Kurti publikon pamjet: Serbia provokoi sot në kufi, u larguan me shpejtësi kur panë që po i xhironim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se ushtria serbe ka provokuar sërish ditën e sotme, duke afruar trupat e saj në një distancë prej 50 metrash me kufirin, në komunën e Kamenicës.

Kurti thotë më tej se institucionet e Kosovës kanë arritur t’i detektojnë menjëherë, e teksa e kanë vërejtur se ishin duke u filmuar, ushtarët serbë janë larguar me shpejtësi.

“Ndërkohë, Serbia vazhdon të nxisë tensione nëpërmjet veprimeve hibride, duke synuar destabilizimin e rajonit, megjithëse hapësira për këto manovra po i ngushtohet dita-ditës”, shprehet Kurti.

Reagimi i plotë i Kurtit:

Serbia sot ka provokuar sërish duke lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, në territorin e komunës së Kamenicës.

Institucionet përkatëse të sigurisë së Republikës së Kosovës kanë detektuar menjëherë këto lëvizje provokuese nga ushtria e Serbisë, të cilat kanë për synim nxitjen e tensioneve.

Kur e kanë parë që i kemi vërejtur dhe xhiruar, kanë ikur me shpejtësi e janë larguar për në brendi të territorit të tyre.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë investime të paprecedenta në ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të strukturave të inteligjencës, sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë të gatshme për të parandaluar çdo kërcënim ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit tonë.

Sinergjia ndërmjet strukturave të sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe bashkëpunimi me partnerët e aleatët rajonalë dhe ndërkombëtarë, përbën garanci për sigurinë në Kosovë.

Ndërkohë, Serbia vazhdon të nxisë tensione nëpërmjet veprimeve hibride, duke synuar destabilizimin e rajonit, megjithëse hapësira për këto manovra po i ngushtohet dita-ditës.

Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike, me institucionet e saj vigjilente 24/7, duke mbrojtur vendin e duke siguruar monitorim maksimal të situatës.

Mediat bullgare: Do eliminohet Korridori 8, do të ndërtohet linja Beograd-Shkup-Athinë

Ministri serb i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiç, ka pranuar personalisht se Aleksandër Vuçiç ka qenë i përfshirë në ndalimin e ndërtimit të Korridorit 8, i cili do të lidhte Detin e Zi me detin Adriatik, raportojnë mediat bullgare.

“Bashkimi Evropian e detyroi korridorin nga Bullgaria në Shqipëri, si dhe atë nga Rumania në Greqi. Ne e kemi parandaluar këtë skenar të errët për Serbinë me vendimin e Aleksandar Vuçiç të fillojë të investojë në linjën hekurudhore të Korridorit 10”, ka deklaruar Vesiç, shkruan Bgnesnews.

Sipas tij, “Serbia duhet të luftojë për të qenë një vend qendror nëpër të cilin kalojnë të gjitha linjat hekurudhore.”

Më tej në artikull thuhet se vendimi i parë i qeverisë së Maqedonisë ishte ndalimi i ndërtimit të Korridorit 8. Krahu i djathtë e Mitkoskit, Aleksandar Nikoloski, madje u përpoq të ridrejtojë fondet evropiane të siguruara për këtë korridor transporti në Korridori 10.

Këngëtarja shqiptare hap profil në platformën për të rritur “OnΙyF ans”, e promovon te ndjekësit (Foto)

Këngëtarja e njohur Baby G, ka bërë sot një njoftim për ndjekësit e saj.

Ajo ka treguar se ka hapur llogari në platformën për të rritur ‘’Only Fans’’.

Duket se Baby G, ka zgjedhur një mënyrë për të maksimalizuar të ardhurat, e saj, teksa njëkohësisht mban të “përditësuar” edhe ndjekësit potencialë të saj.

Platforma për të rritur “OnlyFans” përdoret gjithnjë e më tepër nga modelet dhe influenceret, duke i kërkuar para ndjekësve në këmbim të fotove apo videove “ekskluzive” për ta. Në rastin e Baby G, kjo do ju kushtojë plot 50 euro në muaj.

Publikisht dihet se deri tani, edhe këngëtarja Enca Haxhia ka profilin e saj në Onlyfans.

“Nuk mund ta besoj vetë, po e dëgjuat këtu së pari, BabyG hap “Onlyfans” me zë të lartë dhe qartë, abonohuni tek unë dhe le të vazhdojmë të përditësohemi”, shkruan ajo.

Si rrallë herë, Françeska e “BBV3” ndan foton me bashkëshortin: Që ta dini ju, ky v des fare për mua…

Ish-banorja e Big Brother Albania “VIP” 3, Franceska Murati ka publikuar një fotografi me bashkëshortin e saj.

Sipër fotos së postuar në rrjetin social Instagram ajo ka thënë se ai “vdes për të”.

“Ky vdes për mua që ta dini edhe pse në foto nuk e jep veten’’, ka shkruar Françeska.

Duket se ish-banorja e ka thënë këtë në formë shakaje, megjithatë, ajo mundohet që lidhjen e saj ta mbajë sa më private.

T R0NDITËSE në Angli/ Vajza νr*u prindërit dhe i mbajti për katër vite në shtëpi, momenti i arre stimit të 36-vjeçares!

Një krim makabër është zbuluar në Angli, ku një 36-vjeçare është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi vrau me gjakftohtësi prindërit e saj dhe më pas fshehu trupat e tyre në shtëpi për katër vite.

Ajo i vrau prindërit në vitin 2019 dhe më pas i varrosi në “varre të improvizuara”.

Të premten, u dënua në Chelmsford Crown Court me burgim të përjetshëm me një dënim minimal prej 36 vjetësh.

Kur policia hyri në shtëpinë e saj në Essex, ajo rrëfeu se trupat e prindërve të saj ishin aty dhe se i kishte vrarë, duke shtuar se “nuk është një person i keq”.

“E dija se kjo do të ndodhte. Është e drejtë që unë të ndëshkohem”, tha ajo.

Vrasjet

Në qershor 2019, 36-vjeçarja McCullough helmoi babanë e saj me ilaçeqë ajo i futi në pije. Të nesërmen, goditi për vdekje nënën e saj me një çekiç.

Gjykatësi, Justice Johnson, tha se vrasjet ishin të mirëmenduara dhe të planifikuara.

Ai tha se McCullough “ngarkoi një sasi të madhe barnash me recetë” gjatë një periudhe tre mujore dhe në maj 2019.

Fshehja e trupave

Pas vrasjeve, McCullough, fshehu trupat e tyre në varre të improvizuara në shtëpinë e familjes.

E pandehura mori kredi të majme me karta krediti në emrat e prindërve të saj dhe vazhdoi të shpenzonte pensionet e tyre pas vdekjes së tyre.

Prokurori tha se McCullough “nuk ka punuar për shumë vite”.

FOTO/ Për MODELEN e njohur Arta Elezaj vera nuk ka mbaruar, “T RAZON” rrjetin me disa poza prov okuese!

Modelja e njohur Arta Elezaj, po i shijon pushimet në një zonë tropikale, edhe në këto ditë vjeshte.

Ajo “trazoi”, rrjetin me disa poza mjaftë provokuese.

E veshur me bikini pranë një pishine, në një darkë romantike dhe duke kalëruar, janë pozat që morën mijëra pëlqime nga ndjekësit e saj.

Arta nuk tregoi për ndjekësit se kush po e shoqëron në këto pushime, por një gjë dihet e sigurtë.

Ajo po i shijon në maksimum këto ditë të nxehta.

Pas Floridas, “Milton” i drejtohet Evropës! Ja vendet që do goditen nga stuhi të fuqishme

Mbetjet e Uraganit Milton i cili goditi Floridën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vijnë në drejtim të Evropës duke u bashkuar me një sistem tjetër mjaft të fuqishëm tropikal; Stuhinë Tropikale “Leslie”.

Stuhia Tropikale Leslie e cila buron nga brigjet e Afrikës perëndimore u zhvillua në Oqeanin e hapur por devijoi duke mos shkuar në drejtim të Amerikës, por tani është drejtuar drejt Azoreve duke u bashkuar me mbetjet e Uraganit Milton.

Këto stuhi me reshje të dendura shiu pritet të përfshijnë Gadishullin Iberik, Portugalinë dhe shumë pjesë të Spanjës me rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Priten edhe përmbytje, por stuhitë nuk do të kenë fuqinë e madhe që kishin dikur.

Në Evropë parashikohen valë të shpeshta reshjesh dhe rrebeshesh mjaft të dendura të shiut në viset tona do të kemi ardhjen e Anticiklonit afrikan, i cili do të përmirësojë dhe stabilizojë motin duke kushtëzuar shumë ditë të bukura vjeshtore, madje edhe verore.

Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg për falsifikim, këngëtari “kapet” keq me “Panoramën”: I vë flakën mos të dali më në..

Gjykata e Fierit dënoi me 1 vit burg këngëtarin Luiz Ejlli, duke e shpallur fajtor për falsifikim të një deklarate noteriale për të shpëtuar nga sekuestrimi një pjesë të pasurisë së një ish-të dënuari për prostitucion në Itali.

Pas këtij vendimi, “Panorama” pretendon se karriera e Luiz Ejllit është shkatërruar ku i janë anuluar dhe një sërë koncertesh dhe ai vendim ka shqetësuar gjithashtu dhe ekipin e menaxhimit të këngëtarit.

Për këtë, Luizi e ka një përgjigje:

Olta Gixhari “kapet mat” me partnerin, fotot nga paparazzi të aktores me djalin në krahë dhe Dorin! Ish-banorja e BBV heq dorë nga jeta në Spanjë, zhvendoset në Tiranë

Prej shumë vitesh Olta Gixhari është ndër emrat më të spikatura të showbizzit tonë. Gjithnjë e zhurmshme dhe sharmante, aktorja ka ditur sesi ta mbajë vëmendjen e publikut gjithnjë drejt vetes. Tashmë si mama me dy djem, Olta vijon të jetë ndër femrat më seksi, duke ruajtur figurën sensuale.

Por duket se kështu është edhe në të përditshmen e saj. Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë aktoren e mirënjohur, teksa është në shoqërinë e djalit të saj të vogël, partnerin, Dori si dhe make-up artistit të saj personal, Arbri. Ashtu edhe si duket në fotot e siguruara, bashkëshorti e shoqëron kudo Oltën, duke i ardhur në ndihmë edhe me vogëlushin.

Pasi shkëputet nga Dori, Olta vijon lëvizjen me të voglin e saj në krah dhe Arbrin. Edhe në të përditshmen e saj, aktorja shfaqet në top formë, ku ka zgjedhur një palë tuta të gjata e të gjerë, si dhe një bluzë të shkurtër. Ndonëse shumë pak muaj gjatë lindjes, aktorja tashmë gëzon linja perfekte.

Nga ato çfarë kemi mundur të mësojmë, tashmë Olta, së bashku me familjen e saj do të zhvendosen në Tiranë. Muajt e fundit, ajo dhe Dori kanë blerë një shtëpi në Tiranë, ku edhe pritet të zhvendosen së shpejt. Kështu, tashmë jeta e familjes do të jetë më intensive në Tiranë, sesa në Valencia, ku edhe jetonin deri disa muaj më parë.

Aktorja ka qenë shumë diskrete në fotot që ka publikuar me partnerin e saj, duke preferuar që ta lërë atë larg vëmendjes së ndjekësve, megjithatë, tashmë imazhi i Dorit është zbuluar. Vetëm pak javë më parë, aktorja ka rrëfyer detaje nga jeta e saj, nga zhvendosja në Spanjë, sfidat e mëmësisë, tek marrëdhënia me bashkëshortin. Ish-banorja e BBV, nënë e dy djemve, u shpreh se para se të mirëpriste në jetë fëmijët njerëzit i thoshin “Ti mami? Kurrë!”.

Aktorja theksoi se fjalët e “vrisnin”, por shtoi se “mëmësia është e vetmja gjë që mua më bën të mos fluturoj”.

“E kam parë veten mami, gjithmonë, sepse unë e dija brenda veten sesi isha. Askush nuk më besonte se do të bëhesha mami, ma thoshin me vulgaritet. Ti do të bëhesh mami? Jo kurrë. Edhe unë qeshja, okej, por më vriste shumë brenda vetes. Thosha sa sipërfaqësorë që janë, se unë jam dhe shumë e ndjeshme. Mëmësia është e vetmja gjë që mua më bën të mos fluturoj”, tregoi Olta Gixhari. Ndër të tjera, aktorja rrëfeu edhe periudhën kur braktisi Shqipërinë për Spanjën duke shitur biznesin e saj dhe duke u larguar nga teatri. “Ka qenë një periudhë shumë e vështirë, hoqa dorë nga gjithçka, shita biznesin, u shkëputa nga teatri, lashë projektet që kisha dhe shkova të jetoja në Spanjë ku brenda 24 orësh isha një grua shtatzënë, pas disa muajsh isha një nënë me një bebe që vetën qante, po shkalloja!”,-tha ish-banorja e BBV.

Aktorja foli edhe për marrëdhënien me bashkëshortin ku theksoi se ai e mbështet gjithmonë pavarësisht është dakord apo jo me mendimin e saj.

“Është njëri që nuk të ndërhyn në liri, nuk të ndërhyn në zgjedhje, ai të thotë ‘okay unë mendoj kështu, por ti vepro si të jetë më mira për ty’. Por, nëse ai nuk më jep fjalën finale, unë nuk vazhdoj dot, e ka këtë fuqi tek unë. Ai është mashkulli ideal që do të donte çdo grua”, u shpreh Gixhari në një intervistë.

Kujtojmë që Olta u bë pjesë e “Big Brother Vip2” ku krijoi mjaft polemika si kundërshtarja më e fortë e Luiz Ejllit (fituesit të atij edicioni), u diskutua se do të ishte një ndër finalistet, mirëpo ajo doli me dëshirën e saj nga “reality show” vetëm pak ditë para finales së madhe.

Tërmet i fuqishëm 6.2 ballë në këtë shtet

Një tërmet i fuqishëm 6.2 i shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Kosta Rikës

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka rënë rreth 21 minuta më parë në një thellësi prej 19 kilometrash dhe me epiqendër në det

Paraprakisht nuk ka të dhëna për dëme apo alarm për cunami.

Kosta Rika ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, ku përplasen pllakat tektonike të Karaibeve, me atë të Amerikës së Jugut, pllaka Cocos dhe ajo Nazca.