“I thashë Granitit mos luaj ndaj Serbisë”- Taulant Xhaka flet para duelit delikat në Leskovaç: Duhet të jetë i…

Serbi – Zvicër është në nga ndeshjet më të luftuara në Nations League. E sigurisht vëmendja e të gjithë tifozëve shqiptarë do të jetë te kjo përballje, ndërsa do të jenë në mbështetje të Granit Xhakës.

Mesfushori shqiptar me shiritin e kapitenit në krah do të luajë kundër serbve dhe për të do të jetë një nga sfidat më të vështira, ku i duhet të mbajë veten nënkontroll për të mos pasur konfrontime dhe për të mos rënë pre e provokimeve.

Diçka të tillë e di mjaft mirë Taulant Xhaka, i cili i ka kërkuar të vëllait të mos luajë në këtë përballje, pasi do të jetë shumë e vështirë të kontollojë vetën gjatë 90-të minutave.

“E di vetë se sa presion dhe emocione duhet të durosh në këtë ndeshje. I sugjerova Granitit të fliste me trajnerin Murat Yakin dhe ndoshta ta kalonte këtë lojë, por të gjithë e njohim vëllain tim, ai dëshiron të luajë çdo ndeshje për Zvicrën.

Nuk është e lehtë të qëndrosh nën kontroll për 90 minuta kur gjërat bëhen përsëri kaq emocionale. Graniti duhet të qëndrojë i qetë, të luajë futboll, të fitojë dhe të injorojë provokimet. Është e lehtë të thuash, por në fund gjithçka përfundon në këtë: luaj lojë dhe fito”, ka theksuar Taulanti për “Blick”.

Kujtojmë se përballlja mes Zvicrës dhe Serbisë do të luhet të shtunën në “Stadion Dubočica” në Leskovac në orën 20:45. Siç dihet kjo përballje ka qenë gjithmonë e luftuar dhe me mjaft tension, ku madje Xhaka dhe Shaqiri u kanë shënuar gol dhe kanë festuar me shqiponjën.

PANORAMASPORT.AL

Qëndroi një orë i bllokuar në autobotin me karburant, kush është i riu që ndërroi je.të trag jikisht në Lushnjë

Petro Piti, 27 vjeç, humbi jetën sonte në mbrëmje në autostradën Lushnje-Fier, ndërsa u përplas me mjetin bujqësor të drejtuar nga 41 vjecari Albert Toska.

‘Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, një autobot i ngarkuar me lëndë hidrokarbure me drejtues shtetasin P. P., është përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin A. T.

Nga përplasja ka humbur jetën në spital drejtuesi i autobotit, shtetasi P. P.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin A. T., në Komisariatin e Policisë Lushnjë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit’, njofton policia.

“Më copëtove shpirtin!”- Zi në familjen e boksierit shqiptar, Robin Krasniqi humb të atin: Ishe mbështetësi i jetës time! Shpresoj të kem bërë krenar

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi, ka dhënë një lajm të hidhur për ndjekësit në rrjete sociale, ku a njoftuar që babai i tij është ndarë nga jeta.

Ai në një njoftim në Instagram, Robin Krasniqi ka shkruar se i ati ka ndërruar jetë, ndërsa shton se ishte krenar për të si një nga mbështetësit më të mëdhenj në jetë dhe karrierë.

“Më copëtove në shpirt o babë! U ndave nga jeta shumë herët dhe na le me mall për ty, përgjithmonë!”, ka shkuar ai.

Në shkrimin prekës boksieri nuk ka treguar për arsyet e vdekjes, por thotë se do ta ketë gjithmonë në zemër dhe shpreson ta ketë bërë të atin krenar.

Postimi i plotë i Krasniqit

“Më copëtove në shpirt o babë! U ndave nga jeta shumë herët dhe na le me mall për ty, përgjithmonë! Ti ishe mbështetësi dhe këshilltari i jetës time më i madhi dhe më i veçanti, ishe pas meje në çdo hap të jetës time! Shpresoj se të kam bërë krenar. Çdo gjë që e kam shpalos nga jeta ime, buronte nga mirësia e burrëria e jote babë!

Unë jam shumë krenar dhe falendërues se jam biri yt dhe e falenderoj Zotin për çdo moment se të kisha ty pranë. Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi të gjithë. U bëfsh banor i Xhenetit babë. Në zemrën time do të të mbajë gjithmonë”.

https://www.instagram.com/p/DA88O2vtfS-/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c3a4b1d9-77db-4ff1-b0d5-78801c33e1d9&ig_mid=0A2F6E61-49B4-497E-B854-9044C82232EC

Kërcënimi i Sokol Ballës, Berisha i drejtohet Ramës: Guxon t’i prekësh një qime floku Gazment Bardhit, vend mbi tokë s’do kesh

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas një deklarate të moderatorit Sokol Balla, i cili në emisionin e tij, aludoi se deputeti Gazment Bardhi mund “të ketë fatin e Ervis Martinajt”, personazh i krimit i cili dyshohet të jetë vrarë.

Berisha ka thënë mbrëmjen e sotme, se ky është në fakt një kërcënim i Edi Ramës, ndaj i bëri atij thirrje “të mos guxojë t’i prekë një fije floku” deputetit demokrat, pasi siç tha ai; “nuk do të ketë më vend mbi tokë”.

Deklarata e Berishës:

Të dashur miq, Edi Rama ka lëshuar dje një kërcënim me jetë ose me burg me gojën e zëdhënësit të tij, Sokol Balla, për kryetarin e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Në emër tuaj do i deklaroj këtu, se guxon dhe i prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti, vend mbi tokë nuk do kesh.

Nuk të mbrojnë dot as tunelet e Dajtit, as shpellat e Malit me Gropa, kudo që të jesh do gjendesh dhe do të të bëhet gjyqi para shqiptarëve.

Prandaj mos mendo ti se për krimet e Olsit dhe tuat, për trafiqet e tua dhe të Olsit, për vjedhjet tua familjare dhe të Olsit, do mund t’i mbyllësh gojën opozitës.

Jo, kurrë, harroje!

Harroje dhe njëherë.

U them atyre mjeranëve të cilët nuk meritojnë as të quhen njerëz, mos u bëni zëdhënës të një kryekrimineli, të një kryehajduti që mbron krimet e tij, vëllait të tij, organizatës së tij kriminale qeveri, sepse do njësoheni me ta.

Dhe ky është një turp i madh.

“Nuk kemi ardhur këtu për barazim”- Silvinjo i qartë para sfidës me Çekinë: Na pret ndeshje e vështirë, do doja të isha vetë në fushë

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, është shfaqur sot në konferencë para mediave për të komentuar situatën para Çekisë. Transferta çeke luhet sot në orën 20:45 dhe vlen për raundin e tretë në grupet e Ligës së Kombeve.

“Përshëndetje! Do të jetë një sfidë e vështirë, ka tranzicione shumë të mirë, ka mesfushorë të mirë Çekia, ne vijmë të luajmë, kemi bërë tre ditë stërvitje. Asnjë trajner nuk futet në fushë për barazim dhe ne do të japim më të mirën. Jam si gjithmonë, me Kombëtaren është diccka që të konsumon, edhe është e vështirë për të përgatitur sfidën.

Kjo është jeta e një trajneri duke menduar dhe punuar. Kemi dy transferta kemi pak kohë për tu përgatitur për garën, jemi të bindur për skuadrën që do të zgjedhim, formacionin e kemi pak a shumë gati, na pret një ndeshje e bukur, nuk ka shumë kohë për të humbur kemi pasur sesione videosh, por jemi të bindur që do të japim më të mirën”, tha Silvinjo.

Mungesat në sulm– “Po flasim për sulmues 9. Një muaj para kishim Manaj dhe jo Dakun, tani e kundërta. Janë lojtarë të fortë por me karakteristika të ndryshme. Kujtohem që në ndeshjet e shtatorit, Manaj i lodhur në ndeshjen e dytë po kjo është puna e stafit dhe trajnerit për të gjetur zgjidhje. I gjithë stafi punon me kohë të zgjatur, dhe nuk punon me vetëm 23 lojtarë është një listë prej 60 lojtarësh që i ndjekim. Këtë herë kemi marrë Tucin që është lojtar i mirë dhe fizik. Ka ardhur në Tiranë menjëherë pas ftesës. Është lojtar interesant, që ka mundësi për të shpalosur veten. Nuk ka rëndësi sa luan. Kjo është ajo që duhet të bëjë stafi, të punojë në rastet kur kemi vështirësi.

Nuk ka ndonjë arsye të veçantë pse e kryem stërvitjen zyrtare në Tiranë, thjesht për arsye logjistike. Ne kishim në fluturim që duhet të ishim këtu në 5 dhe që mos kishim arsye të humbisnim stërvitjen pasi biseduam, vendosëm ta kryenim atje. Ne kemi një qendër shumë të bukur atje. Nuk i kam kërkuar Laçit të më japë informacione por do ta pyes sot, nëse nuk më përgjigjet nuk do të luajë, nëse do të përgjigjet do të luajë”, tha Silvinjo.

Shqipëria para syve të Çekisë- “Për kundërshtarin, kur flasim themi që është ekip i vështirë, i ashpër dhe luan në nivele të larta. Ne jemi rritur vitet e fundit, duhemi më tepër. Kemi lojtarë të mirë që po luajnë në nivele të larta. Kemi Bajramin që shkoi te Rejnxhërs. Mendoj se do të kemi ndeshje shumë të bukur. Nuk mendoj se ka sens inferioriteti. Nëse shohim çekët ato kanë bërë kompeticione, ne po rritemi. Nuk dua të paralelizma, ky është rrugëtimi im kështu që do të shohim si do eci”.

Goli kundër Spartës në Pragë para 24 viteve nga Silvinjo- “Ka pasur emocione, ndeshje e bukur. Koha kalon shpejt dhe çdo ditë duhet ta shohim për ta jetuar dhe për të bërë mirë. Ka qenë kohë e bukur tani që e kujtoj. E njoh trajnerin kundërshtar, është i mirë. Të dy do donim të ishim në fushë, por jemi pak të vjetër për atë gjë“, u shpreh Silvinjo./PANORAMASPORT.AL

Çfarë i ndodhi? Bora Zemani shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore: Po shoh…

Bora Zemani, një nga figurat më të njohura në botën e showbizit shqiptar, ka zbuluar së fundmi se po përballet me disa probleme shëndetësore dhe emocionale.

Në një postim në rrjetet sociale, moderatorja e njohur tregoi se ndjehet e lodhur, pa forcë, dhe po has vështirësi me gjumin dhe rutinën e saj të përditshme.

Ajo pyeti ndjekësit nëse edhe ata ndjeheshin të njëjtë, duke përmendur se nuk po flinte mirë dhe se ëndrrat e saj ishin të çuditshme dhe të pakuptimta.

Gjithashtu, Zemani përmendi një rritje të lehtë në peshë dhe vendime të vogla që po i vështirësonin përditshmërinë e saj, si për shembull zgjedhja e ushqimit.

“Erdogan na çliroi nga pushtimi”, Habit Vangjeli: Ja çfarë rreziku i cenohej Shqipërisë

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në një emision televiziv pas inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë nga Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan, u shpreh se duhet të jemi falënderues për këtë vepër të shtuar.

Sipas tij, Erdogan kishte të drejtë kur tha ‘arkitektura osmane’ ka dhe të drejtë të thotë që është xhamia më e madhja në Ballkan, por analisti thotë se çështja është më e thellë se kaq.

Vangjeli: Diskutimi që bëhet në Shqipëri, kam përshtypjen se na ngatërron në çdo llogari. Flitet për dy rryma, në Islamin shqiptar, duke u thënë që në fillim se në marrëdhëniet mes dy vendeve kush mendon se besimtarët islamë që janë ura lidhëse e vëllazërinë me Turqinë është bindje kriminale e gabuar, antipatriotike. Jo, populli shqiptar, populli turk, dy besime.

Në 2016, shoqëria indiferente shqiptare, pavarësisht sinjaleve të forta, flisnin për një lloj feje të re të islamit, në turqisht është shumë e prekshme ‘gylenizmi’, një fe që adhurohet lideri, ndërkohë që Islami nuk e ka pjesë adhurimin ndaj liderëve.

Kjo ushtri e heshtur e një pushtimi të butë, kishte depërtuar në legjislativ, qeverisje, forcat e armatosura, biznes, sistemin bankar etj. Një shoqëri e llojit Mason, për të bërë atë që tentuan të bëjnë të Turqi, pushtimi i heshtur, në Shqipëri në padijen tonë, gati-gati e kishin bërë.

Ajo që ndodhi në Stamboll në korrik të 2016-ës, përplasja mes Erdogan dhe Gulenistëve, çliroi Shqipërinë nga një rrezik i frikshëm, përmasat e së cilës nuk i dimë, me padijen tonë kemi heshtur dhe nuk e dimë. Ka qenë edhe më keq akoma.

Kjo do shkaktonte pushtimin e butë të shtetit shqiptar, nga një organizatë që vepronte si një ushtri e heshtur që kishte depërtuar kudo. Rreziku është që do merrnin pushtetin dhe do drejtonin një vend. Shqipëria ishte një nga laboratorët e tyre për të marrë pushtetin, atë që tentuan ta bënin me Erdogan, por u prishnin me njëri tjetrin. Në Shqipëri do ta bënin me shumë lehtësi, një vend kaq i vogël mund t’i ishin thyer gjunjët sa sot nuk do flisnim kështu.

U gjet pa s henja je të në pishinë, zbulohet shkaku i ν*ekjes së futbollistit të Kombëtares greke

Futbollisti i Kombëtares greke, George Baldock, i cili u gjet pa shenja jete në pishinë, dyshohet se është mbytur.

George Baldock2Nga autopsia e kryer në trupin e 31-vjeçarit, sipas Protothema.gr, zbuloi se vdekja e të riut ishte shkaktuar nga “mbytja në ujë”.

Autopsia u krye në Departamentin e Mjekësisë Ligjore të Universitetit të Athinës, ndërsa mostrat u morën edhe për analizat toksikologjike.

Gjithashtu rezulton se në trupi i tij nuk kishte shenja, plagë apo mavijosje që të tregonin se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.

Si u zbulua ngjarja tragjike

Gruaja 31-vjeçarit, e cila ishte në Angli së bashku me vajzën e tyre, po përpiqej të kontaktonte me lojtarin grek, por s’kishte arritur. Ajo telefonoi pronarin e shtëpisë që Baldock kishte marrë me qira, në mënyrë që ai të mund të shkonte dhe zbulonte se çfarë po ndodhte.

Pronari shkoi në banesë dhe gjeti futbollistin 31-vjeçar të vdekur në pishinën e tij.

Sipas informacioneve të protothema.gr, Baldock kishte të paktën 5 orë që qëndronte i vdekur në pishinë, ndërsa më shumë të dhëna që pritet të dalin pas autopsisë.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa janë marrë edhe gjurmët e gishtërinjve në shtëpinë ku humbi jetën 31-vjeçari.

Iu publikua VIDEOJA me ish-gjyqtarin e FIFA-s, SKA NDALI in tim që tro nditi SPORTIN turk! 

Elif Karaarslan është diplomuar në Universitetin Marmara, Fakulteti i Shkencave Sportive dhe punon si ndihmës arbitre në ndeshjet e futbollit.

Karaarslan, e cili ka marrë pjesë në shumë ndeshje të ndryshme gjatë karrierës së saj, është gjithashtu e njohur për ndarjen aktive të postimeve të lidhura me sportin në platformat e mediave sociale.

Karaarslan, e cila është shumë i interesuar për sportin, tërheq vëmendjen edhe me interesimin e saj për sportet e kuajve përveç futbollit.

Megjithatë, anulimi i licencës së Karaarslanit nga TFF pas këtij incidenti, e përfshirë së fundmi në një skandal me Orhan Erdemir, ishte një kthesë e rëndësishme në karrierën e saj.

Video intime mes Orhan Erdemir dhe Elif Karaarslan

Ky incident, i cili pati një ndikim të madh në botën e sportit, ndodhi mes vëzhguesit të Federatës Turke të Futbollit, Orhan Erdemir dhe gjyqtares Elif Karaarslan.

Pas një video-intime mes të dyve, Federata Turke e Futbollit i anuloi licencat të dy lojtarëve.

Pas incidentit pati një protestë të gjerë publike. Pamjet, të cilat u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, shkaktuan reagime nga shumë njerëz dhe qëndrimi i TFF ndaj këtij incidenti u bë kuriozitet.

Ndërsa aksioni i shpejtë i TFF-së për anulimin e licencave të të dy lojtarëve u mbështet nga shumë autoritete sportive.

Ndonëse detajet e ngjarjes nuk janë ende të qarta, ky skandal duket se po përflitet prej kohësh në futbollin turk.

Karriera e Elif Karaarslan

Elif Karaarslan është një emër i njohur për interesin e saj për sporte të tjera përveç futbollit.

Ajo ka një bazë të madhe ndjekësish me postimet e tij sportive në rrjetet sociale.

Karaarslan, e cila është e interesuar për sportet e kuajve, por edhe për futbollin, ndjek nga afër shumë sporte.

Mirëpo, pas incidentit të fundit, karriera dhe postimet e tij në rrjetet sociale filluan të ndiqen me shumë vëmendje.

Me padurim priten hapat e ardhshëm të Karaarslan, i cili mori mesazhe mbështetjeje dhe kritikash në rrjetet sociale pas këtij skandali./Cermikgazetesi

VIDEO/ Gr* shta dhe shk*Ima kokës, i mituri rri het nga shokët jashtë oborrit të shkollës në Durrës! (PAMJE të RËN DA)

Një sherr mes disa nxënësve të shkollës profesionale “Beqir Çela” është regjistruar paraditen e kësaj të enjte në Shkozet, Durrës.

Nga pamjet e publikuara nga “JOQ” shihet se si disa djem kanë rrahur barbarisht bashkëmoshtatarin e tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:30 jashtë oborrit të shkollës.

Siç shihet dhe në pamje disa të rinj godasin të miturin me grushta dhe shkelma, ndërsa disa të tjerë përpiqen që t’i ndalojnë.

Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka asnjë reagim nga autoritetet.

VIDEO