U vodhi nga qafa varëset e floririt dy grave, në pranga i riu, VIDEO nga momenti kur largohet i qetë me biçikletë

Një 32-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi u ka marrë nga qafa varësen dy grave. Në pranga ka rënë G. M (J), 32 vjeç, banues në lagjen nr. 2 Kavajë.

Ai është kapur nga kamerat e sigurisë teksa me forcë u vjedh varësen e floririt dhe largohet nga vendi i ngjarjes me biçikletë. Ndaj tij, rëndon akuza për veprën penale “Vjedhja”.

“Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale të shërbimeve të Policisë, u identifikua dhe u vu në pranga 32-vjeçari që u kishte marrë me forcë varëset nga qafa dy shtetaseve.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh Durrës, me marrjen e njoftimit se një shtetas kishte kryer dy vjedhje duke iu marrë me forcë varëset nga qafa dy shtetaseve, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë e mundur identifikimi dhe lokalizimi i autorit të dyshuar, ku në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit G. M (J), 32 vjeç, banues në lagjen nr. 2 Kavajë.

Ky shtetas u ka marrë me forcë varëset nga qafa dy shtetaseve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja“”, njofton policia.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=316&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpoliciashtetitshqiptar%2Fvideos%2F524299360031978%2F&show_text=false&width=560&t=0

Policia nisi procedim penal ndaj tij, avokati Genc Gjokutaj sqaron deklaratat

Avokati Genc Gjokutaj, ka reaguar pasi policia e procedoi penalisht në lidhje me një postim në rrjetet sociale, ku bënte thirrje ekstreme për vrasje të patronazhistëve dhe dhunimit të policëve, që sipas tij, mbrojnë hajdutët.

Gjokutaj shprehet se nisjen e procedimit penal ndaj tij, e ka mësuar nga mediat.

Megjithatë, ai theksoi se protesta e tij “e shprehur në çdo lloj forme”, nuk ka lidhje me dhunën, por me forcën e opozitës në perballjen me shtetin.

Gjithashtu, Gjokutaj shprehet se statusi bën fjalë mbi konceptin e tij për rrotacionin politik, që sipas tij, duhet të bazohet tek protesta popullore!

Postimi i plotë:

Te nderuar Miq!

Mbreme kam bere nje status ne te cilin behet fjale mbi konceptin tim per rrotacionin politik i cili duhet te bazohet tek protesta popullore!

Thirrjet ne status si …..thyeni çdo sportel qe ju merr shpirtin nenkupton kundershtimin ndaj administrates se korruptuar ne abuzimin me fondet publike!

Thirrja …. rrihni çdo polic qe mbron hajdutet nenkupton kundershtimin dhe mosbindjen civile ndaj shtetit qe merr ne mbrojtje hajdutet!

Thirrja ….”vrisni” çdo patronazhist qe ju vjedh te ardhmen dhe familjen nenkupton zhdukjen e sistemit te patronazhimit i cili vjedh voten e lire!

Sot nepermjet Medias erdha ne dijeni te procedimit penal ndaj meje ne lidhje me kete status!

Konsideroj dhe bej me dije se asnjehere ne jeten time nuk kam shkelur ndonjehere ligjin!

Protesta ime e shprehur ne çdo lloj forme nuk ka lidhje me dhunen por me forcen e Opozites ne perballjen me Shtetin qe po gerryhet çdo dite nga korrupsioni!

Ju garantoj se kam qene e mbetem nje kundershtar i kesaj Mazhorance duke luftuar çdo dite per mbrojtjen e Ligjit dhe Lirise se neperkembur nga Pushteti!

“Çudia zgjat 3 ditë”/ Spahiu zbulon skenarin Berisha-Rama: Do nxjerrin Ahmetjan të zhurmoj e populli të harrojë pazarin

Duke komentuar votimin e Kuvendit për Kodin e Ri Zgjedhor, juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë televizive, u shpreh se qeveria dhe opozita do të krijojnë një ngjarje në mënyrë që kjo marrëveshje të harrohet. Sipas Spahiut, do të nxjerrin Arben Ahmetajn, që të zhurmojë dhe populli të harrojë pazarin Berisha-Rama.

‘Rama dhe Berisha po shfrytëzojnë mungesën e ambasadorit të SHBA-së dhe ka krijuar nja vakum jo vetëm me qëndrime diplomatike të ambasadës së SHBA-së, por edhe të ambasadave të tjera. Berisha dhe Rama po e shfrytëzojnë këtë vakum. DASH dhe Uashington s’do ta falin këtë marrëveshje mes Ramës dhe Berishës non grata. Ndërkombëtarët nuk mund të pranojnë lista të mbyllura. Këta duan të krijojnë ngjarje dhe skandale që çudia të zgjasë 3 ditë.

Do nxjerrin Ahmetajn që të zhurmojë dhe populli të harrojë pazarin Berisha-Rama. Nëpërmjet një skandali qa ta hapin, zhvendosin vëmendjen e publikut me qëllim që të ulet presioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar.’- tha Spahiu.

Hakmerret 24-vjeçari korçar, tenton të djegë parukerinë e ish-kunatës

Një 24-vjeçar korçar është arrestuar pasi ka tentuar të djegë me benzinë parukerinë e ish-kunatës.

I riu me iniciale S.D do të përdorte benzinë për djegur biznesin që përdoret nga ish-kunata.

Ka dyshime se ngjarja e mbetur në tentativë ishte për hakmarrje, por motivi mbetet i paqartë.

24-vjeçari është vënë në pranga dhe çështja po hetohet nga Prokuroria e Korçës.

Me pushime në Vlorë, këngëtarja Ledina Çelo ndan me ndjekësit e saj problemin me çmimet e larta: 140 euro 2 çadra

VLORË- Këngëtarja e njohur, Ledina Çelo mesa duket ka nisur pushimet e saj në qytetin e Vlorës. Ndërkohë ajo për mes një story në Instagram ka shprehur pakënaqësitë e saj për çmimet e larta.

Këngëtarja ka ndarë një faturë ku dy çadra kanë kushtuar 140 euro. Nga fatura zbulohet se Çelo ndodhen me pushime në plazhin Dhrale në Lungomare Palasë. Ajo gjithashtu në foto shkruan 140 euro 2 çadra ndërsa ka vendosur edhe një emoji.

Me pushime në Vlorë, këngëtarja Ledina Çelo ndan me

Pas refuzimit të projekteve në ekran, Ilnisa Agolli i hyn politikës? Ja karriera e re e Meriton Mjekiqit në Tiranë

Që nga dita kur Ilnisa dhe Meritoni u lidhën së bashku, e dinin që jashtë do të hasnin në vështirësi. Megjithatë, çifti jo vetëm që nuk u tërhoq, por vijoi të shijonte historinë e dashurisë dhe shumë shpejt i bënë gjërat edhe më serioze.

Dyshja ka nisur bashkëjetesën në Tiranë, ku edhe kanë gjetur mundësinë për të shijuar disi njëri-tjetrin larg të gjithëve. Duhet thënë se ky raport nuk është mirëpritur aspak nga familjarët e Meritonit, që nuk e kanë mirëpritur ende Ilnisën në shtëpinë e tyre, por situata nuk ka qenë e lehtë as për Ilnisën, ku ndonëse vëllai u shpreh se ka një raport të mirë me Meritonin, asnjë nga familjarët e tjerë nuk e ka takuar.

Por çifti është më i dashuruar se kurrë dhe tashmë projektet e tyre janë në Tiranë. Ashtu edhe si raportuam disa ditë më parë, fokusi i Ilnisës tashmë do të jetë politika.

Vetë gazetarja ka postuar disa foto në “InstaStory”-n e saj teksa shihet e ulur pas kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe kryetares së Kuvendit të Shqipëërisë, Lindita Nikollës. Kur përfundoi “Big Brother”, fokusi i saj ishte televizioni, duke kërkuar një post në “Top Chanel”, madje ky plan dukej shumë pranë realizimit. Ishte Julia Ilirjani që zbuloi se ishte në bisedime për të realizuar një format televiziv së bashku me Ilnisën. Por teksa gjërat kishin nisur të bëheshin gati, diçka ka shkuar keq dhe ky projekt është anuluar.

Por natyrisht që kjo nuk e ka ndaluar Ilnisën, që menjëherë pas refuzimit për në ekran, ka vendosur që së bashku me Meritonin të realizojnë një film, por edhe të merret me politikë më seriozisht. Ilnisa javët e fundit ka qenë e angazhuar me aktivitetet e ndryshme që bashkia ka organizuar, duke u listuar tek ato personazhe publikë, që do ta shikojmë në ekran edhe më shpesh në aktivitete politike. Politika është tashmë fokusi kryesor i saj, duke nisur kështu një karrierë të re. Por shumë e zënë ka qenë edhe me projektet e filmit të saj të parë.

Nga ato që kemi mundur të mësojmë, filmi do të ketë në qendër një histori dashurie, por që sigurisht do të ketë edhe një pjesë aksion. Kryesisht xhirimet do të kryhen në Kosovë, por do të ketë skena edhe në Shqipëri si dhe jashtë vendit. Deri më tani çifti është kujdesur që të ruajë sa më shumë sekret këtë projekt, që pritet ta lançojnë në fund të vitit. Tashmë si çift i konsoliduar, Ilnisa dhe Meritoni po mendojnë edhe t’i hyjnë rrugës së biznesit. Shpërngulja e reperit në Tiranë është një tjetër tregues se tashmë tregu shqiptar është në qendër të vëmendjes së tyre.

Meritoni, i cili tashmë është duke jetuar në Tiranë, është duke u përgatitur që në shtator të nisë karrierën edhe si menaxher artistësh në Kosovë dhe Shqipëri. Për artistin kosovar, ky moment është mjaft i mirë për të nisur më seriozisht karrierën në muzikë. Në fund të qershorit ai publikoi këngën e tij të re, duke synuar tashmë që të ketë një axhendë të ngjeshur edhe vetë me koncerte. Gazetarja e njohur Ilnisa Agolli pas përfundimit të pushimeve me partnerin e saj Meriton Mjekiqin, ishte e ftuar në emisionin “She’s On Top”, ku ka folur për detajet e marrëdhënies së saj me moderatorin.

Nuk munguan pyetjet ngacmuese nga Argjira, moderatorja e emisionit nëse çifti ka ndonjë të re për të ndarë me publikun. Ndër të tjera, Ilnisa tha se tashmë kishin marrë një hap tjetër të rëndësishëm në jetën e tyre, kishin filluar bashkëjetesën nga ku shtoi se gjithçka po shkon për mrekulli, por si çdo çift edhe ata kanë zënkat e vogla kur nuk gjejnë gjërat nëpër shtëpi.

Kujtojmë që Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u dashuruan në shtëpi kur ishin konkurrentë dhe lidhjen e tyre e vijuan pas daljes. Pak ditë më parë çifti ishte në Turqi për disa ditë pushimesh në Bodrum, ku ndanë mjaft momente të tyret atje me ndjekësit, nëpërmjet postimeve në “Instagram”.

Jemi të sigurt që gjatë verës dyshen do ta shikojmë shpesh në rrjete sociale, ku do të na sjellin copëza nga e përditshmja e tyre, por edhe nga angazhimet e reja. Vetë Ilnisa ka deklaruar se do të rikthehet në ekran. Në ambiciet e saj është edhe politika, ashtu si vetë gazetarja është shprehur. Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u parë në të ardhmen e afërt.

Β. υrri iku në shtëpi táρë fare, h idhet mbi g. rυan dhe… Të nesërmen ç.mendet nga ajo që shikon!!!

Ditët tona një nga këshillat më të mira që ju japin miqtë edhe familjarët është të mos e teproni me pijen pasi kjo jo vetëm që ju shkakton dème në shëndet, por edhe ju nxjerr nga vetë-vetja juaj.

Kur ju e humbisni kontrollin mund të kryeni veprime që më pas do t’i bini 100 herë píshmánit, por mund të jetë vonë ndaj dhe duhet të kini shumë kujdes kur ju shkon mendja për të pirë pije alkòlíke.

Historia që do t’ju rrëfejmë sot flet për Andrean, i cili ishte një burrë dhe baba shembullor, por që një ditë tek ditëlindja e mikut të tij të ngushtë ai e teproi pak me pijen dhe nuk e mësoi kurrë se si e gjeti

veten në shtëpi.Sapo doli dielli, ai u zgjua dhe sapo u ngrit nga krevat me një dh.imbje të madhe koke, ai shkoi në tualet dhe sapo pa veten ne tij në pasqyrë ai shtángù.

Kishte një pamje që nuk duhej aspak mirë dhe njëri prej syve të tij ishte aq i fr.yrë dhe i nxirë sa që të krijonte pamjen se burrin e kishin rr.ahur gjithë natën.

U habit më shumë kur në tualet pa një letër që i kishte lënë nusja e tij dhe për më shumë u bë shumë kurioz pasi letra ishte mbushur plot forma ze.mrash dhe tashmë

Andrea nuk po merrte vesh asgjë se çfarë po ndodhte ose çfarë kishte ndodhur.Ai mori letrën në dorë dhe nisi ta lexonte. I hapi sytë mirë duke e lexuar pasi nuk po i besonte syve.

“Ehh more burrë i dashur, dje në shtëpi erdhe tápè dhe ke bo namin se nuk kishte aspak kontrollin e vetes tënde.Mos u sh.qetëso aspak sepse të dua aq shumë sa nuk ke për ta kuptuar kurrë.

Jam krenare që jam bashkëshortja jote”, shkruhej në letër dhe tashmë Andrea nuk po kuptonte se ç’po i ndodhte.Ai ishte i ùritùr dhe shkoi të hante mëngjes kur aty u përballë me djalin e tij të madh, të cilin e pyeti direkt.

“Ore, çfarë ka ndodhur dje se nuk po marr vesh asgjë?”Dhe djali i tij ia shpjegoi fije për pè se çfarë i kishte ndodhur babait të tij.“Ti more babi, dje ishe në një festë dhe këtë e di shumë mirë ti.

Erdhe në shtëpi dhe ishte kaq tápè sa që nuk të mbanin më këmbët”, i tha djali.Sapo hyre në derë humbe kontrollin, dhe e gjete veten në tokë dhe aty për fat të keq ke vr.arë syrin tënd që tashmë e ke të nx.irë.

Andrea kuptoi gjithçka se pse e kishte fytyrën ashtu, por kjo dashuri e madhe e gruas nga lindi mor aman??

Djali i tij vijoi: “Për të mos rënë përsëri në tokë, mami të ndihmoi që të shtriheshe dhe që të të hiqte rrobat për të fjetur”Ti more babi fillove t’i thoje asaj:

“Mos më prek, mos më prek moj, jam i martuar moj, jam i martuar”…Tashmë nuk kishte asnjë pikë dyshimi dhe Andrea i kishte idetë e qarta dhe historia e tij u mbyll me një fund komik, por sërish kujdes miq kur bëhet fjala për të pirë…

NJIΗUNl ME ΗAJDUTlN MË ΒUJAR NË BOTË, SH lKONI ÇFARË KA BËRË

Një hajdut i ka bërë të gjithë të shokohen me gjestin e tij.

Ai u bë viral në mediat sociale pasi i ktheu paratë viktimës së tij kur zbuloi se nuk kishte më të ardhura në bankomat.

Pasi kontrolloi llogarinë bankare të gruas dhe zbuloi se ishte bosh, hajduti i paidentifikuar i ktheu asaj paratë që sapo kishte tërhequr.

Incidenti ndodhi në një bankomat në Heyuan, provincën Guangdong të Kinës.

Nga kamerat e sigurisë shihet gruaja që po tërhiqte paratë në ATM, kur papritmas i doli para një burrë me thikë.

E frikësuar për jetën e saj, Li i dha hajdutit 372 dollarë që sapo kishte tërhequr nga llogaria e saj.

Grabitësi i kërkoi më shumë dhe i tha të tërhiqte paratë e tjerë në bankomat.

Por kur vuri re se gruaja nuk kishte më para në llogarinë e saj bankare, hajdutit duket se i erdhi keq për Li dhe i ktheu sërish paratë që i vodhi.

D JALI NGA LEZHA: Β URRl I MOTRËS MË MORl TË FE JUARËN

Një histori e trishtë është rrëfyer nga një djalë i ri. Ai tregon se kunati i ka “rrëmbyer” të fejuarën dhe tani motër e vëlla janë zhytur në hidhërim dhe zhgënjim. Kjo është historia e rrëfyer.

“Jam një djalë fatkeq nga Lezha. Jeta më ka dhënë një goditje shumë të fortë që nuk po arrij dot ta superoj.Jam 24 vjeç dhe jetoj me familjen në Itali.

Kam edhe një motër që është 22 vjeçe dhe ajo e shkreta po kalon traumë, sepse të dyve na ka prekur e njëjta fatkeqësi.

Motra ishte e fejuar me një Italian dhe pas saj u fejova edhe unë me një vajzë shqiptare.

Në fillim gjërat shkonin mirë, e ishim të lumtur që në shtëpi ishim bërë 2 çifte.

Ama na ndodhi hataja po në shtëpi dhe para syve të mi dhe të motrës.

Italiani që bënte si i dashuruari i shekullit me motrën time më mori të fejuarën

Po, po!

Ajo iku me të dhe tani ajo është shtatzënë me të.

Mua dhe motrën na lanë vetëm duke na thënë: Kemi rënë në dashuri, na vjen keq!

Jemi shumë keq. Prindërit po ashtu.

Ata madje e kanë edhe shtëpinë e re jo shumë larg nesh dhe po e vuajmë shumë këtë situatë.

Unë e doja shumë atë vajzën. Nuk di pse na e bënë këtë.

Para syve të mi dhe unë nuk kapa asgjë në kohë.

O Zot e provofshin njësoj si ne këtë dhimbje. S’di a të mbaj veten apo motrën…aq keq kanë shkuar gjërat brenda zemrës tonë.

Faleminderit nëse e postoni sepse kemi të dy nevojë për mbështetje!”, shkruan ai.

MENDONTE SE G. RUAJA DRlDHTE, B URRl KTHEHET NGA GREQIA DHE I BËN..

Një ngjarje aspak e zakontë i ka ndodhur një gruaje në qytetin e Elbasani, e cila është detyruar të shkojë në polici dhe të kallëzojë bashkëshortin.

Ajo ka treguar se i shoqi, pasi është kthyer nga emigrimi në Greqi, ka ngritur dyshime që gruaja e tradhtonte.

Ismete Boja thotë se të dy jetonin në Greqi prej kohësh, por kur janë kthyer në Shqipëri, bashkëshorti ka shpërthyer në akuza ndaj gruas.

Pas sherreve, ai është larguar me makinën e familjes nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Gruaja bën me dije se në automjet ndodheshin dokumentet e saj personale, por ai e ka mohuar këtë fakt dhe ka humbur kontaktet me të shoqen.

Ismetja ka komunikuar me të afërmit e bashkëshortit ndërsa ata e kanë informuar se burri ka marrë plaçkat e tij dhe nuk është bërë më i gjallë.


“Dua të më kthejë dokumentet dhe më pas do kërkoj divorcin. Nuk shtyhet më kështu”, – është shprehur gruaja.