Rrëfehet ish-ambasadori: Çfarë tha gjyshja e Sali Berishës, kur e dëgjoi të flasë rusisht

Ish-ambasadori dhe studiuesi Mal Berisha i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV foli për origjinën e fisit Berisha dhe lidhjen e tij me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai tregon për fëmijërinë e ish-kryeministrit në Bjeshkë, jetën si student i mjekësisë dhe pasionin për gjuhët e huaja.

“Origjina jonë mendohet të jetë nga Puka, nga një fshat që quhet Berishë e Brigjeve, i cili është në breg të lumit Drin. Një pjesë e tyre u larguan në Tropojë.

Ne Berishët e Tropojës nuk kemi territor tonin. Ne jemi familje të cilët e njohim njëri-tjetrin për të njëjtën origjinë, por nuk jemi të grupuar në një territor.

Shtëpia ime ishte vetëm 2 km larg nga Sali Berisha. Berishën e kam njohur që në Tropojë, kur ishte fëmijë. Ne flinim te shtëpitë e njëri-tjetrit. Kur veronin bagëtitë, të gjithë ne fëmijët e tjerë luanim nëpër lëndina, ndërsa ai mësonte gjuhë të huaja. Ishte shumë i apasionuar pas gjuhëve të huaja!

Gjyshja e Sali Berishës dhe mamaja ime ishin shumë mikesha. Kur Berisha erdhi gjatë verës, vijonte të studionte gjuhë të huaja. Asokohe mësonte rusisht dhe e kishte metodë të tijën t’i përsëriste fjalët e reja me zë. Gjyshja e kishte dëgjuar dhe i kishte rrëfyer mamasë time, se nuk e kuptonte pse Berisha fliste një gjuhë të pakuptueshme me zë”, tregon mes batutash zoti Berisha për mënyrën se si ish-kryeministri mësonte rusisht në bjeshkë.

Gjermania, 16 mijë leje për shqiptarët! Përfitojnë ata me profesionet më të kërkuara, mjekë, infermierë dhe specialistë IT

Referuar Institutit Europian të Statistikave EUROSTAT, Gjermania po jep në një vit gati 16 mijë leje qëndrimi për shqiptarët duke u renditur e dyta në Europë pas Italisë.

Në vitin 2008 Germania dha afërsisht 460 leje qëndrimi, ndërsa në 2022 lëshoi 16 mijë të tilla, kryesisht për profesionet mjekë, infermierë, specialist IT, zanatçinj etj.

Vendet e fuqishme të Europës kryesisht Gjermania, Franca, Belgjika, Hollanda, Danimarka, Finlanda, Suedia etj. Të gjitha u gjendën përballë faktit që kishin shumë kërkesë për profesione, por tregu I tyre ose më saktë demografia e tyre nuk arrinte dot ta përballonte. Dhe që prej vitit 2010 kur fenomeni ka filluar të ndihet në ekonomi, të gjitha këto vende ka filluar hartimin e strategjive, strategji se si në këtë projeksion demografik të një Europe që po tkurret këta do të zëvendësonin mungesat që do të krijoheshin në vendin e punës, dhe “preja” ku ata hodhën sytë ishin vendet e Europës Juglindore”, thotë për Top Channel Pano Soko, Ekspert për Ekonominë.

Nëse deri dje lejet e qëndrimit jepeshin për njerëzit që në Shqipëri nuk kishin një punë dhe gjenin punë në vendet e Bashkimit Europian, sot ata që po ikin janë njerëz të realizuar që kanë një punë, kanë të ardhura shumë të mira, por që për shkak të mjedisit social që është krijuar në Shqipëri ata nuk e shohin të ardhmen e tyre këtu.

VIDEO / Asani nuk ndalet, vjen goli i radhës në kampionat

Jasir Asani vazhdon të shkëlqejë në fushën e blertë me skuadrën e Gwangju. Anësori kuqezi ka shënuar sërish në kampionatin korean, duke vulosur fitoren e skuadrës së tij 3-1 përballë Seoul.

Ai ka gjetur një tjetër gol me skuadrën e tij në Kore. Asani ka vulosur fitoren e Guangjusë në minutën e 90’+8′ duke shënuar golin e tretë për ekipin.

Asani po kalon një moment të artë në karrierën e tij, pasi po gjen rregullisht rrugën e rrjetës me skuadrën e tij si në kampionatin korean edhe në Ligën e Kampioneve të Azisë.

Ky është një ogur i mirë edhe për kombëtaren në prag të dy ndeshjeve të radhës kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë në Nations League.

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Jasir Asani po tregon një formë fantastike para ndeshjeve të tetorit kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Ekipi i tij ndodhet në vendin e 7-të me 43 pikë.

Shiko golin:

Video Player

Fermerët braktisin tokat: U penduam që u kthyem nga emigrimi sepse falimentuam, nuk nxjerrim dot shpenzimet

    

Me dhjetëra familje në fshatin Moravë në Bashkinë Dimal, mënyrën e vetme të jetesës kanë bujqësinë. Kjo zonë njihet për prodhimet e saj bujqësore, megjithëse vitet e fundit vihet re një neglizhencë e fermerëve për të shtuar të mbjellat e tyre ose për të punuar tokat, për shkak të problematikave të shumta që fermerët po hasin nga dita në ditë, që nga mungesa e tregut për shitjen e produkteve bujqësore, mungesa e fuqisë punëtore, dëmet e përvitshme të shkaktuara nga moti etj.

Avni dhe Xhevaire Ferra, çifti i bashkëshortëve që para disa vitesh lanë emigrimin në shtetin grek dhe zgjodhën që ato pak para që kishin siguruar nga puna e tyre në bujqësi t’i investonin në tokën e tyre në fshatin Moravë, pohojnë se janë penduar që janë kthyer në vendin e tyre.

Çifti Ferra, edhe pse në moshë të madhe, kujdesen të dy për serën, në pamundësi për të marrë e paguar një punëtor, ndërsa pohojnë që i ka munguar dhe mbështetja me grante nga ana e institucioneve, pasi përgjatë këtyre viteve ata nuk kanë përfituar asgjë nga skemat e mbështetjes me subvencioneve.

Sikurse shprehet Avniu, kostot e mirëmbajtjes së një sere janë të larta, ndërsa luhatja e çmimeve dhe mungesa e tregut ka bërë që fermerët të ndihen të pasigurt.

“Shpenzimet për serën janë të larta, deri tani kemi vjelë 30 kuintal domate dhe nuk kemi arritur akoma të mbulojmë shpenzimet, po u ul çmimi i domates (që varion me ditë) ne dalim me minus. Në 12 vjet kam hedhur 23 milion lekë në këtë serë dhe s’kam marrë as lekët e mia. Punojmë në serë vetëm të dy ne, burrë e grua pasi nuk kemi lekë të marrim punëtorë. Nuk kemi asnjë mundësi tjetër përveç serës e bujqësisë për t’u ushqyer dhe duke parë si shtypet fermeri nga shteti jemi bërë shumë pishman që jemi kthyer në Shqipëri”, shprehen Avni dhe Xhevaire Ferra.

Një tjetër fermer, Lavdrim Metani, pohon se ka hequr dorë nga bujqësia pasi nuk ka treg dhe nuk shitet asgjë. Ai deklaron se i ka lënë tokat pa mbjellë prej dy vitesh, si shumë fermerë të tjerë të zonës, pasi prodhimet nuk kanë gjetur treg dhe janë hedhur kanaleve, pasi janë kalbur në arë.

Siç thotë ai, tashmë mbjell vetëm sa për vete pasi mungesa e tregut, mungesa e mbështetjes nga ana e qeverisë si dhe breshëri i rënë çdo vit, ka falimentuar jo vetëm atë por të gjithë fermerët e fshatit Moravë.

Thuajse çdo vit, fermerët e fshatit Moravë hasin problematika të shumta gjatë periudhës së dimrit për shkak të motit, ku përgjatë viteve të fundit breshëri dhe stuhitë kanë shkaktuar dëme të mëdha në tokat bujqësore të kësaj zone.

Horoskopi për ditën e sotme, e hënë 7 tetor 2024

DASHI

Në dashuri, dita do të jetë plot qetësi, me shanse të mira për të forcuar lidhjen me partnerin. Në punë gjërat po shkojnë mirë, edhe nëse ka sfida të vogla për të përballuar. Ruani entuziazmin tuaj të zakonshëm dhe do të arrini t’i kapërceni me sukses.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 7 tetor 2024), ka një tension në dashuri, ndoshta i lidhur me keqkuptime. Më mirë do të ishte të sqaroheshit me partnerin tuaj menjëherë për të parandaluar që keqkuptimet të kthehen në probleme më të mëdha. Në punë, mos lejoni që vështirësitë e vogla t’ju dekurajojnë: këmbëngulja është çelësi për të zgjidhur gjithçka.

BINJAKËT

Dita premton kënaqësi të madhe, si në dashuri ashtu edhe në punë. Marrëdhëniet do favorizohen nga një klimë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi, ndërsa në punë do ndiheni veçanërisht të frymëzuar dhe produktivë. Përfitoni nga kjo fazë pozitive.

GAFORRJA

Ka ende disa nyje për të zgjidhur në dashuri, por situata do të përmirësohet së shpejti. Në punë, është një moment reflektimi: vlerësoni me kujdes lëvizjet tuaja të ardhshme për të shmangur hapat e gabuar. Mos kini frikë të merrni vendime të rëndësishme.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 7 tetor 2024), në dashuri, keni mundësinë të bëni përparim të dukshëm në marrëdhënien tuaj, për sa kohë që jeni të gatshëm të hapeni më shumë. Në punë, yjet ju mbështesin dhe ju japin energjinë që ju nevojitet për të arritur qëllimet tuaja. Vazhdoni kështu!

VIRGJËRESHA

Në dashuri situata është e qetë dhe e kënaqshme, me mundësi të shkëlqyera për të konsoliduar lidhjen tuaj. Në punë ndiheni veçanërisht kreativ dhe gati për të realizuar projekte të reja. Përdoreni këtë moment për të bërë ndonjë përparim të rëndësishëm.

PESHORJA

Në dashuri ka nevojë për më shumë qartësi dhe dialog për të parandaluar që keqkuptimet e vogla të kthehen në probleme më të mëdha. Në punë ju shfaqet një mundësi e mirë, por do të duhet të bëni durim dhe të mendoni mirë përpara se të merrni vendime të rëndësishme.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 7 tetor 2024), dashuria është në qendër të ditës suaj, me momente mirëkuptimi dhe pasioni të madh. Në punë jeni veçanërisht të vendosur dhe gati për të përballuar sfida të reja. Yjet ju favorizojnë: përfitoni nga ky moment për të arritur qëllimet tuaja.

SHIGJETARI

Në dashuri, dita do jetë e mbushur me emocione pozitive, veçanërisht për ata që janë beqarë: takime të reja shihen afër. Në punë idetë janë të qarta dhe projektet po marrin formë. Vazhdoni në këtë rrugë, sepse suksesi është afër.

BRICJAPI

Në dashuri mund të ketë dyshime, por me pak durim gjithçka do të qartësohet. Mos kini frikë të shprehni ndjenjat tuaja. Në punë, ndiheni të motivuar dhe të gatshëm për të përballuar përgjegjësi të reja: është koha për të demonstruar vlerat tuaja.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 7 tetor 2024), në dashuri, është koha t’u jepni hapësirë ​​ndjenjave dhe ta lini veten të rrëmbyer nga emocionet. Në punë jeni në një fazë krijimtarie të madhe dhe idetë tuaja do të vlerësohen. Vazhdoni të ndiqni instinktin tuaj: sepse do t’ju çojë larg.

PESHQIT

Në dashuri, Hëna vazhdon të favorizojë takimet dhe marrëdhëniet. Nëse jeni beqarë, sot mund të bëni një njohje interesante. Në punë keni aftësinë për të zgjidhur disa situata të komplikuara falë aftësisë tuaj për të qëndruar të qetë nga presioni.

Tuneli i gjendur në shtëpinë e Diddy-t lidhej me shtëpinë e Michael Jackson?

Disa postime në mediat sociale pretenduan se FBI gjeti tunele nën shtëpinë e Diddy-t, të cilat lidhen me një bodrum në rezidencën e Michael Jackson

Një video në TikTok sugjeronte se ekipi i Diddy-t ishte nervoz dhe bllokoi hyrjen, duke kërkuar që të mos hynin në tunel, dhe përmendte gjithashtu gjetjen e rrobave fëmijësh në atë tunel.

Megjithatë, nuk ka asnjë burim të besueshëm që të vërtetojë këto pretendime. Në mars të vitit 2024, Reuters kontrolloi faktet mbi një imazh të fabrikuar që pretendonte se CNN kishte raportuar për gjetjen e tuneleve. Përfaqësuesja e CNN, Emily Kuhn, e mohoi këtë, duke thënë se imazhi ishte i manipuluar dhe nuk përfaqësonte asnjë raport të vërtetë.

Gjithashtu, nuk duket se Diddy dhe Michael Jackson kishin një marrëdhënie të ngushtë. Të dy u fotografuan duke festuar së bashku në një festë të VMA në vitin 2003, por Diddy tha se ishte atje pa paralajmërim për të kërkuar Beyoncé. Ai e shprehu dëshirën për të punuar me Michael, por oraret e tyre nuk u përputhën kurrë.

Kështu, është e rëndësishme të jemi skeptikë ndaj informacionit në mediat sociale dhe të verifikojmë burimet para se të besojmë ose të shpërndajmë informacion të tillë./ TAR

Sidrit Bejleri flet për humbjen e vajzës: Sot do të ishte 17 vjeç

Këngëtari i mirënjohur, Sidrit Bejleri, së fundmi ka folur për humbjen e vajzës së tij.

17 vjet nga ndarja e Sofisë nga jeta, Sidriti kujton për “S’e luan Topi”, se sprova ka qenë e fortë. Ama bashkë me tre fëmijët e tij, ai dhe Meri e kujtojnë Sofinë dhe do ta kujtojnë derisa të bashkohen me të një ditë në parajsë.

Tre fëmijët e këngëtarit, Amad, 14, Emel, 11, dhe Ejna 5-vjeçare janë rritur me idenë që kanë pasur edhe një motër më të madhe, madje shpesh mendojnë edhe si do të ishte ajo sot.

“Ne duam t’i rritim me idenë që kanë pasur edhe një motër më të madhe. Sepse duhet kuptuar që jeta është e çuditshme, jeta të vë para sprovave që ti nuk i mendon kurrë. Ti mendon se do të jesh gjithmonë një vëzhgues i papërfshirë, por kur je brenda pastaj thua “pse më ndodhi mua?”. Ja që ndodh, por duhet të dish të reagosh”.

Ndarja nga jeta e Sofisë ishte një sprovë dhe provë tjetër që e fuqizoi raportin e Sidritit me Zotin.

E rën dë/ Go diten me shishe dhe me karrige dëshmitarët te “Shihemi në gjyq” (Video)

Hila ka kërkuar të përballet në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, me të njohurin e tij të vjetër, Gjonin. Siç shpjegon, Gjoni i ka marrë një hua dhe prej 12 vitesh nuk i përgjigjet.

Veç kësaj, i ka privatizuar edhe një objekt, ndonëse Hila ka hyrë në një prej tyre edhe pse nuk është i pajisur me dokumentacionin ligjor.

Nga ana tjetër, Gjoni e quan Hilën “të paburrë” sepse ka kërkuar një përballje publike për borxhin e 15 milionë lekëve. Ai nuk e mohon marrjen e tyre, por thotë se nuk do të kishte vepruar si Hila nëse do të kishte qenë në vendin e tij.

Në gjaknxehtësi e sipër, Gjoni vërsulet drejt Hilës për ta goditur.

Gjon: Ky qenka treguar shumë i paburrë që më ka prurë sot këtu e nuk e kam pasur vendin unë këtu se nuk do ta kisha sjellë unë po të m’i kishte pasur ai mua, për 150 milionë s’e kisha prurë këtu në faqe të tërë Shqipërisë të më shihte mua këtu për 15 milionë lekë. I kam thënë nuk ia kam ngrënë fjalët, nuk ia mohoj paratë…

Eni Çobani: Po pse, 15 milionë lekë sa të duken ty?

Gjon: Ky qenka i paburrë që të më sjellë mua para Shqipërisë për 15 milionë lekë, as për 150 nuk e kisha nxjerrë unë këtë, por ky qenka maskara që më ka prurë mua këtu për borxhe, të kam thënë nuk t’i ha fjalët, nuk…

Hilë: Ty nuk të takojnë ato fjalë sepse je një malësor i pabesë!

Gjon: Ti më ke prurë mua për 15 milionë lekë këtu!

Hilë: Për 15 milionë e për 5 milionë të bie unë!

Gjon: 15 milionë për 15 vjet s’ke për t’i marrë!

Hilë: Të kam pritur 12 vjet!

Gjon: Më ke kërcënuar edhe me jetë ti!

Eni Çobani: Kush të ka kërcënuar?

Gjon: Më ke kanosur ti!

Hilë: Ça pret ti?

Me dosjen në dorë, Gjoni shkon drejt Hilës për ta goditur. Në mes hyjnë asistentët për t’i ndarë.

Hilë: I pabesë!

Eni Çobani: Kush të ka kërcënuar se kjo është e rëndë?

Hilë: Edhe më ke borxh, edhe kapadai! I pabesë!

Gjon: Kur të dalim, ta kallëzoj unë!

Eni Çobani: Kujdes, jashtë ai do të jetë me mua dhe ti nuk i afrohesh dot!

Gjoni afrohet në tavolinën e Eni Çobanit dhe duke shfletuar dosjen, pranon borxhin por njëkohësisht e cilëson veten si “viktimë”. Ende i nxehur, ai përmend sërish faktin që Hila e ka thirrur në një përballje publike dhe shkon për ta goditur, duke vërvitur dosjen në drejtim të tij

Çfarë ka ndodhur pas “Big Brother VIP”? Egla Ceno flet për herë të parë: Jam penduar për…

Mbrëmjen e djeshme, fituesja e “Big Brother VIP 3”, Egla Ceno, teksa fliste në emisionin “Goca dhe Gra”, ka rikujtuar përvojën e saj edhe pse kanë kaluar muaj që nga përfundimi.

Ajo shprehet se do të kishte dashur që brenda shtëpisë të kishte qeshur më shumë, ndërsa la të kuptohej se më shumë ka qarë.

“Katër muaj e gjysëm, një eksperiencë e ngjeshur, ky vit ka qenë shumë e fortë për mua. E dhunshme. Më vjen mirë që publiku, inteligjent, ka kuptuar të ndajë shapin nga sheqeri. Do të doja që në atë shtëpi të kishte 2 ose 3 Heidi.

Do të kisha dashur të kisha qeshur në atë shtëpi, për të qarë qan vetëm, por për të qeshur duhen dy veta. Nuk ishte e mundur, ashtu ndodhën gjërat”, tha Egla Ceno.

Aksi denti tràg jik i mbrëmjes së djeshme, gj enden 3 tr υρàt e paj etë, njëri në makinë, dy të tjerët në liqen

Tre persona kanë mbetur të vdekur mbrëmë, pasi vetura me të cilin po lëviznin ka rënë në Liqenin e Badocit.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë Malë Gashi, për mediat tregoi se dy nga trupat e viktimave janë gjetur në ujë, ndërsa njëri nga ta kishe mbetur brenda veturës.

“Menjëherë ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes. Kanë bërë përpjekje për ta nxjerrë veturën, por nuk kanë mundur sepse ishte e gjitha e zhytur në ujë”, tregoi ai.

“Ka ardhur ekipi i zhytjes së FSK-së, i kanë nxjerrë dy persona që kishin humbur jetën në ujë, njërin që ka mbetur në veturë e kemi tërhequr me litar, me kamion e kemi nxjerrë veturën me gjithë personin e vdekur. Pastaj sigurisht e kemi hequr edhe nga vetura bashkë me FSK-në, dhe e kemi dorëzuar te ekipet mjeko-ligjore”, shtoi Gashi.