Egla Ceno “rrëfen” të pathënën e fitores së BBVA: Vendosa të them të vërtetën edhe pse dhemb…

Aktorja Egla Ceno, u shpall fituese e edicionit të tretë të “Big Brother Vip 3”. Mirëpo, kudo nëpër rrjet është parë që shumë individë nuk janë pajtuar me këtë gjë dhe kanë ngritur aludime se fitorja nuk i ka takuar Eglës, por është marrë ‘me mik’.

Egla u është përgjigjur sërish zërave se e ka fituar edicionin e tretë, për shkak të lidhjes familjare që ka me drejtuesit e Top Channel.

Por kësaj here me ironi. Ja si u përgjigj ajo:

“Vendosa të them të vërtetën edhe pse dhemb, e vërteta dhemb. Të them të vërtetën pse si tek e fitova unë Big-un. Sepse ka pasur disa komente tuaja që kanë zbuluar të vërtetën kështu që nuk do të fshihem më dhe po e konfirmoj. Unë e fitova Big-un sepse Ledion Liço, prezantuesi është djali i burrit të tezes xhaxhait të hallës së tezes së babait nga ana e nënës, kurse Lori me Sarën që janë shumë të rëndësishme janë gocat e xhaxhait të tezës së nënës. Kështu që nuk kishte se si mos ta fitoja unë Big-un. Po e them këtë gjë edhe pse do të më kushtojë shumë sepse nuk mund t’i tregoj sekretet e Bigut po e them se ju më zbuluat dhe është më mirë të them të vërtetën. Ja pra, kjo është arsyeja se përse unë e fitova Big-un”.

Djali i saj akuzohet si tu tor, e ëma akuzon 16-vjeçaren: Ajo e tillë është, iu shkruante vetë djemve. Ne nuk kemi bukë të hamë

Marsel Baçi, 26-vjeç, dyshohet se është personi që ka shfrytëzuar për prostitucion prej disa vitesh një të mitur, e cila ka bërë së fundi kallëzim në polici.; Në një prononcim për mediat lokale, e ëma e Marsel Baçit, Shega, tha se ishte vajza e mitur ajo e cila i shkruante vazhdimisht. Ajo shtoi se ata janë në gjendje të vështirë ekonomike dhe se nuk është e vërtetë që djali i saj e shfrytëzonte për prostitucion.

“Marseli me atë vajzën nga Leminoti, ajo e merrte, i fliste. Ajo e kishte fajin vet, ka ngatërruar shumë çuna. Nuk ka bërë gjë Marseli, nuk kam djem të atillë, nuk kemi bukë të hamë. Ja ku jetojmë me një dhomë. Vajza i shkruante edhe djalit tim tjetër, por ai e shau. Nuk ia zgjati. Ajo e tillë është. Të gjithë e shajnë. Ajo nuk është njeri. Marseli me ka folur për vajzën, i thashë mos u ngatërro, ai thoshte që ajo vetë i shkruante. Unë fola njëherë me vajzën i thashë mos më ngatërro djalin. Ajo ia jepte fb, numrin vet. Marseli është i pafajshëm. Të gjithë në Leminot e njohin”, tha ajo.

Ndërkohë që kunata e Marsel Baçit, Asja Lozhani, u shpreh se vajza i dërgonte foto dhe tentoi të fliste dhe me bashkëshortin e saj.

“Marseli e kam kunat. Erdhën në orën 1 të natës, do e merrnin në pyetje nuk i thanë që do e arrestonin. Ajo i shkruante vet në Facebook. Kur erdha para 6 muajsh unë, ajo fliste me Marselin. Marseli thoshte nuk e dua po ajo i shkruante. Nuk besoj se Marseli e ka përdhunuar. Me ka thënë Marseli se i shkruante vet ajo. Ajo i shkruante edhe burrit tim. I çonte foto. Burri i thoshte se s’ke punë me mua. Fliste me të dy vëllezërit”, tha kunata.

Në lidhje me rastin u ndalua dhe shtetasi 41-vjeçar, Selam Hyka, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 16-vjeçaren. Sakaq vijon hetimi për personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë./ZËRI

Video Player

‘Porosis gjithmonë dy kafe’, Agron Llakaj bën dedikimin prekës për bashkëshortën e ndjerë

Si sot dy muaj më parë, bashkëshortja e aktorit Agron Llakaj, humbi betejën me sëmundjen e rëndë dhe u nda nga jeta.

Por për aktorin plaga për humbjen e bashkëshortes, është ende e hapur dhe i dhemb si ditën e parë.

Mëngjesin e sotëm, ai ka përkujtuar bashkëshorten e tij, ku nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të “Instagram-it”, ka dedikuar disa fjalë zemre dhe të ndjera për të.

+E si Hachiko jam shënderruar në pritje, në pritje deri në amshim..,nuk kam një vend ku ty të të pres,
në çdo vend më mungon ti”,- shkruan aktori.

https://www.instagram.com/p/C9y6iJUN8tb/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fagron-llakaj-ben-dedikimin-prekes-per-bashkeshorten-e-ndjere%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A887%2C%22ls%22%3A324%2C%22le%22%3A734%7D

Bandat shqiptare reklamonin kalimet e paligjshme për në Britani, Sky Neës jehonë lajmit: Fshihen 12 mijë postime

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani thotë se ka hequr nga platformat sociale rreth 12 mijë postime që reklamojnë udhëtimet me varka për në Mbretërinë e Bashkuar nga grupet kriminale, mes tyre edhe shqiptarë.

Sky News raporton se Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) ka shtuar përpjekjet për të përçarë bandat e organizuara që përdorin platforma online për të rekrutuar emigrantë për të kaluar Kanalin me varka të vogla.

“Një plan për të kuptuar se si kriminelët i shfrytëzojnë viktimat e dëshpëruara për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar u lançua në dhjetor 2021 me gjigantët e internetit duke përfshirë X , TikTok , YouTube dhe Meta – pronarin e Instagram, Facebook dhe WhatsApp.

Rreth 3,300 postime, faqe ose llogari u hoqën ose u pezulluan deri në prill të vitit 2023, ndërsa një goditje e shpejtë gjatë vitit të kaluar ka fshirë pothuajse 9,000 postime, një total prej pothuajse 12,000 deri në fund të qershorit”, shkruan media britanike.

Një reklamë që shfaq imazhin e dy motorëve të një skafi thotë në shqip: “Ne i çojmë njerëzit në MB me skaf. Është një punë e përfunduar brenda 45 minutave.

“Kalimi është 100% i garantuar (i sigurt). Mos e humbisni [këtë mundësi]. Së shpejti do të jemi gati [të nisemi]. Shkruani privatisht.”

Një tjetër, që tregon një hartë që përshkruan me një vijë të kuqe rrugën nga Shqipëria në Kanal, ofron “udhëtime 100% të garantuara (të sigurta) me ne”, duke shtuar: “Rekomandoni udhëtimet tona mikut tuaj dhe fitoni 500 €”.

Udhëheqësi i NCA-së për kërcënimet e krimit të organizuar të imigracionit, Dan Barcroft, tha: “Mediat sociale janë kyçe për mënyrën se si funksionojnë këto grupe të krimit të organizuar, kështu që fshirja e tyre ka një efekt të drejtpërdrejtë në ndërprerjen e operacioneve dhe aktivitetit të tyre kriminal”.

“Ne kemi parë raste kur ata duhet të ndryshojnë taktikat e tyre si rezultat, dhe muajt e fundit kemi parë që ne kemi ndërmarrë veprime të drejtpërdrejta kundër individëve të dyshuar për postimin e këtij lloji të materialit.”

GJKKO la në fuqi masat e sigurisë, dy mjekët e Onkologjikut nuk përmbahen, shtyjnë…

Mjekja Alketa Pere dhe mjeku Edmond Gashi, pjesë e dosjes së skandalit të Onkologjikut, janë përballur sot me GJKKO, e cila ka lënë në fuqi masat e sigurisë të caktuara më parë nga Gjykata e Tiranës.

Në përfundim të seancës, Pere dhe Gashi në ambientet e jashtme të GJKKO-së, nuk kanë preferuar të flasin për mediat, ndërsa kanë shtyrë me duar mikrofonët.

Të dy mjekët, që me sa duket do të hetohen në vijim nga SPAK, kanë humbur qetësinë, dhe duket se e kanë nxjerrë “mllefin” apo “inatin” me përfaqësuesit e mediave. Pamjet e mëposhtme tregojnë edhe reagimin e tyre.

Shfr ytëzonte 16-vjeçaren s**suaIisht, ja kush është 22-vjeçari i arrestuar

Personi në foto është 22-vjeçari, Marsel Baçi shfrytëzonte seksualisht një 16-vjeçarej në Korçë.

I riu u vu në pranga, pas denoncimit të mamasë së 16-vjeçares, e cila mësoi se e bija shfrytëzohej për prostitucion nga i arrestuari.

Në pranga është vendosur dhe 42-vjeçari Selami Hyka.

Ngjarja është ende nën hetim, ndërsa grupi hetimor po punon për të tjerë persona të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

E FRlKSHME/ Balena del nga uji dhe përmbys varkën, ja momenti kur… (Video)

Momente tmerri kanë përjetuar dy peshkatarë në New Hampshire të SHBA-ve, kur kanë parë një balenë të përplaset me varkën e tyre. Në videot e regjistruara nga peshkatarë të tjerë, balena shihet duke dalë nga uji dhe duke u përplasur me varkën, duke i hedhur në ajër dy burrat.

Pasi u godit nga balena, varka u fundos, ndërsa dy peshkatarët që nuk kishin veshur jelek shpëtimi u nxorën jashtë nga kolegët e tjerë, pa lëndime. Sipas ekspertëve, ngjarja ka ndodhur për shkak të kohës së keqe pasi balena ka qenë duke ngrënë kur ka dalë nga uji. Siç shpjegojnë ata, balenat dalin në sipërfaqen e ujit me gojën hapur për të kapur peshqit përpara dhe e mbyllin ose pak para se të dalin nga uji ose menjëherë pas.

“Anija që shohim thjesht ndodhi të ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar,” shpjeguan ekspertët për New York Post.

Avioni pIot me pasagjerë rrëzohet gjatë ngritjes, raportohet për v*ktima

Të paktën dy persona humbën jetën pas rrëzimit të një avioni gjatë ngritjes në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu, sipas zyrtarëve. Të paktën 19 persona besohet se kanë qenë në avionin e Saurya Airlines, i cili ishte nisur për në Pokhara, një destinacion popullor turistik.

Videot e postuara në internet tregojnë avionin në zjarr dhe tym.

Shefi i sigurisë së aeroportit Arjun Chand Thakuri tha se avioni po transportonte dy anëtarë të ekuipazhit dhe 17 teknikë në Pokhara për kontrolle të mirëmbajtjes.

Nepali është kritikuar për sigurinë e dobët ajrore. Në janar të vitit 2023, të paktën 72 njerëz humbën jetën në një përplasje të Yeti Airlines.

E padëgjuar, banorëve të Santorinit u kërkohet të mbyllen në shtëpi, për të liruar hapësirë për turistët

Banorëve të destinacionit të njohur turistik grek, Santorini, u është kërkuar që të kufizojnë lëvizjet e tyre në qytet, pasi një turmë e madhe turistësh pritet të arrijë në ishull.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, që i ngjan atyre të emergjencën nga numri 112, anëtari i këshillit bashkiak të Thirës ngriti alarmin te qytetarët, duke i këshilluar që të qëndrojnë sa të mundin në shtëpi, për të liruar hapësirën për turistët.

Postimi në “Facebook”, ku Panos Kavallaris, njofton mbërritjen e 17 mijë turistëve përnjëherësh ka shkaktuar reagime të ashpra nga banorët e Santorinit dhe politika në Greqi.

“Një ditë tjetër e vështirë për qytetin dhe ishullin tonë me ardhjen e 17 mijë vizitorëve nga anijet turistike. Kërkojmë vëmendjen tuaj dhe sa të mundemi të reduktojmë lëvizjet!”, thuhet në mesazhin e tij drejtuar banorëve të Santorinit, firmosur nga “Bashkësia Lokale Thira”.