SONDAZHI/ Bie pëlqimi për Edi Ramën, Ilir Meta kryeson renditjen për mendimin negativ

Gjatë periudhës 22 shtator deri në 2 tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri në Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me pëlqyeshmërinë e liderëve kryesorë politikë në vend.

Të pyetur lidhur me mendimin pozitiv apo negativ për kryeministrin Edi Rama, 45.9% e qytetarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa 50.1% e tyre kanë mendim negativ për të.

SONDAZHI/ Bie pëlqimi për Edi Ramën, Ilir Meta kryeson renditjen

Mendimi pozitiv për Edi Ramën krahasuar me muajin mars 2024, ka një rënie prej 9.6%, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërisht me mars 2024 është rritur me 7.7%.

SONDAZHI/ Bie pëlqimi për Edi Ramën, Ilir Meta kryeson renditjen

Në mënyrë krahasimore lidhur me mendimin pozitiv për liderët kryesorë në vend të testuar elektoralisht më parë, rezulton se përqindjen më të lartë e ka Edi Rama 45.9%, ndjekur më pas nga Sali Berisha 28.7%, Lulzim Basha 13.9% dhe në fund Ilir Meta 9.9%.

SONDAZHI/ Bie pëlqimi për Edi Ramën, Ilir Meta kryeson renditjen

Ndërsa për mendimin negativ, renditjen e liderëve e kryeson Ilir Meta me 84.6%, ndjekur nga Lulzim Basha 80.5%, Sali Berisha 66.3% dhe në fund Edi Rama 50.1%.

VIDEO/ “Vëllau, vëllaun nuk e sulmon”, ‘Dardanët’ kritikojnë FSHF-n: S’bëhet marrëveshje me hasëm shekullor!

Νë stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova mposhti me rezultatin 3:0 Qipron në kuadër të kompeticionit “Liga e Kombeve”.

Por gjatë ndeshjes nuk kanë munguar as banderolat me mesazh nga ana e tifo grupit “Dardanët” kundrejt kreut të FSHF-së Armand Dukës lidhur me marrëveshjen mes Shqiprisë e Serbisë për të organizuar në këto dy shtete kampionatin botëror të moshave U-21.

Duke qenë se kjo është e vetmja kandidaturë për këtë kompeticion, pritet që UEFA të hapë dritën jeshile për këtë projekt që ka ngjallur shumë reagime si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

https://www.tiktok.com/embed/v2/7426300429820120325?lang=sq-AL&referrer=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fsport%2Fvellau-vellaun-nuk-e-on-dardanet-kritikojne-fshf-n-sbehet-marreveshje–i76690

Në Prishtinë, ultrasit “Dardanët” i dërguan një mesazh kreut të FSHF-së, Armand Duka.

“Vëllau vëllaun nuk e lëndon, me hasëm shekullor marrëveshje nuk bën”, shkruajnë tifozët.

FOTO/ Modelja e njohur ç mend rrjetin me ‘fotot bo mbë’, pozon nu*o në shtëpinë e saj!

Modelja Emily Ratajkowski, njihet për fotot hot të cilat poston shpesh në rrjetet sociale.

Mirëpo këtë herë ajo i ka habitur të gjithë teksa ka pozuar nudo në ambjentet e shtëpisë së saj.

Modelja ka zgjedhur të fotografojë reflektimin e trupit në xhamin e tualetit ku duken qartë format perfekte të saj të cilat nuk lënë vend për imagjinatë.

Ajo ka shkrepur dhe disa selife teksa shihet e shtrirë në shtrat dhe mban me duar pjesën e gjoksit për të mos e shfaqur nga afër.

Të shumta ishin komentet të cilat e komplimentonin për dukjen perfekte të linjave të saj.

Emmi ju keni trupin më të mirë,” shkruante njëri;  “Mahnitëse,” shkruante një tjetër; “Perfeksioni,” shtoi një e tretë.

“Kërkoi ‘KOKËN’ e Shkëlqim Haklajt”, avokati: Ja provat që e FUNDOSIN përfundimisht Berishën!

Avokati Idajet Beqiri ka folur në lidhje me hetimin e nisur nga SPAK ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Ai ka thënë në emisionin “Breaking” se përveç dosjes “Partizani” për të cilën Berisha sot është në arrest shtëpie, ai po hetohet edhe për vrasjet e “21 Janarit” dhe më e rëndësishmja për vrasjet e Haklajve, në Tropojë.

Sipas Beqirit, ka prova të forta që nxjerrin hapur rolin e ish-kryeministrit në këtë ngjarje. Për avokatin, këto 3 dosje mjaftojnë për ta dënuar Sali Berishën me burgim të përjetshëm.

Pse ka ndryshuar ditëlindjen Sali Berisha dhe ka zgjedhur 15 Tetorin?

Për Berishën nuk është vetëm dosja ‘Partizani’. Kemi dhe vrasjet tronditëse në Tropojë. Për këtë dosje janë mbledhur të gjitha provat, kemi deklarimet e dëshmitarëve okularë të ngjarjes.

Nuk është provë vetëm ajo video, ku Berisha shfaqet me zë dhe figurë dhe thotë ‘Shkëlqim Haklajn do ma sillni gjallë a vdekur në Tiranë’, sepse i kishte prishur mitingun.

Në atë miting, e para ka dalë të flasë Liri Berisha, sepse Saliu kishte frikë mos e vrisnin. Në Tropojë nuk vrasin gra sepse është e ndaluar edhe me kanun, prandaj nxorën Lirinë.

Saliu ka dalë vetëm pasi mori garanci që nuk do e vrisnin. Por ata që ishin ulur krah tij, e dëgjuan mirë urdhrin e tij për Shkëlqim Haklajn. Dhe për fatin e zi të Saliut, ata tashmë i kanë dhënë deklarimet e tyre në SPAK.

Kështu që edhe për këtë dosje, provat janë mbledhur. Berisha do e ketë çështje të tretë këtë, pas ’21 Janarit’ dhe ‘Partizanit’. Kjo dosje e varros përfundimisht atë në burgim të përjetshëm”, tha avokati.

Aksioni opozitar zhvendoset në Strasburg/ Deputetët e opozitës, protestë përpara PE më 23 tetor

Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar protestë në dyert e Europës, një protestë e paprecedentë nga ligjvënësit shqiptarë. Deputetët e PD do të protestojnë përpara Parlamentit Europian në datën 23 tetor në Strasburg.

Deputetët do të shkojnë të protestojnë përpara Parlamentit Europian teksa aty do të zhvillohet seanca plenare e Parlamentit Evropian. Bëhet fjalë përreth 30 deputetë të PD.

Me anë të kësaj proteste deputetët shqiptarë të PD kërkojnë sensibilizimin e eurodeputetëve për përjashtimet e tyre nga Parlamenti, por edhe t’u tregojnë atyre për burgosjet politike të funksionarëve të PD-se.

Rita Ora do publikojë këngë në gjuhën shqipe?

Së shpejti mund të kemi një surprizë nga këngëtarja shqiptare Rita Ora!

Ju kujtojmë se kur ajo pyetet për origjinën e saj, asnjëherë nuk heziton të flasë për rrënjët shqiptare. E kjo që thamë më sipër ka shumë lidhje me surprizën që ju paralajmëruam.

Kënga e saj “Anywhere” është kënduar në shqip nga një këngëtare, e cila ka përkthyer këngën për të parë se si do të tingëllonte në gjuhën shqipe. Këtë video e ka pikasur edhe Rita, e cila e ka postuar në rrjetet e saj sociale.

“Ide e mirë. Qëndroni në pritje” shkroi Rita, duke na lënë të mendojmë se ajo mund të sjellë edhe versionin shqip.

Rita Ora do publikojë këngë në gjuhën shqipe?

Shoferët problematikë do të paguajnë siguracion më të lartë për makinën nga janari 2025! (7 faktorët e rrezikut)

Drejtuesit problematikë të mjeteve, të cilët kanë historik negativ me aksidentet, do të paguajnë më shumë për sigurimin e makinës.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar rregulloren e re për llogaritjen e primit të sigurimit, ku çmimet që drejtuesit e mjeteve do të paguajnë për sigurimin e detyrueshëm do të diferencohen bazuar në 7 faktorë risku.

Rregullorja u prezantua në Komisionin e Ekonomisë nga drejtuesja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Mimoza Kaçi.

“Ka përfshirë 7 faktorë rreziku, për të cilat kemi të dhëna të disponueshme. Këto faktorë do të ndikojnë në primin e sigurimeve.

1-Historiku i dëmeve, është punuar për databazën e dëmeve në autoritet, ky regjistër furnizohet nga shoqëritë e sigurimeve dhe mbahet nga autoriteti, po punohet që edhe shoqëritë të kenë akses në këtë informacion për dëmet e një drejtuesi.

2-Fuqia motorike, sa më i lartë kubikazhi i mjeteve aq më i lartë dëmi që shkakton, dhe aq më i lartë primi i sigurimit.

3- Mosha 18-21 vjeç është mosha më e penalizuar në policën e sigurimit të automjetit.

4- Eksperienca në drejtimin e mjetit.

5- Përdorimi i mjetit, nëse është subjekt apo kompani pasi kur është mjet biznesi përdoret nga disa drejtues

6- Qarku i regjistrimit të mjetit, që ka të bëjë me incidenteve të aksidenteve sipas qarqeve.

7- Vjetërsia e mjetit”, tha Kaçi.

Rregullorja e re do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2025, dhe sipas drejtueses së AMF-së, sigurimi i diferencuar do të ndikojë në ndërgjegjësimin e drejtuesve.

Hyn në fuqi më 1 janar 2025, deri në fund të këtij viti ne do të bëjmë gati procesin. Kjo periudhë do të shërbejë edhe për ndërgjegjësimin e qytetarët, për të mirat që ata kanë me këtë sistem të rëndësishëm të sigurimit të mjeteve. Do të sjellë më shumë drejtim të kujdesshëm për drejtuesit e mjeteve. Çdo dëm i shkaktuar, do ti ndikojë në çmimin e policës në vijim. Përllogaritja e primit nga kompanitë e sigurimit do të jetë publike”, tha Kaçi.

NDODH në Stamboll/ Gruaja LIND fëmijën e 5-të në METRO pranë burrit, pasi nuk gjeti taksi!

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Stamboll ku një grua shtatzënë, ka dashur të shkojë në spital me taksi me të shoqin kur kanë filluar dhimbjet e lindjes.

Në pamundësi për të gjetur një taksi, çifti mori metron.

Ndërsa dhimbjet e lindjes u shtuan në metro, shoferi ndaloi automjetin.

Gruaja turke, Hanife Mete solli në jetë djalin me ndihmën e bashkëshortit. Ato momente në metro u pasqyruan nga kamera./VoxNews

Duka tregon se cilin futbollist të Kosovës do të donte te kuqezinjtë: Me dëshirë do e merrja

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka thënë se edhe pse nuk ka mundësi, lojtarin e Kosovës që do ta dëshironte pjesë të “kuqezinjve” është Edon Zhegrova.

Në një intervistë televizive, Duka foli për ecurinë e Kosovës, ndërsa u shpreh optimist se Dardanët mund të jenë ekip pretendent për Kupën e Botës 2026.

“Kosova ka një skuadër shumë të mirë, ka futbollistë me shumë kualitet, pavarësisht se ka pasur një hap pas kundër Rumanisë. Në ndeshjet e tjera kanë qenë bindëse dhe unë uroj që të vazhdojnë kështu deri në fund. Duket disi e vështirë për Kosovën që të jetë e para në Ligën e Kombeve. Por edhe si e dyta e grupit, mund të luaj në play-off dhe kam shumë besim që edhe në play-off do ta kalojnë në grupin B. Do të jenë një ekip pretendent për Kupën e Botës në vitin 2026. Nëse trajneri ka ndryshuar, apo koha, këtë nuk di ta them, por di që është një trajner me eksperiencë. Rregullorja nuk lejon marrjen e lojtarëve që janë aktivizuar, por me dëshirë do ta merrja Zhegrovën”, tha Duka.

Në Grupin 2 të Ligës C, Kosova ka nëntë pikë, tri më pak se liderja Rumania. Në nëntor, ekipi i Franco Fodas luan në Bukuresht dhe pret Lituaninë.