The Telegraph: Shqiptari hajdùt dhe i dëbuar dy herë mburret me Ferrari në mes të Londrës! Autoritetet nuk e dëbojnë dot pasi…

Gazeta britanike The Telegraph i ka dedikuar një artikull shqiptarit Dorian Puka, një 28-vjeçar i dëbuar dy herë nga Britania dhe i dënuar për vjedhje, që raportohet se kohët e fundi ka arritur të hyjë sërish në Britani.

Gazeta angleze thotë se autoritetet e kanë të pamundur ta dëbojnë, deri sa të dëgjohet plotësisht kërkesa e tij për azil. Ndërkohë ai nuk ngurron të shfaqë luksin duke postuar foto dhe video me makina luksoze në rrjetet sociale.

Shkrimi i The Telegraph:

Një hajdut i dënuar nga Shqipëria e ka filmuar veten duke me një Ferrari në Londër, pavarësisht se u deportua dy herë nga Britania e Madhe.

Dorian Puka, 28 vjeç, i cili është burgosur dhe deportuar për vjedhje dy herë, u kthye fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar dhe postoi një video 90 sekonda duke drejtuar makinën 300,000 £ në llogaritë e tij TikTok dhe Instagram.

Zyra e Brendshme pranoi se ishte e pafuqishme për të hequr përsëri Pukën derisa kërkesa e tij për azil të dëgjohej plotësisht, por paralajmëroi se kriminelët e huaj nuk duhet të kenë “asnjë dyshim” për zbatimin e ligjit.

Ngjarja vjen pasi ë tjetër kriminel shqiptar, i cili hyri sërish në Britaninë e Madhe pasi u deportua, fitoi të drejtën për të qëndruar në bazë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).

Ai nxiti reagimet e deputetëve konservatorë që Mbretëria e Bashkuar të largohej ose të reformonte GJEDNJ-në, me Robert Jenrick, ish-ministrin e imigracionit dhe pretendent për udhëheqjen e konservatorëve, duke thënë se konventa ishte bërë një “kartë për kriminelët”.

Puka fillimisht u burgos për nëntë muaj në 2016 dhe më pas u deportua vitin e ardhshëm për tentativë për të grabitur një pronë. Pronari e pa atë në një kamerë sigurie ndërsa ishte me pushime në Francë.

Megjithatë, brenda një viti, ai arriti t’i shmangej kontrolleve kufitare dhe të kthehej në Britani dhe të kryente një varg vjedhjesh në periferi të Londrës.

Puka u kap përfundimisht nga oficerët që patrullonin në Surbiton në jugperëndim të Londrës pas një rritjeje të vjedhjeve lokale kur mbante një orë të shtrenjtë që kishte vjedhur.

Ai u burgos për tre vjet e gjysmë dhe më pas u deportua në mars 2020.

I jepte vetes 15 mijë euro rrogë në muaj, shkarkohet “super-drejtoresha” e “IdentiTek” të prodhimit të pasaportave

Rreth një vit e gjysmë ka zgjatur për Loina Priftin emërimi në krye të kompanisë shtetërore të prodhimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit.

Lapsi.al mëson se “super drejtoresha” me pagë 15 mijë euro në muaj është shkarkuar nga detyra prej ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Bashkë me të janë larguar edhe vartës të saj, të cilët dyshohen për abuzim në menaxhimin e kompanisë shtetërore.

Pak javë më parë Ministria e Brendshme kishte dërguar një grup auditimi në “IdentiTek” dhe siç mëson Lapsi.al nga burime të sigurta, janë konstatuar një sërë shkeljesh në menaxhimin e fondeve dhe praktikave ligjore të ruajtjes së të dhënave sensitive. Për këtë të fundit madje janë njoftuar edhe institucione të tjera në vend.

Loina Prifti ishte deri para një viti një e re anonime në Gjermani, ku siç u tha punonte në fushën e Inteligjencës Artificiale. Ajo u soll prej andej nga ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe u katapultua pa zhurmë në krye të kompanisë shtetërore që pasoi koncensionin e “Aleat” për prodhimin e pasaportave dhe kartave të identitetit.

Madje për të nuk pati as edhe një ceremoni prezantimi asokohe kur nisi transferimi i kompanisë nga koncensionari te shteti shqiptar. Dhe siç ndodh rëndomë me katapultime të tilla prej Rilindjes, makutëria i shtyn shpesh drejtuesit në abuzim me detyrën.

Pak muaj pas emërimit, Loina Prifti nisi një spastrim të gjerë në kompaninë që drejtonte, duke larguar shumë profesionistë që punonin aty prej 15 vitesh. E po kështu krijoi një klimë të lartë mosbesimi e presioni ndaj punonjësve e furnitorëve. Burimi i Lapsi.al tregon se në disa raste, Loina Prifti ka lejuar futjen e personave të paautorizuar në ambiente rreptësisht të ndaluara të kompanisë duke shkelur ligjin.

E po kështu njerëzit e rinj që ajo solli në kompani ishin përmes konkurseve fiktive dhe emërimeve nepotike kryesisht të lidhur me klane të ndryshme në Durrës, qytet prej nga vinte Prifti. Drejtoresha e IT, Sara Zalla është ndërkohë nusja e kushëririt të parë të Loina Priftit.

Eda Harizaj, drejtoresha e Burimeve Njerëzore është gjithashtu një lidhje e afërt e saj. Vetë Harizaj ka punësuar në një pozicion të rëndësishëm në “IdentiTek” një kushëri të parë. Si këto ka plot emërime të tjera nepotike në postet kyçe të kompanisë sikundër është edhe Drejtori i Operacioneve.

Veç kësaj Loina Prifti shpërbleu veten me një rrogë prej 15 mijë euro në muaj, si dhe është denoncuar shpesh për tendera të dyshimtë, mes tyre edhe ai me vlerë 1 milion euro për shërbimin e internetit.

Megjithatë raporti i plotë i grupit të auditimit të Ministrisë së Brendshme pritet të hedhë më shumë dritë mbi abuzimet e Loina Priftit dhe vartësve të saj në kompaninë “IdentiTek”. Me rëndësi themelore është të mësohet nëse ka cënim të të dhënave sensitive e biometrike që ruan kjo kompani apo jo? Kujtojmë që muaj më parë plasi edhe skandali i ndërhyrjes në të dhënat e sistemit TIMS, skandal që po hetohet nga Prokuroria e Tiranës.

Nuk dihet gjithashtu nëse për këtë rast ka apo jo një hetim nga institucionet e drejtësisë në vend. Çudi s’do të ishte që abuzimet të fashiten apo mbyllen vetëm me shkarkimin e saj, ashtu siç kemi parë shpesh me zyrtarë të tjerë të qeverisë “Rama”. /Lapsi.al

“Duan të më arrestojnë”/ Protestuesi i PD-së: PoIicia më t errorizoi nënën

Maringlend Doçi është një prej protestuesve të PD-së në protestën që u zhvillua një ditë më parë në Tiranë.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tregoi se policia i ka rrethuar shtëpinë e prindërve në Kurbin që ta arrestojnë duke i terrorizuar familjarët.

Ai pranoi se ka qenë pjesë e protestës së PD madje ka qenë drejtues i protestës për Thumanën, ndërsa e cilësoi terror dhunimin e shtëpisë së tij në kohë që ai nuk ndodhej aty pasi jeton në Tiranë dhe nuk ka asnjë njoftim të sakë nëse është i shpallur në kërkim apo jo.

“Policia e Kurbinit ka shkuar në shtëpinë e prindërve, ka hyrë me një furgon brenda oborrit, është ndeshur me nënën time. Kanë thënë kërkojmë Mariglen Doçi, duam të bëjmë një kontroll, nëna i ka ftuar të hyjnë, kjo ka ndodhur para 2 orësh. Kam qenë në protestë dhe e mbështes fuqishëm, më telefonin nëna, që dukej e frikësuar. Në mëngjes sot kam parë njoftimin e policisë për personat e shpallur në kërkim nga policia dhe nuk e gjeta emrin tim. I thashë nënës që mund të kontrollojnë gjithçka, nuk kemi asgjë për të fshehur. Nuk më kanë kontaktuar fare. I kam kërkuar oficerit të policisë të më japë informacion çfarë kërkon në shtëpinë time, se unë vij vetë në komisariat, këto janë metoda terrori. Nuk kam asnjë njoftim të saktë nëse jam në kërkim apo jo.”, tha ai.

Sërish ndryshime te Kombëtarja, trajneri Silvinjo fton “Modriçin shqiptar”

Lista e Kombëtares A pëson sërish ndryshime. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të afrojë në skuadër mesfushorin e Shpresave, Feta Fetai.

Lojtari do të bashkohet me ekipin në stërvitjen e pasdites dhe do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Ndryshime ka edhe në listën e ekipit Kombëtar U-21. Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në grumbullim mesfushorin e Tiranës, Hajrulla Tola si edhe portierin e Vorës, Arbër Jata. Portierët Simon Simoni dhe Endri Dema kanë ngarkesë në muskuj dhe për pasojë i duhen dy ditë të plota rikuperimi.

Shqipëria U-21 do të luajë më 15 tetor kundër Armenisë në stadiumin “Air Albania” në ora 18:00.

PANORAMASPORT.AL

Nëntor me rrebeshe dhe dimër më i ftohtë/ Sinoptikanja Porja bën paralajmërimin e fortë

Mëngjesin e sotëm në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show” ishte e ftuar sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb”. Porja thotë se fundi i muajit Tetor dhe muaji Nëntor do të kenë përgjithësisht ditë me diell, por nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.

Sinoptikanja paralajmëroi gjithashtu se duhet të jemi të përgatitur për fenomene ekstreme që nënkuptojnë shkallë më të lartë agresiviteti të reshjeve të shiut të ngjashme me stuhinë e javës së kaluar. Për sa i përket dimrit që po afron, Porja tha se ky dimër do të jetë më i ftohtë se ai i kaluari, por nuk ka për të qenë ideali.

Lajda Porja: Tetori parashikohet që të jetë i nxehtë me temperatura të larta gjithmonë nëse bëjmë krahasimin me vlerat normale. Nëse flasim për kushte normale vlerat më të larta janë rreth vlerës 24 deri në 25 gradë Celsius, sot presim 28 gradë Celsius. Do të kemi shira kalimtarë, nuk presim të kemi problematika javën e kaluar. E enjtja dhe e premtja do të jenë me vranësira, lagështirë dhe reshje të pakta, por me temperatura të larta, deri në 29. Tirana do të ketë lagështirë shumë të lartë përgjatë kësaj jave, nuk ka shumë reshje, por ka shumë lagështirë. Pas kësaj jave do të kemi disa ditë me diell. Ajo që dua të theksoj është që kemi një diferencë të temperaturave minimale dhe maksimale. Gjithashtu jemi totalisht jashtë parametrave klimatikë, tashmë nuk mund të flasim më klimë normale, por jemi jashtë temperaturave që në fakt duhet të jesh realisht ftohtë sepse jemi në Tetor.

Aldo: Po për sa i përket reshjeve gjatë këtij muaji si parashikohet?

Lajda Porja: Në fakt episodi që ne kaluam që solli gjithë ato probleme në qarkun e Vlorës dhe në shumë zona. Janë plotësuar kuotat mujore në një pjesë të mirë të territorit, kuotat mujore që duhet të binin përgjatë muaji ranë vetëm në 24 orë dhe në qarkun e Vlorës ranë rreth 100 milimetra shi. Reshjet kështu do të jenë, që do të thotë do të kemi shumë ditë me diell, mund të kemi pak ditë me shi dhe në ato ditë ka reshje intensive. Dhe nuk është jemi të përgatitur nga ana e infrastrukturës apo kanalizimeve për të përballuar kaq shumë reshje prandaj dhe kemi situatën e përmbytjeve. Është faktori reshje, por tashmë ne duhet të jemi të përgatitur për fenomenet ekstreme. Ka një shkallë agresiviteti më të lartë, reshjet janë në një shpërndarje homogjene, por ka një shpërndarje krejtësisht të ndryshme, kështu që na presin përgjatë Nëntorit, por edhe 10 ditëshin e Tetorit një fenomen që ishte si stuhia që sapo kaluam.

Aldo: Ndërkohë do të mbajmë shpresë për dëborë ne apo jo?

Lajda Porja: Ky dimër nëse do të bëjmë krahasimin me dimrin e shkuar do i afrohet parametrave klimatikë, që do të thotë do të kemi ditë të ftohta sepse aktualisht ka startuar “Lanjinia”, është e kundërta e “Elinjios”, ka startuar në fundin e Shtatorit dhe pritet të jetë prezent deri në Shkurt që do të thotë se një pjesë e mirë e globit do të përjetojë periudha të shkurtra, por të acarta. Ky dimër do të jetë relativisht më i freskët se dimrin e kaluar, por nuk mund të themi që do të jetë një dimër ideal.

Valbona Selimllari publikon foton e rrallë me motrën, duken si dy pika uji

Ish- Miss Shqipëria Valbona Selimllari ka ndarë me ndjekësit në instagram një foto me motrën e saj.

Njëra më e bukur se tjetra, të dyja motrat ngjajnë si dy pika uji me njëra- tjetrën.

Nuk kemi parë shpesh që Valbona të ndajë foto me familjarët e saj, madje edhe me fëmijët e saj shumë rrallë.

Valbona është nënë e tre fëmijëve që nuk preferon t’i ekspozojë shumë në rrjete sociale siç është shprehur ajo në intervisat televizive.

Kjo për arsyen që ata të mos ndikohen nga fama në momente të caktuara kur do i duhet të zgjedhin në jetë.

E para vajzë shqiptare me medalje të artë, Erglena Domi: Krenare, babai trajner: Mundi 3 rivaIe shumë të forta

Erglena Domi u bë mundësja e parë shqiptare, që arrin të fitoja një medalje të artë në një kampionat ndërkombëtar.

Vajza kuksiane triumfoi në kategorinë U-15 në Ballkaniadën e Maqedonisë së Veriut, duke mposhtur me tuç kundërshtarët nga Bullgaria, Serbia dhe Greqia.

“Ndjehem shumë krenare për medaljen që kam fituar sepse te tria kundërshtarët ishin të forta. Kampionati në fakt ishte i fortë sepse të gjitha kishin një qëllim, por unë në fund ia arrita ta realizoja”,-u shpreh fillimisht Erglena Domi.

Në Ballkaniadë trajneri i Erglenës ishte Sadik Domi, ish-mundës dhe njëkohësisht babai i sportistes.

“Vajza bëri 3 ndeshje dhe në fund ishim shumë të gëzuar, sepse është e para vajzë shqiptare që merr medalje. Më vjen mirë edhe për Kukësin sepse ky sport ka qenë tradicional, por tani është harruar. Kemi qenë shumë mirë me djemtë, por tani po vijnë edhe vajzat”,-u shpreh Sadik Domi, trajner dhe babai i Erglenës.

Edhe pse mundja është një sport i paragjykuar për vajzat, Erglena fton bashkëmoshataret të ushtrohen për të përfituar benefitet që vijnë prej tij.

“Ju uroj të gjitha vajzave që kanë dëshirë të ushtrohen në sporte luftrake, siç është mundja, ta ushtrojnë pa frikë dhe të ecin sa më shumë më arritjet”,-tha Erglena Domi.

Me medalje të arta nga ballkaniada për Shqipërinë, erdhën edhe dy mundësit e tjerë të talentuar si Ardit Zeneli dhe Albi Peposhi, ndërsa në Maqedoninë e Veriut garuan 13 shtete

“ΒËRA D.ASΗURl ME D JALlN E ΒURRlT, POR KUR AI NA KAΡl BASΗKË N DODΗl AJO QË S’ΡRlSJA”

Burri më kapi para dy vitesh duke bërë dashuri me djalin e tij, dhe prej asaj dite jeta ime ka ndryshuar rrënjësisht, tmerresisht keq.

Burri im është 15 vite më i madh se unë dhe nga martesa e parë ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, i cili është po aq i hijshëm sa ai.

Së bashku ne kemi 10 vite martesë dhe kemi dy fëmijë, 8 dhe 6 vjeç.

Dy vite më parë, unë po kaloja një periudhë shumë të vështirë dhe ndihesha shumë vetëm, pasi ai punonte shumë dhe jashtë qytetit. Një ditë kur u ktheva në shtëpi, fëmijët grindeshin dhe donin të dilnin por unë nuk i nxirrja dot, dhe kështu i kërkova djalit të burrit që të sillte disa lodra për ta. ( Ai është 31 vjeç).

Ai erdhi dhe më pa që isha shumë e mërzitur dhe e trishtuar. Qëndroi me ne , dhe filluam të pinim verë. Gotë pas gotë, filluam ta humbnin toruan, dhe ai më puthi.

Pas kësaj përfunduam duke bërë se.ks në dhomën time, por atë ditë im shoq u kthye më shpejt sepse i ishte anuluar një plan.

Pasi na pa bashkë, ne u ndamë për gati 2 vite.

Tani po përpiqemi ta fillojmë dhe një herë nga e parë, p0ër hir të fëmijëve, por më duket se ai është thyer vetëm për të më ndëshkuar.

Ai ka filluar të flasë me shumë femra të tjera, dhe këtë e bën edhe në prezencën time. Unë ndihem keq, sepse e dua. Dhje kur e tra.dhtova e bëra pa vetëdije.

Nuk di si ta rifitoj…”

Përgjigjja e psikologes:

“Duket se ai kërkon të marrë hak dhe t’ju bëjë të kuptoni sesi është ndjerë kur e keni tradhtuar. Megjithatë, duhet të flisni hapur me të dhe t’i tregoni se jeni penduar për çfarë ka ndodhur dy vite më parë, dhe kërkoni që të rigjeni lidhjen tuaj të mëparshme më të”.

Mirαnda nga Shkόdra ka një k ërkesë të υ. eçantë: ΒURRlN e dua q efIi dhe tα ketë…

Dua një burrë qejfli dhe me lekë” kjo ka qenë kërkesa e Mirandës nga Shkodra sot në emisionin “Aldo Morning Shoë”.

39-vjeçarja tregoi se ka qenë dy herë e martuar por është ndarë sepse nuk është përshtatur.

Ajo tha se kërkon të martohet sepse do që të bëjë fëmijë.

“Jam Miranda nga Shkodra, kam tërë natën pa gjumë për të gjetur një burrë.

Jam 39 vjeç, kam qenë e martuar dy herë dhe nuk jam përshtatur, nuk kombinoja me ta.

Unë jam martuar se doja të bëja fëmijë.

Unë dua një burrë qejfli dhe me lekë se një jetë kemi.

Më duhet një burrë ta kem”, tha 39-vjeçarja,

V. αjza korçαre i hγn në d.homë gαbimisht biznesmenit , se ΒES0Nl se cfarë NDODΗl më pas (Video)

Kishte dalë në fundjavë me miqtë e saj, por vajza nga Korça ka ngatërruar dhomën e hotelit dhe i ka ndodhur hataja.


Sipas gazetares së “Aldo Morning Show”, vajza ka shkuar në një dhomë tjetër ku në të ishte një djalë kinez i cili fliste shqip.


Ai sipas saj i ka ofruar të futet brenda dhe pas asaj nate ajo i ka kërkuar të dashurit ndarjen pasi ishte lidhur me kinezin i cili kishte një fabrikë në Tiranë.


Për më shumë ju sjellim më poshtë edhe videon: