SHlSTE qumësht te përzier me ujë, ja si e PËSOΝ fshatari

Nje tregtar qumeshti udhetonte ne nje anije, pasi kishte shitur qumeshtin dhe kishte fituar 12 derheme.

Teksa nxori qesen me derheme dhe po i numeronte, u befasua nga nje majmun, i cili ia mori qesen dhe derhemet filloi t’i hedhe nje e nga nje ne det.

Pasi hodhi shtate derheme, majmuni ia ktheu perseri qesen tregtarit.

Nje njeri qe kaloi aty prane, e pa tregtarin te zemeruar dhe e pyeti mbi shkakun. Tregtari i tregoi ate qe ngjau.

Burri e pyeti: “Mos je tregtar qumeshti ti?”

“Po” -iu pergjigj tregtari.
Burri: “Mos e perzien qumeshtin qe shet me uje?”

“Po” – iu pergjigj tregtari i zene ne siklet.

Burri i tha: “Atehere derhemet qe fitove nga uji i mori uji, kurse ato qe fitove nga qumeshti i ke ne qese.

Fshatari shqiρtar shkon të punojë në arë, s’u besòn sγve nga ajo që zbuIon

Me siguri të gjithë e keni parasysh atë momentin kur nga gardëroba nxjerr një xhup që s’e kishe veshur prej kohësh dhe rastësisht në xhepin e tij gjen ndonjë lek.

Shpesh, e njëjta gjë u ndodh dhe fermerëve kur shkojnë të punojnë në ara, teksa rastësisht gjatë gërmimit në sipërfaqe të tokës dalin objekte të ndryshme.

E njëjta gjë i ka ndodhur dhe një djali nga Lushnja, i cili ditën e sotme ka zbuluar një objekt, që tashmë mund të cilësohet “i rrallë” dhe e ka ndarë me ndjekësit e JOQ.al.

Djali ka gjetur një celular Nokia 3310 që duket se ka qëndruar nën dhé prej kohësh.

E kot nuk e kanë cilësuar si “të pavdekshëm”, pasi dhe pasi ka kaluar kaq kohë, i ka rezistuar vjetërsisë.

Nuk besojmë se mund të punojë, por ai që e ka hedhur kohë më parë, tani do donte ta kishte si një objekt që i përket së shkuarës.

Në trekëηdëshin e Bermυdës zbuIohet DlÇKA e F RlKSHME

Darel Miklosh, gjahtar thesaresh, përdor hartat se;krete të astronautit të NASA-s Gordon Cooper (1927-2004) në kërkim të anijeve në Detin e Karaibeve.

Gjatë përpjekjes së fundit, në një lokacion të panjohur në rajonin e trekëndëshit të Bermudës, pranë Bahamasë, ai zbuloi, siç pretendon, provat e para në Tokë të vizitave të jash;tëtokësoreve para qindra, në mos mijëra vjet.

Gordon Kuper ishte një nga shtatë astronautët në projektin “Mercury” dhe amerikani i fundit i cili fluturoi vetëm në gjithësi. Pas përfundimit të karrierës në NASA, ai fliste hapur për të besuar në UFO-t dhe pretendoi se qeveria po fsheh informacionet mbi aktivitetet e aIienëve.

“Jam përpjekur për të identifikuar mbetjet e anijeve duke përdorur informacion në lidhje me anomaIi në dosjet Gordon kur kam vënë re diçka ‘të fryrë’. Isha i tro.nditur”, tha Miklosh.

“Formimi nuk ngjason në asgjë që kam parë ndonjëherë në kërkim të mbetjeve të anijeve të fu;ndosura. Ai ishte i madh. Dukej sikur pesë krahë shtriheshin nga shkëmbinjtë e pjerrët dhe secili prej këtyre krahëve kishte dimensionet e topit në Iuftanije “, shton ai.

Miklosh argumenton se ka formacione identike në tri rajone të ndryshme dhe nuk duken sikur të ishin krijuar nga natyra, por jo edhe nga njeriu.

Studiuesi gjeti edhe formacione të tjera të çuditshme dhe të pashpjegueshme rreth formave kryesore, por të gjitha janë të mbuluara me korale, të cilat janë të vjetra me qindra ose mijëra vjet.

I magjepsur nga zbulimi, Miklosh vendosi të merrte një vështrim më serioz në dokumentet e Cooper dhe të gjejë përgjigje të reja.

Më pas zbuloi se astronauti e kishte cilësuar vendin si një “objekt të paidentifikuar” në një nga hartat e tij dhe aty nuk përmendej se bëhej fjalë për rrë;noja historike.

“Kuptova se kishte diçka tjetër dhe se Gordoni mendonte për këtë. Gordon besonte në alienë. Ai besonte se kishte qenë i vizituar nga banorët e planetëve tjerë, dhe beson se shumë nga këto gjëra përfunduan mu në këtë pjesë të botës,” pohon ai.

SkandαΙi/ Dëshmia troηditëse e ρυnëtorit të fabrikës: Lëkurë derri dhe kockα të bluara brenda sallamit

Shumë prej jush mund të jenë kurioz për të ditur se si prodhohet sallami.

Një dëshmi tronditëse është publikuar në lidhje me atë që ndodh pas dyerve të fabrikave që prodhojnë sallam.

Një punëtor që ka punuar në një prej fabrikave më me emër në Tiranë, ai që denoncon atë që e quan krim ushqimor.

Punëtori thotë se ka punuar në disa procese dhe se e di shumë mirë se si “funksionon” çdo gjë. Sipas tij, sallami i skaduar rietiketohet për te dalë përsëri në treg.

Po kështu te salçiçet te çdo lloj sallami, në qoftë se ka një të bardhë picul e vogël ajo është lëkura e derrit.

Përveç saj i shtohet edhe kockë e bluar.

U fυt në Google Maps të gjente një rrugë,ajo që sheh atje e Ia me gòjë haρur

Ndërsa bënte një vizitë virtuale rrugëve të Shteteve të Bashkuara në Google Maps,

një i ri kapi një krijesë të çuditshme që po udhëtonte brenda një makine, e cila lëvizte me shpejtësi të plotë në një autostradë në shtetin e Teksasit.

Sipas autorit, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, ai kishte për të vizituar mikun e tij që jeton në qytetin e Mineola,

Teksas, kështu që ai vendosi të përdorë Google Maps për të njohur mënyrën më të shpejtë për të arritur në destinacionin e tij.

Gjithçka po shkonte mirë, deri në momentin kur një makinë tërhoqi vëmendjen e tij.

Siç mund ta shihni në imazhe, kjo krijesë e çuditshme bënte gjeste nga më të ndryshmet, teksa udhëtonte rrugëve të Teksasit.

Djali e postoi në Facebook, por askush s’po mundet t’i japë një shpjegim.

ARRATlSJA më spektakoIare nga b urgu i sigurisë së Iartë (Video)

Ikja më spektakolare nga bu.rgu ndonjëherë është ajo e vitit 1962, nga bu.rgu i sigurisë më të lartë ndonjëherë – Alkatraz.

Modeli i ri kompjuterik tani sugjeron se nëse ata ikën gjatë mesnatës, ishin në gjendje që të arrijnë gjallë nga ishulli në breg. Në të kundërtën, ka shumë gjasa të kenë vd.ekur në ujërat e ftohta të San Franciscos së SHBA-ve, transmeton Telegrafi.

Ky hulumtim është kryer nga shkencëtarët holandezë nga Universiteti i Delft dhe Institutit Deltares.

Kjo ikje – sipas së cilës është bërë edhe filmi i vitit 1979, “Escape from Alcatraz”(Ikja nga Alkatrazi, ku rolin kryesor e ka Clint Eastwood) – është një nga më të guximshmet dhe më të ndërlikuarat të kryera ndonjëherë.

Tre gra.bitësit e bankave – Clarence Anglin, John Anglin dhe Frank Morris – me muaj të tërë kanë gërmuar një tunel me anë të lugëve të mprehura për të shpëtuar nga qelitë e tyre.

Në mesnatën e 11 qershorit të vitit 1962, treshja e guximshme vë në shtretërit e tyre maska të bëra nga sapuni, letrat higjienike dhe flokët, ndërsa në heshtje u larguan nga bu.rgu që më parë njihej si më i vështiri e më i siguruari në botë.

Supozohet se këta të tre bënë një barkë nga plastika dhe u futën në të, ndërsa udhëtuan drejt San Franciscos.

Përkundër kërkimeve intensive, të arra.tisurit kurrë nuk u gjetën. Ende nuk dihet nëse ata arritën në breg apo vdiqën në ujërat e ftohta, transmeton Telegrafi.

Një ekip i hulumtuesve holandezë u përpoq që të hedh dritë mbi këtë rast, që mbetet mister për 52 vite.

Rolf Hut pohoi se ai dhe kolegët e tij janë duke punuar në modelin hidraulik, të quajtur 3Di, që përdoret shfrytëzohet për të simuluar lëvizjen e trupave ujorë delta dhe gjire.

Shkencëtarët sërish po përpiqen që të analizojnë se çfarë ka ndodhur në vitin 1962.

“Nuk e dimë kohën e saktë kur këta të bu.rgosur kanë nisur anijet e tyre, kështu që kemi vendosur të vëmë në lëvizje nga vende të ndryshme 50 anije virtuale, çdo 30 minuta, në mes orës 20 pasdite dhe 4:00 të mëngjesit. Na interesonte se ku kanë përfunduar anijet”, tha eksperti i simulimit, Fedor Baart.

Shkencëtarët kanë dalë me konkluzione interesante. Ata zbuluan se nëse të bur.gosurit u arratisen në orët e para të mesnatës, me siguri të plotë mund të thuhet se kanë vd.ekur.

“Në rastin më të keq, lundrimi do të ishte i paefektshëm sepse batica do t’i shtynte në oqean dhe aty do të vd.isnin nga hipotermia. Gjiri i San Francisko ka një prej rrymave më të forta ujore që kalon nën urën Golden Gate. Megjithatë, nëse kanë hyrë në ujë më vonë, pas orës 1:00 të mëngjesit, batica do të ndryshonte procesin dhe ikja do të kishte zhvillim tjetër”, thonë ata.
Më poshtë shihni pamjet në Video:

SHIKO VIDEON KËTU

Njihυni me mollën e qυajtur “Diamant të zi”, një copë kυshton 6 euro e 60 cent

Mollët kanë zakonisht ngjyrë të kuqe, të gjelbër dhe të verdhë por ka edhe me tre ngjyrat e kombinuara, megjithatë ato mund të kenë edhe ngjyrë vjollcë dhe kuqe të mbyllur.

Të paktën kështu përshkruhet lloji i mollëve të zeza “diamant” që rriten në kodrat e Tibetit dhe duken magjike, sa që shumë persona mezi besojnë që ekzistojnë.

Pjesa e jashtme e tyre shkëlqen dhe ka ngjyrë pothuajse të zezë dhe për këtë quhen diamante të zinj.

Janë temperaturat e larta që i ka bërë këto molla që ngjyrën e kuqe ta shndërrojnë në të zezë, por rol të madh luan edhe lartësia mbidetare prej 3,100 metrave në provincën Ningch ku edhe rriten, dhe temperaturat dallojnë shumë gjatë natës dhe ditës.

Po nëse Ilir Meta del i pafajshëm? Abilekaj: Do pagùhen miliona euro dëmshpërbIim nga xhepi i shqiptarëve

Gazetari Enton Abilekaj thotë se nëse ish-Presidenti Ilir Meta do të dalë i pafajshëm, atëherë do të duhet që paratë për dëmshpërblimin e tij t’i paguajnë qytetarët shqiptarë.

Liria e medias në Shqipëri, mes luftës ndaj dezinformimit dhe BE-së! OSBE: Shumë gazetarë përballen me pasiguri në punë, kërcënime dhe frikësim
Abilekaj shprehet se ish-Presidenti Ilir Meta mund të hetohej në gjendje të lirë derisa gjykata të merrte një vendim lidhur me dosjen për të cilën ai akuzohet.

“Vendimi për Metën duhet parë në kuadër të të gjithë dosjes sepse nuk mund të themi nëse ka një dënim me shumë vite, masa e sigurisë që ka kërkuar Prokuroria mund të jetë e drejtë. Në parim mendoj se një ish-President, i cili ka pasur një raport korrekt me thirrjet e SPAK-ut për hetim dhe ka një aktivitet politik, mund të ndiqej në gjendje të lirë me një masë tjetër kufizuese më të lehtë. Siç ka raste edhe në botë.

Duhet qenë se është një person nën hetim, mund të ndiqej në gjendje të lirë. Kur merren hapa të tillë të arrestimit të një figure politike aktive dhe për më tepër ish-President, dosja duhet të jetë e plotë dhe aq e qartë sa të mos ketë mundësi që të dalë i pafajshëm. Nëse Meta del i pafajshëm, paratë do i paguajmë ne, siç ka ndodhur. Dëmshpërblimi do të jetë shumë i madh sepse është një figurë politike në aktivitet dhe me një imazh të caktuar. Mund të jenë miliona Euro që do i paguajmë kot. Prandaj mendoj se duhet të ishim më të kujdesshëm.”- tha Abilekaj në “Opinion” në Tv Klan.

SPAK merr të pandehur Plarent Ndrecën? Ja për çfarë akuzohet deputeti i PS-së

Prokuroria e Posaçme, ka përfunduar hetimet për deputetin e Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, i cili disa kohë më parë është marrë i pandehur, lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohën kur ai ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

Përfaqësuesit ligjor janë paraqitur në SPAK, për t`u njohur me përfundimin e hetimeve, ndërsa kanë disa ditë kohë të përgatisin memot e tyre, para se dosja të zbresë në GJKKO me kërkesën e nisjes së gjykimit, raporton Syri tv.

Akuza Ndrecës i është komunikuar për “Shkelje të barazisë në tender”, ndërsa bashkë me të, u është komunikuar edhe disa zyrtarëve të tjerë si dhe anëtar të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli I Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë. Sipas KLSH-së, gjatë kontrollit u gjetën mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cënuar barazinë e pjesëmarrësve në tendera.

Po ashtu, ka pasur edhe rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit.

Procedurat janë kryer kur kjo ministri drejtohej nga Sandër Lleshaj, teksa është duke u hetuar edhe një tjetër tender i kësaj periudhe që ka të bëjë me uniformat e Policisë së Shtetit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka publikuar dokumente që provojnë se Plarent Ndreca, deputet i Partisë Socialiste, është nën hetim nga SPAK për shkelje të ligjit në tenderin e rikonstruksionit të disa komisariateve.

Bardhi thekson se Ndreca është akuzuar për shkelje të barazisë në tendera dhe për abuzime që i kanë shkaktuar dëm të rëndë buxhetit të shtetit.

Ai ka shpjeguar se, si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Ndreca ka paracaktuar fituesin e tenderit dhe ka rritur fiktivisht vlerat e prokurimeve.

Bardhi kërkoi që SPAK të ndjekë nga afër procesin hetimor dhe të japë llogari për shkeljet e evidentuara.

“Sot një deputet periferik i Edi Ramës paska sulmur me gjuhën e gënjeshtrave të Erion Veliajt kolegun Belind Këlliçi. Është i njëjti deputet i PS që gënjeu të enjten publikisht në emisionin “Opinion” kur tha që s’ka asnjë problem në SPAK. E vërteta është që Plarent Ndreca, deputeti i Edi Ramës, është nën hetim në procedimin penal nr. 240/2021, bazuar në një Referim (kallëzim/informacion) të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, të kryer në bashkëpunim, me abuzim miliona euro për rikonstruksionin e disa godinave të Komisariateve (Komisariatet nr.4 Tiranë, Vlorë, Mirditë dhe Pogradec).

Ndryshe nga balta që ai hedh me gënjeshtra ndaj kujtdo që i thotë të vërtetën në sy, që ai është një shkelës recidivist i ligjit, për Plarent Ndrecën qartësisht sipas dokumenteve zyrtare, SPAK ka dalë në konkluzionin që si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ai ka shkelur ligjin duke paracaktuar kompaninë fituese dhe rritur fiktivisht vlerat e prokurimit, duke sjellë dëm të rëndë financiar për Buxhetin e Shtetit. Nga hetimi i deritanishëm janë konstatuar një sërë shkeljesh të kryera në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi mbi prokurimin publik, duke cënuar barazinë e pjesëmarrësve në këto procedura prokurimi dhe që kanë krijuar rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit.

Nëse Plarent Ndreca mendon që për shkak se është një deputet periferik dhe jashtë fokusit të opinionit publik, mund të amnistohet nga SPAK, gabohet rëndë! Lidhur me këtë çështje, Grupi Parlamentar i PD-së po pret që SPAK të bëjë detyrën e vet, duke e ndjekur nga afër të gjithë procesin dhe duke disponuar të gjitha faktet që provojnë shkeljen e rëndë të ligjit dhe përgjegjësinë penale për deputetin e Edi Ramës! Bashkëlidhur pjesë nga dosja hetimore nr. 240/2021 të SPAK!”, shkroi Bardhi disa ditë më parë./Ora news

E rëndë/ Automjeti përpIasi këmbësorin, ndë rron jetë 50 vjeçari

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Korçë, në unazën e qytetit.
Burime bëjnë me dije se një automjet ka përplasur një këmbësor.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë policia po kryen të gjitha veprimet procedurale me drejtuesin e automjetit.

Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:50, në lagjen nr. 10 Korçë, automjeti tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin E. R., ka përplasur një shtetas të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës.