Kush është politikani i njohur që do ar restohet para Krishtlindjes? Gazetari: Do destabilizojë aktualitetin në vend!

Nikoll Lesi ka bërë një paralajmërim të bujshëm në ‘Të Pashoq’, ku thotë se para Krishtlindjes do të arrestohet një politikan i nivelit të lartë që do të destabilizojë skenën aktuale politike.

Çfarë note do t’i vinit Altin Dumanit?

Sipas meje ka notën 10 siç mori nga votuesit që u shpall njeriu i vitit nga ‘Koha Jona’. Si institucion është mes 8 dhe 9. Nuk e vë dorën në zjarr nëse ka prokurorë me ndikim politik.

Por në masë dërrmuese ka perceptim publik se më shumë votojnë SPAK se qeverinë, apo median a shoqërinë civile. Ka një perceptim publik, që uroj mos e zhgënjejë. Unë shoh dhe të njerëz që punojnë në shtet dhe kanë frikë të firmosin tendera.

Kjo tregon një efekt të kundërt, por që shteti ligjor vendoset me frikë. Që të jem i kujdesshëm të firmos se futem brenda. Më parë thoshte aman më fut te komisioni, tani nuk guxojnë.

Tani ka dhe budallenj, por shumica janë të kujdesshëm. SPAK ka një drejtues që është shumë korrekt. Që nuk do t’ia dijë fare për presionin. E njoh personalisht dhe nuk i hyn fare në sy presioni i mafies apo i politikës.

Nëse u refrohemi hetimeve të emrave të njohur, ka bërë SPAK ndonjë gabim? Për shembull te rasti i Berishës. Po fakt flitet për hetime të ish-çiftit Meta-Kryemadhi, nuk po ndodh gjë.

Para Krishtlindjes, nga informacione mediatike do ketë arrestim të madh, por nuk e di emrin. Kështu kam informacione të kryqëzuara. Nuk e thashë majtas a djathtas, por do tronditë skenë politike.

Do jetë surprizë?

Mos më kërko më tepër.

FOTO/ Në lidhje me aktorin Bes Kallaku? Ish-banorja e Big Brother VIP, Efi Dhedhes i jep fund thashethemeve!

Ish- banorja e Big Brother Vip, Efi Dhedhes ka folur për herë të parë për thashethemet se është në njohje me aktorin e humorit, Bes Kallaku.

Gjatë një interviste, ajo tha se nuk e njeh personalisht Besin, ndërsa shtoi se nuk do të flasë më për jetën e saj personale.

Kam qejf të bëj diçka timen, e shoh veten edhe në gjëra që kanë të bëjnë me humorin. Një nga gjërat që dua të bëj është që të bëhem psikologe për të ardhmen. Kam një lloj zëri që mund të dëgjohem dhe jam e lumtur qenë nga ai Big Brother unë dëgjohem. Ka akoma njerëz që kanë mbetur 2 vite pas, që ofendojnë, por janë të paktë. Mua nuk më prek më asgjë.

Në takimin tim të parë me psikologen më ka thënë që në momentin që miqtë e tu nuk bëjnë të njëjtën ecje me ty, do ndodhë vetvetiu që nuk do kuptoheni me. Mua më ka ndodhur me shoqe. Që tani pas famës, më është dashur ta mbaj këtë.

Lajmi që ka më ka habitur është një lajm për Bes Kallakun, kishte dal një lajm që unë isha në njohje, më lidhën me Besin. Kjo ishte gjëja më ekstreme. Unë nuk e njoh personalisht. Unë sot deklaroj dhe them që kurrë me nuk do flas më për jetën time personale. Për burrë nuk është se jam në kërkim”, u shpreh Efi.

Itali/ Shqiptari nën efektin e aI kooIit përpIas ‘Audi’-n luksoz, ja çfarë raportojnë mediat fqinje

Po lëvizte me ‘Audi A5’ 200 kuaj fuqish, i regjistruar vetëm pak muaj më parë, dhe shkon e përplaset buzë liqenit të Lovere në Breshias.

Pas një sërë manovrash zigzag në rrugë dhe të paktën disa gabimesh, shqiptari bëri aksident pikërisht përballë zyrës së një dentisti.

Gjithçka ndodhi rreth orës 13:45 në Via Marconi. Drejtuesi i mjetit ishte një i ri 30-vjeçar me kombësi shqiptare, fatmirësisht i padëmtuar nga përplasja, por dëmtimi i makinës ishte i rëndë.

Një ambulancë e Kryqit Blu të Lovere ka ndërhyrë në vendngjarje me kodin e verdhë, por pasi 30-vjeçari u përmend, nuk bëri asgjë.

Përkundrazi, hetimet e policisë së Clusone bënë të mundur verifikimin që ai ishte i dehur gjatë drejtimit të mjetit: pasi kishte rezultuar pozitiv për alkool, ai u raportua dhe njëkohësisht iu hoq leja e drejtimit.

“Do kesh fu ndin e Ervis Martinajt’, Sokol Balla kër* ënon Gazment Bardhin, institucionet heshtin

Balla paralajmëroi Gaz Bardhin që të mos thellohet në gabime pasi mund të ketë fatin e Ervin Salianjit apo të Ervis Martinajt, i zhdukur prej 9 gushtit 2022.

Gazetari Sokol Balla ka kërcënuar mbrëmjen e djeshme kreun e grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhin.

Balla paralajmëroi Gaz Bardhin që të mos thellohet në gabime pasi mund të ketë fatin e Ervin Salianjit apo të Ervis Martinajt, i zhdukur prej 9 gushtit 2022.

“Çdo ditë Gazmend Bardhit po i shtohen çështjet që lidhen me drejtësinë. Edhe SPAK e paralajmëroi. E njoftoi se mesazhet që e lidhin me Vis Martinajn ishin të sajuara, por duke e këshilluar që të mos nxitojë herë tjetër ai dhe të tjerët për të publikuar materiale të paverifikuara. Ndoshta një paralajmërim që ai të mos thellohet në gabimet e Salianjit pasi karma të rikthehet herë në formën e Vinit dhe herë në formën e Visit, dhe fundi nuk është i lumtur“, tha Sokol Balla.

Lidhur më këtë mesazh publik ka reaguar edhe vetë Gazment Bardhi, përmes një letre të hapur drejtuar gazetarit. Bardhi shkruan se Sokol Balla duhet të shqetësohet për fundin e Edi Ramës, dhe jo për fundin e tij.

Më poshtë letra e hapur që Gazment Bardhi ka publikuar në rrjetet e tij sociale, ku ka publikuar edhe videon e mesazhit publik të gazetarit Sokol Balla:

“I dashur Kol Balla,

Familja ime, bashkëpunëtorë dhe miq të mi, më nisën të shqetësuar një video (video më poshtë – pjesë e shkëputur nga editoriali hyrës i emisionit tënd) ku më “këshilloje” që të mos thellohem në denoncime pasi karma të kthehet herë në formën e Vinit (në burg) e herë në formën e Visit (i zhdukur dhe i dyshuar se është vrarë), dhe në çdo rast fundi nuk është i lumtur.

Të falënderoj shumë për “këshillën”, por më lejo të të informoj ty dhe përmes teje Edi Ramën, se unë kam vendosur t’i shërbej interesit publik, pra do të thellohem në denoncime! Por si gjithmonë, me fakte e prova!

Fati i keq i Edi Ramës dhe kujtdo që leh për llogari të pushtetit të tij është që kurrë nuk ka ndodhur që denoncimet e mija me fakte e prova të kenë rezultuar të pavërteta. Propaganda i ka sulmuar për disa ditë, por nuk e ka mbuluar dot kurrë të vërtetën!

Prandaj, rri i qetë dhe mos u shqetëso për fundin tim! Ndërkohë, fillo e shqetësohu seriozisht për fundin e Edi Ramës dhe të kujtdo që leh çdo ditë për llogari të pushtetit të tij!” – shkruan Bardhi.

A do të futet në b urg Luiz Ejlli?! Si fituesi i BBV përdori vulën e noterit për faIsifikim

Gjykata e Fierit ka dënuar me 1 vit pas hekurave fituesin e Big Brother Vip, Luiz Ejlli për falsifikim dokumentesh për të justifikuar pasuritë e fituara nga aktiviteti kriminal të një personi.

Mësohet se Luiz Ejlli, ka përdorur vulën e noterit për falsifikim dokumentesh edhe pse Ministria i kishte hequr licencën.

Fituesi i BBV raportohet se ka krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta dhe shtetasi me iniciale F. A., të cilit iu ishte sekuestruar pasuria, e kishte dorëzua në ish-Prokurorinë e Lushnjës më 25 shkurt 2022.

“I pandehuri L.E, megjithëse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë ende në posedim të vulave të noterit, në bashkëpunim me të pandehurin F.A., kanë krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta, dhe më pas i pandehuri F.A., në datën 25.02.2022, e ka dorëzuar këtë deklaratë noteriale në ish-Prokurorinë Lushnjë”, thuhet në vendim.

Ndërkohë Luiz Ejlli nuk do të futet në burg pasi është vendim i Shkallës së Parë dhe jo i formës së prerë.

Pritet që këngëtari të ankimojë vendimin e dënimit me 1 vit pas hekurave në Gjykatën e Apelit.

Njoftimi i Prokurorisë:

Falsifikuan dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal, me kërkesë të Prokurorisë Fier dënohet ish-noteri L.E. dhe shtetasi F.A.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkoi dënimin me 12 muaj burgim të ish-noterit E.L., dhe shtetasit F.A. të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve të iniciuara nga ish Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë mbi procedimit penal nr. 388, të vitit 2022, me të pandehur, shtetasit L.E dhe F.A., rezultoi e provuar se i pandehuri F.A., në bashkëpunim me të pandehurin L.E., ish-noter, kanë falsifikuar deklaratën noteriale, të cilën i pandehuri F.A. e ka përdorur në Prokurori, për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të tij, të sekuestruara në kuadër të hetimeve të procedimin pasuror nr. 3 të vitit 2021, të ish Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë.

Deklarat noteriale e hartuar nga i pandehuri L.E., ishte falsifikuar në përmbajtjen e saj, por mbante nënshkrimin e këtij të fundit. U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish noterit L.E. dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të ndryshme.

Konkretisht, i pandehuri L.E, megjithëse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë ende në posedim të vulave të noterit, në bashkëpunim me të pandehurin F.A., kanë krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta, dhe më pas i pandehuri F.A., në datën 25.02.2022, e ka dorëzuar këtë deklaratë noteriale në ish-Prokurorinë Lushnjë.

Në datën 02.10.2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor të çështjes dhe vendosur të deklarojë fajtor të pandehurit për faktin e dërguar për gjykim, si më poshtë:

Deklarimin fajtor të të pandehurit L.E., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 prag.2, i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) muaj burgim;
Deklarimin fajtor të të pandehurit F.A, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, dhe dënimin e tij me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burgim.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale në fushën e falsifikimit të dokumentave, me qëllim realizimin e përfitimeve në mënyrë të paligjshme.

‘Foto me Enver Hoxhën’/ Fatmir Xhafaj zbulon arsyen pse e përzgjodhën: Isha …

Nëpër rrjetet sociale dhe në internet qarkullon një foto e vjetër e Fatmir Xhafaj kur ka qenë i ri me ish-diktatorin Enver Hoxha. Kjo foto daton në vitin 1981.

Në një intervistë për emisionin Opinion me gazetarin Blendi Fevziu, deputeti i PS u pyet edhe për realizimin e kësaj fotoje. Xhafaj ka sqaruar situatën se si ndodhi që u përfshi në foto me Enver Hoxhën.

“Kam qenë student, ka qenë viti ‘81, 2 vite përpara për shkak të ngjarjeve në Kosovë vinin studentë kosovarë dhe sillnin buqetë me lule. Në ‘81 ndodhën ngjarjen dhe nuk erdhën dot studentët kosovarë, por sollën buqetën me lule. Një ditë përpara na thanë që nesër atje. M’u duk një gjë e çuditshme. Më zgjodhën sepse unë isha student te Juridiku, isha student i mirë, aktivist shoqërie, merresha me rininë në atë kohë. Unë kam qenë 20 vjeç djalë. Vlorën dhe Tiranën kisha parë. Kaq dija”, deklaroi Fatmir Xhafaj.

Iu pubIikua videoja duke b. ërë s* ks me ish-gjyqtarin e FIFA-s që mbylli karrierën në Shqipëri, pezullohet përjetë gjyqtarja turke

Një gjyqtare 24-vjeçare turke është pezulluar përjetësisht pasi aludohet se është pjesë e një video ku shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një zyrtar që është thuajse trefishi i moshës së saj.

Elif Kararslan, është kthyer në gjyqtare në Turqi pasi la karrierën e futbollistes për shkak dëmtimi. Federata turke vendosi ta përjashtonte përjetë pasi aludohet se është filmuar duke bërë seks me vëzhguesin e gjyqtarëve, Orhan Erdemir.

Edhe 61-vieçari, ish-gjyqtar i FIFA-s., ka marrë të njëjtin dënim. Ky i fundit ka pasur një karrierë disavjeçare si gjyqtar ndërkombëtar dhe e mbylli atë pikërisht në Tiranë, në ndeshjen Shqipëri-Zvicër të përfunduar me shifrat 1-1 në tetor 2002, duke vazhduar më pas vetëm në aktivitetet e kampionatit turk, para se të bëhej vëzhgues.

Vetë Elif, refuzoi akuzat në rrjetet sociale ku ka me qindra mijëra ndjekës dhe premtoi betejë ligjore. “Unë kam një rrugë të gjatë ligjore përpara, por do ta kaloj në mënruën më të fortë të mundshme. Të qaj, ulërij dhe të jem e mërzitur janë gjëra që nuk do t’i bëj, kjo nuk jam unë”, shkroi ajo.

Nga ana tjetër, Erdemir deklaroi se video ishte shpërndarë pa lejen e tij. “Nderi në familjen time, rrethin tim shoqëror dhe komunitetin e gjykimit, është fshirë tutje. Përtej humbjeve financiare, dëmi emocional që kam vuajtur është i papërshkrueshëm”, tha ai./panoramaplus

Kur do të përfundojë je ta në T okë?

Jeta në Tokë ka datë skadence. Afrimi i kësaj date varet nga kushte të ndryshme: ekzistenca e ujit, përbërja kimike, temperatura, mjedisi etj.

Specie të ndryshme jetojnë në kushte të ndryshme, por të gjitha ato varen nga Dielli.

Pa të, ekzistenca e njerëzve, kafshëve dhe bimëve nuk do të ishte e mundur. Prandaj, fati i të gjitha krijesave është i lidhur me atë të Diellit. Kur Dielli të “vdesë”, Toka nuk do të jetë më planeti që të gjithë njohim. Oqeanet do të kenë avulluar dhe njerëzit do të jenë zhdukur.

Nuk e dimë nëse fundi do të jetë herët apo vonë. Ndoshta ndryshimi i klimës do të na çojë në një zhdukje të shpejtë, ose ndoshta do të arrijmë të mbijetojmë më gjatë si specie. Ajo që është e qartë është se do të vijë koha kur evolucioni i Diellit të ndryshojë kushtet që lejojnë jetën sot.

Sipas burimeve të konsultuara nga “Live Science”, vlerësohet se në rreth 1,3 miliardë vjet qenia njerëzore do të jetë tashmë e zhdukur, disa milionë vjet përpara se Dielli të “vdesë”.

“Toka ka ndoshta rreth 4,5 miliardë vite jetë përpara se Dielli të bëhet një yll gjigant i kuq dhe ta shkatërrojë plotësisht”, tha Ravi Kopparapu, një shkencëtar planetar në NASA.

“Përpara se të ndodhë kjo, rritja e temperaturave do të shkaktojë avullimin e oqeaneve dhe largimin e atmosferës. Në atë pikë, njerëzit nuk do të jenë në gjendje të mbijetojnë në Tokë për shkak të nxehtësisë dhe kushteve të lagështisë. Në rreth 2 miliardë vjet, oqeanet mund të avullojnë dhe shkëlqimi i Diellit do të jetë më shumë se 20% i asaj që është tani. Disa mikroorganizma mund të mbijetojnë më gjatë, por herët a vonë ata gjithashtu do të zhduken”, shtoi më tej shkencëtari.

Ramadani rikuperuesi më i mirë në Itali, lë pas yjet e Seria A

Ylber Ramadani është motori i mesfushës së Leçe dhe në sezonin e tij të dytë në Seria A.

Kur janë luajtur 7 ndeshjet e para, mesfushori nga Shtima konfirmohet sërish si lider jo vetëm për ekipin e tij, por edhe në rang mesfushorësh në Seria A.

Të dhënat e publikuara nga Lega Serie A tregojnë një statistikë tepër domethënëse, që e nxjerr Ramadanin si rikuperuesin më të mirë të kampionatit deri në këtë pikë të sezonit.

Ramadani rikuperuesi më i mirë në Itali, lë pas yjet e Seria

Me 60 topa të rikuperuar, Ramadani kryeson renditjen, duke lënë pas të gjithë yjet e mesfushës në Seria A.

Ylli kuqezi lë pas dyshen e mesfushës së Napolit, Lobotka dhe Anguissa me 49 dhe 45 topa të rikuperuar respektivisht.

‘A i lëvize ti fijet për Bur gosjen e Salianjit?’: Ja si përgjigjet Fatmir Xhafaj, vëllai i të ak uzuarit për tra fik dr.oge Geron Xhafaj

I ftuar në emisionin Opinion, Fatmir Xhafaj ka folur për çështjen Babale.

Blendi Fevziu i ka pyetur nëse është ai personi që ka lëvizur fijet për burgosjen e Salianjit, Xhafaj e ka mohuar, por ka renditur gati fjalë për fjalë vendimin e gjykatës që dënoi Salianjin, gati sikur ta kishte shkruar vetë vëllai i Geronit edhe vendimin që lexuan gjyqtarët.

Blendi Fevziu: A keni qenë influencues, apo njeriu që keni lëvizur fijet për ta çuar në burg Salianjin?

Fatmir Xhafaj: Kjo është hera e parë që flas pas 6 vjetësh në një emision televiziv për këtë gjë. E rëndësishme ka qenë e vërteta në këtë proces. Kam pritur 6 vjet për t’u zbardhur e vërteta sipas drejtësisë, kam pritur të dy shkallët e gjykimit që drejtësia të bënte punën e vet.

Unë nuk do dëshiroja të shihja një politikan në burg për kallëzim të rremë. Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë edhe më shumë se dënimi në vetvete i një personi për efektit të dramës njerëzore, por edhe efektit që ka në politikë dhe në shoqëri. Nuk ka 2 standarde drejtësia. Ky është një shembull i mirë që tregoi që kur krijon prova të rreme, duhet të përgjigjesh për kallëzim të rremë.

Ka 6 vjet që çfarë nuk dëgjoj për këtë histori. Kam të drejtë morale në emër të gjithë atyre që është hedhur baltë. Janë vrarë dhe rivrarë për fakte të pavërteta. Edhe ky është një shembull që duhet të aplikohet drejtësia. Ka plot të tilla që janë ndjekur gjyqësisht në dijeninë time. Kjo duhet të jetë rruga e vetme si duhet të zgjidhen gjërat në shoqëri.

Ervin Salianji nuk është dënuar sepse tha publikisht që vëllai im ka pasur një dënim penal dhe as sepse tha se këtë dënim nuk ishte duke e vuajtur në ato momente. Është dënuar se me qëllim ka krijuar prova të rreme për të inicuar një proces penal për vëllanë tim me synimin për të më goditur mua si politikan dhe si ministër i brendshëm në atë kohë.