Shfaqet rrallë/ Flet Drilona Boci pas aksidentit të bashkëshortit: Zoti më…(Video)

Drilona Boçi, bashkëshortja e Kristian Boçit, i cili u aksidentua bashkë me dy fëmijët më 13 shtator ka bërë reagimin e parë pas ngjarjes së rëndë.

Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, Drilona falenderon Zotin që i ka mbrojtur familjen dhe që të tre janë shëndoshë e mirë. Ajo gjithashtu falenderon ndjekësit për mesazhet e uratat që i kanë dërguar.

Bizesmeni Kristian Boçi ndodhet prej ditësh në spital.

Si pasojë e aksidentit Boçi ka humbur shikimin në syrin e majtë, ndërkohë që fatmirësisht, dy fëmijët e mitur që ishin në të njëjtën makinë me të, kanë pësuar dëmtime më të lehta.

Video Player

“Kam marr borxhe me la qiranë”- Bardhi Idrizi thumbon ish-menaxherin në këngën për të bijën: Njerëzit që ndava bukën, sot po më anulojnë koncertet! Mamit ia kam nxirë shtątzëninë

Këngëtari Bardhi Idrizi, ka shokuar me këngën që ka publikuar së fundmi dedikuar së bijës, pasi ka tërhequr vëmendjen përmes tekstit dhe mesazhit të thellë.

Kjo këngë duket se pasqyron lidhjen e tij me partneren e tij Sara Gjordeni dhe shtatzëninë e saj, duke treguar sakrificat e shumta dhe periudhën e vështirë që po kalojnë së bashku.

“Po mamit ton me kto probleme t’mia, besom ja kam nxi shtatzanin”, thuhet në një varg të këngës.

Në këtë këngë, ai ka shpalosur dhe detaje nga karriera profesionale, duke mos harruar edhe ‘kunjat’ për të tjerët.

Siç është interpretuar edhe nga fansat e këngëtarit, në një varg të tij, këngëtari duket se thumbon ish-menaxherin e tij, Jetmir Agaj, me të cilin ka bashkëpunuar për më shumë se katër vjet.

Ai hodhi akuza duke thënë se tani po ia anulojnë edhe koncertet dhe se kalon një periudhë të keqe financiare.

“E di që ti po kan sa herë mami kan, se ajo po mërzitet që babin ton pe shajn. Ju thash vllazni, e bash qata m’vranë, e kohëve të fundit kam marrë borxhe me pagu qiranë, se me njerëzit që ndava bukën e i ndava dertet, sot po mi anulojnë koncertet, tmerr, m’than që kan mem kthy kamarier”, u shpreh ai në këngën “Qikes tem”.

Kujtojmë që pas daljes nga Big Brother VIP Albania 3, Bardhi po shijon një romancë me modelen Sara Gjordeni, me të cilën po bashkëjeton në Tiranë dhe janë në pritje të një vajze.

Që prej përfundimit të garës në BBV, Bardhi pati përplasje të shumta me menaxherin e tij, për të cilin thuhet se u bë shkak Sara Gjordeni. Artisti dhe Jetmir Agaj përfunduan bashkëpunimin mes tyre pak kohë më parë, por mesa duhet ndarja mes tyre nuk ka qenë aspak miqësore.

Kiara Tito zbulon për “Goca & Gra” shtëpinë e re luksoze: Kemi vendosur kamera sigurie për shkak se…

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka zbuluar për “Goca & Gra” shtëpinë e saj të re. Gjatë prezantimit të shtëpisë, Kiara shprehet se në shtëpinë e saj janë vendosur kamera për çështje sigurie

“Kemi vendosur kamera, për çështje sigurie. Bëj shaka. Në fakt plani ishte që kur të zhvendoseshim këtu, në rast se gjyshet nuk do kishin mundësi për t’u kujdesur për bebushen, do merrnim një dado, por falë Zotit e kemi rregulluar dhe kamerat do të hiqen shumë shpejt.”

Më tej moderatorja rrëfeu se çfarë ka mësuar nga të qenit nënë.

“Pritja e Lunës më ka mësuar që të mësoj te vetja një forcë të brendshme që nuk e dija që e kisha. Pas lindjes ka qenë e vështirë, e gjeja veten duke qarë nga gjërat më banale. Por falë familjarëve e kalova”, tha ajo.

“Kam kryer vetëm dy operaciòne”/ Bora Zemani flet pa ‘doreza’, tregon ndërhyrjet që i është nënshtruar

Moderatorja Bora Zemani ka folur në lidhje me operacionet plastike që kaq shumë është përfolur. Ajo ka treguar dy operacione, por që nuk janë estetike.

Ajo tha se ka bërë një operacion për lindjen e djalit, Arborin dhe një tjetër kur ka hequr apendicitin.

Bora Zemani shprehet se nuk është kundër operacioneve plastike, por thotë se ka frikë nga rezultati, ndaj nuk e ka marrë këtë iniciativë, teksa ka shtuar se vetë ka bërë trajtime por jo ndërhyrje.

Po ashtu ajo ka zbuluar se nëse do të bënte një operacion, do të dëshironte të zvogëlonte gjoksin.
“Fakti që unë nuk kam bërë operacione plastike, nuk do të thotë që jam e lumtur me veten prandaj nuk i bëj këto. Më shumë është me faktin që kam frikë ti bëj sepse kam frikë të shikoj rezultatin”, tha Bora në emisionin “Goca dhe Gra”.

Pjesë nga diskutimet:

Pyetje: Bora ka bërë ndonjë ndërhyrje ti?

Bora Zemani: Kështu ndërhyrje kirurgjikale, jo, nuk kam asnjë ndërhyrje kirurgjikale. Dy operacione kam bërë në jetën time, lindjen e Arborit dhe njëherë kam hequr apendicitin.

Kaq operacione kam bërë, pastaj gjera të tjera për mirëmbajtje, patjetër që po. Ka ndryshim një ndërhyrje kirurgjikale me mirëmbajtjen. Jo se unë jam kundër operacioneve, përsa kohë që dikush do ta kryerje një ndërhyrje të tillë që të ndihet më mirë, patjetër që le ta bëjë.

Pyetje: Për ty lexojmë vetëm që je e bërë Bora?

Bora Zemani: E di, ma thonë shumë. Fakti që unë nuk kam bërë operacione plastike, nuk do të thotë që jam e lumtur me veten prandaj nuk i bëj këto. Më shumë është me faktin që kam frikë ti bëj sepse kam frikë të shikoj rezultatin.

Pyetje: Ca do kishe bërë ndërhyrje kirurgjikale, që e ka frikë po do të doje ta bëje?

Bora Zemani: Nëse do mendojë të bëja ndonjë ndërhyrje, do ishte gjoksi.

Pyetje: Ca do i bësh gjoksit?

Bora Zemani: Do doja ta zvogëloja

“Po vjen…”, meteorologët paraIajmërojnë dimër më të ftohtë se ai i vitit të kaluar

Meteorologët paralajmërojnë ditë shumë të ftohta gjatë dimrit që po vjen në disa pjesë të Europës.

Pas të nxehtit përvëlues në verë, disa pjesë të Europës po përballen me temperatura shumë të ulëta.

Franca, Britania e Madhe dhe Skandinavia do të jenë rajonet më të ftohta këtë tetor me Europën Juglindore dhe Spanjën që mbeten të ngrohta.

Megjithëse temperaturat ka të ngjarë të jenë më të ulëta këtë dimër se sa ishin pjesërisht vitin e kaluar, thonë meteorologët, për shkak të fenomenit La Niña ato mund të jenë në përgjithësi më të ngrohta se mesataret afatgjata. Europa perëndimore dhe qendrore do të goditen gjithashtu nga fundi i disa stuhive që vijnë nga Atlantiku në javët e ardhshme.

Kushtet në perëndim të Afrikës nënkuptojnë se këto stuhi po detyrohen të ndjekin përgjatë Atlantikut të Veriut dhe një sistem i ri mund të vijë çdo disa ditë deri rreth mesit të tetorit. Kjo po krijon pasiguri të konsiderueshme në modelet e motit dhe po i bën kushtet në Europë të vështira për t’u parashikuar gjatë javëve të ardhshme.

Çfarë është La Nina dhe a do të sjellë një dimër më të ftohtë dhe më të lagësht në Europë?

La Nina është një model natyror klimatik që ndodh kur temperaturat e sipërfaqes së detit në Oqeanin Paqësor qendror dhe lindor bien nën mesataren e kundërta e fazës së ngrohtë El Niño. Ajo ka ndikime të përhapura në modelet globale të motit, duke përfshirë ato në Europë.

Ekspertët në Organizatën Botërore Meteorologjike kanë parashikuar një shans 60 % që kushtet e La Niña të shfaqen midis tetorit dhe shkurtit. Këtë dimër pritet të ketë një ngjarje me forcë të dobët deri në mesatare me fenomenin që do të dobësohet në fillim të vitit të ardhshëm.

La Nina përgjithësisht sjell temperatura më të ftohta se normalja në të gjithë Europën Perëndimore me sinoptikanët që presin që temperaturat të ulen ndërsa shkojmë drejt nëntorit dhe dhjetorit. Në përgjithësi, ky model klimatik sjell gjithashtu kushte më të lagështa dhe më të ftohta në Alpe, të cilat mund të çojnë në reshje më të shpeshta dhe më të mëdha bore.

Diku tjetër në Europë, modelet e motit parashikojnë më pak borë se normalja, përveç në disa zona veriore dhe zona qendrore rreth Alpeve. Europa Veriperëndimore dhe Juglindore priren të jenë më të thata se zakonisht, ndërsa Europa Jugperëndimore është përgjithësisht më e lagësht.

Por, ndërsa largohemi më shumë nga epiqendra në Paqësor, ndikimet e La Niña dhe El Niño ndërpriten më lehtë nga modelet lokale të motit. Kjo i bën efektet e tyre të sakta në Evropë të vështira për t’u parashikuar pa dy ngjarje krejtësisht të njëjta.

Ashpërsia e ekstremeve të tjera të motit po intensifikohet gjithashtu nga ndryshimet klimatike. Reshjet janë bërë më të ndryshueshme, duke devijuar nga mesataret historike dhe modelet e pritshme. Rritja e shkaktuar nga njeriu në gazrat serrë ka rritur shpeshtësinë dhe intensitetin e ngjarjeve ekstreme të motit, sipas Raportit të Gjashtë të Vlerësimit të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPÇ).

Me këto modele ‘normale’ të motit që ndryshojnë nga ndryshimet klimatike, mund të jetë e vështirë të parashikohet se çfarë do të sjellë e ardhmja.

Aksi dent trag jik/ Mjeti bie në liqenin e Badocit, hu mbin je tën tre të rinj!

Një aksident i rëndë që la pas të paktën tre persona të vdekur ka ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë, në Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së shtunës. Mësohet se në këtë aksident është përfshirë një automjet.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka shkruar në Facebook se me pikëllim të thellë mori lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre të rinjve në aksidentin në Liqenin e Badocit.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre të rinjve në aksidentin në Liqenin e Badocit. Këto janë momente të rënda për familjet dhe të afërmit e tyre, dhe në këto çaste dhimbjeje, dua t’u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutemi që të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të madhe. Ne jemi me ju në këtë moment të vështirë”, ka shkruar kryetari i Prishtinë, Përparim Rama në Facebook.

Μomenti kur υjehrra kαp mat n.υsen duke i tra dhtυar djάIin e saj (VIDEO)

Ky është momenti kur një mama kishte vendosur të provonte besnikërinë e gruas së djalit të saj dhe e cila mbeti pa fjalë kur kuptoi se për çfarë bëhej fjalë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, gruaja e quajtur Carmela vendosi të bënte një gjë të tillë, pasi gruaja e djalit të saj kishte filluar të bënte disa veprime të dy  shi m ta.

Ajo zbuloi se si stjuardesa e re – Lorena – mungonte në ngjarje të rëndësishme familjare dhe ishte regjistruar edhe në një palestër.

Si rezultat, ajo kontaktoi ekipin Badabun për të ndjekur çdo lëvizje të gruas, në një përpjekje për të arritur në fund të mist er it.

Siç thuhet më tej, pamjet tregojnë momentin kur ata kanë përdorur edhe një dron për të ndjekur veturën e Lorenas.

Kur ajo futet brenda palestrës së saj, një tjetër kamera se kr ete merr një vështrim më të hollësishëm në atë që po ndodhte “pas dyerve të mbyl lura”.

Dhe çfarë shihet aty është fakti se klientja kishte raporte i nt i me  me trajnerin e saj personal.

Pas kësaj, edhe vjehrra vendos që t’i bëjë një “befasi” gruas së djalit të saj.

V. αjza shqiptare qe jeton ne Gjeneve: “Dùa nje b. υrre me tradita shqiptare ..”

Imagjinoni pak: të përfundosh universitetin, të shkosh me pushime në Europë dhe me dëshirën për të njohur familjen e të dashurit dhe më pas pa e kuptuar të gjesh

veten të tradhtuar nga personi që dashuron, të bllokuar në një bordello rreth 1500 milje larg shtëpisë dhe të detyrohesh të ushtrosh pro/stitu/cionin.

Kjo është ajo që ndodhi me Natashën, e cila ka treguar për Independent historinë e saj duke përcjellë mesazhin

se vajzat duhet të tregojnë shumë kujdes që mos të mas/htrohen e mos të bien pre e tra/kantëve që mani/pulojnë e shtiren sikur dashurojnë.

Dy vjet më parë, në moshën 21 vjeç, ishte në fund të shkollimit në Shqipëri.

Ajo ishte takuar me një student tjetër “Pjetri”, me të cilin pati një lidhje prej disa muajsh.

G rυaja shqiρtare nga Gjermαnia e diυ οrcuαr: Kērkoj një b υrrë shqiρtar

39-vjeçarja tregoi se ka qenë dy herë e martuar por është ndarë sepse nuk është përshtatur.

Ajo tha se kërkon të martohet sepse do që të bëjë fëmijë.

“Jam Miranda nga Shkodra, kam tërë natën pa gjumë për të gjetur një burrë.

Jam 39 vjeç, kam qenë e martuar dy herë dhe nuk jam përshtatur, nuk kombinoja me ta.

Unë jam martuar se doja të bëja fëmijë. Unë dua një burrë qejfli dhe me lekë se një jetë kemi.

Më duhet një burrë ta kem”, tha 39-vjeçarja.

Sporti shqiptar në zi/ Ndahet nga je ta legjenda e futbollit gjirokastrit, Sefedin Braho

Futbolli shqiptar në zi. Është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm, në moshën 71 vjeçare ish-futbollisti i shquar i kombëtares tonë dhe Luftëtarit të Gjirokastrës, Sefedin Braho.

Braho spikati falë talentit të tij, duke qenë një prej lojtarëve më të shquar të futbollit shqiptar në vitet 70-80. Ai njihej me nofkën “shigjeta”, për shkak të shpejtësisë, elegances dhe driblimit të tij.

Në kampionatin shqiptar ka luajtur për Partizanin dhe Luftëtarin, ndërsa me Kombëtaren kuqezi ka zhvilluar 9 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.