Mirlinda Karçanaj jo vetëm që nuk jeton me qira (siç tha Rama), por ka 4 apartamente (përveçse zotëron dhe një ullishte)

4207

Kryeministri Edi Rama pretendoi se Mirlinda Karçanaj jeton në një shtëpi me qira. Verifikimet e Faktoje tregojnë të kundërtën. Ish-drejtoresha e AKSH-it zotëron katër apartàmente dhe një ullishte 1,500 m², përkatësisht dy në bashkëpronësi dhe dy në pronësi të plotë.

Dhjetorin e shkuar, Prokuroria e Posaçme goditi një grup të dyshuar kriminal në krye të AKSHI-t, mes të cilëve edhe drejtoreshën Mirlinda Karçanaj, aktualisht në arrest shtëpie, e dyshuar për shkelje të barazisë në tendera në bashkëpunim si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Në një “esencë hetimi” prej 206 faqesh, SPAK përshkruan një rrjet të mirëorganizuar brenda agjencisë, i cili dyshohet se ka përvetësuar qindra milionë euro nga tenderat publikë, përmes shantazhit, pengmarrjes dhe përfshirjes së zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe policorë.

Kjo konsiderohet një nga dosjet më të rënda të SPAK, pasi AKSHI është një ndër institucionet më sensitive në vend, që menaxhon pothuajse të gjithë sistemin e qeverisjes digjitale përmes e-Albania dhe shërben si ndërmjetës mes qytetarëve dhe institucioneve për qindra shërbime.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama i doli në mbrojtje ish-bashkëpunëtores së tij të ngushtë, duke deklaruar se Mirlinda Karçanaj gëzon “respekt të padiskutueshëm”. Ai madje i qau hallin Karçanajt, e akuzuar për shpërdorimin e miliona eurove, duke theksuar se ajo jeton në një shtëpi me qira.

“Linda Karcanaj, e cila sot është në masë sigurie në një shtëpi me qira, ku jeton pasi ka jetuar deri pak vite më parë në shtëpinë e prindërve, në një apartament që ishte i kohës së komunizmit…,” deklaroi Rama fundvitin e kaluar.

Kjo deklaratë shkaktoi reagime të forta në media dhe rrjetet sociale, duke hapur një debat të gjerë publik. Nuk munguan as reagimet ironike, ku disa faqe të njohura në rrjete sociale sugjeronin me sarkazëm hapjen e një “GoFundMe” për Mirlinda Karçanajn.

Por përtej zhurmës, faktet kërkojnë verifikim. Ndaj Faktoje iu drejtua Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPI-së, për të parë çfarë deklaron vetë Karçanaj për pasurinë e saj të paluajtshme.

Sa prona zotëron Karçanaj?

Analiza e deklaratave të saj pasurore mbi 21 vite tregon një panoramë shumë më të pasur se ajo që e paraqet kryeministri. Në 2007, kur ishte drejtoreshë e Teknologjisë së Informacionit në Bashkinë e Tiranës, Karçanaj deklaronte 25% të një apartamenti 3+1, 94 m² në Tiranë.

Në 2013 (kohë kur merr edhe detyrën e re si drejtoreshë e AKSHI-t) , e njëjta pronë shihet e saj me 50% bashkëpronësi. Në 2016, ky apartament rivlerësohet në mbi 13 milionë lekë apo 135 mijë euro.

Në të njëjtin vit, Karçanaj deklaron edhe blerjen e një apartamenti tjetër 136 m² në Tiranë për 65 mijë euro, ku 50% i përket bashkëshortit, Artan Babaramo.

Po në 2016, çifti blen edhe një apartament 60 m² në Qerret për 17,340 euro. Të dyja blerjet, sipas deklaratave, janë financuar nga kursimet ndër vite dhe pagat.

Një vit më vonë, apartamenti i Tiranës i blerë 65 mijë euro rivlerësohet në rreth 24,5 milionë lekë apo 240 mijë euro.

Në 2022, Karçanaj bëhet pronare e vetme e apartamentit 3+1 në Tiranë me vlerë 135 mijë euro, trashëgimi nga prindërit, dhe shton pasuri të tjera: një apartament 73.5 m² dhe një ullishte 1,500 m², po përmes trashëgimisë, pa specifikuar vendndodhjen dhe vlerën.

Pra, ndryshe nga sa deklaroi kryeministri, Karçanaj nuk jeton me qira. Ajo zotëron katër apartamente, 2 në bashkëpronësi me bashkëshortin dhe 2 të tjera në pronësi të plotë si dhe një ullishte 1500 m², pa përfshirë këtu kursimet e deklaruara në euro dhe lek ndër vite.

Përfundim

Verifikimi i deklaratave të pasurisë së Mirlinda Karçanajt tregon qartë se ajo nuk jeton me qira, siç pretendoi kryeministri. Ajo zotëron katër apartamente dhe një ullishte 1,500 m², përkatësisht dy në bashkëpronësi me bashkëshortin dhe dy në pronësi të plotë. (Faktoje.al)

Selvije Jao ndan pamjet rrëqethëse të Shpat Kasapit dhe bën këtë dedikim

Në prag të festës së Bajramit, Selvije Jao ka ndarë një pòstim në rrjetet sociale dedikuar bashkëshortit të saj të ndjerë, këngëtarit Shpat Kasapi.

Përmes një videoje të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka shprehur hapur vështirësinë e përballjes me zbrazëtinë që ka lënë pas ndarja e tij nga jeta, veçanërisht gjatë ditëve të shënuara.

Krahas pamjeve të ndara me ndjekësit, Selvije ka vendosur këtë mbishkrim për të përshkruar mungesën që ajo dhe djali i tyre po përjetojnë:

“M’plasi kjo zemër nga mungesa jote o jetë, sa të vetëm na ke lënë bashkë me Roelin e nuk e di si do vijë festa e Bajramit pa praninë tënde.

Kujtojmë se artisti Shpat Kasapi u nda nga jeta disa muaj më parë, në nëntor të vitit 2025.

Humbja e tij e papritur ishte një lajm që preku jo vetëm familjen dhe të afërmit, por edhe publikun e gjerë që e ka ndjekur ndër vite karrierën e tij muzikore.

“Çmendet” tregu! Nafta shitet me 118 dollarë për fuçi, në Shqipëri litri e kalon 205 lekëshin

Pasojat e lùftës në Lindjen e Mesme janë ndjerë goxha në mbarë botën, përfshirë këtu dhe vendin tonë, pasi çmimet e naftës kanë pësuar sot një rritje drastike.

Mediat e huaja raportojnë se për shkak të goditjeve më të fundit të rezervave të naftës, nafta Brent do të shitet me 118 dollarë për fuçi, pas rritjes së papritur me 10%. Ndërsa nafta amerikanë raportohet se po shitet me 97 dollarë për fuçi.

Rritjet e papritura të kostove të naftës dhe gazit natyror janë ndjerë dhe në vendin tonë, ku çmimi aktual për litër e kalon 205 lekëshin.

Çmime të larta janë caktuar në qarkun e Vlorës ku mësohet se aktualisht nafta po tregohet me 209 lekë për litër. Ndërsa në kryeqytet litri i naftës po shtitet aktualisht me 200 lekë.

Gjithashtu, janë rritur ndjeshëm dhe çmimet e gazit natyror në Evropë. Raportohet se gazi nga Holanda, TTF është rritur me afro 35%, duke arritur deri në 70.8 euro për megavat-orë.

Zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme patën ndikim të menjëhershëm në botë.

Situata në Lindjen e Mesme është tensionuar akoma më shumë ditën e sotme pasi Irani ka goditur rafinerinë më të madhe të naftës në Katar.

Nga ana tjetër, presidenti Donald Trump është zotuar se do të marrë hak për sulmet iraniane ndaj Katarit duke paralajmëruar se së shpejti do të goditet Parsi Jugor që është një nga burimet iraniane të furnzimit me naftë në botë.

“Iu fute burrit të martuar mes këmbëve”/ Selin shpërthen ndaj Juelës: Ia ke futur υithet në gojë

Gjatë një debàti mes Selin dhe Rogertit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” ka ndërhyrë edhe Juela

Gjatë një debati mes Selin dhe Rogertit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” ka ndërhyrë edhe Juela. Teksa banori ishte ulur në divanët jashtë, ajo ka shkuar dhe ka qëndruar në këmbë pranë tij.

Selin i tha Juelës që të largohej dhe të mos bënte luftërat e atij. Ajo nuk pranoi dhe banorja shpërtheu ndaj saj, duke i thënë:

“Ua, ua, iu fute burrit të martuar në shalë, iu fute mes këmbëve, ia ke fut në gojë. Ia ke futur vithet në gojë”.

Pjesë nga debati:

Selin: Ishe fytyrë më fytyrë dhe të mbante goja erë. Largohu andej se nuk dua të flas me ty

Juela: Ty të mban goja erë, ik, zhduku andej. Nuk të lë fare

Selin: Largohu

Juela: Jo, zero

Selin: E shikon sa e ulët je

Juela: Fare. Ti je e ulët

Selin: Bën luftërat e atij, o Rogerta. Ai bën presion psikologjik. A e di që presioni psikologjik është i njëjtë me presionin fizik, edhe më e rëndë.

Juela: Ti do të më kërkosh falje mua.

Selin: Ti duhet t’a dish më mirë se shkon rregullisht te psikologia, e di shumë mirë ça është presioni psikologjik.

Juela: Intimidimin që ke bërë në këtë shtëpi

Selin: Ua, ua, iu fute burrit të martuar në shalë, iu fute mes këmbëve, ia ke fut në gojë.

Juela: Ça thua moj

Selin: Ia ke futur vithet në gojë, shtyhu andej

Juela: Si nuk të vjen turp moj

Selin: Presioni psikologjik është i pafajshëm

Juela: Si nuk të vjen turp, sa e pisët je

Selin: S’më vjen, ia ke futur vithet në gojë. Largohu

Juela: Femër e pisët në tru.

Ηabit gr. υaja në gjγkatë: “Dua diυorc. B. υrri nuk më bërtet dhe nuk mërzitet kυrrë. Është rοb kοt”

Aharoi Aviti nga India kohët e fundit bëri kërkesë për divorc në një gjykatë, me pretendimin se burri i saj e do shumë atë.Ngjarja ndodhi 3 dite me pare në shtetin Uttar Pradesh. C ifti ka 18 muaj i martuar.

E pyetur për të shpjeguar kërkesën e saj, gruaja tha se burri i saj e do atë shumë dhe kurrë nuk është grindur me të, por ajo s’mund ta pranojë këtë gjë.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, burri i saj gatuante dhe e ndihmonte në punët e ndryshme shtëpiake. Duke iu drejtuar gjykatës, ajo kërkoi që t’i jepte fund martesës së saj.

“Ai nuk më bërtet dhe kurrë nuk më ka mërzitur. Ai madje gatuan për mua dhe më ndihmon në punët e shtëpisë,” tha gruaja e pakënaqur.

“Sa herë që bëj një gabim, ai gjithmonë më fal. Unë doja të debatoja me të. Nuk kam nevojë për një jetë ku burri im bie dakord me mua për gjithçka.

Eshte rob kot”. Pasi e dëgjuan, gjykatësit e hutuar menjëherë refuzuan kërkesën e saj, të cilën ata e përshkruan si joserioze dhe i kërkuan çiftit të zgjidhte vetë këtë “mosmarrëveshje”.

Por gruaja nuk u ndal këtu. Pasi kërkesa e saj për divorc u refuzua, ajo iu drejtua anëtarëve të këshillit lokal, por edhe ata refuzuan të ndërhyjnë në martesën e saj pasi e dëgjuan.

Sipas mediave lokale, burri tha se ai mendonte që nuk kishte bërë asgjë të keqe, por thjesht donte të ishte një bashkëshort perfekt.

“Qenka e papame…”/ Kamerat kapin ‘mat’ Ballën, kush është personi që i ofron orën luksoze (FOTO)

Një moment i pàzakontë është kapur nga kamerat gjatë transmetimit të emisionit ”Opinion”, ku në fokus ka qenë telefoni i deputetit socialist, Taulant Balla.

Sipas përmbajtjes së mesazheve që dallohen në foto, Balla e cilëson orën si “të papame”, ndërsa bashkëbiseduesi i tij i përgjigjet: “E meriton pas asaj dite”. Nuk dihet ende se kush është personi që fshihet pas dhuratës luksoze.

Biseda në telefonin e Taulant Ballës:

-Taulant Balla: Po pra është e papame

 Personi i panjohur: E meriton pas asaj dite

– Taulant Balla: Dhe do Zoti duhet të ketë të tjera

 Personi i panjohurAshtu të… të nisë diçka që më thuaj se kjo është e imja..

– Taulant Balla: Po

Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron: Lufta do të ketë pasoja globale, do goditen të gjithë, pavarësisht pasurisë, fesë apo racës

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka paralajmëruàr se pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme do të kenë ndikim global, duke prekur të gjitha vendet pa përjashtim.

Në një reagim të publikuar në platformën X, ai theksoi se “vala e pasojave globale sapo ka nisur dhe do të godasë të gjithë, pavarësisht pasurisë, fesë apo racës”.

Kreu i diplomacisë iraniane shoqëroi deklaratën e tij me një kopje të letrës së dorëheqjes së një zyrtari amerikan të angazhuar në luftën kundër terrorizmit, i cili ka protestuar ndaj zhvillimeve të fundit në konflikt.

Araghchi shprehu gjithashtu kënaqësi për reagimet ndërkombëtare kundër përshkallëzimit të luftës, duke theksuar se gjithnjë e më shumë zëra, përfshirë zyrtarë evropianë dhe amerikanë, po e konsiderojnë të padrejtë një përballje ushtarake ndaj Iranit.

“Gjithnjë e më shumë zëra, përfshirë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara po shprehen hapur se lufta kundër Iranit është e padrejtë. Më shumë anëtarë të komunitetit ndërkombëtar duhet të mbajnë të njëjtin qëndrim”, u shpreh ai.

Lori Hoxha shtatzënë! Detaji që “tradhtoi” gjithçka nga një foto! Dalin pamjet emocionuese

Një postim i fùndit në rrjetet sociale nga Lori Hoxha ka hequr menjëherë dyshimet dhe komentet e ndjekësve, duke zbuluar se eshte në pritje të ëmbël.

Në pamje të parë, gjithçka dukej si një moment i zakonshëm nga palestra, ku Lori shfaqet në formë të mirë fizike, e veshur sportive dhe në shoqërinë e motres dhe instruktores. Mirëpo, pas një “manovrimi” të vogël vizual nga redaksia jone, disa detaje nuk i shpëtuan syrit tone.

Pas analizimit më të kujdesshëm të fotos, është vënë re një ndryshim i lehtë në zonën e barkut, që tregon se Lori eshte shtatzënë dhe se ka zgjedhur ta mbajë këtë lajm larg vëmendjes publike deri tani.

Ajo që e bën edhe më interesante situatën është fakti se Lori nuk ka bërë asnjë reagim apo deklaratë lidhur me këto dyshime, duke shtuar më shumë mister rreth jetës së saj personale. Mesa duket ajo ka preferuar ta mbajë këtë kapitull të rëndësishëm të jetës së saj në privatësi të plotë.

E pra, një foto e thjeshtë nga palestra ka mjaftuar për të ndezur rrjetin!

Kujtojmë se motra e vogël e Lorit, para pak kohësh u bë nene për herë te parë, c’ka e ben më të vecante për to këtë periudhë.

LAJM I FUNDIT/ Hollivudi në zi! Ndërron jetë aktori i njohur Chuck Norris

Aktori Chuck Norris ka ndërruar jetë, konfirmoi familja e tij në rrjetet sociale . Ai ishte 86 vjeç.

“Me zemër të thyer familja jonë ndan lajmin e ndarjes së papritur nga jeta të të dashurit tonë Chuck Norris dje në mëngjes.

Ndërsa dëshirojmë t’i mbajmë rrethanat private, ju lutemi ta dini se ai ishte i rrethuar nga familja e tij dhe ishte në paqe”, shkroi familja e tij në një postim në Instagram të premten.

Itali, shqiptari përplaset nga treni! Dyshohet se ai po

Një ngjarje e rëndë ndodhùr ditën e sotme në Itali, ku një shtetas shqiptar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një tren.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00, në një stacion përgjatë linjës hekurudhore Pescara-Milano. Viktima është një 53-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë hekurudhore dhe zjarrfikësit, të cilët tentuan t’i jepnin ndihmën e parë, por fatkeqësisht ai kishte humbur jetën.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm. Një dëshmitar që ka parë ngjarjen ka deklaruar se 53-vjeçari është hedhur vetë në shina në momentin e afrimit të trenit.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje te udhëtarët dhe qytetarët e pranishëm, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e saj.