Një 24-vjeçare ka shkruar mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ se ndodhet në një dilemë të madhe dhe se nuk e di çfarë të bëjë.
Ajo e nis mesazhin:
Mirëmbrëma ! Jam një vajzë 24 vjeçe.Kam mbaruar shkollen ne Tirane për juridik.
Ka qene shumë e përqendruar mbas studimeve dhe nuk kam pasur kohë për lidhje.
Kesaj vere njoha një djalë që jeton në Londer.”Më tej ajo tregon se çfarë ndodhi me të, duke dalë direkt në temë:
Vazhdova komunikimin nëpërmjet fb. Ai tregoi shumë interes dhe kohet e fundit më ka kërkuar dorën për fejesë. Une sinqerisht më pëlqeu si djalë por kemi dalë vetëm 3 herë dhe nuk e njoh mirë.
Ai më kërkoi të shkoj në Londer me të. Jam në dolemë, studiova per avokate dhe nuk di cfare pune do të bëj nl Angli.
Do doja mendimin e ndonjë vajze tjetër qe ka kaluar një situatë të ngjashme. Ju lutem bublikojeni”
E dashuruar me kushëririn e saj dhe gjithçka e mëson kur është gati për t’u fejuar.
Kjo është historia tronditëse e një adoleshenteje, e cila ka rrëfyer “ShkodraNews” dramën e jetës.
“Ky shtator duhet të ishte muaji i fejesës për mua, por është kthyer në një tmerr që po më mbyt përditë.
Jam nga Shëngjini dhe kam qenë përherë një vajzë e urtë. Sapo kam mbushur 18 vjeçe.
Argëtimi i vetëm për mua ka qenë gjithmonë plazhi. Në maj njoha disa shokë e shoqe të reja nga Kosova.
Jam afru shumë me ta. Mes tyre njoha dhe dashurinë time të parë dhe të fundit sa t’kem frymë.
U lidhëm. Ai është 20 vjeç dhe jeton në Kosovë. Mbajtëm lidhje deri në korrik, fundin e tij.
Dhe kemi konsumuar çdo gjë. Unë e humba me të virgjërinë dhe s’jam penduar hiq sepse ne do të ishim bashkë gjithë jetën.
E mori vesh nana e aty ra bomba për mua. Ai është kushëri im i tretë nga mami.
Nuk mund ta pranoj këtë gjë. Sepse ai është djali që çdo vajzë do të ëndërronte të kishte. Bën humor, është i sjellshëm dhe gjithçka që unë të jem e lumtur.
Ne kemi vendosur të ikim nga shtëpia dhe ta jetojmë dashurinë tonë. Zoti më faltë por tani është shumë vonë për të qenë kushërinj.
Prindërit më kanë thënë nëse dal nga shtëpia më bëjnë të vdekur e do me heqin edhe nga certifikata e familjes. E vetmja frikë që kam është nëse fëmijët na dalin me probleme”, rrëfen ajo.
Shqiptarët shquhen edhe për humanizëm mbi të gjitha dhe më poshtë do të lexoni një histori mjaft interesante.
Një vajzë me emrin Elona, ka rr;ëfyer se si e ka ndihmuar një i ri në një ditë mjaft të vë;shtirë, por që tani kërkon të Iidhet me të për ta falënderuar pasi nuk ka pasur mundësinë të bëjë gjatë dy viteve.
Elona shkruan:
Përshëndetje ! Hapa këtë adresë për një ndihmë nga ana juaj. Dje ndeza cel tim të vjetër që nuk e kam përdor prej kohësh dhe më bëri përshtypje një foto e ruajtur në WhatsApp.
Ishte personi i cili kohë më parë ka bërë një gjest që nuk e bën kushdo sot. Para rreth dy viteve më ndodhi diçka dhe isha shumë e më;rzitur e pa zgjidhje, më kishin hu;mbur lekët e qirasë së shtëpisë dhe prindërit i kisha të së murë e me il açe. Kështu që nuk doja t’u bija në qafë por as në dorë të kujt, përveç të një shoqeje pasi nuk isha fort mirë ekonomikisht. Lashë takim me shoqen në një kafe por nuk erdhi.
Gjithsesi, ngjitur me tavolinën time më tutje ishte një djalë.
Se di se si më erdhi një guxim dhe shkëmbyem disa fjalë me shaka dhe mbase e dalloi tri;shtimin në fytyrën time.
As vetë nuk e di se si u shpreha, isha në pa nik dhe ia shpjegova situatën. E mori me shaka, por unë u p;reka dhe po q aja. Ai u afrua dhe më kërkoi t’ja shpjegoja, ku i tregova për gjendjen time dhe pa hezitim më ofroi ndihmë me ato lekë që kishte me vete e nuk më kërkoi asgjë në këmbim.
Thjesht më tha nëse situata ime rregullohej të ja ktheja me një kafe, asgjë më tepër. Emrin nuk donte të ma tregonte, por ja mora numrin e celularit dhe e lashë me të që do ta telefonoja kur të kisha zgjidhur probIemin tim.
Padyshim e ndjeu që isha e sinqertë ndaj edhe më besoi dhe më ofroi ndihmë, kështu mendoj unë…
E falënderova pa masë atë njeri që nuk e mendoi dy herë rastin tim. Kur u largova u ndjeva e lehtësuar nga njëra anë, por nga ana tjetër ndihesha keq sepse nuk besoja që ekzistonin njerëz të tillë me një zemër kaq humane.
Pas dy ditësh e telefonova por më dilte i fikur numri. tentova disa ditë më radhë por më kot.
Pas disa muajsh e shikoj që kishte hapur WhatsApp me atë numër. Ishte fytyra e tij në profil dhe nuk ngurrova t’i shkruaja “djalit pa emër”.
Folëm vetëm pak herë, por përsëri nuk më foli asgjë për veten, Më pas shoh që kishte mbyllur numrin, nuk munda kurrë ta falënderoja.
Kanë kaluar pothuajse dy vite që nga ajo ngjarje dhe do të ndihesha e lumtur nëse ai e sheh këtë mesazh nga unë dhe do të doja t’më jepej rasti t’ja ktheja 10-fish atë që bëri për mua.
Kam një foto të tij, e i lutem Zotit që ta shohë dhe kush e njeh mund ta bëjë tag në komente. Vëmendja ime do të jetë këtu, nga Elona!” Epo, nëse e njihni të riun, mos ngurroni…
Videoja e vrasjes së dy klientëve të restorantit në Çikago nga një punonjës me të cilët ishte përleshur pak më parë po shkakton tronditje.
Autori i krimit të ndodhur më 7 tetor është 42-vjeçari Mendi Mendelele, i cili siç shihet në video nga kamera e sigurisë, ka dalë nga kuzhina dhe ka qëlluar duke plagosur për vdekje një 55-vjeçar dhe një 56-vjeçar.
Sipas policisë lokale, pak para të shtënave të ndodhura në orën 22:30, dy klientët kishin debatuar me Mendelelin.
Në video shihet 42-vjeçari duke dalë nga kuzhina me një armë në duar dhe duke kërcënuar dy viktimat e tij përpara se të hapte më në fund zjarr.
Siç njoftoi policia, njëri prej viktimave është qëlluar me plumb në fytyrë dhe i dyti në kokë.
Pas të shtënave, 42-vjeçari është larguar i qetë nga lokali dhe më në fund është arrestuar gjysmë ore më vonë.
Raportet tregojnë se Mendelele kishte një precedent penal në Illinois dhe Florida, duke përfshirë arrestimet në 2021 për sulm dhe dhunë në familje.
Shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg, një nga njerëzit më të pasur në botë, së fundmi i është bashkuar grupit ekskluziv të atyre, pasuria e të cilëve ka arritur ose tejkalon 200 miliardë dollarë (182.57 miliardë euro). Prandaj, ai bëhet anëtari më i ri i këtij klubi elitar, i cili përfshin vetëm dy liderë të tjerë të teknologjisë, themeluesin e Amazon, Jeff Bezos dhe CEO të Tesla, Elon Musk.
Akumulimi i pasurisë së Zuckerberg i atribuohet kryesisht pozicionit të tij si aksionari më i madh i Meta, kompania mëmë e rrjeteve të mediave sociale Facebook, Instagram dhe Threads, si dhe platforma e mesazheve WhatsApp.
Sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, tre individët më të pasur në botë vijnë të gjithë nga industria e teknologjisë. Në të vërtetë, nga 10 njerëzit më të pasur, tetë janë nga ky sektor. Këtu përfshihen disa emra të shquar si Larry Ellison, themeluesi i Oracle, i ndjekur përkatësisht nga bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates dhe Larry Page, bashkëthemelues i Alphabet, kompania Holding e Google.
10 miliarderët më të mirë në mbarë botën sipas pasurisë neto
Industria e teknologjisë ka qenë gjithashtu një nga sektorët me performancën më të mirë, me gjashtë nga shtatë kompanitë që kanë arritur statusin e trilion dollarëve që vijnë nga kjo fushë. Sipas një raporti të fundit nga Informa Connect Academy, Microsoft, Apple, Nvidia, Alphabet dhe Meta vlerësohen të gjitha në mbi 1 trilion dollarë që nga korriku 2024.
I njëjti raport hulumtoi gjithashtu se cilët prej multi-miliarderëve të sotëm kishin më shumë gjasa të arrinin statusin e trilionerit, me parashikimet që bota mund të shihte trilionerin e saj të parë në vetëm tre vjet. Analiza u bazua në të dhënat e vlerës neto të 30 njerëzve më të pasur në botë dhe llogaritjet e normës mesatare vjetore të rritjes së tyre gjatë pesë viteve të fundit.
Rezultatet u përdorën më pas për të krijuar parashikime 30-vjeçare për pasurinë e secilit person për të parashikuar se kush ka të ngjarë të bëhet një trilioner dhe për të vlerësuar vitin që do të arrinte atë status.
Kush do të jetë trilioneri i parë në botë?
Kryesuesi i listës ishte Elon Musk, i cili mund të bëhej trilioneri i parë deri në vitin 2027, me një vlerë neto “duke u rritur me një normë mesatare prej 109.88 për qind çdo vit”.
15 miliarderët më të mirë të parashikuar të bëhen trilionerë
Pjesa më e madhe e pasurisë së Musk është e lidhur me aksionet e tij në Tesla, prodhuesi më i vlefshëm i makinave në botë, dhe kompania private e raketave SpaceX. Ai zotëron gjithashtu rreth 79 për qind të X Corp, të cilën e bleu në 2022 për 44 miliardë dollarë (rreth 39.6 miliardë euro), megjithëse vlera e saj ka rënë ndjeshëm që atëherë.
Për më tepër, Musk zotëron gjithashtu aksione në disa startup, duke përfshirë Neuralink, The Boring Company dhe xAI. Ai mund të pasohet nga Gautam Adani, themeluesi i Adan Group, me qendër në Indi, i cili pritet të arrijë statusin e trilionerit deri në vitin 2028. Po atë vit, Jensen Huang, një nga themeluesit e kompanisë trilion dollarëshe NVIDIA, pritet të bëhet trilioneri i ardhshëm i industrisë së teknologjisë, me një normë rritjeje vjetore në vlerën neto prej gati 112 përqind.
Nga të gjithë 28 individët e parashikuar të bëhen trilionerë brenda 30 viteve të ardhshme, 11 (rreth 40 për qind) ishin vetëm nga fusha e teknologjisë. Lista përfshinte emra të tjerë të mëdhenj në industri si Mark Zuckerberg, Larry Page, Jeff Bezos, Zhang Yiming, themeluesi i kompanisë mëmë të TikTok ByteDance dhe Bill Gates, duke e përmbyllur listën.
Këngëtari i njohur El Taiger ka humbur jetën ditën e djeshme, pas një atentati një javë më parë.
Artisti kubanez, 37 vjeç mori një plumb në kokë më datë 10 tetor, ndërsa një javë më vonë ai ndërroi jetë pasi plagët e marra ishin të rënda. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga familja e tij përmes një postimi në rrjetin social Instagram. People shkruan se 37-vjeçari u sulmua teksa ishte në makinë. Menjëherë pas ngjarjes, ai u dërgua në spital ku iu nënshtrua një operacioni.
“Ndërsa ky lajm është tronditës, ne inkurajojmë fansat e El Taiger të nderojnë kujtimin e tij. Dëgjoni muzikën e tij dhe kërceni. El Taiger ishte ndjenja e njerëzve dhe tani ne duhet ta mbajmë gjallë atë ndjenjë përmes muzikës dhe trashëgimisë së tij.”
Ndërkohë policia po vijon hetimin për të zbardhur shkaqet e vdekjes së tij si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
El Taiger ishte i njohur për kontributin e tij në zhanrin Kubaton, një shkrirje e reggaeton dhe ritmeve tradicionale kubane. Ai publikoi albumin e tij debutues, Taiger, në vitin 2016. Një vit më pas, ai u shfaq në kolonën zanore të filmit Fate of the Furious me këngën “La Habana”. Ai është gjithashtu i njohur për këngët e tij “La Historia”, “El Papelito”, “Habla Matador” dhe “Rulay”.
Së fundmi, në emisionin “Pardon my French” në Top Albania Radio, moderatorja e njohur Lei Kraja ka treguar se këngëtari i njohur Bardhi i ka bërë ‘unfollow’ në Instagram.
Kraja shprehu habinë e saj për këtë veprim, pasi ajo nuk e di arsyen pse Bardhi ka marrë një vendim të tillë.
“Meqë ra fjala, Bardhi më ka bërë unfollow në Instagram, nuk e di përse. Bardhi, kam qenë në videoklipin tënd, po ta rikujtoj. Kemi pasur intervista bashkë! Mua më ka hequr, nuk e di pse, por thjesht doja ta ndaja me ty, se e kisha harruar si fakt”, u shpreh Lei.
Moderatorja gjithashtu përmendi se Bardhi ka pasur vështirësi në karrierë për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me ish-menaxherin e tij. Ajo theksoi se menaxheri i tij i mëparshëm i kishte bllokuar koncertet dhe kishte vështirësuar vazhdimësinë e karrierës së këngëtarit.
Ajo shtoi se teksti i këngës së fundit të Bardhit reflektonte këtë situatë të vështirë që ai kishte kaluar me menaxherin e tij. Kraja tregoi gjithashtu se, nga përvoja e saj, menaxheri dukej një person me përvojë dhe që kishte sakrifikuar shumë për suksesin e Bardhit.
“Di që nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë me ish-menaxherin tashmë. Di që nuk ia ka bërë të lehtë rrugëtimin për të vijuar karrierën e tij.
Unë them kryesisht ka qenë për menaxherin. Bardhi më ka bërë ‘unfollow’ në Instagram. Se di pse. Nuk e di pse më ka hequr. Koncertet i janë bllokuar nga menaxheri, ndaj dhe teksti në këngën e re është për të. Mua më ka rastisur ta takoj, (menaxheri) mu duk një person që kishte përvojë. Kishte bërë shumë, kishte sakrifikuar për suksesin e Bardhit. Ka investuar shumë te Bardhi.”, u shpreh Kraja.
Dy vite më parë, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre. Armina Mevlani, në një intervistë për “Rudina”, u pyet për situatën në familjen Berisha. Blogerja u pyet edhe për situatën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Në fjalën e saj, Armina tregoi se e gjithë situata në familjen Berisha nuk është përjetuar mirë.
Armina Mevlani: Sigurisht përtej çështjes politike nuk është përjetuar mirë dhe është diçka jo e drejtë në këndvështrimin e shumë njerëzve, por edhe në realitet. Megjithatë, shpresojmë për më mirë në vazhdim.
Megjithatë shtoi se ajo ka mundësinë që të takohet dhe të komunikojë më të. Po ashtu, u shpreh se ka besim që gjërat në familjen e saj të re, do të përmirësohen.
“Po patjetër, jemi në kontakt. Me thënë të drejtën, unë kam kuptuar me kalimin e kohës, qoftë në familje apo në marrëdhënie dhe gjithçka është shëndeti dhe për sa kohë që njerëzit janë të shëndetshëm dhe të fortë, do të dalë drita e diellit, e sigurt që po,”-shtoi blogerja.
“Mendova se lejohej në Belgjikë dhe ishte vërtet i vetëdijshëm për asnjë dëm apo shkelje ligji”. Kështu është shprehur një nga shqiptarët e arrestuar për magazinën me 800 mijë euro drogë të sekuestruar nga policia e Belgjikës në vitin 2022, ku u kap bashkë me 4 bashkëatdhetarë të tjerë.
Kjo dëshmi është dhënë në procesin gjyqësor që po mbahet dhe seancën e radhës të zhvilluar sot (10 tetor). Plantacioni i madh i kanabisit u gjet në Waarschoot. Së bashku me katër të tjerë ai rrezikon një dënim me burg deri në 5 vjet nëse shpallen fajtorë.
Në seancë tre prej të dyshuarve dërguan përfaqësuesit ligjorë, kurse dy ishin vetë të pranishëm. Emrat nuk u bënë publikë. Prokurori kërkoi burgim nga 12 muaj, deri në 5 vjet për secilin. Gjithashtu u kërkuan gjoba deri në 20 mijë euro.
Pas disa informacioneve për automjete të dyshimta pranë një magazine në Visserij në Assenede, policia lokale kreu një bastisje në tetor 2022. Ata zbuluan se ndërtesa përdorej për të operuar një plantacion kanabisi.
82 kilogramë kanabis në gjendje të tharë u gjet gjithashtu gati për transport. Dy shqiptarë janë arrestuar në vendngjarje në magazinë. Dy të tjerë u gjetën në një automjet pranë plantacionit. Më vonë një shqiptar i pestë doli mes lidhjeve, shkruan media belge “Nieuwsblad”.
Në magazinë, hetuesit gjetën edhe një fletore interesante, ku kishte një “boll informacioni” për sasitë e kultivuara, nënndarjen e plantacionit etj.
Avokati Toon Deschepper u përpoq të shpjegonte situatën e klientit të tij.
“Ai ishte naiv dhe i pavetëdijshëm për ndonjë keqbërje. Madje ai ka treguar menjëherë pasaportën në polici. Atij i thanë se lejohej në Belgjikë, budallallëk natyrisht. Kërkoj të mos jeni shumë i rreptë”, u shpreh mbrojtësi para gjyqtarit. Avokatja Nathalie Buisseret e ndoqi argumentin dhe tregoi se klienti i saj kishte nevojë për para, për shkak të një vajze të sëmurë.
Çekia ishte më e motivuar se Shqipëria për të fituar ndeshjen, dhe kështu ndodhi duke shënuar 2 gola.
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo tha pas ndeshjes se çekët bënë një ndeshje më të mirë dhe kanë luajtur fort në lojën në ajër.
“Para së gjithash pashë një Çeki shumë të motivuar. Çekia ka luajtur mirë, sulmuesi i tyre ka bërë një ndeshje shumë të mirë, ka luajtur në ajër si ekip, ishin shumë të motivuar për ta fituar këtë vit me ne. Ishin shumë më të motivuar për të fituar. Ata na shikojnë si ekip i fortë, e vura re si festonin sikur kishin mundur Brazilin”.
Sa i përket pësimit të golit të dytë, Silvinjo u shpreh se një pësim i tillë nuk i pëlqen askujt, madje i kishte paralajmëruar kuqezinjtë që të bënin kujdes.
Megjithatë, trajneri i Kombëtares nuk i humbet shpresat, pasi gara është akoma e hapur.
“Të çmend pësimi i një goli. Në pushimin mes dy pjesëve ju thashë lojtarëve që ata bëjnë tranzicion të shpejtë dhe mund të pësojmë 2 ose 3 gola. Duhet të shohim përpara për ndeshjen tjetër. Çdo gjë është akoma e hapur duke qenë se nuk ka diferencë të madhe pikësh. Ne kemi lojtarë të mirë”.
Shqipëria u mund 2 me 0 në Çeki në sfidën për Ligën e Kombeve dhe renditet në vend të tretë.