Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 3 Tetor 2024

Dashi

Pavarësisht ndikimit jo shumë të favorshëm të Hënës, gjendja emocionale parashikohet e mirë. Në sferën private pranoni me entuziazëm, propozimet e partnerit/es, do e bënit tejet të lumtur. Ata që janë vetëm duhet të lënë pas të kaluarën dhe të shohin përpara. Në punë, do të keni shumë ide të reja. Përkushtohuni më shumë për t’iu dhënë jetë.

Demi

Do të jeni të mbushur me energji dhe gati për të dhënë maksimumin në jetën në çift. Dhurojini vetes një mbrëmje romantike me partnerin/en, Hëna do të jetë me ju. Kjo e enjte është mjaft e favorshme për ata që janë vetëm, të cilët mund të gjejnë dashurinë. Do të jeni të ëmbël dhe romantikë, më shumë se kurrë. Në punë do i keni idetë shumë të qarta lidhur me mënyrën si të veproni për të arritur objektivat tuja dhe për të konsoliduar pozicionin tuaj profesional.

Binjakët

Zemra juaj është e mbushur me emocione të forta! Mundohuni që të hapeni më shumë, në mënyrë që të mos e largoni partnerin/en nga vetja. Heshtja e tepërt, nuk i bën mirë dashurisë. Ata që janë vetëm, do të jenë në kërkim të miqësive të reja dhe është mirë që të shmangni personat jo të besueshëm. Një rezultat i kënaqshëm në punë, do ju bëjë që të ndiheni mirë. Përkushtimi dhe dinakëria, do të jenë armët tuaja të fshehta.

Gaforrja

Kjo ditë do ju gjejë mjaft të përkushtuar në jetën private. Do ju duhet që të ballafaqoheni me një problem familjar, ndaj duhet të tregoheni sa më të kuptueshëm dhe tolerant, në mënyrë që të mos lëndoni të tjerët. Nëse jeni vetëm, mund të bëni miqësi të reja, por bëni kujdes nga mashtruesit. Në vendin e punës, nëse punoni në varësi, mund të përballeni me konflikte, ndaj mundohuni të veproni me dinakëri.

Luani

Dashuria do ju dhurojë emocione të forta. Nëse bëni premtime, mundohuni që ti mbani ato, pasi është në lojë krenaria juaj. Shumë nga ata që janë vetëm, duhet të marrin vendime të rëndësishme, duke dëgjuar të paktën njëherë ndjenjat. Në vendin e punës do të vlerësohet shpirti i iniciativës dhe do të shënoni rezultate të shkëlqyera.

Virgjëresha

Ndonjë e papritur në vendin e punës, do të prishë qetësinë tuaj në familje, por me ndihmën e Hënës, do të jeni të qetë dhe të relaksuar me njeriun tuaj të zemrës. Ata që janë vetëm do të kalojnë një mbrëmje të këndshme, nën shoqërinë e miqve. Pavarësisht ndonjë të papritur, do të arrini që të realizoni gjithë çfarë do ju propozohet, duke ruajtur qetësinë.

Peshorja

Kjo e enjte do ju gjejë të karikuar me entuziazëm dhe eufori dhe gjithçka do të shkojë më së miri. Do të jeni gati për të projektuar të ardhmen me partnerin/en. Ata që janë vetëm do të jenë optimist dhe të gatshëm për tu përfshirë në lidhje të reja. Sa i takon punës, para jush do të hapen mundësi të reja, ndaj duhet ti kapni fluturimthi.

Akrepi

Ndiqni instinktin tua! Do të jeni tërheqës dhe intrigantë, gjë që do të bëjë që partneri/ja të bjerë në këmbët tuaja. Kryefjala e kësaj dite për ata që janë vetëm është sinqeriteti. Dëshira për të shprehur ndjenjat ndaj një personi, do të bëhet gjithnjë e më e fortë. Në vendin e punës duhet të jeni më të përqendruar dhe shmangni çdo rrezik për të gabuar.

Shigjetari

Mërkuri dhe Saturni nuk do të kenë aspak ndikim negativ për të lindurit e kësaj shenje. Do ju duhet të luftoni fortë për të fituar zemrën e personit që doni. Ata që janë vetëm do të ndihen të stresuar! Sa i takon sferës profesionale do të jeni të vendosur më shumë se kurrë dhe nuk do të ktheheni mbas lidhur me një vendim. Bëni mirë që të bindni kolegët, për atë të cilën ju tashmë jeni të sigurtë.

Bricjapi

Do të jeni nën ndikimin e plotë të yjeve, ku historia juaj e dashurisë do të jetë e mbrojtur. Do të arrini të bëni për vete njeriun e zemrës, duke përjetuar emocione të papërshkrueshme, shkruan noa.al. Ata që janë vetëm, do të marrin një lajm të bukur dhe do e kalojnë mbrëmjen nën shoqërinë e miqve të besuar. Sa i takon punës, duhet të kujdeseni më shumë për financat.

Ujori

Yjet janë në anën tuaj dhe ju garantojnë momente të lumtura dhe të qeta. Ju pret një ditë vërtetë pozitive. Do të arrini që të zgjidhni një sërë të papriturash. Ata që janë vetëm do të përjetojnë momente lumturie, pasi do të njohin një person fantastik. Ndërsa në punë do të përballeni me një sërë mundësish të mira.

Peshqit

Qetësia juaj është vetëm në dukje, ndërsa në fakt do donit të shembnit gjithë botën. Partneri/ja nuk do e vlerësojë humorin tuaj, ndaj merrni masa. Ndërsa ata që janë vetëm, do të jenë në gjendje që të zgjidhin një çështje tejet delikate. Në punë do të jeni të pamposhtur dhe idetë tuaja do të vlerësohen maksimalisht. Gjithashtu nuk duhet të bëni shumë tolerime në negociata!

Kush merr 1 milion lekë bruto në muaj? Nga janari i 2025, ndodh ky ndryshim i madh

Kush merr më shumë se 1 milion lekë bruto në muaj, nga viti i ardhshëm do të duhet të plotësojë Deklaratën Individuale të Vjetore të të Ardhurave.

Thënë më thjesht, nëse rroga mujore neto që kalon në bankë, ose merret në dorë është mbi 80 mijë lekë, duhet plotësuar formulari DIVA pranë administratës tatimore. Aktualisht këtë detyrim e kanë të punësuarit me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë.

“Zgjerimi i bazës së deklarimit të të ardhurave personale, duke ulur pragun përjashtues nga 2 milionë lekë në vit në 1.2 milionë lekë në vit, është masë pozitive për nxitjen e pajtueshmërisë vullnetare dhe deklarimin e të ardhurave”, citon A2 Ministrinë e Financave.

Gjithashtu, nga viti i ardhshëm individi do të detyrohet të dorëzojë pranë administratës tatimore deklaratën DIVA edhe në rastet kur të ardhurat vjetore janë më shumë se 50.000 lekë e çdo të ardhure tjetër që nuk i nënshtrohen tatimit përfundimtar në burim. Pra, deklarimi do të bëhet edhe për të ardhurat e tjera veç punës.

Në rast se nuk do të plotësohet Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave, individi do të ngarkohet me gjoba të cilat rriten në rast se vijojnë të mos paguhen. Sipas të dhënave zyrtare të Administratës Tatimore për vitin e shkuar DIVA u plotësua nga 73 mijë 790 individë, nga të cilët 24 mijë 224 me të ardhura mbi 2 milion lekë dhe 49 mijë e 566 të dy punësuar

Tifozët i ngatërrojnë të ëmën me gruan, suImuesi shqiptar bëhet hit në rrjetet sociale

Një foto e sulmuesit shqiptar Leon Dajaku në rrjetet sociale, ka krijuar një ngatërresë të pazakontë mes ndjekësve të futbollistit. Ai shfaqej në atë foto me një bionde, që shumëkush mendoi se ishte e dashura e tij.

Por në fakt, ajo është Blerta, e ëma e futbollistit 23-vjeccar i cili tashmë luan në Kroaci me fanellën e Hajduk Split, teksa më parë ka qenë pjesë e Bajern Mynih dhe Sandërlend.

Blerta u bë një emër i njohur në rrjetet sociale në Kroaci pas transferimit të të birit atje, duke grumbulluar me mijëra ndjekës në faqen e saj në Instagram.

Dhe estetistja me prejardhje nga Kosova, nuk ngurron të postojë herë pas here për ndjekësit e shumtë foto nga udhëtimet e saj si Dubai, Ishujt Maldive, Parisi apo edhe Anglia, ku ka ndjekur nga afër të birin.

Duke komentuar në rrjetet sociale në foton në fjalë, një tifoz shkroi “Kjo është e ëma e tij, jo gruaja. Jam absolutisht i mahnitur”. Ndërsa një tjetër shtoi “Ai duket më i plakur se e ëma”, për foton që është bërë virale jo vetëm në Kroaci, por edhe në media më të njohura ndërkombëtare.

“Pse më hoqe nga Portokallia, mbaje mend…”, përballja live mes Salsano Rrapit dhe Kiara Titos

Disa ditë më parë në media qarkulluan zërat se Salsano Rrapi nuk do të ishte më pjesë e Portokalli, dhe shkak për këtë duket se ishte bërë përzgjedhja e Kiara Titos si moderatore.

Aludimet nga publiku ishin të shumta, duke nisur nga mos prania e aktorit dhe moderatorit në promon e “Portokallisë” e deri te ‘zënkat’ e Salsanos me Luiz Ejllin. Por këto thashetheme janë hedhur poshtë një ditë më parë nga Salsano dhe Kiara. Kjo e fundit ishte në një lidhje telefonike me emisionin “Ndryshe”, në Top Albania Radio, me Elona Duron dhe Rrapin.

“Me thënë të drejtën jam habitur kur u zgjova atë mëngjes që kishin shpërthyer lajmet. Më thanë ‘pse ke hequr Salsanon, ç’punë ke me Salsanon?”. U thashë ‘as vetë nuk e dija këtë gjë, edhe vetë po e shoh për herë të parë’. E konfirmoj se nuk e kam hequr Salsanon”, tha Kiara Tito.

Ndërkohë aktori ‘paralajmëroi’ moderatoren se “tani që më hoqe mua mbaje mend se ç’ke për të hequr ti në “Portokalli””.

Pjesë nga biseda:

Elona: Më trembi lajmi, është Salsano, nuk është Salsano. Po vjen Kiara, mos ndoshta ka spostuar Salsanon. Çfarë ka ndodhur mes Kiarës dhe Salsanos?

Salsano: Mund t’a sqarojmë këtë histori?

Elona: Kiara Tito mirëmbrëma

Kiara: Përshëndetje

Salsano: Kiara pse më hoqe nga “Portokalli”?

Kiara: Me thënë të drejtën jam habitur kur u zgjova atë mëngjes që kishin shpërthyer lajmet. Më thanë ‘pse ke hequr Salsanon, ç’punë ke me Salsanon?”. U thashë ‘as vetë nuk e dija këtë gjë, edhe vetë po e shoh për herë të parë’. E konfirmoj se nuk e kam hequr Salsanon

Salsano: Edhe para dy sezoneve ka ndodhur e njëjta gjë. Unë nuk isha në spot dhe thjesht aluduan. Por nuk e di se pse këtë vit u bë lidhja me ty, erdhe ti dhe më hoqe mua. E gjithë logjika nuk shkon, pse duhet të më hiqje ti?

Kiara: Mbase ngaqë isha unë që mbaja portokallin, e thanë ‘ç’ne kjo këtu’.

Elona: Thellë-thellë Kiara ti ke menduar se ardhja jote në “Portokalli” mund të ketë spostuar moderatorë, është e vërtetë?

Kiara: Jo, kurrë, kurrë

Salsano: E para e punës unë i duhem Kiarës. Se pastaj thanë edhe për Luizin, ka thënë hiqe atë.

Kiara: Jo, i hedhim poshtë edhe këto zëra. Madje jam shumë e lumtur që do të prezantojmë bashkë dhe besoj se do ia dalim më së miri.

Salsano: Kiara, tani që më hoqe mua mbaje mend se ç’ke për të hequr ti në “Portokalli”. Shpresoj t’ia kalojmë shumë mirë sepse prurjet e reja janë dhe më të mira në “Portokalli”, vjen një frymë e re. Me Nevinën do të merremi vesh shumë mirë, pavarësisht Nevina ka një sezon që ka ardhur, besoj se do të bashkëpunojmë shumë mirë dhe do të kemi një sezon të mrekullueshëm bashkë.

Izraeli kundër Iranit: Cili është më i fortë ushtarakisht?

Teksa gjithë bota është në ankth për përgjigjen e Iranit ndaj Izraelit, ne ju sjellim një krahasim të makinave luftarake të dy vendeve.

Për të krahasuar fuqinë ushtarake të Izraelit dhe Iranit, ne do të shohim aspekte të ndryshme si buxheti, numri i personelit ushtarak, sistemet e armëve dhe teknologjia.

Buxheti

Izraeli : Buxheti i mbrojtjes i Izraelit vlerësohet në rreth 24-25 miliardë dollarë në vit.

Irani : Buxheti i mbrojtjes i Iranit është më i ulët dhe vlerësohet në rreth 15-20 miliardë dollarë në vit.

Izraeli : Ka rreth 170,000 trupa aktive dhe rreth 445,000 rezervistë.

Irani : Ka rreth 523,000 trupa aktive dhe rreth 350,000 rezervistë.

Sistemet dhe Teknologjia e Armëve

Izraeli :

Aviacioni : Izraeli ka një nga forcat ajrore më të avancuara në botë, me avionë të tillë si F-35 dhe F-16.

Marina : Ka nëndetëse dhe fregata të avancuara.

Sistemet e raketave : Izraeli ka një sistem të sofistikuar të mbrojtjes raketore, duke përfshirë Iron Dome, David’s Sling dhe Arrow.

Teknologjia : Ka aftësi të forta në luftën elektronike, luftën kibernetike dhe dronët.

Irani :

Aviacioni : Forcat ajrore të Iranit janë më pak të avancuara me avionë më të vjetër si F-14 dhe Su-24.

Marina : Irani fokusohet në anije dhe nëndetëse më të vogla dhe ka aftësi luftarake asimetrike në Gjirin Persik.

Sistemet e raketave : Irani ka zhvilluar një program të gjerë raketash balistike, duke përfshirë Shabab dhe Sejjil.

Teknologjia : Investon në luftën kibernetike dhe dronë, edhe pse në një shkallë më të vogël se Izraeli.

Aftësitë Bërthamore

Izraeli : Ndërsa Izraeli nuk ka konfirmuar zyrtarisht aftësitë e tij bërthamore, besohet se posedon armë bërthamore.

Irani : Irani nuk ka armë bërthamore, megjithëse ka shqetësime për programin e tij bërthamor.

Aleancat Strategjike

Izraeli : Ka marrëdhënie të ngushta me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore, duke ofruar akses në teknologji dhe mbështetje të avancuar.

Irani : Ka aleanca me vende si Rusia dhe Kina, por përballet me sanksione nga shumë vende perëndimore.

Këto shifra tregojnë se Izraeli ka një forcë ushtarake më të avancuar dhe më të zhvilluar teknologjikisht, ndërsa Irani ka një numër më të madh ushtarësh dhe fokusohet në aftësitë asimetrike dhe raketore.

Reshje të mëdha në vendet e Ballkanit ditët që vijnë, ja shtetet që preken nga “cikIoni”

Një masë e fuqishme ajrore ciklonike po vjen në drejtim të Ballkanit dhe sot po kushtëzon reshje të dendura shiu në shumë pjesë të veriut të Italisë dhe Slloveni.

Vranësira të dendura me rrebeshe të dendura shiu pritet të përfshijnë shumë shpejt Slloveninë, pastaj edhe pjesë të Kroacisë, ndërkohë që cikloni fuqizohet në Mesdhe reshjet do të zgjasin në Slloveni dhe Kroaci dhe pastaj do të zgjerohen në drejtim të Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Reshjet më të dendura nga ky ciklon priten në Slloveni, perëndim të Kroacisë, Hercegovinë të Bosnjës, pastaj në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë.

Përderisa reshje e dendura në Slloveni dhe Kroaci fillojnë sot, në Shqipëri ato fillojnë të Enjten dhe fuqizohen të Premten. Në Kosovë reshjet fillojnë sporadike të Enjten dhe po ashtu fuqizohen të Premten.

Nga këto reshje mund të ketë edhe përmbytje sidomos në zonat dhe vendet të cilat i përmendëm më lartë, ndërkohë që reshje të dendura do të përfshijnë edhe Republikën e Kosovës ditën e Premte, por të cilat nuk do të duhet të zgjasin shumë për të shkaktuar probleme të mëdha, megjithatë ndryshime në parashikim mund të ndodhin. Reshje intensive priten në pjesë të Dukagjinit.

Reshjet më të fuqishme priten në jug të Malit të Zi dhe veri të Shqipërisë. Më së pakti reshje priten në juglindje të Shqipërisë dhe shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut, por siç theksuam edhe më lartë ndryshime në parashikim ende mund të ketë. Çdo lëvizje edhe më e vogël e qendrës ciklonike mund të ndryshojë trajektoren dhe distribuimin e saktë të reshjeve.

deri të premten shfrytëzoni motin pa reshje (në disa pjesë të Shqipërisë reshjet fillojnë të Enjten, madje edhe në Kosovë mund të ketë reshje sporadike). Të Premten reshje të dendura në gati tërë rajonin të cilat në Rrafshin e Kosovës vijnë pasdite eventualisht në mbrëmje.

Sasia dhe lokacioni i saktë i reshjeve ende mund të ndryshojë dhe për çdo ndryshim do të njoftoheni në postimet tona të përditshme./MeteoBallkan

“Dimë kur të godasim”, kreu i ushtrisë izraelite kërcënon hapur të gjithë Lindjen e Mesme

Kreu i ushtrisë izraelite, Herzi Halevi, ka thënë se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë aftësinë për të arritur dhe sulmuar çdo pikë në Lindjen e Mesme.

“Dhe ata nga armiqtë tanë që nuk e kanë kuptuar këtë deri më tani, do ta kuptojnë së shpejti”, tha ai.

Halevi i bëri komentet në një udhëtim në bazën ajrore Tel Nof pranë Tel Avivit më parë.

“Ne do të përgjigjemi, ne dimë të gjejmë objektiva të rëndësishëm, ne dimë të godasim me saktësi dhe fuqi”, u shpreh Halevi duke iu referuar sulmeve të Iranit ndaj Izraelit të martën”, thotë ai.

Pasi vuri në dukje se Irani gjuajti rreth 200 raketa në Izrael të martën e 1 tetorit, Halevi e përshkruan dëmin nga breshëria si relativisht të vogël.

Halevi thotë gjithashtu se IDF po planifikon të përforcojë forcat e saj, ndërsa vazhdon operacionet në rajon.

“Je bërë si shtrigë” – “Maksimumi jam si borëbardha pa tualet”/ Ish-Zv.Ministrja e PS thumbon Bora Muzhaqin: Jepi mend aq sa të lidhë ushkurin e të mbathurave (Foto/Video)

Ish-zv.ministrja Irena Beqiraj ka thumbuar Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e cila kohët e fundit është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Në një video të pak ditëve më parë, që vetë Muzhaqi e ka publikuar në rrjetet sociale, ka rënë në sy komenti i një ndjekësi, i cili i ka shkruar “Jë bërë si shtrigë”. Përgjigjja e ministres ishte: “maksimumi jam si borëbardha pa tualet”.

Kjo e ka nxitur ish.zv ministren Irena Beqiraj që të reagojë duke ironizuar: “M’u kujtua një thënie në formë lutjeje që përdoret shpesh në anët e mia:”O zot jepi fat, ndërsa mend jepi aq sa të lidhë ushkurin e të mbathurave!”

https://www.tiktok.com/embed/v2/7411966677275004166?lang=sq-AL&referrer=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fje-bere-si-shtrige-maksimumi-jam-si-borebardha-pa-tualet-ish-zv-ministrja-e-ps-thumbon-bora-muzhaqin-jepi-mend-aq-sa-te-lidhe-ushkurin-e-te-mbathurave%2F

Komenti i Irena Beqirajt

Ja edhe një thënie tjetër:

Ndërsa po lexoja shkëmbimin e mesazheve të Ministres Muzhaqi me disa nga komentuesit e saj, m’u kujtua një thënie në formë lutjeje që përdoret shpesh në anët e mia:

“O zot jepi fat, ndërsa mend jepi aq sa të lidhë ushkurin e të mbathurave!

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Firena.beqiraj.5%2Fposts%2Fpfbid0v2aHozWmqscgvDmkMQegUDM6NGfNnp6VUdvffUT89HWa7eRsB6Cw2124P1BKHYYKl&show_text=true&width=500

Sulmi iranian mbi Izrael/ Profesori Karamuço bën deklaratën e fortë: Jemi në prag të një Iufte totale

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ishte i ftuar në një emision televiziv ku foli për situatën e nxehtë në Lindjen e Mesme.

Teksa analizoi sulmin e djeshëm iranian në Izrael, Karamuço bëri deklaratën e fortë duke thënë se “jemi në prag të një lufte totale”.

Ndër të tjera, ai tha se Izraeli ka një potencial të jashtëzakonshëm ushtarak pasi ka fuqi atomike.

“Jemi në pragun e një lufte totale. Jo vetëm me Libanin, por po hapet vatër e re me Iranin. Deri tani është ajrore, por mund të ketë probleme që të prekin territoret e tyre. Banorët izraelitë janë të stërvitur, e kanë këtë sjellje mes alarmit, bunkerëve.

Ajo që ka ndodhur këtu është se janë përdorur raketa balistike, që do të thotë që kur niset bën disa shpërthime në ajër. Kjo ka shkaktuar dëme, por nuk kemi humbje jetë civilësh. Kush janë dëmet? Ende nuk janë bërë të ditura.

Këshilli i Luftës është mbledhur për të vendosur se çfarë forme sulmi mund të bëhet. Izraeli ka një potencial të jashtëzakonshëm ushtarak. Izraeli është i fituar pasi ka fuqi atomike.

Ata kanë një algoritëm shumë të lartë, dy ose tre raketa mund të bien në tokë, shumica shpërthejnë në ajër. Janë hedhur rreth 200 raketa. Kanë qenë të shpërndara në disa territore.”, u shpreh Karamuço.