni nevojën për tu rikthyer në lojë.

“Do ketë edhe gòditje të tjera”, Haklaj “zbërthen” planin e Metës: Po kërkonte azil politik e të shkonte…

Ish-deputeti i PD, Azgan Halkaj teksa foli në një studio televizive për arrestimin e Ilir Metës, u shpreh se kreu i PL, e kishte marrë njoftimin më parë që do të arrestohej.

Haklaj theksoi se Meta ishte duke kërkuar azil politik në mënyrë që t’i shmangej drejtësisë.

“Meta do të shkonte në azil politik, dhe do të shkonte kudo, në çdo vend vetëm që të shpëtonte. Tani do të ketë edhe goditje të tjera”, tha ai.

“Nuk jeton dot më këtu” / Pas ndarjes me Romeon, Heidi “bràktis” emisionin dhe largohet nga Tirana? Ja kush e zëvendëson (Foto)

Prej kohësh është diskutuar marrëdhënia e Heidit me Romeon, për të cilët flitet se janë ndarë.

Ndonse Heidi kishte nisur programin “Goca dhe Gra”.

Por gazetari Andi Vrapi ka zbuluar se Heidi jo vetëm që është ndarë nga Romeo, por ka vendosur të braktisë emisionin dhe qëndrimin në Tiranë, me arsyen se “është vetëm”.

Gjithashtu thuhet se ajo do të zvendësohet nga Einxhel Shkira, për të cilën në faqen zyrtare të emisionit thuhet se do të jetë një ndër të ftuarat e ksaj jave.

Mori njoftimin se do arrestohej”, “s hokon” Haklaj: Metën e rrëmbyen në vitin 2000 duke e të rhequr zvàrrë nga…

Teksa foli në një studio televizive për arrestimin e Ilir Metës, ish-deputeti i PD, Azgan Haklaj, u shpreh se kreu i PL, e kishte marrë njoftimin më parë që do të arrestohej.

Hakaj u shpreh se i bëjnë përshtypje akuzat e Berishës se Meta është rrëmbyer, ku sipas tij Berisha e ka rrëmbyer Metën në vitin 2000.

“Meta e kishte njoftimin që do te arrestohej, por ajo që është çudia më e madhe është Berisha që hedh akuza se Meta është rrëmbyer, kur në fakt Meta e ka rrëmbyer Berishën në vitin 2000, në mënyrë të dhunshme dhe duke u torturuar nga Tropoja në Tiranë dhe pjesë e forcave që e arrestuan kanë qenë edhe njerëz që nuk kanë qenë fare pjesë e forcave të policisë për të arrestuar”, tha ai.

Haklaj theksoi se Meta ishte duke kërkuar azil politik në mënyrë që ti shmangej drejtësisë.

“Meta do të shkonte në azil politik, dhe do të shkonte kudo, në çdo vend vetëm që të shpëtonte. Tani do të ketë edhe goditje të tjera”, tha ai.

Ra nga lartësia e pallatit, v*es tra gjikisht 14-vjeçàrja shqiptare në Itali

Një adoleshente me origjinë shqiptare, rreth 14 vjeç, ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e kësaj të premte në Piacenza të Italisë.

Mediat vendase raportojnë se ajo ka rënë nga çatia e një pallati 7 katësh dhe për shkak të plagëve të marra humbi jetën.

Vajza përfundoi nga kati i 7-të në tarracën e një apartamenti në katin e katërt, por ekipi i shpëtimit nuk mundi të bënte asgjë për të.

Hetuesit aktualisht nuk po përjashtojnë asnjë hipotezë në lidhje me dinamikën dhe shkaqet.

Màshtrohet ish-banori i “BBV”! Bashkëpunëtori i mban peng 19 mln lekë, më pas e kërcënon (Video)

Kërcimtari dhe koreografi Dritan Brama, ish-konkurent i “BBV”, ka rënë pre e një mashtrimi me vlerë 19 milionë lekë të vjetra.

Bëhet fjalë për një projekt që titullohet “Tirana Open”, zhvilluar në Liqenin Artificial të Tiranës.

Bashkëpunëtori i tij, më saktë personi që do bënte lidhjen mes shoqatës që fitoi projektin dhe artistit Brama, quhet Indrit Picalli, i njohur mes miqve me emrin Eni. Donatorët kanë bërë shlyerjen e pagesave, por Dritani nuk ka marrë asnjë lekë, ndërkohë që ka shumë detyrime pa shlyer, njëkohësisht dhe disa prej tyre i ka bërë me paratë e tij.

Nga ana tjetër, Indrit Picalli ka firmosur dy deklarata noteriale, ku i njeh Tan Bramës dy detyrime me nga 9.5 milionë lekë, në total 19 milionë lekë. Indriti e kaloi afatin e premtuar në qershor 2024, ndaj së bashku me Tan Bramën, Piranjat lanë një takim sqarues me të riun, i cili dha justifikime të ndryshme lidhur me mungesën e korrektesës ndaj Tan Bramës. Megjithatë, ai premtoi se shumë shpejt do ta bënte shlyerjen e detyrimeve.

Me anë të një mesazhi ai i premtoi Tan Bramës se do i jepte 7 milionë lekë të vjetra më datë 11 tetor, por nuk e mbajti fjalën. Për më tepër, dërgoi drejt koreografit një mesazh shantazhues, ku e udhëzonte Tanin të kishte kujdes për veprimet që kryente./PIRANJAT

https://youtu.be/T9_w0jTgYfU?si=X9fjPiJPIUa3L2D4

Rey Manaj i pandalshëm, shënon në ndeshjen e tretë ràdhazi me Sivasporin (Video)

Rey Manaj duket se ka gjetur sërish formën e sezonit të kaluar, teksa ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në ndeshjen e tretë radhazi me fanellën e Sivaspor në kampionatin turk.

Në mbrëmjen e sotme, sulmuesi shqiptar mposhti portierin me një gjuajtje të saktë brenda zonës, në minutën e 66-të, në duelin ndaj Adana Demirspor.

Goli i Manajt solli përmbysjen e madhe nga 2-0 në 2-4 për Sivasporin.

Ky ishte goli i katërt në 7 ndeshje për Manajn, teksa 27-vjeçari më herët realizoi dopietë ndaj Hatayspor dhe gol me shumë peshë ndaj Gaziantep.

Sivasspor momenatlisht ndodhet në vendin e 7 në tabelën e renditjes të kampionatit turk me 14 pikë të grumbulluara.

%https://t.co/BQdQdo8lh7

E rëndë/ Po zihej me nënën e tij, 11-vjeçàri qëIIon me t hikë njerkun

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku një 11-vjeçar ka plagosur me thikë njerkun e tij.

Siç raportojnë mediat e huaja, i mituri goditi tre herë me thikë njerkun, gjatë një sherri që ai kishte me nënën e tij. Në përpjekje për të shpëtuar nënën e tij ai qëlloi burrin duke bërë që ai të merrte plagë të rënda.

Nëna dhe fëmija i saj të cilët jetonin më herët në Gjermani, kohët e fundit ishin shpërngulur në Francë te banesa e njerkut të 11-vjeçarit, për të jetuar të gjithë bashkë.

Prokurorët në Francë njoftuan se do ta referojnë çështjen në gjykatat gjermane për shkak të moshës së fëmijës. I plagosuri, i cili u sulmua tre herë me thikë, u shtrua në spital. Gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

“Fëmija sulmoi njerkun e tij për të mbrojtur nënën e tij në mes të një debati në familje dhe dhunës në familje”,- tha ai.
I mituri ka folur sërish mëngjesin e sotëm me hetuesit dhe është ekzaminuar nga një psikiatër, Shërbimet sociale do të kujdesen për të.