Fitoi betejën me sëmùndjen, Çiljeta Xhilaga ndan momentin e ëmbël me nënën

Gjatë qëndrimit në Ferma VIP, Çiljet Xhilaga rrëfeu se nëna e saj vuante nga kanceri dhe ky ishte meraku i saj më i madh gjatë qëndrimit në reality show.

Pak javë më parë, nëna e saj, Majlinda Xhilaga ndau në rrjetet e saj sociale lajmin e mrekullueshëm se kishte fituar betejën me sëmundjen.

Sot, Çiljeta ka ndarë një foto me nënën e saj teksa konsumojnë kafe. “Mama Linda”, shkruan ajo krahas fotos.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në fermë, Çiljeta tha se dëshira e saj është shumë e madhe për tu rikthyer në muzikë dhe skenë, por gjithashtu në planet e saj dhe partnerit të saj është të bëhen prindër të një vajze.

Tërmeti në Turqi, ja si shêmbet ndërtesa në Malatya (Video)

Raportohet se nga tërmeti i sotëm në Turqi është shembur një ndërtesë.

Siç raporton mediumi turk ‘Tyrkije Today’, kamerat kanë kapur momentin kur një ndërtesë u shemb gjatë tërmetit në Malatya.

Në po të njëjtin qytet, edhe vitin e kaluar ndodhi një tërmet i madh ku la edhe të vdekur e shtëpi të rrënuara plotësisht.

Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme apo viktima.
“Ne nuk kemi marrë asnjë raport për ndonjë problem deri më tani,” tha kryetari i bashkisë së Malatya, Sami Er për agjencinë shtetërore Anadolu, duke shtuar se zyrtarët ende po vlerësonin dëmet e mundshme në zona më të largëta.

Spikeren e zë pàniku në mes të transmetimit live, ja si trònditet studio gjatë Iëkundjeve të tërmetit (Video)

Një spikere përjetoi momente paniku gjatë transmetimit live, ndërsa tërmeti 5.9 goditi Turqinë këtë mëngjes. Në video duket studioja që tronditet gjatë lëkundjeve të tërmetit.

“O zot, vazhdon akoma, djema…”, thotë spikerja, ndërsa nuk ka lëvizur nga karrigia

Kliko për të parë videon:

Tërmeti është ndjerë në Anadollin Lindor, Anadollin Juglindor dhe Anadollin Qendror. Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya: bëri një deklaratë pas tërmetit që u ndje edhe në Diyarbakır dhe Elaziğ: Ka një shembje të pjesshme në gjithsej 3 ndërtesa, 1 në Malatya, 1 në Şanlıurfa, 1 në Elaziğ. Nga ana tjetër, pas tërmetit, mësimi u pezullua për 1 ditë në Malatya, Elaziğ dhe Şanliurfa.

Mbylli hetimet për Sali Berishën, dhëndrin e tij dhe 3 të pandehùr të tjerë, SPAK zbùlon akuzat

SPAK ka dalë me njoftim zyrtar pasi mbylli hetimet dhe dërgoi në GJKKO dosjen për Sali Berishën, dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe 3 të pandehur të tjerë, duke zbuluar akuzat ndaj tyre.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pasi ka përfunduar hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 287, të vitit 2020, ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në datë 15.10.2024), kërkesën për dërgimin e çështjes për gjykim, në ngarkim të të pandehurve si vijon:

Sali Berisha, akuzuar: Për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
Jamarbër Malltezi, akuzuar për kryerjen e veprave “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;

Fatmir Bektashi, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimi të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;
Xhimi Begeja, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;
Andia Pustina, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;

Subjekti juridik, shoqëria tregtare, Studio Pustina sh.p.k. akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;
Subjekti juridik, shoqëria tregtare, Homeplan sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i parë i Kodit Penal;
Subjekti juridik, shoqëria tregtare, Kontakt sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i parë i Kodit Penal.

Analiza e “Politico”: Shqipëria ka rrugë të gjatë për të bërë, mund t’i duhen dekada për t’u anëtarësuar në BE

Media e njohur “Politico” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë pas hapjes së grup kapitujve të parë për integrimin në BE. “Vendi ballkanik, të cilit iu dha statusi i kandidatit në vitin 2014, mbajti konferencën e parë të anëtarësimit me BE-në në korrik 2022, por hapja e grupit të parë shënon një hap të madh përpara për t’u bashkuar me bllokun. Negociatat e së martës kishin për qëllim vlerësimin e përputhjes së Shqipërisë me kriteret e BE-së në fusha të politikave si funksionimi i institucioneve demokratike, gjyqësori dhe të drejtat themelore, kriteret ekonomike, prokurimi publik dhe kontrolli financiar. “Për momentin jemi në rrugë me ide shumë të qarta, me një vullnet shumë të fortë dhe nuk ka dyshim se do të arrijmë atë që duhet të arrijmë, që është Shqipëria në BE deri në vitin 2030”, tha kryeministri Edi Rama.

Delegacioni i BE-së, i udhëhequr nga Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, në emër të presidencës hungareze të BE-së, e quajti gjithashtu konferencën një “piketa të rëndësishme” në proces. Megjithatë, ka ende një rrugë të gjatë për të bërë, pasi bisedimet e pranimit mund të zgjasin për dekada. Merrni Malin e Zi: vendi fqinj është shumë përpara në proces, por edhe pse ata hapën kapitullin e tyre të parë 12 vjet më parë, ata kanë ende 30 kapituj nga 33 për të mbyllur. BE-ja tani ka vendosur standarde të përkohshme – veçanërisht në kapitujt e sundimit të ligjit – që duhet të përmbushen përpara se të ndërmerren hapat e ardhshëm në procesin e negociatave”, përfundon shkrimin Politico.

Kaq ishte? Eno Popi drejt divorcit me bashkëshorten, shkak gazetari

“Ndarja” është një gropë që ka ‘thithur’ brenda vetes shumë prej personazheve të showbizz-it shqiptar. Ka kohë që qarkullojnë fjalë se martesa e Eno Popit ka përfunduar. Por tani është bërë me dije, sipas Pamflet, se lidhja e dyshes ka pëfunduar që një vit më parë dhe se ish-bashkëshortja e tij është larguar në Kanada për të jetuar me familjen.

Shkak thuhet se ka qenë tradhtia e Enos.

Ish-bashkëshortja i ka gjetur në celular mesazhe kompromentuese, që kanë sjellë më pas edhe prishjen e familjes. Nga kjo martesë Eno kishte një vajzë, me të cilën kaloi edhe pushimet verore këtë vit.

Nuk di si të b. ëj,a ti tregòj b υrrit që e t rαdhëtoυa me DASΗNORlN e parë…!

Të gjithë e dimë që dashuria e parë nuk harrohet, por shumë gra janë në dilemë nëse duhet të rrez/ikojnë partneritetin ekzistues për një ave/nturë me ish-in. Nora (35) gjithashtu përballet me këtë dilemë.

“Ne ishim së bashku për gjashtë vjet, dhe pastaj Arifi vendosi të transferohej në Amerikë,” tha Nora. –

Largimi i tij ishte i vështirë për mua, sepse isha i ri dhe i dashuruar. Unë madje iu luta që të kthehej dhe kështu bëra një budalla.

Mendova se nuk do t’i mbij/etoja largimit të tij.

Dy vjet pasi Arifit u largua për në Amerikë, unë fillova të takohem me Getin, ne u martuam dhe kemi dy fëmijë.

Burri im është një njeri i mrekullueshëm, një baba i kujdesshëm dhe një burrë i kujdesshëm, tek i cili mund të mbështetem në çdo kohë.

Besoja se do të isha besnik ndaj tij për gjithë jetën, por kur filloi pandemia, unë u takova me Getin në rrugë.

Ai është i divorcuar dhe ka një djalë i cili së fundmi është rritur. Sapo u takuam, Geti dhe unë menjëherë kujtuam “jetën e kaluar”.

Ne u takuam disa herë dhe përfunduam në sh/trat një natë. Ndihem e tme/rrshëme, e ndyrë, si një tra/dhtare …

Nuk di si ta shikoj burrin tim në sy, e lëre më fëmijët … A duhet ta pranoj që e tradhtova? Si mund të mësoj të jetoj me atë që bëra?

Psikologja: Kthehuni tek burri juaj dhe mos i thoni kurrë se e keni tra dhtuar, sepse kjo mund të shkat/ërrojë familjen tuaj.

Ajo që bëtë ishte moralisht e gabuar, por nuk u përpoqët të hakm/erreshe për burrin tënd.

Tregoni burrit tuaj në veprim sa e doni atë dhe sa do të thotë për ju që lundroni së bashku nëpër të gjitha stuhitë dhe stuhitë që sjell jeta me vete.

Mbërrijnë emigràntët e parë, nisin pròtestat në Lezhë

Kanë mbërritur sot në Shëngjin kontingjenti i parë i emigrantëve në kuadër të marrëveshjes Rama-Meloni.

Një grup qytetarësh janë mbledhur sot duke protestuar kundër emigrantëve në vendin tonë.

Me pankarta në duar, ato u shprehën se këtu merr fund ëndrra europiane, ndërsa shtuan se marrëveshja mes vendit tonë dhe Italisë, cënon të drejtat e njeriut.

Sidorela (aktiviste): Kërkesa jonë që në fillim që e kemi marrë vesh, ka qenë që marrëveshja të shpallet jo kushtetuese. GJK për fat të keq ka vendosur që marrëveshja nuk është jokushtetuese, në gjykimin tonë kjo marrëveshje cenon të drejtat e njeriut. Praktikë jodemokratike dhe shkelen të drejtat e njeriut. Ne do të vazhdojmë të ngremë narrativën tonë, për të treguar që Perëndimi po mbështet liderë autokratikë si Rama dhe Meloni dhe kriza e emigrantëve nuk është një krizë që zgjidhet duke i rënë në qafë disa popujve të tjerë.

RRËFlMl i υajzës shqiptare: E t ràdhtoυa që të merrja h àk!

Përshëndetje të dashur lexues! Historia që do u shkruaj daton shumë kohë më parë. Bëhet fjalë për vitin 2002. Unë në atë kohë isha adoleshente.

Njëri nga djemtë e shkollës më ngacmonte dhe unë nuk arrita t’u rezistoj gjatë ngacmimeve të tij dhe pranova të lidhem me të… 

Nga ana ime kjo lidhje nisi si lojë, por, në fakt, për të nuk ishte njësoj. Аi nga fjalët që thoshte kishte, vërtet, konsideratë shumë të lartë për mua.

Pa dëshirën time ai arriti t’më distanconte nga shoqëria dhe unë pothuajse të gjithë kohën e lirë që kisha e kaloja me të. Kaluam së bashku vitet më të bukura të gjimnazit.

Çdo ekskursion rrinim bashkë, çdo orë që kishim pushim, madje dhe pasditet i kalonim bashkë, aq sa për pak rrezikuam të mbeteshim pa shkollë.

Kur po afronte fundi i shkollës ai më kërkoi të fejoheshim. Mua më dukej shumë e çuditshme që ai, në fakt, po e mbante premtimin që kishte bërë. Si rregull unë duhet të isha e lumtur, por nuk isha.

Unë mendoja se ishim shumë të rinj për t’u fejuar, dëshirat e mia ishin më shumë se aq. Ai mendonte që ne të dy të fejoheshim dhe çdo gjë do ishte në rregull.

Si pranova të fejohem; Edhe pse kisha shumë ëndrra të tjera, përfundimi me të ishte një ndër to dhe pranova. Pasi u njoftuam me familjet tona u fejuam. Isha e lumtur, por njëkohësisht diçka më bluante për brenda. Thellë-thellë brenda meje e ndjeja që po gaboja.

Pasi kaloi një vit situata midis nesh u rëndua shumë deri në një moment që arriti në pikë kritike. Unë zbulova se ai më kishte tradhtuar. Ishte shumë e rëndë për mua në atë kohë, sepse tani e kuptoj që ka qenë krejt normale, meqë ishim të rinj dhe normalisht do gabonim.

Edhe pse e fala më dukej sikur më kishte ofenduar rëndë dhe kërkoja të hakmerresha. Doja të merrja hak, por zgjodha mënyrën e gabuar. Nuk duhej të kisha vepruar në atë mënyrë. Unë ia ktheva me të njëjtën monedhë, ai më tradhtoi dhe unë bëra të njëjtën gjë… U njoha me një djalë nëpërmjet telefonit dhe dola me të.

Ai zbuloi telefonatat dhe disa sms të harruar dhe u ndje shumë i ofenduar. Më thoshte se një femre nuk i shkon të tradhtojë, sipas tij meshkujt ishin ndryshe. Në fakt, edhe unë u pendova për veprimin që bëra, por gjithsesi në atë moshë aq logjikoja.

Ai nuk arriti të bënte të njëjtë gjë si unë, nëse unë arrita ta falja ai nuk e fali dot tradhtinë time. Nga njëra anë më mirë ashtu, sepse në atë mënyrë si po shkonin gjërat ne nuk kishim asgjë në rregull dhe situata do rëndohej gjithnjë e më shumë. Vendimi ynë për t’u fejuar ishte shumë i nxituar.

Dashuria jonë nuk arriti të piqet: Pas ndarjes jemi takuar disa herë, por asgjë nuk ndryshoi. E kuptuam se të dy ishim nxituar dhe, në fakt, dashuria jonë kishte qenë veç një ndjenjë adoleshente, e cila nuk arriti të piqet.
Tani, e që kanë kaluar shumë vite, të dy vazhdojmë të jemi ende vetëm.

Edhe pse kemi kaluar ndonjë histori dashurie të shkurtër, asnjëri prej nesh nuk është fejuar. Të dy zgjodhëm t’i përkushtohemi zanateve tona, duke qenë se universitetin nuk arritëm ta fillonim.

Shpesh më duket si një ironi e fatit, i cili kërkon të na ribashkojë sërish, sepse na rastis shpesh të shihemi dhe të takohemi në vende të ndryshme. Ndoshta mendoj shpesh për të, sepse ende nuk kam arritur të dashurohem me dikë tjetër. Ndoshta të dy e kemi dënuar njëri-tjetrin pa vetëdije.

55 υjeçàrja shqiptare: E kam për nder që e tr αdhëtoj Β URRlN tim

Jam 55 vjeçe, nga Ferizaj. Që kur isha 20 vjeçe u njoha me tim burrë, me të cilin pastaj u martuam dhe i kemi dy fëmijë. Por, pas pesë vjetësh të martesës sonë njoha një të ri dhe rashë në dashuri me të.

Njëjtë kishte vepruar edhe im burrë me sekretaren e tij, me të cilën pastaj ishte pesë vjet në lidhje, derisa ajo edhe martohet, shkruan për Portalin tonë “Kosovarja”, Mara, nga Ferizaj.

Kam të kryer Shkollën Normale në Ferizaj. Në kohën time posa mbaroje shkollën menjëherë edhe mund të punësoheshe. Kështu, edhe u punësova mësuese në një fshat të afërm. Si e re dhe e bukur që isha më shikonin të gjithë rrugës kur shkoja në shkollë, veçmas ata të fshatit ku punoja. Ndërkohë, u njoha me tim burrë dhe shpejt ramë në dashuri.

E, meqë nuk mundnim pa njëri-tjetrin, edhe u martuam, jo me ndonjë dasmë të madhe. Dhe, ditët rridhnin për mrekulli, na lindi fëmija i parë, pastaj i dyti. Por, pas kësaj kohe, gjërat ndryshuan.

Meqë udhëtoja me autobus për në fshatin ku punoja, shihja shpesh një djalë, i cili thuajse më përcillte në çdo hap. Një ditë edhe u detyrova t’i them të mos më ndjekë se unë jam e martuar. Por, që unë jam e martuar atij as që i bëri përshtypje…

Më tha: “S’paraqet pengesë kjo që” dhe eci tutje. Por, shikimet e tij gati një vit rresht bën që unë të filloj të mendoj për të, madje edhe të ndihem në siklet sa herë që e shihja, e edhe më në siklet ndodhesha kur nuk e shihja: kush është, pse sot nuk erdhi, mos po largohet nga unë…

Këto fjalë që i thashë bën që një ditë edhe ta përshëndesja e para. Ai më përshëndeti dhe u ndal. Shkurt e shqip me tha: “Jam i dashuruar në ty!”. E, ç’ti thosha unë? Edhe unë e doja, por nuk kisha si t’i thosha. Dhe, meqë heshta, ai e kuptoi se edhe unë e doja…

E, ditë pas ditësh, pa hyrë në hollësi, u gjendëm në shtrat së bashku. Dhe bashkë, sa herë që na jepej mundësia, qemë rrafsh pesë vjet, kur edhe u martua ai dhe u largua nga unë. Mirëpo, as im burrë nuk rrinte më urtë se unë. Edhe ai, edhe pse nuk e shihja, më thoshin koleget e punës se e shihnin shpesh me sekretaren e tij, meqë ai punonte drejtor.

Por, edhe atij pas disa vitesh “i ikë” e dashura, meqë edhe ajo martohet dhe shkon të jetojë në familjen e burrit, i cili aso kohe jetonte në Gjilan.

Kështu, pas një aventure 5-6 vjeçare, edhe unë, por edhe im burrë, iu kthyem njëri-tjetrit dhe unë më nuk kam pasur aventura të tilla, e besoj as im burrë, sepse kudo që shkonte kërkonte t’më merrte edhe mua…