Erjola Doçi e “djeg” festën me vallen e Kukësit, por pse kërcimi viral i moderatores po kritikohet nga disa? (VIDEO)

Vallja e Kukësit që moderatorja Erjola Doçi kërceu disa ditë më parë në festën e ditëlindjes së Rike Roçit është bërë virale në rrjete sociale.

Siç duket edhe në video ish-banorja e Big Brother Vip i “vë flakën” pistës së kërcimit, teksa kërcen në mes të rrethit me të pranishmit e tjerë në festë.

Video e Erjolës ka marrë shumë komente në Tik Tok e Instagram, me disa që e përgëzojnë për harenë dhe emocionet që përcjell përmes valles dhe të tjerë që e kritikojnë për veshjen dhe format trupore.

Vallja e Kukësit që moderatorja Erjola Doçi kërceu disa ditë më parë në festën e ditëlindjes së Rike Roçit është bërë virale në rrjete sociale.

Siç duket edhe në video ish-banorja e Big Brother Vip i “vë flakën” pistës së kërcimit, teksa kërcen në mes të rrethit me të pranishmit e tjerë në festë.

Video e Erjolës ka marrë shumë komente në Tik Tok e Instagram, me disa që e përgëzojnë për harenë dhe emocionet që përcjell përmes valles dhe të tjerë që e kritikojnë për veshjen dhe format trupore.

FOTO/ Me kapele e bluzë të bardhë, ja kush e vendosi tri tolin te motrat Nikolli në Elbasan!

Personi që shihni në këto foto është njeriu që dyshohet se ka vendosur sasinë e tritolit në derën e apartamentit të marë me qëra nga dy motrat Giovana dhe Alda Nikolli, në Elbasan.

Në këtë ngjarje të rëndë, që prishi qetësinë e mëngjesit të 13 korrikut në Elbasan, ku humbi jetë, Enea Thomaraj, komshi me dy motrat objektiv i këtij atentati me tritol C4.

Edhe pse në dosjen e SPAK ka pamje filmike të autorit të dyshuar, prokuroria ende dhe sot nuk ka mundur të identifikojë këtë ngjarje të rëndë dhe të paprecedentë.

FOTO/ Me kapele e bluzë të bardhë, ja kush e vendosi tritolin te

Foto e publikuar në Top News nga gazetari, Spartak Koka

Silueta e autorit, ku shfaqet mbi një biçikletë me bluzë të bardhë, kapele në kokë, tuta të shkurtra në këmbë, rezulton të jetë filmuar nga disa kamera të bizneseve në Elbasan.

“Nuk e lejojmë këtë emër dhe logon e skuadrës”, ekipi shqiptar i futbollit amator “Çamëria” përjashtohet nga turneu në Kretë!

Ekipi “Çamëria”, që përfaqëson Shqipërinë në turneun ndërkombëtar të futbollit amator, është penguar të zhvillojë ndeshjet e parashikuara në këtë turneun që po zhvillohet këto ditë në Kretë të Greqisë me arsyetimin se emri i përfaqësimit të Shqipërisë nuk është i përshtatshëm.

“Çamëria” është pjesëmarrës në Socca Champions League, e cila po zhvillohet në Kretë nga data 17-20 tetor.

Ky ekip amator i futbollit merr pjesë rregullisht në kompeticionet joprofesioniste, nën drejtimin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Socca Albania, që përfaqëson Shqipërinë në Socca International.

Ditët e fundit, ekipi shqiptar ka luajtur në këtë turne ndërkombëtar, duke zhvilluar dy ndeshje – një të fituar dhe një të humbur. Sidoqoftë, ekipi, i drejtuar nga trajneri Irtan Sejko, është njoftuar nga organizatorët dhe drejtuesit e Socca International Federation se qeveria greke nuk lejon më përdorimin e emrit dhe logos “Çamëria.”

Lajmi për pjesëmarrjen e ekipit shqiptar në këtë turne ka tërhequr vëmendjen e mediave lokale në Kretë, të cilat kanë ngritur shqetësime lidhur me emrin e ekipit.

Ky reagim duket se ka nxitur interesimin e autoriteteve greke, të cilat kanë nisur procedurat për pezullimin e pjesëmarrjes së ekipit. Ky incident mund të konsiderohet si pjesë e një vale të përsëritur ksenofobie nga ana e mediave dhe institucioneve greke ndaj shqiptarëve.

Çfarë i ndodhi? Kiara Tito poston videon e pàpritur duke qărë

Moderatorja e njohur dhe e shume dashur nga ju, Kiara Tito, i eshte besuar moderimi ne spektaklin e humorit kete sezon te ri televiziv. Tashme prej disa muajsh mamaja e Lunes, Kiara ka ndare shpesh me ndjekesit e saj momente nga jeta dhe perditshmeria.

Kete te shtune ish banorja e BBV eshte ftuar ne emisionin ‘Se luan Topi’. Me nje story te postuar ne Instagram ajo bene te ditur qe ka perjetuar shume emocione.Kiara ne kete video shfaqet duke qare, por dhe e lumtur njekohesisht! Per te zbuluara me shume se cfare ka ndodhur, na mbetet vetem te presim me padurim fundjaven dhe te ndjekim emisionin.

“Show i parë pa ty Kostandina ime, nuk e di…’/ Agron Llakaj nis spektaklin e ri, fjalët e ndjera për bashkëshorten

Aktori i njohur Agron Llakaj më 12 tetor nisi spektaklin e tij më të ri që quhej“PaPare Najt”. Edhe pse kaluan kohë dhe aktori ka vazhduar të ecë përpara me karrierën, mungesa që ka për bashkëshorten e ndjerë nuk e lë të qetë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai është shprehur me dhimbje se ky është spektakli i parë që nis pa bashkëshorten. Këtë mungesë të sajën e cilëson “ulëritëse”.

“‘PaPare Najt’, show i parë që nisa pa ty Kostandina … ah sa më mungon ti dhe e qeshura jote… jam dhe s’di ku jam?! Mungesa jote është ulëritëse.“

RevoIta e një babai që ka të birin sëmurë, letra dë shpëruese drejtuar Zotit për shpëtimin e vogëIushit të tij Aldo

Historia e Aldos, një vogëlushi që po lufton prej vitesh me një sëmundje të rëndë, është një tregim që të shkakton më shumë revoltë sesa trishtim. Në vend që të ndihmojnë, institucionet shqiptare duket se janë të pandjeshme përballë dhimbjes së tij dhe familjes së tij. Prej vitesh, babai i Aldos, Hamdi Skeja, ka trokitur në dyert e institucioneve dhe ka kërkuar ndihmë, por gjithçka që ka marrë është indiferencë, premtime të kota dhe mashtrime. Ai është përballur me një realitet të egër ku fati i fëmijës së tij është lënë në mëshirën e fatit, ndërsa vuajtjet vetëm shtohen.

Aldo, i cili është i shtruar në Pediatrinë e Tiranës, po përjeton një kalvar të gjatë vuajtjesh. Babai i tij, i dorëzuar përballë pafuqisë së tij dhe dështimit të institucioneve për t’i ofruar ndihmë, ka vendosur të shkruajë një letër drejtuar Zotit, duke kërkuar mëshirë dhe ndihmë hyjnore për të shpëtuar djalin e tij. Në këtë letër prekëse, që shpreh thellësinë e dhimbjes së një babai të dëshpëruar, Hamdiu kërkon ndërhyrjen e Zotit, duke e parë atë si të vetmin shpresë që mund të ndryshojë fatin e të birit.

Në këtë letër, ai i lutet Zotit që të ndërhyjë dhe të bëjë atë që institucionet kanë dështuar të bëjnë. Ai kërkon që Zoti t’i udhëzojë ata që janë në pushtet, ministrinë, njerëzit publikë dhe mediat, që të marrin përgjegjësinë dhe të reagojnë për Aldon dhe për të gjithë fëmijët që vuajnë në heshtje. Letra është një thirrje e dëshpëruar për ndihmë, ku Hamdiu, në një moment të madh brenge, shpreh dëshirën që ose të marrë forcë për t’u bërë kriminel, ose të shohë një reagim nga ata që kanë fuqinë për të shpëtuar jetën e të birit.

Letra e Hamdiut është një dëshmi e një njeriu që, duke u ndjerë i lënë pas dore dhe i mashtruar nga sistemi, po humb besimin te gjithçka përveç fuqisë hyjnore. “O Zot, më dëgjo dhe më ndihmo”, shkruan ai, duke shprehur se vetëm një ndërhyrje hyjnore mund ta shpëtojë të birin nga ky kalvar i pafund vuajtjesh. Ai kërkon që Zoti të udhëzojë ministrinë që të veprojë dhe t’i japë djalit të tij ndihmën e nevojshme, duke shpresuar që dikush, diku, të dëgjojë thirrjen e tij.

Letra e plotë nga Hamdi Skeja:

NJË LETËR PËR ZOTIN

Jo pa qëllim po i nis një letër ZOTIT, i cili duhet të marr në duar fatin e djalit tim, dhe çdo fëmije që vuan, po kryesisht për djalin tim që prej vitesh rropatet spitaleve, dhe pa një zgjidhje.

I dashur Zot, më dëgjo, më dëgjo dhe vepro;

Jam në hall, sinqerisht shumë në hall të madh, pasi prej vitesh instucionet heshtin, në mos them Zot se tallen, e mua e vetmja forcë që më ka ngelur është të bëhem kriminel, po ti i dashur Zot e thua në librin e shenjtë se nuk duhet të bëhemi të tillë, pra; -kriminelë.

Zot, i dashur Zot i plotëfuqishëm, i madhërishëm, mëshirëplotë, dhe mirëbërës, më ndihmo.

E kupton Zot çfarë do të thotë që një baba është dorëzuar?!

Zot, udhëzo ministrinë që të reagojnë, udhëzo njerëzit publikë që të reagojnë, udhëzo mediat që të jenë me mua, jo me mua e për mua, me mua për djalin tim që po rritet dyerve të spitalëve pa marr kurrë atë që i duhet.

Të lutem, ose udhëzo ata, ose më jep forcë mua që të bëhem kriminel.

Zot, kam shumë për të thënë, shumë, shumë, por po e mbyll me kaq, duke të pritur ty!

Pediatria Tiranë!

Interes i lartë nga tifozët, ‘avullojnë’ biletat e Kombëtares për në nëntor

Fitorja e fundit e Kombëtares 0-1 në Gjeorgji ka rritur entuziazmin e tifozëve kuqezi. Një muaj nga ndeshja e radhës, ajo me Çekinë më 16 nëntor në “Air Albania”, kanë mbetur vetëm 25 bileta në dispozicion.

22 mijë zemra kuqezi do jenë bashkë në stadium dhe miliona të tjerë anembanë botës, me objektivin që është i qartë, tri pikët. Veç Çekisë, edhe interesi për ndeshjen kundër Ukrainës (më 19 nëntor në Tiranë) është i lartë dhe shumë sektorë të stadiumit janë shitur.

Duelet vlejnë për Grupin B1 në Ligën e Kombeve, ku tanët duan vendin e parë për të luftuar për një ligë më sipër dhe për të qenë pjesë në play-off e Kupës së Botës nga ky kompeticion.

Aktualisht me gjashtë pikë (sa Gjeorgjia), Kombëtarja mban vendin e tretë me një pikë më pak se Çekia kryesuese dhe dy ndeshjet e fundit i luan në shtëpi, aty ku do kërkohet maksimumi në Ligën e Kombeve.

Aks identohet autobusi me turistë, raportohet për vik tima

Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 25 të tjerë u lënduan kur një autobus turistik u përmbys në Aksaray të Turqisë. Në vendngjarje janë nisur një sërë ambulancash, policia dhe zjarrfikësit.

Nga të dhënat paraprake thuhet se nga aksidenti kanë humbur jetën gjashtë persona, ndërsa 25 të tjerë janë lënduar.

Guvernatori i Aksarayt, Mehmet Ali Kumbuzoglu tha se autobusi turistik po udhëtonte drejt Kapadokia nga Balukesir.

“Fatkeqësisht në këtë aksident trafiku kanë humbur jetën gjashtë qytetarë tanë. Sipas informacioneve të para kemi 25 të lënduar”, shtoi Kumbuzoglu. Autoritetet turke tashmë kanë nisur hetimet rreth aksidentit të rëndë rrugor.

https://twitter.com/yirmiucderece?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1847151400297419219%7Ctwgr%5E6a8f42834d8e119f574bd7919f58ba45b4cf139b%7Ctwcon%5Es2_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Faksidentohet-autobusi-me-turiste-ne-turqi-raportohet-per-viktima-dhe-te-lenduar%2F

‘Partia jote po më dënon’- Berisha: Njeriu që po rositi υr*asjen e Ervis Martinajt

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama se ka porositur vrasjen e Ervis Martinajt.

“Ju e patë publikimin e fundit të gazetarit Elton Qyno, i cili faktonte nga bisedat e bëra midis bandave se porositësi i vrasjes së Ervis Martinajt ishte vetë Rama.

“E ke politike”, i thoshte Bajraj Ervis Martinajt dhe ky i thoshte se “partia jote po më dënon. Pasi Rama e paralajmëroi se ta dimë targën dhe ta do merrem personalisht, Rama angazhoi policinë mbase si ekzekutorë, mbase kanë qenë banditë.

Ai u nda në fund me një oficer politie. Kemi të bëjmë me një vrasje shtetërore, ekstraligjore, ekstrakushtetuese” deklaroi Berisha te “Que Vadis”.

E dhi mbshme në Kosovë, dy vëllezër ndë. rrojnë jetë në të njëjtën ditë

Familja Krasniqi në Smallushë të Lipjanit ka patur dhembje të dyfishtë. Dy vëllezër kanë ndërruar jetë brenda ditës.

“Me zemër të thyer, ju njoftoj për humbjen e dy kusherinjve të mi të dashur, Bislim dhe Hajrush Krasniqi, të cilët ishin jo vetëm vëllezër me njëri-tjetrin, por edhe vëllezër të shpirtit për të gjithë ne. Të dy ata na lanë në të njëjtën ditë, duke na lënë një zbrazëti të thellë në zemrat tona.

Fjalët janë të pamjaftueshme për të përshkruar dhimbjen e kësaj humbjeje, por kujtimet e tyre të dashura do të jetojnë përgjithmonë në mendjet dhe zemrat tona. U prehshin në paqe dhe Zoti i dhëntë forcë familjes të qëndrojë e fortë në këto momente të vështira” thuhet në njoftimin e familjes Krasniqi./Indeksonline/