Një vajzë e re gjendet e pajetë në një hotel te Shkëmbi i Kavajës

Një ngjarje e rëndë ka trònditur qytetin e Durrës, ku ditën e djeshme një 31-vjeçare nga Kosovë është gjetur pa shenja jete në ambientet e një hoteli në zonën e Shkëmbi i Kavajës.

Pas raportimit të ngjarjes, Prokuroria nisi hetimet ndaj dy administratorëve të hotelit, V. E., 38 vjeç, dhe A. Sh., 34 vjeç, të dy banues në Durrës.

Dyshohet se ata nuk kanë lëshuar kupon tatimor për dhënien me qira të ambientit ku viktima qëndronte që nga dhjetori i vitit 2025.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 31-vjeçares nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen. Trupi i saj është dërguar për autopsi mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Durrës kanë referuar materialet në Prokurori, ndërsa pritet rezultati i ekzaminimeve mjekoligjore për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

U mbush me gaz në protestë! Ervin Salianji i jep “gditjen” e madhe Sali Berishës: Edi Rama tani do të të

Pas përfùndimit të protestës së opozitës, ka ardhur edhe reagimi i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili këtë herë zgjodhi të mos marrë pjesë në tubim.

Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji ka ironizuar protestën e së djathtëve, duke theksuar kështu se ky aksion nuk pati asnjë efekt. Ai ka shprehur pakënaqësitë ndaj lidershipit të opozitës, teksa ka nënvizuar mungesën e strategjisë dhe vizionit përballë qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

“Si gjithmonë lidershipi premtoi rrëzimin e Ramës, por prodhuan vetëm një xhiro në bulevard. Keshtu jo vetëm që nuk rrëzohet Edi Rama, por në fakt po e mbahet në këmbë. Fajin për korrupsionin e ka Rama dhe jo qytetarët, bizneset dhe rrugët e Tiranës”, shkruan Salianji, duke akuzuar kështu Berishën dhe deputetët që i qëndrojë pas vetes se janë duke menduar vetëm për “karriget” e tyre.

Reagim i tij vjen pas protestës së opozitës, në një ditë simbolike për demokratët, 22 Marsin, , të cilën ai e lidh me vlerat e pluralizmit dhe themelimin e Partisë Demokratike, duke theksuar se kjo datë nuk duhet të përdoret për interesa personale, por si një thirrje për reflektim dhe rikthim te gara demokratike dhe zgjedhjet si rrugë e vetme për ndryshim politik.

Qyteti i vogël i Shqipërisë do gëzojë investim 1 miliard euro! Mediat greke: Ja pazari i Ramës me ambasadoren

Gazeta greke “Kathimerini” në një shkrim të publikuar ditë e djeshme (19 mars) ka zbardhur arsÿet e takimit që ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle zhvilloi disa ditë më parë me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

Kathimerini flet për një investim greko-amerikan në sektorin minerar që mund të realizohet në Shqipëri, konkretisht në zonën e Bilishtit.

“Marrëveshja kuadër e nënshkruar me BNI Foundation lidhet me bashkëpunimin ekskluziv për kërkimin, zhvillimin dhe shfrytëzimin e burimeve minerare kritike në vendin fqinj (Shqipëri), veçanërisht të nikelit dhe kobaltit. Burimet shpjegojnë se ky zhvillim vendos de facto një kompani greke në qendër të përpjekjeve evropiane dhe amerikane për sigurimin e lëndëve të para kritike, sidomos atyre të nevojshme për prodhimin e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike,” shkruan Kathimerini.

Marrëveshja parashikon krijimin e një kompanie të përbashkët sipas legjislacionit shqiptar, ku grupi AKTOR do të zotërojë 51% përmes filialeve të tij, AKTOR Metal, dhe 49% BNI Foundation përmes filialeve të saj.

BNI Foundation, pjesë e një organizate me aktivitete të ndryshme në energji, shëndetësi dhe turizëm në Ballkan, do të kontribuojë me të drejtat dhe licencat minerare që tashmë zotëron.

“Vlera e investimit, në fazën e zhvillimit të plotë, parashikohet të arrijë 1 miliard euro. Është e rëndësishme që financimi do të mbështetet kryesisht në kapital amerikan, ndërsa projekti do të përfitojë këshillim teknik dhe mbështetje nga kompani me seli në SHBA. Pjesëmarrja e faktorëve amerikanë nënvizon rëndësinë e projektit për zinxhirin furnizues perëndimor dhe shpjegon përfshirjen e AKTOR-it, i cili ka zhvilluar më parë marrëdhënie tregtare me kompani amerikane, për shembull në tregtinë e gazit natyror të lëngshëm. Interesi investues i kësaj iniciative greko-amerikane është i fokusuar në zonën e Bilishtit,” vijon shkrimi i “Kathimerini”.

Sipas “Kathimerini”, njoftimi i marrëveshjes mes AKTOR dhe kompanisë amerikane lidhet me vizitën e disa ditëve më parë në Tiranë të drejtuesit të grupit AKTOR, Aleksandros Eksarhos, i shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle, gjatë së cilës u zhvillua takimi me kryeministrin Edi Rama.

Kujtojmë që kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama u shpreh për gazetarët se biseda me ambasadoren u përqendrua tek interesat amerikane në rajon.

“Ambasadorja erdhi për një takim njohjeje, për të diskutuar disa çështje të interesit të lartë amerikan në rajon, që lidhen me energjinë, bashkëpunimin rajonal dhe qasjen ndaj forcave të treta. Ambasadorja e SHBA në Athinë është një përfaqësuese e njohur në politikën amerikane,” tha Rama gjatë një konference për shtyp.

Horoskopi për ditën e sotme: E hënë, 23 mars 2026!

Nga Paolo FOX

DASHI

Kaq shumë energji! Por kini kujdes: sot nuk keni pse të nxitoheni, duhet të synoni me kujdes. Ka një situatë që ju shtyn të veproni menjëherë, por qielli ju nxit të mendoni me kujdes para se të bëni një veprim vendimtar. Në punë, dikush mund t’ju vërë në provë dhe do të përgjigjeni me vendosmëri. Në dashuri, megjithatë, më pak zjarr dhe më shumë dëgjim: dikush dëshiron vërtet t’ju kuptojë.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 23 mars 2026), është një ditë interesante! Je më i fokusuar dhe më i sigurt se ditët e fundit. Po ndërton diçka të rëndësishme, megjithëse ngadalë. Në punë, ka shenja konkrete: jo revolucione të mëdha, por hapa të qëndrueshëm përpara. Në dashuri, nevoja juaj për stabilitet rritet, si dhe nevoja për t’u ndjerë i vlerësuar: bëjeni veten të dëgjoheni pa frikë.

BINJAKËT

Mendja juaj është duke vërdalluar! Ide, mendime, mesazhe… gjithçka lëviz shpejt. Por kini kujdes të mos thoni shumë ose shumë shpejt. Në punë, një propozim ose një zhvillim i ri mund të zgjojë interesin tuaj. Në dashuri, nuk duhet shumë për të krijuar konfuzion: është më mirë të jesh i qartë, edhe nëse kushton pak.

GAFORRJA

Është një ditë emocionale, por e fuqishme. Mos e nënvlerëso atë që po ndjen sot: emocionet e tua janë busulla jote. Në punë, shmang debatet e panevojshme; dikush mund të të provokojë. Në dashuri, megjithatë… uau, diçka e thellë po të nxit: një sqarim mund të ndryshojë gjithçka.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 23 mars 2026), jeni përsëri në qendër të vëmendjes! Sot keni një shkëlqim të veçantë, edhe nëse mund të ndiheni pak të zhgënjyer në fillim të ditës. Në punë, do të keni mundësinë të shprehni veten. Në dashuri, pasioni do të jetë i lartë, por kini kujdes me krenarinë tuaj: nuk keni nevojë të fitoni, duhet të kuptoni njëri-tjetrin.

VIRGJËRESHA

Është një ditë për strategë të vërtetë. Po organizoni brendësinë dhe pamjen tuaj, dhe kjo ju jep një avantazh të madh. Në punë, jeni në gjendje të shihni gjëra që të tjerët i injorojnë. Në dashuri, megjithatë… më pak mendje dhe më shumë zemër! Jo gjithçka mund të kontrollohet.

PESHORJA

Po kërkoni ekuilibër, por diçka po ju shtyn të dilni nga zona juaj e rehatisë. Dhe kjo është një gjë e mirë! Në punë, mund t’ju duhet të mbani një qëndrim më të vendosur. Në dashuri, yjet flasin për sqarime të rëndësishme: është më mirë të thoni gjithçka, por butësisht.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 23 mars 2026), është një ditë intensive! Ju i ndjeni të gjitha më fort: emocionet, intuitat, ndjesitë. Në punë, keni një avantazh, veçanërisht nëse duhet të kuptoni një situatë komplekse. Në dashuri, ka thellësi, por edhe një aluzion misteri: mos u mbyllni shumë në vetvete.

SHIGJETARI

Energjia juaj po rritet! Sot keni dëshirë të bëni diçka, të lëvizni, të bëni një ndryshim. Në punë, mund të lindë një ide e papritur që meriton vëmendje. Në dashuri, kthehet lehtësia: më pak shqetësime, më shumë spontanitet.

BRICJAPI

Të dashur Bricjapë, sot është një ditë e fortë, por jo e mërzitshme. Po ndërtoni diçka të rëndësishme dhe kjo ditë sjell një konfirmim të vogël. Në punë, jeni të fortë, të besueshëm dhe të saktë. Megjithatë, në dashuri, duhet të hapeni më shumë: vetëm të qenit aty nuk mjafton; duhet gjithashtu të bëni që të dëgjoheni.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 23 mars 2026), je i pazakonshëm… më shumë se zakonisht! Dhe kjo mund të jetë një avantazh i madh. Në punë, do të gjesh zgjidhje origjinale. Në dashuri, ki kujdes: disa mund të mos e kuptojnë menjëherë qasjen tënde. Shpjegohu më mirë.

PESHQIT

Është një ditë ëndrrash… por edhe praktike! E çuditshme por e vërtetë: ju arrini të kombinoni intuitën dhe praktikën. Në punë, idetë tuaja mund të marrin formë. Në dashuri, ka ëmbëlsi, por edhe vetëdije më të madhe: ju e dini se çfarë dëshironi vërtet.

E fundit! Gjatë gërmimeve në një υarr u gjend një…

Gjatë gërmimeve në një varr të Epokës së Gurit në Gjermani, arkeologët kanë zbuluar një tunel misterioz nëntokësor që mendohet se është ndërtuar në Mesjetë, mijëra vite pas krijimit të varrit. Zbulimi u bë pranë fshatit Dornberg, në landin Saksoni-Anhalt, gjatë një studimi paraprak përpara një projekti ndërtimi. Fillimisht u identifikua një hendek trapezoidal i mijëvjeçarit të katërt para erës sonë, disa varre neolitike të mijëvjeçarit të tretë p.e.s. dhe një tumë e Epokës së Bronzit nga mijëvjeçari i dytë p.e.s.

Megjithatë, gjatë punimeve, arkeologët hasën një gropë të zgjatur ovale dhe një pllakë të madhe guri. Gropa, rreth 2 metra e gjatë dhe 0.75 metra e gjerë, ndërpriste hendekun neolitik në kënd të drejtë. Ajo vijonte më tej, duke u shndërruar në një sistem tunelesh të njohur në gjermanisht si erdstall, që do të thotë tunel nëntokësor.

Do sillte armë dhe do VRISTE skuadrën?/Një rrëfim tronditës ka dalë në ‘dritë’ nga kampi i…
Sipas ekspertëve, këto sisteme nëntokësore janë zbuluar në disa zona të Gjermanisë dhe mendohet se janë ndërtuar gjatë Mesjetës. Ato nuk konsiderohen si hapësira banimi, ndërsa teoritë mbi përdorimin e tyre variojnë nga vende fshehjeje deri te hapësira për aktivitete rituale.

Në tunelin e sapozbuluar u gjetën një patkua metalike, skeleti i një dhelpre, fragmente qeramike të vonë mesjetare dhe shtresa qymyri në një nga kalimet e ngushta. Hyrja ishte mbyllur qëllimisht me gurë të mëdhenj, çka sugjeron përpjekje për të fshehur aktivitetin brenda tij.

Trump “nuk i ndahet” Iranit, presidenti i SHBA: Është koha për ndryshim të regjimit
Arkeologët shtrojnë pyetjen nëse zona, për shkak të rëndësisë së saj si vendvarrim pagan, është konsideruar e shenjtë edhe në Mesjetë. Një tjetër hipotezë është se vendndodhja, e shmangur nga popullsia lokale për shkak të reputacionit të saj, mund të ketë shërbyer si vend i përshtatshëm për aktivitete të fshehta.

Inflacioni arrin majat në Iran! Teherani lëshon kartëmonedhën prej 10 mln riaIësh me vlerë vetëm 7 dollarë

Irani ka lëshuar në qarkullim një kartëmonedhë prej 10 milionë rialësh, ndërsa lufta dhe inflacioni në rritje kanë rritur ndjeshëm çmimet e mallrave kryesore.

Kartëmonedha e re me ngjyrë rozë pritet të jetë vlera më e lartë e lëshuar nga Teherani – pavarësisht se vlen vetëm rreth 7 dollarë amerikanë.

Telemmglpict000474432458 17741223366400 Trans Nvbqzqnjv4bq0rgltn43wygr Nqabdm7ekdijwcdryl6pylhmkfn Ss

Xhamia Jameh e Yazdit, e cila është shtëpia e minareve më të larta të Iranit, është paraqitur në njërën anë, ndërsa Kështjella e lashtë Bam, ndërtesa më e madhe me tulla balte në botë, është shfaqur në anën tjetër.

Prezantimi i kartëmonedhës, i raportuar për herë të parë nga Financial Times, pasoi ndërsa iranianët kanë pritur në radhë në banka në një përpjekje për të tërhequr para të gatshme për ushqim dhe sende të tjera të nevojshme.

Banka qendrore e Iranit tha se ky veprim do të “siguronte akses publik në para të gatshme”, megjithëse bankat thuhet se kanë lejuar vetëm tërheqje të kufizuara.

Ekonomia e Iranit e goditur nga inflacioni kishte rritur çmimet e produkteve bazë, të tilla si buka dhe qumështi, ndërsa lufta me SHBA-në dhe Izraelin e kishte përkeqësuar problemin për shkak të ndërprerjes së zinxhirëve të furnizimit dhe infrastrukturës.

Xhoana Nano kapet live për herë të parë në Tiranë pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos – dalin fotot. Ja çfarë po ndodh me të

Xhoana Nano është fotografuar së fundmi në Tiranë, vetëm pak kòhë pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Pamjet e publikuara tregojnë atë teksa ndodhej në një restorant në kryeqytet, ku po darkonte në një ambient të qetë.

Sipas burimeve, Xhoana Nano është parë e ulur në një tavolinë, pa prani të madhe personash përreth dhe pa dhënë shenja se po kërkonte vëmendje publike. Fotografitë kanë qarkulluar në rrjetet sociale dhe media online, duke ngjallur interes dhe komente të shumta, për shkak të momentit delikat në të cilin ajo është shfaqur.

Deri më tani, nuk ka asnjë reagim apo deklaratë publike nga ana e saj, ndërsa burime pranë familjes bëjnë me dije se bëhet fjalë për një dalje private, pa asnjë karakter zyrtar apo publik.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje figurën e Fatos Nanos, një nga emrat më të rëndësishëm të politikës shqiptare, ndërsa interesi mediatik mbetet i lartë për çdo zhvillim që lidhet me familjen e tij.

Mentor Nazarko ndaj Flamur Nokës: Po përdoni shërbimet sekrete greke që në Shqipëri të

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, debatoi me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Nokën, mbi drejtësinë.

Noka: Ne e mbështesim këtë betejë që po bëhet por, SPAK nuk është aktor politik sepse e kemi parë që dùartrokitej nga mazhoranca kur sulmonte opozitën, Sali Berishën. Në atë kohë u trajtua si aktor politik. Nuk është aktor politik. Pra, ne nuk presim që zgjidhjen politike ta bëjë askush tjetër përveçse vetë ne, por absolutisht çdo luftë që i bëhet krimit të organizuar, karteleve të drogës dhe korrupsionit ka patur dhe do të ketë mbështetjen pa kufij të Partisë Demokratike dhe të opozitës. Dhe çdo tentativë për t’i lidhur duart drejtësisë për këtë gjë do ketë kundërshtimin e hapur dhe të pandalshëm të opozitës.

Nazarko: Pse, kur e shani ju me emër Dumanin dhe Gjokën, çfarë i bëni? Nuk është ftesë për t’i lidhur duart? Nuk është shantazh? T’i përmendësh emrin është ftesë për linçim.

Noka: Mos u ngut! Shqipëria ka sot një të dënuar në vendin fqinj, një mashtruese të formularit të deklarimit të pasurisë në krye të drejtësisë. Është turp.

Nazarko: Të ndihmohesh nga përpjekja e këtyre shërbimeve greke pse ajo dënoi Belerin? Ajo mund të ketë mëkate të tjera, ta zemë se i ka bërë “like” një statusi të Edi Ramës.

Noka: Ajo mëkatin kryesor ka edhe miqësinë me Gys Agasin, që është ushtare e Gysit, por nuk po hyjmë aty.

Nazarko: Ishte edhe një lloj heroi i juaj në fakt, për hir të vërtetës. Nga sa kam dëgjuar se unë nuk e kam njohur kurrë. Jo hero, domethënë i lidhur edhe me juve…

Noka: Me neve jo, është djali i deputetit të PS-së, jo i imi.

Nazarko: Bënte ndere mbase.

Noka: Kurrë! Asnjë lidhje. E vërteta është dokumenti që ajo është e dënuar. E dënuar në Greqi dhe e ka fshehur dokumentin. E dënuar që ka falsifikuar deklarimin e pasurisë dhe e ka fshehur.

Nazarko: SPAK-u e ka legalizuar atë. SPAK-u thotë që i plotëson kushtet.

Noka: Irena Gjoka sot është turpi i drejtësisë, këtë nuk e ndryshojmë ne.

Nazarko: Ata që merren me gjyqet tuaja janë turpi.

Noka: Jo! Ajo është e dënuar për mashtruese, falsifikatore dhe nuk mund të japë drejtësi një njeri i tillë. Kaq gjë, shumë e thjeshtë.

“Me djaΙin e hαl lës shk¤υa me d ëshirë, s’më ρ.ërdhυn¤i”, υ. ajza nga Durrësi shokon me dekΙaratën

Detaje të rënda dalin në dritë në lidhje me largimin e 17-vjeçares nga banesa e saj në Durrës, e cila u gjet sot pas 1 muaj kërkimesh në zonën e plazhit.

BW ka sigùruar dëshminë e adoleshentes në policie e cila ka pohuar se jetonte me djalin e hallës.

Madje ajo ka sho kuar me deklaratën e saj teksa tha se me të kishte dhe një raport intim, pavarësisht lidhjes së tyre të afërt të gjakut. Madje ajo pohon se ishte e rritur dhe se prindërit nuk kishin arsye që të bëheshin merak.

“Kam shkuar me dëshirë dhe nuk më ka përdhu nuar. Kam qëndruar vetë më dëshirën time në shtëpinë e kushëririt. E kam djalë halle.

Nuk kam dashur të lajmëroj prindërit. Doja të jetoja e qetë. Nuk kishin pse të bëheshin merak.

Unë tani jam e rritur”, mësohet të jetë shprehur 17-vjeçarja në polici.


Ndërkohë, burime policore bëjnë me dije se 24-vjeçari me inicialet Sh. F., është shpërndarës dr oge.

Ndërkohë, në banesën e tij që kishte marrë me qira në zonën e Plazhit në Durrës, atij iu gjetën rreth 400 gramë lëndë narkotike ka nabis, ndërsa tashmë ndodhet pas hekurave.

Në mëngjes mori ftesën nga Sylvinho, Pllana shënon super gol në Poloni (Video)

Vetëm pak orë pasi u konfirmua në Kombëtare, Bujar Pllana ka dhënë menjëherë përgjigjen në fùshë, duke realizuar gol në kampionatin polak.

Mbrojtësi 24-vjeçar gjeti rrugën e rrjetës në përballjen e Lechia Gdańsk ndaj Pogoń Szczecin, duke shënuar golin e tij të parë për këtë sezon dhe duke festuar në mënyrën më të mirë ftesën nga trajneri Sylvinho.

Performanca e tij vjen në një moment ideal, teksa lojtari ka tërhequr vëmendjen e stafit kuqezi dhe pritet të bashkohet me ekipin kombëtar në fillim të javës.

Goli në Poloni shihet si një sinjal i qartë i formës së mirë të Pllanës, ndërkohë që polakët menjëherë kanë filluar të tremben duke kërkuar kujdes ndaj tij pas golit mjaft të bukur me kokë.

VIDEO E GOLIT