Në telashe pas dënimit me burg? Luiz Ejllit ‘i anulohen dhjetra koncerte’ brenda dhe jashtë vendit, menaxherët e shqetësuar për…

Kur gjithçka dukej se po shkonte perfekt në karrierën dhe jetën private të Luizit, një telash me drejtësinë e ka tronditur jo pak jetën e tij. Ashtu edhe si është shkruar ditët e fundit, Gjykata e Fierit ka dënuar me 1 vit pas hekurave fituesin e “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli për falsifikim dokumentesh për të justifikuar pasuritë e fituara nga aktiviteti kriminal të një personi.

Mësohet se Luiz Ejlli, ka përdorur vulën e noterit për falsifikim dokumentesh edhe pse ministria i kishte hequr licencën. Fituesi i “BBV” raportohet se ka krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta dhe shtetasi me iniciale F. A., të cilit iu ishte sekuestruar pasuria, e kishte dorëzua në ish-Prokurorinë e Lushnjës më 25 shkurt 2022. Ndonëse çështja pritet që të apelohet, vendimi ka prekur jo pak edhe karrierën e këngëtarit.

Sipas “Panoramës”, se disa koncerte që Luizi kishte në Britaninë e Madhe janë anuluar. Një fakt i tillë ka shqetësuar jo pak ekipin e menaxhimit të tij, të cilët janë konsultuar menjëherë me avokatët e tyre dhe të këngëtarit, për të parë të gjitha mundësitë, nëse çështja gjyqësore, do të sillte probleme në agjendën e tij. Fakti që ka një dënim, e ndalon artistin që të largohet nga vendi, duke bërë që koncertet e tij jashtë kufijve të shtyhen për një moment të dytë.

Nga ana tjetër, edhe disa data që Luizi ka pasur të pronotuara në vend, janë anuluar. Nuk dihet ende arsyet rreth kaq shumë anulimeve, brenda kaq pak ditëve, por ajo që dihet është fakti se e gjithë situata ka shqetësuar shumë si stafin e Luizit, ashtu edhe vetë Luizin. Dosja e Ejllit kaloi për gjykim më 26 dhjetor 2022, dhe sipas Kodit Penal ai mund të dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 4 vite. Kjo histori nisi në vitin 2021, kur prokuroria e Fierit nisi hetimet dhe kërkonte sekuestrimin e pasurive të shtetasit F.A. për shkaqe të dyshimta.

Fituesi i “Big Brother Albania”, Luiz Ejlli, u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Fierit për falsifikim dokumentesh duke përdorur vulën e noterit, edhe pasi kishte humbur licencën, për të shpëtuar nga sekuestrimi, një pjesë të pasurisë së një ish-të dënuari për prostitucion në Itali. Ndërsa, 18 muaj u dënua personit Fatmir Abdurramani që i është hartuar deklarata noteriale. Vepra penale për të cilën Ejlli u dënua rezulton e kryer pak muaj para se të hynte në “Big Brother”. Fatmir Avdurramani në hetim pasuror nga prokuroria, e cila i kishte sekuestruar disa prona, tentoi të shpëtojë një pjesë të tyre, duke përdorur Luis Ejllin.

Me vulat e noterit që i mbante edhe pse kishte humbur licencën, ish-banori i “Big Brother”, bëri një dokument të falsifikuar noterial, sikur 210 mijë euro Avdurramani i kishte marrë hua tek 2 persona. Këtë dokument ish-i dënuari për prostitucion e depozitoi në prokurori por hetuesit kryen verifikime në arkiva të noterisë ku gjithçka i rezultoi e falsifikuar dhe dokument i manipuluar mbi të dhënat e një qytetari tjetër.

Luiz Ejllit i ishte hequr licenca në vitin 2021 nga Ministri i Drejtësisë, dhe në prill 2022-shit i janë tërhequr dokumentet dhe dosjet. Luis Ejlli mbajti vetëm vulën e njomë e të thatë, të cilën e dorëzoi në muajin në maj, 3 muaj pasi kishte firmosur dokumentin e ish-të dënuarit. Vendimi i Gjykatës së Fierit pritet të apelohet nga këngëtari në Gjykatën e Apelit, e cila pritet të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin, ta ndryshojë apo ta shpallë të pafajshëm. Nëse mbahet në fuqi vendimi i Shkallës së Parë, atëherë Luiz Ejlli duhet të shkojë ne burg.

Nuk fshihet më, Roza Lati publikon video me të dashurin e ri! Kush është personazhi i njohur i sporteve ekstreme

Prej disa ditësh në mediat rozë qarkullojnë thashetheme për një lidhje të re mes Roza Latit dhe Xhonatan Islamit.

Syri i mprehtë i njdekësve të saj vuri re një detaj interesant të një ore që ajo mbante në dorë.

Por duket se përmes një postimi të fundit, Roza ka vendosur të mos e fshehë më, teksa është shfaqur duke puthur djalin me të cilin janë hedhur me parashutë.

Xhonatan Islami është djali i Alket Islamit, të dy të apasionuar pas sportit ekstrem të hedhjeve me parashutë.

Në video Roza shihej në jug të Shqipërisë, saktësisht në Gjirokastër, për të mbështetur ish-banorin e Big Brother VIP Albania, Xhonatan Islamin në konkursin e parashutave, “PGAEuro 2024”, që u mbajt vetëm pak ditë më parë.

Fier dhe Korçë/ Ka. nceri i g jirit ka prekur më shumë gra në 2024-ën! Kujdes me duhanin, kont raceptivët! Mjekja: Në fazë të avancuar s’ka shërim

Numri i grave që preken nga kanceri i gjirit është rritur në dy prej qarqeve më të mëdha në vend, si Korça dhe Fieri. Shkaqet, ndër më kryesoret përmenden, duhani, stresi, përdorimi i kontraceptivëve.

Gjatë 9 muajve të këtij viti, 50 gra e vajza janë prekur nga kanceri i gjirit në qarkun e Fierit. Shifrat i përkasin Shërbimit të Onkologjisë për periudhën Janar- Shtator 2024, ndërsa shkaqet kryesore janë; jeta sedentare, duhani, përdorimi i kontraceptivëve, stresi. Mjekja këshillon grate të bëjnë kontrolle nis nga mosha 40 vj

“Kanceri i gjirit është shkaku nr. 2 i vdekjeve. Rastet janë në rrije. Nga Janari në Shtator, 50 gra të diagnostikuara. Sëmundja duhet të të diagnostikohet në fazë të hershme që të shërohet. Në faza të avancuar nuk ka shërim. Ndaj këshillohet të bëhet mamografia sepse e kap kancerin në faza të vogla. Disa nga faktorët, stili i jetesës, duhanit dhe kontraceptivët. Lindjet në moshë të madhe janë faktor rrisku”, tha për Report TV, mjekja onkologe e Fierit, Anisa Mone.

Ajo shton se grupmosha më e prekur është 50- 60 vjeç, ndërsa një numër shumë i vogël nuk ka mundur të fitojë betejën me sëmundjen pasi e kanë pikasur në stade të avancuara.“Zakonisht mentaliteti dhe neglizhenca çon në këtë fazë, nuk vijnë tek doktori, kanë turp të tregojnë në familje, por ky është numër i vogël, pasi pjesa më e madhe e grave janë të ndërgjegjësuara dhe i kryejnë kontrollet gjatë gjithë vitit. Ekzaminimi kryehet falas përmes sistemit të referimit nga mjeku i familjes. Trajtimi me kimioterapi bëhet në spitalin e Fierit dhe kjo ka sjellë lehtësim për pacientët të cilët nuk shkojnë më në Tiranë”, shprehet onkologia.

‘Report tv’ kreu një vëzhgim dhe në spitalin e Pogradecit ku mungon mamografia, ndaj diagnostikimi është më i vështirë sidomos për gratë që jetojnë në zona rurale.

Valbona Seitllarit specialiste e Njësisë Vendore e Kujdesit Shëndetësor thotë mamografia e lëvizshme ka ardhur vetëm një herë ku janë diagnostikuar 22 gra e vajza me kancer gjiri.

“Në muajin qershor janë bërë104 vizita, 22 gra janë referuar për kontrolle të mëtejshme. Njësia Vendore ka mundësuar transportin për të bërë mamografinë. 22 raste të cilat janë të referuara për ekzamim të metejshëm në Korçë, pasi ë spitalin tonë s’ka mamografi”, tha ajo.

Ndërsa në spitalin e Korçës janë diagnostikuar 46 raste të reja të prekura nga kanceri i gjirit në periudhën Janar-Shtator 2024.

Pamje të rë nda/ U dh*nua për vde kje nga Denis Meçe, publikohen për herë të parë fotot pas ngjarjes, momenti kur Egli Proga merret dhe…

Këto pamje të rënda janë shkrepur në momentin kur Egli Proga, i cili humbi jetën pasi u dhunua nga Denis Meçe, futet në ambulancë për t’u transportuar në spital.

Siç shihet, 42-vjeçari i pavetëdijshëm, merret nga disa persona dhe futet në ambulancë. Edhe pse mjeti i ambulancës ka mbërritur, ai nuk është vendosur në barelë për t’u futur më pas në të, por i kapur nga disa persona nga këmbët dhe duart.

Ditën e sotme Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për 3 persona që dëshmuan vrasjen e Egli Progës në qytetin e Pogradecit por akuzohen se e fshehën atë. Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe të cilët ishin lënë më herët në masën e sigurisë “ detyrim paraqitje” janë arrestuar pasi gjykata e Korçës e ka ndryshuar atë në arrest në burg.

Prokuroria e Korçës ka konkluduar se ka ndërhyrje ne kameren e brendshme të lokalit ku u dhunua duke gjetur më pas vdekjen Egli Proga.

Ndërsa organi hetimor bën me dije se është në procesin e kthimit të pamjeve policia e Korçës, ka bërë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e tyre pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”, në “Arrest në burg”, për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”, për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 1 Pogradec, ku humbu jetën shtetasi Egli Proga , 42 vjeç.

Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës. Mbrëmjen e 10 gushtit në lagjen 1 të Pogradecit, 42 vjeçari Egli Proga baba i dy fëmijëve u dhunua për vdekje nga Denis Meçe ndërsa autori u largua nga vendngjarja. Ai u arrestua vetëm disa ditë më vonë ndërsa në pranga përfunduan edhe 3 personat të cilët deklaruan se nuk kishin parë asgjë nga ngjarja e rëndë.

Nuk do ta besoni/ Ja përse këmishat e kirurgëve dhe infermierëve janë jeshile

Këmishat e kirurgëve dhe infermierëve janë jeshile sepse ato duhet të bëjnë dallimin me ngjyrën e kuqe të gjakut, shkruan focus.it. Në fakt, e kuqja është një ngjyrë që bie në sy. Kjo ngjyrë bën dallimin në retinën e syrit për një kohë të gjatë.

Dhe në fakt vëmendja e trurit magnetizohet nga kjo ngjyrë e cila, pikërisht për këtë arsye, nga shumë kultura është konsideruar e rëndësishme dhe autoritare.

Nuk është rastësi që e kuqja është ngjyra e semaforëve apo e ndonjë sinjali tjetër që duhet të tërheqë vëmendjen, por edhe ajo e mantelit të kardinalëve dhe mbretërve.

Ndryshe nga e kuqja, jeshilja fokusohet nga thjerrëzat e syrit drejt e në retinë pa ndonjë përpjekje të veçantë.

Prandaj jeshilja është një ngjyrë që nuk i lodh sytë. Në sallat e operacionit, përparëset e kirurgëve dhe infermierëve dhe çarçafët që mbulojnë pacientët, janë të gjelbra pikërisht sepse bëjnë që të zhduket ai imazhi i mbetur i krijuar nga gjaku i kuq në retinë.

Nëse do të përdoreshin pëlhura të bardha, sanitarët do të vazhdonin të shihnin me këmbëngulje njollat ​​e gjakut edhe kur i hiqnin sytë nga plaga.

Dhe ky çrregullim do t’ua lodhte punën. E bardha, një tregues i pastërtisë, është e rezervuar për infermierët.

Habit Çimi i Big Brother: Të dashurës i paguaja 1 mijë Euro në muaj thonjtë dhe flokët

Shkëlqim Bega, ose ndryshe i njohur si Çimi i “Big Brother Vip” ka treguar se ishte ndarë nga e dashura edhe pse ishte përpjekur të bënte shumë për të.

Ai ka pohuar se paguante thonjtë, flokët dhe çdo shpenzim tjetër për të mujor, shifër që shkonte deri në 1000 euro në muaj.

“U rrëmbeva nga ajo ndjenjë”, ka pohuar Çimi.

Aplikimet për lotarinë amerikane, konsulentja tregon kriteret për t’u kualifikuar

Aplikimet për lotarinë amerikane (Diversity Visa Lottery) janë një mundësi për individë nga vende me nivele të ulëta të emigracionit në SHBA për të fituar një vizë për të jetuar dhe punuar atje. Konsulentët shpesh theksojnë disa kriteret kryesore për t’u kualifikuar. Konsulentët gjithashtu theksojnë rëndësinë e plotësimit të aplikacionit në kohë dhe saktësisht, pasi gabimet mund të çojnë në refuzimin e aplikimit.

Prej datës 2 Tetor sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane në Shqipëri kanë nisur aplikimet për lotarinë amerikane, të cilat do të jenë të hapura deri më 5 Nëntor. Mëngjesin e sotëm në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show” ishte e ftuar konsulentja Ledia Fazlli. Për të gjithë publikun ajo bëri të qarta të gjitha kriteret që duhet të kenë për t’u kualifikuar deri në fund, pas përzgjedhjes fillestare.

Ledia Fazlli: Nga viti në vit shikoj që informacioni merret akoma më shumë, sidomos në kohën e teknologjisë që është zhvilluar kaq shumë. Po shikoj një kërkesë shumë të madhe sivjet dhe jo vetëm nga shqiptarët e Shqipërisë, por janë shtuar shumë dhe shqiptarët e Evropës.

Aldo: A ka ndonjë kriter për të kualifikuar apo është çështje shansi?

Ledia Fazlli: Përzgjedhja është e rastësishme, por kur njerëzit të aplikojnë duhet të kenë parasysh disa kritere që në momentin që përzgjidhen sepse nuk është vetëm fitimi i lotarisë. Nëse je përzgjedhur rastësisht për të fituar lotarinë, pastaj kalon në disa etapa të tjera për t’u pajisur me vizën e emigrimit. Për t’u kualifikuar deri në fund duhet të kesh disa kritere, kryesorja është që duhet të kesh shkollë të mesme të përgjithshme ose një ekuivalente të saj, e dyta nëse nuk e ke të parë parën, duhet të kesh një eksperiencë pune në pesë vitet e fundit, të jetë një eksperiencë pune 2-vjeçare me një kualifikim 2 vjet, duhet të ketë certifikim. Megjithatë edhe këto profesionet duhen parë, ka një faqe zyrtare ku shikohet e gjithë lista e profesioneve, nga e para deri tek e fundit ne bazë të kualifikimit të vlefshmërisë së tyre. Nëse nuk ke asnjë letër, e lufton me eksperiencën e punës, nëse pesë vitet e fundit ke një eksperiencë të vazhdueshme në këtë profesion dhe nëse keni një kualifikim për këtë gjë.

Aldo: Ka ndryshuar kurba e pjesëmarrjes në vite?

Ledia Fazlli: Mua më duket gjithmonë në rritje dhe ajo që vë re, jo vetëm që kërkohet nga të rinjtë, siç është kërkuar më përpara, por tani edhe nga moshat pak më të mëdha se sa të rinjtë.

Qytetarët e mbajnë në krahë dhe e fusin në ambulancë, dalin pamjet e papublikuara të Egli Progës mbi dy muaj pas dh*nimit të tij për ν*ekje

Kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga dhunimi për vdekje i 42-vjeçarit Egli Proga janë publikuar disa imazhe nga momenti kur babai i dy fëmijëve dërgohet në spital.

Në imazhet e papublikuara më parë, shihen qytetarët të cilët mbajnë në krahë 42-vjeçarin.

Egli Proga, i cili u dhunua brutalisht më 8 Gusht, duket pa ndjenja ndërsa banorët e zonës e fusin në ambulancë.

Nga Prokuroria e Korçës është arritur në përfundimin se ka pasur ndërhyrje në kamerat e brendshme të lokalit.

Ndërkohë ditën e sotme, Gjykata e Korçës ka rikthyer në qeli 3 personat të cilët akuzohen për moskallëzim krimi.egli proga1

Tre të akuzuarit Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, që ishin të pranishëm në vendngjarje u liruan nga Gjykata e Korçës më 13 gusht, e cila caktoi ndaj tyre masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Por, togat e zeza kanë ndryshuar sërish ditën e sotme (12 Tetor) masën ndaj tyre nga “Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”, në “Arrest në burg”, për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”.

Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe raportohet se kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

Ndërkohë autor i dyshuar akuzohet Denis Meçe, i cili akuzohet për “vrasje nga pakujdesia”.

25-vjeçari shkodran përfiton mijëra euro dëmshpërblim pas aksidentit, avokati i merr të gjitha për vete

Ishte shkurti i vitit 2010, kur Florjan Kola, asokohe 25 vjeç aksidentohet me automjet gjatë kthimit nga Tirana për në Shkodër. Pas disa muajve trajtim në spital e më pas në shtëpi, i riu merr një telefonatë e cila do t’i ndryshonte jetën për mirë. Të paktën kështu mendoi ai.

“Më tha jam avokat Genci Ismaili, më ka caktuar gjykata dhe jam unë avokati yt. Do të marrim një shpërblim. Më kërkoi përqindje, sigurisht ia lashë 30% të shumës“, thotë Florjani.

Procesi gjyqësor nisi, shoqëruar dhe me prokurën e posaçme, të firmosur nga vetë Florjani, i cili do t’i jepte avokat Genci Ismailit të drejtën ligjore që ai ta përfaqësojë atë në çdo veprim juridik lidhur me rastin në fjalë. Por krahas prokurës së parë, në dokumente u bashkangjit edhe një e dytë, e firmosur më datë 8 korrik 2011, ku nëna e Florjanit dhe dy motrat e tij, gjithashtu i jepnin të drejtën ligjore të njëjtit avokat për t’i përfaqësuar në gjyqin ndaj kompanisë së sigurimeve, me qëllim për të përfituar dëmshpërblim, pasuror dhe jo pasuror.

Mirëpo ky dokument ka një problem të madh, pasi siç dëshmon Florjani, familjarët e tij nuk ishin në dijeni për gjyqin dhe firmat, pasi edhe për nënën e tij dhe dy motrat, kishte firmosur Florjani, me qëllimin e vetëm për të përfituar lekë. Mirëpo gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve të të riut. Pas shumë procedurave, avokati i tha Florjanit se nuk mundën të përfitojnë para.

“Do hapim gjyq për kempin, do marrësh lekë. As nuk hapi gjyq për kempin as përfituam lekë dhe nuk pranoi të jepte asnjëlloj shpjegimi“, tregon 39-vjeçari shkodran.

Ai besoi çdo fjalë të avokatit, deri në momentin kur hapi dosjen e tij në arkivë.

“Aty zbulova shumat e ekspertit, prokura, zbulova rrëzim çështje. Më tha ajo punonjësja ta ka rrëzuar çështjen avokati dhe me atë çështje ke humbur 25 milionë. Më kishte dëmshpërblyer gjykata, por duke mos e ditur unë që më ka dëmshpërblyer“, tha ai.

E vërteta ishte tepër e hidhur për Florjanin, kjo sepse Gjykata e Tiranës kishte vendosur ta dëmshpërblente atë me 25 milionë lekë, sipas vlerësimit të ekspertit, detyrim që do të paguhej nga kompania e sigurimeve, por më datë 27 shkurt 2013, gjyqtarja Manjola Bejleri vendosi pushimin e çështjes, pasi avokat Genci Ismaili kishte shmangur seancën gjyqësore duke mos u paraqitur fare në sallë.

“Avokati kishte bërë marrëveshje me Sigalin. Kam dokumentin që unë i paskam kaluar avokatit 27 milionë në llogari të tij. Prokurat janë bërë pa dijeninë time, pa dijeninë e familjarëve. Kur pashë prokurat, firmat ishin të miat. Avokati kishte shfrytëzuar rastin dhe më kishte ofruar prokurat përpara që unë të firmosja prokurën në emër të tjetërkujt”, thotë ai.

Gjithë pretendimet dhe akuzat e Florjanit, janë vetëm njëra anë e medaljes, prandaj vlerësuam se është e drejtë të degjojmë edhe pretendimet e avokat Ismailit. Fillimisht duke u hequr si të afërm të viktimës. Sapo ne shkojmë në zyrën e avokatit, ai na nxjerr jashtë me forcë dhe fraza kërcënimi, duke u larguar më pas me biçikletë. Ne shkuam sërish për një ballafaqim me avokat Ismailin, por edhe herën e dytë ai u largua duke pedaluar me shpejtësi.

Në të tretën herë të përballjes me të, me fat që avokati nuk e kishte biçikletën, ne e pyetëm lidhur me çështjen e Florjanit, por ai u justifikua duke deklaruar se “ia ka dhënë paratë në dorë të riut shkodran, dhe se çdo provë e ka dorëzuar ne Prokurori”./PIRANJAT

Romeo Veshaj lë pas historinë e dashurisë me Heidi Bacin dhe nis një romancë të re?

Ka gati një muaj që përflitet për një ndarje mes Romeos dhe Heidit. Dy ishfinalistët e “Big Brother” ishin padyshim ndër çiftet më të dashura për publikun, ku vazhduan të konfirmonin dashurinë e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit.

Por ishte fillimi i shtatorit, kur u fol për një krizë mes tyre. Që atëherë, dy protagonistët kanë zgjedhur që mos të flasin për historinë e tyre, duke vazhduar së shfaquri veç e veç. Vetëm javën e shkuar, “Panorama” publikoi disa fotografia të Heidit, ku shfaqej në Tiranë, në shoqërinë e një mashkulli.

Nga ato çfarë mund të mësonim, bëhet me dije se djali në fjalë është një afërm i saj dhe nuk bëhet fjalë për një flirt të ri. E veshur me një palë xhinse dhe një xhaketë të bardhë, Heidi kishte vendosur një kapele dhe një palë syze dielli, si për t’ju shmangur disi syve të kureshtarëve, por duket se nuk ia ka dalë. Nga ana tjetër, Romeo kohët e fundit e ka ndarë kohën mes projekteve të reja. Sakaq, ai i është rikthyer edhe muzikës, duke pasur disa koncerte në agjendën e tij.

Miqtë e tij zbulojnë se, në fakt, historia me Heidin ka përfunduar dhe tashmë, Romeo është duke njohur një tjetër vajzë. Nuk dihen më shumë detaje në lidhje me këto thashetheme, duke na bërë të mendojnë se, në fakt, janë vetëm thashetheme, për të shtuar vëmendjen për historinë mes tij dhe Heidit.

Deri më tani, në ato pak dalje që Romeo ka pasur, ka qenë gjithnjë i shoqëruar nga i vëllai apo nga miqtë e tij, duke mos u parë asnjë femër pranë. Nga ana tjetër, edhe në netët live që artisti ka pasur, është shoqëruar po me meshkuj, duke mos lënë vend për aludime. Nuk dihet nëse kjo histori e re që po nis po jetohet në fshehtësi të plotë, apo është vetëm një thashethem që qarkullon në njerëzit pranë Romeos, si për ta bërë këtë histori edhe më të bujshme.

Zërat për një ndarje u vulosën edhe më tej, kur Romeo u shfaq në një dasmë, në shoqërinë e Donaldit dhe Borës, por Heidi mungonte. Ishte pikërisht kjo prova që fansat po prisnin, për të konfirmuar se dyshja e dashur, tashmë i ka dhënë fund. Tashmë, të shumtë janë ndjekësit që po kontrollojnë me imtësi rrjetet sociale të aktorit, për të parë nëse ka lëvizje që do të çonin në identifikimin e vajzës që ka nisur të shoqërohet me Romeon. Ishte fillimi i shtatorit, kur dhe vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donald festuan ditëlindjen e tyre, çfarë nxori në pah edhe krisjen mes dyshes.

Në 29 vjetorin e lindjes së tyre të dy moderatorët morën urime të veçanta nga familjarët dhe miqtë. Por Heidi Baçi, e dashura e Romeos me të cilën u njoh brenda shtëpisë së “Big-Brother Vip”, nuk u pa ta uronte moderatorin në rrjetet sociale. Kjo ngriti dyshimet se çifti i njohur ndoshta po kalon një krizë në marrëdhënien e tyre. Po ashtu, prej disa kohësh ata nuk kanë postuar foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërkohë që më parë kanë qenë më aktiv dhe të pandarë në profilet e tyre. Dyshja shpesh herë ndanin në profilet e tyre çaste të bukura nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ku nuk mungonin as momentet romantike e gazmore.

Advertisements

Megjithatë, ata ende vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale si dhe fotot që ata kanë bërë së bashku gjenden në profilet e tyre. Mesa duket krisja mes çiftit është reale dhe shkak ka qenë pikërisht rruga e ndryshme që kanë zgjedhur. Planet e çiftit kanë sjellë edhe përplasjet e para, ku teksa Romeo duket një hap më larg televizionit, e ndërsa Heidi ka zgjedhur që të investohet tek ekrani. Kujtojmë që romanca mes çiftit filloi teksa të dy ata u bën pjesë e reality show-t të BBV, ata u përfolën mjaft nga publiku si dhe fituan dashurinë e tyre.

Pas daljes nga shtëpia e famshme çifti filloi bashkëjetesën, ata u panë gjatë verës në vende të ndryshme me pushime. Shpesh dyshja u shfaq krahë Borës dhe Donaldit ku u duk se marrëdhënia mes tyre ishte e mirë. Këtë e ka shprehur edhe vetë Heidi në një intervistë teksa ka thënë që është e lumtur që i do shumë Romeon dhe Borën.

“Jam shumë e lumtur që i dua shumë”, tha Heidi asokohe, por mungesa e një urimi për Romeon, ka bërë që shumë të mendojnë që ata nuk janë më bashkë. Ish-banorja e “BigBrother Vip” Heidi ka festuar ditëlindjen e saj pak ditë më parë, ku urimin më të veçantë e mori nga partneri Romeo Veshaj i cili shkruante: “Edhe 100 vite të qeshura vajza me flokët e arta! Të dua! Mirëpo në mes postimeve të ditëlindjes Heidi u shfaq me një unazë në duar ndërsa etiketonte aktorin në InstaStory dhe shkruante: “Të dua”.

Ky postim ngriti dyshimet se Romeo mund t’i ketë bërë një propozim partneres së tij ditën e ditëlindjes së saj, megjithatë deri më tani çifti nuk na ka dhënë asnjë detaj. Kujtojmë që në një intervistë, Heidi ka thënë se është duke e pritur propozimin e Veshajt. Ndoshta kjo unazë, është edhe propozimi i shumë pritur që vetë finalistja e “Big Brother” ishte duke pritur. Megjithatë, çifti deri më tani ka preferuar që mos të deklarojë asgjë në lidhje me planet e tyre në jetën private.

Megjithatë, ka pasur nga ata që kanë thënë se në fakt dyshja nuk është ndarë, por gjithçka është duke u bërë mes çiftit që të mbajnë fansat të përqëndruar tek ata. Një ndër personazhet që ka bërë këto deklarata ka qenë edhe gazetari Ronaldo Sharka. Deklarata e fundit e Ronaldo Sharkës mbi ndarjen e supozuar mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit ka tërhequr vëmendjen. Ai u shpreh se ndarja mund të jetë thjesht një taktikë për të tërhequr vëmendjen.

“Më duken skenarë të rinj. Romeo ndjek gjithë fisin e Heidit në Instagram. Kur dikush ndahet, prishet edhe me fisin. Nuk besoj që janë ndarë, thjesht i erdhi një ditë lajmi në dorë dhe po e mbajnë të karikuar”,- tha Ronaldo gjatë intervistës. E si duket deklaratat e Sharkës kanë arritur në veshin e Romeos, i cili ka reaguar duke hequr Ronaldon nga lista e ndjekësve në Instagram, ndërkohë që Sharka vazhdon ta ndjekë Romeon.