U arrestua me urdhër të SPAK, Valteri zbulon mesazhin e mbërritur në telefon: Ja kush ia fsheh pasuritë Metës në Çeki

Ish deputeti i PD-së, Valteri në një studio televizive teksa po rrëfente të gjitha prapaskenat se si i ranë në dorë provat për kallëzimin në SPAK ndaj çështjes së lobimit të LSI-së në SHBA, lexoi dhe një SMS të sapoardhur në telefonin e tij.

Sipas Valterit, tha se denoncuesi pretendonte se dinte se ku e fshihte Ilir Meta një pjesë të pasurisë të tij.

“Vetëm para 20 min më ka ardhur një mesazh që më thotë.

“Mirëmbrëma, një pjesë e parave të Ilir Metës që i ka vjedhur popullit shqiptar i posedon F.Hysi, momentalisht rezident në Çeki, pronar dyqanesh floriri”.

Kështu nis gjithçka pasi njerëz që janë shtypur nga pushteti flasin dhe reagojnë. I them të gjithë shqiptarëve që kanë një dritare dhe do të jem zëri i tyre”, përfundon Valteri.

Ndodh edhe kjo / Kërkon divorcin pas 18 vitesh martesë, zbuloi se g ruaja e tij është…b urrë

Një ngjarje e pazakontë raportohet në Livorno të Italisë, ku një burrë ka kërkuar divorcin nga bashkëshortja e tij pas plot 18 vitesh pasi thotë se ka zbuluar që ajo është…burrë.

Burri pretendon se ka zbuluar se gjinia biologjike e gruas së tij në lindje ishte mashkull dhe se ai nuk është vënë në dijeni asnjëherë për këtë fakt.

“Zbulimi” ka ardhur gjatë procedurave të divorcit dhe prej andej vendimi për të kërkuar anulimin e kontratës së martesës.

Gjykata e Livornos, megjithatë, pas disa muajsh ia mohoi atë dhe tani burri do të mund të vazhdojë vetëm me një divorc të rregullt. Megjithatë, dy bashkëshortët (së shpejti ish) raportojnë versione të ndryshme në lidhje me atë që u tha dhe çfarë ishte fshehur.

Vendimi i Gjykatës në lidhje me kërkesën për anulim të kontratës së martesës thotë se mosnjohja e gjinisë së bashkëshortit në lindje “nuk mund të cilësohet as si gabim në lidhje me identitetin e personit dhe as si një gabim thelbësor në lidhje me cilësitë personale të bashkëshortit tjetër”, siç raportohet nga Corriere della Sera.

Kjo është arsyeja pse bashkëshortit iu refuzua anulimi i kontratës, pavarësisht se burri tha se po ta dinte më parë, nuk do të kishte dhënë pëlqimin për dasmën.

Gruaja tregon një histori tjetër, sipas së cilës burri ishte informuar para dasmës dhe që në fillim të lidhjes. Ndërkohë të dy ishin të martuar prej 18 vitesh, nga viti 2003 deri në vitin 2021 dhe kishin nisur edhe procedurat e nevojshme për birësim duke qenë se ajo nuk mund të kishte fëmijë. Në lidhje me këtë, versioni i burrit është se ajo tregoi një histori për një sëmundje për të cilën i ishte hequr mitra.

Sipas raportit të gjyqit, burri nuk donte të thellohej se pse gruaja e tij nuk mund të bënte fëmijë, edhe pse ajo kishte thënë se ishte e gatshme të fliste për ndryshimin e gjinisë, që ndodhi në vitin 1992, vite përpara se të dy të takoheshin.

Deputeti i PD “guxon” me modelin e flokëve, shfaqet “trendy” në Parlamentin Europian

Një grup deputetësh demokratë ndodhen prej disa ditësh në Bruksel, për të ngritur shqetësimin se Shqipëria po rrëshqet në diktaturë, pas zhvillimeve të fundit edhe nga drejtësia.

Megjithatë, pavarësisht seriozitetit të vizitës së tyre, vëmendje ka tërhequr “look”-u i ri i deputetit Agron Gjekmarkaj.

Ky i fundit është shfaqur me një model të ri flokësh që shpesh e hasim te djemtë e rinj apo futbollistët.

Gjekmarkaj i ka marrë “zero” flokët anësore.

Deputeti i PD "guxon" me modelin e flokëve, shfaqet

Deputetet e PD në Parlamentin Europian

E besoj që në Strasburg janë çuditur!

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbërriti sot në Tiranë, pak pasi një grup deputetësh të opozitës mbërritën në Strasburg, për t’iu ankuar Parlamentit Evropian mbi “persekutimin” e opozitës në Shqipëri.

Të dy palët dukeshin të kënaqura.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dukej e kënaqur nga arrestimi i Ilir Metës dhe inkurajoi drejtësinë të bënte punën e vet. Disa orë më parë dhe Departamenti i Shtetit kishte bërë të njëjtën gjë.

Por dhe deputetët e opozitës dukeshin të kënaqur. Ata ngulin këmbë se Parlamenti Evropian ishte çuditur me ta.

Dhe i besoj plotësisht.

Si mund të mos çuditet një europarlamentar kur shikon një grup deputetësh që shkojnë të ankohen para dyerve të Parlamentit Evropian pse arrestohen politikanë të lartë për korrupsion. Aktualisht në burgje janë rreth 5 ish- ministra dhe zëvendëskryeministri i PS, dhe 6 kryetarë bashkish, si dhe dy drejtues opozite. Të gjithë të akuzuar për korrupsion.

Pa diskutim që europarlamentarët që kanë arritur të kuptojnë pse kanë shkuar këta tanët deri në Strasburg, do jenë çuditur.

Si të mos çuditet një europarlamentar kur arrin të kuptojë që presidentja e tyre ka shkuar të falenderojë Shqipërinë për reformat në drejtësi, madje të inagurojë aty shkollën e BE, ndërsa disa deputetë shqiptarë të shkojnë tek ankohen tek deputetët e thjeshtë që iu bie rruga para selisë së parlamentit.

Si të mos çuditet një europarlamenetar kur arrin të kuptojë se në Shqipëri deputetët e kanë më të lehtë të mbajnë në krye të partisë një hajdut familjarisht, dhe të kërkojnë të ndryshohen ligjet që ai të mos dënohet, se sa të zgjedhin dikë që nuk ka vjedhur, dhe të jenë të qetë për pastërtinë e figurës së kryetarit të tyre.

Dhe në fund padyshim që çudia më e madhe për ta ka qenë kur u kanë kërkuar ndihmë për të ndryshuar këtë situatë. Pra kur kanë kuptuar se ata deputetët e Tiranës duan që deputetët e Evropës të ngrihen në këmbë e të nxjerrin nga burgu këta që ka arrestuar drejtësia e re dhe të urdhërojnë që tani e tutje në këtë vend duhet të burgosen vetëm ata që duan këta deputetët.

I vetmi problem që mund të ketë shkaktuar çudia e tyre, është pse kanë zgjedhur Strasburgun për këtë shëtitje, dhe kanë dyshuar mos vallë në Shqipëri është hap fjala që aty janë mbledhur gjithë budallenjtë e Evropës dhe ata të opozitës mund t’i gënjejnë.

Për këtë me siguri do bëjnë verifikimet e tyre.

Për të tjerat janë të qartë. Në Shqipëri disa drejtues të opozitës janë në burg për korrupsion, ndërsa disa kandidatë për drejtues, që varen nga këta të parët, ishin në  Strasburg për të protestuar kundër ndëshkimit për korrupsion.

Fatkeqësia është që Strasburgu është me prokurorët dhe gjykatësit që ndëshkojnë, dhe jo me viktimat e tyre. Deputetët e opozitës janë me viktimat.

“Hane burg, hane Strasburg”, do thoshte Berisha majë penxheres.

Berisha thirrje SHBA-së: Hetoni amerikanët që bënë sistemin monstër të drejtësisë në Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha këtë herë i është drejtuar me një kërkesë të pazakontë Departamentit të Drejtësisë në SHBA.

Berisha kërkon nga autoritetet më të larta amerikane që të hetojnë zyrtarët amerikanë që u përfshinë në sistemin e reformës në drejtësi, që i solli Shqipërisë organe të reja si BKH dhe SPAK, të cilët e kanë të pandehur atë për korrupsion dhe pastrim parash.

Thirrja e pazakontë vjen në një kohë kur prej disa vitesh tashmë, Berisha është “non-grata” në SHBA për korrupsion masiv dhe pengim të drejtësisë.

Berisha dhe mbështetësit e tij shpresojnë se ardhja e Donald Trump në pushtet në SHBA mund të sjellë ndryshime edhe në politikat amerikane në Shqipëri.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Atëherë, unë u bëj thirrje, i bëj thirrje Departamentit të Drejtësisë të SHBA të nisë hetim për dhjetëra milionë dollarë të shpenzuara nga korruptokratët amerikanë.

Për të krijuar në Shqipëri sistemin monstër të drejtësisë.

I bëj thirrje Departamentit të Drejtësisë, të mos mbështesë një organizatë kriminale që quhet Skapi i partisë.

I bëj thirrje Komisionit Europian të kërkojë me urgjencë Komisionin e Venecias, të mos mbështesë një instrument të diktaturës. Të diktaturës së bandave.

“Je papagall i b anditëve të SPAK!” “Ti je papagall i Metës dhe Berishës”, sherr në emision mes Bushatit dhe Lalës

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka patur një debat të ashpër mes analistit Andi Bushatit dhe gazetares Klodiana Lalës, lidhur me hetimet e SPAK për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Debati lidhet me një ligj që SPAK pretendon se është kaluar për të favorizuar biznesmenin Samir Mane në këmbim të një vile për Metën dhe Kryemadhin.

Debati:

Andi Bushati: Kjo quhet të bësh papagallin e SPAK, kjo që bën ti!

Klodiana Lala: Ti bën papagallin e Ilir Metës!

Andi Bushati: Të bësh papagallin e SPAK, të gënjesh se kjo nuk është në dosje. Po gënjen për vilën! Nëse gënjen për llogari të SPAK, bravo. Gënje për llogari të atyre banditëve.

Klodiana Lala: Po kush e tha që ka marrë vilë?

Kejdi Mehmetaj: Na ofenduat, na thatë nuk jeni përgatitur.

Andi Bushati: Nuk është burgosur Klodi Lala, por Ilir Meta.

Klodiana Lala: Papagallin ta mbajë për vete.

Andi Bushati: Gënjeve për llogari të SPAK. Më trego në dosje. Gënjeve për llogari të SPAK, bravo të qoftë. Turp të bësh papagallin e atyre banditëve!

Klodiana Lala: Ka një argument të SPAK që në këmbim të ligjit është premtuar një vilë që nuk është marrë nga zonja Kryemadhi dhe Meta. Bushatit i duke papagall i PSAK. Mua më duket Bushati papagall i Berishës dhe Metës. Kryemadhi ka thënë kam patur interes të porosis të një ndërtim të Ambasador 3. Kam rënë dakord të porosis vilë te Rolling Hills. Kur ambasadori grek takoi Metën dhe i tha do të jemi komshinj, Meta kërkoi të heq dorë. SPAK pretendon që jo, argumenti i zonjës kryemadhi nuk qëndron sepse vila ishte dhënë në premtim të ligjit. Pra nëse ju duket se të japësh argumentat e të dyja palëve papagall.

Andi Bushati: Ta sqaroj pse Klodi e meritonte termin papagall. Do pushojë kjo apo të iki fare?

Ylli Rakipi: Klodi lëre ta dëgjojmë dhe pastaj përgjigju.

Andi Bushati: Zonja Lala tha që në këmbim të ndryshimit të ligjit Zamir Mane do jepte një vilë. Zonjusha përballë tha kjo nuk është në dosje. Pra nuk ka lidhje direkte midis kalimit të ligjit dhe dhurimit të vilës. Klodi tha nuk ke lexuar dosjen, se kjo është. Këtu gënjeu dhe për këtë i thashë papagall. Këtë që thua që lidhja vërtetohet, ma cito në cilin paragraf? Klodi pretendon se është e vërtetuar, unë them jo. Kjo është të gënjesh për llogari të bandave që po shkatërrojnë opozitën.

Klodiana Lala: Është krejt jo etike dhe profesionale. Ky lloj qëndrimi është i qëllimtë për të shfokusuar çështjen nga thelbi. Të etiketosh një grua që raporton gjithë ditën për të majtë dhe të djathtë, papagall i SPAK, qoftë bushat dhe gjykoftë publiku. Kemi në fokus Metën nuk do merrem me ty.

Andi Bushati: Ilir Metën dhe dy standardet e SPAK.

Klodiana Lala: Ajo që raportova ishte korrekte.

Andi Bushati: Gënjeve publikisht.

“Ik nga tavolina, lëre debatin”/ Plas keq sherri në studio mes Zekthit dhe Lubonjës: Mos na mërzit, fillove me…

Debat mes analistëve Fatos Lubonja dhe Fitim Zekthit janë zhvilluar mbrëmjen e sotme rreth punës së SPAK.

Debati në një studio televizive:

ProfitSence Logo

Zekthi: Jeni në paradoks! Bëni argumente paradoksale dhe të palogjikshme

Lubonja: Fillove me Antony Blinken, mos na mërzit

Zekthi: Ke ardhur për debat apo…

Lubonja: Për debat, por jo me Antony Blinken

Zekthi: Ta kam thënë dhe herë tjetër, unë vij nga një traditë ku kishte konak. Ku flisnin me rashë. Doni zhurmë? Hajde bëjmë zhurmë! Merren argumente në fiset e mira, jo i don inga dera e keqe.

Lubonja: Ky argument është bërë blozë

Zekthi: Ik nga tavolina, lerë debatin

Lubonja: Më fal

Zekthi: Je i falur.

Zekthi: Për mua SPAK nuk mund të jetë bandë kriminale në duart e Ramës, pasi të gjithë ndërkombëtarët thonë se është një krijesë që e kemi krijuar ne dhe nuk mbështesin një organizatë kriminale.

Lubonja: Lere se dhe NATO ka përkrahur diktatorë, Erdoganin në Turqi.

Zekthi: E quan ti diktator

Lubonja: Netanyahun meqë s’do Erdoganin. Akuzohet për krime lufte

Zekthi: Nuk është në NATO.

Lubonja: Të jesh në NATO dhe s’bën krime. Amerika po bën krime vetë. Pse NATO është garancia e demokracisë?

Zekthi: Nuk përkrah SHBA një bandë kriminale, të trafikut të drogës që e kontrollon Rama për interesa të veta.

“T’i heqim licensën, ua u bë b*tha Marinit, e tme rrshme”/ Si Monika Kryemadhi ndërhynte për të ndihmuar “kushon”

Një ndër akuzat kryesore që ngrihen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është ndikimi i paligjshëm për të futur në treg kompaninë UNIFI përmes “kushos” Adrian Shatkut.

Në dosjen që e SPAK është dëshmia e Marin Gjonajt të “Info Telecom”, i cili disa vite më parë ofronte shërbimin e tranzitimit të thirrjeve ndërkombëtare për një kompani telefonike duke mundësuar ndërkohë edhe aksesin e kompanisë UNIFI me rrjetin e kësaj kompanie.

Gjonaj ka një rol kyç në këtë raport te UNIFI me kompaninë telefonike pasi sipas mesazheve të Shatkut dhe Kryemadhit, ‘Info Telecom” ishte kompania që bëntë lidhjen teknike.

Nga dëshmia e dhënë prej tij, Marin Gjonaj nuk mban asnjë përgjegjësi në këtë marrëdhenie “UNIFI-Info dhe kompanitë telefonike, nga e cila dyshohet se përfitonte çifti Meta-Kryemadhi.

Marin Gjonaj sipas dosjes së SPAK shprehet se lidhjet me kompanitë vendase i mbante Anisa Skëndaj duke shmangur përgjegjësinë nga vetja duke theksuar se ajo mbante kontratat dhe financat.

Në një komunikim mes Monika Kryemadhit dhe “kushos” biznesmen Adrian Shatku, ky i fundit e informon deputeten e PL-së, se Marin Gjonaj i ka hequr fishën.

Ndër kohë Kryemadhi me tone të ashpra i përgjigjet se: “E tmerrshme, ti heqim licensën, wa wa, u bë bytha Marinit, e tmerrshme”.

Ndërkohë, në komunikimet e zbardhura nga SPAK, rezulton se Monika Kryemadhi dhe Adrian Shatku flasin pikërisht për Marin Gjonajn, shërbimet e tij dhe rolin që kishte kompania Info Telecom në lidhjen teknike të UNIFI me një kompani telefonike për tranzitimin ndërkombëtar të thirrjeve.

Çfarë është tranzitimi i thirrjeve ndërkombëtare?

Interkonjeksioni është lidhja e dy rrjeteve telefonike, fikse ose celulare, në mënyrë që thirrjet të kalojnë nga një rrjet te tjetri.

Këto dy rrjete, duke qenë se nuk kanë lidhje direkte, duhet të kontraktojnë një palë ndërmjetëse, e quajtur operator tranzitues, që të marrë thirrjet nga një rrjet dhe t’i transmetojë te rrjeti tjetër. Pra, operatori tranzitues duhet të ketë marrëveshje tranzitimi me dy kompani njëkohësisht.

Halit Valteri pIas “bo mbën” ndaj kreut të PL-së: Ilir Meta i përfshirë në një v*asje të bujshme në Lezhë

Ish deputeti i PD-së, Halit Valteri gjatë një interviste televizive ka lëshuar akuzat të forta ndaj ish-kreut të shtetit duke thënë haptazi se Meta ka dalë në përgjimet e Sky ECC si i përfshirë në një vrasje të bujshme në Lezhë.

“Ka kallëzime të tjera ku Ilir Metën e përfshijnë në vrasje sepse kanë dalë në biseda Sky ECC. Dalin përgjime për shuma të mëdha parash që janë marrë për të kryer një vrasje në Lezhë.

Dhe gjurmimi i tyre lidhet me një vrasje të bujshme.

Meta, i përfshirë drejtpërdrejtë. Ka mbajtur lidhje me krimin e organizuar, ka shantazhuar biznese dhe bashkëpunëtorë të tij ku i linte paratë”, u shpreh Valteri.