Berisha, Meta dhe Bode u paditën në SPAK për aferën e privatizimit të HEC-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2! Kostoja 232 milionë euro

Më 4 prill 2023, avokat Idajet Beqiri kallëzoi në SPAK ish kryeministrat Sali Berisha dhe Ilir Meta, për rolin e tyre në aferën e privatizimin të HEC-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, disa javë para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013.

Përpos Metës dhe Berishës, avokati kërkon ndjekjen e penale edhe për ish ministrin e Financave, Ridvan Bode, ish ministrin e Energjetikës, Edmond Haxhinasto, ish zëvendësministrin e Energjetikës Sokol Dervishaj dhe ish drejtorin e KESH Engjëll Zeqo.

Në kallëzim thuhet se ish zyrtarët në fjalë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kaluar në duart e privatit pasurinë publike (4 hidrocentralet), në kundërshtim flagrant me ligjin dhe në mënyrë korruptive, duke shkaktuar një dëm me vlerë 232 milionë euro.

Në kallëzim pretendohet se kanë kryer disa vepra penale si korrupsion, pastrim parash, shkelje të barazisë në tendera, organizatë kriminale, fshehje pasurie etj. Sipas kallëzimit, Sali Berisha, Ilir Meta dhe grupi i tyre, pasi kanë shitur pasurinë publike, kanë ndarë më pas interesat, pasi kompania private ka fituar rreth 10 milionë euro çdo vit, pa kryer asnjë investim.

“Të dhënat zyrtare tregojnë se në total Ulza, Shkopeti dhe dy hidrocentralet e Bistricës kanë një fuqi të instaluar prej rreth 77 megavat, e barabartë kjo me 5.3 për qind të fuqisë totale të KESH-it…. Përmes shitjes së këtyre 4 hidrocentraleve, u pakësoi shqiptarëve dhe buxhetit të shtetit 10 milion dollarë të ardhura për çdo vit. Nga viti 2013 dhe deri më sot buxhetit të shtetit dhe taksapagueseve shqiptarë u janë vjedhur 100 milion dollarë…. Ish Kryeministri Sali Berisha, ish ministri Ilir Meta, ish ministri Edmond Haxhinasto, ish ministri Ridvan Bode, ish zëvendësministri Sokol Dervishaj, si dhe ish Drejtorit të KESH Engjëll Zeqo, në bashkëpunim me disa ekspertë të tyre, përgatitën aferën korruptive duke ndryshuar fillimisht vendimet e Këshillit të Ministrave, si dhe duke nëpërkëmbur dhe anashkaluar Ligjin nr. 8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”. Këta të kallëzuar i shitën katër HEC-et, me 132. 2 milion euro më pak”, thuhet në kallëzim që Shqiptarja.com e ka bërë publike 1 vit më parë.

Në shkrimin me titull “Berisha, Meta dhe Bode kallëzohen në SPAK për aferën e privatizimit të HEC-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, kostoja 232 milionë euro” gazetari Adriatik Doçi rendit dhe 3 shkeljet.

Pjese nga shkrimi

Shkelja 1

Me një manovër institucionale, u shmang ligjit nr.8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”. Neni 4 i ligjit nr.8306, datë 14.3.1998 ka një paragraf ku shkruhet: “…Nuk do të konsiderohen pjesë të sektorëve me rëndësi të veçantë ndërmarrjet, shoqëritë tregtare ose pjesë të tyre, të cilat kanë ndërprerë veprimtarinë ekonomike dhe kanë rezultat financiar me humbje për mbi 3 vjet rresht”. Kjo pikë nuk lejonte shkëputjen nga KESH për objektet rentabël siç ishin katër hidrocentralet dhe as privatizimin e tyre ndryshe.

Por çfarë ndodhi? Qeveria Berisha hetoi dhe miratoi ligjin nr. 10410 datë 9.6.201 ”Për krijimin e shoqërive….., përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërive “Hec Ulëz-Shkopet”sha dhe “Hec Bistrica 1 dhe Bistrica 2”sha.”. Në këtë manovër nuk i referohet fare ligjit nr. 8306 dhe as neneve që kushtëzojnë nxjerrjen e objekteve/sektorëve jashtë KESH sha. Kjo për të hapur rrugë procedurave të paramenduara sepse ligji nr.8306 nuk i lejonte të privatizonin katër hec-eve. Por qeveritarët ishin të vendosur, mbase nën presionin e kohës dhe ikjes së pushtetit, që këto katër Hec-e t’i shisnin.

Shkelja 2

Për të realizuar qëllimin korruptiv, institucionet dhe qeveria, ndryshe nga sa parashikohej në kuadrin ligjor, deformuan kriteret mbi cilësimin e investitorit strategjik. Fillimisht shpallen kriteret mbi cilësimin e investitorit strategjik (Neni 4.1), VKM nr. 152 dhe VKM 153 dt 29/02/2012. Mbasi iu dështoi tenderi, bënë vendime qeverie (VKM nr. 676 dhe 677 dt 03/10/2012) për të ndryshuar kriteret mbi cilësimin e investitorit strategjik, duke shkelur haptazi ligjin 8306 edhe pse për ironi vet vendimmarrësit i referoheshin këtij ligji

Referenca hyrëse në VKM nr. 676 dhe 677 është si më poshtë: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 7 të ligjit nr. 8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”..).

Pika 4.1 në VKM 152 dhe 153 dt. 29/02/2012, që i qëndron besnik përcaktimeve në ligjin 8306, është e formuluar: (Pjesëmarrja në procesin e tenderimit është e hapur për të gjithë investitorët e interesuar të cilët janë investitorë strategjikë,… METE do të rezervojë të drejtën t’u dërgojë ftesa për ofertë vetëm atyre investitorëve të interesuar, të cilët …., kanë treguar që përmbushin kriteret e kualifikimit të mëposhtëm: 1. Të jenë themeluar …; 2. Të kenë aftësi paguese….; 3. Të zotërojnë burime njerëzore, teknike, profesionale dhe eksperiencë organizative në operimin e hidrocentraleve – një ofertues i cili zotëron/operon një ose më shumë hidrocentrale, me një fuqi të instaluar, veçmas ose të kombinuar prej të paktën 15 MË, konsiderohet që e përmbush këtë kriter; 4. Të zotërojë burimet financiare për operimin e hidrocentraleve – një ofertues konsiderohet se e plotëson këtë kriter nëse kapitalet e veta, siç rezulton nga llogaritë financiare të vitit të fundit financiar, janë të paktën të barabarta me 25 milionë euro (ose ekuivalenti në një monedhë tjetër); 5. Të ketë një reputacion rajonal dhe/ose ndërkombëtar si operator në tregun e energjisë.

Dy VKM të reja për të përmbysur kriteret

Ligji dhe VKM-të 152 dhe 153 dt. 29/02/2012, parashikonin që investitorit strategjik të ketë eksperiencë në menaxhim HEC-esh. Meqenëse fituesi i piketuar nga qeveria Berisha nuk plotësonte këtë kusht, Berisha bën dy VKM të reja në tetor 2012, duke lehtësuar kriteret në kundërshtim me ligjin. Mbasi nuk ia dolën që të respektonin kriteret ligjore të investitorit strategjik, hartojnë dy VKM të tjera (676 dhe 677), ku kriteret e investitorit strategjik bëhen jo sipas ligjit por sipas Berishës.

Neni 4.1 në VKM 676 dhe 677 dt 03/10/2012 është i formuluar: (Oferta të vlefshme do të konsiderohen ofertat e investitorëve të interesuar, të cilët janë investitorë strategjikë, sipas përkufizimit vijues, ….: 1.Të jenë themeluar…..: 2.Të kenë aftësi paguese…; 3.Të zotërojnë burime njerëzore, teknike, profesionale eksperiencë organizative në menaxhimin e kompanive të mëdha; 4.Të zotërojnë burime financiare që nga llogaria.., të jenë të paktën 25mln euro..).

Pra është hequr eksperienca në menaxhimin operimin e HEC-ve dhe zotërimi i një Hec-i me fuqi prej të paktën prej 15 MË. Kjo është shkelje e rëndë e ligjit 8306 është bërë qëllimisht. VKM del mbi ligjin! Dhe fituesi rezulton se nuk ka asnjë eksperiencë në operimin e hidrocentraleve.

Shkelja 3

Mbasi është shpallur fituesi, bëhet vendim i qeverisë Nr. 411, datë 15.5.2013 për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Ministrisë së Financave, Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “Kurum International” sha, për pagimin e rimbursimit të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH). Ky vendim i detyronte Ministrinë e Financave për të zbritur nga vlera e ofertës fituese detyrimet që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i kishte kompanisë Fituese për Tvsh e pa rimbursuar!. Kjo nuk ka qenë parashikuar në kushtet e dokumenteve standarte të tenderit (DST).

Evidentohen dy shkelje të rënda. Së pari, neni 9 i ligjit 8306 përcakton: “… Në çdo rast paketa që do të privatizohet me pjesëmarrjen e investitorit strategjik, do të paguhet me para.”. Duke kompensuar përmes TVSH së pa rimbursuar është shkelur edhe neni 9 i këtij ligji. Kuptohet, gjithçka është bërë me qëllim favorizimi!

Së dyti, nëse përjashtimi nga ligji 8306 parashikohej në kushtet e dokumenteve standarte të tenderit, në garë mund të merrnin pjesë edhe kompani të tjera, pse jo edhe shqiptare..! Qartazi është bërë favorizim dhe shkelje e barazisë që mesa duket fituesi e ka ditur hilen që në nisje të procedurës! Sali Berisha dhe Ilir Meta duhet se e kanë të qartë se çfarë ka ndodhur në këtë procedurë me shkelje të rënda e të qëllimshme të ligjeve. (Shqiptarja.com)

Erjola Doçi “n xeh” rrjetin me fotot s* ksi nga pushimet në plazh, ja si shfaqet ish-banorja e BBV

Moderatorja Erjola Doçi, duket se po shijon disa pushimi të mira në bregdet këto ditë të nxehta vere.

Duke qenë një personazh publik mjaft aktiv në rrjetet sociale, Doçi nuk ka munguar më fotot e saj “përvëluese” nga plazhi.

E shfaqur me nje fustan të kuq, moderatorja ka nxjerr ne pah linjat e saj perfekte trupore të cilat kanë mahnitur fansat.

Me flokët e stiluara topuz, vëthë të kuq dhe me një palë syze transparente, ish banorja e Big-Brother Vip nuk lë vend për imagjinatë.

“Tr. onditet Ballkani, shefi i CIA ‘gjuhë force’ me…”/ Ngjela zbulon detajet: Diçka e madhe në Kosovë po…

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar vizitën e shefit të CIA-s William Burns në Ballkan dhe rëndësinë e takimit të tij me kryeministrin Albin Kurti.

Në një intervistë në një emision televiziv, Ngjela u shpreh se shefi i CIA-s ka ardhur me ‘gjuhë force’ dhe se se diçka në favor të Kosovës ‘po gatuhet’.

Ngjela: Shefi i CIA-s Ka ardhur me gjuhë force. Është personalitet i lartë i Amerikës dhe e njeh mirë gjendjen se vjen nga shërbimi sekret. Jam i bindur që sa i përket çështjes së Kosovës, nuk diskutohet. Kemi një fakt historik që bën zhvillimin. Kosova ka marrë pavarësinë me forcën amerikane, është bombarduar Beogradi.
Akoma Kosova nuk e ka marrë pozicionin e vet historik, është e pavarur, por fakti që është në këtë pozicion nuk kemi një marrëveshje juridike Tiranë Prishtinë. Kjo i ka dëmtuar të dy popujt. Një marrëveshje e tillë do të rregullonte tregun e punës të barabartë, shkencën. Kanë lidhje me zhvillimin e dy shteteve shqiptarë ne Ballkanin Perëndimor.

Është çështje force, si do reflektohet kjo nga bisedat sekrete në tryeza në media dhe karakterin politik të fjalimeve të kryeministrave. Fakti që është sekret ka diçka të madhe, unë them që është në faktor të shqiptarëve prandaj mbetet sekret. Mbajtja e ekuilibrit, jemi të privilegjuar.

Ura e Ibrit duhet hapur sepse është e cenuar pavarësia e Kosovës dhe të drejtat e njeriut në Kosovë. Paralel me të drejtën historike, futet karakteri politik i konfliktit serbo-shqiptar. Amerikanët thonë më mirë heshtni sesa të krijojmë konflikt. Fakti që aleati i madh e thotë këtë besoj se Kurti do e përkrahë. Nëse jo, mund të jetë dhe lojë politike në favorin tonë, ose patriotizëm i Kurtit. Vjosa Osmani është e tërhequr, sepse është në politike. Nëse Kurti bie, Osmani është favorite.

Çanta Iuk soze e deputetes ekstrava gante, ligjvënësja e PS që nuk bën kompromis me look-un

Deputetja e Partisë Socialiste, Enslemvera Zake, ka gjithnjë kontent për faqet tona. Transformimi i saj, nga një deputete me veshje seksi, në një zyrtare klasike, ndodhi shpejt, duke sjellë një tjetër anë të sajën.

Tashmë veshjet ekstravagante i përkasin të shkuarës në gardërobën e deputetes së Partisë Socialiste. Megjithatë, edhe pse ka ardhur me veshje më formale, gjithnjë Zake ka ruajtur elegancën e saj. Edhe këtë herë kështu ka ndodhur, ku kishte zgjedhur të vishte një fund të ngushtë poshtë gjurit.

E kombinuar me një këmishë pastel, deputetja duket se nuk ka ndërmend që të bëjë kompromis kur vjen puna për look-un e saj. Por ajo që këtë herë nuk mund të na tërhiqte vëmendjen ishte pikërisht çanta e deputetes. Një aksesor luksoz, si çanta e markës “Karl Lagerfeld” ishte përzgjedhja e saj.

Me një çmim të kripur dhe me një stil shumë modern, duket se deputetja ia lejon vetes një çantë të tillë./Panorama.com.al

Gruaja çon celularin në servis, tekniku i boshatis llogarinë bankare

Gjithçka filloi me një problem në celularin e një gruaje nga Evropa Lindore, të cilin ajo e dërgoi për riparim në një qendër servisi në Caserta, Itali. Pas kësaj, ajo zbuloi me tronditje se llogaria e saj bankare prej 87 mijë eurosh ishte zbrazur.

Në lidhje me këtë çështje, Prokuroria e Napolit ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka ngritur akuza ndaj katër personave që mund të përballen me gjyq. Të dyshuarit akuzohen për mashtrim kompjuterik, hyrje të paautorizuar në një sistem kompjuterik dhe pranim të mallrave të vjedhura.

Sipas hetimeve, tekniku që riparoi telefonin e gruas kishte arritur të hynte në sistemin kompjuterik të Banca Intesa dhe në llogarinë e saj personale. Pasi kishte marrë kodet e aksesit, ai kishte realizuar transferta bankare prej 77 mijë eurosh dhe kishte kryer blerje online për 10 mijë euro.

Njëri nga të dyshuarit dyshohet gjithashtu se ka bërë dy transferta bankare drejt një shitësi makinash si paradhënie për blerjen e një BMW X6.

Dyshohet se tek “Audi” i blinduar ishte Eljo Hato, krahu i djathtë i Vis Martinajt

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Bushat të Shkodrës, ku pas një shkëmbim zjarri me armë, fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por 3 persona janë shpallur në kërkim, mes të cilëve dhe dy vëllezërit Prendi nga Bushati.

Sipas burimeve të policisë kriminale në Shkodër, automjeti tip “Audi” me targa gjermane, i cili është gjetur i braktisur në vendin e ngjarjes, ka të dhëna se është përdorur për një kohë nga Eljo Hato, person ky i shpallur në kërkim nga SPAK-u, lidhur me ngjarjen e plagosjes së Taulant Pepaj në muajin shkurt 2021 në Shkodër.

Të dhënat policore tregojnë se mjeti për një kohë të gjatë është përdorur rregullisht nga Eljo Hato, dhe nisur mbi këto informacione, policia e Shkodrës, ka ngritur dyshime të forta se brenda në “Audi”-n e blinduar që u sulmua me plumba kallashnikovi, ka qenë dhe Eljo Hato, mik i ngushtë i biznesmenit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj.

Hato i ka shpëtuar tre herë aksioneve të policisë dhe RENEA-s, ku herën e fundit forcat speciale i shkuan në shtëpi dhe i vranë dy qentë e banesës së tij.

Tashmë kërkimet për Haton vijojnë ende por të gjitha aksionet nuk kanë sjellë ndonjë rezultat për lokalizmin e saktë dhe arrestimin e tij.

Autoritet kanë dyshime konkrete se mes palëve ka pasur shkëmbim zjarri. Të dhënat tregojnë se personat që ndodheshin në “Audin” e zi të blinduar, po shkonin në fshatin Rranxa tek vëllezërit Prendi për t’u konfliktuar.

Por këta të fundit i kanë paraprirë një sulmi me armë, duke marrë masa të japin një kundërgoditje.

Besohet se njëri nga vëllezërit Prendi ka qëlluar me automatik, duke lëvizur me një motor.

Ndërsa dy persona të tjerë kanë lëvizur me një automjet tip “BMW”, e cila më pas është gjendur nga policia i braktisur.

Kjo makinë ka pasur dëmtime nga plumbat, duke krijuar përshtypjen e fortë se në vendin e ngjarjes ka pasur shkëmbim zjarri.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja të përdorura nga disa armë të ndryshme.

/Ora News

Shqiptares në Greqi i vjedhin kasafortën, kishte bizhuteri me vlerë mbi 100 mijë euro

Një 40 vjeçare shqiptare, hajdutët i kanë vjedhur kasafortën ku mbante bizhuteri me vlerë mbi 100 mijë euro, por edhe një shumë të vogël parash.

Shqiptarja jeton në Paros (Greqi). Autorët kanë hyrë në shtëpinë e 40-vjeçares shqiptare, teksa ajo nuk ishte atje.

Sipas denoncimit të gruas, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e saj, ku edhe morën kasafortën e vogël.

Brenda kasafortës kishte 3,000 €, një orë Rolex me vlerë 50,000 €, një palë vathë diamanti prej ari të bardhë me vlerë 20,000 €, një unazë martese ari me diamante të vogla rreth 2,000 € dhe një unazë ari i bardhë 6 karat me një diamant të verdhë me vlerë rreth 23,000 €.

Gruaja ka bërë padi, tek A.S. Naousa, ndaj një autori të panjohur për vjedhje.

Dështon marrëveshja mes palëve, Armando Broja nuk do të huazohet tek Ipsuiç

Është përfolur shumë për të ardhmen e Armando Brojës dhe asgjë s është ende zyrtare.

Por një gjë ështyë e sigurt, sulmuesi i Kombëtares kuqezi nuk do të transferohet te Ipsuiç. Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i merkatos, Fabricio Romano.

Ai shkruan se pavarësisht se futbollisti bëri vizita mjekësore, marrëveshja mes palëve ka dështuar.

Mediat e huaja shkruajnë se për Brojën ka interes edhe Evertoni. Gjithsesi Çelsi duhet të gjejë një zgjidhje brenda javës deri në ditën e fundit të merkatos.

PANORAMASPORT.AL

Rikthehet Flori Mumajesi, jeta e re në Tiranë dhe planet për koncert! Urimi special që mori për ditëlindje! Album i ri?

Këngëtari i njohur Flori Mumajesi, prej kohësh është distancuar nga rrjetet sociale si edhe nga karriera muzikore. Ditën e djeshme ai festoi ditëlindjen dhe një urim special ia ka bërë moderatorja shumë e njohur Arbana Osmani, një mikeshë e ngushtë dhe shumë e vjetër e tij, ajo ka postuar një video teksa Flori dhe djali i saj Joni, këndojnë së bashku. “Gëzuar ditëlindjen Flori Mumajesi, e bekuar për kujtimet e bukura, muzikën e mrekullueshme dhe këngët romantike që ti na ke dedikuar! Kthehu shpejt, na mungon”,- ka shkruar Arbana. Prej vitesh kantautori është zhvendosur në Kosovë, ku dhe jeton larg zhurmës mediatike që shoqëron emrin e tij.

Të shumtë kanë qenë personazhet që kanë kërkuar rikthimin e tij në muzikë, duke qenë ndër artistët më të vlerësuar. Por duket se Flori këtë periudhë ka preferuar që të distancohet, duke mos qenë pranë publikut. Por tashmë, rikthimi i tij në Tiranë është zbuluar pikërisht nga miqtë, duke paralajmëruar kështu edhe një rikthim të tij në muzikë.

Prej disa kohësh Flori po shihet edhe në Tiranë, ku rikthimi në muzikë mendohet se është në planet e tij. Dhe për ditëlindje, Flori e ka festuar me miqtë e famshëm në Tiranë, duke ngritur dyshimet se tashmë shumë shpejt do ta shohim edhe në skenë.

Kujtojmë që u bë kohë e gjatë që nga projekti i fundit që këngëtari ka lançuar. Mirëpo fansat dhe ndjekësit e tij nuk e kanë harruar asnjë moment, shpesh kanë kërkuar nga Flori projekte të reja.

Ajo çfarë u vu re së fundmi në Instagramin e këngëtarit ishte fotoja e profilit, një pusullë e bardhë ku shkruante: “Pak Flor”, kjo ka ngritur dyshimet tek ndjekësit dhe jo vetëm se ky mund të jetë emri i albumit të ri të Florit. Megjithatë, është vënë re një lëvizje e fundit që artisti ka bërë në Instagramin e tij.

Pak kohë më parë, ai ka ndryshuar foton e profilit me një mesazh për fansat e tij. Fotoja e re përbën një sfond të bardhë, me një pjesë të kuqe ku në qendër shkruhet “Pak Flor”. Nuk dihet nëse ky është titulli i albumit më të ri, apo paralajmërim për diçka më të madhe.

Njerëzit e afërt të Florit, bëjnë me dije se Flori prej kohësh ka menduar për një koncert të tijin dhe ndoshta sezoni i ri do ta rikthejë atë për herë të parë në një recital. Pak javë më parë këngëtarja e njohur Fifi ka deklaruar se prej një viti nuk ka asnjë komunikim me Flori Mumajesin. Më pas, ajo tregoi sesi po shkon miqësia e tyre, ndërsa është shprehur se e ka lënë të qetë, ndërsa shprehet se pret që ai t’i shkruajë vetë.

“Unë e kam ekzagjeruar pak se nuk kam 1 vit që nuk kam folur me të, por kam nga 6-7 muaj, e kam lënë të qetë, po pres të më shkruajë vetë se e di që do të më shkruajë vetë kur të jetë momenti”,-tha Fifi në Top Arena.

Artisja më parë tha se prej një viti nuk ka asnjë komunikim me Flori Mumajesin, të cilin e konsideron si mentor të saj, si edhe një person që e ka ndihmuar shumë në karrierën muzikore. Ajo u shpreh se i ka dërguar mesazh kantautorit, por ky i fundit nuk i ka kthyer përgjigje.

“Nga ana artistike ishte një mentor shumë i mirë, nuk mund ta lë mënjanë pa e përmendur atë njeri. Më vjen shumë keq që nuk po nxjerr më këngë sepse po i mungon shumë industrisë muzikës. Nëse ai njeri kthehet përsëri në skenë, ne të tjerët duhet të bien në gjunjë dhe të qajmë sepse ka këngë fantastike. Kam 1 vit që nuk kam folur me të dhe nuk e di pse nuk kam folur me të. Kam një vit që i kam shkruar dhe nuk më ka kthyer përgjigje, dikush do i ketë thënë diçka për ndonjë gjë, i ka ngelur hatri sepse kështu ndodh”,- tha Fifi.

Që prej asaj kohë Flori nuk është parë më dhe nëpër intervista për të treguar se çfarë është duke bërë me jetën e tij. Në një intervistë të zhvilluar së fundmi për “Pushime on Top” këngëtarja e njohur Eneda Tarifa ka përmendur emrin e këngëtarit. E pyetur se me cilin prej këngëtarëve ajo do të dëshironte të bënte një duet, Eneda është shprehur: “Diçka konkrete nuk ka, por me shumë kënaqësi do të kisha bërë një duet me Flori Mumajesin. “Pas kësaj përgjigjeje moderatorja Eni Shehu e pyet: “Nga bëhet Flori? Këngëtarja tha: “Mirë është”! Kujtojmë që daljen e tij e fundit në skenë Flori e bëri kur performoi në sheshin ‘Skënderbej’ bashkë me Brunon dhe Klajdi Harunin, për të festuar dy ngjarje, 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe hapjen e negociatave me BE-në në korrik të 2022. Flori dukej në super formë dhe i super karikuar./Gazeta Panorama Plus

Familjet e Veriut, që jetojnë në Tiranë, për t’iu ardhur në ndihmë të afërmeve që jetojnë në qytetet e Kukësit dhe Tropojës, duhet të paguajnë 15 euro vajtje-ardhje për në vendet e origjinës

Rajoni i Veriut, më i varfri për nga të ardhurat për frymë në raport me Rajonin e Qendrës dhe të Jugut, po penalizohet edhe më shumë nga barra e pagesave në rrugë. Familjet e Veriut, që jetojnë në Tiranë, për t’iu ardhur në ndihmë të afërmeve që jetojnë në qytetet e Kukësit dhe Tropojës, duhet të paguajnë 15 euro vajtje-ardhje për në vendet e origjinës. Qyteti i Kukësit u penalizua edhe më shumë pasi me ndërtimin e urës së re mbi Drin nga kompania koncesionare, hyrja e qytetit e humbi tërësisht lidhjen me aksin kombëtar.

Kukësi është qarku më i varfër i vendit dhe nga më të varfrit në Europë. Në vitin 2022, standardet e jetesës në Kukës janë sa 19% e mesatares së BE-së, duke e krahasuar PBB për frymë sipas barazisë së fuqisë blerëse. Në të njëjtin vit, mundësitë ekonomike të qytetarëve më të varfër të vendit nuk janë as sa gjysma e kryeqytetasve.

Kur u matën të dhënat e varfërisë për herë të fundit në vitin 2012, Kukësi është rajoni më i varfër në vend. Niveli i varfërisë në rang kombëtar ishte 12,3%, ndërsa në Qarkun e Kukësit, 22.5%, ose dy herë më shumë se mesatarja kombëtare. Pas vitit 2014, Qarku i Kukësit ka pësuar rënie të ekonomisë, gati si me pasojat fatale që shfaq një forcë madhore, të tilla si fatkeqësitë natyrore.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se, nga viti 2014-2020, ekonomia e qarkut më të varfër të vendit shënoi rënie kumulative, me rreth 11%, ndërkohë që në të njëjtën periudhë, ekonomia kombëtare u zgjerua me 13.7%. Siç shihet nga të dhënat, rënia ishte më e fortë në vitet 2014-2015, me përkatësisht 6.8% dhe 6.7%.

Shpenzimet e transportit janë pjesë e rëndësishme e shportës së shpenzimeve familjare. Rritja e shpenzimeve të transportit do të thellojë më tej pabarazinë ndërmjet Veriut dhe pjesës tjetër të vendit dhe do të ndikojë negativisht në lëvizjen e shqiptarëve të Kosovës drejt plazheve të Jugut.

Në anën tjetër të vendit, në Kosovë, çmimi i naftës është së paku 30% më i lirë se në Shqipëri, ndërsa kostot e ndërtimit të rrugëve janë nga më të ulëtat në Europë./ Monitor